Close
Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 366
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2006
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    . Jo te gjithe sidomos shqiptaret ne Kosove kane pasur fatin apo mundesine te shkollohen, dhe per kete s'e kane fajin ata.

    PS: Ndersa njerezve pa shkolle u falen ca gabime, ketij Thacit nuk i falen huazime te tilla idioteske si "hendikepuar."
    papapa... ti kinse qe je me rol per me mbajte rendin dhe me u kujdese qe nuk ka ofendime, shife cka shkruejte?! turp!

  2. #92
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Llapi, a nga siti i Osekve po merr "huazon" informata!!!!!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LKÇK:LDK ngulfati mundësinë e marrjes së çfarëdo iniciative të mirëfilltë kombëtare

    Prishtinë, 11 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 11:52

    LKÇK përmes një komunikate për media vlerëson se ajo që u pa në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së është njëra nga dëshmitë që tregon, se sa në duar të pasigurta paska qenë fati dhe interesi i popullit shqiptar të Kosovës dhe sa e padenjë ishte dhe është kjo politikë dhe sa dëme të mëdha i ka sjellë mbizotërimi i kësaj filozofie të mbrapshtë politike.
    -----------------------------------------------------------------------------
    Ende mbahen në paraburgim dy persona të arrestuar në Kuvendin e VI të LDK-së

    Prishtinë, 11 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 09:23

    Halil Lekaj dhe Arben Geci janë duke u mbajtur në paraburgim të arrestuar në Kuvendin e VI zgjedhor të LDK-së, ndërsa SHPK pohon se mund të ketë edhe arrestime tjera të personave të përfshirë në përleshje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Llapi, a nga siti i Osekve po merr "huazon" informata!!!!!
    Jo nga barileva-press
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lista e Këshillit të Përgjithshëm të LDK së prej 107 anëtarësh

    Komisioni kandidues, pas konsultimit edhe me Fatmir Sejdiun, i ka propozuar Kuvendit VI Zgjedhor të LDK-së që ta miratojë listën prej 77 kandidatëve, derisa 4 vendet e tjera për ta plotësuar listën prej 81 anëtarëve, si të zgjedhur në mënyrë automatike kryetari i LDK së Fatmir Sejdiu, kryetarët e dy forumeve (FG LDK Melihate Tërmkolli dhe FR LDK Sejdë Tolaj) dhe kryetari i kolegjiumit të degëve të LDK së. Lista përmban këta emra: Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Nekibe Kelmendi, Sabri Hamiti, Fadil Ferati, Lutfi Haziri, Sali Asllanaj, Skënder Hyseni, Naim Jerliu, Ismet Beqiri, Ramë Manaj, Agim Veliu, Isa Mustafa, Ali Lajçi, Fatmir Rexhepi, Zejnullah Rrahmani, Mursel Ibrahimi, Hajzer Krasniqi, Nurishahe Hulaj, Muhamet Hamiti, Nexhat Daci, Behxhet Brajshori, Shaip Surdulli, Besim Sejfijaj, Ramadan Musliu, Lumnije Kajtazi, Naser Osmani, Agim Krasniqi, Fadil Kryeziu, Arsim Janova, Shefki Gashi, Sanije Aliaj, Ibrahim Kryeziu, Hazir Krasniqi, Astrit Haraçia, Fatmire Berisha, Gjovalin Kela, Sylë Hoxha, Ibish Rugova, Halim Shemsedini, Agim Bërdynaj, Myrvete Pantina, Haki Rugova, Ilaz Pireva, Arben Sylejmani, Blerim Kuçi, Esat Haxhijaha, Jonuz Kastrati, Nimon Alimusaj, Prenk Gjetaj, Nexhat Rexha, Florian Dushi, Teuta Musa, Hamdi Haliti, Ymri Ajeti, Armend Zemaj, Shpend Manaj, Musa Misini, Avdullah Prebreza, Kimete Bytyçi, Fadil Gashi, Alketë Nika, Qemajl Ahmeti, Skënder Zogaj, Luan Dedushi, Fetah Rudi, Ibush Gashi, Vjollca Rizani, Nekibe Kica, Viktor Markaj, Avdullah Hoti, Sadudin Berisha, Izet Sadiku, Adelina Kryeziu, Vjollca Krasniqi, Muhamet Lani dhe Frashër Murtezi. Kësaj liste të prezantuar nga Komisioni kandidues i janë shtuar më pas edhe propozimet e dhënë aty për aty në kuvend, ku janë propozuar që anëtarë të KP së të jenë edhe: Nurishahe Azemi, Agim Krasniqi, Mentor Gorani, Naser Rugova, Bahri Thaçi, Xhemajl Hyseni, Samet Dalipi, Sahit Krasniqi, Zethane Sefedini, Shemsedin Hasani, Fevzi Berisha, Fahri Morina, Fetah Berisha, Besa Gaxherri, Haki Shatri, Murteza Berisha, Ismet Gashi, Fadil Geci, Emrush Jaka e Sali Morina. Por, pas zhvillimeve të mëvonshme që ndodhën, Lulzim Zeneli ka bërë të ditur se Nexhat Daci tërhiqet nga kjo listë, e të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Besa Gaxherri (Pejë) e Sahit Krasniqi (Ferizaj), ndërkohë që në përpjekje për të arritur një kompromis, Fatmir Sejdiu ka kërkuar që në listë të futet edhe nga një përfaqësues i degëve të LDK së në SHBA, Zvicër e Beneluks. Derisa nga këto të fundit, është propozuar Gani Azemi, dega e LDK së në SHBA dhe ajo e Zvicrës, nuk kanë dhënë kandidatët e tyre.

    Nga BesianaInfo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ndryshime të reja në LDK, kampi i Dacit paralajmëron marrëveshje ose largim nga partia

    Ndarje me grushte

    Pas rrahjes në Kuvendin e VI, bashkëveprimi midis dy krahëve të LDK-së, është i pamundur. Sidomos tash, kur krahu Sejdiu eliminoi një numër të madh të përkrahësve të Dacit, nga strukturat e larta të partisë. Po ashtu një arsye tjetër që nuk garanton qëndrueshmëri në këtë parti. Ekipi i Nexhat Dacit, ka pirë kafe të dielën pasdite për të shqyrtuar pozicionin e tyre në LDK. Ndonëse kjo u tha se ishte vetëm një kafe qejfi, aty u bisedua për rrugën që do të ndjek Kampi Daci, të hënën do të del me një qëndrim rreth hapave të mëtejmë, pasi Kuvendi nuk garantoi një pozicion të mirë në partinë që pretendonin ta udhëhiqeni në krye me Dacin, i cili mori vetëm 29 vota më pak se kryetari Sejdiu, ka thënë se të dielën dëshiron të pushojë sepse e hëna do të jetë e mundimshme për të
    g.lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Sherbim i madh ju eshte bere Ora-se Pdk-se ndoshta edhe Behxhet Pacollit
    mu kujtua tentimet e qosjes e hydajet hysenit qe kalaja te mirret nga mbrenda
    , hmmmmmmmmm kjo pati sukses ne mnyre te rregullt, .

    U pa se fraksioni i Eqes i cili nuk ka pas aftesi ta bej kete por ai eshte i zgjedhur te dale ne sken se prapa skena e udheheq ate, ky fraksion u pa se seshte i interesuar per Lidhjen Demokratike te Kosoves por ishte i interesuar te fitoj dhe te jet i vetmi fraksion ne funksion, eshte e pa pranushme per fraksionin tjeter qe mban linjej Rugoviste.

    Alushi ka qen zgjedhja me e mira sepse LDK do te detyrohej te mbetet nje deri ne zgjidhjen e statusit .

    Un personalisht kam perkrahur Nexhat Dacin dhe me vie keq qe nuka ka fituuar Alush Gashi edhe nese Daci do te fitonte LDK do te ndahej ne 2-she.

    Tash ne kemi nje LDK te ndar nje keshill te pa ligjshem dhe antaret e ldk si dhe simpatizantet te deshpruar te merzitur , un besoj se secili shqiptar qe ka percjell ate kuven nuk ka muajt te bej gjum te qet perveq shkive dhe bashpuntorve te tyre
    Ma mir neser se dje

  8. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    une nuk e di kush eshte ldkja e rugova prej 1993,e ju ketu ju duht 13 vite me haru,bravo shqiptar e kosovar,musliman e krishter,se gjithmon po ecni 2 shekuj permas

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krahu i Dacit ende nuk ka marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm

    Krahu i akademik Nexhat Dacit, as të hënën nuk ka marrë ndonjë qëndrim për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrë pas Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që përfundoi në mënyrë të dhunshme. Ndërkohë, udhëheqësit e degëve të këtij subjekti politik nga diaspora i kanë kërkuar kryetarit Fatmir Sejdiu që ta ndryshojë listën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm sa nuk është bërë vonë, pasi që sipas tyre janë përjashtuar mbështetësit e Dacit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Kryetari Sejdiu refuzon ndryshimin e listës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Aktuale
    Kryetari i Kosovës dhe i LDK-s Fatmir Sedjiu, hodhi poshtë kerkesën e përfaqësuesve të LDK-s nga diaspora për ndryshimin e listës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-s. “Kuvendi zgjedhor i LDK-s e ka kryer punën në tërsi dhe nuk ka ndryshim të vendimeve’, pohoi Sejdiu pas një takimi me zëvëndësshefin e UNMIK-ut Stiven Shuk.
    Pas takimit Shuk tha se i ka kërkuar presidentit Sejdiu që në përputhje me Kornizën Kushtetuese të vendos për mbajtjen e njërit post politik. Presidenti nga ana tjetër tha se do ta marrë me kohë një vendim i cili do të jetë në përputhje të plotë me dispozitat kushtetuese.
    RTK 11/12/2006 15:39:17
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •