Close
Faqja 37 prej 37 FillimFillim ... 27353637
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 366 prej 366
  1. #361
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    LDK-së i bashkohet Grupi parlamentar për integrim

    Fatbardha Zeka

    Bota Sot,Prishtine

    Grupi Parlamentar i LDK-së është fuqizuar nga 26 deputetë në 33, duke e zvogëluar distancën në tre vetë, në raport me partnerin e saj të koalicionit, PDK-në, që tani ka 36.
    Grupi parlamentar i LDK-se hyn në koalicion me grupin parlamentar për integrim i formuar të premten në Kuvendin e Kosovës. Pas këtij koalicioni të ri në mes LDK-së dhe grupit të minoriteteve deputetëve minoritar ishin pa grup parlamentar LDK tani ka 33 deputet derisa PDK-ja ka 36.

    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe kryetar i grupit parlamentar të LDK-së shprehu optimizmin se me këtë koalicion të ri LDK-ja po fuqizohet shumë dhe kjo fuqi e re do të reflekton edhe në institucione, ku do të ketë mundësi të reja edhe për partnerët minoritar.

    “Ne dëshirojmë që në kuadër të partneritetit me LDK-në dhe me Grupin parlamentar të LDK-së, sigurisht që do të punojmë bashkërisht për mbështetje në proceset integruese, për të mbështetur angazhimet politike dhe kërkesat që përfaqësuesit e komuniteteve i kanë, në parimin e planit gjithëpërfshirës që tani më është edhe obligim kushtetues, edhe në Kuvend, edhe në qeveri edhe në pushtet lokal. Ky partneritet i joni ka kuptimin më të gjerë, partneritet për institucione qendrore, partneritet për institucione lokale, partneritet për jetën në përgjithësi dhe natyrisht do të punojmë shumë së bashki që integrimi të ndodhë në Kosovë”, tha Haziri.

    Një synim të tillë e shprehën edhe deputetët minoritar, të cilët e përbëjnë këtë grup serbët, boshnjakët dhe të tjerë. “Sot patëm nderin të formojmë një grup të ri parlamentar, të riemëruar si Grup për Integrim, i cili në bazë të planit dhe programit të Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe punës që do ta zhvillojë në Kuvendin e Kosovës, është i interesuar që me angazhimin e vetë të deputetëve të angazhuar në këtë grup të realizojmë rezultate, të cilat do të jenë të kënaqshme për të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë dhe në këtë kuptim kemi arritur marrëveshje. Jemi marr vesh që ky grup i ri të ketë partner të koalicionit dhe për këtë jemi përcaktuar për LDK-në”, tha kryetari i grupit të posa konstituuar Branisllav Grbiq. Aktualisht Grupi i tretë parlamentar, ai i AAK-së ka 13 deputetë, ndërsa pasohet nga ai i AKR-së me 10 dhe po me 10 edhe i LDD-së. Ky grupim i ri parlamentar ka ndryshuar edhe përbërjen e grupimeve të deritashme parlamentare. Të paktën edhe 5 deputet vazhdojnë të mos kenë grup parlamentar.

    Emrat

    Danush Ademi, pa grup parlamentar, Branisllav Gerbiq, pa grup, Dragisha Miriq, Mihajllo Shqepanoviq, Vezira Emrush, Numan Baliq SDA, Vladimir Todoroviq.

    --------------
    Zhvillim shume interesant !

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova IV ose politikanë në zbritje sezonale!
    Premtë, 29 Janar 2010 19:56

    Kimete Berisha



    Nga burimet e gazetës sonë brenda AAK-së e siguruam procesverbalin e mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, të mbajtur më 7 janar. Në këtë mbledhje u bë fjalë për taktikat e reja që do t'i shfrytëzojë AAK-ja për ta marrë në dorë Kosovën dhe Kaçanikun. Aty u konstatuan fakte se nga të gjitha partitë e mundshme të Kosovës, Amerika Latine e përkrah vetëm AAK-në. Ky fakt duhet të shfrytëzohet, dhe meqë Kosova është me Amerikën, të gjithë duhet të kalojmë në AAK, duke filluar nga Kaçaniku! Një anëtar kryesie (nëpërmjet SMS) ia bëri me dije zv.kryeministrit se mund t'i ofrojë informata valide që dëshmojnë se Amerika e ka penguar liberalizimin e vizave, për shkak se këtë meritë do t'ia lë AAK-së, posa kjo ta marrë pushtetin në Kosovë. Posa AAK-ja ta marrë në dorë Qeverinë, do t'i jepet leje Brukselit që t'i liberalizojë vizat edhe për kosovarë, e jo vetëm për serbë. Por, që të merret pushteti, duhet të intensifikohet puna e trafikimit me qenie të gjalla - homo-politikanë që vijnë nga LDD-ja dhe LDK-ja, në mënyrë që të defaktorizohet Rugova II (Sejdiu) si dhe Rugova III (Daci) dhe në skenën politike të Kosovës të mbetet vetëm një "Rugovë", përkatësisht të mbetet vetëm Rugova IV (Ramushi).

    Pra, s'bën të humbet kohë, se zgjedhjet e parakohshme mbahen në maj 2010, dhe filloi turbo-fushata e AAK-së për trafikim me qenie të gjalla politike, filloi pikërisht në Kaçanik. Dihet se Juda e tradhtoi Krishtin, por që 2010 vjet të krishterët nuk po ia harrojnë këtë gjest të turpshëm. Në Kaçanik ndodhi përnjëherë të paraqiten publikisht para kamerave qindra Judë të Krishtit... jo, jo të Krishtit, por Judë të Dacit. Tradhtia kur është vetëm politike nuk është tradhti, por është "konvertim politik" që e lejon kodi i pashkruar "i parimeve" të të moderuarve evrolojalistë. Por, kjo s'ka të bëjë me moralin evropian të Kaçanikut, se Ramushi nuk është me Evropën, por është me Amerikën, sebepi i mikut të tij me parapagim, brigadierit Steven Schook. Qysh i hyn në krye Ramushit që Obama nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës? Tradhtia, kur bëhet me shumicë "aksham pazar", atëherë "i bie për trupi" moralit politik të kohës sonë, ndaj opinionit nuk i bën kurrfarë përshtypje vrasja e Qesarit... më falni Dacit! Tradhtia në këtë rast nuk është biblike, por është politike. As tradhtia nuk ta çon mallin e tradhtisë, kur nuk e ka një trohë të vogël serioziteti tragjik, sepse nuk mund ta përfytyrojmë Nexhat Dacin të gozhduar në kryq si Krishti në sheshin e Kaçanikut para çajtoreve. Përkundrazi, tradhtia me shumicë nuk duket tragjike, madje as komike, se është përgjegjësi kolektive, pra faqe e zezë e shumë fytyrave, e jo e një fytyre të dyfytyrësuar. Ramushi dikur ka qenë trim. Besa edhe strateg lufte. Ai e ka të qartë se armikut ia thyen kurrizin dhe degën e Kaçanikut kur t'ia rrasë, jo veç një Kalë Troje, po një grumbull kuaj kaçaniku, të cilët e befasojnë armikun e Ramushit duke e zënë Dacin në gjumë pranë oxhakut aristokrat në Brezovicë.

    Veç llojeve tjera të trafikimit të organizuar, për të cilat kontrabandime Kosova është e afirmuar në Bruksel, tash ka dalë në modë edhe një lloj "trafikimi me qenie politike" njerëzish të gjallë. Tregtia politike me pakicë u paraqit për herë të parë në historinë e Kosovës me rastin kur u shitën Kuçi dhe Shatri, por Kaçaniku këtë tregti e shndërroi në tregti me shumicë. Tash njerëzit shiten dhe i blejnë në pako, grumbull, kuturu. Konvertimi revolutiv politik (political proselytism) ta përkujton atë pamjen e Hadit ku barten kufomat nga njëri rreth i ferrit në tjetrin, këtu nga një parti në tjetrën, ringjallja biblike e të vdekurve politikë. Vdes në Dardani dhe ngjallesh në Dukagjin! Këta njerëz do t'i prijnë popullit se nuk e ndjekin vetëm një rrugë, por i kanë mësuar përmendësh të gjitha rrugët, i bien kah t'u bjerë rruga, herë një rruge, herë një tjetre, kështu derisa si Kolombo e gjeti rrugën e vërtetë që shpie drejt në Amerikën e Stiven Shukut. Amerika është e Ramushit, Kaçaniku është i Kushtetutës. Dardania tashmë nuk ka kurrfarë vlere, sepse ka qenë veç një fiksion letrar i Rugovës, dhe asgjë tjetër.

    Sa drejt do t'i prijnë popullit këta tipa të burrërisë politike kaçanikase që janë veç figura "karizmatike" shahu në lojën e Ramushi me Dacin. Daci në "lojë kaçaniku" e humbi trashëgiminë e Rugovës, të cilën me këtë rast e fitoi Ramushi. Nëse me testament Rugova nuk ia ka lënë LDK-në trashëgim Ramushit, kjo u rregullua me ndërmjetësimin e Washingtonit në Kaçanik. Të tjerët premtojnë "integrime evropiane", Ramushi premton pushtet amerikan në Kaçanik në krye me Stiven Shukun!

    S'kisha parë spektakël më tragjikomik se sa ajo kartolina televizive plot ngjyra dhe plot burra në shitje me paket. Janë stërvitur shqiptarët moti t'i dorëzojnë librezat e partisë, por kësaj here u kishte hije burrëria, se këtë gjë e bënin para heroit legjendar, para tij nuk është marre të dorëzohesh, sidomos nëse nuk ke pasur rast dhe fat të demobilizoheshe si ushtarët e tij para trangujve të KFOR-it. Kartolina televizive i paraqiti me kravata komplet bojë alli, ndaj u zbehej pak të skuqurit e fytyrës, punë që u ndihmonte ta menaxhonin bukur turpin e tyre.

    Si në Francë Luigjët XIII dhe XIV etj., edhe në Kosovë dolën Rugova II (Sejdiu), Rugova III (Daci) dhe Rugova IV (Ramushi). Daci ka para, ka pasur gjithmonë, por parimisht nuk e blen lojalitetin e partiakëve, se besnikët nuk mund t'i blesh, tradhtarët po, veç jepu para. Por, Daci ka qëlluar koprrac me bisht dhe do t'ia shohë sherrin kësaj kurnacërie. Kurrkush sot nuk çohet prej Kaçaniku për t'i prirë popullit të Kosovës pa ja shti' një grusht para në grusht! Daci ka kujtu' se po si Rugova, mjafton vetëm t'u thuash partiakëve "mirëdita", e ata ta lënë kokën pas teje. Politikani i moderuar sot nuk e ruan kokën, por paratë, veç jepi para pak më shumë se Ramushi, nesër menjëherë të kthehet nga Dukagjini në Dardani. Dardania është antike, dhe s'ka të bëjë me realitetin. S'ka para Dardania. Kush ka sot më së shumti para? Amerika. Ramushi e thirri në telefon Kaçanikun dhe u tregoi se nëse vijnë pas tij, le ta dinë se e kanë prapa Amerikën. Ka dalë fjala në pazar se Amerika nuk po e do Dacin, po Ramushin, se Daci ia ka pas nervozuar një shef të zyrës së saj në Dragodan, kurse Ramushi po e do Shukun, që do të thotë Amerikën. A më e mirë Amerika, a Dardania, këtë e di çdo budalla, e le s'po ta di Kaçaniku! Para sa Amerika ka edhe Bexhet Pacolli, por Mimoza e këshilloi Bexhetin, mos i konkurro - i tha - Ramushit, as në Gjakovë. Deshi Bexheti demonstrata në Gjakovë, por e thirrën ata "lart" e i thanë "mos gabo"! Mos gabo se është puna e Ramushit! Thellë është puna! Nuk bën me Ramushin t'i shtiesh pipat. I shtine me Ramushin, dije çka e ka gjetur Dacin, kur i shtiu pipat me shefin e zyrës. Mirë e ke, - i tha Bexheti Mimozës. Edhe pse është me Dacin, Bexheti nuk është si Daci që s'e bën hesap askënd!

    Nga kjo punë makiaveliste kaçanikase do të nxjerrë shibla gazetaria invenstiguese e "Koha Ditore", e cila është duke e hetuar faktin se si tenderi për blerjen e LDD-së në Kaçanik ka qenë - njëburimor. Pra, nuk është marrë në konsiderim oferta e çmimit më të lartë që ka ofruar Pacolli për blerjen e partiakëve në shitje. Pacolli, siç thashë më lart, nuk ka insistuar edhe aq shumë, sepse nuk e ka lejuar Mimoza dhe amerikanët!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Ndahet nga jeta nënkryetari i LDK-së Fadil Ferati

    Është ndarë nga jeta nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Istogut, Fadil Ferati .LDK-ja njoftoi se ai ndërroi jetë në një spital në Gjermani, pas një sëmundje të gjatë, në moshën 50 vjeç....

    Kryesia e LDK-së shprehu ngushëllime për familjen dhe qytetarët.

    Postuar: 11:54:18 / 30.01.2010
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Ngushellime familjes se Fadilit dhe gjithe shqiptarve.

  5. #365
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Ndahet nga jeta nënkryetari i LDK-së Fadil Ferati

    Është ndarë nga jeta nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Istogut, Fadil Ferati .LDK-ja njoftoi se ai ndërroi jetë në një spital në Gjermani, pas një sëmundje të gjatë, në moshën 50 vjeç....

    Kryesia e LDK-së shprehu ngushëllime për familjen dhe qytetarët.

    Postuar: 11:54:18 / 30.01.2010
    ----
    Eu,eu....

    Paska vdeke burri i forte i Dukagjinit e gjithe Kosoves.

    I kjofte i lehte dheu i atdheut..!

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Njeriu qe tere jeten punoi per mireqenje te popullit te tij.

    Njeriu qe edhe sot eshte shembull per kryetaret tjere te komunave se si duhet udhehequr nje komune,

    njeriu qe e ndryshoi pamjen e qytetit te Istogut

    njeriun qe e deshti i tere populli perveq disa zvarranikeve komunist,

    Njeriu qe e paten zili rivalet tjere per punen e bere,

    njeriu i cili nuk diti qka eshte korrupsioni dhe hajnia,

    veprimtari dhe guximtari i madh ne projektet e tij

    Lavdi veprimtarise se tij dhe jetes se tij.

    I qofte i lehte dheu i Kosoves.

Faqja 37 prej 37 FillimFillim ... 27353637

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •