KUVENDI I VI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS = 100 % dhunë!
KUVENDI I VI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS = 100 % dhunë!
“EPOKA E RE”
Prishtinë, 9 dhjetor - Në secilën anë të sallës u pozicionuan mbështetësit e Dacit, ndër ta edhe ish mbështetësit e flaktë hd rojet e para të dr.Rugovës pas luftës, vëllezërit Geci, dhe po drejtoheshin sa më afër vendit ku ishin rreshtuar figurat qendrore të LDK-së, mbështetës të Fatmir Sejdiut. Pak problem patën edhe me sigurimin e sallës, por gjithçka u normalizua kur vëllezërit Geci ishin këmbëngulës të zënin ato pozita që dëshironin dhe jo që ua servonin. Merreshin vesh me anë të shikimeve se cili do të ishte veprimi i mëtutjeshëm, gjithnjë duke pritur sinjalin që të jap Gani Geci, që në atë moment po debatonte pak ashpër me Lutfi Hazirin dhe me secilin që po i dilte në mbrojtje idesë së Sejdiut. “Rri bre, ti ke humb zgjedhjet në Gjilan, e tash .....”, i tha Geci, Hazirit, i cili kishte dalë në foltore për të qetësuar situatën në një moment kur ajo po arrinte kulmin. “Unë nuk dua të kem monolog me askënd”, tha Haziri, i cili pa u ulur mirë në vend, filloi konfrontimi në mes zyrtarëve të LDK-së, parti e cila, siç u tha, ka promovuar demokracinë dhe tolerancën në Kosovë.
“Qen.....qen je ti ...qen....” ishte shprehja që përdorte Ehat Geci, por që nuk dihej se kujt po i drejtohej. Me gjasë kjo “selam” shkonte në drejtim të Agim Veliut, i cili nga Gani Geci identifikohej si spijun i Ramë Marajt.
I hoqën xhemperat për me u rrah
Por të tilla thirrje më nuk u dëgjuan. Filluan grushtat. U dëgjuan ulurimat e kukama, sidomos e femrave delegate.
Për një moment Kuvendi i VI i LDK-së, u shndërrua në një arenë grushatash. Kjo nuk ishte e papritur. U tret “sharmi i demokracisë”, u tret edhe buzëqeshja e Eqrem Kryeziut, projekti i të cilit fitoi, sa i përket Sejdiut, por lista e Fatmir Sejdiut dorështrënguar me 81 anëtarët e KP-së, shumica e madhe me njerëz të tij, krijoi hatanë dhe zhgënjimin e pafund, sidomos tek degët e mëdha të LDK-së jashtë Kosovës, në krye me atë në New-York e rrethinë.
U krijua një tollovi e madhe. Fatmir Sejdiu, i akuzuar për shkaktar kryesor, sepse “ka rënë në kurthën e kolegëve të vet”, bashkë me kryesinë e punës dhe përkrahësit dolën nga salla me vrap e në alarm, duke lënë atë në një arenë grushtimesh dhe me karrigat fluturuese mbi kokat e “xhematit” të përzier. Një nga ata kishte mësyrë tavolinën e kryesisë së punës.
Caku ishte tek Eqrem Kryeziu, i cili bashkë me Sejdiun fajësohej se është fajtor për të gjithë këtë proces jodemokratik nëpër të cilin kaloi LDK-ja.
Rojet e Sejdiut dhe Kryeziut, vunë dorën në shokë, kur sulmuesit po drejtoheshin ndaj tyre, ndërkohë që në anën tjetër karrigat e Sallës së kuqe po thyheshin nëpër koka të njerëzve. Nuk dihej se kush – kënd po e godiste. Bellum omnium contra omnes (Secili kundër secilit). Trishtimi kaploi tërë Pallatin e Rinisë, katin e Sallës së Kuqe, ndërkohë delegatët e LDK-së më shumë kishin inatin se këtë e kuptoi krejt bota. “Televizioni i Veton Surroit, na ka qitë drejtpërdejtë. Hor jena banë”, tha Naser Rugova, përkrahës i Nexhat Daci, i cili ka kërkuar gjatë ditës që të ndiqet fryma që ka ndjek i afërmi i tij Ibrahim Rugova. Këtë e kërkonin të gjithë, por asnjëri s’e përfillte amanetin në të cilën thirreshin, derisa grushtave u erdhi radha.
Rrahja po vazhdonte mes vëllezërve Geci (të provokuar rëndë me fjalë gjaknxehta që sollën kundërreagime me sharje të rënda nga ana e Gecëve), truprojave të ministrave dhe sigurimit që ishte në sallë e cila shoqërohej me britma, thyerje karrigash mbi koka delegatësh. Një grua kujiste pak më të madhe. Një tjetre i ra të fikët. Një burrë humb ndjenjën më tutje. Gani Gecin e shohim të rrëzuar nga yryshet e çartura nga prapa. Delegatët ikën nga salla. Pëleshja vazhdonte, nën përpjekjen e policisë që të shpërndajë rivalët me gaz lotues (pa tym). Nuk kishte shumë policë në sallë. Më shumë tjerë erdhën pasi pushoi gjithçka. “Paria” e LDK-së, u ngujua në një dhomë të vogël, për të lënë punimet e kuvendit nga një dalje anësore. Ndokush i ka kënduar rahmet për së gjalli arkitektit të Pallatit të Rinisë.
Policia nxori nga salla ata që ishin pjesë e konfliktit.
Situata u qetësua, por ende larg normalizimit. Të hutuar mbetën sidomos delegatët e LDK-së që kurrë s’janë “trajnuar” nëpër dhunën e demonstratave të vështira të dekadës së kaluar. Shumë panik. Një Kuvend që kreu pjesën e parë në mënyrë perfekte, hoqi maskën pas listës provokative të Sejdiut.
Aty u thy “miti” për LDK-në pacifiste që përgjaku kuvendin. Dacit i ishin prerë krahët në atë listë! Vetë Dacin, Sejdiu e kishte futur diku kah mesi i listës, edhe pse kishte fituar përkrahjen e 160 delegatëve.
Një telefonatë që Lulëzim Zeneli mori nga Daci, rrotulloi punimet e këtij kuvendi, që u veçua me transparencën që kishte. “Kam kërkesë nga Daci, që ta heq nga lista emrin e tij për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm. Nëse këtë nuk e bën Kryesia, i ftoj delegatët që të mos e votojnë këtë listë”, tha Lulëzim Zeneli, i cili nën përkujdesjen e Ibrahim Rugovës, kishte mbajtur pozitën e zëdhënësit të LDK-së dhe anëtarit të Kryesisë.
Sejdiu nuk e favorizoi. Madje, e hodhën në anën e njerëzve me të cilët s’u duk se Zeneli ka gjë: “kidnapuesve”! Bumerang!
Pas Dacit, u tërhoq edhe Fadil Geci, edhe Besa Gaxherri...... dhe të gjithë ata që i takojnë “Projektit Daci”.
U mundua të bëhet edhe një ndryshim i vogël i listës së anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm, duke futur edhe tre anëtarë të tjerë nga Zvicra, Amerika, shtetet e Beneluksit. U propozua vetëm anëtari nga Shtetet e Beneluksit. Të tjerët nuk përfillën kërkesën e Sejdiut.
Nën masat e rrepta të njësisë speciale të SHPK-së, Sejdiu e ka hedhur në votim listën e propozuar nga ai dhe me disa ndryshime ajo listë e përbërë nga 103 anëtarë kaloi shpejt e shpejt. Të gjithë delegatët, mysafirët dhe gazetarët në dalje nga Salla e Kuqe janë kontrolluar nga policia. Ky ishte fundi i Kuvendit të Turpit, më i turpshëm se Kuvendi i Tretë më 1998! Kësaj radhe, me gjasa për ndarje të pakthyeshme. Fraksionet mund të bëhen parti. E ardhmja vendos! Kampi i Dacit e qartëson sot të ardhmen e LDK-së.
PJESA E FUNDIT: ETHET E PUSHTETIT
Rreth orës 19 e 10 minuta, një pjesë e delegatëve- përkrahës të Dacit, nga Ferizaj, Peja, Gjilani, e kanë lëshuar sallën, përkundër thirrjeve të Hysen Gërvallës, kryetar i Degës së LDK-së për Zvicër, që të mbyllen dyert për të mos i lënë të dalin jashtë, kurse pjesa tjetër e tyre kanë vazhduar të shprehin pakënaqësitë me tone të ngritura.
“Po e shihni se sa po i mungon Rugova LDK-së... Naim Jerliu, që nuk ka fituar asnjë votë, shkon me larg se Daci, anashkalohet Hysen Gërvalla... ju e dini se unë jam plagosur, ju e dini se është vrarë Tahir Zemaj...nuk e pranojmë këtë rezultat, nuk duam t’i humbim zgjedhjet...Jo zoti president, jo zoti kryetar i LDK-së”, ka reaguar Gani Geci.
Duke e parë gjendjen që mund të eskaloj, Naser Rrugova i ka lutur delegatët për qetësim dhe për tolerancë. “Edhe unë kam vërejtje serioze për Kuvendin, por e kisha lutur presidentin e vendit, prof.Fatmir Sejdiu, që të bëjmë një pushim 10 minuta, ne jemi shtëpi e madhe ka vend për të gjithë, mund edhe të polemizojmë... nuk ka probleme, por ju lus delegatë të nderuar, unë e kam hendikep mbiemrin tash se kisha fol edhe me terma të tjera, gjithë nduke i kontribuar ruajtjes së LDK-së”, ka bërë thirrje Rugova. Me këtë propozim është pajtuar Sejdiu, por në këmbë është ngritur Berim Ramosaj për të folur.
“Të lutem Berim, nuk ta kam dhënë fjalën...”, i është drejtuar atij Sejdiu, por Berimi megjithatë ka dalur para foltores dhe ia ka nis të flas: “Eu, nuk e kam menduar për zoten se është zor me e marrë fjalën, ky miku im (Fadil Ferati), ma nxëni për të madhe, por nuk ka faj se nuk është mësuar me këtë punë, por çudi po më vjen nga Hamiti, i cili po ashtu ma nxëni për të madhe kur thash se ka fraksione... tash po e kuptoj pse nuk kam asgjë të përbashkët me vizonin e Sejdiut. Më së miri është të pajtohemi të dy vizionet; ai i Dacit dhe i Sejdiut. Nuk po iu them fraksione, se nuk po i pranojnë shqiptarët...”, është shprehur Ramosaj, duke hedhur idenë që të legalizohen fraksionet në LDK.
Me këta delegatë të propozuar për KP, ai i ka thënë Sejdiut- në zgjedhjet e ardhshme do të merr shumë më pak vota.
“Ju kërkoj falje që e mora fjalën, por kam menduar se profesorët i respektojmë profesorët...”, ka thënë në fund Ramosaj.
Pas fjalës së Ramosajt, kryetar Sejdiu ka propozuar gjysmë ore pauzë.
Dacistët kërkojnë që të përjashtohet nga LDK-ja Eqrem Kryeziu
Pas pauzës, me t’i filluar punimet Kuvendi, në foltore ka dal përsëri delegati Gani Geci.
“Ju e dini se LDK-ja duhet të jetë e bashkuar sepse duhet t’i fitoi zgjedhjet. Nëse ne vazhdojmë pa Pejën, Ferzajn, Gjilanin, ju ndoshta do të bëni një kuorum, por propozimi është që Kuvendi e pranon kryetarin Sejdiu, sepse është zgjedhur me votat e rregullta, por propozimi ynë është të bëjmë një javë pauzë”, ka propozuar Geci. Me këtë propozim nuk është pajtuar Kryesia e punës. “Faleminderit, ne do t’i vazhdojmë punët. Iu lus që të vazhdojmë...komisioni verifikues do të shoh a ka kuorum, listat janë bërë gati dhe mendoj se në ato lista të miratuara, andaj të procedojmë për miratim...”, është shprehur Sjediu.
Pas fjalës së Sejdiut, Fadil Ferati i ka vazhduar punimet duke i thirr delegatët me radhë që t’i marrin listat për votim, por ka reaguar Agim Rexha, delegat nga SHBA, duke shprehur pakënaqësi edhe ky me përpilimin e listës së KP, sidomos me anashkalimin e delegatëve të degës së LDK-së nga SHBA.
Rexha e ka akuzuar Eqrem Kryeziu se ia ka nisur i pari ta përçajë LDK-në. Pas Rexhës disa delegatë përkrahës të Dacit kanë kërkuar që të përjashtohet Eqrem Kryeziu.
Geci: Hashimi ka me ua marrë pushtetin dhe do ta shihni se ku do të përfundoni ju
Në vazhdim zjarr debatit i ka dhënë përsëri Gani Geci, i cili me ton të lartë i ka thënë kryesisë së punës se nuk do të lejon që t’i vazhdon punimet Kuvendi. Ky i fundit po ashtu e ka akuzuar Fatmir Sejdiun se tërë familjen e ka me PDK-në.
“S’kam për të lejuar... le të vijnë edhe policia, por nuk do të lejoj. I kam dhënë gjymtyrët e trupit... dhe Sejdiu e propozoi një djalë nga Drenica, që nuk e njeh askush. Kjo është marre. Hashimi ka me ua marrë pushtetin dhe do të shihni se ku do të përfundoni ju”, ka thënë Geci, duke dialoguar me Sejdiun, i cili nuk e ka çarë kokën për fjalët e Gecit, por ka insistuar që kuvendi t’i vazhdon punimet. “O pasha një Zot që ma ka dhënë shpirtin jo, nuk keni për t’i vazhduar punimet”, ka theksuar Geci.
Edhe përkundër deklarimeve të Sejdiut se e respekton mendimin e Gecit, ky i fundit ka vazhduar duke polemizuar me kundërshtarët e tij partiak.
Për ta qetësuar situatën dhe për t’i kënaqur sadopak delegatët përkrahës të Dacit, Sejdiu ka propozuar që si kompromis në KP të futen edhe nga një anëtar nga Dega e SHBA-ve, Dega e Zvicrës dhe ajo e Beneluksit. Geci ka polemizuar edhe me delegatin nga shtetet e Beneluksit Gani Azemi, i cili e ka pranuar kompromisin e Sejdiut. Por as dega e Zvicrës e as e SHBA-ve nuk janë pajtuar as më ketë kompromis.
Lutje për tolerancë delegatëve iu kanë bërë edhe Ismet Beqiri e Lutfi Haziri, fjalimin e të cilit e ka ndërprerë Gani Geci. “ Një votë e ke fituar në Gjilan e na shurdhove...”, i është drejtuar Geci Hazirit, i cili është kundërpërgjigjur duke thënë se katër palë zgjedhje i ka fituar në Gjilan.
PRANGA PËR ARBEN GECIN DHE HALIL LOKAJ
Disa minuta pas grushtimeve në LDK, policia ka arrestuar Arben Gecin, njëri nga shtatë vëllezërit Geci nga Llausha e Skenderajt dhe Halil Lokajn nga Lumbardhi i Deçanit. Lajmin për “Epokën e re” e ka konfirmuar zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani. Ai ka thënë se dy të arrestuarit i kanë sulmuar edhe dy policë, të cilët për shkak të plagëve janë dërguar në QKU.
“Arben Geci dhe Halil Lokaj janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për sulm ndaj personave zyrtar”, është shprehur Elshani, për të shtuar se hetimet rreth incidentit në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së do të vazhdojnë dhe se kryerësit e dhunës do të përgjigjen para ligjit.
NË MUNGESË TË DACIT NË SALLË
Dreka si duket delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i forcojë që pastaj të jenë gati për grushta. Edhe pse zgjedhja e kryetarit të LDK-së u bënë në menyrë demokratike dhe Fatmir Sejdiu fitoj kundrejt Nexhat Dacit për rreth 30 vota diferencë, mëgjithatë kështu nuk vazhdojë edhe zgjedhja e Këshillit Drejtues të saj. Në një intervistë të bërë më herët me një nga ish themeluesit e LDK-së, prof. Zekeria Cana, ai u deklarua se “LDK-ja është troshitur dhe do të shkapërderdhet në të ardhmen”, si për çudi doli se shenja janë të tilla.
Pas kthimit nga dreka, komisioni verifikues të cilin e mori për ta udhëhequr, tani në cilësin e Kryetari të zgjedhur të LDK-së, z. Fatmir Sejdiu, u konsultua mesveti dhe propozoj para Kuvendit të partisë një listë me emra të kandidatëve për Këshillin Drejtues. Kjo ishte koha edhe kur filluan të shprehen pakënaqësi me atë propozim, sepse sipas delegatëve ajo ishte një listë eleminuese për krahun që kishte mbështetur kandidaturen e Nexhat Dacit për Kryetar të Partisë. Edhe pse të dy kandidatët u deklaruan, para se të shkojnë në pushim, se njohin legjitimitetin e zgjedhjeve dhe premtuan se do të bashkëpunojnë si duket simpatizantët e tyre nuk i përfillen ato deklarata.
“Unë do të punojë bashk me ju në realizimin e projektit tim që paraqita, do të kem nevojën e ndihmës tuaj, do të kem nevojë që të nxjerrim ide të reja plus, do të kemi nevojë të qeverisim mirë, sepse projekti i LDK-së nuk ëhstë vetëm në ndertimin e LDK-së dhe strukturimin e saj të thellë”, u shpreh pas zgjedhjes tani Kryetari i ri i LDK-së, Fatmir Sejdiu. “Unë do të pranojë rezultatin e votimit dhe i urojë me gjith qenien time shendet dhe sukses Kryetarit të ri të LDK-së, do të jem në LDK dhe gjithmonë do ta ofrojë potencialin tim krijues për LDK-në dhe Kosovën. Do ta mbështes z. Sejdiu”, ishin fjalët e Nexhat Dacit pas humbjes që pësoj në këtë Kuvend.
Edhe pse nga Kryesuesi i Kuvendit dhe Kryetar i ri i LDK-së, Fatmir Sejdiu, u propozua që të paraqitet, diskutohet dhe votohet për programin, ndryshimet në statut, buxhetin e partisë, menyren e qeverisje, proceset politike dhe çështje të tejra, megjithatë delegatët e pakënaqur dhe që nuk e gjeten veten brenda listës së propozuar nga filluan të ngrenë zerëin dhe shprehin pakënaqësin më atë list. Kishte vrejtje që lista të shtohet dhe nga 81 anëtar sa i kishte deri atëherë Kuvendi të rritet në 101, se ajo nuk ëhstë e plotë, se është një listë eleminuese dhe që nuk përfaqëson LDK-në e mirëfillt, se është një listë e akraballakëve, vllaznillakëve, shoqnisë, nahisë, miqëve etj. Po ashtu për të bërë një kompromisë u dha mundësia që të bëhen propozime të reja dhe të shtohet numri, megjithatë as kjo inciativë nuk bërë punë.
I pari që tentojë të qetsoj situatën dhe të jap një shpjegim apo qartësim për listën ishte Sabri Hamiti. Ai i kritikojë disa se nuk e kanë kuptuat kurr filozofnë e dr. Rugovës dhe se Këshilli do të duhej të ishte gjeneratorë dhe kreatorë i Politikës së LDK-së. “Këshilli i Përgjithshem është gjenerator i politikës apo kreatorë i politikës së LDK-së. Kjo ëhstë një vazhdimësi e politikës tonë dhe shumë njerëz ose nuk e kanë njohur dhe kuptuar kurr dr. Rugove, ose e kanë kuptuar pak, ose disa mendojnë se e kanë kuptuar shum, dhe këtu ëhstë esenca se pse ai kurr nuk është kuptuar se cka po thotë”, deklaroj Hamiti.
Por i ashpër ishte Lulzim Zeneli, i cili nuk e gjeti veten askund në atë listë dhe ai me paraqitjen e tij përcjelli edhe “selamet” e “idhullit” të tij, z. Daci. “Të mungojnë njerëzit me eminent të kësaj partie, ku na dergon i gjithë kësaj logjike. Si rezultat i gjithë kësaj unë kam një kerkesë dhe atë kërkse, lutje në fakt, që me është drejtuar dhe dua ta përcjell edhe tek ju është se, Akademik Nexhat Daci nuk pranon të jet pjesë e propozimit për Keëshillin e Përgjithshem të LDK-së”, u shpreh Zeneli.
I pa kompromis u tregua Shefki Gashi, nënkryetar i Komunsë së Prishtinës duke qitur në shehsh shumë gjera që për opinionin ndoshta nuk kanë qenë të njohura. Ai tha se me Ameriken nuk na ka njoft as Ibrahim Rugova dhe as Ftamir Sejadiu, as Nexhat Daci, por na kanë njoft këta njerëz që janë këtu ulur (shqiptarët në Amerikë). “Ju merren me vete NATO-në, SHBA-të, Varshavti-Paktin të tana rend, Adem Salihajn, Xhemail Hysenin, Shefki Gashin, Ismet Beqirin dhe Fadil Feratin nuk mundeni me i mposhtë. Të tanë ministrat edhe shefat e zyreve na i keni quar. Ne nuk jemi njerëz pa familje si disa që nuk dinë ku e kanë koken dhe që 24 orë rrin në Stritbar, a si i thuani ju, në disapozicion të prostitutave të tyre”, ishin fjalët e Gashit.
Për t’i qetsuar këto gjakra doli në foltore zv/Kryeministri Lutfi Haziri. “Delegatë të nderuar ne këtu është dashur të debatojmë për qeverisjen, programin, punën e organeve tjera në qeverisje dhe procese, edhe pse është i ndarë dhe kemi qenë të detyruar të gjejmë një partnerë me të vogël për të punuar, por përgjegjësia i takon LDK-së dhe i takon të udhëheq proceset”. Shtoi Haziri.
E zhgenjyer me rrjedhën e pjesë së dytë të debatit apo listen e paraqitur nga z. Sejdiu u shpreh edhe Besa Gaxherri, delegate nga Peja. Ajo u lutë që z. Sejdiu ta mbaj këtë përbërje deri në fund dhe u shpreh se forma që është përdorë sot është formë tipike e një likujdim të menduar mirë. ‘Unë e përgezoj z. Sejdiu për fitoren, por e përgezojë edhe për guximin që ka marr dhe që mendon se pa këtë pjesë që u likuidu kështu mund të punojë dhe t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe nacionale. Nuk është dashur z. Sejdiu të luani me vetvetën kështu dhe të eliminoni figura të rendësishme të partisë dhe të merren njerëz që nuk janë kërka”, tërheqi vrejtjen znj. Gaxherri. Ajo me këtë rast e vuri në dyshim edhe pavarësin e Kosovës dhe në të njejtën kohë e tërheqi kandidaturën e saj nga Këshilli I Pëqrgjithshëm i LDK-së.
Diaspora ishte po ashtu e mllefosur me mënyrën se si ishte ëprfaqësuar në Kryesinë e re të LDK-së. Gani Azemi u shpreh i zhgenjyer me këtë formë. “Kurr nuk e kam menduar një udhëheqje të LDK-së kaq të ngushtë dhe aq ma parë pa degët e saj”, theksoj Azemi, duke aluduar në degët e LDK-së në diasporë. Sahit Krasniqi mbështeti një fjali që më heret kishte thënë Sabri Hamiti se Këshilli i Përgjithshëm është gjenerator i politikës apo kreatorë i së LDK-së, megjithatë ai në kushte të tilla e mohoj këtë mundësi. “Nëse i nënshtrohem një strukture dhe propozimi që është dhenë në atë listë, ku në mesin e saj jam edhe unë, vërtet shtrohet një pyetje, se cila është e saktë dhe e vërtet. Megjithatë unë ju deshiroj sukses juve, por unë e tërheq atë kandidaturë nga kjo Kryesi e propozuar”, potencoi Sahit Krasniqi.
“Unë nuk dëshiroj të jem në këtë listë, sepse nuk dëshiroj të jem në një organë të vdekur. Megjithatë menyra se si është hartuar kjo listë ma kujton atë fjalën popullore, se kush mbjell erë, korr fortunë. Ishalla nuk është mbjell erë për të korr fortunë në LDK”, Sabit Rrustemi. Ai vazhdoi të deklarojë se, nuk jam i zhgenjyer dhe i dëshpruar që nuk jam në këtë listë. Ju jeni ruajtur që të mos i qitet njoll këtij Kuvendi, por njoll me të zezë se kjo listë që është propozuar nuk ka për LDK-në.
Kundër kandidati i z. Daci dhe z. Sejdiu për kryetar të LDK-së, Ali Lajçi, pas “mohimit” të drejtës së tij që të kandidohet për kryetar të LDK-së, sepse nuk e kishte përmbushur kriterin e Kryesisë që t’i mbledhë 100 nënshkrime, mori anën e Fatmir Sejdiut. Ai u përfshi në këtë debat për të gjetur zgjidhje dhe një herit për të kritikuar kandidaturat që terhiqeshin nga lista, mëgjithatë u kundërshtua nga delegatët e tjerë, sidomos ata nga Peja. “Si është e mundur që njerëzit janë të propozuar këtu dhe tërhiqen dhe janë në LDK, pse? Pse të tërhiqej, të terhiqej se nuk do t’i kontribojë LDK-së, sigurisht nën kuptohet se jo”, kritikon Lajçi. Por atij iu kundevu menjëher Besa Gaxherri, duke i sqaruar se ajo është delegatja nga Peja që ka fituar më se shumti vota dhe se Lajçi nuk ka të drejtë as të flas në emër të tyre dhe as të propozojë ndokend. “z. Lajqi nuk keni drejtë në emër të Pejës me dal më be as propozime dhe as me dhenë vrejtje kush tërhiqet, sespe unë jam ajo që kam fituar më se shumti vota, po ky komisioni kandidues nuk ka kritere për njerëzit që i kontribojnë LDK-së dhe nuk i parashohin njerëzit që i fitojnë zgjedhjet në degë. Unë nuk dua me propozu, as ju Z. Lajqi dhe as kush tjetër”, sqaroj Gazherri.
Hafiz Gagica, po ashtu nga diaspora shqiptare, deklarojë se nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre lojrave politike dhe ua terhoqi vrejtjen disa ministrave që të mos hapin dosja kundër njerëzve në diasporë dhe as kundër tij. “Unë nuk dua të jem pjesë e atyre njerëzve që kanë filluar të seleksionoin dhe hapin dosje, ne në mergaten shqiptare jemi mesuar më dosje, unë me se paku e kam frikë nga to”, tha Gagica dhe shtojë se kam një lutje, lerëni të qet Ibrahim Rugoven, sikur që ata të tjerët ta lenë Adem Jasharin, se po delni sikur po punojmë dicka tjetër.
Një figurë tjetër e rendësishme e LDK-së që kishte mbetur jashtë kësaj liste dhe që u përfshi në debat ishte edhe Ministria e Sherbimeve Publike, Melihate Termkolli, e cila gjatë fushatës parazgjedhore në LDK ishte mbështetse e flaktë e Naxhat Dacit dhe që ishte kacafytur me Ali Lajçin në Pejë. Ajo u shpreh e zhgenjyer edhe me punën e njerëzve të LDK-së që udhëheqiun me institucionet e Kosovës. “Kjo përzgjedhje nuk shkon në asnjë rast me vullnetin e anëtarësisë së LDK-së dhe do të thoja shumicës së qytetarëve të Kosoëvs. Institucionet fatkeqësisht i kemi lenë në duart e të tjerëve, e kemi lenë Kuvendin e Kosovës përgjynah të Zotit, na ka mbet si bashkësi lokale”, u shpreh Termkolli. Ajo shtoi se të gjitha partitë politike në Kuvend i realizojnë deshirat e tyre, ndërsa LDK-ja nuk ka guximin që të propozoj dicka. “Dua të them se logjika e eleminimeve më se paku i ka hije LDK-së, në këtë Kryesi nuk është Alush Gashi, nuk është Lulzim Zeneli dhe shumë të tjerë”, shtoi ajo.
Koment i “Epokës së Re”
KOSOVA PA SIMBOL UNITETI
Me të rënë nata, të shtunën në mbrëmje, në sallën e Pallatit të Rinisë, “As Prishtina” dhe “Sigal Prishtina”, në sytë e mijëra spektatorëve të qetë, po bënin garë të fortë basketbolli, duke respektuar rregullat e lojës.
Por, në kojshillëkun e ndeshjes sportive, dy fraksione të LDK-së, burrat e mbledhur për të zgjedhur zyrtarët që për katër vjetët e ardhshme do ta loznin politikën e partisë dhe të Kosovës, filluan të luajnë më karriga mbi kokat e njëri-tjetrit.
Ato që janë akumuluar me muaj e vjet të tëra brenda LDK-së, kanë shpërthyer pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Gjithçka që ka ndodhur deri para fluturimit të karrigave dhe mobilizimi i bodiguardëve të pafund, i ka ngjarë, për ata që e kujtojnë, Kuvendit të Tretë të LDK-së, dy ditë para masakrës së Reçakut, shkurt 1998. Ai Kuvend i pat lënë pa frymë pjesën më të madhe të LDK-së kur para delegatëve pat dalë një listë që i përjashtoi nga kryesia e re të gjithë anatërët e kryesisë së deriatëhershme, e kjo do të thoshte përjashtim i ish të burgosurve politikë të Kosovës dhe i pjesës tjetër, përfshirë trurin e filozofisë së LDK-së, tash të ndjerin, akademik Fehmi Aganin. Të injoruarit e panë veten të eleminuar nga LDK-ja dhe e lëshuan partinë më pas, por jo aty në Kuvend, ndonëse shprehën aty zemërimin.
Gati nëntë vjet më pas, lista e Fatmir Sejdiut shkaktoi reaksione të njëjta, nga brenda e jashtë vendit, dhe, sipas zhgënjimeve që u panë aty, njerëz vërtet të prekur e të ofenduar nga lista Sejdiu, dhe sidomos nga kulmi, “simboli i unitetit të popullit”, kryetar i Kosovës Fatmir Sejdiu, le tepër shumë për të dëshiruar që të jetë ndonjëherë simbol i unitetit të vetë partisë.
Krijoni Kontakt