Close
Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 366
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e dija qe kish me ndodh ndonji sherr i tille..

    ka kohe qe eshte ne kriz ldk-ja.. dhe mos sot neser do dalin ne siperfaqe sherret..
    ldk ska nje gazet te veten.. dhe organizimin e ka te dobet.. pra ska nje udhezues se cfar eshte mire e cfar keq.. qe te orientohen antaresia e simpatizantet.. pra ska nje ideolog qe flet qarte e udheheq qarte..

    daci nuk diskutohet se ka nji pjekuri te madhe politike.. por pjekuria me mendjemadhesine nuk shkojn bashk.. dhe sidomos me dyftyresine..
    ka vetem nji politik te drejte.. qe eshte politika principiale.. vetem ajo ste le te gabosh.. dhe principe ka shume.. por kryesori eshte Humanizmi..
    pa humanizem krejt principet e tjera skan vlere..
    humanizmi eshte dhe guri baze.. themeli mbi te cilen ndertohet dhe vet atdhetarizmi..
    ketu LDK ka deshtuar.. dhe jo ne antarsin e thjeshte por tek udheheqja..

    spo e zgjas se kjo pun do koh me u shtjellue gjeresisht..

    marrim dacin..

    nuk beri keq qe per arsye politike te castit.. pra per arsye arithmetike te rezultatit te zgedhjeve.. ju desht me negocue relata miqesore me aak-ne e ramush bakallit.. per me tejkalue krizen e ndarjes se posteve kryesore .. pra te ceshtjes se qeverise.. presidences dhe kuvendit..
    mirpo beri dy gabime me vone..
    nji.. qe ai dhe grupi ldk-ist ne kuvend ju nenshtruan presionit polpotist-kanibalo-qose demaqo kupo dugolloist enverist.. me te ashtu quajturen deklarate per vlera te luftes.. ku u pranua nje tekst i tille ku nuk permendet fare si vlere farku por vetem uck-ja.. pra teksyi i shkruar nga dugoll lumat .. pra nga qose demaqo kup kanibalet..
    kjo nuk duhej pranuar.. sepse indirekt mohoej sakrifica e luftareve te farkut dhe pranohej vlera jo e luftarit uck-ist por ajo qe synonin tekst-shkruesit.. vlera e drejtoris kanibalo politike envero kloso halito rogneroiste demaqo mu.taviste..
    pra perdhunohej per se dyti farku i perdhunuar dhe me pare nga m.utoiste mejdano iste katano klosoiste dauto togeroiste kanibaloiste.. dhe i njihej merite lufte hajnave llapushnikiste komunikato rogneroiste ..shkurt qenve te kqij qe sollen arkanin ne der te shpijave pa mbrojtje me gra e fmi..

    iku kjo..

    mos bani lojen e dreqit tha daci..
    dhe kjo do te thoshte.. meqense kemi ba aleanc me nji krah te kanibaleve .. pra me aak-ne.. mos i denonconi kanibalet.. se jan shok te ramushit.. e ramushi asht i joni..
    ramushi or ti shoq dac mund te jet i joti por daut togerat e tij kan masakrue farkistet kurse zedhensi i ramushit .. ernest luma ka prodhue shpifje per fark e ldk .. me tonaleta..
    e ne se thue mos denonconi vrasesit mos po don me than se ska vrases.. ani mir por ne se po don me i than popullit ska vrasesa..pra togera e dauta e elshana e ningjo vesela.. athere cka po e don or zotni kerrin e blindum..
    hmm..
    pra ti derisa po kerkon kerr te blinduar per beth tande.. qe kushton sa me hanger pasul krejt thmija e kosoves per nji vit.. po e dijshe mir qe vrases ka e ne listen e atyre vrasesve je dhe ti dhe rugova etj dhe se hartuesit e listes qaty i ke ne krah tandin me kostum armani e jo vec ne krah por dhe perball .. si halit nanot dhe kup thaq veselat..
    pra hipokrizi..

    dhe sejdiu..
    dihet se rugova moti qe ne vitet 90 e ca..93 94 95 e vazhdimisht.. e kishpas dhan nji udhezim.. mos na dalin njerzit ne mal..
    me dal njiri ne mal.. ne popull ka kuptimin .. me dal njeriu menc e me hup ne mal pra ne pyll .. pra me u nda nga gjindja.. pra me mbet vetem e me e hanger ujku.. pra me ik nga te vetet..
    qe me kte rugova donte me than... me i mbajt afer te gjithe pa ba luft klase brenda llojit.. pa ja vu veshin fjaleve e sherreve.. pra me mbajt unitet mes sshqiptaresh per hir te ceshtjes..
    dhe ashtu duhej ato vite.. se kosova kalonte nji situat te tmerrshme.. dhe ldk kishte..ose me mir me than.. ndjente pergjegjsine qe kosova te mos bahej srebrenic e vukovar.. dhe kjo mund te perballohej me unitet mendimi e veprimi..
    por pamvaresisht nga perpjekjet rugoviane.. me e mbaj kosoven gjall .. trimfoj per arsye qe i kam than 100 here .. loja e vampireve..
    ndodhi ajo qe sduhej me ndodh.. kanibalet e sofistikuar me prish kosoven e gjeten menyren..
    i cun fjal me an te fakso zedhenso shpallso m.utavisto komunkatovisto rogneristave e londonistave tip mahmut daut kup pleurat e zek e zevzeka.. bash qatij qe ishte moti ne ethe me e djeg e shkrumbue kosoven.. pra bash qatij qe erdh ne politik vec me shkallmue kosoven..pra sllobos..
    eja more qen se boll i piu uj fjala rugoves me e lan kosoven pa kalue ne ferr srebrenovisto vukavaroist.. eja e qitja fundin kosoves..ujin e zi qitja..krejt cka te duhet po ta bajm gati..
    a te duhet nji uck.. qe ku e ke..me tri germa se boll jan..
    dhe erdh slloba. e ta bani m.ut jo at tregermeshen se ajo ish fantazem.. por ate cka ishte realisht.. nji popull 2 miljonesh e kusur .. ne vatrat e veta.. per koh rekord e fshiu .. me genocid..
    nejse fati yn qe qelloj ne kte shekull nji Nato..

    iku ajo kohe..kaluan vite..

    asnji arsye skish sejdiu fatmir.. .. me durue ndyresin e qoses qe ne sy te tije te fyeje ata qe ne nuk durojm me na i fye..
    teoria e rugoves..mos me na dal njerzit ne mal nuk kishte vend ne kto kohet e fundit.. tash kosova ish e jona.. dhe kush don me dal ne mal le te dal..
    pra uniteti me qose kanibalet nuk i duhej ma kerkujt cev bethes se ndoj sejdiu apo daci..
    pra sejdiu kur ka degju qosen duhej ti kish than..ngo ti m.ut.. jam presidenti shqiptareve e jo i kudrave.. hajt hiqmani sysh kte pis.. qe quan popullin ton kuder e klysh..

    me njifjal ne udheheqje te LDK jan nji grup beth mu.tash.. qe kallashi llapushnikist i ka ba dele..

    e kjo nuk sjell asgja te mire..

    e prandaj sejdiu asht mirprit qoft si president qoft si kryetar ldk-je prej vampirave..

    prandaj ldk do te vij shpejt ne nji reformim te thelle.. se me arna nuk ndreqet..

    me ningjat veselo dauto llapushniko togero kupoiste.. nuk behet Kosova..

    pik..

    Megjithate.. LDK mbetet perseri Partia ku jan anteresuar atdhetaret.. dhe prandaj aty duhet te vloje debati e sherri ne kuptimin e mire te fjales..
    jasht LDK-s ka vec m.uta e vampira e minj gjirizi..


    Suksese LDK-s ..

    Kush e ndjen vehten atdhetar.. vepron ne LDK e vetem ne ldk..
    Aty ka vend per te gjithe atdhetaret..

    PDK AAK e kto lkck e lccklk.rat jan vec bishta staliniste enveriste ku sot gjejn fare mire vehten krejt vampiret.. si udbashet si mafiashet e krejt m.utsihanja..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-12-2006 më 03:52

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Lavdi Zotit, qe te pakten LDK zgjodhi nje burre me thinja per te drejtuar partine e tyre! Kosova ka nevoje per urtesine e thinjave dhe fjalen qe ze vend, pasi ka boll cunake te papjekur qe duke veshur nje kostum e duke vene nje kullaro u duket vetja si te ditur e vizionare. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe te gjithe duan te behen kryeministra e te drejtojne ate vend, kur ende nuk kane ndertuar familjet e tyre sic duhet.

    Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu eshte drejtuesi i vetem i institcioneve te brishta ne Kosove qe i fal vendit njefare stabiliteti politik, kur Kosova vetem ne keto 7 vitet e fundit ka nderruar 4 kryeministra. Mesazhi qe delegatet e LDK-se, partise me te madhe ne vend, rikthimi i stabilitetit ne parti, ne politike, ne qeverisje, ne sigurine e qytetareve te Kosoves. Pa stabilitet nuk ka zhvillim, nuk ka pavaresi, nuk ka te ardhme.

    Le te shpresojme qe zgjedhja e presidentit te vendit si kryetar i partise me te madhe ne vend do ti japi fund gjumit letargjik qe ka mberthyer politiken ne Kosove dhe do te sherbeje si nje spunto qe Fatmir Sejdiu te mund te marri inisiativa konkrete politike per tu dhene zgjidhje shqetesimeve kryesore te popullit te Kosoves.

    Vota e lire zgjodhi kryetarin e ri te LDK-se dhe ky eshte nje lajm i mire dhe nje mesim i madh demokratik per te gjithe qytetaret e Kosoves. Kush respekton voten e lire, respekton institucionet e Kosoves, respekton lirine e tyre si njerez. Per aq kohe sa populli i Kosoves do te zgjedhi voten e jo dhunen per te zgjidhur mosmareveshjet, Kosova do te kete nje te ardhme te ndritur.

    Albo

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Presioneve dhe kercnimeve nuk iu perballone LDK

    Pas shume vitesh dhe ne momentet vendimtare per Kosoven LDK gjunjezohet,nuk ju qendrone presioneve (versioni me i bute i thene).
    LDK kaloi neper fazat me te renda te kombit duke e udhehequr dhe ruajtur nga shkatrrimi masiv qe i kishin pergaditur armiqet e kombit dhe ne kete lufte te pabarabarte ajo ngadhnjeu gjithnje.
    Incidenti i djeshem eshte deshperues per te gjithe por per Kosoven ka çele dilema tjera qe kane te bejne me ardhmerine e saj ne pergjithesi.Ata qe i gezohen fundosjes se mundeshme te anijes se LDK nuk jane ne gjendje qe edhe ata jane te ulur ne anijen e LDK dhe te gjithe fundosemi se bashku.
    Edhe nje here per jete te Presidentit Rugova LDK ishte lekundur dhe shantazhuar por atehere ...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përleshjet fizike ndërmjet delegatëve ndërprenë punimet e e Kuvendit të VI-të Zgjedhor të LDK-së

    kuvendizgjedhor_perleshja e delegateve

    Sikundër druhej, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuvendin e saj zgjedhor, ka ngritur tensionet në mesin e delegatëve të kuvendit, përkatësisht përkrahësve të Fatmir Sejdiut dhe të Nexhat Dacit. Fill pas propozimit të listës së anëtarëve për Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, tensionet dhe pakënaqësitë në mesin e përkrahësve të Nexhat Dacit, kanë shpërthyer në përleshje fizike me përkrahësit e kryetarit të porsazgjedhur të LDK-së, Fatmir Sejdiu. Kështu në sallë filloi një përleshje e ashpër fizike ndërmjet këtyre dy grupeve, e cila u pasua me ndërhyrjen e forcave speciale të Shërbimit Policor të Kosovës. Ende nuk dihet dimensioni i pasojave të kësaj përleshjeje. Kështu, Kuvendi i VI-të Zgjedhor i ka ndërprerë punimet.
    Nga: sb blue sky & radio kosova staff më Dec 10, 06 | 7:55 am
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga teksaskosova
    Presioneve dhe kercnimeve nuk iu perballone LDK

    Pas shume vitesh dhe ne momentet vendimtare per Kosoven LDK gjunjezohet,nuk ju qendrone presioneve (versioni me i bute i thene).
    LDK kaloi neper fazat me te renda te kombit duke e udhehequr dhe ruajtur nga shkatrrimi masiv qe i kishin pergaditur armiqet e kombit dhe ne kete lufte te pabarabarte ajo ngadhnjeu gjithnje.
    Incidenti i djeshem eshte deshperues per te gjithe por per Kosoven ka çele dilema tjera qe kane te bejne me ardhmerine e saj ne pergjithesi.Ata qe i gezohen fundosjes se mundeshme te anijes se LDK nuk jane ne gjendje qe edhe ata jane te ulur ne anijen e LDK dhe te gjithe fundosemi se bashku.
    Edhe nje here per jete te Presidentit Rugova LDK ishte lekundur dhe shantazhuar por atehere ...
    Une mendoi se nuk ka parti qe i ka qendrue aq gjat presioneve si keta qe definitivisht nuk ekzistoin me nga mbrem qe 60 vite jane ne pushtet e ne vendet tiera kjo qe ndodhi mbrem ne ldk ka ndodh ne vitet 89/90 dhe e kan lan te kaluaren e tyre mbrapa ndersa keta te ldk-se e vazhduan rrugen 60 vjeqare deri mbrem dhe shpresoi qe tani do te dali nji parti e vogel simpatike demokratike ne krye me Fatmir Sejdiun a do ta mbaj emrin ldk apo jo nuk eshte me rendesi me rendesi eshte se edhe partia e fundit komuniste-titiste ne europ u nda nga e kaluara .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Edhe une mendoje ashtu se per se tepermi iu ka zgjatur mandati, duhet leshuar rrugen atyre qe jane te aftë drisa thuhet se kosova ka nje rini prej 70% atehere duhet vendosi gjenerata e re e politikaneve.

    poe zeme se te gjithe nuk jane te kqinje por nuke jane te aftë per te qeverise.
    Lshoja rrugen tjerve me nder sa nuk eshte bere vonë ....

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    z. Hashim Thaçi per her te pare muer pjes dhe e pershendeti nji kuvend te LDK-se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dy goditje për Alushin

    Dy goditje radhazi mori Alush Gashi gjatë Kuvendit
    Zgjedhor të LDK-së. Eliminimi i tij nga gara dhe nga lista e
    Këshillit të Përgjithshëm ka qenë e ndikuar nga krahu i
    fituesve në zgjedhje. Kryesisht nga Eqrem Kryeziu.

    Kosovë Gjoci

    Gjatë gjithë Kuvendit
    Zgjedhor, Alushi Gashi rrinte i
    padisponuar dhe shpeshherë
    kokulur duke i vëzhguar
    njerëzit e Fatmir Sejdiut se si
    ngadalë po e merrnin LDKnë.
    Kjo çehre e zbehtë i erdhi
    pasi që delegatët e Nexhat
    Dacit dhe Fatmir Sejdiut përdorën
    ndikimin e tyre për t'i
    përjashtuar Alush Gashin dhe
    Ali Lajçin nga kandidimi për
    kryetar të LDK-së.
    Këtë, dy krahët e fortë të LDKsë
    e bënë duke e aprovuar
    një rregullore që e kushtëzonin
    kandidimin për postin
    e kryetarit me 100 nënshkrime
    të mbledhura, për të
    konkurruar.
    Këto nënshkrime nuk i posedonte
    as Alush Gashi e as Ali
    Lajçi. Ky vendim i shumicës
    ishte edhe goditja e parë për
    konkurrentët e vegjël në këtë
    kuvend. Sidomos për Alush
    Gashin, i cili ishte prezantuar
    fillimisht si kandidat për
    unifikimin e LDK-së.
    Edhe pas kësaj goditjeje,
    Alush Gashi ende rrinte në
    sallë. Pak i mërzitur e pak i
    mërdhezur u ngrit në këmbë
    për ta përshëndetur fitoren e
    Fatmir Sejdiut si kryetar i ri i
    LDK-së.
    Delegatët në sallë pritnin se
    ai tashmë do të futet në
    Këshillin e Përgjithshëm, dhe
    me këtë do ta shpërblente
    krahu i fituesve. Por, kur i
    erdhi radha krijimit të listës së
    81 anëtarëve të rëndësishëm
    të Këshillit të Përgjithshëm,
    Alush Gashi as që figuronte
    në këtë listë.
    Kjo ishte goditja e dytë për të.
    Burime të gazetës Express
    pohojnë se ky qëndrim i
    fituesve të zgjedhjeve për ta
    eliminuar Alush Gashin, ishte
    imponuar kryesisht nga
    Eqrem Kryeziu, i cili nuk ka
    shumë simpati për figurat e
    LDK-së, të cilat kalkuluan dhe
    nuk u pozicionuan fillimisht
    për kandidatët kryesorë.
    Gjithashtu loja e Alush Gashit
    me kandidimin e tij, si dhe
    deklaratat e tij ambicioze
    nëpër media, pohohet t'u
    kenë penguar shefave influencialë
    të LDK-së.
    Alushi Gashi tashmë mban
    postin e shefit të Grupit parlamentar
    të LDK-së në
    Kuvendin e Kosovës. Me
    mbështetjen që e posedon
    në parti, Alushi e ka të
    vështirë të vazhdojë karrierë
    në LDK, pohojnë disa burime
    të Express, brenda LDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2004
    Postime
    4
    Cili do njeriu që vetes i thotë shqiptar dhe u gëzohet konfliteve shqiptaro- shqiptare, duhet hulumtuar për origjinën e tij. Xh.Leci

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KUVENDI I DHUNSHËM I LDK-SË

    Në ato orë të vona të natës, ndoshta vetëm Kryesia e Punës së Kuvendit
    të Përgjithshëm të LDK-së pandehte se atmosfera në Sallën e Kuqe ishte
    në kufij të normales dhe se mund ta përmbyllej pa ndonjë problem.

    Fiton për 29 vota
    Me vetëm 29 vota epërsi ndaj Nexhat Dacit, Fatmir
    Sejdiu arrin të zgjidhet kryetar i ardhshëm i LDK-së. Pas
    fitores, ai premtoi se do ta mbajë partinë e bashkuar.
    Daci pranoi humbjen dhe tha se do të vazhdojë të japë
    kontributin e tij për LDK-në dhe Kosovën.

    Leonard Kerquki

    leonard.kerquki@gazetaexpress.com
    PRISHTINË, 9 DHJETOR —
    Presidentin Fatmir Sejdiun kanë filluar ta puthin ithtarët e tij ende pa u kumtuar rezultati final i votimit për kryetar të LDK-së. Njerëzit e tij numëronin votat, ndërkohë që një delegat publikonte rezultatin e votimeve, fletëvotim për fletëvotim.
    Megjithëse në një rezultat tepër të ngushtë, Sejdiu ka arritur ta mund kundërkandidatin e tij ish- kryeparlamentarin Nexhat Dacin. Duke u zgjedhur kështu kryetari i dytë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që nga themelimi i këtij subjekti politik në fund të vitit 1989. Për tre muaj, dy kandidatët kishin bërë një fushatë të egër për ta marrë postin e kryetarit të partisë më të madhe në vend, kush publikisht, e kush larg syve të publikut. Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i LDK-së i mbajtur të shtunën, njëherësh ka përmbyllur fushatën tremujore, duke hapur një kaptinë tjetër, atë të përçarjes së partisë. Nga 353 delegatët e pranishëm, 189 votuan për Fatmir Sejdiun, 160 për Nexhat Dacin, ndërkaq dy fletëvotime ishin të pavlefshme.

    Dy kandidatët tjerë për postin e kryetarit të partisë, Alush Gashi e Ali Lajçi, nuk mundën fare të hyjnë në garë. Për shkak se në fillim të punimeve Kuvendi vendosi që ta bëjë rregull statusor mbledhjen e së paku 100 nënshkrimeve për ata që synojnë postin e të parit të partisë.
    Ky vendim i dogji përfundimisht Alush Gashin e Ali Lajçin, të cilët nuk kishin dashur të mbledhin nënshkrime. Me pretendimin se kjo nuk është normë e statutit. Menjëherë pas zgjedhjes kryetari i ri i LDK-së, Fatmir Sejdiu tha se kjo parti ka bërë një punë të madhe dhe ka dëshmuar garë demokratike. Ai premtoi angazhim për të udhëhequr LDK-në bazuar në programin e kësaj partie dhe vizionin e kryetarit Ibrahim Rugova. Ndërkaq, Nexhat Daci e pranoi humbjen dhe i uroi Sejdiut suksese. Fjalimet bajate Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor i LDK-së ka filluar punimet me intonimin e dy himneve, atë kombëtar dhe himnin e Dardanisë.
    Për të vazhduar më pastaj me fjalimet bajate të dy pretenduesve për postin e kryetarit të partisë.

    Si Sejdiu ashtu edhe Daci, fjalimet e tyre i kishin fokusuar kryesisht në ndërtimin e hekurudhave apo zgjidhjen e problemeve të furnizimit me ujë. Vetëm dy-tri fjali ata ia kishin kushtuar asaj se pse duhet të votohen nga delegatët e Kuvendit të LDKsë. Fatmir Sejdiu falënderoi delegatët që
    ia dhanë mundësinë që të jetë kandidat i mundshëm për kryetar të LDKsë. I partisë, që, sipas tij, ka qenë shpresa dhe besa e popullit të Kosovës. LDK-ja, sipas tij, arriti përtej një dekadë e gjysmë, si e veçanta e hapësirave të Evropës Juglindore, që të nisë dhe të prijë në proceset e mëdha të demokracisë, në proceset e mëdha të lirisë, në proceset e mëdha të pavarësisë së Kovës. "Prandaj, duhet të them se përkushtimi si kandidatë i mundshëm dhe po qe se marrë mandatin e juaj që të udhëheqë me këtë subjekt të fuqishëm është po kështu përkushtim se do të kem parasysh që vizionin dhe filozofinë e saj të trasuar nga i madhi presidenti Ibrahim Rugova, i cili do të jetë i pakalueshëm dhe i paharrueshëm prej brezave që do të vijnë", tha Sejdiu.

    Ndërkaq, Nexhat Daci në fjalimin e tij ka pretenduar ta paraqesë veten si vazhdues i punës së ish-presidentit Ibrahim Rugova. "Projektoj e punoj për një Lidhje Demokratike rugoviane e evropiane të Kosovës. Për një parti unifikuese demokratike. Për një parti të dinjitetshme, e cila zhvillon edhe më tej arsyen për një krenari të mëtutjeshme kombëtare", tha Daci në fjalimin e tij.

    Më pas, 353 delegatët iu kanë ofruar kutive të votimeve. Votimi ka qenë i fshehtë, duke u bërë njëherësh si rregull në statutin e LDK-së. Të gjitha fletëvotimet janë kumtuar aty për aty, në mes të sallës dhe nga një delegat që thoshte se për cilin kandidat shkon fletëvotimi që kishte në dorë.
    Rezultati final ka qenë shkatërrimtar për Nexhat Dacin, i cili në fakt gjatë tërë kohës sa ka zgjatur fushata për kryetar të LDK-së, i ka pasur mbi qafë Auditorin Gjeneral, akuzat për korrupsion gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Parlamentit dhe arrestimin e këshilltarëve politikë të tij.
    Ndërkohë që, presidenti Fatmir Sejdiu, gjatë kësaj kohe ka pasur një pozitë të favorshme, duke u prirë negociatave dhe duke mos u deklaruar publikisht për fushatën për kryetar të LDK-së.

    Me t'u kumtuar rezultati, të gjithë delegatët janë ngritur në këmbë duke i duartrokitur fort zgjedhjes së Sejdiut kryetar. Ndër njerëzit e parë që ia kanë uruar atij fitoren, ka qenë pikërisht kundërkandidati Nexhat Daci. "Ju uroj me tërë qenien time shëndet dhe sukses kryetarit të ri të LDKsë", ka thënë Daci, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së. "Do të jem në LDK dhe gjithmonë do ta ofroj potencialin tim krijues për LDK-në dhe Kosovën", tha ai.

    Për ish-kryeparlamentarin gjithçka rreth votimit ka qenë në rregull, duke mos dyshuar në asnjë parregullsi që t'i jetë bërë. "Ishte një kuvend i mirë, një kuvend I qetë i dinjitetshëm. Nuk do të ketë asnjë të keqe, asnjë gjë", tha ai. Mirëpo, Daci nuk ka pranuar të flasë rreth arsyeve që çuan në humbjen e tij, e as për pasaktësinë e analizës së tij, kur thoshte se do të zgjidhet kryetar i LDK-së, pa dyshim. "Unë nuk dua t'i komentoj, sepse është herët, por e pranoj. Rezultati është ai që është. Është herët për analiza", tha ai. Ndërkaq, kryetari i ri i LDK-së, Fatmir Sejdiu tha se do të punojë me të gjithë në ndërtimin e një LDK-je unike dhe ndërtimin e Kosovës së pavarur. Lidhur me atë se cilin post do të zgjedhë tash, atë të presidentit të vendit apo të kryetarit të partisë, Sejdiu ka thënë se, "do të dëgjohemi".

    Korniza Kushtetuese nuk i lejon presidentit të vendit mbajtjen e dy posteve. Sejdiu këto ditë duhet të japë dorëheqje nga njëri post. Por, sipas burimeve të Express, ai do të vazhdojë t'i mbajë dy postet, por postin e kryetarit të partisë do ta "ngrijë" për aq kohë sa është president.

    Ndryshimet në statut
    Kuvendi i Gjashtë i LDK-së ka bërë edhe disa ndryshime në statutin e partisë. Fillimisht është ndryshuar neni 22 i statutit, i cili thotë se kryetari i LDK-së zgjedhjet me votim të fshehtë apo të mbyllur, varësisht se si e përcakton Kuvendi i LDK-së. Kryesi e punës ka propozuar që alternativa e votimit të hapur të hiqet nga statuti dhe ashtu kanë vendosur edhe delegatët.
    Gjithashtu është ndryshuar neni për Këshillin e Përgjithshëm. Tash e tutje, ky organ do t'i ketë 81 anëtar. Është vendosur po ashtu se kryetrari i LDK-së të zgjidhet me 50 plus 1 votë. Ndërkaq është vendosur që kryesia qendrore të jetë koordinatore për degët e LDK-së në Kosovë.

    Ndërkaq për ato në diasporë të koordinojë kolegjiumi i degëve atje. Gjithashtu me propozimin e Sabri Hamitit, është vendosur në statut që Ibrahim Rugova të shpallet kryetar nderi i LDK-së - postmortum.
    Rregull statutarë është bërë gjithashtu edhe zgjatja e mandatit të delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm. Nga 2 në 4 vjet. Ani pse këtë nuk e lejojnë rregulloret e OSBE-së për partitë politike, të cilat obligojnë partitë politike në Kosovë që kuvendet e tyre zgjedhore t'i
    mbajnë çdo dy vjet.

    Kuvendi Kuvendi i Gjashtë Zgjedhor është drejtuar nga kryesia e punës në përbërje të së cilës ishin Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Nekibe Kelmendi, Fadil Ferati, Sabri Hamiti, Hajzer Krasniqi.
    Si kryesia e punës, ashtu edhe komisionet tjera të Kuvendit janë miratuar plotësisht nga gjithë delegatët e pranishëm.

    Ndryshe në këtë Kuvend të LDK-së ka pas shumë pak debate, deri tek propozimi i listës për Këshillin e Përgjithshëm, kur edhe filluan debatet, të cilat vazhduan më pastaj me një rrahje brutale mes delegatëve. Kuvendi i LDK-së i ndërprerë pas këtij incidenti i ka vazhduar punimet pa praninë e një pjesë të madhe të delegatëve. Aty është vendosur që si konsensus Këshilli i Përgjithshëm të ketë 107 anëtar. Mirëpo Kuvendi nuk është vazhduar më tej në pikat tjera, siç ka qenë raporti i punës së qeverisë, financat e LDK-së dhe deklarata e Kuvendit.
    Ndryshe pas dy javësh pritet që Këshilli i Përgjithshëm të nxjerr edhe kryesinë qendrore të LDK-së, i cili është organ ekzekutiv i partisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •