Close
Faqja 14 prej 37 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 366
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fund i tmerrshem apo tmerr pa fund

    Tregues real i situatës në LDK nuk ka qenë përqafimi i Dacit me Sejdiun, por grushtet dhe karriget që delegatët ia kanë përplasur njëri-tjetrit në kokë

    Në televizione ende po shfaqeshin pamje nga salla e Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, e cila për disa minuta u shndërrua në arenë gladiatorësh, kurse udhëheqësit e vendit flisnin për situatë stabile. Të jepnin përshtypjen se grushtet dhe karriget e përplasura për kokat e njëri-tjetrit jo që nuk e kanë dobësuar partinë më të madhe në vend, por vetëm sa e kanë forcuar atë.

    Një ditë pas skenave të dhunshme në partinë më të madhe në vend, flitej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Flitej sikur bëhet fjalë për një rast të izoluar që nuk ka kurrfarë ndikimi. Ky konstatim mund të jetë i saktë vetëm nëse problemi thjeshtësohet deri në atë shkallë sa të shikohet në mënyrë eksplicite vetëm kush shqepi grushte në kuvend e kush jo. Në këtë rast mund të konstatohet me siguri të plotë se as Nexhat Daci e as Fatmir Sejdiu nuk janë të përfshirë direkt në dhunë. Por, gjithashtu mund të konstatohet se si kurrë më parë janë armiqësuar me njëri-tjetrin 190 delegatë që e përkrahin presidentin Sejdiu dhe 160 të tjerë që e përkrahin Nexhat Dacin. Situatën e tensionuar në këtë parti nuk e ka ndërruar as përqafimi i këtyre dy burrave pas shpalljes së rezultatit.

    Më të sinqertë kanë qenë grushtet që delegatët ia kanë dhënë njëritjetrit sesa përqafimi i Dacit me Sejdiun. Në fund të fundit dhuna në Kuvendin e Përgjithshëm duket që është vetëm një shprehje e nervozes së akumuluar për muaj të tërë. Dozën e padurueshmërisë që kishin delegatët ndaj njëritjetrit nuk mund ta amortizonin ca përqafime kurtuazie. Por tash, pas asaj që pamë të shtunën mbrëma, në këtë parti është vështirë të pritet një pajtim. Hendeku është thelluar aq shumë sa vështirë që mund të riparohet ditëve në vijim, nëse krijimi i hendekut dhe pastrimi i partisë nga persona të papërshtatshëm nuk ka qenë vetë qëllimi i këtij kuvendi.

    Por, kushdo që ka menduar kështu, ka gabuar në kalkulime.
    Votat e delegatëve e kanë treguar një gjendje pak më ndryshe nga ç'është menduar. Duket se është krijuar aso situate që partia nuk mund të pastrohet nga disa njerëz të "papërgjegjshëm", sepse ata janë aq shumë sa përpara që ta braktisin partinë e tyre, do të parapëlqenin ta ndanin atë. Dallimi për 30 vota në 350 delegatë nuk lë shumë hapësirë për të menduar në një reformim nga brenda të partisë më të madhe në Kosovë.

    Sikur rezultati të ishte shumë më bindës në favor të Sejdiut, gjërat do të ërthjeshtësoheshin tej mase. Rebelët do të izoloheshin, kurse LDK-ja do të ecte përpara.

    Kjo punë do të kryhej në mënyrë shumë elegante dhe pa ndonjë tension. Mirëpo, fraksioni që e mbështet Nexhat Dacin si duket edhe vetë është befasuar me numrin e madh të delegatëve që e mbështetën ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Për këtë arsye dhe me plot të drejtë, ata kërkonin një përfaqësim më proporcional në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

    Të fitosh mbi 40 për qind të votave të delegatëve dhe të marrësh më pak se 10 për qind të ulëseve në Këshillin Drejtues të parties është politikisht e papranueshme.

    Por, këto lista për Këshillin Drejtues të partisë vërehej ashiqare që ishin përgatitur para se të mbahej Kuvendi i Përgjithshëm. Askush nga kampi i kryetarit të sapozgjedhur të LDK-së nuk e kishte pritur një rezultat final të atillë çfarë erdhi. Lista e përfaqësuesve për Këshill Drejtues ishte përgatitur duke u nisur nga supozimet që Sejdiu do t'i fitojë mbi 200 vota të delegatëve, kurse Daci do të sillet në rreth 100 vota të fituara. Një rrjedhojë e tillë do të sillte një kahe krejt tjetër të punimeve. Një rezultat i tillë do të dekurajonte edhe krahun më militant të Nexhat Dacit për të shkaktuar probleme. Shihet qartazi që në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së ka dështuar skenari i menduar më herët që Fatmir Sejdiu do të fitojë dyfishin e votave të Nexhat Dacit dhe në këtë mënyrë me pincetë do t'i eliminonte një nga një eksponentët më radikalë të kundërshtarit të tij pa e pasur asnjë problem. Në këtë mënyrë, Sejdiu dhe përcjellësit e tij do të mund të fillonin një reformim të partisë, duke ua kthyer shpinën atyre anëtarëve që tash më nuk i duhen LDK-së, edhe pse për një kohë të gjatë të njëjtit persona janë konsideruar si shumë të afërt me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

    Thënë troç, për pjesën akademike të LDK-së, hiç këtu Nexhat Dacin, është përçmuese që t'i kenë afër vetës aktivistë si Gani Geci apo Adem Salihaj. Kampi i Fatmir Sejdiut tashmë janë të bindur se luftë më nuk do të ketë në Kosovë dhe kështu nuk do t'ua kenë nevojën familjeve kryeneçe, si ajo e shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, që në kohë shumë të vështira e kanë ruajtur dinjitetin e LDK-së edhe në komuna tmerrësisht të papërshtatshme, si bie fjala Skenderaj apo Drenas. Kanë kaluar kohërat kur familja Geci është dashur ta marrë në mbrojtje presidentin Rugova në kohën kur aktivistë të tjerë të kësaj partie e kanë fshehur lojalitetin e tyre dhe e kanë shpallur presidentin Rugova të vdekur politikisht. Tash kur Rugova është i vdekur edhe politikisht e edhe fizikisht supozohet se eksponentëve radikalë u ka skaduar afati dhe se LDK-ja nuk ka më nevojë për mbrojtje, qoftë edhe fizike, karshi partive tjera.

    Këto janë disa probleme të brendshme të partisë më të madhe në vend, por të cilat probleme pashmangshëm përcaktojnë rrjedhën e zhvillimeve të gjithëmbarshme politike në Kosovë. Ato tash do të reflektohen edhe në Kuvendin e Kosovës e sidomos në qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës. Është krejtësisht i pasaktë konstatimi se devijimet e ndodhura në LDK nuk e dëmtojnë koalicionin LDK - AAK, që rrezikon ta humbasë shumicën parlamentare nëse krahu i Dacit vendos ta minojë koalicionin në ndonjë votëbesim potencial. Ky koalicion mbahet gjallë nga votat e 68 deputetëve LDK + AAK dhe disa parti të vogla. Rreziku bëhet edhe më i madh për koalicionin, bazuar në tretmanin që i është bërë shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Alush Gashit. Në këtë mënyrë është rritur numri i deputetëve që do të kenë disponim armiqësor për koalicionin. Përpos Nexhat Dacit, tash pritet që radhëve t'i shtohet edhe Alush Gashi, ministrja, gjithashtu e lënë pas dore, Melihate Tërmkolli, Lulzim Zeneli, Fadil Geci dhe Besa Gaxherri. Në një votim të fshehtë, sipas të gjitha gjasave, kundër koalicionit do të votonte edhe deputeti i Partisë Demokristiane, Zef Morina. Pra, pa u futur në konspiracion më të thellë, së paku gjashtë ose shtatë deputetë kanë disponim armiqësor për koalicionin. Përndryshe, tash nuk dihet se si do të votonin edhe dy deputetë që vijnë nga partia e ministrit të përjashtuar, Sllavisha Petkovic, e as ndonjë deputet i hidhëruar nga radhët e AAK-së.. Kur kihen parasysh gjitha këto zhvillime, i vetmi person që do të mund t'i gëzohej gjendjes së mjerueshme të koalicionit qeveritar është Hashim Thaçi. Kreatorët e koalicionit nuk do të bënin keq sikur të mendonin pak më shumë për gjendjen ku janë futur, para se të shprehin optimizmin e tyre për situatë stabile. Fjalët e mira dhe optimizmi janë gjëra pozitive, por në praktikë nuk kanë ndonjë efekt të veçantë.

    Së fundi rezulton se nga Kuvendi ka pas një logjikë tjetër që lidhet shumë me atë thënjen e njohur: Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr i pafund. Duke shpresuar se në këtë mënyrë po krijohet një LDK e fortë. Por gjasat janë që nga ideja e një LDK-je të fortë të krijohen dy tjera, që varësisht nga interpretimi njëra prej
    Tregues real i situatës në LDK nuk ka qenë përqafimi i Dacit me Sejdiun, por grushtet dhe karriget që delegatët ia kanë përplasur njëri-tjetrit në kokë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Urime,
    Fatmir Sejdiut, per zgjedhjen e kryetarit.
    Zgjedhja ka qene demokratike kurse keqkuptimet jan qeshtje e mbrendshme e saj.
    LDK/ ja nuk mund te themi se eshte perfekte por kush e meriton kete emer me shume.

  3. #133
    Citim Postuar më parë nga Brari
    arian b.. 2 pytje per ty..

    a ka qen qosja antar i lkj-s?

    dhe..

    ne cilin vit qosja e ka mbarue villen 3-4 katshe..?
    1.Qosja asnjehere nuk ka qene antar i LKJ.

    2. Per cilen Ville e keni fjalen, Qosja ka vetem nje shtepi 2 kateshe ne Breg te Diellit, dhe njerin kat e ka vetem biblioteken e vet personale.

    Po une tani kame nje pyetje per ty Braro. Perse ne cdo teme mundohesh ta paraqesih emrin e tij, kjo teme aspak fare nuk ka te beje me emrin e tij, por kjo teme ka te beje me fytyren e vertete te LDK-LKJ.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kriza në LDK mund të reflektohet në institucione

    Kalkulimet po bëhen në heshtje
    Kuvendi i LDK-së është shpallur i
    mbyllur. E vetmja mundësi e Nexhat
    Dacit është krijimi i një partie të re
    politike, ose bashkimi me opozitën,
    për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Por,
    nëse LDK-ja ndahet, shumëçka varet
    nga ajo se me kë do të bashkohet
    PDK-ja. Hajredin Kuçi thotë se
    PDK-ja është duke e pritur momentin
    për të dalë me qëndrim


    Fraksioni i Nexhat Dacit kërkon kompromis, të cilin nuk mund t'ia ofrojë
    kryetari Fatmir Sejdiu. Kuvendi i LDK-së është shpallur i mbyllur. E vetmja
    mundësi e Dacit është ose krijimi i një partie të re politike, ose bashkimi
    me opozitën për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. Por, nëse LDK-ja ndahet,
    shumëçka varet nga ajo se me kë do të bashkohet PDK-ja. Hajredin Kuçi
    thotë se PDK-ja është duke e pritur momentin për të dalë me qëndrim

    ARSIM LANI &
    SEBAHATE SHALA
    Prishtinë, 12 dhjetor - Ekipi i
    Nexhat Dacit do t'i shterë të
    gjitha mundësitë politike për ta
    vazhduar "bashkëjetesën" me
    krahun e Fatmir Sejdiut, e eventualisht
    rikthim më të fuqishëm
    LDK. Por, nëse brenda një
    dështon tentativa për arritjen
    një marrëveshjeje kompromisi
    mes dy fraksioneve, kjo do
    hapë rrugë mundësisë për krijimin
    e një dualizmi partiak
    brendapërbrenda LDK-së, e edhe
    institucione, sidomos në
    Kuvendin e Kosovës, të cilin kjo
    e udhëheq.
    tashmë i kemi bërë të qarta
    kërkesat tona për kompromis. Të
    shohim se cila do të jetë përgjigjja.
    Do t'i shterim të gjitha
    mundësitë", thotë Berim
    Ramosaj, pjesë e grupi politik të
    Dacit. Por, qëndrimet e këtij
    grupimi nuk janë marrë fare
    parasysh nga krahu i Sejdiut,
    madje as që janë lexuar.
    Kuvendi e ka përfunduar
    punën. Fjala kompromis nuk
    duhet të përdoret në kontekst të
    ngjarjeje, megjithatë ne
    mund të bisedojmë, sepse ata
    shokë tanë, me të cilët kemi
    bashkëpunuar me vite", thotë
    Fadil Ferati, anëtar i Këshillit të
    Përgjithshëm.
    Ai nuk e ka të qartë se çfarë
    përmban kërkesa e ekipit të
    Dacit.
    Opsioni tjetër i mundshëm është
    çarja e Grupit parlamentar të
    LDK-së në Kuvend, i udhëhequr
    nga humbësi i dyfishtë i zgjedhjeve
    në LDK, Alush Gashi. Një
    rirreshtim i mundshëm i "kampit
    të Dacit" bashkë me Gashin, që
    llogarit gjithsej 10 vota në
    Kuvendin e Kosovës, do ta kërcënonte
    seriozisht qëndrueshmërinë
    e koalicionit qeverisës,
    veçmas nëse atij do t'i bashkoheshin
    dy partitë opozitare,
    PDK-ja me 30 dhe "ORA" me
    gjithsej 7 vota. Në këtë rast,
    krahu i Sejdiut do të numëronte
    52, eventualisht 54 vota, 37 nga
    LDK-ja, 9 nga AAK-ja dhe 6 nga
    Grupi parlamentar "6 Plus", vota
    këto të pamjaftueshme për ta siguruar
    mbijetesën e Qeverisë,
    nëse kjo e fundit i nënshtrohet
    mocionit të votëbesimit.
    Por, Gashi nuk u përgjigj nëse
    një pjesë e GP të LDK-së nga
    krahu i Dacit do t'i bashkohej
    opozitës për ta rrëzuar Qeverinë,
    ndërsa çështjen rreth pozitës së
    tij, si shef i Grupit parlamentar
    të LDK-së në Kuvend, e quan
    punë të kryer, pa sqaruar se si
    është kryer kjo punë.
    Një tjetër mundësi, më e favorshme
    e Dacit, është krijimi i një
    partie simotër e LDK-së me një
    emër të ngjashëm si "Lidhja e re
    Demokratike e Kosovës", e cila
    do të ruante imazhin, simbolet
    dhe filozofinë e promovuar nga
    ish-kryetari i ndjerë, Ibrahim
    Rugova. Nga Daci po shqyrtohet
    me seriozitet krijimi i një subjekti
    të ri politik, por jo pa e marrë
    përgjigjen e prerë për mundësi
    kompromisi nga Sejdiu.
    "Dëshiroj që të mos vijmë në një
    gjendje, kur do të mendohet
    edhe për këtë. Tash nuk mund të
    flas për një alternativë tjetër",
    thotë Ramosaj.
    Ferati, ndërkaq, e quan hap të
    ngutshëm mundësinë e shkëputjes
    së grupit të Dacit nga
    LDK-ja.
    "Të përmendet ndarja e ndonjë
    grupi të caktuar në LDK është
    një hap shumë i guximshëm, për
    të mos thënë edhe i pamenduar
    mirë".
    Nga ana tjetër, si duket nga
    përçarjet brenda LDK-së po përfiton
    partia e dytë për nga numri

    i votave, PDK. E mbyllur në
    vetvete, PDK-në e ka kapluar
    heshtja, apo duket se po i konvenon
    situata e krijuar në partinë
    rivale. Kjo mund ta rrisë edhe
    seriozitetin para elektoratit të saj
    dhe të disa partive të tjera.
    "Njëherë nuk po bëjmë kurrfarë
    kalkulimesh, apo strategji veprimi.
    Do të vendosim në Kuvend
    se si do të veprojmë pas zhvillimeve
    në LDK", thotë Jakup
    Krasniqi, shef i Grupit parlamentar
    të PDK-së, duke mos u
    përgjigjur nëse PDK-ja bashkë
    me ORA-n dhe me fraksionin e
    Dacit do të bëheshin bashkë të
    kërkonin votëbesimin e Qeverisë.
    Sipas Hajredin Kuçit, deputet i
    këtij grupi parlamentar, PDK-ja
    me kohë do të dalë me një qëndrim
    zyrtar rreth zhvillimeve të
    fundit politike në Kosovë.
    Zhvillimet që dolën nga Kuvendi

    VI Zgjedhor i LDK-së, kjo parti i
    konsideron si çështje të brendshme
    të saj.
    "Le t'i zbërthejnë ato procese ata
    vetë. PDK-ja me kohë do të dalë
    me qëndrim lidhur me mundësinë
    e votëbesimit të Qeverisë",
    tha Kuçi, duke hedhur poshtë
    mundësinë se kjo parti po fiton
    pozicion më të fuqishëm për
    shkak të çarjeve në LDK.
    "PDK-ja fiton në bazë të aftësive
    dhe të potencialit të saj, e jo në
    bazë të fatkeqësisë së të tjerëve"
    Zëdhënësi i partisë "ORA", Ylli
    Hoxha, ndërkaq, nuk dëshiron t'i
    përgjigjet pyetjes "hipotetike" se
    si do të reagojë kjo parti në
    Kuvend pas zhvillimeve në
    LDK.
    "'ORA' po i përcjell zhvillimet
    politike në vend, por nuk mund
    të deklarohemi për situata
    hipotetike".

    G.Lajm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 13-12-2006 më 16:23
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    H e t i m e t n ë p ë r f u n d i m , p r i t e n a k u z a t ë r e j a

    Kë e presin prangat për “hallakamën” e LDK-së?

    Në ditët e ardhshme mund të priten akuza dhe arrestime të reja rreth incidentit që ndodhi në Kuvendin VI Zgjedhor të LDK-së.
    Policia është në fazën e fundit të hetimeve rreth këtij rasti. Revolja e një polici që e mbante Gani Geci, tashmë është marrë nga policia


    BETIM MUSLIU
    Prishtinë, 12 dhjetor - Së shpejti
    mund të prangosen edhe protagonistët
    tjerë të implikuar në "hallakamën"
    që ndodhi në Kuvendin
    VI Zgjedhor të Lidhjes
    Demokratike të Kosovës (LDK).
    Për grushtet, nxjerrjen e revoleve,
    si dhe karriget që fluturuan mbi
    kokat e delegatëve, policia ka
    arrestuar vetëm dy persona. Njërin
    prej tyre tashmë e ka liruar, ndërsa
    tjetri ende mbahet në paraburgim,
    me urdhër të prokurorit. Por, me
    gjasë aksioni ende s'ka përfunduar.
    "Jemi pothuajse në përfundim të
    hetimeve rreth rastit. Do të
    shohim përfundimisht rezultatin
    dhe besojmë se do të ketë akuza të
    reja", tha Veton Elshani, zëdhënës
    i Shërbimit Policor të Kosovës
    (SHPK).
    Në incidentin në Kuvendin
    Zgjedhor të LDK-së ishte i përfshirë
    një numër i madh i prishësve
    të rendit dhe qetësisë. "Nëse bëhen
    akuza të reja, me siguri se do të
    ketë arrestime", tha Elshani. Ai
    kursen çdo detaj dhe emër të cilin
    do ta presin prangat në ditët e
    ardhshme. "S'kam koment, pasi
    rezultatet do të sjellin veprimet e
    ardhshme të prokurorisë dhe policisë.
    Andaj, s'mund të prejudikoj
    asgjë rreth kësaj çështjeje".
    Zëdhënësi Elshani bëri të ditur
    për "Lajm" se policia ia ka marrë
    revolen policore Gani Gecit, rojat
    e të cilit ia kishin marrë revolen
    policit të SHPK-së gjatë përleshjes
    në Kuvend. Të shtunën, kur ndodhi
    përleshja ndërmjet dy fraksioneve
    të LDK-së, pësuan lëndime dy
    pjesëtarë të SHPK-së. Policia
    arrestoi Halil Lekajn, të cilin e ka
    liruar, dhe nipin e Gani
    Gecit, Arben Gecin, i cili
    ende mbahet në paraburgim.
    Për arrestimin e këtij të fundit
    ka reaguar të martën Kryesia e
    Forumit Rinor të LDK-së. Ata
    kërkojnë lirimin sa më të shpejtë
    të tij, pasi, sipas tyre, Arben Geci
    në Kuvendin VI zgjedhor të LDKsë
    ka qenë i ftuar dhe mysafir zyrtar
    në cilësinë e anëtarit të
    Kryesisë së FR të LDK-së. Ky
    organ rinor pohon se Geci është i
    pafajshëm, ndërsa fajtorët duhet
    kërkuar në mesin e personave të
    paftuar e të armatosur, të cilët
    kanë provokuar dhunë në
    Kuvendin Zgjedhor.

    Gani Geci nuk paraqitet në polici, pason arrestimi?

    Të dielën pjesëtarët e SHPK-së kanë shkuar në shtëpi të Gani Gecit
    dhe ia kanë marrë revolen policore. Me këtë rast, ata ia kanë lënë
    Gecit edhe një fletëthirrje për t'u paraqitur në polici. Zëdhënësi
    Elshani nuk bëri të ditur asgjë rreth këtij rasti, por burime të
    besueshme të "Lajmit" brenda SHPK-së thanë se Geci nuk është
    paraqitur fare në polici. Në këto raste, gjithçka rreth këtyre personave
    procedohet në Prokurorinë Publike. Sipas burimit të "Lajmit",
    policia ka raportuar tek organet e prokurorisë për mosparaqitjen e
    Gani Gecit. Prokurori, së bashku me gjyqtarin e procedurës paraprake,
    tashmë e ka përgatitur lëndën, ndërsa policia vetëm pret
    lëshimin e fletarrestimit për Gani Gecin. Policia u ka dërguar
    fletëthirrje edhe disa personave të tjerë për t'u paraqitur në polici.
    Në rast se ata nuk i përgjigjen ftesës, edhe ata do të prangosen.

    G. Lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Mufail Limani


    Me kend të merremi - me Dacin ose Ahtisarin ???

    Kosova duhet të merret me Marti Ahtisarin e jo me Nexhat Dacin.
    Që të reagohet ndaj ngjarjeve në Kuvendin e VI-të besoj se nuk duhej dërguar policë- atje më parë duhej dërguar ambulanca dhe shumë e shumë mjekë. Nuk pashë që LDK-ja të jetë mendur atë natë, që të rrethohetme polici e të lidhet ndokush me pranga; ajo që pamë, tregoi se LDK-ja ka probleme të ngjashme me ato të një pacienti që vuan nga mbipesha, ndërsa ajo që përpiqej të bënte Fatmir Sejdiu duket sikur një operacioni i heqjes së dhjamit. Besoj se Fatmir Sejdiu e din se kjo është e vetmja rrugë, që- duke e lënë dr. Rugovën që, bashkë me figurat tjera kombëtare, të prehet i qetë në dheun e shtetit të Kosovës- partia e tij e dikurshme të mund të vazhdojë tutje, me një profil të përtërirë bashkëkohor.
    Por, a do të ketë sukses?
    Nuk dihet. Në fakt, suksesi i Sejdiut në ndërmarrjen e tij, e cila është një ndërmarrje jashtëzakonisht e shëndetshme për proceset e gjithmbarshme në Kosovë, duket se nuk varet vetëm nga vet LDK-ja, e cila të shtunën e tha fjalën e saj. Suksesi i projektit Sejdiu aktualisht varet edhe nga fuqia e dacistëve të PDK-së dhe të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
    Ajo çfarë dua të them është se nuk ka lidhje pse PDK dhe AAK nuk kanë votuar të shtunën mbrëma, sepse ato parti megjithatë mbeten pjesë e procesit, thjesht sepse matematika parlamentare detyrimisht heq ata nga roli "vëzhguesve neutralë".

    Në këtë kontekst- sado paradoksale që mund të tingëllojë kjodel që edhe PDK e AAK patjetër duhet të deklarohen
    nëse janë për ose kundër Nexhat Dacit. Dhe, në vend të një qasjeje të papërgjegjshme, përmes shtirjes kinse kjo s'ka lidhje me ato parti, mua më duket se kjo është koha kur duhet të lihet anash edhe korrektësia e tredhur politike dhe kur PDK dhe AAK, ashtu sikur edhe ORA, duhet patjetër të mbështesin projektin e Fatmir Sejdiut.
    Pse?
    Një, sepse ajo që ndodhi të shtunën mbrëma në LDK është një leksion i përgjithshëm politik dhe ka të bëjë me të gjithë qytetarët e neveritur dhe të tmerruar të Kosovës.

    Dy, sepse duhet të jesh një amator i madh e të vazhdosh të luash në "letrën Daci", tash kur ai përfundimisht ka humbur gjithçka në LDK dhe tash kur ai është në situatë që duhet të themelojë një parti të re- nëse dëshiron të mbetet në jetën politike.

    Tre, kalkulimi i tashëm opozitar me projektet e reja të Dacit e të Pacollit, pa përfillur faktin se ekzistojnë aleanca të natyrshme dhe aleanca të panatyrshme politike, humb kredibilitetin opozitar të "ofertës tjetër" për elektoratin e hutuar dhe jetën politike të vendit e fundos në ankthin e koncepteve mafioze të kontrabandave me vota. Katër, sepse zgjedhjet e ardhshme do t'i fitojë ai që do të bind njerëzit se ka një parim udhëheqës moralse nuk është një mashtrues masovik dhe hajn i rrezikshëm. Pesë, sepse të mbështetësh projektin e Sejdiut është të mbështetësh një përpjekje ende të njomë për kalimin të përgjithshëm në një fazë të re të demokracisë në Kosovë, ndërsa të mbështetësh Dacin, është angazhim për rikthim në ditët e "harmonisë së madhe ndërpartiake", kur të gjithë e trajtonin buxhetin si kuletat personale, ndërsa Kosova humbi vite të tëra politike, krejt kot.
    Me fjalë të tjera, rrëfimi i gjatë për Nexhat Dacin i ka vendosur, në këtë pikë, edhe PDK-në dhe AAK-në para një "testi demokratik"- mjaft domethënës!

    Dhe, pyetja e vërtetë nuk është nëse të gjithë në PDK dhe në AAK janë për ose kundër Dacit- që do të ishte vetiu një pyetje stupide. Por mbetet pyetje e rëndë- implicite!- nëse të gjithë deputetët e PDK-së dhe të AAK-së, sikurse edhe ata të LDK-së në të dy krahët e saj, janë për ose kundër vlerave dhe normave të demokracisë perëndimore?

    Natyrisht që Nexhat Daci deri tash ka mundur ta përmbyllte vet gjithë këtë rrëfim të komplikuar e të rrezikshëm në mënyre demokratike, duke shpallur themelimin e partisë së re dhe duke nisur përgatitjet për organizimin e saj. Por, para se ta bëjë këtë shpallje, ai ashiqare ka vendosur që edhe një herë të testojë të gjithë- në LDK dhe jashtë saj, përfshirë Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, por edhe miqtë dhe aleatët pa të cilët thjesht e dimë se s'kemi të gjallë e lëre më status shtetëror.

    Besoj se, për shkak të këtij provokimi të rëndë politik, që implikon domosdonë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe, rrjedhimisht, shtyrjen e mëtutjeshme të procesit të Kosovës, Nexhat Daci duhet të marr përgjigje meritore nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës- edhe nga ata që, për arsye të ndryshme, janë në kampin e tij. Shkurt, Kosova thjesht duhet të ndërrojë kanalintë merret Marti Ahtisarin e jo me Nexhat Dacin.

    gazetaexpress.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Cili kompromis mund ta shpëtojë LDK-në?

    Nga Sabit Rrustemi

    Epilogu i Kuvendit të gjashtë zgjedhor të LDK-së dihet tashmë. Sikur që dihet mirëfilli se nuk do të ketë vazhdim të këtij Kuvendi e, as rishikim të listës për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm. Mësa a kishte pas Kuvendit të tretë të LDK-së dhe, është e pakuptueshme se si kampi politik i akademik Nexhat Dacit, mërgata dhe ithtarët e këtij projekti nuk po e kuptojnë këtë dhe, nuk po shpërgjumen.

    Kryetari i posazgjedhur i LDK-së, si pasues i parë i Rugovës , me vetë faktin se pas gjitha atyre kërkesave deri edhe në përgjërim, nuk lëshoi pe, madje as pas tërë asaj hallakame dhe dhune të padëshirueshme dhe të patolerueshme (duke qenë nxitëse kryesore e saj Kryesia e Punës së Kuvendit), gjeti forcë dhe kurajo për t’ i shpallur të mbyllura punimet e Kuvendit, ai tash, më lehtë e ka t’ i injorojë kërkesat që vijnë nga të pakënaqurit, pavarësisht numrit të tyre të shumtë, qofshin delegatë apo edhe anëtarësi e LDK-së.

    Dhe, me mbështetjen që e mori që nga e diela e 10 dhjetorit, në një mënyrë ai mori edhe kurajon për të vazhduar me refuzimin e gjithë të tjerëve që kërkojnë një LDK unike dhe tërësishme, siç e ka premtuar dhe ai.

    Është fakt se, si bashkësia ndërkombëtare dhe, si opozita e këtushme po, edhe ata që realisht fituan përmes zgjedhjes së kryetarit të LDK-së, nuk e dëshiruan një LDK të fortë dhe, një LDK dominuese edhe mëtutje në skenën politike të Kosovës.

    Presioni shumëvjeçar mbi LDK, duket se i dha frytet e para në Kuvendin e VI-të zgjedhor të LDK-së dhe, tash, në Kosovë do të vendoset vetëm përmes koalicioneve dhe gjetjes së partnerëve politikë përmes pazarllëqeve të reja e jo më përmes votës.

    LDK përfundimisht si e tillë dhe me skenat dhe skenarin e Kuvendit të VI-të e ka humbur të qenit parti dominuese në skenën politike të Kosovës.

    Ajo në fakt këtë primat e ka humbur që nga shkarkimi i akademik Nexhat Dacit nga posti I kryetarit të Kuvendit të Kosovës, shkarkim ky që i pamundësoi atij të zgjidhet edhe kryetar i LDK, pavarësisht vullnetit të anëtarësisë së saj. Dhe, kjo është vërejtur menjëherë jo vetëm në drejtimin e Kuvendit të Kosovës po, veçanërisht në drejtimin e Ekipit të Unitetit.

    LDK në asnjë instancë vendosëse dhe ekzekutive në nivel qendror nuk e ka më këtë primat. Në qeveri nuk e ka pasur asnjëherë e, as tash, kot se kërcënon herë pas here e shkruan edhe letra.

    Pas këtij Kuvendi, ajo vetëm mundet që tash ta projektojë partnerin e ardhshëm në koalicion, meqë nuk qe në gjendje e, as që do të jetë për të bërë koalicion me të vetët, qofshin të këtij apo atij krahu, apo edhe të mesit.

    Ajo jo njëherë, po shumë herë deri tash e sidomos në Kuvendin e saj të VI-të zgjedhor dëshmoi se me krejt të tjerët mund të merret vesh, vetëm me anëtarësinë e saj, përkatësisht të deleguarit e kësaj anëtarësie nuk mund të merret vesh. Madje as që do.

    Kokëfortësia e z. Fatmir Sejdiu, në rend të parë për ta shkelur Kornizën Kushtetuese (sigurisht edhe me bekimin e ndërkombëtarëve) sepse ndryshe nuk ndalej Nexhat Daci, e pastaj edhe për t’ i injoruar gjithë ato kërkesa për një hise të vockël dhe ate prej 1/3 së saj në LDK, është shembulli më i mirë për ta kuptuar kampi politik i akademik Nexhat Dacit, siç u pagëzua tash përmes një komunikate, se më nuk kanë çka kërkojnë prej krahut që fitoi. Munden, ose të bëhen argatë të dëgjueshëm dhe të pazëshëm të tij dhe t’ju dërgojnë vota nga terreni për postet e tyre të dy e trefishta si dhe për privilegjet dhe shfrytëzimin e mëtejmë të buxhetit të Kosovës dhe të LDK-së për interesat dhe forcimin e pozitave të këtij krahu, përkatësisht të monopolist që tashmë veç e kanë sforcuar, ose të kërkojnë ndarjen e hises së tyre në terren.

    Kompromisi i vetëm që mund ta shpëtojë LDK_në është vetëm zgjedhja e akademik Nexhat Dacit si nënkryetar i parë i partisë dhe, i Naser Rugovës si njëri nga pesë nënkryetarët dhe i ndonjë anëtari tjetër të kryesisë si Besa Gaxherit dhe Berim Ramosjat, duke e ruajtur z. Fatmir Sejdiu shumicën sin ë mesin e nënkryetarëve ashtu edhe në mesin e anëtarësisë.

    Por, ky kompromis mund vetëm të ëndërrohet e, jo të zbatohet.

    Fatmir Sejdiu e ka këtë shans dhe po deshi mund ta gjuaj topin e zjarrtë në kampin e mllefosur të Dacit duke ua pamundësuar atyre ndarjen e terrenit dhe përgjysmimin e anëtarësisë.

    Përndryshe, cila do palë që të vonohet, qoftë në bërjen e ofertave apo pranimit të tyre, do të jetë humbëse e radhës në skenën politike të Kosovës.

    Zoti Sejdiu që u tregua shumë dorështrënguar, madje edhe i hekurt dhe, që nuk dihej a ishte peng i krahut të tij apo bashkësisë ndërkombëtare dhe, me këtë edhe i projekteve në vijim, sipas shumë gjasave do të vazhdojë me këtë kryeneçësi duke i pritur dhe ndëshkuar veprimet e kampit të Daci, njësoj siç bëri dhe në Kuvendin e VI-të zgjedhor të LDK-së.

    Ndarja e hises në terren do të jetë e dhembshme por, e pashmangshme dhe, ajo do duhej të fillojë që nga Kuvendi i Kosovës, duke u shtrirë pastaj në qeveri dhe, nëpër kuvendet komunale dhe, ëpr të përfunduar në anëtarësi.

    Vetëm atëherë,Sejdiu me të vetët, mund të rikthjellet dhe ta kuptojë se, ma mirë është me u marrë vesh me të vetët, qofshin ata të mirë e të këqij, duke ia kujtuar dhe atë thënien që Rugova e përsëriste në rastet kur i hallakatej shtëpia se, ajo duhet mbajtur edhe me meshkuj të këqij.

    Ose, doemos do t’ i nënshtrohet kërkesës së hapur të opozitës dhe atë në emër të sforcimit të unitetit, për krijimin e një qeverie teknike, diku kah fundi i janarit apo edhe pakëz më vonë, si kërkesë edhe e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovën e pas statusit,sepse atyre po ju duhen garanci për implementimin e pakos që do ta prezantojë Ahtisaari dhe që do ta ketë bekimin e Grupit të Kontaktit.

    Kampi politik i akademik Dacit nuk do duhej ndalur dhe as shkapërderdhur në projektin e tij, edhe nëse nesër krahu i Sejdiut do t’ përpiqet t’ ia hedh fajin e vet për krijimin e qeverisë teknike. Ky faj, nuk do të jetë i këtij kampi, as edhe një pjesë e deputetëve ndahen nga grupi parlamentar i LDK-së dhe,as nëse bie qeveria.

    Ajo, në cilindo variant do të bie, sepse është edhe kërkesë e ndërkombëtarëve dhe, këtu është përparësia e kampit politik të akademik Dacit për një hise më të madhe në terren, duke e cilësuar krijimin e qeverisë së ardhme teknike apo gjoja të unitetit, si njërin ndër kompromiset e radhës të zotit Sejdiu dhe krahut të tij.

    Secili krah që do të vonohet në lëvizje, do të ketë më pak hise.

    Gjilan, 12 dhjetor 200
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu: Vendimet e kuvendit të LDK-së janë të plotfuqishme


    Intervistoi: Linda Karadaku-Ndou, Prishtinë
    13-12-2006


    Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, tha se e konsideron përfundimisht të mbyllur procesin zgjedhor që u bë në kuvendin e kësaj partie pak ditë më parë dhe se ajo që pritet tani është formimi i kryesisë së re të partisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Sejdiu tha se vendimet e kuvendit të LDK-së, janë të plotfuqishme.

    Zëri i Amerikës: Zoti President, a do të vazhdojë të ketë unitet Lidhja Demokratike, duke pasur parasysh problemet që pasuan kuvendin e saj.

    Fatmir Sejdiu: Mendoj që po. Lidhja Demokratike ka një strukturë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe një potencial të mirë të kuadrove të saj dhe atë që ndodhi dëshirojmë ta përjetojmë vetëm si një histori të ligë në Kuvendin e 6 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një sekuencë që nuk i ka hije filozofisë së saj dhe që natyrisht mund të ketë pasojat e veta që reflektojnë në shumë aspekte. Sido që të jetë, unë mendoj se është apel i përgjithshëm i antarësisë dhe i strukturës së saj organizative që LDK-ja të ecë më tej në funksionin e saj si partia më serioze politike në vend. Unë natyrisht që do të bëj përpjekje, me gjithë strukturën e re që do të dalë nga Këshilli i Përgjithshëm si Kryesi e Lidhjes Demokratike, të angazhohem edhe më shumë për ndërtimin e mekanizmave veprues të saj, për një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më koherente me antarësinë. Funksioni i saj parësor është bërja e shtetit të Kosovës, përkatësisht realizimi i pavarësisë së Kosovës dhe kjo lidhet edhe me procese të tjera të rëndësishme që i kemi para vetes, posaçërim zgjedhjet në nivel lokal.

    Zëri i Amerikës: Zoti Daci dhe mbështetësit e tij kërkojnë që ju të bëni ndryshime në Këshillin e Përgjithshëm drejtues, të shtoni numrin në mënyrë që aty të përfshihen edhe njerëz të tjerë nga Partia. A ekziston ende mundësia që të bëhen këto ndryshime apo ka përfunduar?

    Fatmir Sejdiu: Unë respektoj vendimet e Kuvendit. Kuvendi ka marrë atë vendim. Krahas listës që është propozuar, si ide që ka qenë pjesë e projektit, është bërë edhe një listë shtesë, në të cilën janë propozuar emra të shumtë dhe ajo listë është rishtuar edhe një herë, ju e keni parë, me përfaqësues të disa nga vendeve apo degëve jashtë në diasporë, dhe si e tillë është miratuar nga Kuvendi dhe s’është miratuar një herë, por është miratuar dy herë. Në këtë aspekt unë dëshiroj që thjesht të kuptohet se vendimet e Kuvendit janë të plotëfuqishme, dhe se Kuvendi ka përfunduar punimet pavarësisht se u krijua një situatë e rëndë më vonë. Natyrisht se mora konfirmimin e sërishëm të Kuvendit, të delegatëve, që ishin diku rreth 300 veta prezent në sallë dhe të cilët, natyrisht që u miratuan ato qëndrime duke miratuar edhe deklaratën kushtetuese, edhe deklaratën për vizion, plus deklaratën politike të Kuvendit, që është një dokument i rëndësishëm programor.

    Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Daci dhe mbështetësit e tij kanë një numër të konsiderueshëm votash në Parlament. Sa e rrezikon kjo koalicionin qeveritar, qeverinë, institucionet të cilat bazohen në këtë koalicion qeveritar dhe në fund të fundit bazohen në një matematikë votash që është e domosdoshme, të paktën 61 për qeverinë.

    Fatmir Sejdiu: Unë s’do të hyja në këtë strukturë votash, sa dhe kush ka. Unë mendoj se bërthama kryesore dhe gjithë ajo që është antarësi e LDK-së ka mbështetur dhe mbështet këtë rrugëtim që ne kemi bërë në kuptimin e ecjes më tej, natyrisht edhe vendimet e Kuvendit dhe nuk do të bëj matematikën. Për ne është shumë me rëndësi që të gjithë deputetët në këtë rast që ju insistoni të trajtohen deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse janë deputetë të lidhur me një mandat dhe me një program politik të një partie të fuqishme që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe janë deputetë që lidhen me një vizion politik që e kemi pasur të ndërtuar me filozofinë e Presidentit Rugova.

    Zëri i Amerikës: Si e shihni ju të ardhmen e Lidhjes Demokratike, pas këtyre që ndodhën? A ekziston mundësia që ato që ndodhën të ndikojnë në elektorat, mundësia për të humbur elektorat apo mundësia për t’u ndarë Partia? Si e shihni ju të ardhmen e Lidhjes Demokratike?

    Fatmir Sejdiu: Unë po e përsëris këtë të fundit që e thashë, ne kemi një filozofi, një rrugëtim të gjatë si Lidhje Demokratike e Kosovës dhe një kulturë politike të ndërtuar në themel jashtëzakonisht të thellë, dhe si e tillë ajo do të reflektojë me rezultate pozitive në gjithë kohën, duke pasur parasysh edhe kapërcimin e kësaj historie të keqe që ka ndodhë në mjedisin e saj, fatkeqësisht. Dhe e dyta, ne dëshirojmë vërtetë që tërësia e saj të ketë unitet. Mbase mund të jetë edhe dikush tjetër që mund të ketë qasje tjetër, është e drejtë demokratike që secili të ketë vizionin e vet. Fundja Lidhja Demokratike e Kosovës, fuqinë e saj e mban edhe tek shumësia e ideve dhe mendimeve.
    Daci: Presidenti të gjejë zgjidhje për gjendjen e krijuar në LDK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 13-12-2006 më 20:33
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervistoi: Linda Karadaku-Ndou, Prishtinë
    13-12-2006

    Ish-kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili humbi ndaj presidentit Sejdiu në zgjedhjet për postin e kryetarit të ri të LDK-së tha se presidenti Sejdiu duhet të rrisë numrin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Partisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Daci theksoi se grupimi që e mbështet atë, do të vazhdojë të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike dhe kërkon që presidenti Sejdiu të gjejë zgjidhje për gjendjen e krijuar në parti.

    Zëri i Amerikës: A prisni ju që Lidhja Demokratike të mbetet e bashkuar, apo do të ndahet?

    Nexhat Daci: Po, unë pres dhe punoj për të, sepse dy qëllimet strategjike, të të ashtu-quajturit ‘Projekti Daci’ ishin që të ruhet stabiliteti politik në Kosovë për hir të cilësisë së statusit dhe të ruhet uniteti në LDK, brenda mundësisë të jetë edhe më e rritur me qëllim të efektit pozitiv në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale.

    Zëri i Amerikës: Çfarë marrëveshjeje konkrete kërkoni që të arrihet me Presidentin Sejdiu, dhe atë pjesë të LDK-së që mbështet zotin Sejdiu?

    Nexhat Daci: Unë u mundova të demonstroj një sinqeritet në zgjedhje. I urova zgjedhjen legale dhe legjitime Kryetarit Sejdiu. Mendoj se në çdo pjesë demokratike kur janë çështjet e Partisë, të respektohet fuqia e votës së arritur në Kuvend. Të lihet jashtë shtëpisë gati gjysma, 47 për qind e elektoratit të përfaqësuar në Kuvend, nuk e besoj se do të ishte ndonjë mençuri e madhe. Ne kërkojmë vetëm që të respektojmë legalitetin dhe legjitimitetin e Kryetarit të LDK-së, por jo edhe organet, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e cila do të dilte pa një marrëveshje politike.

    Zëri i Amerikës: A do të thotë kjo që marrëveshja që ju kërkoni të arrini me zotin Sejdiu dhe mbështetësit e tij është ndryshimi i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë?

    Nexhat Daci: Kjo mund edhe të mos ndryshohet për të ruajtur autoritetin e atyre që i ka propozuar Presidenti. Por ka mundësi që të rritet numri i Këshillit të Përgjithshëm në atë numër që kishte në mandatin e kaluar dhe të plotësohet kërkesa e Projektit Daci.

    Zëri i Amerikës: Nëse kjo nuk arrihet, nëse nuk arrihet asnjë lloj marrëveshjeje me Presidentin Sejdiu dhe me atë pjesë të Lidhjes Demokratike, cilat do të jenë hapat tuaj të mëtejshëm? A do ta rrezikonit qeverinë me votat tuaja në Parlament?

    Nexhat Daci: Jo, në asnjë mënyrë. Përgjegjësia institucionale mbetet e Presidentit të vendit dhe e Partive që e kanë formuar koalicionin. Në strategjinë time krijuese nuk është përjashtimi i dikujt ose prishja e punës që është realizuar në institucione, përkundrazi fuqizimi dhe funksionalizimi i tyre. Që të mundohet që në këtë dimër, si të them unë, ta hedhësh 50 për qind të elektoratit në rrugë jashtë shtëpisë dhe ta lesh në borë dhe në dimër, është përgjegjësi shumë e madhe e të zotit të shtëpisë. Në rast se kjo bëhet, që po shtroni ju pyetjen, unë me ekipin tim politik do t’i drejtohemi elektoratit për mirëkuptim, do ta dëgjojmë pulsin e tyre dhe mbi atë bazë atëherë prapë do t’i kthehem Kryetarit të LDK-së, do t’i themi që për herë të fundit po kërkojmë që të mos vazhdojë kjo punë e përjashtimit, sepse në filozofinë politike të LDK-së nuk ka qenë përjashtueshmëria, por përkundrazi, ka qenë përfshirja në program e të gjithë spektrit, por nëse e ka në program politik atë, që është e drejtë e tij, atëherë do t’ia respektojmë atë dëshirë.

    Zëri i Amerikës: Cili do të jetë qëndrimi i grupit tuaj nëse nuk arrihet asnjë lloj marrëveshjeje me zotin Sejdiu? A do të vazhdoni ju të votoni ose të veproni si pjesë e LDK-së në Parlament, me mbështetësit e zotit Sejdiu. A do të pozicionoheni kundër tyre, a do të votoni në një rast të mundshëm kundër tyre? A ekziston mundësia që të krijohet një Parti e re?

    Nexhat Daci: Unë do të thoja se këto janë supozime hipotetike. Deri në atë moment ne do të votojmë si LDK. Në grup parlamentar të LDK-së do të merret qëndrim, do të unifikohet ai qëndrim dhe do të veprojmë të bashkuar në institucione, në asnjë mënyrë nuk do të veprojmë si partizanë, përkundrazi, si projekt shumë serioz, shumë i përgjegjshëm që të ruhet ajo që thashë, stabiliteti i brendshëm në Kosovë dhe i brendshëm në Parti dhe konform kësaj do të sillemi pastaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1
    heh...

    O të nderuar,

    lerëni aman llafet boshe!

    LDK-ja ishte dhe ngeli një filialë e SPS-it serb e dirigjuar nga Millosheviqi!

    Pas vdekjes së Rugovnes dhe padronit të tij Millosheviqit, LDK-ja ngeli pa koken e krimit dhe inspirimit.
    Vërtetë Gecajt kanë merita të mëdha për kthimin e Rugoves në Kosovë, ku ai arriti të bëhej Plesident (me ndihmen e Italisë dhe pelqimin e Millosheviqit natyrisht), por pas vdekjes së tij Biologjike (ai klinikisht kishte vdekur kur vajti në Beligrad me familje dhe bashkshpiun të ngushtë).

    Prandaj mos e vajtoni një monstrum si LDK-në se ajo ishte produkt i kolaboracionizmit, tradhëtisë dhe krimit!
    Rugova pranoi krejt; hajnat, banditët, kriminelët, intelektualët dhe pseudointelektualët duke i strehuar nën një strehë, më vonë për t' ia zgjatur jeten pushtetarve të vet lidhi miqësi me Ramushin dhe krijoi koalicion qeveritar.
    Krejt kjo rezultoi me një hajni dhe korrupcion të paparë.
    Kjo u kurorëzua edhe me margaritar tjerë - profiter si Lutfi Haziri & Co. të cilët i hypen hartës së kosoves sikur të ishte livadh që ua ka lënë Babi me tapi dhe e bënë si lëkurë leopardi me decentralizim:
    Krejt kësaj i vjen era ndarje sipas mostres së Bosnjës!
    Prandaj Kosoves është duke iu përgatitë një ndarje e re, me një çmim shumë të volitshëm për serbinë që do jetë katastrofal për Kosoven!

    Këto që ndodhën tani janë qëllime të SHBA-së që megjithate të pastrohet aq sa është e mundur pushteti në Kosovë ( që është në duar të hajnave, kriminelve, dhe tradhëtarve).
    Ata (SHBA-ja) si ç' duket janë më të interesuar se shqiptarët e kosoves për një shtet të shëndoshë dhe stabil!
    Edhepse populli ka filluar më në fund të vetdijësohet, por kllapija e rëndë një pjesë ende i ka lënë fjetur miti i "pengamerit" shpirtshitur - leshüalarit Rugovna!
    Edhepse ai vdiq para një viti për shumëkënd ai vdiq definitivisht me 9 Dhjetor 2006 - bashk me mitin e tij prej "pengameri" kryqali!

    Tani askush mos ti fajson vëllezërit Gecaj, ngase nëse këta ishin kriminel (vranë komandantin Sandokano) dhe gjetën strehim ku tjetër përveq në Presidencë, e cila ndërtoi pushtetin me kriminel të tillë, kjo kullë prej kashte do shembej herdokur... andaj, më mirë sot se nesër!

    LDK-ja ishte kriminele, sot dhe nesër nëse nuk pastrohet nga mafiozët, hajnat dhe kriminelët ajo neser do bëhet; Lidhja e ferrit për shqiptarët në Kosovë!
    O Ardi o lumi jone qe me je kaq goje embel, nje gje te pakten duhet ta dishe, se me kete eufori nuk mund te gjeshe veten. TE MENQURIT KAN THENE : NESE NISESH NGA VETEVETJA NUK DO TE THOTE SE JE NGA E VERTETA.

Faqja 14 prej 37 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •