Close
Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 366
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk fitoi LDK-ja
    IBRAHIM REXHEPI

    Të shtunën në Sallën e Kuqe të Pallatit të Sporteve
    në Prishtinë u pa se sa e brishtë dhe kaotike
    është Lidhja Demokratike e Kosovës. Sado që
    edhe më herët ka pasur zëra se pas vdekjes së
    presidentit Ibrahim Rugova, kjo parti do të kalojë
    periudhën më të rëndë që nga themelimi,
    megjithatë shpërthimet nuk janë pritur me vrullin
    që ndodhi të shtunën mbrëmje.
    Delegatë të Kuvendit VI u rrahën me grushte dhe
    u gjuajtën me karrige. Kuvendi përfundoi me
    sharje, ofendime e ofshamë nga dhimbjet. Nuk
    kishte duartrokitje e sjellje të kulturuar, si ndodhi
    vetëm disa orë më parë, kur Fatmir Sejdiu u
    shpall kryetar i LDK-së.
    Mund të përmenden edhe emrat e "të dalluarëve"
    në këtë rrëmujë,apo të të arrestuarve dhe
    të atyre që kërkuan ndihmën mjekësore. Ata
    edhe mund të harrohen. Mirëpo, në historinë e
    pluralizmit politik në Kosovë do të jetë e shkruar
    se më 9 dhjetor 2006 u rrahën delegatët e
    Kuvendit të LDK-së. Se e tëra ndodhi për shkak të
    mungesës së komunikimit demokratik, të tolerancës
    dhe të respektimit të rendit zgjedhor.
    Ka edhe fakte të tjera që do të ngarkojnë zhvillimet
    e ardhshme politike në Kosovë. E tëra
    ndodhi në një Kuvend të cilin e udhëhiqte
    kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Në të dy anët e tij
    ishin ulur edhe dy udhëheqës të lartë, Kolë
    Berisha, kryetar, dhe Sabri Hamiti, anëtar i Kryesisë
    së Kuvendit të Kosovës. Rreth tij ishin edhe një
    numër i madh i delegatëve në Kuvendin e
    Kosovës, pastaj anëtarë të Grupit Negociues dhe
    plot ministra e nënministra. Mos të përmendim
    edhe veprimtarë e aktivistë, emri i të cilëve njihet
    bashkë me lëvizjet e fundit për çlirimin e Kosovës.
    Me një fjalë, aty ishte gati i tërë estabilishmenti
    politik aktual. Njerëzit të cilët dinë të flasin për tolerancën,
    respektimin e ligjit, funksionimin e institucioneve
    dhe forcimin e unitetit, pikërisht në ditët
    kur pavarësia duhet të trokasë në dyert e
    Kosovës. Por, u pa se pikërisht këta njerëz dinë të
    harrojnë se pse janë në institucione dhe cili është
    misioni i tyre. U pa qartë se dinë të përdorin forcën
    si argument, se për interesa grupore dhe individuale
    dinë të fusin në përdorim edhe
    mekanizmin e eliminimit dhe të puçeve.
    Për fat të keq, të tërën e bënë duke u mbështetur
    në demokraci dhe në interesat e Kosovës.
    Ajo që ndodhi nuk është shkollë e demokracisë.
    Nuk pamë asgjë që është në të mirë të Kosovës,
    por as të anëtarësisë së LDK-së.
    E ardhmja e LDK-së, por edhe e institucioneve ku
    janë njerëzit e saj, është e mjegulluar. Ata që të
    shtunën ishin në Sallën e Kuqe, sot, të hënën, a
    do të përshëndeten mes vete, kur të takohen në
    ambientet e Presidencës, në korridoret e Kuvendit
    të Kosovës, në sallat e Qeverisë dhe në zyrat e
    ministrave. Apo rrëmuja e së shtunës, përmes
    njerëzve të LDK-së do të bartet edhe në institucione.
    Këta njerëz, a do të vazhdojnë të identifikohen
    si të Dacit e të Sejdiut, duke harruar se shumica
    janë të zgjedhur me votën e popullit. Ata në
    këtë mënyrë do të tregojnë se sa shumë dinë ta
    keqpërdorin këtë votë.
    Problemet më të mëdha tek do të vijnë. Do të
    ishte mrekulli sikurse fryma e manifestuar në LDK
    të mos reflektohet në institucione. Ky tash është
    "mision impossible". Posaçërisht se pas fitores së
    Fatmir Sejdiut janë paralajmëruar ndryshimet e
    mundshme në Qeverinë e Kosovës. Ky mund të
    jetë paralajmërim i kaosit institucional edhe për
    faktin se sipas Kornizës Kushtetuese, Kosova duhet
    të zgjedhë kryetar të ri.
    Për fat të keq, hapat po ngatërrohen në
    momentin shumë delikat për të ardhmen e këtij
    populli - vetëm një muaj para se të hapet pakoja
    e Ahtisaarit.
    Kjo frikë është më e madhe për faktin se u pa se
    LDK-së i mungon personaliteti që qetëson dhe që
    bashkon, asaj si tërësi i mungon demokracia e
    brendshme dhe tash nuk ka forcë që mund të
    bashkojë taborret që të shtunën procesin zgjedhor
    e finalizuan me grushte.
    Tash edhe LDK-ja do të jetë tjetër. Ajo më nuk
    mund të thotë se është forcë motorike e të gjitha
    proceseve të avancuara. Përderisa nuk sanon
    gjendjen, ajo do të jetë simbol i tensioneve, përplasjeve
    dhe e destabilitetit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bashkëjetesa mes dy
    krahëve është e pamundur

    Ibrahim Berisha, ish-aktivist në
    LDK-së, thotë se bashkëjetesa mes
    dy krahëve është e pamundur.
    "Unë nuk besoj se këto dy fraksione
    do të kenë marrëveshje të
    qëndrueshme me faktin se konflikti
    mes tyre nuk ka filluar për shkak
    të parimeve. Ata janë kapur për
    arsye shumë banale duke u lidhur
    tek interesat e ngushta familjare,
    klanore... Jo për parime", thotë
    Berisha, analist politik, i cili e
    kishte pritur një kuvend të tillë,
    por jo me rrahje.
    Berisha e la mundësinë e hapur që
    Daci të krijoi parti të re, por sipas
    tij kjo nuk do të sillte favore që
    dikur i kanë pasur këta
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përveç imazhit të LDK-së, grushtet cenojnë edhe statusin e Kosovës
    Mesazh i keq për botën


    DRILON ZOGAJ
    Prishtinë, 10 dhjetor - Shkallëzimi
    në dhunë fizike i rrjedhës së
    Kuvendit të Gjashtë të LDK-së ka
    vënë në mëdyshje imazhin e partisë
    më të vjetër në Kosovë. Sipas përfaqësuesve
    të subjekteve tjera politike,
    grushtet në LDK e rrezikojnë
    edhe të ardhmen e këtij subjekti në
    skenën politike kosovare.

    Ahmet Isufi,
    nënkryetar i AAK-së, tha se
    incidenti i rëndë gjatë punimeve të
    Kuvendit ka zbehur shumë imazhin
    e saj. "Ndërkohë që fitorja e pritur e
    Sejdiut ishte plotësisht normale,
    pjesa e dytë e Kuvendit nuk ka
    shkuar në frymën e pritur të një
    kuvendi të LDK-së si parti e traditës".
    Sipas Isufit, incidenti ka
    treguar një fytyrë krejt tjetër të
    LDK-së dhe një realitet tjetër të krijuar
    së fundi brenda saj. Ai tha se
    ajo skenë nuk është pasojë e një
    veprimi të momentit, por produkt i
    shfaqjes së apetiteve për pushtet, gjë
    që ka krijuar acarime mes grupeve
    rivale. Ahmet Isufi vlerësoi se ky
    incident mund të ketë pasoja edhe
    në vetë procesin e përcaktimit të
    statusit. "Çdo veprim i subjekteve
    në Kosovë bart pasoja në procesin e
    statusit, e aq më shumë ky i fundit
    që ndodhi në partinë më të madhe,
    dhe që i ka dhënë një pamje të keqe
    tërë skenës politike kosovare".

    Kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj,

    vlerësoi se dhuna në Kuvendin e
    LDK-së është goditje jo vetëm për
    atë parti, por për krejt proceset në
    Kosovë, e veçanërisht për atë të statusit.
    Sipas tij, grushtet në LDK
    janë derivat i ardhjes në shprehje të
    interesave personale dhe grupore,
    dukuri kjo që, sipas Dedajt, pas
    luftës i ka kapluar të gjitha institucionet
    dhe partitë. "Ato po i vënë në
    plan të parë interesat grupore e personale,
    e jo interesat e vendit dhe të
    shoqërisë". Për sa i përket LDK-së,
    Dedaj tha se nga epiteti "akademi e
    demokracisë", tani kjo parti ka
    dëshmuar diçka krejt tjetër. "Fajin
    për këtë situatë nuk e shoh vetëm te
    njëri krah, por te tërë mënyra e
    funksionimit të LDK-së pas luftës".
    Sipas Dedajt, anashkalimi i meritokracisë
    dhe dominimi i grushtokracisë
    dhe brrylokracisë e ka
    sjellë këtë parti në situatën aktuale.


    Ndërkaq, deputeti i partisë
    reformiste ORA, Nazim Jashari, tha
    se është për keqardhje komenti i
    vetëm për atë që ka ndodhur në
    Kuvendin e LDK-së të shtunën.
    Sipas tij, kjo keqardhje është më e
    madhe për shkak të situatës në të
    cilën ndodhet Kosova dhe procesi i
    përcaktimit të statusit. "Te disa delegatë
    në atë Kuvend, interesat personale
    dhe të grupit që përfaqësojnë,
    dominuan mbi arsyen dhe
    interesat e krejt popullit". Sipas
    Jasharit, të shtunën në LDK është
    dëmtuar edhe procesi i statusit. Ai
    vlerësoi se me pamjet e të shtunës
    është rrezikuar një imazh shumë i
    nevojshëm për Kosovën dhe i së
    ardhmes së saj, duke manifestuar
    një sjellje të papërputhshme me
    demokracinë dhe vlerat e saj.
    "Është pasojë e harrimit të momentit
    historik dhe e shpërthimit të
    emocioneve, pas humbjes së një
    grupi dhe të të adhuruarit të tyre,

    emocione këto që mbisunduan
    arsyen". Shfaqja e këtyre primitivizmave
    në partinë më të madhe,
    sipas Jasharit, krijon mosbesim në
    popullin e Kosovës dhe pasiguri
    për pjekurinë politike të klasës
    politike.
    Nëse LDK-ja nxjerr mësimet e
    duhura nga ky incident, sipas tij, e
    tëra kjo do ta ketë edhe një të mirë.
    "Mesazh shumë i keq, demonstrim i
    papjekurisë politike...".
    Në anën tjetër, udhëheqësit e subjektit
    të dytë më të madh politik,
    Partisë Demokratike të Kosovës,
    nuk kanë dashur të japin komente
    për situatën e rëndë të krijuar në
    Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, të
    cilin me një fjalë rasti në fillim të
    punimeve e ka përshëndetur lideri i
    PDK-së, Hashim Thaçi.
    G.Lajm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çdo zgjidhje që do ta linte jashtë strukturave të partisë gjysmën e LDK-së dëmton unitetin dhe qëndrueshmërinë e saj

    Kështu konstatohet në një kumtesë për media të lëshuar sot /e hënë/ nga Ekipi Politik i Akademik Nexhat Dacit, ku theksohet se Kuvendi i VI-të zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte përfundim i një procesi zgjedhor demokratik brenda partisë. Megjithëse ky proces edhe ashtu i vonuar dhe i përcjellë me përpjekje të vazhdueshme për imponime dhe kushtëzime të natyrave të ndryshme, kryesisht nga “Qendra”, njerëz të pushtetit dhe të partisë, mbajtja e kuvendit zgjedhor me 9 dhjetor ishte një përmbledhje e gjithë këtij procesi dhe një ngjarje e madhe në historinë e LDK-së. Niveli i demokracisë dhe transparenca e lakmueshme e këtij kuvendi ishte vetëm në pjesën e parë të punimeve, ndërsa zhvillimet e punimeve të pasdites, për fat të keq, ndryshuan kahen e kuvendit zgjedhor të LDK-së.

    Prandaj, në rrethanat e krijuara vlerësojmë se :

    Rrjedha e punimeve të Kuvendit të VI zgjedhor të LDK-së deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së ka qenë proces demokratik, transparent dhe statutor.

    Punimet e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në pjesën e dytë, të pasdites, ishin krejtësisht në kundërshtim me frymën demokratike, tolerante dhe statutore, e cila u manifestua gjatë pjesës së parë të kuvendit.

    Propozimi i listës së kandidatëve për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga komisioni kandidues, në emër të kryetarit të porsazgjedhur të LDK-së, ishte përjashtues e diferencues, jo-gjithëpërfshirës dhe ofendues.

    Nga kjo listë u përjashtuan dhe u diferencuan aktivist shumëvjeçar të LDK-së, veprimtarë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së, kryetar të degëve të LDK-së dhe përfaqësues të diasporës së LDK-së nga SHBA dhe Evropa.

    Në këtë listë për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm u propozuan individë dhe kandidat të cilët nuk kanë bazë legjitime as nga aktivet, nëndegët e as nga degët e LDK-së ku jetojnë dhe veprojnë.

    Shtimi i numrit të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm nga 81 në 107, nën presion të delegatëve dhe në emër të “qetësimit të gjakrave” dhe zgjedhja me aklamacion e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm është në kundërshtim të plotë me statutin e LDK-së.

    Dhuna e shprehur në përfundim të Kuvendit e iniciuar nga sjellja jashtë-statutore e kryesisë së Kuvendit është e papranueshme.

    Si përfundim, me qëllim të tejkalimit të kësaj situate tejet të rëndë e cila pashmangshëm do të qonte në çarje dhe ndarje të LDK-së, janë të domosdoshëm hapa politik.

    Ne kërkojmë nga kryetari i porsazgjedhur, Fatmir Sejdiu, që të veprojë në përputhje me përgjegjësinë politike dhe të ofrojë mundësi të tejkalimit të kësaj situate të rëndë, përmes një marrëveshjeje politike e cila do të ishte një kompromis i domosdoshëm për tejkalimin e kësaj situate dhe për shpëtimin e LDK-së.

    Vlerësojmë se LDK-ja mund të jetë e qëndrueshme, unike, stabile dhe funksionale vetëm nëse e përfshinë tërësinë e saj në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e LDK-së, duke respektuar plotësisht rezultatin e votës që doli në kuvend me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të LDK-së.

    Çdo zgjidhje tjetër e cila do ta linte jashtë strukturave të partisë gjysmën e LDK-së do ta dëmtonte pashmangshëm unitetin dhe qëndrueshmërinë e saj.

    Është obligim dhe përgjegjësi statutore dhe politike e kryetarit Fatmir Sejdiu që të tregojë gatishmëri për ruajtjen e vlerave të mëdha që ka krijuar LDK-ja për 16 vite me radhë dhe për ruajtjen e tërësisë së saj.

    Ne dëshirojmë të besojmë se kryetari Fatmir Sejdiu do ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe do të veprojë në përputhje me interesat e vërteta të LDK-së, thuhet në një kumtesë për media të lëshuar sot /e hënë/ nga Ekipi Politik i Akademik Nexhat Dacit.


    Postuar më: sb blue sky & radio kosova staff me Dec 11, 06 | 6:08 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Pështymja e Rugovës

    Për hir të një historie dhe një jetese të përbashkët, ndoshta, delegatët
    e Kuvendit të LDK-së kanë mundur të mos e bëjnë vetëm një
    gjë. Të mos e pështyjnë liderin e tyre historik dhe LDK-në. Të gjitha
    tjerat kanë qenë të pritura, sepse Miti ka vdekur.


    Një foto, e ngritur përballë të gjithë delegatëve dhe mbi kokën e grupit udhëheqës të Kuvendit të LDK-së, ishte pështyrë qindra herë ditën e nëntë dhjetorit. Ajo ishte fotoja e liderit dhe krijuesit të LDK-së, Ibrahim Rugova. Ishte pështyrë çdo e bërë e tij për shtatëmbëdhjetë vite.
    Frazat hipokrite të thëna dhe të ngritura lartë gjatë diskutimeve të përçarta, ishin padyshim, modeli i përkryer i të rrënuarit të gjithë asaj që ishte ndërtuar për vite.
    Po të isha anëtar i LDK-së apo edhe delegat i saj do të thosha dhe mendoja ndryshe. Do të thosha: Duhet ta urresh shumë LDK-në. Duhet ta humbësh kujtesën se si është rritur ajo lëvizje. Duhet ta përçmosh figurën e Rugovës si prijës të saj. Duhet të jesh edhe i paditur për historinë e lëvizjes të kësaj partie. Duhet të jesh politikisht injorant, ose i manipuluar, që të kesh aftësi të shkatërrosh diçka të ndërtuar nga një popull me një histori krejt të veçantë. Do të thosha: Delegatët e Kuvendit të LDK-së ishin përshtypja e keqe, ishin pasqyra e një LDK-je që kishte
    akumuluar për vite injorancën, jo-qën drueshmërinë politike dhe parapolitikën si formë të menaxhimit.
    Do të thosha: Delegatët e kësaj partie në Kuvendin e saj treguan se edukata akademike, aq shumë e përfolur për vite me mburrje, u shkri për vetëm një ditë. Por çka është më kryesorja, ata njerëz që folën për Rugovën dhe për LDK-në, hiq këtu Sabri Hamitin, nuk kishin kuptuar asgjë nga e kaluara dhe nga ideja LDKiste. E kishin shndërruar një parti në pre të grabitjeve, ndarjes së interesave, eliminimeve dhe në një frymë që e shndërroi atë në mentalitet të një konjukture ilegale që së pari e poshtëroi e pastaj ia shoi namin e saj për vetëm një orë.

    Por nga kjo pozitë, e njohësit të asaj që është zhvilluar për vite brenda kësaj lëvizjeje, për çka kam dhënë kontribut edhe personalisht do të shkruaj diçka tjetër. E gjithë kjo atmosferë e krijuar në muajt e fundit tregoi një dyshim të qëndrueshëm prej kohësh se LDKja ishte shndërruar në një parti me funksionim dualist: Një vizual televiziv, kisha me thënë e me kollare akademikësh, si dhe një e nëntokës që diktonte jetën politike dhe dinamikën e procesit. Një pjesë e saj pa dashje ose qëllimisht kishte hyrë në dosjet e krijuara dhe vazhdimisht ishte shantazhuar, siç zakonisht
    ndodh në Ballkan, nga parapolitika dhe nga ideja e ndërtimit të konceptit në mes tradhtarëve dhe patriotëve. Viktimat diheshin.
    Nëse të gjithë kanë qenë në dijeni se brenda LDKsë, për shkak të rrethanave historike, ka pas jugosllavizëm, parapolitikë, të dyshimtë, të infiltruar, intelektualë, bujq, konjuktura të shërbimeve sekrete, që më shumë kanë hutuar se treguar të vërtetën dhe rrugën që duhet, janë elemente të mjaftueshme për të shpjeguar pse ka ndodhur ajo që ndodhi dje në Kuvendin e LDK-së.

    E gjithë ajo infrastrukturë ka qenë e menaxhuar nga një njeri. Ibrahim Rugova. Jo pse ka ditur ta bëjë në mënyrë mjeshtërore, por për faktin se të gjithë kanë gjetur të ai një kulm për mbështetje. Këtë, Ibrahim Rugova, e kishte arritur duke i thyer rregullat demokratike brenda LDK-së, duke i futur të gjithë në poste partiake dhe duke ua ngopur gushat secilës shtresë të LDK-së. Prandaj ajo LDK-ja që ka qenë dikur s'ka më kuptim. S'ka më kuptim pa njeriun që iu ka dhënë strehë të gjithëve.

    S'ka kuptim pa Ibrahim Rugovën. Sepse kjo që ka ndodhur dje nuk është më LDK. Nuk është as hija e saj. Përveç një fotografie që shëmbëllente një lider dhe një parti të udhëhequr prej tij.
    Historia e kësaj lëvizje ka përfunduar me vdekjen e njeriut që i ka strehuar të gjithë në një vend: Edhe intelektualët, edhe akademikët, edhe bujqit, edhe kriminelët, edhe hajnat, edhe vrasësit, edhe të korruptuarit dhe korruptuesit. Edhe njerëzit që kanë luajtur lojën e shërbimeve edhe ata që kanë kryer ndonjë vrasje rrugës. Edhe tradhtarëve edhe patriotëve. Edhe ata që kanë qenë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kësaj partie.
    Kjo LDK nuk ka mundur ta vazhdoi rrugën kështu. Nuk ka mundur të jetë strehë e të gjithëve. Nuk mund të jetë strehë e një fjalori vizionar, të qëndrueshëm dhe të saktë, intelektual si Sabri Hamitit dhe të injorantëve që s'kuptojnë asgjë nga ideja politike. Nuk mund të jenë bashkë ata që zhvatin nga LDK-ja dhe ata që prodhojnë politikë në LDK. Koha ka qenë për të reflektuar.

    LDK-ja e Ibrahim Rugovës ka vdekur.
    Është vetëm në sirtarë ose pjesë e Historisë. Prandaj është dashtë të pastrohet LDK-ja. Fatmir Sejdiu, kryetari i tashëm i LDK-së, deshi të bëjë pastrimin e LDK-së me listë. Por ai kishte mungesë talenti dhe liderizmi për këtë. Atij i ka munguar sensi për të pastruar partinë. Për dijeni të atyre që e njohin pak këtë parti, LDK-ja nuk pastrohet me krijim të listave dhe eliminimeve, sepse duhet të shkelen rëndë procedurat demokratike.
    Por, pastrimi bëhet me prokurori dhe ligj. Ndryshe, ndodh ajo që u pa në skenë të hapur. Kaos dhe rrahje si pasojë e mungesës së mitit Rugova. Sejdiu nuk ishte as hija e tij. Thjesht s'ishte lider. Për fund edhe kjo duhet thënë: Për hir të një historie dhe një jetese të përbashkët, ndoshta, delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë mundur të mos e bëjnë vetëm një gjë. Të mos e pështyjnë liderin e tyre historik dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Të gjitha tjerat kanë qenë të pritura, sepse Miti ka vdekur.

    Baton Haxhiu
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nga Kuvendi zgjedhor i LDK-së

    Transkripte nga diskutimet në Kuvend

    Melihate Tërmkolli:
    Natyrisht që është në frymën dhe në mentalitetin e LDK-së mendësia, jo veç e pranimit, por edhe e krijimit të vetëdijes institucionale. Prandaj, sigurisht që edhe ky kuvend, por edhe të tjerët do të respektojnë këtë vetëdije institucionale të pranimit dhe të kryetari tash që u zgjodh me shumicë votash, ani pse e them me bindje të plotë se krejt kjo përzgjedhje nuk shpreh vullnetin e anëtarësisë së shumicës së LDK-së dhe do të thosha edhe shumicës së qytetarëve të Kosovës. Sepse, anëtarësia e LDK-së na ka dhënë votën për të bërë institucione të fuqishme dhe në ato institucione të fuqishme të shprehim potencialin e plotë që ka LDK-ja, fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh. Fatkeqësisht, institucionet i kemi lënë në duar të të tjerëve. Parlamenti i Kosovës, për gjynah të zotit, na ka mbetur një bashkësi lokale. Krejt mund t‘i realizojnë iniciativat e tyre, krejt mund t‘i realizojnë kërkesat e tyre, përveç LDK-së, ORA, PDK-ja , po qoftë edhe partneri ynë i koalicionit, AAK-ja. Kurdo që e hapin gojën, derën e kanë të hapur. Por askush nuk e mori guximin që para 7 muajsh një propozim që ka dalë nga Forumi i Gruas, dhe jo vetëm nga FG, por nga krejt LDK-ja dhe shumica e qytetarëve të Kosovës, për zyrtarizimin e simboleve të Kosovës të presidentit të Kosovës. Atë guximi nuk e merr askush ta qesë në rend dite. prandaj do të propozoja nga ky Kuvend të obligohet që drejtuesit e institucioneve të Kosovës të punojnë në zyrtarizimin e simboleve shtetërore të Kosovës,të propozuara nga presidenti Ibrahim Rugova. Është detyrë jona që ta bëjmë këtë dhe ne duhet ta bëjmë këtë. Dhe dua të them që logjika e eliminimeve më së paku i ka hije LDK-së. Jam shumë e befasuar që në listën e kandidimit nuk është emri i profesor Alush Gashit, Lulzim Zenelit, nuk janë edhe shumë të tjerë. Kjo nuk është frymë e LDK-së dhe këtë nuk do ta pranoj LDK-ja, dhe dua të them pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve ne do t‘i fitojmë zgjedhjet nacionale dhe ato lokale, sepse kështu do edhe anëtarësia e LDK-së, dhe këtë ia kemi borxh edhe presidentit Rugova, dhe këtë do ta bëjmë.

    Nekibe Kelmendi:
    Unë kam një propozim. Më parë pati shumë delegatë që deshën ta marrin fjalë për diskutime, për shkak të racionalizimit të kohës deshëm që diskutimit t‘i vazhdojmë pas procesit të votimit. Le të merr vendim Kuvendi se si të veprohet. Të vazhdohet me diskutime dhe të marrë fund diskutimi, e pastaj të vazhdohet me zgjedhjet ose të ndërpriten diskutimet e të vazhdohet me zgjedhjet. Le të marrë vendim Kuvendi si të dojë, vendimi i Kuvendit është meritor.

    Adem Salihaj:
    Zoti Kryetar, ju përgëzoj për zgjedhjen dhe më vjen shumë keq, që me kaq vështirësi ta marrë fjalën. Është vërtet tragjike kjo, por, megjithatë, mendoj se do t‘i them disa fjalë. Ne votuam të gjithë me një kënaqësi të madhe dhe e pranuam rezultatin, duartrokitëm dhe i uruam sukses kryetarit të LDK-së, dhe mendoj që ishte një proces shumë korrekt. Por, ajo që pasoi, vërtet është...nuk di ta komentoj, thjeshtë, do të thotë rreth gjysma e LDK-së është eliminuar nga lista për Këshill të Përgjithshëm. Nëse ju Zoti Kryetar mendoni se me dy emra që nuk e kanë asnjë votë mbrapa do ta mbani LDK-në në Ferizaj dhe do ta mbani LDK-në me gjysmën e saj. Ne e kemi pasur shumë vështirë të fitojmë zgjedhjet si tërësi me presidentin Rugova, ju mendoni se me 50 për qind do ta mbani LDK-në dhe do t‘i fitoni zgjedhjet, atëherë le të jetë kjo zgjedhja juaj. Mendoj se kjo listë që keni paraqitur ju personalisht është fillimi i fundosjes së LDK-së, fillimi i fundosjes së rezultatit të saj që ka pasur. Është tragjike për LDK-në, nuk është tragjike për mua. Unë jam shumë i nderuar që nuk më keni propozuar në këtë listë dhe duke marrë parasysh se ne jemi të përjashtuar nga lista, pra gjysma e LDK-së është përjashtuar nga lista, unë nuk e shoh të arsyeshme të marr pjesë në proces. Cila është logjika e pjesë-marrjes në proces dhe në fund të fun-dit 23 delegatët e mi e kanë lëshuar këtë kuvend dhe unë nuk e di se çka të kërkoj i vetëm këtu, faleminderit!

    Naser Rugova:
    I nderuari zoti Kryetar, e nderuar kryesi e punës, delegatë të kuvendit të 6 të LDK-së, ju lus për pak urtësi, ju lus për qetësi, ju lus për një frymë tolerante, ju lus për një frymë debati. Edhe unë kam vërejtje serioze për këto propozime. Svpo du të hy në komente. I kisha lut presidentin e vendit dhe kryetarin e sapozgjedhur të LDK-së, Fatmir Sejdiun, që t’i bëjë disa konsultime për 10 minuta. Por ju lutem që të respektohen procedurat në qetësi, t’i bisedojmë ftohtë. Ne jemi shtëpi e madhe, ka vend për të gjithë, mund edhe të polemizojmë, mund edhe të kem koncepte të ndryshme, qoftë politike, qoftë programore a ndryshim metode, nuk ka problem. Po ju lus delegatë të nderuar të Kuvendit të 6-të zgjedhor të LDK-së, unë e kam hendikep mbiemrin tani, se do të kisha fol edhe në tema të tjera, gjithnjë duke i kontribu ruajtjes së frymës që e ka kultivu për 17 vjet me radhë LDK-ja. Po ju lus , ju bej apel që gjithë delegatët t’i zënë ulëset e veta dhe i kisha propozu kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të vendit një pauzë 10 minuta, për nga një kafe. Po ju lus për urtësi edhe një herë.

    Berim Ramosaj:
    Unë desha vetëm dy fjalë t‘i them. Ky miku im më përpara që më tha në fillim ma nxuri për të madhe për disa nuance të divergjencave në mendime, se nuk është i mësuar për atë punë. Këtij nuk ia nxa për të madhe. Ja zura për të madhe profesor Hamitit kur thash se ka divergjenca dhe ka fraksione. Po ju tham me sinqeritet të plotë në emër të një anëtari të LDK-së nga fillimi. LDK-ja në Deçan në aktivitet është shumë më e zorshme se në Prishtinë. Këtë e din sigurisht edhe kryesia, e din edhe z. Fatmir Sejdiu, kryetari i vendit, vetëm në emër respekti i kandidatëve, i anëtarëve, i delegatëve duhet me qenë përafërsisht i njëjtë. Kur propozova në komisione e ka kuptimin çdo komision të asaj që është reflektua në fushatë, ma nxutë shumë për të madhe. Unë mendoj se aty ka qenë çelësi, sikur ne qoftë projekti Daci që për mburrje kam qenë pjesë e tij, qoftë vizioni Sejdiu që u votua nga Kuvendi. Këta delegatë sh-prehën frymën e tolerancës dhe kom-promisit, tolerancë dhe kompromis në këtë Kuvend ka mund të jetë vetëm një. Në qoftë se ishin respektu ato divergjenca prej komisionit të parë deri te lista e fundit, në qoftë se ishin pyet përfaqësuesit e dy vizioneve dhe dy projekteve, sigurisht se kishte me pas garë të mirëfilltë. Sigurisht me atë listë që e propozoi komisioni kandidues, që në fakt e lexoi, se ishte përgatitur ma herët, sikur të kishin reflektuar dy grupacionet, në 81 me hy 40 të propozuar apo sa 65 njerëz, gjysma e tyre nga njëri projekt, e gjysma nga projekti tjetër, sigurisht se rezultati kishte me qenë shumë kualitativ, sigurisht se edhe kompromisi në vepër ashtu bëhet. Madje po më vjen çudi, thonë me votu, e ne po diskutojmë. E ne për çka jemi duke diskutuar, ne për atë pikë jemi duke diskutuar. Nuk ka kuptim f ju thuhet delegatëve e në fakt ju nuk keni dhënë alternativë.
    Këtë shprehi, unë po ju them të vërtetën, se tash po e kuptoj, pse nuk kam asgjë të përbashkët me projektin apo vizionin Sejdiu. Tash po e kuptoj, s‘kisha me e pranu këtë rrugë në emër të asnjë, se kam shumë shokë të aktivitetit që janë ndarë të pakënaqur. Ka mundësi për kompromise. E vetmja formë është të pyeten të dy taborret apo të dy vizionet. Svpo ju thojmë fraksione, se svpo i durojnë shqiptarët, a ky është realitet. Fraksionet mund të qëndrojnë në të gjitha partitë evropiane, apo themi dojmë me u kanë evropianë, pse jo? I pranojmë fraksionet, bëjnë gara fraksionet dhe del rezultati. Tek e fundit, si me luftu me marr sa më shumë vota për pushtet qoftë lokal , qoftë qendror me këtë listë me këtë formë? Me këta të propozuar, të jesh i bindur z. Sejdiu si kryetar i vendit, gjysmë për gjysmë apo ndoshta më pak ke për të marr vota për pushtet, sepse këta delegatë nuk shprehin shumica e tyre ndoshta edhe unë nuk shpreh vullnetin e anëtarësisë së gjerë. Anëtarësia e gjerë ndoshta nuk është në proporcion të njëjtë me këtë, mos u mbështetni shumë në atë. Respektoni divergjencat, sepse na jep rezultat dhe unë jam për kompromis, edhe atë jo vetëm për f ua bërë qejfin juve, por me ekzistu LDK-ja. Edhe një herë kërkoj falje që e mora fjalën, por kam menduar që profesorët i respektojnë profesorët.

    Gani Geci:
    Të nderuar delegatë, një propozim i gjysmës apo më pak se gjysmës së delegatëve të LDK-së të kuvendit të 6-të . Ju e dini që LDK-ja duhet me shku e bashkuar, ju e dini pse duhet me shku e bashkuar, sepse duhet m‘i fitua zgjedhjet nacionale dhe komunale që i kemi, nëse ne vazhdojmë kështu pa Pejën, pa Ferizajn, pa Gjilanin dhe pa qendrat më të mëdhaja të Kosovës. Ju mundeni, se ndoshta do ta keni një kuorum, por do t‘i humbim qind për qind zgjedhjet. Prandaj, propozimi i tyre është që kuvendi e pranon kryetarin e LDK-së, Fatmir Sejdiun, sepse është zgjedh me votat e juaja dhe tonat, dhe për Këshillin e Përgjithshëm të bëjmë një pauzë për një javë ditë, dhe brenda javës ta zgjedhim KP dhe t‘i zgjedhim delegatët ashtu siç është. Kush donë me ardh me neve... kush se donë se gjen, ditën e mirë.

    Fatmir Sejdiu:
    Mendoj se duhet të vazhdojmë me punën. Këtu janë prezentë delegatë që kanë cilësinë e barabartë. Është kuvendi i LDK-së, kemi marrë mandatin në përfaqësim në kuvendin e LDK-së. Ju lus që ne të vazhdojmë, komisioni verifikues do të shef apo do të konstatoi edhe një herë forumin e përbashkët. Listat zgjedhore janë bërë gati. Kryesia e punës pati konsultë gjatë kësaj pauze që pati. Dhe mendojmë që në ato lista, bashkë me listën shtesë të miratuar bashkërisht nga kuvendi, të procedojmë për votim dhe natyrisht ata që marrin votën për të qenë anëtarë të KP-së, le të marrin votën për anëtarë të KP dhe të vazhdojnë punën në formësimin e institucioneve tjera. Ju lutem, Komisioni zgjedhor dhe z. Ferati procedon.

    Agim Rexha, SHBA:
    Delegatë të nderuar, kryesi e punës, z. Kryetar urime fitorja. Pjesa e parë ishte vërtet atë çka ne dega e jonë e Nju-Jorkut e kemi dëshiru dhe e dëshirojmë, votimet të mshefta, një zgjedhje e mirë. Fituat, urime, e gëzofshim së bashku këtë fitore të kryetarit. Por në vazhdimësi jam shumë i pakënaqur me përpilimin e listave. Ata që e kanë përpilu listën, që nuk i gjejnë vend degës së Nju Jorkut, një degë e cila prej ditëve të para i ka dalë zot Kosovës, një degë e cila prej kuvendit të fundit e deri në kuvendin e sodit, më shumë se 1 milion dollar i ka dhënë vullnetarisht prej xhepit me këta delegatë që kemi ardh këtu e tjerë që s’jane këtu. I kemi mbrojt, i mbrojmë institucionet tona, edhe 100 herë me ardh në SHB A, ju z. President do f ju presim, veç nëse ju nuk doni ne me ju prit. 100 herë ua kam thënë edhe juve, po e përsëris edhe në prezencën e të gjithë delegatëve: ne besojmë në institucione. Mos me ju gjet një vend degës së LDK-së të Nju-Jorkut me rrethe më duket se diçka nuk është në rregull, një vizion nuk është i qartë dhe historik për Kosovën. Ajo degë që ka bërë shumë që presidenti i ndjerë publikisht me qindra herë edhe para mjeteve të informimit, edhe para organeve më të larta e ka potencuar punën tonë. Me senat, me Kongres, me Shtëpi të Bardhë, me para luftës, gjatë luftës, mbas luftës, në asnjë moment kur ndoshta shumë që janë edhe prezentë këtu nuk janë gjind në ato ditë vështira, dega jonë vullnetarisht dhe pa asnjë interes as më të voglin interes, as për poste, as për pozita, as për asgjë është gjindur. Prandaj, mendoj që jam thellësisht i befasuar në emër të degës së Nju-Jorkut për këtë sjellje që e bëtë ndaj mërgimtarëve, që kemi ardh larg nga Amerika në këtë kuvend, që në pjesën e parë zemra na u bë mal të gjithëve. Kaloi në mënyrë demokratike. I fituat votat, jeni president i joni dhe i imi, dhe kryetar i partisë me votën shumicë, por nuk është edhe të injorohet pala tjetër dhe nuk është me më injoru z. Eqrem Kryeziu. Tri-katër herë ju drejtova për të ma dhënë fjalën dhe nuk ma dhe fjalën, dhe jam shumë i prekur nga kjo. Mendoj se nuk asht fare në rregull kjo. Kemi ardh nga larg me dhanë një respekt degës që ka dhënë më së shumti prej të gjitha degëve në diasporë, kuptohet se bashkërisht edhe degët tjera kanë bërë të gjitha. Po e mbylli me një thanje shumë të shkurtë, po e përsërisë dhe po e rikonfirmoj në emër të gjithë anëtarëve të degës së LDK-së për Nju-Jork dhe rrethe: Amerika i doli zot Shqipërisë me presidentin Wilson dhe me Klintonin Kosovës. Dega jonë, LDK-ja për Nju-Jork, e kam quajt publikisht me qindra herë, partia e zotit, e këtij burri të madh që na ka nderu dhe na nderoj me ceremoninë mortore, e cila u organizu dhe e rikonfirmoi atë punë të madhe që e ka bërë për Kosovën kombëtarisht dhe ndërkom-bëtarisht.
    Ndërkombëtarisht me afro 60 dele-gacione që i dimë të gjithë, por po e ndi nevojën me i thanë këto fjalë se kemi marrë rrugë të largët për me ardh në këtë Kuvend, jo në këtë mënyrë me u trajtu dega e jonë z. Eqrem Kryeziu. Jeni të parët ju që e keni nis para disa muajve për ta ndarë LDK-në, e imja, e jotja, e atij, e këtij. Aty ka qenë gabimi i parë, këtë e kemi biseduar edhe me zyrtarë tjerë të LDK-së. Unë mendoj se aty është bërë gabimi. Dega e jonë e din vetëm një LDK, LDK-ja e Presidentit Rugova dhe vazhdimësia e saj, që sot e zgjedhëm edhe kryetarin, që vërtet ishte kënaqësi mënyra se si shkoj. Tash si po shkojnë rrjedhat nuk di . Ju përshëndes edhe një herë në emër të degës sonë, thellësisht jam i befasuar.

    Shaqir Shabani:
    Me keqardhje zonja edhe zotërinj që këtë lëmsh e mbështjelli plotësisht që një muj ditë i nderuari, që gjithherë u quajt i LDK-së, mr. Eqrem Kryeziu. Unë dal me një propozim shumë të thjeshtë, si një ekspert i politikës ndërkombëtare, që Eqrem Kryeziu të shkarkohet komplet prej LDK-së dhe të fillojmë punën e gjashtë ashtu siç i ka hije këtij kuvendi. Përndryshe, 160 vota, 160 delegatë, Eqrem Kryeziu me 100 mijë ngatërresa i ka shkatërru përmes intrigave të tij, përmes mënyrës që i ka përgatit përpara dhe kjo është befasi, kjo është shkatërrim i LDK-së drejtpërdrejt nga Eqrem Kryeziu, por jo edhe nga të tjerët. Urime z. President, urime z. Kryetar i Parlamentit. Ju e dini shumë mirë se krejt bota ju ka njoft juve si nënkryetarin e parë dhe jo Eqrem Kryeziun. Kërkoj nga ky kuvend të shkarkohet Eqrem Kryeziu.

    Gani Geci:
    Unë nuk kom me lon sonte me bo kuvend pa më vra mua, sepse kjo është jashtë rregullave.

    Fatmir Sejdiu:
    Ju lutem z. Geci, jeni delegat sikur edhe të tjerët. Ma keni dhënë mandatin dhe dëshiroj të udhëheq mbledhjen.

    Hajzer Krasniqi :
    Faleminderit kryetar e kryesi, secili në një farë mënyrë kemi dhënë kontributin për këtë me plumba e pa plumba, prandaj konsideroj që mosha më jep të drejtën që ta kem respektin e fjalës. Unë kisha dëshiru që të jetë ed-he profesor Idrizi këtu, që ka qenë më i moshuari kur e kemi nis këtë. Edhe ti Hysen, edhe unë më doket edhe Habibi është këtu që jemi më të vjetrit, më të vjetrit në moshë, më të vjetrit në punë, në kontribut. Respekt për çdo fjalë që është bërë këtu. Unë e di që ka revoltë, ka nervoz, por unë do të filloj fjalën time kështu: U bon 17 vite që e filluam, a thua pse hymë në këtë fillim? A hymë se e njihja Hysen Gërvallen, se e njihte dikush Hajzer Krasniqin, pse e njihte Fatmir Sejdiun? Kemi hy të gjithë këtu me qëllimin më fisnik. E kemi filluar këtë për një diçka dhe kjo diçka ishte liria e popullit tonë, këtu ishte edhe vullneti ynë, këtu ishte edhe përcaktimi ynë, prandaj fillimin e kemi pas të organizuar vullnetarisht, kombtarisht për kauzën kombëtare. Këtë e kemi gjet të sigurt, të realizueshme në programin e LDK-së që e konstruktoi ajo strukturë e fil-limit e 89-së me Ibrahim Rugovën e nderuar. Asnjëri në këto 17 vite nuk kemi bërë udhë e mund për f i venë ose për t‘i bërë emër dikujt, aq më pakë për vetveten. Ndoshta prej sotit ka mundësi në rrethanat e reja, në kushtet e reja që po e presim ta kemi shtetin tonë. Në këto rrethana ka mundësi që njeriu të dëshmohet se duhet të men-dojë edhe për veti, nëse e meriton.
    Si parti politike, si LDK, ne e kemi filluar vetëm të bëjmë dhe të japim kontribut. E dimë të gjithë se së bashku e kemi pru ne këtu, jo individualisht. Prandaj së bashku kemi kohë edhe më tutje të dëshmojmë se e meritojmë të jemi në këtë subjekt, të dëshmojmë se me këtë subjekt së bashku me një unitet të fuqishëm, këtë unitet duhet të na krijojë, pikë së pari, morali individual dhe, së dyti, kombëtar dhe pasojat si politikë. Në emër të këtyre ju kisha lutë si vëllezër dhe si motra ta përfundojmë procesin zgjedhor të këtij kuvendi, të jemi vëllezër dhe të jemi miq, të jemi bashkëveprimtarë, të jemi të harmonisë, të jemi të dashnisë në mes veti dhe jo të urrejtjes, jo të përbuzjes, jo të shtyrjes. E meriton LDK-ja këtë, e meritojnë anëtarët tanë këtë, e meriton populli ynë që gjithherë na ka mbështet. Mos ta zhgënjejmë këtë. Ju faleminderit!


    Gani Demi, delegat nga Zvicra:
    Përshëndes Kryesinë e LDK-së, përshëndes zotin Kryetar i porsazgjedhur. Të uroj nga zemra fitoren e kryetarit të LDK-së,z. Fatmir Sejdiu. Kur e dëgjova raportin tënd dhe vizonin tënd, çka ju mendoni për Kosovën, mendova se ju jeni kandidat i mundshëm edhe në Parlamentin Evropian. Më falë z. Kryetar, kur ju bini në grackën e shokëve të tu dhe bashkëpunëtorëve të tu, dhe ju shtinë juve personalisht në rrugë pa krye të LDK-së, më vjen shumë keq edhe një që më djeg zemra dhe shpirti. Vij nga malësia e Karadakut të Vitisë, mërgimtar qe 30 vite në Zvicër, aktivistë i palodhshëm i LDK-së qe 17 vite. Për herë të parë marr pjesë në një kuvend në qendër në Prishtinë, por jam shumë i pikëlluar. Jam i pikëlluar se unë sot, sonte këtu e kuptova se të ndjerit, liderit, vizionarit, Dr. Rugovës nuk i paska ardh vdekja nga natyra, por ja paskan pru bashkëpunëtorët e tij dhe turpi qoftë mbi ta. Kush janë ata ju i dini më së miri, mua nuk po me vjen mirë që po e shoh këtë kuvend kështu të përçarë në mënyrë katastrofike. Pra, i zhgënjyet mërgimtarët, e zhgënjyet diasporën, i zhgënjyet njerëzit intelektualë, punëtorë të vyeshëm. Deri më tash lista që ju e miratuat mua nuk më pëlqej aspak, megjithëse nuk jam as profesor, as doktor, shyqyr që nuk jam në qesi kushte.



    Ilaz Kadriu::
    Z. President, 10 mijë kilometra kam udhëtuar për çrregullimet e juaja dhe të mijat. Të nderuar delegatë, kryesia e punës dhe të gjithë të pranishëm, zgjedhjet për kryetar ishin "fer play" dhe neve na gëzoi fakti, sidomos ne që jemi në Amerikë, të shohim zgjedhje dhe gara të organizuar si duhet, kjo më pëlqej edhe mua. Me zgjedhjen e kryetarit u afruan këtu në kryesi dhe filloi manipulimi i listave të kandidatëve, që unë nuk i njoh hiq. Pse ky milet nuk është i kënaqur me lista,pse nuk kanë fitu ata që janë në listat e para atje përtej. Vetëm këtë kam dal të pyes. Unë nuk pretendoj për asnjë sen, unë e kam punën atje dhe do të vdes në Amerikë. Ju dëshiroj që LDK-ja, nëse do të ekzistojë, do të ekzistojë me kualitet, me drejtësi dhe me ndershmëri. Nëse punoni kështu mirë, përndryshe nuk do ta keni përkrahjen time.

    Skënder Tolaj:
    Të nderuar kuvendarë, i nderuar President urime për fitoren! Na gëzon e gjithë forma e zgjedhjes së kryetarit. Unë së pari kisha bërë një pyetje, pse nuk është Amerika në listën e KP-së, pse nuk është Zvicra në këtë listë dhe asnjë shpjegim gjerë më tani? Kisha kërkuar nga ju pas kësaj të jepni shpjegime pse?
    Skënder Tolaj, nënkryetar i degës së LDK-së në Zvicër, i zgjedhur në dy kuvende, një i zakonshëm dhe tjetri më i zakonshëm se ai i pari. Dega në Zvicër nuk është kjo e fundit që ka filluar t‘i amputohen gjymtyrët. Së pari ju kanë anuluar katër delegatë, që i ka pas 9 dhe ka mbetur në 5. Gjermanisë nuk ju ka reduktuar asnjë. Privilegj mbi privilegje. Dhe kur e kam fituar të drejtën për me ardhur në këtë kuvend kam qenë më i privilegjuari në jetën time, sepse kam ardhur për të zgjedh dikë e jo të zgjidhem vetë. Nuk kemi as kurrfarë të voglën ambicie që të jemi në organet drejtuese të partisë në Kosovë. Kemi ardhur me vullnetin më të mirë që të zgjedhim më të mirët. Filloi mirë dhe pastaj kjo që po ndodh. Neve para se të shkojmë nga ky kuvend, sepse ne kemi marrë vendim që të shkojmë nga ky kuvend, sepse nuk ka kuptim që të jemi më këtu. E thamë një thënie që e thotë populli në rrethin tonë në katund, kur don me e nda qengjin prej nënës thonë ja bojmë një balushë të zezë me ngjyrë dhe nëna nuk e don më. Në qoftë se mendoni të na largoni nga LDK-ja, me siguri nga Koso va nuk mund të na ndaloni që të vijmë prapë. Ju faleminderit dhe ju uroi sukses dhe unë nuk kisha dashtë të jem nën lëkurën e presidentit.

    Daut Haxhaj:
    I nderuari President, tashmë kryetar i porsazgjedhur i LDK-së, Kryesi e punës, të nderuar delegatë dhe ju të pranishëm të tjerë. Unë vi nga një shtet që quhet Norvegji me bindje se ky kuvend do t‘i zhvillojë punimet ashtu siç edhe i filloi, mirëpo edhe këto të fundit personalisht i shoh si pjesë të mundshme edhe pse jo të mirë të një procesi zgjedhor. Edhe pse i befasuar personalisht në disa, në listën kur dul nga komisioni kandidues, p.sh. jo në aspektin e diasporës, sepse unë dëshiroj ta kuptoj se disa vende janë hek prej listës, sepse jemi duke ndërtuar shtet dhe ne si pjesë e mërgimit të Kosovës duhet të fillojë të pushojë aktiviteti ynë në LDK-në. Në këtë kontekst e kuptoj unë këtë. Mirëpo atë që nuk mund ta kuptoj këtu në Kosovë si ka mundësi që disa personalitete të larta të hiqen nga lista dhe të mos jenë kandidatë për KP-në. Para se gjithash, kjo nuk ka ndonjë peshë se çka mendoj unë personalisht, mirëpo unë do ta them një fjalë që është mbështetëse edhe e delegatëve ose mërgimtarëve nga Norvegjia: Mbajtja e Kuvendit të Përgjithshëm i LDK-së për herë të parë pa presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është një sfidë, jo vetëm për LDK-në, por për mbarë procesin politik në të cilin po kalon Kosova. Mirëpo, të nderuar delegatë, ne jemi të bindur se partia më e madhe në Kosovë do ta tejkalon edhe këtë sfidë organizative, ashtu siç i ka tejkaluar edhe sfidat tjera për 15 ose 16. vjet me radhë. Sot në këtë ditë të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, ne si kurrë me parë duhet të jemi të motivuar që ta qojmë përpara filozofin e LDK-së, të cilën e ka trasuar presidenti Rugova bashkë më veprimtarët tjerë dhe ndihmën i pakursyer se qytetarëve të Kosovës dhe filozofia politike e LDK-së, ishte thirrja e parë për demokraci dhe liri në mbas ish-bllokun socialist dhe Ballkanin e trasuar. Ky imazh i LDK-së, duhet të forcohet edhe më shumë pas zgjedhjeve në këtë Kuvend të sotëm të nderuar delegat. Të nderuar delegat, mërgata shqiptare nëpër shtete të ndryshme të botës ka bërë për-pjekje të punoi dhe të veproi për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, ku në LDK mërgata jonë i ka gjetur idetë më të avancuar politike dhe kombëtare që mund ta qonin përpara zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke gjetur miq dhe përkrahës të shumtë nëpër qendrat e vendosjes. Duke filluar nga SHBA-të dhe vendet tjera të Evropës, shumë agjenda të diplomacisë botërore kanë lëvizur si rezultat i këtyre angazhimeve dhe veprimeve të mërgatës sonë. Veprimtaria dhe angazhimi i mërgatës sonë delegat të nderuar, më së paku ka pas për qëllim angazhimin thjeshtë politikë pasi që ne e kemi ndjerë vetën të obliguar që të punojmë dhe të veprojmë për lirinë, demokracinë dhe prosperitetin e atdheut tonë. I tërë angazhimi ynë mbetet modest krahasuar me veprimtarin e drejtpërdrejt të aktivistëve të LDK-së në Kosovën e robëruar dhe më vonë në Kosovën e ngulfatur nga anarkia dhe parapolitika, prandaj angazhimi i mërgatës sonë është mirë të mbetet i unifikuar çdo herë më institucionet e Kosovës. Delegat të nderuar, besojmë dhe shpresojmë se mbajtja e Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, do të na gjejë më të bashkuar dhe më të unifikuar në realizimin e programit tonë politikë, që besojmë se është më i avancuari jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Ne duhet të kemi në dijeni se LDK-ja duhet t‘i prij procesit politikë edhe pas statusit të Kosovës dhe të jetë shembull edhe për reformimin e partive tjera në Kosovë. Delegat të nderuar, sot do të flasim vetëm për fitoren e LDK-së, se përfundimi me sukses i Kuvendit të LDK-së, është sakrificë për mundin e aktivistëve tonë, për mundin e qytetarëve të Kosovës, që kanë mbetur të pa luhatur në vijën e LDK-së dhe para se gjithash është një sukses për të ardhmen politike të Kosovës.

    Rifat Bilalli:
    Ju përshëndes përzemërsisht për fitoren që rezultoi vota e lirë po megjithatë do të kthehemi prapa në histori. Qysh në mbledhjen e parë ku morra pjesë si kryetar i degës së Drenasit paraqita një vërejtje ndaj krye-sisë së vjetër, të cilën vërejtje do ta them edhe sot para delegatëve.
    Ajo vërejtje ishte kjo: Derisa ishte Presidenti Rugova ne mbajtëm tri palë zgjedhje dhe mbajtëm edhe një Kuvend zgjedhor dhe një kuvend të punës.
    Ne atë Kuvend zgjedhor ishim tre delegat nga komuna e Drenasit, ndërsa në këtë Kuvend na përgjysmuat pa të drejtë më katër delegat dhe aty ju kam thënë se ju jeni të parët ish-kryesia që i keni shkelur parimet e Presidentit Rugova. Ju jeni të parët.
    Ndërsa kthehem në histori për shkak se në vitin 1989 atëherë kur që masakra e Likoshanit pas asaj ngjarje pas rebelimit që ë bëri kryesia e LDK-së dega në Drenas në krye me Jakup Krasniqin, na kryetaret e nëndegëve caktuam një grup punues prej pesë anëtarëve të cilët erdhën në kryesin e degës kryesin qendrore dhe u konsultuan dhe ndër të tjera nëse ju kujtohet ju kam thënë nëse na ndihmoni tash në armatim dhe më një kushtrim që të gjithë anëtarët e LDK-së t‘i përvishen uniformës së UÇK-së, atëherë do ta kemi situatën në dorën tonë kurse nëse lëshohemi nga situ-ata atëherë do të vinë njerëzit të cilët kanë punuar për regjime të ndryshme.
    Dhe ajo ndodhi se ju nuk na dhatë përkrahje gjë që keni shumë gjynahe të mëdha. Kurse, sa i përket ndihmës së degëve të ndryshme, dega e Drenasit jo që ka pas ndihmë nga ju por kemi pas pengesa nga kryesia qendrore. Këtë e them me faktin se nuk është ndihmuar me asgjë.
    Po e marrim një pacient i cili ka nevojë t‘i japim infuzion ka qenë dega e Drenasit dhe në ato vende ku ka pas një numër me të madh të anëtarëve të PDK-së. Ju jo që na keni dhënë atë infuzion, por na keni hekë edhe kafshatën më të vogël që kemi pas për ushqim. Këtë e dini shumë mirë, na e kemi me parët tona zyret e LDK-së në Drenas.
    Pastaj furnizimi me automjete është bërë kryesisht në ato dege të LDK-së, ku e ka pas pushtetin LDK-ja, që nuk ka pas kurrfarë nevoje që t‘i ndihmohet me automjete apo mjete tjera ndihmëse.
    Përfaqësimi jo i drejtë, politika kadrovike nën çdo nivel këtë po e them për shkak se anëtarët e kryesisë së degës së Drenasit përveç që kanë qenë të sanksionuar nga pushteti aktual i PDK-së në Drenas, kena pas edhe një sanksionim edhe nga vetë kryesia qendrore këtu. Për shkaka se edhe pse na i keni lyp listat kandiduese nuk keni qene në gjendje një kandidat të vetëm të merrni apo të punësoni atje. Kështu që ministrit që udhëhiqen nga LDK-ja u bon ministri të punësimit të familjarëve dhe të klaneve të ndryshme etj.
    Ose te dyfishta askush nuk i zëri në gojë. Po një ministër i mban disa poste, ndoshta profesor në universitet, deputet në Kuvend të Kosovës dhe anëtar i kryesisë në kryesin qendrore që merr gjithashtu të ardhura dhe shumë e shumë të tjera, kurse sa i përket listës së propozuar nga komisioni kandidues unë nuk kisha pas çka të shtoi më shumë se këtë çka thanë anëtarët tjerë.
    Unë kam thënë në degën e Drenasit kur janë mbajt zgjedhjet se nëse ndonjë anëtarë kryesie është këtu më tha se ai anëtar i kryesisë që pretendon të zgjidhet anëtar i kryesisë dhe nuk e ka bashkëshorten e vet me vete nuk i vyen LDK-së kurrgjë, kur gruan tënde nuk e ke me LDK, kujt dreqin me i vye e le ma tjerat.
    Ndërsa për çështjen e kandidatëve të propozuar, unë si edhe gjithë anëtarët tjerë kam vërejtje jashtëzakonisht të mëdha e këtë vërejtje po e mbështeti në këtë. Deri sa propozohet për anëtar të KP-së, një anëtar i një dege ku unë aderoi i cili anëtar i kryesisë së LDK-së nuk ka marr pjesë në mbledhjen LDK-së prej 1999 e propozohet sot anëtar i KP-së, nuk mund të durohet kjo. Po ju thom me plotë të drejtë ndërsa anashkalohet themeluesi i LDK-së z. Medi Bardhi i cili ju bjen në mend ta propozoni për proces mbajtës edhe pse është invalid.

    Bajram Mehmeti -dega e Zvicrës:
    I nderuar z. kryetar përgëzime për zgjedhjen tuaj, keni respektin tim të veçantë. Dëshiroi t‘ju them se sot këtu është bërë një padrejtësi e madhe ndaj mërgimtarëve posaçërisht ndaj degës së Zvicrës që nuk është propozuar asnjë anëtarë i mundshëm për KP-në. Është diaspora ajo e cila ka dhëne djers, para e që i keni në qef shumë, disa këtu dhe ka dhënë gjak, mirëpo ju të gjitha i anashkaloni këto. Me vjen keq që ta them por është turp për disa që kanë lejuar të ndodh kjo. Keni dëshirë shumë të madh që të vini në Zvicër dhe t‘ju presim mirë atje. Nuk e di a e meritoni pritjen dhe respektin të cilin ju ka bo diaspora juve. Tjetër shihet këtu se personi kyç, që është ka merret me këto gjëra jo të mi-ra është Eqrem Kryeziu me sjelljet e tij moniste ky është ka i kontribuon përçarjes së LDK-së. Për këtë arsye unë e kisha ftuar këtë që të jap dorëheqje vetë në mënyrë vullnetare edhe mos të pret që delegatet ta shkarkojnë, përndryshe punët nuk do të ecin përpara.

    Fatmir Sejdiu:
    Kryesia e punës ka një propozim por me kusht që Kuvendi ta miratoi, sepse ka te bëj edhe me normën rregullative juridike të Kuvendit, me statusin e Kuvendit, që e kemi miratuar bashkë dhe me rregulloren e punës që e kemi miratuar bashkë. Kryesia e punës propozon që meqë kishte kërkesë të drejtpërdrejt dhe mund të ketë logjiken e vet, që nga dega e Zvicrës të jepet një kandidat, nga dega e SHBA-ve të jepet edhe një, sepse një është dhe nga Beneluksi nja kandidat dhe nëse japim këta tre kandidat të procedojmë më një propozim tjetër që është drejtpërdrejtë që të deklarohemi për listën e tërësishme të përbashkët të delegatëve, përkatësisht të kandidatëve të propozuar për anëtar të KP-së, çka nënkupton shtimin e numrit nga 81 në një numër të shtuar. A jeni për...Nuk jeni, a jeni që të jepni delegat që të hynë në konkurrencë. Lus degën e Zvicrës që të japë një propozim.

    Gani Geci:
    Ju z. President e keni qit veten të parin, kurse atë të dytin e keni qit të 60-in s‘ka kuptim kjo.

    Fatmir Sejdiu: Unë po e lus degën e Zvicrës të japë një propozim dhe të përcaktohemi nëse dojmë të shkojmë në listë votuese. Urdhëroni z.Gervalla. Komisioni kandidues ju lutem boni evidencën.

    Hysen Gervalla:
    I nderuar kryetar i Kosovës, i nderuar kryetar i LDK-së, i porsazgjedhur të uroi shëndet dhe punë të mbarë dhe gjithmonë prej ditëve të para që jemi njoftua nuk jemi njoft për interesa tona personale por këto interesat tona të përgjithshme na kanë bërë të njohur, të rrimë mirë dhe të njohim njëri tjetrin shumë mirë. Disa herë u përmend në këtë foltore se zgjedhja e juve për kryetar sot ka qenë për merak dhe pajtohna plotësisht. Jam pajtuar edhe atëherë dhe flas në emër të degës, jem pajtuar edhe atëherë kur jeni zgjedhur për President, por nuk u pajtum që dega jonë po e paguan kaq shtrenjtë, nuk u pajtum me aktin që e bonët më akademik Nexhat Dacin. E kemi sqaru shumë mirë vendimin tonë të kryesisë. Unë po ju betohem juve çka jeni të ndershëm në këtë sallë se edhe na ne Zvicër atje jemi shqiptar më rrënje shqiptare të ndjekur e të përsekutuar qoftë nga skamja e uria qoftë nga shkau. Me 20 vjet e 30 vjet e unë i kom 56 vjet, prej 1959 me 3-4 maj e kom lshu Dubovikun me dhunë të Vosllaviqit, të Vojvojvodiçit dhe të Dushan Shaliqit, Zoran Shaliqit që e kemi pasi në Deçan dhe të Vuk Shaliqit që e keni pas gjeneral në Prishtinë. Prej tyne, që ky shumë mirë i din këto çka jom ka foli unë po ky është në mes të dy zjarrmive se nuk du me e arsyetu se e dimë tonë se ai është i arsyeshëm. Qysh mundeni me fol për moralin kur shkelin përmbi mundin e nëndegëve ani që Hyseni nuk është zhyt në atë nëndegë ose Skënder Tolaj ose Agim Rexha në Nju Jork ose ai tjetri,ani. Atje janë shqiptarët, janë duke u ballafaquar më asimilimin duke u ballafaquar më të gjitha. Hallin e familjes edhe me gjykue në këtë mënyrë më këto degë më këta njerëz keni gjykuar më këta mërgimtar i keni sipas vullnetit të këtyre që e keni marr këto vendime dhe e kanë sjell këtë Kuvend në këtë gjendje kanë demtu edhe familjet edhe farefisin nga se tre katër telefon i pata prej Zvicrës, hala televizori është ka ju qet edhe po thonë qashtu është bo a? Çka u bo ashtu bre se shumë mirë ketë.. ..hajt hajt se bohet mire bohet mirë. Kjo LDK, nuk është pronë e jemja veç as e Juvja kurrë njoni pra, as e këtyre nuk është. Kë-tu kur dalin interesat personale, interesat farefisnore e interesat jarani e miqësi ato nuk guxojmë me i këqyr. Të gjitha e dimë por në praktik nuk janë respektuar kesi hovi, e Ibrahim Rugova me tha parëz dikush u kon të Hysen Gërvalla. Jo as Ibrahimin e as Salihin nuk i kom shti brenda pse ka fjalë. Mbi se 50 vizita i ka pas në Zvicër edhe të punës edhe të nejës edhe qaty qeta nxënësa të Ibrahim Rugovës, edhe qeta nxënësa të mëdhenj qaty shkojnë e prekin e asnjë tjetër jo. Nju Jork ka punuar edhe ka vizituar edhe Nju Jorkun, ka vizituar edhe Detroitin edhe shumë tjera e bash qato sot se ja merr mendja dikujt që më Hazir Krasniqin pa këqyr me anashkaluar aspak, se unë ja njoh edhe familjen ja njoh edhe biografin edhe këtë shumë mirë edhe unë krenohna me të sikur ai më mua por me një Hazir Krasniq, më një degë që nuk i ka bash mirë punët që në proporcion me mërgimtar se çfarë anëtarësie ka pas dhe çfarë është dashtë më dhon as minimumin nuk i del që e ka dhonë. Veç për interesa të vetat e marrim e ofrojnë Hazir Krasniqin dhe mërgata 4 milion shqiptarë janë në Turqi faji jonë është që nuk jemi shku me i organizu se sikur të ishim shku edhe ata i kishim pas sonte këtu edhe normalisht duhet edhe ata me i pru qetu. Jo me hup popull është punë e lehtë, është e kundërta e dëshirave dhe e mentalitetit të kërkesave të Ibrahim Rugovës dhe të popullit shqiptar se kjo çka ka ndodh sot me diasporën.

    Fatmir Sejdiu:
    Urdhëroni jepni propozimin për Zvicrën, SHBA-të dhe vendet e Beneluksit.

    Hysen Gervalla:
    Edhe shumë burra këtu, shumica 90 % qai 5% a 10% nuk i drejtohna se nuk kom qef me më thanë Tungjatjeta as kurgjo me i pa po, po as nuk du me u përshëndet me ta. Çka do të bënë dega sot do të bën për hir të qesaj po sonte janë kategorik se janë të lodhur dhe të mërzitur edhe për hir të qaty 80-90% se për disa tjerë....

    Fatmir Sejdiu:
    Jepni propozimin z. Gërvalla ose shkojmë në votim ose do të shkojmë në aklamacion të përbashkët. Ju lutem propozimin. Unë dëshiroi propozimin tuaj.

    Hysen Gervalla:
    Nuk kom qef me e provokuar vetveten. Jemi të fyer profesor. Një djalë të jesh i bindur që të fali për hir të mentalitetit dhe të karakterit tond për këtu kom punë më njerëz tjerë.

    Gani Geci:
    Ju z .president krejt familjen i keni në PDK.

    Daut Haxhaj Beneluksi-:
    I nderuar kryetar dhe delegat, me vjen keq qe kemi ardhë në një situatë që kolegët e mijë që jetojmë e kanë një temë shumë të ndishme. Unë i kisha lut që ta kuptojnë që angazhimi ynë jashtë ka qenë i domosdoshëm dhe jo tash që të qesim këtu kusht nëse dojmë që LDK-në ta bëjmë një LDK moderne edhe të tregojmë se kush sa ka kontribuar, ngase kjo nuk na len që të ecim përpara. Po LDK-ja duhet të forcohet në Kosovë dhe t’i fiton zgjedhjet në Kosovë. Unë e kom një traditë që vij nga një shtet që gjysma e popullit norvegjez jeton në Amerikë, mirëpo asnjë parti demokratike të Norvegjisë nuk kanë degë në Amerikë. D m. th. ky është një fenomen nga se nëse dojmë që LDK- në ta bëjmë një parti moderne konkurruese në tregun e Kosovës që ta udhëheq Kosovën, atëherë gradualisht degët e LDK-së është e logjikshme që një ditë do të zëvendësohen më një lloj të lobit ose më përfaqësinë tonë ose më zyrën tonë, që ta përfaqësojnë vendin tonë. Ndoshta është një fenomen kështu mua mu dha rasti që prej shtetet norvegjez se nuk kam drejtë prej Skandinavisë. Na për shkak të largësisë na u është pamundësuar që të marrim pjesë në KP në këtë mandat besoi se në mandatin tjetër do të ndryshojnë punët. Ne e propozojmë Gani Azemin që e përfaqëson Beneluksin që është qendër e vendosjes që është qendra e NATO-së dhe besoi që edhe pse me vonesë do ta votoni
    se e meriton edhe si kandidat edhe I nevojitet Kosovës një përfaqësues atje.

    Fatmir Sejdiu:
    Komisioni kandidatit le ta evidencon.

    Shaqir Shabani:
    Z.President me keqardhje edhe njëherë po ju drejtohem, që po që nuk e shkarkuat z. Kryeziun nuk i keni 160 vota. Ju lutem.

    Gani Azemi:
    I ftoi anëtarët, e ftoi Hysen Gërvallen, i ftoi edhe delegat nga Nju Jorku se nuk kemi drejtë që ne të jemi një shkak që ky Kuvend të merr....

    Gani Geci:
    Nuk jeni veç ju, është Ferizaji, Gjilani, Peja, Vitia, Skënderaj, Obiliqi. O Gani nuk jeni veç ju. Unë po ju them sinqerisht se veç pas një jave, unë kam me dhanë votën aty ku të më thonë, veç unë sonte nuk kam me lejuar. Tanë le të vinë, policia le të më kapin nuk kam me leju. I kam dhënë gjymtyrët e me ardhë këta në pushtet e mua me më injoru më shku me propozu një njeri që nuk e njeh kërkush në terren, i kam dhënë shokët mbas luftë, unë nuk i kam vra shokët e mijë në luftë po mu kanë vra pas luftë. Kur u vra roja i Presidentit të Kosovës jam plagos e jam kon në Bonstill e Presidenti Sejdiu e propozon një djalë që nuk e njeh kërkush në Skenderaj kjo është marri.

    Gani Azemi:
    Është propozu edhe vëllau jotë dhe do të propozohen edhe të tjerë

    Gani Geci
    : Vëllaun tem e kom propozu unë se nuk ka pas kush që e propozon edhe e kam terhek unë. Kjo është marri që unë me e propozu vëllaun tem ndërsa vëllau jem në Kuvend ka qenë i 13-ti, numër 13 që i ka bo Presidenti i Kosovës në zgjedhjet e para. Ata e qesin, se nuk ka rendësi se nuk jom aq i etshëm për pushtet. Skënderaj është degë pa pushtet se unë kurrë nuk kam pas qef në pushtet po ata që e dojnë pushtetin ka me ja marr Hashimi e atyne që po dojnë ka me ja marr mbas gjashtë mujve. Ai ka me ju kallxu ku e keni vendin.

    Gani Azemi:
    Nuk guxojmë kështu të lutem nga se mund ta dëmtojmë shumë vetveten kështu që në emër të diasporës, nuk guxojmë kështu me vepru. Do të kthehen delegatet e Nju Jorku, ngase nuk kanë drejtë në emër të anëtarësisë më vepru kështu, se nuk mundemi me marr përsipër prishjen e një Kuvendi sepse Kuvendi duhet t’i vazhdoi punimet.

    Gani Geci:
    Kuvendi do të vazhdoi po me vazhdu me procedura të rregullta, me propozime të rregullta, me miratimin e një komisioni kandidues, që do të propozoi në mënyrë të barabartë për të gjithë, me miratimin e një Komisioni verifikues i barabartë për të gjithë dhe në bazë të fuqisë
    elektorale e jo në bazë të fuqisë së dashamirsis që ndan Eqrem Kryeziu.

    Fatmir Sejdiu:
    Komisioni kandidues le ta evidencon edhe një kandidat nga Beneluksi, Gani Azemi.

    Gani Geci:
    O shqip po flas, o pasha ni zot që ma ka dhon shpirtin veç sot një javë ose një ditë tjetër.

    Fatmir Sedjiu: Jo Gani, te lutem, ne jemi në Kuvend një njeri nuk mund ta ndryshoi, ke qëndrimin tënd. Kam respekt ndaj qëndrimit tënd

    Ismet Beqiri:
    Propozimi ishte shumë konkret dhe atë që të plotësohet nga SHBA-të me propozim nga Zvicra dhe Beneluksi dhe ishte fare në fund që nëse kjo del në propozim që u tha nga Presidenti, asnjëri nga ne nuk kemi asnjë arsye që ta zgjasim që të gjithë këtë. Unë jam për votën e fshehtë, por kur krijohet një situatë të gjitha këta ishte më aklamacion që të jenë anëtar të KP-së, asnjë arsye nuk ka dikush me refuzu.

    Hafiz Gagica:
    Ata që i duartrokitën degëve të Amerikës nuk bënë mirë, kur flasim në emër të SHBA-ve është një grup njerëzish që lobizon për Pavarësinë e Kosovës. Nuk duhet të merret që degët e LDK-së kanë ardhë për të marr ndonjë pushte, as dega e Zvicrës besoi së tërhiqet nga të gjitha kandidimet, prandaj duhet ta konstatojmë një çështje tjetër. Z. kryetar, problemet janë në degët e brendshme se degët e jashtme e shfrytzun si moment për më fol. Unë jam shumë i sigurt se shumica e delegatëve të mërgatës shqiptare dhe të Amerikës të tërhiqen nga çdo lloj kandidimi. Unë ju lus në cilësinë e kryetarit të partisë që të reflektoni më njerëzit tuja këtu dhe t‘i jepni një kahje tjetër, sepse këto diskutime nuk na shpiejn thash edhe me herët askund. Prandaj zgjidhne me grupin, që tani është legalizuar më një masë të madhe dhe që po kërkon që të jetë pjesëmarrës i kësaj liste dhe mos të merr kahje që mërgata shqiptare po pretendon. Mërgata, unë ju siguroj se ka me u tërhek nga çdo lloj pjesëmarrje vetëm e vetëm që ky Kuvend të kalon si është më së miri dhe të merr kahjen e para ditës dhe të ec më tutje dhe të shkoj atje ku e kemi qëllimin.


    Lutfi Haziri:
    Unë dola për më thonë atë që nuk kam pas mundësi në fillim me artikulu. Na hym për raportin e punës si rend për me disktu e dul tjetër ka. Ky kuvend ka rrëshqit prej rendit të punës të kriteret e kandidimit. Lista e cila është miratu edhe tash po kalon në monolog. Unë kisha lut për arsye respekti deri në gjunjëzim për komunitetin tonë për bashkatdhetarët dhe vëllezërit tonë dhe shumica prej ne edhe familjet i kemi pjesë të gurbetqarve dhe e dimë mundin, gjakun dhe djersen e tyre dhe gjithçka që kanë nda. Po ky Kuvend nuk guxon me rrëshqit pas këtij akti solemn dhe konkurrues dhe frymë te mire që ka pas. Në asnjë formë dhe për aski. Mbi të gjitha këtu duhet më mbizotëru arsyeja. Kur e përmenda na fillim që disa praktika të rënda që janë përdor ne terren kanë dashtë me reflektu nuk e kisha motivin askund pos që LDK-j a me i ruaj t vlerat e veta. Vlera e LDK-së është toleranca, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe ecja përpara si parti çfarë e ka pas qëllimin kur është themelu. Është parti shtetëformuese. Krejt po thonë që pavarësi ka fillu që 100 vjet e nuk është e vërtetë, pavarësia e Kosovës është lind me LDK-në me 23 dhjetor 1989 si ideal, si vizion dhe si zgjidhje dhe këtë e kemi mbjell dhe jemi para formalizmit. Andaj në asnjë formë të mos lejohet që të rrëshqasim që është vlerë, jashtë asaj që është normë, zgjidhje që janë ofru dhe që kënaqin interesat e te gjithëve.

    Gani Geci:
    Nuk e keni fitu asnjë votë në Gjilan

    Lutfi Haziri:
    Z. Geci unë i kam fitu të gjitha zgjedhjet në Gjilan si kryetari i komunës edhe vi këtu me rezultat të njëjtë dhe nuk du me kontestu, se secili prej neve e ka rolin e vetë në LDK dhe rolin e madh të pakontestueshëm, dhe nuk du me hy ne monolog me askënd pos ai që më fitu, më u respketu vlera dhe norma dhe më përfundu.

    Fatmir Sejdiu:
    Meqë nuk ka propozim unë kam një propozim shtesë, ju lutem. Një propozim u dha nga Beneluksi dhe është emri i Gani Azemit, sikur që kemi vendet e rezervuar për katër persona shtesë në cilësinë e anëtarit të KP-së nga një forum. Një është kolegjiumi i diasporës dhe natyrisht një kryetari i LDK-së. Unë propozoi që në listën definitive të mbeten dy vende të zbrazëta për një përfaqësues nga Zvicra, që do të na dërgojnë dhe një përfaqësues nga SHBA-të plus.
    A pajtohet Kuvendi me këtë propozim?

    Aprovohet propozimi dhe nuk ka asnjë votë kundër.

    Gani Azemi: E keni dhënë

    Hysen Gervalla:
    Eqrem Kryeziu për pa e pagu mundin e Zvicrës.....Eqrem Kryezia
    nuk ka me ndejt në LDK.....se jemi të prekun në shpirt sepse as shka as turk nuk më ka fye aq sa me ka fye Eqrem Kryeziu.

    Ibrahim Ahmeti:
    z. President. LDK-ja e ka bazën në Llaush të vëllezërit Geci, të cilët më mund edhe shpirt e kanë kthy Presidentin Rugova në tokën e Kosovës.
    Iliria Post
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Thaçi përgëzon Sejdiun

    Prishtinë, 11 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 17:11

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të hënën Fatmir Sejdiun me rastin e zgjedhjes për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    As njeri nuk e ka prit kete qe do ndodh sot.. mbase vetem rrejeni veten dhe knaqeni zemrat e juaja te zeza anti shqiptare , dhe gezoni e festoni dite/nat per ato qe ndodhen ne sall , por e mira do ishte ju si shqiptar te zi qe paskeni prit nje gje te till ne LDK ateher te pakten mos te gezoheni se ndodhi tek nje parti shqiptare , nje parti qe eshte ne pushtet , nje parti qe sot po ju sjell pavarsin..

    Gjerat ndodhin per mometin , them kshtu mbase kur ne mes te tyre futet nje turk.. i prisht.. mafias enveriste thaqiste.. si Eqrem Kryeziu qe ne kohen e presidentit.. ai ka qen hiq me pak se nje qen i vogel qe gjithmon ka qen mbrapa deres dhe as njeri i gjall se ka perkrah por biles as qe e kan njohur.. dhe sot te del ai Turku dhe te ndan partin ne dysh kete e ben vetem ai.. dhe mafia enveriste.. qe hyri ne mesin e saj.. dhe erdhi ne mesin e partis aty si plera.. dhe shikonin se cfar po ndodh dhe si po ecin punet dhe terminet e tyre..

    Me thoni mua dikush se ne cilin vit erdhi Thaqi dhe partia e tij ne nje mbledhje te LDK kur ishte Dr Rugova gjall? ka qen apo jo , se mu sme ka rene en sy noj her te shoh noj enverist aty ne sall.. Kush i solli ata pisa aty , per cfar arsye ata ja mrrin ne at sall.. kjo duhet pa mire.. se dicka ketu nuk eshte mire..

    Pra.. them qe LDK-ja ka qen dhe do te jet ajo partia nr1 dhe populli e njeh si parti dhe jo si vrases te nates.. pra.. gjithmon ka qen e fort.. dhe do te jet.. ajo qe un i njoh.. dhe kush do qe te jet ne listen e saj.. por me par duhet heq plerat si Ekremi.. dhe masnej te vazhdon punen..

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shif njehere ?

    A prap qenka kthyer kongresi a ?
    une morra gabim, mendova se kuvendi e jo kongresi....po nejse... su be nami.

  10. #110
    Kryetari Sejdiu refuzon ndryshimin e listës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

    Kryetari i Kosovës dhe i LDK-s Fatmir Sedjiu, hodhi poshtë kerkesën e përfaqësuesve të LDK-s nga diaspora për ndryshimin e listës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-s. “Kuvendi zgjedhor i LDK-s e ka kryer punën në tërsi dhe nuk ka ndryshim të vendimeve’, pohoi Sejdiu pas një takimi me zëvëndësshefin e UNMIK-ut Stiven Shuk.


    Pas takimit Shuk tha se i ka kërkuar presidentit Sejdiu që në përputhje me Kornizën Kushtetuese të vendos për mbajtjen e njërit post politik. Presidenti nga ana tjetër tha se do ta marrë me kohë një vendim i cili do të jetë në përputhje të plotë me dispozitat kushtetuese.

Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën"
    Nga Liridona në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •