Close
Faqja 18 prej 37 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 366
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Më duhet të them se e ardhmja e LDK është "në duar" më të pa sigurta në historinë e saj. Pse?
    Arsye kryesore është fakti se ajo “varet” nga personi i quajtur me “titujt” president i Kosovë dhe president i LDK. Të gjithë e dimë se dy funksione nuk mund të kryhen dhe as që ka nevojë për një gjë të tillë, sepse Kosova ka plotë intelektual të grupit të LDK. Vetë fakti se personi në fjalë hyri në garë ishte mashtrimi i parë bërë anëtarësisë së LDK. Mashtrimi i dytë ishte kur bëri në dysh LDK. Me këtë veprim e arsyetoi veprimin e parë. Të konkurrosh me një post sa për të konkuruar a nuk është mashtrim për anëtarësinë e LDK dhe delegatet e saj? A nuk është mashtrim, bërë Kuvendit, që të lë “kryetar të LDK” kë të dojë Sejdiu, kur ka e ditur dhe e di mirë se nuk mund të jetë në dy funksione njëkohësisht. Pra dyfytyrësia e Sejdiut në vazhdimësi është e pranishme dhe thellohet, thellë e më thellë. Mashtrimi tjetër, dhe ndoshta mashtrimi më i rëndë i bërë anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit, ishte mos përfshirja e diasporës në propozim për Këshill të përgjithshëm të LDK. Mashtrim tjetër ishte futja në Kuvend e sigurimit të armatosur, kjo ishte shkelje të gjitha normave të sjelljes dhe organizimit , karshi delegatëve të një kuvendi çfarë do qoftë ai. Tjetri mashtrim i Fatmir Sejdiut karshi anëtarësisë ishte shfrytëzimi i njeriut të Pagarushës si "telall" dhe trumbetues dhe "mashtrimi"i opinionit me paraqitje të vetë prej parimori gjë, që nuk u tregua në Kuvend. Mashtrimi anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit ishte edhe vizita te varri i Presidentit para zgjedhjeve në LDK, kurse pas "fitores..."?Pra ishte mashtrim dhe mashtrimet do të vazhdojnë sepse është i mashtrimeve i jo sinqeritetit. Mashtrim tjetër i delegatëve dhe elektoratit është se familjarët e vetë i "radhiti" në partitë tjera kurse ai ,vetë, u radhit në LDK. Kjo është e drejtë, respekt për të gjitha partitë por, këtu mungon "sinqeriteti”.
    Prandaj mund të themi që LDK është "në duar" më të pasigurta në historinë e saj.
    Anëtarësia dhe delegatët e Kuvendit të LDK do ta kuptojnë se perspektiva e LDK me këtë individ është seriozisht e rrezikuar dhe shpresoj se do të lëvizin në drejtim pozitiv duke dhënë fjalën e tyre të lirë dhe vendimin meritor në drejtim të ruajtjes së LDK .

    huazuar nga rugova net
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    a do te kersasin prap grushtat e karrikat edhe neser?


    Nesër mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

    Prishtinë, 18 dhjetor - Kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu ka thirrë për ditën e nesërme, e martë 19 dhjetor, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i dalë nga Kuvendi VI Zgjedhor të mbajtur më 9 dhjetor. Në këtë mbledhje, KP do të zgjedhë Kryesinë e re të LDK-së dhe pesë nënkryetarët e partisë, sa do t'i ketë LDK-ja që nga ky mandat, si dhe sekretarin e përgjithshëm. Këshilli i Përgjithshëm punimet do t'i zhvillojë në orën 1O.OO në mjediset e hotelit "Grand" në Prishtinë.
    QIK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkatërrimi i LDK-së le të jetë brengë e Sejdiut dhe dhuratë për të për këtë Vit të Ri, thotë Daci

    Prishtinë, 18 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 15:45

    Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike (LDK) dhe i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vendosur që të thërrasë për nesër mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie që është dalë nga Kuvendi VI Zgjedhor, ku do të zgjidhet Kryesia e re. Ndërkohë akademik Nexhat Daci dhe përkrahësit e tij kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në KP dhe se përjashtimi i gjysmës së delegatëve do të sjellë pasoja, të cilat, sipas tyre, i pari do t’i shijojë Sejdiu së bashku me ekipin e tij.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Para përçarjes edhe Forumi Rinor
    i LDK-së

    Prishtinë, 17 dhjetor - Forumi
    Rinor (FR) i LDK-së është
    ndarë në dy grupe, pro dhe
    kundër urimit për fitoren e
    Fatmir Sejdiut në garën për
    kryetar të partisë.
    Sekretari i Forumit Rinor,
    Avni Gashi, e ka quajtur strukturë
    jashtë forumit kolegjiumin
    e 30 degëve që e kanë
    uruar Sejdiun për fitoren e tij
    në LDK. Sipas tij, ky kolegjium
    nuk ka asnjë lidhje me
    forumin dhe se kryesia e tij, në
    mbledhjen e parë që do ta ketë,
    do të marrë vendim rreth
    çështjes së urimit për Sejdiun.
    "FR-ja nuk ka mbajtur asnjë
    mbledhje këto ditë, kështu që
    nuk ka pasur mundësi ta urojë
    Sejdiun e as t'i komentojë
    rrjedhat e Kuvendit të gjashtë".
    Mirëpo, këtë e hedh poshtë
    Sami Gashi, anëtar i kryesisë
    së FR-së, njëherësh kryetar i
    Degës së FR-së në Prizren.
    Ai thotë se personalisht ka
    kërkuar nga kryetari i FR-së,
    Sejdë Tolaj, të premten e kaluar,
    që kryesia e forumit t'i përshëndesë
    punimet e Kuvendit,
    zgjedhjen e kryetarit dhe t'u
    ofrojë mbështetje organeve
    legjitime të posazgjedhura të
    LDK-së.
    Mirëpo, siç bën të ditur Gashi,
    Tolaj i është shmangur kësaj,
    duke thënë se nuk ka kuorum
    për të mbajtur mbledhje të
    kryesisë dhe se për këtë përshëndetje
    duhet të merret
    vendimi i kryesisë, pasi të hidhet
    në votim një propozim i
    tillë.
    "Kjo tregon lojërat e këqija që
    po bën Sejdë Tolaj në emër të
    Forumit".
    Ai thotë se tashmë një pjesë e
    madhe e forumit është duke e
    shqyrtuar mundësinë që ndaj
    Tolajt të ngrihet çështja e
    votëbesimit dhe e shkarkimit
    nga posti i kryetarit të Forumit
    Rinor të LDK-së. (d. zogaj)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KP i LDK-së zgjodhi Kryesinë e re dhe nënkryetarët

    Prishtinë, 19 dhjetor - Me zgjedhjen e Kryesisë së re dhe të pesë nënkryetarëve si dhe të sekretarit të përgjithshëm, sot i mbylli punimet mbledhja e parë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Në mbledhje morën pjesë 94 nga 1O7 anëtarë sa ky Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
    Pas një votimi të hapët, Këshilli i Përgjithshëm me shumicë dërmuese të votave miratoi listën e propozuar të kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiu me emrat e Kryesisë së re dhe të nënkryetarëve.
    Menjeherë pas mbledhjes, kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu bashkë me kryesinë e re komplete vure lule dhe bëri homazhe pranë varrit të Presidetit Rugova.

    Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë:
    Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Nekibe Kelmendi, Fadil Ferati, Lutfi Haziri, Sabri Hamiti, Ali Lajçi, Ismet Beqiri, Sali Asllani, Agim Veliu, Mursel Ibrahimi, Skender Hyseni, Ramë Manaj, Sanije Aliaj, Hajzer Krasniqi, Besim Sejfiaj, Lutfi Zharku, Shaip Surdulli, Naser Osmani dhe Astrit Haraçia.
    Nënkryetarë të rinj të LDK-së janë: Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Nekibe Kelmendi, Fadil Ferati dhe Lutfi Haziri, ndërsa sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj.
    QIK

    -------------------------------------
    Fatmir Sejdiu, Kryetar

    Eqrem Kryeziu, Nenkryetar i pare

    Kole Berisha,
    Nekibe Kelmendi,
    Fadil Ferati,
    Lutfi Haziri,

    Rame Manaj, Sekretar

    Sabri Hamiti
    Ali Lajci
    Ismet Beqiri
    Sali Asllanaj,
    Agim Veliu,
    Mursel Ibrahimi,
    Skender Hyseni
    Sanie Aliu,
    Hajzer Krasniqi,
    Besim Sejfiaj,
    Lutfi Zharku
    Shaip Surdulli
    Naser Osmani
    Astrit Haraqia

    Melihate Termkolli
    Sejde Tolaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 19-12-2006 më 09:06
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Qe Nexhat Daci,sot tuj shite tullumba,kur po mbahet mbledhja e LDKs!!!!!

    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ese mos qesh me keta gjynaha qy ku e kan lan nierin ani akademik e quajshin .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    F.Sejdiu tha se është shumë e rëndësishme që të ruhet uniteti i LDK-së në funksion të të ardhmes

    Prishtinë, 19 dhjetor- Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në takimin e tij të parë, që nga zgjedhja në Kuvendin VI, zgjodhi kryesinë e re të partisë me propozimin e listës nga kryetari Fatmir Sejdiu. Nga pesë nënkryetarët e sapozgjedhur të LDK-së, tre janë të rinj si dhe sekretari i përgjithshëm: Nekibe Kelmendi,Fadil Ferati dhe Lutfi Hziri, si dhe Ramë Manaj në postin e seketarit të përgjitshëm. Ndërkaq dy nënkryetarët e parë Eqrem Kryeziu e Kolë Berisha edhe më parë kanë ushtruar këto funksione partiake - që nga viti 1998. Pas mbledhjes, Presidenti Sejdiu, njëherit kryetar i LDK-së, tha se ishte qëndrim i shumicës që të miratohej në tërësi lista e propozuar nga ai. Sejdiu tha se kishte edhe ide që mund të shkohej me listë të shtuar, ashtu siç e lejon edhe statuti me një të tretën e KP-së, por vendimi ishte i Këshillit, me përjashtim të tre apo katër abstenimeve. "Konsideroj se kjo listë e miratuar nga KP-ja më jep një fokusim dhe një përgjegjësi të drejtpërdrejtë me këta njerëz që unë kam dëshiruar të punoj në këtë periudhë, sikur që dëshiroj edhe me gjithë të tjerët që janë bashkë në kryesi, apo me ata që pavarësisht se nuk janë në kryesi, por janë në KP, në Kuvendin e LDK-së, në degët e saj, në qeverinë e Kosovës dhe në mekanizmat e tjerë të qeverisjes, qoftë në rrafsh të vendit, apo lokal", tha Sejdiu në një takim me gazetarë në hotelin "Grand" ku u mbajt mbledhja e KP-së. Kreu i LDK-së premtoi bashkëpunim me të gjithë dhe fokusim në sfidat që do të paraqiten në këtë periudhë të rëndësishme që ka Kosova, veçanërisht për çështjen e definimit të statusit politik - pavarësisë së Kosovës - por edhe në sfida të tjera që do të ketë në qeverisjen e vendit, e cila siç tha, është një nga përballjet më të rëndësishme menjëherë pas çështjes së statusit. Sejdiu mendon se me këta njerëz, duke iu referuar nënkryetarëve, do të jetë shumë i afërt, por edhe me të gjithë të tjerët, pasi siç tha, për të nuk ka listë përjashtuese. Ai gjithashtu tha se do të vazhdojë me projektin dhe në misionin e rëndësishëm të LDK-së në skenën politike. Sa i përket interesimit të gazetarëve nëse partinë do ta lërë në qeverisje të Eqrem Kryeziut, kryetari Sejdiu tha se do të ketë parasysh hapat e tjerë në pajtim me dispozitat kushtetuese, por do të vendosë me kryesinë e LDK-së dhe se do të analizohet se kush do të jetë në këtë rrugëtim të përbashkët. "Nuk kam një vendim të prerë", tha shkurt. Sa i përket paralajmërimeve të përkrahësve të z.Daci për ndarje eventuale nga partia, nëse nuk do të merreshin parasysh kërkesat e tyre, Sejdiu tha se askush nga anëtarët e KP-së nuk ka kushtëzuar që të jetë në kryesi, asnjë prej përbërjes së KP-së, dhe secili ka hyrë me mandatin e Kuvendit VI. "Në këtë rast mendoj se është në përgjegjësi të secilit që të jetë pikërisht i përqëndruar në realizimin e projektit dhe programit të LDK-së, si dhe të synimeve të tjera programore. Për mua është shumë e rëndësishme që të mbajmë unitetin e LDK-së, dhe ky unitet të jetë në funksion të të ardhmes më të mirë, të qytetarëve të Kosovës", tha ai. Sa i përket votimit me vota të hapura dhe jo të fshehta, ai tha se ky ishte vendim i KP-së. Sejdiu tha se nuk e konsideron që zgjedhja e sotme e kryesisë është përçarje e LDK-së, përderisa ajo ka përfunduar një proces dhe një cikël të zgjedhjeve dhe ka krijuar një strukturë që do të vazhdojë të ec në periudhen e mëtejshme. Edhe kryetarja e Forumit të Gruas, Melihate Tërmkolli, anëtare e kryesisë sipas statutit të LDK-së, e ka komentuar zgjedhjen e sotme të kryesisë, por duke bërë akuza në adresë të atyre që sipas saj, promovonin votën e fshehtë. "Ishte një mbledhje shumë e shpejtë që është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë. Edhe kësaj ardhe është votuar me aklamacion dhe pa votim të fshehtë, për të cilin në veçanti Kryeziu dhe të tjerët kanë trumbetuar shumë gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së, pa përfshirjen e një pjese të madhe të njerëzve që kanë kontribuar shumë në LDK", tha ajo. Megjithë vërejtjet dhe kritikat në adresë të mbledhjes së sotme, zonja Tërmkolli konfirmoi se sipas statutit të LDK-së do të jetë anëtare e kryesisë.
    QIK-u
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #178
    A thue bre asht e mundshme me u bashkua LDK-ja me PDK-hin, per t'miren e Kosoves, t'Shqiptaris, t'Ballkanis, Europis, gjith njerzis?

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Jo o Xhuxh kjo s`shkon.Mendimin e mire e ke,por ne praktike kjo qe the me larte nuk mund te realizohet.
    Keta te PDK-se jane krejt pa gabime,me i fjal te persosur.ketu eshte problemi.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush dhe kur e ka përgatitur listën me emrat që duhej të futeshin në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së?

    Lista ishte sajuar në kafene një ditë më herët

    Një ditë para se të mbahej Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i Lidhjes Demokratike
    të Kosovës, krahu i Fatmir Sejdiut e kishte përgatitur listën me emrat e njerëzve në
    Këshillin e Përgjithshëm, në restorantin "Lord". Për këtë ishin kujdesur Agim Veliu,
    Lutfi Haziri, si dhe Naser Osmani e Fadil Ferati, bashkë me 27 anëtarë të degëve

    SERBEZE HAXHIAJ


    Prishtinë, 18 dhjetor - Të sigurt se
    do të fitojnë në Kuvendin e
    Përgjithshëm të LDK-së, krahu i
    Fatmir Sejdiut e kishte përgatitur
    edhe listën me emrat që do të
    futeshin në Këshillin e
    Përgjithshëm të partisë. Gjithçka
    kishte ndodhur një ditë para
    Kuvendit, pasditen e së premtes
    më 8 dhjetor në restaurantin
    "Lord", në Prishtinë. Për këtë
    ishin kujdesur ministrat Agim
    Veliu, Lutfi Haziri, si dhe Naser
    Osmani e Fadil Ferati, bashkë me
    27 anëtarë të degëve.
    Burime të "Lajmit" nga krahu i
    Fatmir Sejdiut kanë shpjeguar në
    kushte anonimiteti se hartimi i
    listës ka qenë i përgatitur një ditë
    më herët.
    "Në restaurantin "Lord", që gjendet
    në rrugën “Rexhep Luci”,
    Lutfi Haziri, Fadil Ferati, Naser
    Osmani dhe Agim Veliu e kanë
    hartuar listën. Tërë këtë pasdite e
    ka sponsoruar Ilmi Gashi, pronar
    i firmës "Jeta".
    Të njëjtën listë ditën e Kuvendit,
    pas pushimit të drekës, presidenti
    Sejdiu së bashku me Skënder
    Hysenin kanë shkuar edhe
    njëherë në zyrë dhe e kanë kontrolluar".
    Për hartimin e një liste të tillë një
    ditë më herët pranon se ka
    dëgjuar edhe vetë Nexhat Daci.
    "Unë kam dëgjuar se ka ndodhur
    ashtu, por nuk kam besuar. Kam
    menduar se janë
    vetëm spekulime,
    prandaj edhe nuk ia
    kam vërë veshin. Si
    parim mbështetësit
    e projektit tim nuk e
    përkrahin këtë
    veprim, tash i
    mbetet kryetarit të ri
    të vlerësojë këtë. Ne
    s'kemi dashur të
    reagojmë në
    Kuvend pas këtyre
    informatave, sepse
    s'kemi besuar. Tani i
    presim hapat e
    kryetarit të ri", tha
    Daci për "Lajm".
    Fadil Ferati ka pranuar
    për gazetën se
    një ditë më herët
    kanë ndenjur te
    restauranti "Lord", bashkë me
    Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe
    Naser Osmanin, por ka mohuar
    të kenë hartuar ndonjë listë.
    "Ne jemi takuar në atë lokal, kemi
    biseduar për shumë gjëra, por
    listë nuk e kemi përgatitur".
    Ferati gjithashtu ka mohuar që
    gjithë shpenzimet e asaj pasdite t'i
    ketë paguar Ilmi Gashi. Adem
    Salihaj thotë se mënyra sesi kanë
    rrjedhur gjërat ka treguar se ata i
    kanë harmonizuar më herët të
    gjitha veprimet.
    "Lista nuk ka mundur të jetë e
    rastit, kjo tashmë dihet hapur,
    por për mua nuk ka rëndësi ku
    është përgatitur. Kjo listë ka qenë
    e aprovuar prej Fatmir Sejdiut,
    do të thotë ka qenë një listë ku
    përjashtohet tërësisht krahu
    tjetër. Ne e kemi ditur se ekziston
    një listë deri-diku përjashtuese,
    por jo deri në atë nivel".
    Naser Osmani pranon se së
    bashku me Veliun, Hazirin e
    Feratin takohen dhe pinë kafe
    shpesh në këtë vend, por ai thotë
    se nuk kanë hartuar listë. Ai pranon
    se lista është bërë më herët, jo
    nga ata, por nga Fatmir Sejdiu.
    "Ne kemi dalë, kemi pirë kafe
    shpesh, drekën e kemi paguar
    vetë secili nga 20 euro. Nuk e ka
    paguar as Ilmi Gashi e dikush
    tjetër dhe presidenti listën e ka
    bërë vetë, jo ne ", tha Osmani për
    "Lajm".
    Ilmi Gashi , pronar i firmës "Jeta",
    që njihet si person i afërt me
    Agim Veliun, mohon të ketë sponsoruar
    drekën e 8 dhjetorit .
    "Nuk e di ku është ai restaurant.
    Është e vërtetë që jam në LDK,
    por nuk kam dhënë pare për këtë
    rast".
    Gazeta nuk ka mundur të marrë
    përgjigje nga ministri Agim
    Veliu. Ai në thirrjen e gazetës
    është përgjigjur dhe ka kërkuar
    që të kontaktohet më vonë, por
    më pas telefoni i tij ka qenë i
    shkyçur nga rrjeti.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 18 prej 37 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •