Kadale burre bre! A vec ni turr e ki a?Postuar më parë nga adolfi
FSH-ja osht Shtepi e Madhe. Pa-dyshim nje Forum i shkelqyer Shqiptar. Mbase me i miri.
Nejse, LDK-ja me Kryetar te ri...
Kadale burre bre! A vec ni turr e ki a?Postuar më parë nga adolfi
FSH-ja osht Shtepi e Madhe. Pa-dyshim nje Forum i shkelqyer Shqiptar. Mbase me i miri.
Nejse, LDK-ja me Kryetar te ri...
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Kuvendi i 6-të zgjedhor,shqetësues
PRISHTINË, 24 DHJETOR- Kryesia e degës
IV e konsideron se pjesa e parë e
kuvendit,përkatësisht zgjedhja e kryetarit
të LDK-së, ka qenë në përputhje
me të gjitha normat statutare, politike
dhe morale, por pjesa e dytë e kuvendit
është përshkruar me veprime jo të matura
politike dhe me veprime në kundërshtim
me normat statutare dhe traditën
e LDK-së dhe rrjedhimisht vendimet
e marra në këtë pjesë, zgjedhja e
Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesia e
dalë nga ky këshill janë në kundërshtim
me statutin e LDK-së. Kryesia e degës IV
e dënon dhunën e shfaqur në fund të
kuvendit dhe distancohet nga çfarëdo
veprimi i tillë, pavarësisht se kush është
i përfshirë në to, pasi që ato nuk janë në
traditën dhe kulturën politike të LDKsë.
Orientimet politike të degës IV të
LDK-së në Prishtinë janë, ruajtja e LDKsë
si një tërësi e fuqishme, krijimi dhe
funksionimi i institucioneve kredibile
të partisë dhe ruajtja e parimeve themelore
të LDK-së të krijuara nga lideri
historik, dr. Ibrahim Rugova.
Po ashtu, kryesia e degës IV e konsideron
të dëmshëm rolin dhe paraqitjet
e z.Eqrem Kryeziut, rol tejet përçarës
dhe të dëmshëm për LDK-në.
Kjo deklaratë mbështetet edhe nga
FR dhe FG i degës IV.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Cfarë konkluzionesh!!Postuar më parë nga Brari
Flm Brar dhe gëzuar festat!
LDK shënoi 17-vjetorin e themelimit, Daci nuk mori pjesë
Prishtinë, 23 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 14:20
LDK shënoi 17-vjetorin e themelimit, Daci nuk mori pjesëNa ndajnë edhe pak muaj nga definimi i statusit të Kosovës, përkatësisht njohja ndërkombëtare e pavarësisë se saj, e cila me ndihmën e BE-së, e në veçanti presidentit Ahtisari dhe Grupit te Kontaktit do të ndodhë shumë shpejt, tha të shtunën kryetari i Kosovës dhe njëherësh i LDK-së, Fatmir Sejdiu, në përvjetorin e 17-të të themelimit të LDK-së, në të cilën u vërejt mungesa e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci dhe mbështetësve të tij brenda kësaj partie.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Fatmir Sejdiu kah mesi i javës "ngrin" postin e kryetarit të LDK-së? Aktuale
Sipas burimeve të gazetës "Zëri", Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu kah mesi i kësaj jave “ngrin” postin e kryetarit të LDK-së. Kryetari Sejdiu pritet t’ia delegojë të gjitha kompetencat e kryetarit të LDK-së, nënkryetarit të parë të kësaj partie Eqrem Kryeziut.
Sipas bazës juridike të institucioneve të Kosovës kryetari i vendit nuk mund të ushtrojë edhe pozita tjera zyrtare.
RTK 25/12/2006 11:55:22
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Intervistë me Presidentin e Kosovës Dr Fatmir Sejdiu – emisioni „SHQIP“ në "Top Channel"
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, flet për emisionin "Shqip" në "Top Channel", për afrimin e datës për bisedimeve për statusin për trashëgimin e vështirë të Rugovës për sherrin e fundit brenda LDK-së dhe mundësia e ndryshimit të qeverisë
Intervistë me Presidentin e Kosovës Dr Fatmir Sejdiu – emisioni „SHQIP“ në "Top Channel"
Presidenti i Kosovës, i cili u zgjodh së fundmi edhe kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, deklaron se sherri që ndodhi në Kuvendin e fundit të partisë më të madhe në pushtet ishte një akt që s‘duhet të përsëritet. Në një intervistë për emisionin "Shqip" të gazetares Rudina Xhunga në "Top Channel", Presidenti i Kosovës, rrëfen trashëgiminë e vështirë që ai ka mbi supe për të zëvendësuar Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili në janar mbush plot një vit nga vdekja e tij...
R. Xhunga: Ju sapo jeni zgjedhur në krye të LDK-së. Si e shikoni të ardhmen e saj në krye të 17 viteve?
Fatmir Sejdiu: Mendoj se ka qenë një proces i rëndësishëm që është zhvilluar këto dy muajt e fundit në LDK dhe që përkon edhe më ngjarje të rëndësishme që janë zhvilluar për Kosovën. Mendoj se LDK ka dëshmuar vetveten në këtë pjesë të rrezatimit të energjisë së saj dhe të kulturës politike që e ka ndërtuar për më tepër se një dekadë e gjysmë. Ajo që ka rezultuar së fundmi, mendoj se ka qenë një pjesë e përgjegjësisë së përbashkët të të gjitha strukturave organizuese të saj në të gjitha nivelet, edhe në degët që kemi pasur jashtë Kosovës që ekzistojnë edhe sot e kësaj dite, në zgjedhjen finale të udhëheqësve të LDK, të kryetarit, Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së LDK-së. Ka pasur edhe një skenë që nuk dëshiroj të përsëritet asnjëherë në LDK, por as në subjektet e tjera të Kosovë dhe më gjerë.
R. Xhunga: Pra, ajo çfarë ndodhi gjatë Kuvendit VI i LDK, nuk do të thotë që koha e heshtjes mbaroi dhe ka ardhur koha e dhunës në parti?
Fatmir Sejdiu: Jo, nuk mendoj se ka qenë një sprovë e drejtpërdrejtë. Dikush ka dashur të instalojë atë ditë dhe të bëjë çrregullime të caktuara në rrjedhën e Kuvendit. Mendoj se përgjegjësia kryesore ka qenë e vetë delegatëve të Kuvendit ose e strukturave të tij të tërësishme, të cilat pas asaj skene, prapë shumica e tyre, mbi 300 veta, janë rikthyer në sallë ku është mbajtur Kuvendi VI i LDK. Po kështu, ka qenë përgjegjës çdo akt i tillë që nuk ka qenë pjesë e jetës dhe e filozofisë sonë dhe si i tillë është i papranueshëm.
R. Xhunga: A është tashmë LDK, një parti e përçarë mes jush dhe ish-rivalit tuaj për postin e kryetarit, zotit Daci? Mendohet se Z. Daci do të krijojë parti të re apo vijoni të jeni një parti unike, e bashkuar?
Fatmir Sejdiu: Në tërësinë e saj, LDK ka qenë unike gjithmonë që nga koha e themelimit të saj. Qëkur një grup intelektualësh me në krye Presidentin Rugova kanë formuar këtë bërthamë të rëndësishme të jetës politike në Kosovë, kjo parti ka qenë boshti i të gjitha proceseve politike të rezistencës dhe të gjithë aspekteve të tjera që kanë të bëjnë me rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë dhe ka pasur edhe kohë kur dikush ka lëshuar LDK në rrethana ku ka menduar se nuk e gjen veten më dhe se ka menduar të formojë grupacione të tjera politike gjë që është e natyrshme. Edhe këtu mendoj se LDK ka një bërthamë të sajën të qëndrueshme, është një shtëpi që është jashtëzakonisht e madhe.
R. Xhunga: A ka më vend në shtëpinë tuaj për Z. Daci?
Fatmir Sejdiu: Për secilin anëtar të LDK ka vend. Në brendësinë e saj ekziston një strukturë e gjerë dhe mekanizmat tona vepruese nuk janë mekanizma të vetëm një udhëheqjeje të ngushtë të LDK-së, por janë edhe mekanizma të tjerë dhe cilësitë e shumta që janë pjesë e përgjegjësive të LDK.
R. Xhunga: Duket se do të ketë probleme në LDK që do të reflektohen me votat në Parlament apo ju nuk e shikoni kështu?
Fatmir Sejdiu: Nuk besoj. Mendoj se është një gravitim i natyrshëm i të gjithëve që të mbështesin një projekt që ne e kemi pasur dhe e kemi propaganduar në thellësinë e tij dhe natyrisht është çështje e përgjegjësisë së secilit për mandatin që ka marrë që të reflektojë thjesht në zbatimin e atij mandati dhe të atij projekti për të cilin jemi zgjedhur në Parlamentin e Kosovës. Prandaj, mendoj se i jemi koshient kohës, i jemi koshient stabilitetit të përgjithshëm të vendit. E kam thënë dhe po e them se kjo është në shërbim të drejtpërdrejtë të së ardhmes së Kosovës dhe të ditëve kur do të vendoset fati i Kosovës. Është përgjegjësi gjithashtu, e atyre që dëshirojnë ta shohin Kosovën nga një kënd tjetër, ta shohin të destabilizuar dhe të investojnë në destabilizimin e Kosovës. Prandaj, mendoj se klasa politike në Kosovë është e pjekur dhe se angazhimet e saj janë serioze.
R. Xhunga: Z. President, a shikoni gjasa në prishjen e balancës politike në vend dhe në krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse?
Fatmir Sejdiu: Mendoj se më e rëndësishme për Kosovën është qëndrueshmëria dhe stabiliteti institucional. Ne jemi pak kohë përpara ditës kur Z. Ahtisaari do të dalë me propozimin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe që na lidhin edhe pak javë të tjera me angazhime të ngjeshura që do të jenë në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar rreth të ardhmes së Kosovës. Për ne është shumë e rëndësishme që qeveria të bëjë punën e saj, të jetë një mekanizëm që do të bëjë përgatitjet më të mira të mundshme edhe në periudhën e tranzicionit apo të mbartjes së përgjegjësive nga misioni ndërkombëtar që tashmë është i instaluar në institucionet e Kosovës. Në të njëjtën kohë të bëhen parashikimet për një partneritet me prezencën e lehtë, civile ndërkombëtare apo me prezencën e re që do të jetë në Kosovë pas përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës. Po kështu është kërkesë që mund të jetë e drejtë e opozitës që të provojë dhe të japë vizionin e vet për qëndrueshmërinë apo jo të qeverisë dhe në këtë kuptim të bëjë hipoteza të tjera nga deputetët që të vendosin mocionin e caktuar eventual.
R.Xhunga: A është modeli juaj i Presidentit dhe kryetarit të LDK-së, ai i Rugovës dhe trashëgimia e tij 16-vjeçare në krye të partisë, apo kohët kanë ndryshuar dhe keni të tjera modele?
Fatmir Sejdiu: Presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet Presidenti historik edhe i Kosovës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sepse i gjithë vizioni i tij është ai çka është zbatuar edhe në praktikën tonë. Kemi fatin që ne të kemi edhe një trashëgimi të fuqishme që ai ka lënë në kuptimin praktik të ndërtimit të rrugës politike, të tolerancës. Po kështu, shumë i rëndësishëm është hulumtimi i tij për qarqet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që rreth Kosovës ka një sfond shumë të mirë të miqësive dhe ka rëndësi që ne t‘i mbajmë këto miqësi, veçanërisht me SHBA-në. Natyrisht, jeta të ofron sfida të reja, është me rëndësi që ne të nxjerrim modele të reja posaçërisht në qeverisje, të cilat nuk janë përherë në limitet e duhura. Demokracia nuk ka limite. Ndaj Kosovës i mbetet një borxh, që në këto rrethana specifike të këtij starti të vështirë të vazhdojë hulumtimin, të vazhdojë të ecë përpara, natyrisht pa harruar trashëgiminë.
R.Xhunga: Zoti Sejdiu për sa kohë do të mbani dy poste, Presidencën dhe kryetarin e LDK-së?
Fatmir Sejdiu: Do të jem respektues i dispozitave kushtetuese. Do të kem një vendim pas konsultimeve me kolegët në LDK dhe do ta bëj publik.
R.Xhunga: Ndërsa ishit kandidat për President i pyetur nga "Zëri i Amerikës", jeni shprehur: Personi që do të zgjidhet e ka për borxh real të jetë faktor vërtet i rëndësishëm i unitetit të gjithë asaj energjie që lufton për Kosovën. Tanimë a mund të pohoni se ju Presidenti i Kosovës jeni dukë bërë pikërisht këtë?
Fatmir Sejdiu: Unë kam bërë përpjekje për këtë dhe mendoj se kjo gjë është reflektuar pozitivisht gjatë gjithë kësaj kohe. Me këtë rast shpreh falënderimin tim për të gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë, për njerëzit që përfaqësojnë opozitën. Ajo çka mund të them është se gjithçka ne kemi marrë përsipër, të gjitha vendimet e marra janë në konsensus të plotë. Ndaj kam punuar dhe do të punoj që ky konsensus të karakterizojë rrugën tonë politike.
R.Xhunga: Gjeni gabime në përfaqësimin e grupit negociator, pasi 2006 u mendua se do sillte finalizimin e një rrugëtimi të gjatë, gjeni faje gjatë rrugës apo faji është jashtë jush?
Fatmir Sejdiu: Them se e kemi bërë mirë punën tonë. Ne kemi pritur që një gjë e tillë për të ardhmen e Kosovës do të jetë më e shpejtë, por ç‘e do që në gjykimin e grupit të kontaktit dhe të Presidentit Ahtisaari ka pasur edhe gjykime të tjera. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë në shumë aspekte që mund të cenojnë perspektivën. Por, gjithsesi, nuk është një shtyrje e madhe, çështje javësh, ne kemi shprehur dhe shprehim besimin te faktori ndërkombëtar.
R.Xhunga: Zgjedhjet në Serbi ishin një tjetër shkak për të cilin u bë shtyrja, ju keni ndonjë preferencë për zgjedhjet e 21 janarit në Serbi, dhe a pritet që janari të ketë shtyrje të reja për Kosovën?
Fatmir Sejdiu: Ne nuk kemi preferenca se kush do të fitojë, ne kemi një preferencë normale që të mbizotërojë forca e demokracisë. Që e gjithë Evropa Juglindore të hyjë në binarë normalë të jetës demokratike, prandaj është e interesit edhe për Serbinë vetë, por them edhe për Kosovën dhe rajonin. Zgjedhjet në Serbi nuk janë faktor dominues për të ardhmen e Kosovës. Zgjedhjet atje kanë të bëjnë më fatin e popullit serb. Për ne e rëndësishme është të rrezatojmë atë energji për ta tërhequr Kosovën nga gjendja e statusquo-s.
R.Xhunga: Jeni të bindur që janari do të jetë edhe muaji përfundimtar i mbylljes së negociatave për statusin? A do të ishte më mirë që ju të flisnit me kosovarët për atë që do të ndodhë për të mos i lënë ata në një pritje dëshpëruese?
Fatmir Sejdiu: Ne nuk kemi një datë të saktë nga Presidenti Ahtisaari, se kur do të fillojë ky proces dhe sesa do të zgjasë. Ajo që ne presim është se Presidenti Ahtisaari do të dalë më një propozim sapo të mbarojnë zgjedhjet në Serbi. Procesi i dytë do të jetë një proces i komunikimeve të ndërsjella me ne, por edhe me të tjerë, ndërsa periudha tjetër që do të vijojë do të jetë një periudhë e hulumtimeve në nivele më të larta në ato ndërkombëtare, siç është Grupi i Kontaktit në këtë rast. Pritja jonë është një pritje që lidhet me realizëm që ndoshta përputhet me muajt e parë të vitit 2007 që e quaj vitin e pavarësisë.
R.Xhunga: Jeni të përgatitur për shtetin kosovar ? A jeni të gatshëm të jeni qytetarë të shtetit që keni ëndërruar?
Fatmir Sejdiu: Po, natyrisht që po. Krahas vështirësive objektive, Kosova është e gatshme të startojë edhe si shtet i pavarur dhe që sigurisht, qytetarët e saj do të jenë ata që do të mbajnë barrën kryesore.
Pyetje nga forumi shqip@top-channel.tv
R. Xhunga: A është e drejtë që flamuri partiak i LDK dhe Z. Rugova të bëhet flamur shtetëror, apo së shpejti Kosova shtet do të ketë simbolet e saj të reja dhe të përshtatshme?
Fatmir Sejdiu: Është e drejtë që Kosova të ketë identitetin e saj në kuptimin edhe të simboleve. Janë dy çështje që duhet t‘i shtrojmë bashkë dhe t‘i bisedojmë. Çështja e parë është ajo që flamuri nacional historik i shqiptarëve do të mbetet i tillë dhe do të jetë flamur që do të respektohet në të gjitha nivelet e Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës. Dhe çështja e dytë që Kosova duhet të rregullojë me ligj çështjen e simboleve identifikuese shtetërore të flamurit, himnit dhe të stemës së saj. Ka një propozim që është dhënë më parë nga Presidenti Rugova dhe mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet në aspektin institucional. Askush nuk dëshiron që në Kosovë të ketë imponime të caktuara se cilat do të jenë variantet. Ne e pëlqejmë si të tillë dhe e kemi si ide, por është Kuvendi i Kosovës që do të miratojë se cili do të jetë simboli i Kosovës në kuptimin e flamurit, stemës apo himnit. Natyrisht, do të dalë një ligj i veçantë që do të miratojë edhe mënyrën e përdorimit dhe aspekte të tjera.
R. Xhunga: Nëse do t‘i drejtoheshit Presidentit serb, Tadiç, këtë fundviti si një burrështetasi, çfarë do t‘i thoshit?
Fatmir Sejdiu: Do t‘i thosha atë që e përcjell në mesazhe të vazhdueshme dhe në takimet që kam me miqtë e shumtë nga vende të ndryshme të botës, se Kosova është e gatshme që të ketë një miqësi dhe një fqinjësi të mirë, në këtë rast edhe me Serbinë, dhe se e ardhmja e rajonit varet vërtet nga kontributi reciprok në stabilitetin e përgjithshëm dhe se e ardhja e rajonit ka të bëjë me respektimin e lirisë së gjithkujt, të Kosovës në këtë rast, por edhe të Serbisë brenda kufijve të saj. Po kështu, është e arsyeshme që në Serbi të ketë një qasje tjetër nga ajo që ka qenë deri tani dhe që të hiqet dorë nga një politikë që ka qenë në iluzionet e tanishme se mund të bëhet një popull nën zë.
R. Xhunga: Z. President, sa ndikon në gjendjen aktuale të Kosovës dhe në shpalljen e statusit të këtij fillimviti, ajo çfarë po ndodh në Shqipëri dhe duket se do të vazhdojë edhe vitin tjetër?
Fatmir Sejdiu: Mendoj se reflektimet kryesore që mund të jenë, janë pjesë e modeleve që aplikohen në vendet e rajonit dhe në këtë rast flas për modelet e qeverisjes në Shqipëri. Ajo që do të dëshiroja vërtet, ashtu siç e dëshiroj edhe për Kosovën, është që të ketë një stabilitetit, që ky stabilitet të jetë reflektimi i marrëveshjeve të rëndësishme që bëjnë forcat politike dhe që të ketë një qasje sa më aktive në futjen në thellësi të demokracisë së jetës shtetërore që nënkupton sundimin e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim besoj se forcat politike në Shqipëri do të kenë zgjedhjen e vet më të mirë dhe të jenë pjesë e kontributit për një model të mirë edhe të këtij rrugëtimi në këtë fazë të zgjedhjeve që ekziston atje dhe të zhvillimeve të proceseve të tjera.
R. Xhunga: Si President i Kosovës dhe si qytetar i saj, a keni ju dy qëndrime të ndryshme për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë një ditë?
Fatmir Sejdiu: Jo, unë nuk kam dy qëndrime. Ne e kemi një qëndrim zyrtar që ne e kemi shprehur në të gjithë rrugëtimin tonë në politikë se Kosova ka nevojë për realizimin e pavarësisë së saj, se ndërtimi i shtetit të Kosovës është interes i qytetarëve të Kosovës dhe në këtë rast edhe i shumicës shqiptare dhe se procese të tjera të komunikimit dhe integrimeve shpirtërore, kulturore dhe aspekteve të tjera, janë pjesë e botës moderne në të cilën rrugëtojnë edhe vende të tjera. Për ne është shumë e rëndësishme që të vlerësojmë në realizëm këtë realitet të krijuar në ambientet e Evropës Juglindore dhe natyrisht, të jenë pjesë e kontributit të drejtpërdrejtë në një rrugëtim të natyrshëm. Shpresoj që ky komunikim të jetë komunikim shpirtëror dhe komunikimi i dy vendeve që rrugëtojnë në integrimet euroatlantike.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ldk-ja me u nda ne kater parti prap mbetet ma e madhe se pdk-ja
pak matematik par llapqen
Haaaaaaaaaaa mire e paske msue ti matematiken!Postuar më parë nga drenicaku
Na ishte njiher nji LDK/LKJ ipat fitue 46% te votave
nese i ndajm ne 4 siq po thua ti se une jam i sigurt se ne dy po se po mua po ma qet se i fitoin nga 11,5%
edhe ato u kan kur u kan se jo ma veq munet me i endrrue sipas shume analistve politik tani ne zgjedhjet e ardhshmeLDK/LKJ e fatmirut nuk do te kaloi shifren mbi 20% ndersa partia e re e dacit-maqokut nuk do te arri as 5% haaaaaaaaaa
a PDK-ja ne te kalueren i ka pas 30% tani besohet se do te kaloi 50% e kjo balit eshte matematika e ime
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Lapi mos egzagjero ate qe the per Ldk e the sakt,lol po ate per Pdk e egzagjeruar me duket se larg 50% do jene.....................
Une thash se besohet se do ti ket 50% lexoje me mirePostuar më parë nga E*m*A
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt