Close
Faqja 28 prej 37 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 366
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Njani i Barilevës m´qiti n´mal krejt, kur i thash se LLapi po thotë se Sejdiu e Thaci janë ba nja! Jo more, ma ktheu ai, Sejdiu e ka përkrahjen e Ramushit e Daci të Thacit!
    Ecë e merr vesh, menova! Tatari nuk e merr se nuk e merr vesh ketë punë, po nashta LLapi po!
    Sillu sillu rreth e rrotull bote e vjeter por kot se koti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Sejdiu pezulloi funksionin e kryetarit të LDK-së

    Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu ka pezulluar sot funksionin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç parashihet edhe në bazë të dispozitave të Kornizës Kushtetuese e Kosovës.
    Unë kam bërë një pezullim të ushtrimit të funksionit të kryetarit të LDK-së, duke pasur parasysh dispozitat kushtetuese dhe do të jem i angazhuar drejtëpërdrejtë në pozicionin e kryetarit të Kosovës, për të vazhduar me kontributin e tij në procesin e statusit dhe punëve të tjera në baza ligjore dhe kushtetuese”, tha Sejdiu. Sipas bazës juridike të institucioneve të Kosovës kryetari i vendit nuk mund të ushtrojë edhe pozita tjera zyrtare.

    28 dhjetor 2006
    RTK
    D.m.th.ky far guxhum kryetari,me profesion jurist,nuk i paska lexu dhe nuk i paska pasë parsysh dispozitat kushtetuese,kur u kandidua për kryetar partie!!!
    E,tashti mbasi e banë LESH E HI partin,duhet me i'a liru vendin atij që e shantazhoi gjat gjith kohës,eqrem kokzezit...

    Lexoni më poshtë analizën e politikologut të njohur nga Kosova (njëherit këshilltar politik i Dacit),Ramush Tahiri-t ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 28-12-2006 më 12:49
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    DY KONCEPTET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
    Nga Ramush Tahiri
    Dec 28, 2006, 14:11




    Mbas vdekjes së liderit të saj karizmatik dhe presidentit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si edhe çdo lëvizje tjetër e madhe në t’kaluemen, nisi me u përça. Vrojtuesit dhe analistët politik nuk janë të nji mendje se ku ka me përfundue kjo ndamje. Disa mendojnë se Lidhja Demokratike ka me u ruejt si parti e madhe, të tjerët mendojnë se ka me u frakcionue e ka edhe asi që mendojnë se ka me u nda në dy grupime pak a shumë të barabarta. Ata ma skeptikët parashohin që kjo parti do të shpërbëhet dhe anëtarësia do të shpërndahet nëpër partitë e tjera apo në copat e mbetuna nga LDK-ja.

    Lidhja Demokratike e Kosovës lindi në muejin Dhetor të vitit 1990, e krijueme prej nji grupi intelektualësh të cilët nuk qindruen deri në fund, sepse kjo lëvizje gjithëpopuullore në zhvillimin e saj nuk mund të mbetej nji koncept intelektualist, e as një lëvizje rebeluese e nji mosndëgjueshmënije qytetare, sepse ndodhitë historike e çuen në drejtim të nji partie të profilizueme kjartë politikisht. Themeluesit mbetën udhës, disa krijuen edhe parti, të tjerët vazhduen me publicistikë e veprimtari kulturore e arsimore, ndërsa rreth Rugovës u mblodhën njerëzit e nji koncepti e mendimit të ri, që karakterizoheshin me nji metodologji krejt tjetër të punës, që në nji far forme e lidhte interesin me biznisin tue krijue grupime, struktura e klane brenda partisë. Vdekja e Rugovës i krijoi rrethanat që me vdekë edhe koncepi i tij politik dhe vizioni i tij për Kosovën si shtet, sepse strukturat që dolën në sipërfaqe i bashkuen forcat kundër personalitetit që dukej dhe deklarohej si vazhdues i politikës së Rugovës. LDK-ja pa Rugovën e bani spastrimin dhe mënjanimin e saj të parë, tue e shkarkue Kryetarin e Kuvendit dhe njeriun që edhe sa ishte gjallë Rugova konsiderohej si “dyshi” i partisë, tue qenë i vetmi personalitet që populli i duartrokiste dhe i çohej në kambë në tubimet partiake, edhe nëse aty ishte prezent lideri Ibrahim Rugova. Dihet se në tubimin elektoral në Gjakovë, kur organizatori nuk e kishte parapa Nexhat Dacin për me e marrë fjalën, ai doli në foltore me kërkesën e brohoritjet e masës që e ndërprenë pikën muzikore që kishte nisë si përfundim i programit. Daci atëherë e bani popullin për vete me fjalimin shumë popullor, por edhe me betimin se “anija e drejtuese prej liderit Rugova do të mbërrijë e sigurtë në limanin e dëshiruem”.





    Nexhat Daci mori gjysën e partisë





    Udhëheqja e LDKs e hoqi Nexhat Dacin në Mars të vitit 2006, tue u krenue se për këtë punë e ka përkrahjen e disa zyrave ndëlidhëse të shteteve të hueja në Kosovë, të disa mediave dhe të disa OJQ-ve të lidhuna me kapitalin e huej. Zgjedhjet i shtyen për gjashtë muej, tue mos respektue asnji procedurë apo normë demokratike, dhe tue pasë edhe miratimin e OSBE-së e cila në rastet e tjera reagonte me kryeneqësi. Koha gjashtëmujore u shfrytëzue për denigrimin e figurës së Nexhat Dacit, tue u publikue për të parën herë raporti i Auditimit të Kuvendit të Kosovës pothuajse në të gjitha mediat e Kosovës, që ma përpara por as ma përmas nuk ndodhi me asnji auditim tjetër. Gjithashtu pati tentime të shfrytëzimit të hetuesisë dhe të gjyqësisë për me ba veprime kundër Dacit për me e lehtësue arritjen e qëllimeve të caktueme politike...

    Kuvendi i Gjashtë i LDKs, për habinë e këtyne projektuesve, i dha përkrahje shumë të fortë Nexhat Dacit. Tue prit në përkrahje shumë të vogël, votimi u transmetue drejtëpërdrejt në nji medium televiziv të përzgjedhun, porse përkrahja që mori Daci nga 46 përqind e delegatëve ngriu zemrat e kreatorëve të rrëximit të tij, të cilët megjithatë arritën që fjalën e mbajtun të Dacit në kuvendin zgjedhor të mos e paraqesin gati në asnji medium të shkruem të Kosovës.

    Kuvendi i Gjashtë i Lidhjes Demokratike u mbajt mend për rrehjen ndërmjet delegatëve dhe trupërojeve të funksionerëve shtetnorë, që në këtë tubim partiak kishin ardhë me automobila zyrtarë, por edhe me truprojet zyrtare. Mediat me qëllim e harrojshin faktin se rrehje ndërmjet delegatëve kishte pasë edhe në Kuvendin e Pestë, sa ishte gjallë kryetari Rugova, dhe se kjo nuk ishte lamja e parë e hesapeve apo e kundërshtimeve me grushta, veçse atëherë nuk ishin përzie truprojat. Pak analistë politikë e theksuen faktin se kundërshtimet në Lidhjen Demokratike ishin ba aq të mëdhaja sa ma fjalët nuk mujshin me ba punë. Gati kërkush nuk e shprehu brengosjen për rrjedhat e matutjeshme të demokracisë në Kosovë, kur legjitimohej edhe përkrahje edhe ndërkombëtarisht për marren edhe të vet këtyne vendeve udhëheqja e zgjedhun mbas dhunës dhe mbas përjashtimit të gjysmës së delegatëve dhe kur mbledhja ishte mbajt me prezencë të policisë dhe të truprojeve të armatosuna që asht rast i parë në historinë e demokracive, që nuk ishte shenue as në diktaturat latinoamerikane. Mshelja e syve përpara këtij fakti nuk siguron të ardhme demokratike të Kosovës dhe nuk sjell stabilitet. Habija se pse ndodhi kështu mundet me u spjegue vetëm me paketën e emisarit special për Kosovën Martti Ahtisaarit që do të bahet publike në muejin Fror të vjetit 2007. Kjo paketë ka me kërkue krijimin e tetëmbëdhetë komunave të reja në Kosovë dhe me shtatë fushat e saja të jetës dhe të punës ka me e përcaktue të ardhmen tonë si nji “urdhën ekzekutiv”, për të cilin kanë me u zgjedhë “njerëzit vendorë” për me e zbatue e jo me kanë partnerë apo autonomë e përgjegjës përpara popullit të Kosovës për punën e vet.

    Shpejt ka me u pa se Nexhat Daci nuk asht hjek se i ka ndreqë dhambtë, se ka ble çokollata apo se ka skiju, sepse krejt këto “keqpërdorime” si gjetje faktike të auditorit gjeneral. Ka me u pa se Nexhat Daci asht hjekë për shkak të qëndrimit, të programit dhe të vizionit të tij politik që e ka mbajt sa asht kanë gjallë Ibrahim Rugova, por edhe mbas vdekjes së tij. Shumëkush po ia nxenë për gabim Nexhat Dacit pse nuk po i publikon, bile në web-faqen e tij, transkriptet e bisedave që janë ba me delegacionet e hueja, sidomos me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, kur dihet se ato takime që janë mbajtë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë inçizue dhe aty shihet edhe çka kanë folë Hashim Thaçi e Veton Surroi, e edhe të tjerët, që opinioni mandej e ka lehtë me i krahasue me deklarimet publike të tyne. Dacit po ia nxanë të madhe që po tregon respekt të tepruem e nuk po i banë publike bile fjalët e veta, nëse veç nuk don me u marrë me të tjerët, kur botnisht dihet se ai në secilin takim ka shkue me fjalë të shkrueme. Botimi i këtyne dokumenteve kishte me tregue që platforma e Dacit dhe e Rugovës ishte nji dhe se ishte vizion shumë i qartë për të ardhmen e Kosovës.





    Platforma politike e Nexhat Dacit



    Platforma e Nexhat Dacit , që ishte edhe e Ibrahim Rugovës , mund të përmblidhet se Kosova duhet me kanë shtet sovran dhe i pavarur, anëtare e Bashkimit Europian dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Kosova asht shtet i gjithë qytetarëve të saj të barabartë me sistem të zgjedhjeve të lira të demokracisë parlamentare. Pamvarsinë e shtetit të Kosovës duhet me e njohtë edhe formalisht shtetet individuale. Sa ma përpara që bahet kjo aq ma mirë asht, sepse ruhet paqa e stabiliteti në rajon dhe krijohen parakushtet për zhvillim e përparim ekonomik dhe për procese integruese në rajon dhe ma gjanë. Nuk ka bisedime me askend për pamvarsinë e Kosovës. Kjo e drejtë si e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme i takon vetëm popullit të Kosovës dhe ky sovranitet asht fitue në ndërtimin e institucioneve, të jetës dhe të punës vetanake institucionale të Republikës së Kosovës dhe të luftës së armatosun të popullit të Kosovës nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka bisedime të drejtëpërdrejta me Serbinë, nuk ka bisedime për rregullimin e mbrendshëm të Kosovës me Serbinë, ka bisedime vetëm si kojshi dhe si dy shtete të barabarta. Bisedohet për marrëdhanjet e ndërsjella, për damet e luftës, për personat e pagjetur për nxjerrjen e kriminelëve përpara gjyqit në vendin e krimit, etj. Nuk ka decentralizim në Kosovë përpara se me u pranue pamvarsia e Kosovës nga shtetet e tjera sidomos nga Serbia, nuk ka decentralizim përpara se me u ba regjistrimi i popullsisë dhe i ekonomive familjare. Të drejtat e minoriteteve në Kosovë dhe të grupacioneve të tjera etnike përcaktohen simbas standardeve ma të nalta evropiane, tue marrë për bazë vendet e demokracive të zhvillueme....



    Letra e Martti Ahtisaarit, kur të bahet publike, ka me u pa se a asht kjo pamvarsim i Kosovës apo asht diçka tjetër. Nëse përnjimend asht pamvarsi dhe nëse ruhen parimet e Rugovës, atëhere flijimi i Dacit duket i arsyeshëm dhe nuk do të konsiderohet ndonji dam i madh përveç si nji çashtje morale e atyne që e kanë ba dhe që janë kanë akterë të ndërskamsave që kanë me hy në historinëe demokracisë kosovare, por edhe të mbajtjes mend se në nji kohë çfarë njerëz kemi pasë në krye të vendit.

    Nëse propozimi i Martti Ahtisaarit asht kushtëzim i statusit, nëse asht mbajtje peng e Kosovës me problemin e minoritetit serb, dhe të territorit e të monumenteve, nëse Kosova nuk mundet me u zhvillue si shtet se e ka mbikqyrjen e fortë europiane nga nji mision i nivelit shumë të ultë, nëse statusi i mbrendshëm i Kosovës shkon në drejtim të ndamjes territoriale të Kosovës... atëhere hiqen maskat e largimit të Nexhat Daci dhe atëherë shihet se ai edhe ndërkombëtarëve edhe vendorëve u ka pengue si nji projekt politik, si nji simbol i ndërtimit të Kosovës shtet dhe i shqiptarëve të Kosovës popull të lirë e të dinjitetshëm...





    A ka me krijue parti të re Nexhat Daci



    Akademiku i politikës kosovare, Nexhat Daci, në kuvendin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës fitoi votat e ma shumë se 46 përqind të delegatëve. Kjo asht forcë që ma përpara asnjihere askush nuk e ka ba mbrenda kësaj partie. Kur mirren parasysh presionet dhe krejt lojnat që janë luejt, atëherë duhet me pasë besim te vota e lirë dhe te ndërgjegja e delegatëve dhe e anëtarëve të LDKs. Mbas kësaj u vazhdue me logjikën puçiste dhe njerëzit që votuen për Dacin e që u identifikuen edhe nëpërmjet kriterit përçudnues të mbledhjes së nënshkrimeve publike për përkrahjen e kandidatit për Kryetar, nuk u zgjodhën në organet drejtuese të partisë. Mandej u kalue me heshtje edhe mbajtja e dy posteve edhe të kryetarit të shtetit edhe të kryetarit të partisë, që ma përpara mu për shkak të konceptit të fortë, nuk iu lejue Ibrahim Rugovës. Tash Dacit i mbetet me e krijue frakcionin përmbrenda partisë, me e krijue grupin parlamentar apo me e krijue partinë e re, mbasi grupimi tjetër fitues nuk i la derë tjetër për me kontribue mbrenda Lidhjes Demokratike. Kjo u ba me qëllim që Nexhat Daci mos me mujt me i shpalos idetë dhe platformën e tij. Grupimi tjetër po paraqitet si institucionalist dhe reformator e bashkëkohorë “karshi autoritatizmit e aklamacionit në politikën e Rugovës”, por vet po i përdorë metodat tipike staliniane apo metodat e diktaturave latinoamerikane, që edhe paraqitjet në publik me nji suitë të tanë e të madhe ta japin ndjenjen e rrezikut të përhershëm dhe frikën për liderin..



    Ka njerëz që Dacin e këshillojnë të dalë menjiherë me nji parti të re, mirëpo ai ka vendosë me e pritë Ahtisaarin, tue e dijtë se ka me u demaskue politika dhe mbrapaskena. Dacin po e nxisin edhe me e rrxue Qeverinë e Kosovës, porse ai ka vendosë mos me u mbajtë në mend si njeri i cili “për karrige e prish nji shtet”. Daci e din se Qeveria e Kosovës ka me ra mbas Propozimit të Ahtisaarit dhe se ka me u krijue nji Qeveri e bame prej tana subjekteve politike bile edhe prej shoqnisë civile. Nëse tash Nexhat Daci me deputetët që e përkrahin e prish Qeverinë, ekziston rreziku shumë real që ai me mbetë krejt jashtë skene politike, sepse Qeverinë tjetër e krijojnë Hashim Thaçi me Fatmir Sejdiun së bashku me minoritetet, dhe kjo Qeveri kishte me e pasë përkrahjen e ma shumë se 75 deputetëve dhe kishte me kanë shumë stabile, edhepse Daci dhe AAK kishin me mbetë jashtë. Pra, Daci nuk don me u ba prishës, nëse nuk mundet me kanë edhe ndreqës i Qeverisë së ardhshme. Nëse Nexhat Daci e luen mirë lojën e bahet pjesë e Koalicionit, atëherë ai llogaritë se i merr katërdhetë deputetë të Lidhjes Demokratike. Njerëzit frigohet sot publikisht e konkretisht me e përkrahë Dacin se e rezikojnë punën dhe ekzistencën edhe të familjes, por si pjesë e pushtetit dhe si pjesë e ardhmënisë së Kosovës ata e japin sinqerisht kontributin...

    Ma së largu Marsi i vjetit të ardhmë ka me i sqarue krejt gjanat dhe atëherë kërkush nuk ka me mbetë i papërcaktuem, sepse gjanat kanë me u ba edhe pa ata a pasojat kanë me i ndie pikërisht ata.

    Ka me u luejt loja ku krejt kanë me kanë lojtarë e askush shikues. Ku duket se ka me kanë përnjimend testi demokratik e jo ai që po e propagandon Eqremi.





    © by Gazetajava.com
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #274
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    puna e dacit si e ujkut e magarit,dacit i met gjipi e gjeneratort e darkat ne brezovice me vler 400.000 euro,sigurisht po thot o ishalla ne ander jam

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Po me desht Nexhat Daci.. brenda pak ditesh Sejdiu rrin sikur thaqi nen hije.. po mbase osht koha per pavarsi.. po rrim urt.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #276
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Po me desht Nexhat Daci.. brenda pak ditesh Sejdiu rrin sikur thaqi nen hije.. po mbase osht koha per pavarsi.. po rrim urt.
    daci nuk eshte me ldk,d.m.th ju deri dje u tranojshi mas ldkes e qka ju ka gjet tash a kunder saj jeni qu,ju paradite ish lkk ish ldkja paradite krejt botes inati e masdite vehtit

  7. #277
    Citim Postuar më parë nga adolfi
    daci nuk eshte me ldk,d.m.th ju deri dje u tranojshi mas ldkes e qka ju ka gjet tash a kunder saj jeni qu,ju paradite ish lkk ish ldkja paradite krejt botes inati e masdite vehtit
    Ish-LKK pati guximin qysh ne vitin 1989 qe t'i flakte kartat e anetaresise dhe prej tymit te luftes etnike te krijoje nje levizje masive demokratike, levizje e cila ju gjend shqiptareve athere kur Qosja britte se "ne jemi nje popull i pambrojtur".
    Ndersa komunistet e Enverit, ilegalet e perjetshem ithtare te stalinizmit, as sot e kesaj dite nuk kane guximin te ndahen me te kaluaren dhe te sotmen e tyre.
    Ithtaret e komunizmit stalinist ende sot e kesaj dite nuk kane nje ide tjeter vec asaj te krijuar me mashtrim e per interesa krejtesisht ideologjike nga ish-PPSH-ja dhe nga nje klanet e saj qe vazhdojne te mbajne nen kontroll PS dhe disa bijeza te saj ne Kosove e perreth.

    LDK-ja eshte shkolla e demokracise shqiptare dhe kete mision ajo po e permbush me sukses dhe po ju tregon dhe ju se si duhet te silleni ne nje sistem demokratik.

    Pavaresisht prej disa ngjarjeve te cilat jane kalimtare, LDK e kaloi me sukses provimin e madh te kthimit te saj ne nje parti moderne demokratike.

    Shqiptaret me 1989 u ndane njehere e pergjithmone nga titizmi dhe jugosllavizmi, ndersa per fat te keq shume prej tyre ende nuk jane ndare nga enverizmi.
    Atehere kur t'a beni ju kete proces, Kosova do te frymoje lirshem!

  8. #278
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    po po ashtu eshte ti filozof dydrinas,se ujku kimen e ndron e vesin se ndron,u pa ldkja me kryetar te perjetshem si ne komunizem ,me te gjitha pushtetet si ne komunizem,me u perqafu e me u qesh me shkie,me denu nacionalizmin e separatizmin shqiptar,me ndru flamurin si ne kohe te rankoviqit e azem vllasit.Jo jo komunista ju veq kimen e keni ndru se vesin jo,e une si ne vor te ibrahim rugoviqit qaq edhe ne vor te enver hoxhes e baj ni ,e une kot nuk thirem adolf,komunistat i djegi ne fure

  9. #279
    Citim Postuar më parë nga adolfi
    po po ashtu eshte ti filozof dydrinas,se ujku kimen e ndron e vesin se ndron,u pa ldkja me kryetar te perjetshem si ne komunizem ,me te gjitha pushtetet si ne komunizem,me u perqafu e me u qesh me shkie,me denu nacionalizmin e separatizmin shqiptar,me ndru flamurin si ne kohe te rankoviqit e azem vllasit.Jo jo komunista ju veq kimen e keni ndru se vesin jo,e une si ne vor te ibrahim rugoviqit qaq edhe ne vor te enver hoxhes e baj ni ,e une kot nuk thirem adolf,komunistat i djegi ne fure
    Nacionalistet e vertete i pushkatoi Enver Hoxha dhe Tito andej e kendej kufirit e ne bashkepunim te plote.
    Pas Luftes se II ne Shqiperi u krijua klasa e internacionalisteve proletare dhe ne Kosove u krijuan dy klasa, ajo e internacionalisteve te paangazhuar titiste dhe ajo e internacionalisteve proletare enveriste.
    Jam lodh duke shkruar se Enveri dhe Tito e vrane nacionalizmin shqiptar, e perndoqen dhe e debuan nacionalizmin shqiptar.
    Nacionalizmi i paster shqiptar ne ish-Jugosllavi u felliq me enverizem e ende ka mbetur i tille sot e kesaj dite.
    Nacionalizmi rilindi ne vitin 1989 ne ish-Jugosllavi dhe ne vitin 1990 ne Shqiperi.

    Perseri vazhdon t'ju besosh perrallave pseudonacionaliste!

  10. #280
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Nacionalistet e vertete i pushkatoi Enver Hoxha dhe Tito andej e kendej kufirit e ne bashkepunim te plote.
    Pas Luftes se II ne Shqiperi u krijua klasa e internacionalisteve proletare dhe ne Kosove u krijuan dy klasa, ajo e internacionalisteve te paangazhuar titiste dhe ajo e internacionalisteve proletare enveriste.
    Jam lodh duke shkruar se Enveri dhe Tito e vrane nacionalizmin shqiptar, e perndoqen dhe e debuan nacionalizmin shqiptar.
    Nacionalizmi i paster shqiptar ne ish-Jugosllavi u felliq me enverizem e ende ka mbetur i tille sot e kesaj dite.
    Nacionalizmi rilindi ne vitin 1989 ne ish-Jugosllavi dhe ne vitin 1990 ne Shqiperi.

    Perseri vazhdon t'ju besosh perrallave pseudonacionaliste!
    ndoshta lindi nacionalizmi kosovar se shqiptar jo,se e pame keta nacionalistat e 89 qfare flamuri po perdorin,e po ta jep besen se pos flamurit shqiptar edhe ate 1941 1945,tjeter flamur sdo te kete shanse me valvu ku ka edhe ni fryme shqiptari,jo ti zgohu prej perallave se 1989 ka ik jemi 2007 edhe 3 dite

Faqja 28 prej 37 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •