Close
Faqja 15 prej 37 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 366
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk zmbrapset Sejdiu

    Edhe përkundër
    insistimit të përkrahësve
    të Nexhat Dacit që lista e
    Këshillit të Përgjithshëm
    të LDK-së të rishqyrtohet
    dhe të plotësohet,
    kryetari i sapozgjedhur i
    LDK-së, Fatmir Sejdiu,
    nuk premton se kjo do
    të ndodhë

    Besnik RAMADANAJ
    PRISHTINË, 14 DHJETOR – Ndonëse
    krahu i Nexhat Dacit ende pret përgjigje
    për kompromis eventual nga
    kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Fatmir
    Sejdiu, rreth përbërjes së Këshillit
    të Përgjithshëm të LDK-së, ky i fundit
    nuk e ka ndërmend të lëshojë pe.
    Kryetari i LDK-së dhe i Kosovës,
    Fatmir Sejdiu, ka ripërsëritur qëndrimin
    e tij se Kuvendi VI i LDK-së ka
    marrë vendim dhe do të vazhdohet
    me procedura të mëtutjeshme. Duke
    mohuar se brenda LDK-së ekzistojnë
    krahë, kryetari Sejdiu konstatoi se punohet
    me të gjithë energjinë si Lidhje
    Demokratike e Kosovës.
    “Kuvendi i LDK-së ka nxjerrë një
    verdikt të vetin, ka nxjerrë Këshillin e
    Përgjithshëm që e ka votuar në atë rast
    dhe natyrisht ne do të ecim më tej me
    procedurat e nevojshme për konsolidimin
    e strukturave të përgjithshme të
    partisë”, vlerësoi Sejdiu, pas takimit
    që pati me ministrin e Shëndetësisë të
    Shqipërisë, Maksim Cikuli.
    Ndërkohë, për qëndrimet e krahut
    të Dacit, ai tha: “Ata kanë shfaqur qëndrimet
    dhe opinionet e tyre në kohën
    e kuvendit dhe ato që shkojnë në deklarimet
    e tjera, unë nuk kam ndonjë
    rrugë zyrtare tjetër, për mua është
    shumë e rëndësishme të reflektoj në
    zbatimin e synimeve të kuvendit të
    LDK-së”.
    Megjithëse zhvillimet e fundit në
    LDK mund të sjellin rrezikun e ndarjes,
    kryetari Sejdiu e mohoi një gjë të
    tillë.
    “Nuk e di në është dëgjuar nga goja
    e ndonjë prej anëtarëve të LDK-së rreth
    ndarjes së LDK-së. Është çështje e nevojës
    së një kohezioni, çështje e peshës
    së fazës që jetojmë, posaçërisht të
    detyrave që i kemi si parti politike më
    e fuqishme në vend dhe është çështje
    e një projekti politik, që e kemi përcaktuar
    përtej një dekade e më tepër”, u
    përgjigj Sejdiu. Prandaj, ai tha se ka
    parasysh që e gjithë kjo kërkesë që
    LDK-ja të forcohet, është vetëm në
    shërbim të saj. Sejdiu më tej falënderoi
    edhe ata që kanë votuar edhe ata që
    s’kanë votuar, duke thënë se janë pjesë
    e një kontingjenti të përbashkët.
    Ndërkaq, sa i përket përcaktimit të
    tij se cilin post do ta mbajë, atë të kryetarit
    të partisë apo atë të kryetarit të
    Kosovës, pasi që Korniza Kushtetuese
    e kushtëzon t’i mbajë të dyja postet,
    kryetari Sejdiu tha se shpejt do të
    marrë një vendim që, siç tha ai, do të
    jetë i arsyeshëm dhe do të konsultohet
    me të gjithë faktorët e nevojshëm.
    Për çështja e ndërtimit të strukturës
    së Kryesisë së LDK-së, Sejdiu shfaqi
    besimin se kjo do të bëhet shumë
    shpejtë. Të pakënaqur me listën e Këshillit
    të Përgjithshëm të LDK-së, përkrahësit
    e Nexhat Dacit insistojnë të
    gjejnë marrëveshje politike me ata të
    Sejdiut.
    Madje, përkrahësit e Dacit kanë
    dhënë një lloj “ultimatumi” prej një
    jave, që kjo listë të rishqyrtohet dhe të
    plotësohet, për çka kryetari i sapozgjedhur
    nuk duket i interesuar që të bëhet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #142
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Ferizaj,13 dhjetor — Kryesia
    e Degës së LDK-së në Ferizaj,
    që udhëhiqet nga Adem
    Salihaj, të martën pasdite
    vonë ka lëshuar një komunikatë
    për media. Kjo kryesi,
    e cila nga fillimi është përcaktuar
    fuqimisht për Dacin,
    ka vlerësuar se paraqitja e
    listës për anëtarë të KP nga
    ana e kryetarit Sejdiu ka
    ndërruar për të keq rrjedhën
    e Kuvendit, duke krijuar tensione
    dhe pasoja të rënda.
    Kjo kryesi ankohet se janë
    lënë anash veprimtarët më
    të dalluar, që, sipas tyre janë
    edhe themelues të LDK-së.
    “Kryesia e Degës nuk pranon
    si të ligjshëm dhe statutar
    pjesën e dytë të Kuvendit”,
    thuhet ndër të tjera në këtë
    komunikatë, e cila përmbyllet
    me fjalinë: “Vendimet e
    këtij këshilli do të jenë
    jolegjitime për ne”.
    Si përgjigje në këtë ka
    reaguar grupi parlamentar i
    LDK-së në Asamblenë
    komunale. 14 delegatët e
    bashkuar nga grupi i Faik
    Graincës dhe Musli Berishës,
    kanë përshëndetur kryetarin
    Sejdiu dhe përfundimet e
    Kuvendit të VI, duke shprehur
    bindjet e tyre se ky është
    një proces demokratik në të
    mirë të partisë dhe Kosovës.
    Në emër të tyre ka folur shefi
    i grupit Fevzi Mehmeti
    Pas kësaj ka reaguar edhe
    kryetari i komunës, Faik
    Grainca. “Ishte përgatitur një
    skenar i përgjakshëm dhe
    krejt i ngjashëm me atë të
    para dy viteve, kur nëpërmjet
    të një kuvendi të jashtëzakonshëm
    më largoi Salihaj
    nga kryesia e Degës së LDKsë.
    Ata që nëpërmjet
    demokracisë së rrugës
    eliminuan deputeten e
    Pralamentit të Kosovës,
    anëtaren e Kryesisë
    Qendrore të LDK-së dhe
    anëtaren e kryesisë së Degës
    së LDK-së, Sanie Aliun, nuk
    kanë të drejtë të ankohen.
    Nuk ka ndodhur kurrfarë
    diferencimi as kurrfarë përjashtimi.
    Ata thjesht nuk janë
    zgjedhur. Kjo është
    demokracia. Unë edhe më
    heret jam angazhuar që
    LDK-ja të pastrohet nga
    strukturat e tilla dhe t’i kthehet
    anëtarësisë. Të shkëputet
    nga grupet mafioze”, u
    shpreh Grainca, i cili këto
    ndryshimi i sheh jo vetëm në
    dobi të LDK-së, por në dobi
    të gjithë Kosovës.
    Delegati që ia prishi llogaritë
    Adem Salihajt, Sami
    Musliu, i cili jo vetëm që u
    rreshtua në anën e Alush
    Gashit, por edhe u angazhua
    për të, kishte një koment
    shumë të shkurtër. “Shoki
    jem, ai ishte një puç. E
    lëshova Kuvendin i pari dhe
    pa leje të grupit të delegatëve
    nga Ferizaj. Unë e kam
    mbështet Alushin. Nuk është
    e drejtë të mbesin pa u përfshirë
    në organe njerëzit si ai”,
    u shpreh Sami Musliu, i cili
    premtoi se për zhvillimet në
    Ferizaj do të flas më vonë.
    Ferizajasi që fitoi më së
    shumti nga ky Kuvend është
    Musli Berisha, i propozuar në
    KP nga presidenti Sejdiu.
    Berisha u dogj në procesin
    zgjedhor të LDK-së në
    Ferizaj.
    “Është një proces
    demokratik ky, i cili duhet të
    vazhdojë. Proceset
    demokratike kështu e kanë,
    nuk janë të lehta. Jam thellë
    i bindur se LDK-ja është
    nisur një udhe nëpër të cilën
    do të kërkojë njerëz të sinqertë
    dhe që reflektojnë
    vlera”, u shpreh Berisha, i cili
    para pak ditësh është
    deklaruar se bashkë me
    grupin e Faik Graincës do të
    bëjnë riorganizimin e strukturës
    së LDK-së në Ferizaj,
    strukturë të cilën e ka
    shkatërruar plotësisht
    kryetari i Degës Adem
    Salihaj, i cili është akuzuar se
    në vend të kuadrove dhe
    aktivistëve të dalluar ka
    zgjedhur bodigardë.
    Në Ferizaj më shumë se
    kudo në Kosovë qytetarët
    janë të frikësuar nga zhvillimet
    në vazhdim. Askush
    nuk e ka të qartë çka do të
    ndodhë me Degën e LDK-së
    në Ferizaj, delegatët e së cilës
    edhe të parët e lëshuan
    Kuvendin e LDK-së dhe se pa
    alternativë ishin pozicionuar
    në anën e Nexhat Dacit.


    HAHAHAH HORE e alemit u banen edhe ne FERIZAJ tash munden me e pa se kush eshte edhe ka qen ldk te gjith ata qe e kan votue deri me sot ne ferizaj e kudo gjat gjith kohes sa ekziston kjo pari e mafijashave e sen tjeter hej njerz para mendoe ne kohen kur eshte kah shkohet kah fundi i procesit te pavarsies keta grushtohen per fotele a sesht marri e madhe kjo a

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sali Hasani braktis LDK-në

    Gjilan, 14 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 18:12
    Sali Hasani braktis LDK-në

    Sali Hasani, zyrtar komunal, njëherësh delegat i Kuvendit VI Zgjedhor të LDK-së, të enjten i ka dhënë fund të qenit anëtar i LDK-së, të cilit subjekt i ka takuar që nga fillimi, ndërsa në arsyetimin e tij ka theksuar se për një hap të tillë e kanë shtyrë ngjarjet e zhvilluara në këtë subjekt, kulminacioni i të cilave sipas tij kishte arritur në Kuvendin e fundit Zgjedhor të LDK-së.


    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 15-12-2006 më 08:21
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Mos keni dert se nuk do mbesim pa parti, jo!
    Ne jemi ne gjendje qe cdo muaj ta formojme nga nje parti.
    Ne kemi shume parti plitike!
    Asnje popull tjeter , nuk ka me shume se ne, parti politike .

    Lume ne qe i kemi (te tilla, sic jane)!?
    shqiponja

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Unë pres nga kryetari Sejdiu një rol shumë më përgjegjës, jam i zhgënjyer në mungesën e kapacitetit menaxhues të situatave të tilla

    Koha Ditore: Kuvendi i gjashtë elektoral i LDK-së u përmbyll me dhunë. Pse dhe si ndodhi kjo?
    Nexhat Daci: Ishte një pasqyrë shumë e keqe, me një pamje të keqe dhe të padëshirueshme. Dhuna zakonisht nuk mund të justifikohet, pa marrë parasysh arsyet. Megjithatë, meqenëse jeni medium serioz, po mundohem të jap
    sinqeritetin tim. Pos gjykimit të dhunës, mund të them se dhuna ishte iniciuar me një menaxhim krejtësisht joprofesional, sa munda ta përcjell prej shtëpisë, sepse unë nuk isha dhe nuk kam mundur ta përcjell krejt transmetimin, me një mosrespektim të rregullores së aprovuar atë ditë në kuvend dhe me mosrespektimin e normës statutore që u nxor atë ditë. Sidoqoftë, ajo që ndodhi në fund nuk justifikohet dhe nuk i shërben për nder LDK-së. Duhet bërë një dallim substancial që një delegat duhet të menaxhohet edhe kur nuk është i përgjegjshëm ose temperament. Ka metoda që së fundi edhe të largohet nga kuvendi, por prania e një force aq të madhe fizike të armatosur në një kuvend vërtet ishte diçka habitëse dhe e paarsyeshme.

    Koha Ditore: Pse nuk keni dalë me një reagim personal kundër dhunës së manifestuar në kuvend, menjëherë pas tij, si ekip keni dalë pas dy ditësh?
    Nexhat Daci: Unë nuk kam qenë fare në pjesën e dytë i pranishëm, mund t'ju them ndoshta as 10 deri 15 për qind të inserteve nuk i kam parë, kam dashur që njëherë të qetësohen gjakrat dhe të bëhet një analizë.

    Koha Ditore: A mendoni se paraqesin një kontribut për dhunën e së shtunës, deklarimet e ndryshme gjatë fushatës, për shembull, ju në një rast keni thënë se ekipi i Sejdiut shërbehet me metoda të Rankoviqit, etj.?
    Nexhat Daci: Unë nuk e besoj, ju e keni përcjellë këtë periudhë 10- mujore ndoshta, vërtet ka qenë një fushatë që unë nuk e kam përjetuar as në kohët e ndjekjes time në komunizëm. Unë dhe familja ime e kemi përjetuar shumë rëndë
    me lloj-lloj shpifjesh, me lloj-lloj akuzash dhe nuk e besoj se ajo ka krijuar ndonjë bazament, ndërsa rezultati i arritur në kuvend më së paku ka dhënë arsye për paraqitjen e dhunës.

    Koha Ditore: Fatmir Sejdiu nuk u tregua i zoti ta mbajë LDK-në të bashkuar as një orë. Në sallë krisi dajaku. Si do të vepronte Nexhat Daci po të ishte në ato momente në ulësen e Sejdiut?
    Nexhat Daci: Unë po ju garantoj me përgjegjësinë më të madhe që një menaxhim aq të dobët nuk kam mundur as ta ëndërroj, në momentin e paraqitjes së pakënaqësisë do të kisha bërë pauzë të gjatë dhe nuk do të isha mbyllur, por
    do t'i kisha ftuar, sepse ne jemi bashkudhëtarë qe 17 vjetë, miq, kolegë, dashamirë, njerëz të ndryshëm aty dhe do të isha munduar të kemi një marrëveshje ose do ta kisha ndërprerë, nëse nuk do të ishte arritur një marrëveshje, kisha thënë të vazhdojmë ditën e ardhshme.

    Koha Ditore: U mirëprit nga të gjithë gjesti juaj kur e pranuat fitoren e kundërkandidatit dhe e uruat atë pa kontestuar as rezultatin as procedurat. Sa ishte ky një akt i vështirë për ju?
    Nexhat Daci: Unë kam menduar që do të jetë i vështirë, sinqerisht, në momentin kur është shpallur rezultati unë kam ndier obligim shumë të madh moral ndaj elektoratit që më ka besuar dhe kam dashur të jap porosinë më njerëzore, sepse vërtet edhe procedura edhe çdo gjë ishte transparente, nuk kishte asnjë arsye që të ngarkohen delegatët në punën e mëtejshme, tash nuk mund të them se ishte krejtësisht aq e lehtë, se njeriu është njeri, por ishte obligim imi të sillem në atë mënyrë.

    Koha Ditore: Por pas komunikimit të rezultatit ju nuk u kthyet më në sallën ku po mbahej kuvendi. Nuk ishit as në drekën e përbashkët në "Grand". Pse?
    Nexhat Daci: Po është e vërtetë, nuk isha sepse mendoja që e kreva misionin tim, i urova me shumë sinqeritet fitoren dhe nuk kisha nevojë më të vazhdimit të punës, për një arsye, ndjeja një lodhje të vërtetë, ndjeja një tollovi të paparë, kisha përshtypjen që në sallë ndoshta kishte po aq ose afërisht po aq truproja, njerëz që nuk ishin delegatë të kuvendit dhe nuk e shihja të arsyeshme më pjesëmarrjen sepse në parim, është e drejtë e kryetarit të zgjedhur ta menaxhojë punën e mëtejme të kuvendit, mungesa e një delegati nuk mund të çonte ndonjë peshë.

    Koha Ditore: Rivalët tuaj brendapartiakë thonë se moskthimi juaj në sallë dëshmon inskenimin e dhunës dhe flet për një skenar të parapërgatitur për dhunë nga ana e ekipit tuaj. Ata e justifikojnë këtë me mospraninë tuaj në sallë. A keni ndonjë koment?
    Nexhat Daci: Jo nuk kam koment, ajo le t'u shërbejë për nder, sepse kanë filluar që nga vdekja e presidentit, lloj-lloj shpifjesh. Nuk është në natyrën time as dhuna, as sjellja jonjerëzore.

    Koha Ditore: Megjithatë, a mendoni se prania juaj në sallë do të kishte efekte pozitive në evitimin e dhunës?
    Nexhat Daci: Unë besoj ndoshta hipotetikisht, por me sinqeritetin më të madh po ju them, unë nuk rri gjatë në një mbledhje sepse atë periudhë që participoj me krejt qenien participoj dhe në momentin kur ndiej lodhje ose kur e di që nuk mund të jap kontribut të duhur, unë tërhiqem.

    Koha Ditore: Lista e votuar për KP të LDK-së me aklamacion ka edhe emrin tuaj. A jeni anëtar i KP të LDK-së?
    Nexhat Daci: Jo, nuk jam anëtar.

    Koha Ditore: Lulzim Zeneli, menjëherë pas propozimit të listës ka dalë dhe ka tërhequr emrin tuaj duke deklaruar se ju nuk mund të punonit me anëtarët e tjerë të listës së KP-së. Si u arrit një analizë aq e shpejtë për 80 anëtarët e KP-së, ndër ta edhe emra shumë të njohur?
    Nexhat Daci: Kualifikimet nuk i kam dhënë unë, unë i kam thënë që nuk i takoj projektit në të cilin asnjë emër nga 46 për qind të delegatëve në kuvend nuk ishin të propozuar dhe kjo ka qenë arsyeja, asnjë kualifikim tjetër nuk kam dhënë dhe nuk jap.

    Koha Ditore: Si e shihni rolin e Gani Gecit në zhvillimet e dhunshme në kuvend dhe si e vlerësoni rolin e vëllezërve Geci në ekipin tuaj dhe në LDK në përgjithësi. Në një rast keni thënë se mburreni që ata i keni pas vete?
    Nexhat Daci: Vëllezërit Geci, pas luftës menjëherë më 1999, kanë qenë shumë afër forcës mbrojtëse të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, forcës përkrahëse në fakt, sepse forca mbrojtëse ishte NATO, KFOR-i dhe shërbimet
    që u krijuan më vonë, kanë qenë shumë besnikë të vijës së LDK-së dhe asaj të presidentit Rugova, kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, është familje shumë e dalluar në Drenicë dhe mbi kontributet që kanë pasur unë e kam ndier veten
    të nderuar që janë në ekipin tim, ndërsa Fadilin e kam njohur prej se jemi në parlament, sa di unë është magjistër i shkencave juridike dhe deputet i respektuar. Ganiun për herë të parë, ndoshta fizikisht, e kam parë në këtë
    fushatë, unë nuk e arsyetoj, thashë në fillim, asnjë sjellje fizike ose të dhunshme të askujt, nuk arsyetohet, arsyet le t'i japin ata që e kanë filluar ose që kanë qenë të përfshirë.

    Koha Ditore: Keni marrë vota më shumë sesa keni paraqitur emra në listën që kërkohej prej 100 nënshkrimesh. Pasi ka kaluar kuvendi, si e vlerësoni rezultatin tuaj?
    Nexhat Daci: Unë asnjëherë s'kam thënë kurrë sa kam përkrahës me nënshkrime, kam thënë se kam numër serioz, unë jam më i kënaqur personalisht sesa kam pritur. Ju them në mënyrën më të sinqertë, presioni që është bërë në
    delegatët, në kryetarët e komunave, në kryetarët e degëve, është diçka krejtësisht e paparë në historinë e partive politike, ose të qeverisjeve në kohët moderne.

    Koha Ditore: A është e vërtetë se për shkak të drosë për pasojat eventuale nuk i keni paraqitur të gjitha nënshkrimet që keni grumbulluar?
    Nexhat Daci: Po është e vërtetë.

    Koha Ditore: Ende pa përfunduar numërimi i votave, derisa mbështetësit e Sejdiut kanë konstatuar se ai ka kaluar pragun e nevojshëm për fitore, filluan të brohorasin dhe dolën ta përgëzojnë atë. Ju u ngritët dhe i uruat fitoren. Ishit duke numëruar edhe ju votat apo si ndodhi? S'keni menduar se mund të kishin numëruar gabim?
    Nexhat Daci: Jo pasi i ka shpallur rezultatet, unë e kam pasur njëherë në një fazë një zhgënjim, sepse unë s'i kam numëruar votat, por i kisha anash, e pashë, njëherë është krijuar një diferencë e madhe, një diferencë që unë kam llogaritur në bazë të nëshkrimeve që është imja, e kur ka kaluar ai numër që është, unë kam qenë shumë i kënaqur me rezultatin. Unë në vete e kam ditur realitetin. Janë mbajtur shumë takime të fshehta, dreka e darka, janë thirrur kryetarë të degëve, kryetarë të komunave, janë marrë nënshkrime, janë obliguar, janë premtuar poste ambasadorësh, poste gjithfarëshe dhe duhet të silleni me realitetin sepse në Kosovë nuk ka vende pune dhe ndonjëherë varet ekzistenca e një familje, pse të kem unë hidhërim ose diçka tjetër.

    Koha Ditore: Ju keni konkluduar qysh më herët se rezultati juaj do të jetë i disfavorshëm?
    Nexhat Daci: Unë nuk kam besuar në fitoren time atë ditë në kuvend, e pse s'kam besuar nuk i kam thënë asnjërit, i kam pasur informatat që i kanë dhënë nënshkrimet një numër i madh, diku 27 e disa, e kam ditur saktësisht cili kryetar dege ka gënjyer. Megjithatë, unë kam dashur ta respektoj votën demokratike, jam i kënaqur me rezultatin e arritur.

    Koha Ditore: Opinioni ka parë një ndarje faktike të LDK-së të shtunën, ju po bëni thirrje për kompromis. A mund të përkthehet kjo si thirrje për ribashkim dhe çka prisni nga Sejdiu?
    Nexhat Daci: Po, ju e keni kuptuar shumë mirë, unë po mundohem ta jap shpirtin që e kam në vete, një ribashkim të fuqishëm të LDK-së. Unë pres nga kryetari Sejdiu një rol shumë më përgjegjës, jam i zhgënjyer në mungesën e kapacitetit menaxhues të situatave të tilla.

    Koha Ditore: A mendoni se një pjesë e zyrtarëve të lartë të LDK-së, që kanë kontribuar në të kaluarën në ngritjen tuaj brenda partisë, tash po punojnë për përjashtimin tuaj?
    Nexhat Daci: Nuk e di, por sipërfaqësisht duket, unë ndoshta shpesh e kam theksuar se kurrë nuk kam qenë funksionar i lartë i LDK-së, kam qenë nga ditët e para në LDK, kam qenë anëtar i KP të LDK-së gjithmonë, nuk kam pasur
    funksion tjetër, në një periudhë gjatë okupimit të hershëm, e kam udhëhequr një komision të LDK-së, do të thotë mund të thuhet një ministër për një periudhë shumë të shkurtër, kam qenë aktiv në momentet e krizave të LDK-së
    gjithmonë, por nuk jam meritor për punën ditore, të themi, dhe nuk jam as më i merituari në të kaluarën, unë mendoj se është vlerësuar ndoshta vlera ime, kontributi im si intelektual në elektorat dhe në LDK. Atyre që e kanë vlerësuar pozitivisht, unë u mbetem falënderues përgjithmonë, ata që kanë menduar dhe nuk janë pajtuar me vlerësime të tilla, mjerisht nuk i kanë shprehur ato as në forumet e LDK-së, as në biseda personale. Unë nuk kam mundur ta kuptoj në asnjë minutë një sjellje që u paraqit në mars apo në shkurt të këtij viti, megjithatë, unë jam munduar ta ruaj një korrektësi ndaj të gjithëve, edhe ndaj kryetarit të tanishëm të parlamentit, edhe ndaj presidentit, edhe ndaj anëtarëve të kryesisë së LDK-së.

    Koha Ditore: Thirrjet tuaja për kompromis po hasin në një përgjigje refuzuese të prerë nga kryetari Sejdiu. A do t'ju vëni një afat kohor këtyre thirrjeve apo do të vazhdoni kështu pa mbarim?
    Nexhat Daci: Jo pa mbarim. Unë po e citoj vetveten në "Zëri të Amerikës", sot thashë se në qoftë se në dimër ju e hidhni prej shtëpisë gjysmën e anëtarëve të një familjeje, ata do të luten sepse janë në shi, në skllotë, në borë, do të luteshin sinqerisht që të kthehen në shtëpi, ta kenë trajtimin e njerëzve të barabartë të një familjeje. Nëse kryetari Sejdiu e vlerëson se nuk i duhet gjysma e familjes, ai do ta marrë përgjegjësinë para anëtarësisë së LDK-së, ndërsa unë do t'i drejtohem në mënyrë të sinqertë prej nivelit më të ulët të organizimit të elektoratit të LDK-së ta ndiej, ta kem një interaksion të fuqishëm, ta ndiej nevojën e tyre politike e shpirtërore dhe konform saj do t'i propozoj ekipit tim politik si të sillemi.

    Koha Ditore: Sejdiun pas fitores e kanë uruar Zyra amerikane, UNMIK-u, OSBE-ja, familja Rugova, etj. Asnjëri nga ata nuk zë ngoje kontestimin e pjesës së dytë të kuvendit që i bëni ju. A paraqesin këto urime ndonjë mesazh për ju?
    Nexhat Daci: Po.

    Koha Ditore: Cili është mesazhi?
    Nexhat Daci: Mesazhi që ndoshta ka përfunduar gjithçka.

    Koha Ditore: A ka të drejtë fituesi të përcaktojë rregullat e lojës dhe të zgjedhë bashkëlojtarët. A do të vepronit edhe ju si Sejdiu?
    Nexhat Daci: Jo, unë po ju them me përgjegjësinë më të madhe, koncepti im ka qenë që në rast të fitores aty në kuvend, publikisht do t'i kisha thënë që ju jeni njeriu i dytë i LDK-së sepse kjo nuk është qeveri, nuk është senat,
    nuk është parlament kur ke të drejtë ti me votën tënde ta menaxhosh, partia është një familje, ndërsa institucionet janë tjetër, unë do t'i kisha ofruar atij që të jetë njeriu i dytë në LDK dhe ekipi tjetër aq sa e ka forcën e votës, do të ketë të drejtë të menaxhojë dhe të propozojë zgjidhjen.

    Koha Ditore: Posti i njërit prej nënkryetarëve të LDK-së për juve a do të paraqiste formulën e kompromisit që ju ta pranonit listën e KP-së. A do ta pranonit të ishit njëri nga nënkryetarët bashkë me Eqrem Kryeziun?
    Nexhat Daci: Unë po them të respektohet forca e votës, një herë për KP të LDK-së, pastaj për kryesi dhe për nënkryetar, unë nuk do ta refuzoja asnjë anëtar i cili e ka fituar të drejtën e votës dhe të cilin e ka propozuar
    kryetari, sepse tek e fundit me asnjë prej tyre nuk kemi zhvilluar asnjëlloj lufte. Nuk kemi pasur asnjë konflikt interesash të diçkahit.

    Koha Ditore: A duhet të vendosë Sejdiu më shpejt se cilin nga postet do ta mbajë?
    Nexhat Daci: Ndoshta unë jam më tolerant në atë, rrethanat e përcaktojnë, do të thotë ai është pjesëmarrës në shkrimin e kushtetutës, por mua nuk më rëndon ajo, po të ishte që duhet të zgjidhë probleme, një javë, një muaj...

    Koha Ditore: Të gjithë flasin për mundësinë e formimit të një partie të re nga ju, duke e parë faktike ndarjen e LDK-së. Kur do të formoni partinë e re dhe si do ta emëroni, do të jetë ajo një LDK e re, a do të luftoni për emrin dhe trashëgiminë e LDK-së të dy grupet?
    Nexhat Daci: Njëherë krejt këto janë sjellje hipotetike për të cilat ka shumë presione edhe nga vetë elektorati, ajo do të jetë çështja e fundit, pasi të jetë përgjegjja në pyetjet e shtruara që do ta kontaktojmë elektoratin, në qoftë se e shohim që vërtet nuk ka asnjë shans teorik, atëherë do ta bëjmë atë zgjidhje që është më e përshtatshme, më e pranueshme.

    Koha Ditore: A do të jetë kjo partia e re?
    Nexhat Daci: Nuk përjashtohet mundësia.

    Koha Ditore: Në një rast të tillë a keni menduar për profilin e asaj partie?
    Nexhat Daci: Jo.

    Koha Ditore: Sa deputetë aktualë nga Parlamenti i Kosovës e mbështesin projektin Daci?
    Nexhat Daci: Unë nuk e di, mendoj që numri është i respektuar, por nuk spekuloj sepse nuk dua ta rrezikoj askënd, dua të kuptohemi se rrethanat në Kosovë nuk janë aq të volitshme dhe unë do t'ia lë gjithmonë vullnetit, forca e elektoratit, numri i njerzëve që do të përcaktohen për një projekt të ri do të jetë obligim edhe për deputetët.

    Koha Ditore: Këtyre ditëve qeveria është në ethe. Kundërvënia eventuale e deputetëve që ju mbështesin nëse bashkohen me votat e partisë më të madhe të opozitës, PDK-në mund ta vërë në pikëpyetje funksionimin e qeverisë, rrëzimin e saj. A do të mbështesnit ju një mocion eventual nga PDK-ja, opozita në përgjithësi, kundër qeverisë nëse nuk ka kompromis mes jush?
    Nexhat Daci: Jo, po të ishte mendimi i sinqertë i presidentit të Kosovës, edhe i strukturave të tjera qeverisëse, Daci kurrë derisa ta ketë prefiksin LDK nuk do të sillet si fraksion as në votim të fshehtë as publik, unë jam shumë transparent, nuk jam rrënues i institucioneve, e konsideroj veten institucionalist, por në qoftë se institucionet vlerësojnë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, unë prapë nuk do të ndihem në opozitë, do të thotë nuk do t'i kundërshtoj, do të jem deri në momentin e fundit anëtar i GP të LDK-së, jo të fraksionit.

    Koha Ditore: Edhe nëse vazhdon ky përjashtim nga Sejdiu?
    Nexhat Daci: Po.

    Koha Ditore: Nuk do t'u kundërviheni as projektligjeve që miraton qeveria në parlament?
    Nexhat Daci: Jo, në qoftë se kalojnë në procedurë, dhe jam grup parlamentar me LDK-në, ne gjithmonë kemi takime të veçanta si grup parlamentar dhe do të jem në fund me GP të LDK-së.

    Koha Ditore: Nëse edhe de jure ndaheni nga LDK-ja, siç ka ndodhur de fakto, kujt do t'i jepnin llogari kryetarët e komunave që ju mbështesin juve, siç është rasti me kryetarin e Gjilanit?
    Nexhat Daci: Llogari do t'u japin qytetarëve të vet dhe ligjit.

    Koha Ditore: Po në vijën partiake?
    Nexhat Daci: Partitë nuk duhet të përzihen shumë në punët e institucioneve, institucionet edhe në nivel lokal duhet ta realizojnë programin me të cilin e kanë fituar votën, jo individët.

    Koha Ditore: Në rast të formimit të partisë së re, pas zgjedhjeve nacionale e atyre lokale, e shihni më të preferuar koalicionin me partinë e Sejdiut, e Kryeziut, apo me PDK-në si parti më e madhe opozitare?
    Nexhat Daci: Mendoj se, edhe pse është pyetje hipotetike, është shumë e rëndësishme. Shikoni, në Shqipëri në zgjedhjet e fundit ata që janë ndarë nga PD-ja, njerëzit e mençur, ka shumë njerëz të vyeshëm, janë kthyer në shtëpinë e vet ose i kanë kthyer në shtëpinë e vet, prandaj unë do t'i shikoj gjithmonë pikat tangente e programore, nuk do të përcaktohem në bazë të simpative apo antipative ndaj asnjë njeriu.

    Koha Ditore: Ka opinione se me humbjen tuaj ju jeni defaktorizuar. Nëse vazhdon veprimi juaj nën hijen e Sejdiut, a mendoni se kërcënoheni me burgosje pasi gjatë tërë fushatës keni thënë se jeni i shantazhuar pikërisht me burgosje e masa të tjera për shkak të akuzave të ndryshme për keqpërdorime?
    Nexhat Daci: Unë do të dukem i defaktorizuar nga ata që vërtet nuk kuptojnë asgjë në demokraci dhe politikë. Në botën e sotme 46 për qind të votave në një parti vetëm budallai mund t'i injorojë, po kërkoj falje për fjalën, unë nuk do të pres pa kufi, do t'i jap shansin një kryetari të ri që nuk është i përgatitur për ato vështirësi, ato probleme, do t'ia jap mundësinë me përkrahjen time për kohë të caktuar dhe pas kompletimit të strukturave të cilat janë të pranuara nga fituesi, atëherë do të shohim.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ibrahim BERISHA, analist


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Berisha, si i vlerësoni zhvillimet në Kuvendin e gjashtë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

    IBRAHIM BERISHA
    Nuk janë zhvillime të befasueshme. Është një proces real që do të duhej të ndodhte në LDK, pasi që kriza në këtë parti që në fakt ende bart në vete elemente të lëvizjes, është refleksion i një krize shumë më të gjatë, më të lartë, më të thellë dhe shumë më komplekse, sesa duket.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Berisha, po si do të reflektohen përgjithësisht në procesin nëpër të cilin po kalon Kosova këto zhvillime në LDK dhe ato që priten?

    IBRAHIM BERISHA
    LDK-ja pavarësisht forcës reale që e ka mbështetur në votën e fundme të qytetarëve të Kosovës, nuk e ka qeverisur Kosovën. Ka qenë pjesë e koalicionit dhe jo bartës i qeverisjes së koalicionit, kështu që në këtë koncept, realisht ajo nuk rrezikon procesin e qeverisjes, por mund të ndryshojë pozitivisht nëse reflekton mbi dështimet që janë paraqitur në këto vitet e fundit në qeverisje.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Mbështetur në ndarjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në pozicionimet edhe të bartësve të funksioneve të ndryshme, çfarë mund të pritet ose a mund të pritet ndonjë lëvizje brenda qeverisë së Kosovës?

    IBRAHIM BERISHA
    Realisht, këtu kemi të bëjmë me një anëtarësi, që është anëtarësia e LDK-së dhe me lidership që kryesisht zotëron ose synon të zotërojë privilegje. Pra, fjala është më shumë për pozicionime politike tash, për të realizuar më vonë pozicionime qeveritare. Por, mund të ndikojë kjo në pozicionime, mund të ndikojë në rrjedhat e mëtejshme, por unë mendoj se gradualisht mund të reflektojnë të gjithë në këto procese, pasi realisht në këtë proces askush nuk mund të dalë fitues i fuqishëm dhe të dyja palët dalin humbëse, kështu që tash për tash mbetet që vetë të vendosin se cilën rrugë do ta zgjedhin.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Sa i shihni të qëndrueshme institucionet e Kosovës, duke pasur parasysh se Lidhja Demokratike është partia më e madhe?

    IBRAHIM BERISHA
    Këtë po e them: në këtë proces kam qenë gjithmonë ithtar i asaj që qeveria, ekzekutivi të jetë e strukturuar nga të gjitha forcat reale politike në Kosovë. Mendoj se një qeveri që përfshin të gjithë spektrin e fuqishëm politik, në këtë moment posaçërisht dhe në procesin passtatusor është jetik për Kosovën dhe sa më shumë që të zgjatet kjo amulli qeverisëse, po shihet që Kosova të hyjë në procese që janë vështirë të parashikueshme dhe të kontrollueshme.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Berisha, duke qenë një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si e shihni të ardhmen e saj?

    IBRAHIM BERISHA
    LDK-ja ka vetëm një mundësi, ose të transformohet thellësisht dhe të kthehet në një parti moderne qytetare, ose do të mbetet si një gjysmëdinosauri i cili edhe një kohë mund të mbetet gjallë, por jo me forcë reale. Pra, LDK-ja ka një shans të madh transformimit të thellë, në mënyrë që të zërë një pozicion elit në politikën e Kosovës, bashkë me dy-tri parti të tjera dhe të jetë bartëse e transformimit të Kosovës. Transformimi i LDK-së do të thotë edhe transformim i Kosovës. Pasi që s’ka pasur transformim të kësaj partie, s’ka pasur as transformim të Kosovës.

    Intervistoi: Rrahman Paçarizi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte dit se me vdekjen e ibrahim rugoves ldk por edhe vet kosoves do ti mungoj shume,sepse nuk eshte e leht qe nje elektorat prej 700-800mij vetash ti kontrolloj nje fatmir sejdiu i cili u zgjodh me bekimin e veton sahatit dhe hashes.Pra ky eshte krytar konjukturave e jo popullor siq ishte rugova.Jam i sigurt se ne momenti qe nje parti cila do qoft ajo hyn ne zgjidhje me dy kandidat do te ket perleshje,keso perleshje kemi pas edhe gjat okupimit ju kujtohen partit e vogla te cilat u ndan ne krah te ndryshem sepse kjo eshte kultura jon.Ne momentin e shkarkimit te dacit nga kryetari i parlamentit ka qen e kuptushme se ldk ishte fut ne kriz te thell e per ket me kujdes ishte kujdes veton sahati,i cili me sa duket kishte dhen lek te fortve qe te eliminohet daci,dhe njeriun me te sigurt kishte gjet eqrem kryeziun nje njeri dy ftyresh.Po ti kishte dy pal mend fatmir zeza do te duhej qe kur e ka par gjendjen e elektrizuar ta nderpres kuvendin e jo te behet rezil i botes.Une dhe te gjith ata qe analizojn rastin me gjakftoftsi del se prishes i ldk eshte fatmir sejdiu sepse me perpikri i zbatoj detyrat e eqrem arrpagjikut.Qka tani,une besoj se nga kjo do te dali fitus veton sahati kurse pdk do qendroj mbrapa golave sepse me sa duket populli nuk do ti besoj,e vetmja mundesi eshte ndonje marrveshtje ne mes partive qe hashimi te behet kryeminister sepse ai me vota te popullit nuk mundet te behet.Nuk duhet nenqmu as ramushin i cili ka tregua zgjuarsi sa i perket kualicionit,por ne ket rast humbes do te jen dy krahet e ldk sepse shifet qart se i mungon lideri.Pacolli do te bej bum pas krizes ne ldk sepse partit egzistuese nuk e kan dhen provimin me perjashtim te ldk qe per fat te keq te kosoves po shkon kah ndarja.Edhe nje mundesi shume e madhe eshte qe ldk-es ti kethehen ata qe iken dhe tu bashkohen njerit krah sidoqoft duhet faliminderu ldk sepse per keto vite beri te pa munduren per te mir te kosoves por ja lakmi per pushtet e beri te vehten.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhep Kastrati:



    NË KONTEKST TË PSIKOPATOLOGJISË SË HUMBËSIT ZEVZEK

    AKADEMIK DACI DHE GJITHË ZEVZEKËT E TIJ DUHET TË DEKLAROJNË SE A E PRANOJNË STATUTIN E PARTISË APO JO


    Adem Salihaj, sipas RTV21, bëri të qartë se grupi i inatçorëve dhe i zevzekëve të Dacit tash e tutje do të luajnë lojën zgjat e mos këput: as të tërheqjes nga LDK-ja, as të qëndrimit konstruktiv në LDK. Pas turpit që bën dhe pas faqes së zezë, jo vetëm me incidentin e turpshëm, këta njerëz që janë damkosur si mos më keq qysh gjatë fushatës së brendshme zgjedhore, vazhdojnë marrëzinë politike, duket ende nën trysninë e madhe psikologjike të mospranimit real të humbjes. Nëse shkojnë në këtë rrugë si e kanë nisur, ata me siguri një ditë do ta shohin veten në margjinat e politikës në Kosovë, edhe si humbës politikë, edhe si humbës moralë. Nëse nuk dëshirojnë t’u ndodhë kjo, atëherë le të ulin kokën dhe zërin e të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive për të mirën e LDK-së dhe të Kosovës.
    Koha kur janë pasuar njerëzit e ndryshëm vetëm pse nuk i kanë realizuar ambiciet personale ka kaluar moti, apo thënë më mirë nuk ka qenë e tillë kurrë. Largimi i grupit të Hydajet Hysenit nga LDK-ja, në të vërtetë ka qenë një e mirë për këtë parti për shkak se u lirua nga një grup ideologjik të kundërt me filozofinë politike të dr. Ibrahim Rugovës. Pasimi i një largimi menjëherë pas luftës i dsa njerëzve të LDK-së, po ashtu, ka qenë pastrim i mëtutjeshëm i kësaj partie, sepse edhe atëherë u larguan njerëz kryesisht të një profili ideologjik. Dëmi më i madh iu bë vetë atyre që u larguan. Ndërsa, largimi eventual i zevzekëve të Dacit, do të paraqiste për herë të parë largimin e njerëzve jo mbi baza ideologjike, por mbi baza të koncepteve individualiste, egoiste dhe karrieriste, prandaj do të ishte një largim ikanakësh, inatçorësh e zevzekësh që pasi nuk arritën ta bëjnë realitet kremtimin pompoz të fitores së parashikuar dhe të përgatitur nën trysnitë e ndryshme dhe nën dhunën fizike, dhe si e tillë do të ishte ikje e njerëzve të vetmuar, pasi që askush, madje as degët prej nga vijnë, nuk do t’i pasonte. Është kështu se kur është marrë mandati nga aktivet, nëndegët dhe degët, edhe kur është marrë në mënyrë të ndershme, nuk është marrë për t’i shkëputur këto degë nga LDK-ja.
    Mandati i tyre ka qenë dhe vazhdon të mbetet për të përfaqësuar strukturat e mesme të partisë në strukturat e larta, siç është Kuvendi i partisë. Për shkëputjen apo shuarjen e ndonjë dege apo nëndege, do të duhejt të vendosnin kuvendet e tyre, e jo individët e zgjedhur për të repsketuar statutin dhe pragramin e LDK-së. Të gjithë zevzekët e Dacit e dijnë mirë se po t’u kishin thënë kuvendeve të degëve se nëse nuk fiton akademik Daci, ne do të dalim nga LDK-ja, asnjëri prej tyre nuk do ta kishte marrë mandatin e delegatit, prandaj nuk guxojnë ta deklarojnë botërisht daljen. Në vend të kësaj, ata kanë zgjedhur që rrëmujën e 9 dhjetorit ta vazhdojnë me shantazhe, imponime dhe pse jo edhe me kërcënime. Deklarata e Adem Salihajt për RTV21, sipas të të cilit Kuvendi nuk ka përfunduar, dhe këtë e lidh me Këshillin e Përgjithshëm, dhe përpjekja për t’ia hedhur topin kryetarit të sapozgjedhur të partisë, është vetëm edhe një marrëzi e radhës, e bërë nën trysninë psikologjike të mospranimit real të humbjes dhe të mospërshtatjes me situatën e re të krijuar me rastin e humbjes së tyre më 9 dhjetor. Unë mund të jem dakord me Adem Salihajn se Kuvendi i LDK-së nuk është kryer, por jo për pikën që ka të bëjë me Këshillin e Përgjithshëm, sepse për këtë pikë është votuar në Kuvend dhe është miratuar. Kuvendi i LDK-së duhet t’i vazhdojë punimet lidhur me pikat e tjera që kanë mbetur pa u diskutuar, e njëra ndër të cilat është edhe ajo që ka të bëjë me simbolet shtetërore të Kosovës.
    Për sa i përket çështjes së Këshillit të Përgjithshëm, duhet thënë se derisa është votuar në Kuvend, duhet thënë se kjo çështje duhet të jetë e mbyllur, kurse është në vullnetin dhe përgjegjësinë e gjithsecilit që ta pranojë apo jo. Çdo kompromis që mund të bëhet nga kryetari i sapozgjedhur i LDK-së lidhur me këtë çështje, në të vërtetë, do të ishte shkelje e statutit, si dhe pranim i një logjike shantazhiste në LDK, të cilën, unë personalisht, por edhe gjithë të tjerët nuk do ta pranonin. Me këtë rast kompromisi i vetëm është respektimi i statutit të partisë nga të gjithë ata që vërtet duan të qëndrojnë në LDK, dhe që nëpërmjet saj duan të realizojnë interesat e Kosovës, e jo interesat e tyre personale dhe të xhepave të tyre, ose që duan ta shfrytëzojnë situatën e krijuar për të shpalosur elemente psikopatologjike që mund të kenë nevojë për intervenim specialistik. Dhe të përfillësh statutin, do të thotë të përfillësh edhe shumicën që ka votuar pro Fatmir Sejdiut dhe pro listës së njerëzve për Këshillin e Përgjithshëm, edhe pse ndoshta nuk është më e mira e mundshmja, ashtu siç do të thotë të respektosh të drejtën e kryetarit të partisë për të propozuar listën këtyre njerëzve. Sepse të repsketosh këto, do të thotë të repsketosh edhe një rend demokratik, i cili do të ishte i vlefshëm edhe po të fitonte akademik Daci. Kjo do të thotë se këto norma statutore do të vlenin edhe po të fitonte akademik Daci, i cili po ashtu do të kishte të drejtën të propozonte një listë me emrat e njerëzve që do të kishte qejf t’i kishte ai në Këshillin e Përgjthshëm. Dhe këtë të drejtë nuk do të kishte të drejtë kush t’ia kontestonte, pasi që këtë të drejtë ia jep statuti i partisë. Po të kishin qenë kundër një zgjidhjeje të këtillë zevzekët e akademik Dacit, atëherë do të kishin kërkuar që kjo pikë të ndryshohej, e që nuk e bënë.
    Natyrisht se zevzekët e Dacit nuk ishin kundër përcaktimit aktual statutor të përcaktimit të listës së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, sepse llogaritnin se do të fitonte akademik Daci dhe ata do të kishin qejf që ai të paraqiste një listë në të cilën do të zinin vend të gjithë ata. Sa për njerëzit e Fatmir Sjediut, as që do të kishte vend. Pse e them këtë? E them se në disa nëndegë dhe degë ku shumicën e kanë njerëzit e Dacit, është bërë edhe një përzgjedhje negative brenda vetë llojit. Sa për ilustrim po e përmendi vetëm nëndegën e Korishës, ku nga vetë njerëzit e Dacit është eliminuar po njeriu i Dacit. Fjala është për veprimtarin shumëvjeçar të LDK-së, Qazim Kabashi, i cili madje ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës. Pra, po të kishte fituar akademik
    Daci, do të kishim një situatë edhe më alarmante dhe më diskriminuese, për të cilën as që do të kishte pranuar kush të bisedonte. Në frymën triumfaliste të një apo dy dite para Kuvendit, zevezekët e Dacit vetëm do të kishin vazhduar ahengun e tyre, zhurmat festive të tyre, që nuk do të lejonin të dëgjohej zë tjetër përpos i tyre. Përveç rastit që përmenda lidhur me veprimtarin dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Qazim Kabashi, duhet përmendur edhe mënyrën se si zevzekët e Dacit e bënë fushatën e brendshme zgjedhore, nga e cila dolën delegatë që do të duhej të skuqeshin më 9 dhjetor vetëm pse ishin dhe si ishin aty, e lë më të shpërfaqnin gjithë atë histeri dhe disfatizëm psikopatologjik. Sinqerisht më vinte keq për një Besa Gaxherr, e cila në mënyrë shumë burrërore pak muaj më parë deklaronte se do të punonte me kryetarin e ri, edhe nëse ai nuk do të ishte akademik Daci, duke e deklaruar LDK-në edhe shkollë për partitë e tjera, kurse me 9 dhjetor nuk u përmbajt fare, por foli tamam sikur atë ta kishte deleguar ndonjë degë e ndonjë partie kundërshtare, e jo dega e LDK-së në Pejë, duke refuzuar jo vetëm bashkëpunimin me kryetarin e ri, por edhe duke mos pranuar të jetë në Këshillin e Përgjithshëm. Por kështu ndodh kur delegatë të Kuvendit të LDK-së bëhen njerëz që ende vetë nuk e kanë mësuar shkollën politikë të LDK-së, përkatësisht të dr. Ibrahim Rugovës. Dhe meqë nuk e kanë mësuar si duhet këtë shkollë, atëherë natyrisht se e përsërisin edhe klasën dhe detyrohen që nga fillimi ta mësojnë këtë shkollë, ose ta lëshojnë fare, pasi e kanë të vështirë ta mësojnë. Dhe të shkojnë nga kjo shkollë, do të thotë të dorëzojnë mandatin personal në parti dhe të formojnë parti të re si Bujar Bukoshi apo Edita Tahiri, ose të shkojnë në partinë e Behxhet Pacollit, e pse jo edhe të Hashim Thaçit, të Ramush Haradinajt, apo edhe të Veton Surroit, kuptohet nëse i pranojnë. Ndërkaq, pozicioni as në parti, as jashtë saj, çfarë duket se kanë vendosur ta bëjnë zevzekët e Dacit, përveçse shpreh frikën nga mjerimi që do t’i kaplonte po të largoheshin, shpreh edhe dëshirën patologjike për të pamundësuar funksionimin normal të partisë. Dhe kjo është jo vetëm ta përsërisësh klasën, por t’i marrësh të gjitha njësha. Është kështu, sepse sa më shumë probleme që të bëjnë, aq më shumë nota të dobëta do të marrin nga shqiptarët. Nota e parë e dobët veç u mor që në Kuvendin e 9 dhjetorit. Populli tashmë i ka identifikuar ngelaçët, zevzekët, intaçorët dhe ngatërrestarët. Një notë tjetër e dobët ishte edhe nga amerikanët. Në një situatë të këtillë, duhet të deklarohet vetë akademik Daci, se a do të vazhdojë të jetë sinqerisht pjesë e shkollës së LDK-së, apo në të do të vazhdojë ta bëjë ngelaçin, delikuentin, inatçorin dhe egoistin. Dhe këtë duhet ta bëjë duke e rimarrë mandatin e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm, autokorrektimin edhe nëpërmjet një introspeksioni, dhe lirimi nga energjitë negative që janë duke e munduar këto ditë, si dhe dhënien fund të sfilatave politike të zevzekëve të tij, që meqë e kanë parë vogëlsinë e tyre, po mundohen që para mediave ta bëjnë të fuqishmin që edhe mund t’i ngre grushtat, edhe mund të imponojë rrjedhat e mëtutjeshme në LDK. Akademik Daci duhet të bëhet burrë që disfatën ta pranojë jo vetëm deklarativisht para kamerave televizive, por edhe në praktikë me veprime të mençura, të urta dhe konstruktive, ose së paku të bëhet burrë dhe të pranojë se është peng i zevzekëve që me fitoren eventuale të tij, e kanë lidhur edhe rkthimin e privilegjeve personale, si dhe shfryrjen e inateve personale...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    S'dua të jem nënkryetar

    Të gjithë e dëshirojnë pozitën e nënkryetarit të
    LDK-së, përveç Nexhat Dacit. Të enjten ai ka
    deklaruar se nuk ka vullnet për ta marrë këtë post.

    Leonard Kerquki
    Leonard.kerquki@gazetaexpress.com

    PRISHTINË, 14 DHJETOR —
    Gjashtë ditë pasi që ishte mbyllur
    në shtëpinë e tij në Velani,
    Nexhat Daci, i cili nuk arriti të
    zgjidhej kryetari i LDK-së, ka
    shfrytëzuar seancën e Kuvendit
    të Kosovës që të dalë edhe
    njëherë para publikut.
    Në sallë ka qëndruar vetëm disa
    minuta, për t'u takuar më pas në
    hollin e Kuvendit me deputetët
    që ishin gjatë gjithë kohës në
    mbështetje të kandidaturës së tij.
    Ai ka përqafuar fort Besa
    Gaxherrin, Fadil Gecin e Lulzim
    Zenelin, deputetë këta që kishin
    dalë në mbrojtje të Dacit që nga
    dita kur kryesia qendrore e LDKsë
    e shkarkoi atë nga posti i
    kryeparlamentarit.
    Megjithëse humbës, të enjten
    Daci ishte i qeshur dhe në formë.
    Rezultati tepër i ngushtë me të
    cilin Fatmir Sejdiu arriti ta mundë,
    vazhdon ta mbajë Dacin një faktor
    shumë të rëndësishëm, si në
    LDK ashtu edhe në Kuvendin e
    Kosovës.
    Në LDK ai ka për vete rreth gjysmën
    e delegatëve, në Kuvend ka
    15 deputetë. Nga këto dy pozicione
    të fuqishme, ish-kryeparlamentari
    mund të godasë sa herë
    që dëshiron.
    Në këtë kontekst duket të jetë
    edhe deklarata e së enjtes, kur ai
    tha se nuk ka vullnet që të jetë
    nënkryetar i LDK-së. Megjithëse
    përkrahësit e tij që nga Kuvendi i
    LDK-së kishin lënë të kuptohen
    që synojnë pikërisht postin e
    nënkryetarit të parë për të preferuarin
    e tyre.
    "Kërkoj nga kryetari Sejdiun që të
    rikompozohet Këshilli i
    Përgjithshëm. Ndërkaq personalisht
    nuk kam vullnet që të jem
    nënkryetar i partisë", tha Daci.
    Një ditë më parë, ish-kryeparlamentari
    ka deklaruar se nëse
    kryetari i ri i LDK-së Fatmir Sejdiu,
    nuk përfshin në Këshillin e
    Përgjithshëm përkrahësit e tij, do
    të largohej nga partia.
    Ai është shprehur se një pjesë e
    konsiderueshme e LDK-së "është
    qitur në rrugë" dhe nëse të zotët
    e shtëpisë nuk i fusin brenda,
    solucioni i vetëm i tyre është
    "ndërtimi i një shtëpie të re".
    Nga ana tjetër, duket se i "zoti i
    shtëpisë" -Fatmir Sejdiu, nuk ka
    vullnet për t'i futur brenda
    përkrahësit e Dacit.
    Të enjten ai ka deklaruar se
    Kuvendi i LDK-së e ka thënë
    fjalën e vet dhe ka porositur të
    gjithë që të sillen konformë
    rezultateve të dala nga ky
    kuvend.
    "Mund të them se Kuvendi i LDKsë
    e ka nxjerrë një vendim të vet,
    ka nxjerrë Këshillin e
    Përgjithshëm dhe e ka votuar
    atë, dhe natyrisht se ne do të
    ecim edhe më tej për konstituimin
    edhe të strukturave tjera të
    partisë", ka thënë Sejdiu i cili nuk
    ka pranuar se partia po shkon
    drejt ndarjes. "Unë nuk di se kjo
    gjë ka dalë nga goja e ndonjë
    anëtari të LDK-së. Është çështje e
    ndjenjës së peshës së kohës
    nëpër të cilën po kalojmë,
    posaçërisht të detyrave që kemi
    si parti politike dhe është çështje
    e një programi që kemi hartuar
    përtej një dekade".
    Nga ana tjetër, Nexhat Daci e ka
    kritikuar udhëheqjen e Kuvendit
    nga ana e Sejdiut. Ky keqmenaxhim
    , që sipas tij, rezultoi edhe
    me incidente.
    "Delegati mund të dalë jashtë
    kontrollit, por është detyrë e dhe
    obligim ligjor i udhëheqësit të
    seancës që ta nxjerrë atë
    jashtë...", ka thënë ai
    Ndërkohë Sejdiu ka qenë indiferent
    ndaj deklaratave të Dacit dhe
    ka thënë se së shpejti do të
    mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, i
    cili më pas do të nxjerrë edhe
    kryesinë qendrore të kësaj partie.
    Megjithëkëtë, deputetja Besa
    Gaxherri ende beson se kryetari
    Sejdiu do të dijë të reflektojë.
    "Nuk besoj se zoti Sejdiu është
    politikan aq i vogël", ka thënë
    Gaxherri.
    Daci numëron deri në 15
    deputetë përkrahës të tij, që do
    të mund të dilnin kundër iniciativave
    që vijnë nga krahu i Sejdiut.
    Por, shefi i grupit parlamentar të
    LDK-së, Alush Gashi, e ka
    këshilluar të enjten "deputetin
    Daci" që të respektojë institucionet
    legjitime.
    Problemet në LDK janë thelluar
    të shtunën, kur Këshilli i
    Përgjithshëm i përbërë nga 107
    anëtarë, ishte zgjedhur me aklamacion,
    pas incidentit me
    grushte dhe pa praninë e
    përkrahësve të ish-kryeparlamentarit.
    Ndërkaq, tash lufta
    kryesore po bëhet për kryesinë
    qendrore të partisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BETEJA E DYTE E SEJDIUT

    Prej 107 delegatëve që janë zgjedhur për Këshillin e
    Përgjithshëm të LDK-së, mbi 30 shpresojnë që do të
    gjenden në kryesinë prej 21 anëtarësh - dy prej të
    cilëve zgjidhen me çelës (Melihate Tërmkolli dhe
    Sejdë Tolaj). Për pesë nënkryetarë ëndërrojnë rreth
    10 veta. Kurse për nënkryetarin e parë, së paku tre
    veta. A është mbyllur kriza në LDK?

    Berat Buzhala
    berat.buzhala@gazetaexpress.com


    Brenda Lidhjes Demokratike
    të Kosovës mund të quhen
    të mbyllura vetëm problemet
    që zgjidhen me ndihmën
    e karrigeve. Të tjera
    thyerje priten të ndodhin ditëve
    në vijim, kur pritet të mbahet
    mbledhja e Këshillit të
    Përgjithshëm, në të cilin takim do
    të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe
    pesë nënkryetarët.
    Problemet do të jenë të paevitueshme
    nëse kryesia dhe pesë
    nënkryetaret do të zgjidhen bazuar
    në renditjen e delegatëve të
    Këshillit të Përgjithshëm, që është
    bërë në Kuvendin e Përgjithshëm.
    Nëse mund të konstatohet deri në
    një masë se në kryesinë e re do të
    futen emrat e 21 delegatëve të parë
    të listës së Këshillit të Përgjithshëm,
    atëherë shumë prej atyre që kanë
    kontribuar në zgjedhjen e Sejdiut
    për kryetar të partisë do të mbeten
    jashtë, kurse shumë të tjerë që nuk
    kanë dhënë ndonjë kontribut direkt,
    do të futen brenda. Por, edhe
    nëse renditja e delegatëve të
    Këshillit të Përgjithshëm është e
    parëndësishme, prapë nuk zgjidhet
    problemi. Shumë më shumë
    ka njerëz që mendojnë se i kanë
    ndihmuar Sejdiut për t'u zgjedhur
    kryetar sesa ka karrige në kryesinë
    e re ose për postet e nënkryetarëve.
    Shtëpia e Dacit e
    ka derën e hapur
    Prej 107 delegatëve të zgjedhur
    për Këshill të Përgjithshëm, mbi
    30 shpresojnë ta gjejnë vetën në
    kryesinë e re të partisë, ku vend
    ka vetëm për 21 veta, dy prej të
    cilëve janë zgjedhur kohë më parë.
    Bëhet fjalë për kryetarin e Forumit
    të Rinisë, Sejdë Tolaj dhe
    kryetaren e Forumit të Grave, ministren
    Melihate Tërmkolli. Me status
    të partisë udhëheqësit e këtyre
    forumeve janë automatikisht
    anëtar të kryesisë.
    Përveç garës për kryesi, ambiciet
    gjithashtu janë shtuar se kush
    prej këtyre delegatëve të zgjedhur
    do të ulet në pesë karriget e ndara
    për nënkryetarë të partisë. Për
    pesë vende të nënkryetarëve do
    të luftojnë rreth 10 veta. Secili prej
    tyre që nuk do të zgjidhet, do t'i
    bëjë hundë e buzë bashkë.
    Në garë për poste në LDK tensionet
    mund të rriten edhe krejt
    në fund. Dilema se kush prej pesë
    nënkryetarëve të zgjedhur do të
    bëhet nënkryetar i parë nuk është
    shumë lehtë për t'u zgjidhur. Dihet
    që kryetari i sapozgjedhur Fatmir
    Sejdiu, do të detyrohet të jep
    dorëheqje nga pozita në parti më
    së largu deri në fund të vitit. Detyrën
    e kryetarit të partisë më të
    madhe do ta drejtojë nënkryetari
    i parë, një pozitë kjo shumë e lakmueshme.
    Pashmangshëm priten
    thyerje të reja brenda LDK-së, që
    ka mbetur pas diskualifikimit të
    krahut të Nexhat Dacit e që në
    mënyrë indirekte do ta forcojnë
    pikërisht këtë krah. Dyert e hapura
    për njerëzit e pakënaqur në
    "shtëpinë e Nexhat Dacit" do të
    jenë dyer të ferrit për krahun institucional
    - atë të Fatmir Sejdiut.
    Drejt "projektit Daci" do të sulen
    të gjithë ata që nuk do të jenë të
    kënaqur me "vizionin e Sejdiut",
    që praktikisht i bie të gjithë ata që
    nuk do të kenë vend në strukturat
    më të larta të partisë.
    Nexhat Daci do të dijë të shfrytëzojë
    këtë situatë për të sjellë
    prurje të reja në atë që është diçka
    më serioz se fraksioni e më pak
    serioz se partia. Në këto kushte
    besohet se ai nuk do të ngutet që
    të ndërmarrë ndonjë hap në
    themelimin e partisë politike para
    se të zgjidhet kryesia dhe
    nënkryetarët e partisë. Daci do të
    shpresojë në thyeje serioze për t'i
    ngjeshur radhët e veta, në mënyrë
    që vitin tjetër të barazohet ose ta
    kalojë me delegatë krahun e Fatmir
    Sejdiut. Daci dhe fraksioni i
    tij gjithashtu shpresojnë shumë
    për t'i rritur radhët në rast të ri
    konfigurimit të qeverisë - një opsion
    që pritet të ndodhë në fillimin
    e hershëm të vitit të ardhshëm.
    Ai do të provojë të përfitojë nga
    hidhërimet e pritshme të të gjithë
    atyre që kanë shpresuar që do të
    bëhen ministra, por nuk janë
    bërë.
    Ka shumë zyrtarë të lartë të
    LDK-së që kontributin e tyre për
    t'u zgjedhur kryetar i partisë Fatmir
    Sejdiu e çmojnë shumë më
    shumë sesa këtë e çmon vetë Sejdiu.
    Kjo fiton në peshë kur dihet
    fitorja e ngushtë e Sejdiut. Kanë
    mjaftuar që votat e një dege të
    LDK-së të kalonin prej Sejdiut tek
    Daci dhe ky i fundit sot kishte
    qenë duke korrur frytet e fitores.
    Për këtë arsye pothuajse të gjithë
    kryetarët e degëve të LDK-së që
    janë rreshtuar përkrah Sejdiut,
    janë të bindur në vetën e tyre se
    nëse nuk bëhen nënkryetarë të
    partisë, së paku do të bëhen anëtarë
    të kryesisë. Mirëpo, në LDKja
    ka më shumë degë sesa ulëse
    për anëtarë të kryesisë. Kjo i bie
    që jo të gjithë ata do të buzëqeshin
    ditën e Këshillit të Përgjithshëm.
    Së paku gjysma do të mbesin
    jashtë kryesisë dhe prej atij momenti
    do ta pyesin vetën pse kanë
    votuar për Fatmir Sejdiun.

    Garda e vjetër, e pakalueshme

    Së paku gjysma e kryesisë së
    LDK-së pritet të përbëhet prej
    njerëzve që as nuk janë kryetarë
    të degëve e as nuk mbajnë poste
    të kryetarëve të komunave, por
    që janë njerëz shumë me peshë
    në LDK. Ta zëmë të kryer e konsiderojnë
    faktin që do të zgjidhen
    anëtarë të kryesisë e besa edhe
    nënkryetarë, shumica e atyre që
    tash quhen garda e vjetër e LDKsë.
    Në këtë kategori hynë Eqrem
    Kryeziu, Kolë Berisha, Nekibe Kelmendi,
    Sabri Hamiti dhe ndonjë
    tjetër që mund ta konsiderojë
    vetën që i takon kësaj garde.
    Mirëpo, asnjëri prej tyre, përveç
    Kryeziut, nuk udhëheq ndonjë
    degë partie e as që ka dalë në terren
    për të grumbulluar vota. Kapitali
    i tyre politik është grumbulluar
    me dekada dhe askush nuk
    e mendon që t'i pastrojë hesapet
    me ta. Këta më shumë janë ikona
    të LDK-së sesa njerëz që praktikisht
    i kanë ndihmuar Sejdiut. Tretman
    special në parti duket se ka
    edhe zëvendëskryeministri Lutfi
    Haziri. Ndonëse i mundur në Gjilan
    nga Xhemajl Hyseni, Haziri
    pakontestueshëm do të jetë njër
    prej anëtarëve të kryesisë qendrore,
    e sigurisht edhe njëri prej
    nënkryetarëve të partisë. Nëse
    dëgjohen sugjerimet e marra nga
    zyrat diplomatike, siç është vepruar
    zakonisht, atëherë Haziri do të
    duhej të ishte numri dy i partisë,
    për t'u bërë numri një vetëm pak
    ditë më vonë. Mirëpo, kundërkandidat
    do t'i ketë kockat e forta:
    Eqrem Kryeziun dhe Sabri
    Hamitin.
    Kryeziu është i vështirë si
    kundërshtar për disa arsye:
    Një, Kryeziu ka qenë zyrtari që
    ka pasur ballë për ta përndjekur
    Nexhat Dacin nga pozita e
    kryeparlamentarit të Kosovës;
    Dy, ka qenë shumë aktiv gjatë
    gjithë fushatës zgjedhore brenda
    kësaj partie dhe,
    Tre, sepse është personi më i
    urryer nga krahu i Dacit, gjë që
    automatikisht e bën atë më të
    dashurin në krahun tjetër. Kurse
    Sabri Hamiti vazhdon të mbetet
    interpretuesi më dinjitoz i filozofisë
    politike në Lidhjen
    Demokratike të Kosovës. Ndoshta
    Hamiti është edhe personi i
    vetëm në këtë parti që mund dhe
    din ta profilizojë ideologjikisht
    LDK-në. Behane e tij është arroganca,
    si ndaj bashkëpunëtorëve
    edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
    I vetmi që si duket e ka
    vendin e rezervuar për të gjallë të
    tij është Kolë Berisha. Për dallim
    nga pjesa tjetër, Berisha nuk ka
    ndonjë ambicie për të qenë
    nënkryetar i parë i LDK-së, por
    gjithsesi për të qenë nënkryetar.
    Për këtë ai i plotëson dy kushte jo
    aq fundamentale, por gjithsesi të
    nevojshme: Një është katolik; dy
    i dëgjueshëm. Kurse Nekibe Kelmendi
    me gjasë do ta ketë të rezervuar
    postin e sekretarit të
    përgjithshëm të kësaj partie.
    Ambiciet e gardës së re
    Përveç gardës së vjetër, një
    rrjedh logjike thotë se në kryesi
    të partisë do të duhej të futeshin
    edhe ministrat Astrit Haraqija,
    Agim Veliu, Qemajl Ahemti dhe
    Fatmir Rexhepi. Haraqija nuk
    është larg mendsh që të luftojë
    edhe për njërin prej pozitave të
    nënkryetarëve të partisë - qoftë
    ai edhe nënkryetari i pestë. Nëse
    flitet për meritokraci, ky ministër
    pa dyshim se është njëri prej atyre
    që ka qenë shumë aktiv dhe ka
    dhënë kontribut shumë të madh
    për t'u zgjedhur Sejdiu kryetar i
    partisë. Nëse votat e degës së tij
    do të shkonin për Nexhat Dacin
    - siç ka shpresuar ish kryeparlamentari
    - Daci tash do të ishte
    duke ushtruar postin e kryetarit
    të LDK-së, kurse Haraqija do të
    ishte shumë afër tij me pozitë.
    Lojaliteti që ai ka treguar karshi
    institucioneve i ka sjellë simpati
    të madhe brenda udhëheqësve
    partiakë. Por, siç u tha edhe më
    lartë, vend për të gjithë nuk ka.
    Dikush do të dalë buzëvarur nga
    mbledhja e Këshillit të
    Përgjithshëm.
    Pas ministrave në radhë për t'u
    bërë anëtarë të kryesisë, e mundësisht
    edhe nënkryetarë, presin
    kryetarët e komunave që udhëhiqen
    nga LDK-ja. Për shembull,
    Ismet Beqiri. Dega e tij ku
    Beqiri është zgjedhur pakontestueshëm
    kryetar, i ka sjellë Sejdiut
    një numër të madh të votave.
    Kur merret parasysh edhe pozicioni
    i tij si kryetar i komunës më
    të madhe në Kosovë, do të ishte
    befasi e dorës së parë nëse ai nuk
    do të prekej po të mos zgjidhej në
    njërën prej pozitave udhëheqëse
    të partisë. Në pozitë sikur Beqiri
    janë edhe disa kryetarë tjerë të
    komunave. Secili prej tyre e pret
    me ankth mbledhjen e Këshillit
    të Përgjithshëm. Frustrimi i tyre
    vetëm sa do të rritej sikur ta zëmë
    në kryesi të futeshin individë që
    nuk e përfaqësojnë askënd. I kësaj
    natyre është fenomeni Naim Jerliu,
    aktualisht anëtar i kryesisë së
    vjetër, por që në zgjedhje nëpër
    degë është mundur keqas në
    Obiliq. Futja në kryesi e Jerliut ose
    Skender Hysenit do të ishte kulmi
    i nervozes për të gjithë të tjerët
    që kanë pozita dhe janë të
    fuqishëm në degët e tyre.
    Në pamundësi për t'i kënaqur
    ambiciet e të gjithë atyre që e kanë
    përkrahur gjatë fushatës zgjedhore,
    Fatmir Sejdiu do ta ketë krejt
    të pamundur që duke dhuruar
    pozita në kryesi të taktizojë duke
    thyer ndonjërin prej atyre që
    hamenden nëse duhet të shkojnë
    drejt "shtëpisë" së Dacit.
    Në zgrip për ta përqafuar
    "vizionin" e Sejdiut është duke
    qëndruar Naser Rugova. Përfundimisht,
    thonë burimet, ai do
    t'ia kthente shpinën Nexhat Dacit
    sikur për të te sigurohej një vend
    në kryesinë e re. Ngjashëm do të
    kënaqej edhe Ali Lajçi, një ish kandidat
    shumë joserioz për pozitën
    numër një në LDK. Por, nëse këta
    injorohen, atëherë vetëm një
    derë i mbetet e hapur - ajo e Nexhat
    Dacit.
    Por, me gjasë nuk ka vend për
    të gjithë në kryesi e as në qeverinë
    e re që mund të krijohet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 15 prej 37 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •