Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 91

Tema: Greta Koēi

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e k e n o
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    45
    po cne ajo per te fitu ate cmim por gjithsesi skq problem se ne jena mesuar me hile ene nuk na duket cudi e modhe

  2. #62
    Top fest 4 kot e fitoj kjo!!!
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  3. #63
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Greta Koēi, kontrata 70 mijė euro pėr koncertet nė Ulqin

    “Zbulo sekretin”. Kėshtu titullohet kėnga, qė kėngėtarja Greta Koēi sapo ka regjistruar nė studion e kompozitorit tė saj tė preferuar Genti Lako dhe qė shumė shpejt pritet tė jetė nė ekranet muzikore e shoqėruar nga njė videoklip. Edhe pse e impenjuar nė koncerte gjatė gjithė kėtij sezoni Greta e ka parė si tė arsyeshme tė lanēojė tashmė edhe njė kėngė tė re, qė nga sa mėsojmė iu pėrket ritmeve folk tė gėrshetuara me modernen, ndėrsa tekstin e saj e ka shkruar poeti Arben Duka. Por, ndėrsa ka marrė nė duar kėngėn e saj tė regjistruar kėngėtarja nuk ka humbur kohė pėr tė realizuar edhe klipin shoqėrues tė kėngės, i cili gjithashtu pritet tė jetė shumė i veēantė dhe intrigues e madje me skena tė xhiruara edhe nėn ujė. “Sapo ėshtė pėrfunduar skenari i xhirimeve televizive pėr realizimin e videoklipit tė kėsaj kėnge dhe besoj se shumė shpejt do tė kemi mundėsi ta lanēojmė nė ekran”, tregon kėngėtarja e cila shton se xhirimet do tė nisin javėn e ardhshme dhe do tė realizohen jashtė Shqipėrisė, por pa dashur tė japė detaje tė mėtejshme nė kėtė drejtim. “Mund t’ju them se do tė ketė elemente tė veēantė, tė cilėt nuk janė realizuar nė asnjė videoklip”, vazhdon Greta duke buzėqeshur. Por njėkohėsisht tashmė, qė edhe shkolla ka pėrfunduar Greta Koēi ka njė axhendė tė ngjeshur me koncerte, qė do tė vazhdojnė deri nė fund tė vitit si brenda ashtu edhe jashtė vendit. E pyetur nėse nė kėrkesat pėr koncerte ka ndikuar edhe ēmimi i parė nė Top-fest ajo pėrgjigjet: “Jo! Niveli i kėrkesave pėr koncerte ėshtė i njėjtė, por thjesht “Top Fest” mė dha njė triumf tė dytė pas ēmimit tė parė nė festivalin “Mikrofoni i Artė”, qė do tė thotė njė pėrgjegjėsi mė e madhe pėr tė krijuar kėngė sa mė cilėsore pėr tė gjitha shtresat e popullsisė”. Dhe duket se ky ēmim nuk ka ndikuar as nė kontratėn joshėse, qė kėngėtarja ka nėnshkruar me njė prej diskotekave mė tė mėdha tė Ballkanit nė qytetin turistik tė Ulqinit. Prej njerėzve tė afėrt tė kėngėtares kemi mėsuar se shuma, qė i ėshtė ofruar Greta Koēit pėr tė kėnduar dy muaj nė diskon mė tė madhe nė Ulqin ėshtė vėrtet marramendėse dhe e lakmueshme nga shumė prej kolegėve tė saj, qoftė edhe me mė tepėr eksperiencė, plot 70 mijė euro. Megjithatė duket se kur flet pėr muzikėn Gretės nuk i pėlqen tė flasė pėr shifra dhe para. “Mendoj se nuk ėshtė e kėndshme tė deklaroj pėr shumat qė pėrfitoj nga koncertet”, tregon Greta duke i dhėnė mė shumė rėndėsi faktit, qė i gjithė interpretimi do tė jetė vetėm live. “Kontrata fillon mė 16 korrik dhe nė diskotekėn Tropikal do tė kėndoj sė bashku me kėngėtarin e mrekullueshėm kosovar Sinan Vllasaliu”. Natyrisht prindėrit e Gretės, qė nuk e lėnė vetėm nė asnjė ēast do tė jenė bashkė me tė pėr ta shoqėruar. Megjithatė pavarėsisht impenjimeve artistike tė stinės, Greta Koēi ka programuar edhe ditėt e pushimeve, qė kėtė vit sė bashku me familjen ka zgjedhur tė jetė jashtė Shqipėrisė nė muajin shtator.

    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #64
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    “Mendoj se nuk ėshtė e kėndshme tė deklaroj pėr shumat qė pėrfitoj nga koncertet”, tregon Greta
    kjo eshte mese e vertete!! lol ja dhe dicka qe sqe e nevojshme ta dinim..
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #65
    Manchester Maska e -Alda-
    Anėtarėsuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Kengetare me shume vlera, shume simpatike mund te them nje pasardhese e Vace Zeles.E re ne skene dhe ne moshe po me nje vokal te perkryer mund te konkuroj edhe ato kengetare qe kane vite te tera ne skene.Me pak fjale e mrekullueshme.

  6. #66
    Pasioni pėr shkencėn Maska e rm_renald
    Anėtarėsuar
    27-11-2006
    Postime
    170

    Thumbs down

    Greta Koēi e ka mbaruar 8-vjecaren te "Qazim Turdiu". Kur ajo ishte ne klase te 8 une isha ne klase te gjashte. Ajo smeriton asnje titull. Fati i saj qe jane shpikur programet e perpunimit te zerit dhe muzika me DJ. Vace Zela ka qene kengetare e madhe por eshte fyerje ta krahasosh me Greten.

    Respekte

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e witch_but_sweet
    Anėtarėsuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    29
    Po pergjigjem pak me vonese per kete kengetaren e famshe te Shqiperise Greta Koci,


    Nje gje me bere pershtypje shume te madhe te kjo mosha dhe menyra se si vishet , 15 vjecare kjo kengetare. Nuk me besohet ne Usa kengetaret 15 vjecare nuk vishen e kendojne kenge dashuri e provokuese, u qendrojme moshes se tyre cdo gje eshte me kohe. Nuk e di po me ka rene rasti te shikoj shume kengetare te kesaj moshe ketu dhe eshte nje ndryshim shume i madhe si nga veshja edhe nga teksti i kenge . Mbase ne Shqiperia vajzat rriten me shpjet se ketu po te jemi realista femijet te shijojne moshen e femijerise do vij koha te vishen te kendojne e te bejne cdo gje qe do ju takoje moshes . Zerin nuk e ja shaj veshjen nuk kam c'te them mbase ka te beje edhe famija se une femijen time sidomos vajzen nuk e le te me dale me barke perjashta e gjokset gjysem jashte . po cdo njeri ka mendimin e vet . Ndonje qe eshte ne usa le te shikoj disney channel ka aty kengetare te moshes se saj asnje nuk vishet ashtu ,
    kalofshit nje jave te mbare.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ti do te thuash qe Greta ko ka origjine tajlandeze?

  9. #69
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Greta Koēi, vajza e brishtė qė rebelohet

    Xhirimet e klipit, qė sė shpejti pritet tė jetė nė ekranet muzikore shqiptare, janė realizuar nė Maqedoni fundjavėn e shkuar duke shfrytėzuar jo vetėm pamjet e ngrohta dhe romantike, qė tė dhuron liqeni, por edhe disa prej pikave turistike tė qytetit tė Ohrit. Jemi mėsuar qė nė videoklipet e saj ta shohim zakonisht tė ėmbėl, lozanjare dhe tė brishtė. Kėtė radhė Greta Koēi shfaq edhe karakterin e njė vajze rrebele, tė cilėn njė mashkull nuk e ka tė lehtė ta bėjė pėr vete. Fustanet elegantė dhe provokues zėvendėsohen kėtė radhė nga pantallonat e shkurtra, kėmisha sportive dhe atletet. Por duket se nuk ka qenė shumė e lehtė tė xhirohej nė tė nxehtin e korrikut. Kėngėtarja dhe i gjithė stafi qė punuan me tė, janė pėrballur nė fakt edhe me temperaturat e larta tė kėsaj vere, qė as freskia e liqenit nuk ka mundur t’i mposhtė. Greta KOēi nė fillim tė kėtij muaji, premtoi se do tė sillte jo vetėm njė kėngė tė realizuar artistikisht, por edhe njė videoklip shumė tė veēantė, krejt ndryshe nga sa kemi parė deri tani nė ekranet tona. “Zbulo sekretin”. Njė titull intrigues, qė sjell njė kėngė ritmike tepėr tė pėshtatshme pėr stinėn e verės. Kėnga ėshtė kompozuar nga Genti Lako ndėrsa tekstin e ka shkruar poeti Arben Duka. Edhe pse e impenjuar nė koncerte gjatė gjithė kėtij sezoni Greta e ka parė si tė arsyeshme tė lanēojė tashmė edhe njė kėngė tė re, qė nga sa mėsojmė iu pėrket ritmeve folk tė gėrshetuara me modernen. Por ndėrsa ka marrė nė duar kėngėn e saj tė regjistruar, kėngėtarja nuk ka humbur kohė pėr tė realizuar edhe klipin shoqėrues tė kėngės, i cili pritet tė jetė intrigues, jo vetėm nė pėrmbajtje, por edhe nė elementėt vizivė. Por, tashmė qė edhe shkolla ka pėrfunduar Greta Koēi ka njė axhendė tė ngjeshur me koncerte, qė do tė vazhdojnė deri nė fund tė vitit si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Megjithatė pavarėsisht impenjimeve artistike tė stinės ajo ka programuar edhe ditėt e pushimeve, qė kėtė vit sė bashku me familjen kanė zgjedhur tė jenė jashtė Shqipėrisė nė muajin shtator.

    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2007
    Postime
    17
    Pershendetje!
    Desha te flas pak,per kete shkruesin pak me siper.Thote qe kengetaret ne Amerike nuk zhvishen etj.....Te gjitha kengetaret sot po zhvishen perjashto Greta Kocin,qe mua personalisht me duket shume serioze dhe e pa egzagjeruar ne veshje!Thashe qe te gjitha kengetaret zhvishen,ketyre tonave si shkon,kurse ato atje zhvishen,por i ka lezet.Persa i perket Grupit qe u permend,i mbajne me te shkurta sec duhet!
    Greta eshte nje kengetare perfekte,me pelqen shume per paraqitjen skenike qe ka,sigurisht pastaj qe vokalin,as qe diskutohet!Gjithesesi nuk kam deshire te hyj ne debat! Tung

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •