Close
Faqja 9 prej 37 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 366
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Epilogu i pritur tragjikomik i një Kuvendi

    Nga Ahmet Qeriqi

    Të çarat e para dhe të pariparueshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, filluan qysh në kohën kur ishte gjallë Ibrahim Rugova, kryetari i parë dhe i vetmi i kësaj partie për 16 vjet. Ndërkohë, fillet e përçarjes u sheshuan që në ditën e vdekjes së Rugovës, me rastin e shpalljes së ditëve të zisë për të. Më vonë, duke qenë se partia kishte mbetur pa kryetar, ajo nga radhët e veta nxori kandidatin për kryetar të Kosovës, por jo edhe kryetarin e partisë. Ambiciet për pushtet, për poste dobiprurëse, përfitime nga tenderët, dhe ambicie të tjera të sëmura, për të ngelur gjithnjë në radhën e parë, dolën sheshit në teatrin tragjikomik, që u luajt me orë të tëra para publikut shikues, në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kohavizioni ka meritë që incizoi këtë teatër tragjikomik, i cili shënon edhe fundin e LDK-së rugoviane dhe fillimin e rirreshtimit të ri të elektoratit të kësaj partie në kushte dhe rrethana të reja, mbase pa bagazhin arkaik, bajraktar, autarkik e patriarkal.

    Rrjedha e Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të LDK-së, mbajtur më 9 dhjetor 2006 shënoi shpërthimin e parë, shkizmën e madhe që pritej të ndodhte, meqë problemet e mprehura brenda kësaj partie për shumë kohë ishin restauruar, ishin konservuar e fshehur me qëllim për ta ruajtur tërësinë dhe shumicën e elektoratit. Mirëpo ja që erdhi koha kur kontradiktat e shumta të brendshme të kësaj partie dolën në sipërfaqe, madje dolën në formën më të keqe, groteske, madje në formën më antidemokratike të mundshme, në stilin më të keq për një lëvizje që ka mbijetuar me vetëlavdërime e fjalë të mëdha për paqe, tolerancë, besim mirëkuptim e të tjera.
    Dhe, në Kuvendin e fundit zgjedhor të kësaj partie u pa mirë se cili ishte niveli i “kulturës së tolerancës” së këtyre njerëzve. Në të vërtetë u pa etja e pashuar e këtyre njerëzve për pushtet, lufta për të dominuar me çdo kusht, lufta për të mbijetuar përgjithmonë në të njëjtin post, sepse kështu kishte dhënë shembullin personal, vetë Ibrahim Rugova. Dhe rugovistët bënë gara virulente për ta paraqitur vetveten e tyre si trashëgimtarë ideologjikë, por edhe nostalgjikë të Rugovës, jo sepse e duan aq shumë Rugovën këta ithtarë fanatikë, por sepse secili në vetveten e vet e sheh Rugovën e madh apo të vogël, e nuhat praktikën e tij jetësore, për të mos u shqitur kurrë nga posti, sepse Rugova, me shembullin e tij kështu i kishte mësuar nxënësit besnikë, fanatikët partiakë, që më lehtë e japin kokën se postin. Kjo u pa ashiqare.

    Një delegat në Kuvend citoi një fjalë të urtë e cila thotë, “se kush mbjell erë korrë furtunë”. Në të vërtetë era e duhma e tillë e mbjellë në LDK, nuk është e kohës së fundit, ajo është mbjellë që në themelim, sepse këtë parti e themeluan shumë nga ata që i kishin shërbyer me tërë qenien okupatorëve jugosllavë, sepse kjo parti në radhët e veta i pranonte të gjithë, si bashkëpunëtorët e UDB-së ashtu edhe ish të përndjekurit. Ishte një kazan i madh ku zihej gjithçka, për qëllime të përfitimeve nga politika, jo për qëllime të çlirimit nga robëria, sepse kur erdhi puna për të luftuar, shumica dërrmuese e delegatëve të djeshëm, kishin ikur me gratë e nuset e tyre në Stankovec dhe në Kukës, në Romë e në Berlin e kudo nëpër botë. Disa nga ata të degëve të perëndimit, nuk e kishin prishur fare rehatinë e tyre, por kishin thithur në të gjitha fondet që buronin në emër të çlirimit të Kosovës.

    E mjerë u tregua LDK-ja në Kuvendin e saj të Gjashtë Zgjedhor, madje më e mjerë sesa kanë menduar kritikët dhe dashakeqësit e kësaj partie. Sepse si të mos duket e mjerë një parti, e cila nuk ka guxim të ndahet qetë, dhe e cila ka aq burra trima sa rrahën e copëtohen me grushte. Ndarja në këtë rast i frikëson të gjithë, sepse në zgjedhje mund të fitojnë forca të tjera, dhe humbjen në zgjedhje, LDK-ja nuk e honeps dot. Ajo është mësuar që gjithnjë të jetë në pozitë dhe nuk e mendon dot veten në opozitë. Dhe pikërisht për këtë rrahën me grushte shahen e fyhen mes veti delegatët e kësaj partie, meqë demokracia sipas tyre është përkufizuar me maksimën “krejt ose hiq”.
    Në këtë rrugë të rrezikshme për të qëndruar në krye denbabaden kjo parti po plaket, po stërkeqet. Në kreun e partisë nuk ka të rinj nën moshën 30 vjeçare, ka një numër tepër të vogël të femrave, ka një shumicë pleq senilë, shërbëtorë të gjitha regjimeve të kaluara, që nuk shqiten dot nga kreu i partisë, nuk largohen me asnjë çmim. Ky është ai çimentimi bajraktar, vulgar dhe i papërgjegjshëm i kësaj partie, e cila kurrsesi nuk mund të reformohet, nuk mund të modernizohet, sepse në mendjet e anëtarëve të kësaj partie ende dominon mentaliteti i robit, mentaliteti i krahinës dhe i bajrakut, mentaliteti i komunës dhe i fisit, mentaliteti i familjarizimit e nepotizmit. Mjerisht një gjendje e tillë është e pranishme edhe nëpër partitë e tjera të Kosovës, ku më shumë e ku më pak.

    Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i LDK-së shënoi përçarjen definitive të elektoratit, duke i dhënë fund përgjithmonë praktikës së deritanishme të organizimit dhe funksionimit. Ndarja në dysh tashmë ka ndodhur. Krahu “humbës” është po ashtu i fortë dhe ka pjesën më virulente të elektoratit. Daci i vetëshpallur i pagabueshëm, me një “logjikë të stisur të shkencëtarit”, me siguri se do të shpik, në mos ndonjë formulë kimike, atëherë ndonjë parti të “pagabueshme” politike.
    Zezona që plasi në LDK në momentin më të vështirë politik nëpër të cilin po kalon vendi ynë, tregoi se anëtarët dhe udhëheqësit e LDK-së, shumica prej tyre, më shumë e duan partinë, më shumë i duan postet e përfitimet sesa Kosovën.
    shqiponja

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zyra Amerikane ne Prishtin denon dhunen ne kuvendin e LDK-se ndersa dardan gashi gashi mendon krejt ndryshe dhe thot se LDK-ja doli me e fort nga ky kuvend
    sigurisht dardani ka mendue ne grushta karrika e stupca ketu shifet se sa larg jemi nji puntor i nje qeverije demokratike e denon dhunen tjetri puntor i nje qeverije te korruptuar e lavdron ket kuvend haaaaaaaaaaaaaaaaaa shuuuuuuuuj se po me nien supermoderatorja tuj qesh e po mi qet met.

    Citim Postuar më parë nga DardanG
    LDK doli shumë e fort, shumë e pjekur dhe këtë do e shihni edhe ju vet që ëndërronit shpërbërjen dhe shkatërrimin e saj!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga faiksmajli
    Epilogu i pritur tragjikomik i një Kuvendi

    Nga Ahmet Qeriqi

    Të çarat e para dhe të pariparueshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, filluan qysh në kohën kur ishte gjallë Ibrahim Rugova, kryetari i parë dhe i vetmi i kësaj partie për 16 vjet. Ndërkohë, fillet e përçarjes u sheshuan që në ditën e vdekjes së Rugovës, me rastin e shpalljes së ditëve të zisë për të. Më vonë, duke qenë se partia kishte mbetur pa kryetar, ajo nga radhët e veta nxori kandidatin për kryetar të Kosovës, por jo edhe kryetarin e partisë. Ambiciet për pushtet, për poste dobiprurëse, përfitime nga tenderët, dhe ambicie të tjera të sëmura, për të ngelur gjithnjë në radhën e parë, dolën sheshit në teatrin tragjikomik, që u luajt me orë të tëra para publikut shikues, në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kohavizioni ka meritë që incizoi këtë teatër tragjikomik, i cili shënon edhe fundin e LDK-së rugoviane dhe fillimin e rirreshtimit të ri të elektoratit të kësaj partie në kushte dhe rrethana të reja, mbase pa bagazhin arkaik, bajraktar, autarkik e patriarkal.

    Rrjedha e Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të LDK-së, mbajtur më 9 dhjetor 2006 shënoi shpërthimin e parë, shkizmën e madhe që pritej të ndodhte, meqë problemet e mprehura brenda kësaj partie për shumë kohë ishin restauruar, ishin konservuar e fshehur me qëllim për ta ruajtur tërësinë dhe shumicën e elektoratit. Mirëpo ja që erdhi koha kur kontradiktat e shumta të brendshme të kësaj partie dolën në sipërfaqe, madje dolën në formën më të keqe, groteske, madje në formën më antidemokratike të mundshme, në stilin më të keq për një lëvizje që ka mbijetuar me vetëlavdërime e fjalë të mëdha për paqe, tolerancë, besim mirëkuptim e të tjera.
    Dhe, në Kuvendin e fundit zgjedhor të kësaj partie u pa mirë se cili ishte niveli i “kulturës së tolerancës” së këtyre njerëzve. Në të vërtetë u pa etja e pashuar e këtyre njerëzve për pushtet, lufta për të dominuar me çdo kusht, lufta për të mbijetuar përgjithmonë në të njëjtin post, sepse kështu kishte dhënë shembullin personal, vetë Ibrahim Rugova. Dhe rugovistët bënë gara virulente për ta paraqitur vetveten e tyre si trashëgimtarë ideologjikë, por edhe nostalgjikë të Rugovës, jo sepse e duan aq shumë Rugovën këta ithtarë fanatikë, por sepse secili në vetveten e vet e sheh Rugovën e madh apo të vogël, e nuhat praktikën e tij jetësore, për të mos u shqitur kurrë nga posti, sepse Rugova, me shembullin e tij kështu i kishte mësuar nxënësit besnikë, fanatikët partiakë, që më lehtë e japin kokën se postin. Kjo u pa ashiqare.

    Një delegat në Kuvend citoi një fjalë të urtë e cila thotë, “se kush mbjell erë korrë furtunë”. Në të vërtetë era e duhma e tillë e mbjellë në LDK, nuk është e kohës së fundit, ajo është mbjellë që në themelim, sepse këtë parti e themeluan shumë nga ata që i kishin shërbyer me tërë qenien okupatorëve jugosllavë, sepse kjo parti në radhët e veta i pranonte të gjithë, si bashkëpunëtorët e UDB-së ashtu edhe ish të përndjekurit. Ishte një kazan i madh ku zihej gjithçka, për qëllime të përfitimeve nga politika, jo për qëllime të çlirimit nga robëria, sepse kur erdhi puna për të luftuar, shumica dërrmuese e delegatëve të djeshëm, kishin ikur me gratë e nuset e tyre në Stankovec dhe në Kukës, në Romë e në Berlin e kudo nëpër botë. Disa nga ata të degëve të perëndimit, nuk e kishin prishur fare rehatinë e tyre, por kishin thithur në të gjitha fondet që buronin në emër të çlirimit të Kosovës.

    E mjerë u tregua LDK-ja në Kuvendin e saj të Gjashtë Zgjedhor, madje më e mjerë sesa kanë menduar kritikët dhe dashakeqësit e kësaj partie. Sepse si të mos duket e mjerë një parti, e cila nuk ka guxim të ndahet qetë, dhe e cila ka aq burra trima sa rrahën e copëtohen me grushte. Ndarja në këtë rast i frikëson të gjithë, sepse në zgjedhje mund të fitojnë forca të tjera, dhe humbjen në zgjedhje, LDK-ja nuk e honeps dot. Ajo është mësuar që gjithnjë të jetë në pozitë dhe nuk e mendon dot veten në opozitë. Dhe pikërisht për këtë rrahën me grushte shahen e fyhen mes veti delegatët e kësaj partie, meqë demokracia sipas tyre është përkufizuar me maksimën “krejt ose hiq”.
    Në këtë rrugë të rrezikshme për të qëndruar në krye denbabaden kjo parti po plaket, po stërkeqet. Në kreun e partisë nuk ka të rinj nën moshën 30 vjeçare, ka një numër tepër të vogël të femrave, ka një shumicë pleq senilë, shërbëtorë të gjitha regjimeve të kaluara, që nuk shqiten dot nga kreu i partisë, nuk largohen me asnjë çmim. Ky është ai çimentimi bajraktar, vulgar dhe i papërgjegjshëm i kësaj partie, e cila kurrsesi nuk mund të reformohet, nuk mund të modernizohet, sepse në mendjet e anëtarëve të kësaj partie ende dominon mentaliteti i robit, mentaliteti i krahinës dhe i bajrakut, mentaliteti i komunës dhe i fisit, mentaliteti i familjarizimit e nepotizmit. Mjerisht një gjendje e tillë është e pranishme edhe nëpër partitë e tjera të Kosovës, ku më shumë e ku më pak.

    Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i LDK-së shënoi përçarjen definitive të elektoratit, duke i dhënë fund përgjithmonë praktikës së deritanishme të organizimit dhe funksionimit. Ndarja në dysh tashmë ka ndodhur. Krahu “humbës” është po ashtu i fortë dhe ka pjesën më virulente të elektoratit. Daci i vetëshpallur i pagabueshëm, me një “logjikë të stisur të shkencëtarit”, me siguri se do të shpik, në mos ndonjë formulë kimike, atëherë ndonjë parti të “pagabueshme” politike.
    Zezona që plasi në LDK në momentin më të vështirë politik nëpër të cilin po kalon vendi ynë, tregoi se anëtarët dhe udhëheqësit e LDK-së, shumica prej tyre, më shumë e duan partinë, më shumë i duan postet e përfitimet sesa Kosovën.

    Ky eshte nje vlersim shume real dhe i drejte i zoteriut Ahmet Qeriqit.

  4. #84
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Me sa shifet juve nuk shqetesoheni fare per ngjarjen qe ka ndodhur dhe ne vend qe te shtoni edhe ju ndonje fjale rrethe kesaje teme ju shkoni e provokoni antaret qe nuk mbajne kurrfare pergjegjesije; Llapi shkruan ashtu si din te shkruan dhe nuk eshte e ndershme qe te kritikoni ne çdo postim te tije. Te gjithe nuk mund te shkrujm aqe bukur sa kerkoni ju se ketu eshte forum.
    Kur don te kuptojsh dike menjehere e merr vesh, si ato sharjet po i merrni vesh mire kurse tjerat jo ????

    Prandaj ju lutemi pakez tolerance, secili le te shprehet ashtu si te doje dhe si e ndien vehten.
    Kreksi, meqe citove Benin qe me kishte cituar mua.
    Une nuk jam kapur kurre me Llapin per menyren se si shkruan gjuhen shqipe. Dhe as qe me shkon ne mendje te kapem. Jo te gjithe sidomos shqiptaret ne Kosove kane pasur fatin apo mundesine te shkollohen, dhe per kete s'e kane fajin ata.

    Shkolla mund te te mesoje shqipen, por nuk te meson njerezillekun me bashkeathetaret e tu apo me persona te tjere.
    Llapi di te qahet lart e poshte se i bien te tjeret ne qafe. Kujton se anetaret ketu s'kane pune tjeter vetem te futen me "nofka" dhe te nxjerrin dufin me Llapin. Bile eshte aq me fiksime, sa kujton se une si Supermoderatore "u fryj" apo u them anetareve te tjere te shkojne te kapen me Llapin.
    Per me teper, shan, mallkon, peshtyn lart e poshte, por kur ia kthejne te tjeret me te njejten monedhe, fillon e qahet.

    Une si shqiptare nga Shqiperia, mund te mos i di me hollesi peripecite politike te nje grupi apo nje tjetri ne Kosove. Ndaj dhe s'para perzihem ne tema te tilla. Por si shqiptare, per ata "shqiptare" qe gezuan kur vdiq i madhi Ibrahim Rugova, them se duhet t'i therrasin mendjes se kokes, se dem i bejne vec shqiptarise.

    Ata qe sot "gezojne" se u be nje sherr ne nje mbledhje politike, jane driteshkurter, sepse ne fund te fundit, sic eshte thene mesiper, gjera te tilla ndodhin kudo. Per me teper, organizatat politike, vete shoqeria civile, dhe nocionet qe perfshin, jane relativisht te reja ne Kosove, por me e rendesishme, kane perjetuar gjate historise se tyre sprova me te medha, (fatkeqesisht) se sa nje sherr, dhe serish kane mbijetuar.

    Kosova, kur te behet shtet, ka nevoje jo per nje, (se nuk do jete monizem) por per shume parti. Ka nevoje per "pozite" e "opozite" te perfaqesoje te gjitha pjeset e shoqerise, ashtu sic ndodhe ne vende te tjera demokratike.
    Por keto parti ne fund te fundit do te perfaqesojne nje te tere qe quhet Kosove, nje komb, nje ideal, nje enderr qe eshte rrjedhur gjak me shekuj per ta bere realitet.

    PS: Ndersa njerezve pa shkolle u falen ca gabime, ketij Thacit nuk i falen huazime te tilla idioteske si "hendikepuar."

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443

    Edhe nje zhgenjim

    Pse kosovareve iu duken te njohur emrat dhe kriminelet te cilet delegatet e LDK-se i permendin kur shajne njeri tjetrin gjate mbajtejs se kuvendit? Apo per kosovaret keta emra kane qene te njohur por vetem kane mbyllyr syte duke mos dashur te pajtohen me te verteten dhe duke injoruar faktet vetem pse kjo ishte partia e Ibrahim Rugoves.
    Tani lind edhe nje pyetje tjeter, a e kane pasur kosovaret me te veshtire te pranojne se edhe ne partine e presidentit Rugova mund te kete keso grupesh dhe bandash apo me te veshtire e kane kosovaret te pranojne se mund te jen gabim rreth nje perceptimi apo mendimi. Ndoshta kosovari e ka me lehte te thote ''le te keqperdorin taksen time, por une nuk mund te jem gabim''. ''Burri njeher vendos'' nje shprehje e shpeshte tek kosovaret. Si duket ata kane vendosur me heret dhe tani eshte veshtire per te ndryshuar, sepse ata nuk mund te gabojne.
    Shume njerez quditen se si eshte e mundur qe LDK qe nga koha kur ishte Levizje Politike e me pastaj Parti Politike ku ne radhet e veta kishte fytyra te ndritura te kombit, njerez qe punuan me shpirt per nje Kosove te pavarur, tani eshte nje arene gladiatoresh, ku njeri tjetrin akuzojne per fraksione dhe pjesmarrje ne grupe nentokesore. A jane keta delgate te njejte te cilet u mbronin si pacifiste kur quheshin nga rivale te partive tjera si pjesmarres ne banda, ku persona te tille privatizonin pjese te Prishtines dhe per te hyre ne ato lagje te duhej leje speciale nga kryesuesit e ketyre bandave.
    Ndoshta tani qytetaret brengosen se kujt duhet t'i jepet vota, sepse nuk iu ka mbetu ndonje alternative ku do te mund te gushellogeshin per aktet qe kane bere ne te kaluaren, tani jane hequr maskat.
    Si eshte e mundur qe drejtues te nje partie si LDK ku ne mesin e saj ka akademike, profesore uneversitetesh, doktore shkencash dhe politikane te njohur te thiren ne emrin e nje njeriu te vetem. Te vetmin argument qe perdorin keta njerez eshte: se jane trashegues te presidentit historik dhe do te vazhdojne me politikat pacifiste rugoviane (gje qe thyen ne kuvendin e 9 dhejtorit). A deshirojne te tregojne keta njerez se meritat ne LDK i ka vetem presidenti Ibrahim Rugova apo qe gjate kohes sa ishte gjalle presidenti i ndjere nuk jane pyetur fare per mendimet e tyre.
    Se a ka politikane ideal per nje pjese te qytetareve ka qene e ditur, per pjesen tjeter eshte qartesuar me 9 dhjetor, pra tani sna mbetet tjeter veqse te kerkojme ate per te cilen i zgjedhim. Tani ka kaluar koha kur votat merren me thyerje zemrash, tani vota duhet te merret me meritat ne pune.
    Barca

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Llapi di te qahet lart e poshte se i bien te tjeret ne qafe. Kujton se anetaret ketu s'kane pune tjeter vetem te futen me "nofka" dhe te nxjerrin dufin me Llapin. Bile eshte aq me fiksime, sa kujton se une si Supermoderatore "u fryj" apo u them anetareve te tjere te shkojne te kapen me Llapin.
    Per me teper, shan, mallkon, peshtyn lart e poshte, por kur ia kthejne te tjeret me te njejten monedhe, fillon e qahet.

    "
    Nuk eshte e vertet z, sdupermmoderatore apsulutikisht nuk eshte e vertet qe une shaj mallkoi provokoi i pari e kur te tjeret ma kthein ankohem.
    por ket e din ti shume mire por spo e thua te verteten e din Albo Kolombi e te tjeret. qe sa e sa her te njejtit persona jan nja 4-5 deri sot qe me shajn provokoin te paret. e pas ankeses sime tek ju e mos marrjes se masave qe 4 vite rregullisht her her ua kam kthye edhe une kjo eshte e vertet .
    Po ku ka ma marri e poshtersi per juve qe 4 vite i lejoni te njejtit persona te me shajn haptazi familjen pikerisht gruan bashkeshorten .
    ket e dini ju shume mire sa e sa here e keni fshi postimin a nuk ini kan ne gjendje ti denini te pakten ndo nji dit apo tju teriqni vrektjen njihere.
    e ku mos te dyshoi njeri kur non-stop ket e perseritin qe nuk e kan lejen e dikujt nga ju
    kur ata nuk i ndalni mua edhe te ankohem me kercnoni.
    jo jo z.supermoderatore nuk eshte edhe njiher e vertet ajo qka ke shkrue qe une i shaj mallkoi i pari e te tjeret si duroi ja kum durue une ketu te shame provokime kercnime ja askush.
    por ajo qe une nuk mendoi si ju eshte kah u mundon juve qe sa vite ajo eshte e vertet por nuk do te arrini kurr qe une de dorzohem para te sharave presioneve kercnimeve ofendimeve qe ti ndrroi mendimet e simpatit politike per hire te juajin e te 4-5 antarve mem fal se jo.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Disa minuta pas grushtimeve në LDK, policia ka arrestuar Arben Gecin, njëri nga shtatë vëllezërit Geci nga Llausha e Skenderajt dhe Halil Lokajn nga Lumbardhi i Deçanit. Lajmin për “Epokën e re” e ka konfirmuar zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani. Ai ka thënë se dy të arrestuarit i kanë sulmuar edhe dy policë, të cilët për shkak të plagëve janë dërguar në QKU.
    “Arben Geci dhe Halil Lokaj janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për sulm ndaj personave zyrtar”, është shprehur Elshani, ..."

    shkruhej mes tjerash ne artikullin e Epok zezes..

    tash kush di te me sqaroj..

    cka e ka ky Lokaj Halil heroinen Sabahete Tolajn qe u vra nga polpotistet..?

    cka e ka ky elshani policise.. ate elshan kriminelin qe vrau ilir selimin e ata femijet..?

    Cfar relata (marrdhenje) ka ky Geci arben me mafiozet kup lim e qos demaq?

    Pyetje tjeter.. cka do me than Geci Gani me ate se Sejdiu fatmir krej sorrollopin e ka ne PDK?

    per cilet e ka fjalen?

    Pse jan ftuar ne kuvend te LDK.. banditet e PDK-s dhe ORE-s?
    Kush i ka ftuar?

    Si duhen gjykuar gjerat..

    u vra sabahetja ..tahiri me nip e djal.. drini e xhema etj..etj.. lista e gjate..

    me sa di une.. (me korigjoni ju) Rugova shpalli dit zije me rastin e vrasjes se sabahetes dhe tahirit..
    kjo shpallje.. obligonte moralisht median qe te tregonte shenj zie sejcili ne menyren e vet..
    disa e treguan disa jo..
    mes atyre qe nuk deshen te mbajn zi ishte dhe vetoni surro me gazetat e veta.. dhe kte e shprehu me sa mbaj mend dhe me nji deklarat ..

    eshte e drejta vetonit te mos mbaj zi..
    eshte e drejta vetonit qe te behej pale me vrasesit e sabahetes e tahirit..
    eshte e drejta vetonit qe te mos pj.erdh per udhezimin e rugoves..pra me udhezimin e atij qe ka voten e shumices se popullit..

    por nga kjo.. i lind dhe ldk-se e drejta qe me kanibal te tille sadiste..pale me krimin.. te kete nje qendrim ndaj ORE-s dhe krejt ORE-istave..

    cdo pra kjo teuta kelyshe e Ores kanibale ne kuvend te LDK-s?

    ska asnje detyrim.. nje parti te therras ne mbledhjet e saje perfaqsues te partive tjera..
    ne se i therret kjo eshte thjesht deshire e jo obligim politik..

    athere pse u ftuan banditet e pdk-s ne kuvend.. kur dihet se anteresia e kesaj partie e sidomos lidershipi i saje.. marrin fryme vetem per nje qellim.. ta varrosin politikisht dhe fizikisht LDK-ne..

    ???

    Ne se duam te kuptojme se kush po e shkaterron LDK-ne mjafton nje zhbiriulim i thjeshte..

    cili..cilet ishin ata qe derguan ftesa ne pdk te polpotistave dhe ORA te sadistave..ftesat?
    gjerat jan te thjeshta ne se jemi principiale..

    dikush qan kur vritet nje heroine si sabahetja..
    dikush e vret sabaheten..e dikush sja mban zine..

    gjerat jan te qarta..

    ata qe vrasin jan ne nji front me ata qe nuk shprehin zi..dhimbje keq ardhje..

    ky eshte guri i proves..

    nga ketu ngrihet arkitektura e punes se nje partie..

    unitet e harmoni e konstruktivitet me njerzoret..dhe grushtin hundeve krimineleve..

    sejdiu eshte shitur..pik..
    ekremi eshte shitur pik..

    daci spekulon..pik..

    gani geci duhet te dale e te formoje nje ldk te re..
    pse gani geci..sepse ai eshte burri qe mbahet trimerisht mu ne strofullat e polpotisteve..
    nje parti te behet e mire do nje trim ne krye.. pik..

    daci e ka humbur.. luften.. sepse ai u tregua hipokrit..
    mos denonconi tha kush vret mbas shpine..
    ma blini ni kerr bre te blindum se kam frik se me vrasin ata qe vrasin mbas shpine..
    jo keshtu ska..
    dy ftyresia denohet..

    ldk nuk do ri formulohet mbi baza idolesh.. qofte ky dhe rugova..
    burreria e trimeria e papajtushmeria me polpotistet.. kjo eshte e vetmja formule bashkimi..
    tjerat jan m.utsihasnllyqe..
    ktu po calon ldk..

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443

    te gjithe nuk ia vlejne?

    Sipas disave dhe gjithmone sipas logjikes se kosovareve tashme asnje nuk ka mbetur i mire ne Kosove dhe askush nuk e meriton vendin e vet sepse ata kane ftuar kryetar te nje partie tjeter ne kuvend, sepse ata po gabojne, ata nuk po dijne. Qfar po kerkojn kosovaret qe te kene si drejtues institucionesh? vetem Rugoven sepse ai ishte i pazevendesueshem dhe i pagabueshem, apo ndoshta nje Bill Clinton por edhe ai mund te jet i keq sepse disa shqiptar te perkatesise myslimane do ta akuzonin se nuk eshte i drejt me arabet, dhe myslimanet neper bote, a mos po kerkojn kosovaret ndonje 'Profet' qe te jet perfaqesues politik i tyre? Kam frike se edhe ate do ta fajsonin per diqka do gjenin mangesi.
    Qfar duhet te dije nje njeri qe te jet perfaqesues i kosovareve nuk e di sepse asjneher nuk eshte matur dhe caktuar dija qe duhet te ket nje njeri per te udhehequr, por e di qe ne Kosove asnje njeri nuk do ti plotesonte kriteret e vendosura nga Kosovaret.
    Barca

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari banu real e trega qe sa koh e sa e sa here te kam tregue se ldk-ja po shkon drejt shkaperderdhjes dal nga dal po ti nuk ke dasht te besosh.

    aty gjenden loj lloj kriminelesh ore brari shum klane shum efa shume qefa

    veq zoti mundet tu ndihmoi se njeriu jo kurr qe ti bashkoi keta prap
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 11-12-2006 më 08:21
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kupa tani eshte e mbushur plote dhe LDK pas Kuvendit te Pergjithshem do te dale e ndare. DO TE MBETET ME DY TABORRE. Kjo situate ne LDK do te nxjerr ne siperfaqe dy forca te reja politke: rugovistet dhe modernistet. Zaten ky eshte qellimi kryesor i Nexhat Dacit dhe promotorit te tij Naser Rugova, qe te trashegojne nje perqindsh nga lokomotiva qe ecen mbi shinat e ndryshkura. Kjo trashegimi e hekurit te ndryshkur, rugovisteve pa ndonje mund te madh mund te ju sjell prej 5 deri ne 10 per qind te votave te elektoratit te Kosoves. Krejt ketu eshte edhe loja e propagandes se eger te Nexhat Dacit dhe Naser Rugoves. Te ruhet vertikalja Babe – Bire si nder arabet me salltanate. Petlla per vetveten dhe per miqte e tyre ne kombinatorikat e ardhshme te skenes politike ne Kosove. Ngase Nexhat Daci dhe Naser Rugova nuk kane kapital te Veton Surroit, te Behxhet Pacollit me ju imponuar skenes politke ne Kosove nga jashte. Nuk e kane as guximin revolucionar te Albin Kurtit. Ndaj menyre me e mire eshte ndarja e LDK-se ne Dysh, te shkepusin sa me shume qe munden shina te ndryshkura, qe lokomotiva nje here e pergjithmone, sipas planeve te faktorit perendimor, te dale ne pension, per t’i leshuar vendin lokomotivave tjera neper shina te reja ne Kosove.

    Roli i Fatmir Sejdiut pas ndarjes se LDK-se ne Dysh.

    Fatmir Sejdiu do te mbetet edhe pas kesaj ndarje personalitet numer Nje i Kosoves deri ne zgjedhjet e ardhshme ne Kosove, figure kryesore e nje uniteti te imponuar nga perendimoret, kurse si kryetar i ri i LDK-se do te jete me i forte se Alush Gashi, Nexhat Daci dhe Naser Rugova per koalicione te reja ne skenen politike te Kosoves, pas definimit te statusit te Kosoves. Kurse Daci dhe Gashi, pas nje kohe mundimi, per shkak te shendetit te lige do te largohen dhe ne vend te tyre do te vijne Uke dhe Naser Rugova, qe do te perfaqesojne rugovistet dhe nostalgjine e tyre per Rugoven qe nuk ekziston ne mesin e te gjalleve. Njejte sikur ka ndodhur ne Shqiperi me disa levizje politike, sic jane Balli Kombetar, Legaliteti dhe Partia e Enver Hoxhes, por gjitha keto pa ndonje peshe te madhe ne skenen politike te shqiptareve.
    huazuar nga:http://www.albanur.net/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 9 prej 37 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •