Close
Faqja 35 prej 37 FillimFillim ... 253334353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 366
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari nuk ben ti krahasosh Nano-Berisha me Daci-Sejdiun sepse keta te paret Sala do ta bej e do ta njof per kryetar Nanon ndersa Daci nuk e njef Sejdiun per kryetar as te partis as te Shtetit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #342
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Demokracia e filtrimit e vë në lëvizje Lidhjen Demokratike të Kosovës Ironi me “Shoqërinë Daci”

    Eqrem Kryeziu ka ironizuar me partinë e Nexhat Dacit, duke e quajtur atë me emrin "Shoqëria Daci". Sipas tij, Lidhja
    Demokratike ka përfituar nga elementet jointelektuale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. "Në Prizren tani po dëgjoj
    se kryetari i një nëndege të fuqishme ishte rojtar i shkollës". Por Lulëzim Zeneli e ka komentuar këtë deklaratë si shqetësim
    të Kryesiut për shkak të mbështetjes së madhe që ka gjetur Lidhja Demokratike në Prizren, e sidomos nga elita

    DRILON ZOGAJ
    Prishtinë, 22 janar – Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike
    të Kosovës (LDK), në mbledhjen e sajt të radhës, ka marrë vendim
    që të mbahen kuvendet e degëve në Ferizaj, Gjilan dhe në
    Skenderaj, në të cilat shumica e udhëheqësve të tyre kanë kaluar
    në Lidhjen Demokratike (LD) të Nexhat Dacit. Nënkryetari i parë i LDK-së,
    Eqrem Kryeziu, tha se karakteri i këtyre Kuvendeve do të varet nga
    përbërja e tyre. "Në qoftë se ndokund mungojnë
    shumica e anëtarëve, atëherë do të duhej mbajtja e kuvendit të ri,
    ndërsa atje ku e kemi më shumë se gjysmën, e që statuti i LDK-së
    e lejon të punohet, atëherë kuvendi i asaj dege mund ta
    vazhdojë punën". Ai ka marrë shembull ishkryetarin
    e Degës së LDK-së në Ferizaj, Adem Salihaj, i cili,
    sipas Kryeziut, ka bërë një spastrim themelor bazik të anëtarëve
    të LDK-së në këtë dege, të cilët i ka shpënë në Lidhjen
    Demokratike. Kryeziu ka ironizuar me partinë e Dacit, duke e quajtur atë me
    emrin "Shoqëria Daci" dhe ka thënë se ata kanë përfituar nga
    elementet jointelektuale brenda LDK-së. "Në Prizren tani po
    dëgjoj se kryetari i një nëndege të fuqishme ishte rojtar i shkollës".
    Sipas tij, tashmë do të punohet në eliminimin e paradokseve
    dhe anomalive në LDK, që i ka sjellë demokracia e filtrimit.
    Përqendrimin e vëmendjes në LDK të opinionit kosovar kohët
    e fundit, si dhe filtrimin e saj të fundit, Kryeziu e ka vlerësuar
    rast të mirë për të kthyer në të aktivistët dhe njerëzit që kanë
    abstenuar në zgjedhjet e fundit. "Rreth 40 për qind e anëtarësisë
    së LDK-së kanë abstenuar në zgjedhjet e fundit, e ky është rast
    shumë i mirë që ata t'i qesim në kutitë e votimit". Ai e ka përjashtuar mundësinë
    që Daci, duke u mbështetur në grupin parlamentar që pritet të
    krijohet në Parlament, të jetë pjesë e Ekipit Negociator të Kosovës.
    "Nuk mund t'i lazdrojmë njerëzit me oferta të tilla".
    Në anën tjetër, Lulëzim Zeneli, njëri ndër themeluesit kryesorë
    të Lidhjes Demokratike, është përpjekur t'i shmanget komentimit
    direkt të deklaratave të isheprorit të tij. Mirëpo, akuzën për
    mungesë intelektualësh në partinë e akademik Dacit, e veçanërisht
    në Degën e Prizrenit, Zeneli e ka cilësuar pasojë e shqetësimit të Kryeziut.
    "Kjo i është dukur e papakapshme, për shkak të mbështetjes
    së madhe që ka gjetur LD-ja në Prizren, e sidomos elitës, doktorëve
    të shkencave, njerëzve të arsimit dhe kulturës së këtij qyteti".
    Sa i përket Degës së Ferizajt, Zeneli ka thënë se ish-anëtarët e
    LDK-së kanë aderuar në LD, me dëshirën dhe vullnetin e lirë të
    tyre, pa asnjë kalkulim apo taktikë paraprakisht të përgatitur.
    "Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e punës dhe vizionit
    të njerëzve që aderojnë në LD që t'i eliminojë kuadrot apo të bëjë
    spastrim të anëtarëve". Për mundësinë e inkuadrimit të
    Dacit në Ekipin Negociator, Zeneli ka thënë se për këtë dhe të
    gjitha çështjet tjera LD-ja do ta japë qëndrimin e saj vetëm pas Kuvendit Zgjedhor.

    Kryeziu i qorton mediat

    Eqrem Kryeziu ka kritikuar disa media kosovare për krijimin e idesë se
    në Kosovë korrupsioni ka përfshirë të gjitha celulat e institucioneve dhe
    qeverisjes, sipas tij, pa ofruar asnjë fakt të vetëm. "Korrupsioni nuk
    luftohet me opinione të papërgjegjshme".
    Në këtë formë, tha ai, rrënohen institucionet. Kjo ka ngjallur reagime
    tek disa gazetarë të pranishëm, të cilët janë përpjekur të argumentojnë
    se fajin për këtë opinion nuk e kanë mediat, por realiteti. "Unë po e shoh
    se në momentin që një mikrofon i ofrohet qytetarit, ai duke menduar se
    gazetari ka qejf të thotë që të gjithë janë të korruptuar, përgjigjet, 'mendoj
    se ka korrupsion', 'besoj se ka', 'kujtoj se ka'", ka thënë Kryeziu.
    Korrupsioni, sipas tij, luftohet vetëm me denoncime konkrete.

    g lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Brari
    mendoj se nen shembullin e frymes se takimit nano-berisha.. do ishte mire qe dhe daco -- kryezinjte.. te mblidhen e te takohen e te flasin per problemet e lindura .. te vjetra ose te reja e te ndale procesi i ndarjes se ldk-se..
    kur nano takohet me berishen.. qe dihet se cfar armiqesie kan pasur me njeri jatrin.. dhe gjejne gjuhe te perbashket.. dhe hedhin ide emancipuese .. paqtuese e konstruktive.. per nevojen e dialogut per hir te interesave te larta te vendit.. athere asgje nuk mund te pengoje qe dhe lideret e ldk-se te ndjekin nje shembull te tille..

    do fitoje simpati ne popull ai i cili i pari do ta kerkoje nje takim me qellime unifikuese e pajtuese.. e ne te kundert do te humbe respektin ai..ose ata qe do ta sabotojne nje nisme te tille..

    ne kte rast Daci me te vetet.. do duhej ta fillonte i pari.. e pastaj te shihej si do reagoje kryeziu me shoke..

    LDK duhet te qendroje e bashkuar.. per hir te elektoratit te saje.. antaresise se saje.. te shkuares se saje dhe mbi te gjitha per hir te momentit politik .. qe po kalon Kosova..
    O te lumte o Brar!

    I ke ra pikes, si gjithmone...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Luftë e ashpër në terren
    LD-ja e Adem Salihajt akuzon për shërbim me metoda rankoviqiste grupin e LDK-së të Faik
    Graincës. Grainca thotë se ky është terror i njohur psikologjik i Salihajt dhe Krasniqit.
    Bardh Frangu
    Ferizaj, 26 janar — Në emër të LDK-së dhe me vulën e LDK-së, të
    enjten pasdite vonë ka reaguar Dega e LD në Ferizaj. Ajo ka ngre akuza
    shumë të rënda kundër grupit të kryetarit aktual të komunës, Faik
    Grainca, i cili me shumë sukses po e ristrukturon LDK-në në këtë komunë.
    "Informatat nga terreni flasin për frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet
    që u bëhen aktivistëve tanë nga udhëheqja dhe punëdhënësit
    e tyre, siç janë: Faik Grainca, Gafurr Imeri, Dukagjin Hetemi, Faruk
    Guri, etj. Kjo fushatë e egër, tërësisht e modelit rankoviqian, është
    instaluar nga udhëheqja komunale në krye me Graincën dhe stafin e
    tij politik", thuhet ndër të tjera në komunikatën për opinion, të nënshkruar
    nga nënkryetari i Degës së LD-së, Sahit Krasniqi. Dega e LD-së akuzon udhëheqjen
    komunale në krye me kryetarin Grainca se me presionet e tilla
    "përkujtojnë kohët e këqija që i përjetuam si popullatë nën pushtimin
    e egër sllav". Të kontaktuar disa nga aktivistët e Degës së LD-së, të punësuar në
    administratën komunale, mohuan një fushatë të tillë. Duke mos
    dashur të identifikohen, njëri nga ta tha se presione indirekte ka, por
    jo të atilla siç thuhet në komunikatën e Degës së LD-së. Sipas
    tyre mjaft punëtorë të administratës komunale janë pjesë e LDsë.
    "Ky është një terror psikologjik i njohur ka herë. Salihaj dhe Krasniqi
    tash janë të frikësuar shumë. Tash po e shohin nga afër forcën
    e njëmendët të LDK-së. Ata paturpshëm vazhdojnë të flasin në emër
    të Degës së LDK-së, mbase përdorin edhe vulën. Kjo është e pandershme
    dhe plotësisht e pamoralshme. Vetëm ata dinë t'i bëjnë këto",
    tha për "Express" Grainca, i cili shprehet të jetë shumë i befasuar
    me interesimin e jashtëzakonshëm të njerëzve për LDK-së.
    "Nuk është e vërtetë kjo. Është e kundërta. Ata edhe në Nëndegën
    time kishin dërguar njerëzit e tyre për ta penguar procesin e riaktivizimit
    të LDK-së", tha nënkryetari i komunës, Gafurr
    Imeri, i cili akuzohet njësoj si kryetari i komunës, Grainca. Edhe
    drejtori i administratës së përgjithshme komunale, Faruk
    Guri, i mohon këto akuza të Degës së LD-së. Guri duke qeshur thotë
    se ata nuk kanë thënë gjë të re. "Është në natyrën e tyre të qahen
    dhe të ndërtojnë konstruksione. Nuk ka ilaç për frikën", thotë Guri,
    i cili nuk e sheh me interes të merret fare me këtë kategori njerëzish.
    Sipas koordinatores Sanije Aliu,n e angazhuar nga qendra për rikonstruktimin
    e Degës së LDK-së, punët kanë ecur shumë mirë. Deri
    më 15 shkurt Dega do të konstituohet komplet sipas skemës që
    ka pasur para ndarjes. Burimet nga terreni falsin për
    një aktivet të ashpër të dy partive. Sipas këtyre burimeve LDK-ja
    mbështetjen më të madhe po e gjen tek të diferencuarit dhe të distancuari
    nga politika e Adem Salihajt. E të tillët janë shumë dhe janë
    pikërisht ata që kanë mbështetjen më të madhe në opinion.
    ------

    Po qu ban hore keta gabel shqipfolsa bre
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tash siq po shifet keta jugo-titistat i lan grushtat e i rroken armet bombat
    -----------------------

    Kryesia e LDK-së dënon shpërthimin e parmbrëmshëm në Gjilan
    Prishtinë, 30 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon shpërthimin e parmbrëmshëm në Gjilan, që ka ndodhur afër selisë së degës së kësaj partie të dielën në mbrëmje. LDK, pa dashur të paragjykojë motivin ose pjesëmarrësit në këtë shpërthim, veprimin e tillë e vlerëson si veprim kriminal, sulm ndaj lirisë së qytetarëve të Kosovës, i cili ndikon në prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, thuhet në një reagim të sotëm të Kryesisë së LDK-së. Njëkohësisht, LDK kërkon nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të sjellë para drejtësisë kryesit e veprimeve të tilla. Në këtë reagim më tej theksohet se në kohën kur Kosova përfundimisht po e përmbyll kaptinën më të rëndësishme të saj, atë të pavarësimit të vendit, veprimet e tilla nuk i shërbejnë askujt, pos përkrahësve eventualë të destabilizimit të Kosovës. "Ftojmë qytetarët e Kosovës të jenë shumë të vëmendshëm dhe të mos humbasin për asnjë moment qetësinë. Kosova është vend i qytetëruar dhe përgjigjja më e mirë ndaj krimeve të tilla individuale është ruajtja e stabilitetit të përgjithshëm, e qetësisë publike dhe e nivelit të demokracisë", përfundon reagimi i Kryesisë së LDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #347
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    keta ldk-ucat skan te ndalur spo i ndalin grushtat hiq haaaaa zoti cop e grim i baft qysh i ka ba
    --------------

    Kryetari i Kamenicës sulmohet nga familjarët e kryeshefit të shkarkuar ekzekutiv
    Vetëm një ditë pasi ka shkarkuar nga posti i kryeshefit të ekzekutivit të Kamenicës, Islam Thaçin, kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli, është sulmuar nga vëllai i ish kryeshefit, simpatizant i Lidhjes Demokratike të Dardanisë. “Rastin e kam paraqitur ne polici, por nuk dua të vazhdoj ndjekje penale”, ka thënë për RTK, Shaip Surdulli, kryetar i Kamenicës.
    Përplasjet politike të komunës së Kamenicës, si duket kanë dalë edhe jashtë asamblesë komunale. Vetëm një ditë pasi ka shkarkuar nga posti i kryeshefit të ekzekutivit të Kamenicës, Islam Thaçin, kryetari i kuvendit komunal të Kamenicës është sulmuar nga vëllai i ish kryeshefit Thaçi, simpatizant i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

    “Po është e vërtetë që jam sulmuar dhe rastin e këtij sulmit e kam paraqitur ne polici”, ka thënë për RTK, Shaip Surdulli, kryetar i Kamenicës.

    Ai ka thënë se njeh të dyshimtin dhe se ai është vëllai i kryeshefit të shkarkuar, ndërkohë që rastin e tij edhe pse e ka paraqitur ne polici, ka hequr dorë nga ndjekja penale.

    “Ky ishte një rast i qëllimtë që kishte për qëllim të më dëmtojë fizikisht mua, si kryetar i komunës dhe i LDK-së, por më shumë kishte për qëllim të dëmtojë proceset në kuvendin komunal”, ka thënë Surdulli.

    Sipas tij, akterët politikë duhet të kuptojnë se lufta politike duhet të zhvillohet në kuvend e jo jashtë tij.

    “Proceset politike të nisura në kuvend duhet të vazhdojnë në kuvend, askush nuk ka të drejtë të privatizojë dhe instrumentalizoj proceset”, ka thënë Surdulli, duke kërkuar nga të gjithë që të kenë vetëdijen politike dhe të tejkalojnë me mençuri sfidat politike.
    | s.b & RTK staff |


    mbrapa 08 qershor 2007 - 18:50:49
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Brar,
    parashikimet tua janë vërtetuar në tërësi.
    Burrecat e të dy krihve e kanë shitur b... te kupolla e kallashit dhe tash po hanë buken e turpit e të paburrnisë.
    Deri kur ???
    ---
    A ka mor noj zog shqyptarit që mund ti bajë bashkë këta m... e të dalim nga ky labirint ku na kanë futur 4-5 burreca e b...xhi !!!?

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Brar,
    parashikimet tua janë vërtetuar në tërësi.
    Burrecat e të dy krihve e kanë shitur b... te kupolla e kallashit dhe tash po hanë buken e turpit e të paburrnisë.
    Deri kur ???
    ---
    A ka mor noj zog shqyptarit që mund ti bajë bashkë këta m... e të dalim nga ky labirint ku na kanë futur 4-5 burreca e b...xhi !!!?
    shuaj more mos bani za se qitash i kena shti ne od te burrave e kan fillue me u mesue shqip se veq jugosllavqe kan dit pisat
    kjo vlen per LDK-ne e fatmir sejdiut qe me te drejt e quajn dega e PDK-se haaaaa
    se ata te dacit-macit sjan met as nji autobus me do geca e lesha ska sen prej tyne
    ah bravo Hashim se Hashim u ke dal perime ketyre jugo-shipecave
    dy kamt ne nji kepuc jau ke fut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Nis gjykimi për Kuvendin e LDK-së



    Nis gjykimi për Kuvendin e LDK-së

    Nga Selvije Bajrami më 20.10.2009 në ora 12:52
    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka filluar, pas disa shtyrjeve, seanca gjyqësore ndaj deputetit të LDD-së, Gani Geci si dhe ndaj Arton dhe Esat Gecit.

    Që të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, derisa Arton Geci akuzohet edhe për kryerjen e veprës penale të mbajtjes në posedim të pa autorizuar të armëve.

    Në seancën e parë janë dëgjuar dy dëshmitarë, policë për mbrojtje të afërt. Rasti ka të bëjë me ngjarjen që ka ndodhur me 9 dhjetor 2006 në Sallën e Kuqe, gjatë mbajtjes së Kuvendit të 6-të Zgjedhor të LDK-së, ku kishte pasur përplasje dhe mospajtime të mëdha, saqë deputet e LDK-së ishin gjuajtur mes vete edhe me karrige.

    kuvendi i grushtave
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •