Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Kongresi I Pare Boteror I Diaspores Shqiptare.

    KONGRESI I PARE BOTEROR I DIASPORES SHQIPTARE.


    Eshte evident fakti qe diaspora e re dhe e vjeter shqiptare ka hyre tashme ne rrugen e plote te integrimit ne strukturat shoqerore dhe sociale kudo qe ajo ndodhet. Ndaj organizimi i saje ne nje strukture efikase qe te permbushe qellimin final, ate per te cilin i rreh zemra ne vazhdimesi, rilindjen e Shqiperise, eshte i domosdoshem. E kerkon vete koha, e kerkojne vete shqiptaret.
    Diaspora shqiptare jo vetem eshte nje perfaqesuese e denje e vendit tone ne arenen nderkombetare por eshte dhe kolona vertebrale e ekonomise se brishte te vendit ame. Prandaj ka ardhur momenti i shumepritur, si bije te denje te asaj toke, qe edhe ne te merremi ne konsiderate e te ndikojme me peshen tone ne zgjidhjen e problematikave politike, shoqerore e ekonomike te Shqiperise, sidomos tani qe me ēlirimin e Kosoves edhe hapesira jetike e kombit tone po zgjerohet.
    Ne kete kuader, nevoja e mbledhjes se nje Kongresi boteror te Diaspores shqiptare, per te shkembyer pervoje e mendime por edhe per te konkorduar nje strategji te perbashket pune per te ardhmen, eshte domosdoshmeri. Ndaj LZHK-Diaspora ne Europe ka vendosur thirrjen e ketij Kuvendi mbarekombetar ne kryeqytetin e turizmit Europian, pikerisht ne Rimini (ITALI) me date 28-29 maj '05, ku eshte e parashikuar dhe pjesemarrja e njeriut qe simbolizon bashkimin tone te pathyeshem panshqiptar, NMT Leka Zogu I.

    Kemi nje enderr te perbashket, rilindjen e Shqiperise.


    Kongresi i pare Boteror i Diaspores shqiptare mbahet ne megastrukturen "Palacongressi" te: Rimini (ITA), me 28-29 Maj 2005.
    Te gjitha shoqatat kulturale e patriotike, grupimet apo individe qe kane ne zemer e ne shpirt te ardhmen e Shqiperise, jane te lutur te dergojne me shkrim (ne info@lzhk.org ) kerkesen e tyre per te qene delegate te ketij Kongresi si dhe per te pasur te gjithe informacionin e deshiruar.

    Zyra e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun te LZHK-Diaspora ne Europe
    Per me teper lexoni ne:
    www.lzhk.org
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2005
    Postime
    11
    ku do ta ringjallesh shqiprine ti neper forume.
    kto tip shoqatash jane te mira per presidentet e tyre, qe mbajne deren se mos bjeri dhe rreshtojne gradad dhe dekoratat, se kur eshte puna per te bere diēka smerret vesh nga jane. bejne nje koncert tra-la-la ne vit (dakorte qe ne si popull liridashes aheng duam, vari lesht sakrahun qe na japin ne greqi e itali). mire qe vetshpallen perfaqsues qe gjithe shqiptarve ne nje shtet te caktuar po pastaj bum ne europe e pastaj ne bote, po behen si kapiten kirku, kufiri i fundit: hapsira.
    kshu pra ti buēko qe do rrimekembesh vendlindjen, llafet i merr era, veprat ngelen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    per Big Paulo

    More shoku BIG PAULO, me qen ti aq patriot me vepra te mira, nuk e kishe emrin BIG PAUL por ndoj emer kreshnik apo patritik ashtu siq po paraqitesh patriot, e dyta me mire eshte per ty qe te shfletosh historin e atyre personaliteteve qe organizojn kongresin botrore shqiptar, te gjithe ata jan njerez te cilet punojn, dhe sigurisht jan kunder Social/koministave te cilet e kan dhe jane duke shkatrruar shqiperin. Nuk e di kur do te mbushen mend shqiptaret qe mos ta perbuzin ate qka ju ka mbetur, sepse ujqit qe i ka perreth me nje kafshat e perbin jo vetem Shqiperin por edhe Kosoven sikur Qamerin.
    Te pershendes dhe te sygjeroj qe te studjosh me shume historin e kongresit botror shqiptar.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2005
    Postime
    11
    [QUOTE=Kosovari_78_Ca]patritik Qamerin.
    QUOTE]

    gjuha shqipe ē'thote, mbahet ndonje ēik?


    Jane kreshniket si ty qe kenaqen me formen, me fjalet e bukura dhe preshin si motor fluturimi.
    s'ka agje te keqe, por kur nje dite te bukur me diell ndodh nje sulem total i shtypit mbi komunitetin shqiptar, keta personalitet e kongresit nuk e kane marre njehere mundimin te flasin ne mbrojtje imazhit te shqiptarve, te mos flasim pastaj per ndonje iniciative konkrete, perjashto siē thashe ndonje koncert me kengtar jevg, dhe shqipove ju behet qefi ne kulem
    te mos flasim pastaj per faktin qe nje pjese e caktuar e politikes del hapur kunder legjeve per emigrimin nderkohe qe "presidentat" krenohen me fotografite qe kane bere me politikan qe duan te na debojne me shkelma.


    ke te drejte qe flet keshtu ti mjeshter, se rimekembjen e ben ne internet dhe ne salla hotelesh nuk ben ne front te pare. po do te dish kush eshte fronti i pare ta tregoj une ndonje dite me nge.

    shoku ti mbahe per vete.

    edhe une te pershendes dhe te ftoj te studiosh gjendjen reale te shqiptarve ne emigrim

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Ē“u bė kėtė kongres? U mbajt edhe nė 2006?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Nė kėto momente diēka kam dėgjuar pėr atė kongres, apo mė mir tė them pėr disa pėrpjekje tė njė bashkimi mbar kombėtar.Jam me tė dyja duart dakord pėr kėtė bashkim dhe jam nga partizanėt e vijės sė parė por....Mė cingėroi veshin kryesuesi siē ishte Leka Zogu! Nuk e di ēfar fshihet.Personalisht nuk e njoh ,por njoh historin e tija.Pa kaluar nė komente me ngjyra politike,unė dhe gjith grupimi i emigrantėve nė Greqi nuk besoj se do ta hanin atė kokėrr ulliri,pa u shtruar kėmbėkryq.Mbajeni vath nė vesh dhe po nuk doli kėshtu..hajde mė shpo nė hundė.Mos e quani tė pa llogaritėshme njė masė njė milionėshe nė Greqi.Dhe nga ana tjetėr mos u gėnjeni me zėrat e njė apo dy aventurierėve.Problemi mė duket serioz dhe do seriozitet duke hyrė nė bisedime tė nderėshme me pėrfaqėsuesit e emigrantėve nė Greqi,problem qė e njoh shum mirė.
    Tė fala....
    Pėr komunikim tel.00306932849587
    00302695063217
    00306979214251
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 21-07-2007 mė 06:38

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Tė nderuar organizator tė nisiativės pėr bashkimin kombėtar!

    Kemi disa kohė qė po dėgjojmė pėr njė nisiativ tė tillė, e cila nuk mund tė mohojmė se ka vlera mjaft tė mėdha kombėtar,n.q.se nuk fshihet mbrapa saj qėllimi i monopolizimit...Ėshtė njė hap i duhur por duhet tė hidhet i matur pėr dy arsye tė mėdha;

    1-Nė qoftė se realizohet vė nė vėnd njė padrejtėsi historike dhe realizon njė ėndėrr shekullore mbar shqiptare.

    2-Nė qoftė se ka prapaskena..lėshon nė shekull errėsirė.

    Mendohuni.Dėnimi i historisė ėshtė mė i tmerrshmi nga ai qė thonė"dėnimi i zotit"!

    Duhet tė kihen parasyshė pėrpjekjet e mėdha tė emigracionit dhe diasporės nė pėrgjithėsi nė shtetin Helen.Mendoj se ka njė vėnd tė vlerėsueshėm nė istorin e bashkimit kombėtar,pa zvogėluar aspak rolin e madh qė ka pėr ecjen e mėtejshme.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    THIRRJE E HAPUR
    Drejtuar gjithė emigrantėve shqiptar kudo qė ndodhen por nė veēanti ne Greqi ,Itali, Gjermani e nė vėndet e tjera Evropės.
    Drejtuar gjithė organizmave shtetėrore,Shqiptare,Greke dhe ato Evropiane.
    Drejtuar gjithė medieve,pėr qėllim publikimi.

    Shqetėsimi kėtė herė ju vjenė nga njė shoqatė shumė e madhe nė Greqi,e cila ėshtė LSHSHG-(Lidhje e shoqatave Shqiptare nė Greqi).Mbase edhe kini dėgjuar,sepse kjo organizatė ėshtė mė aktivia nė konstatimin dhe kėrkimin e plotėsimit tė tė drejtave qė ju takojnė Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi.
    Siē mund ta dini,mundėsitė tona janė tė kufizuara nga legjislacioni dhe nga vetė gjėndja konkrete.Pėr kėtė punė kėrkojmė ndihmėn e organit mė tė lartė legjislativ tė shtetit tonė mėmė,siē ėshtė "Parlamenti".
    Mendojmė se tashmė ka kaluar fazėn e tranzicionit dhe ka gjetur vetė-veten!Duke njohur tė drejtat,detyrat dhe mundėsitė,kėrkojmė tė ndihmojė njė pjesė tė trungut tė vet,qė ėshtė e barabartė me 1/4 e numurit tė popullsisė sė regjistruar nė Shqipėri.Kjo masė kaq e madhe,e cila juridikisht ėshtė nė gjėndje tė nxierrė pėrfaqėsuesit e sajė ligjor,kėrkonė nga parlamenti Shqiptar ndėrhyrjen ligjore tė vendosur, jashtė korrnizave burokratike dhe kompromentuese.
    Kemi ėndėrruar pėr njė demokraci me fytyrė e ngjyrė shqiptare! E jo pėr njė demokraci ku tė zėne vėnd vjedhja, korrupsioni, prostitucioni ,shitja e fėmijve, e njė sėrė tė kėqiash qė e kanė mbledhur njeriun shqiptar tė bėhet sot njė grusht.
    - Mė thoni pse kaq tė pa fatė ne shqiptarėt, qė punojmė e jetojmė, nė njė vend qė, edhe pse e ndanė njė vijė kufiri me Greqinė,jemi bėrė sikur na ndajne detra e oqeane?
    - Nuk ka mjaftuar zhukja e 502 femijve vetėm nė katėr vjet ? (1998-2002)
    - Zhdukja pa lėnė gjurmė, e qindra shqiptarėve nga policia, apo individė me frymė fashiste, qė prodhon politika e disa qarqeve tė caktuara Greke apo,...Entusiazmi,,i ushtarėve Grekė, kur thonė :''I shikoni ata?/ Janė Shqiptarė,/ Me zorrėt e tyre,/ Do bėjmė litarė?
    Fyerjet, pėrbuzjet , e tė tjera probleme , pėr njė dekadė e gjysėm tė qėndrimit nė kėtė vėnd, mbahen pengė mbi 650 mije shqiptarė, me tė famėshmet "karta te ngjyrosura" qė u thonė VEVEOSI !
    Me forcėn e shpirtit nė tė ftohtė e nė tė nxehtė, emigranti shqiptar ka thirrur : "Na ndihmo o Shtet",Mirėpo shteti i ynė, nuk ka kohė tė merret me shtetasit e tij!...As edhe i duhet shumė tė dijė sa dhe ku i ka !!
    Nė cilėn nga komunitetet e huaja gjenė intelektualė, me tituj e grada shkencore si tė komunitetit shqiptar, qė bėjnė punė tė rėndomta, pėr tė jetuar ?
    Aqė e vėrtetė kjo sa qė edhe njė ish ministėr ka ushtruar detyrėn e rojes sė objektit !
    A e di ti o shtet, se emigrantėt po shkojne drejtė shpėrbėries si komb? Dhe se familjet shqiptare vuajnė nga plagėt e dhimbjes sė madhe?
    Fėmijėt e lindur nė Greqi apo tė rriturit janė privuar jo vetėm nga e drejta e njohjes sė Atdheut ,por edhe e vėndit ku ata janė lindur e rritur, sepse "duhet tė kesh lindur grek qė tė jesh grek !" Siē thotė Prefekti Selanikut, zoti Panajotis Psomiadhis, "dashamirės" i Shqipėrisė dhe shqipėtarėve!
    Se prindėrit e moshuar po e kalojnė kėtė fundė jete pa gėzuar me femijėt e tyre, pėr tė mos thėnė qė mjaft prej tyre nuk prehen tė qetė !
    Vėllezėr e motra kudo qė jeni, por nė veēanti nė Greqi! Ka ardhur koha t'i themi: Mjaftė durimit tonė! Qė njerzit e vendeve pritėse, nė veēanti Greqia ,nuk po e kuptojnė si tolerancė, qė siē dihet, mbart kulturė, por si triumf i realizimit tė nėnėshtrimit, qė mbartė politika e nxitur nga racizmi e ksenofobia, deri nė kupolat e shtetit . .!
    Ėshtė faktė se emigrantet shqiptarė kudo qė janė, i pėrkasin asaj shtrese tė popullsisė mė tė emancipuar, nė raportė me pjesėn tjetėr, sepse migrimi i'u dha mundėsinė tė itergrohen nė njė shoqėri tė civilizuar.
    Mirpo kur flasim pėr njė "klime jo favorizuese", qė ekziston sot pėr ne shqiptarėt e Greqisė, psenė duhet ta kėrkojmė tek politikat e ndjekura deri me sotė nga shteti i ynė dhe institucionet qė e pėrbėjnė atė, tė cilat vazhdojnė tė mos jenė ndikuese pėr rritjen e imazhit, pėr Shqipėrinė dhe pėr emigrantėt shqiptarė kudo qė ndodhen, por nė veēanti nė Greqi !
    Shqiptari ėshtė pėrpiekur tė afirmojė vehten, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, i zgjuar e punėtor, i dashur e njeri i besės, i preokupuar dhe mjaft i rregullt nė itergrimin e shoqerisė sė vendit pritės. Na vjenė keqė qė disa nga vėndet pritėse, e nė veēati fqinji jonė mė i afėrt, siē ėshtė Greqia, nuk do t'ia njohi kėto veti ! E megjithatė, i rėnduar aqė shumė moralisht e psikollogjikisht, ai prapė di t'i jetė mirenjohės kėtij populli e shteti, qė na u ndodh pranė kur ne kishim mė shumė se kurrė nevojė !Na strehoi e punėsoi .
    Por kurrėsesi ne emigrantėt Shqiptarė nuk mundet tė pajtohemi me ligjet qė nxierr ky shtet pėr ne emigrantėt, qė kapėrcejnė ēdo kufi tė shkelies sė tė drejtave tė njeriut !
    Ėshtė e vėrtetė qė ne i shkelėm disa nga vendet e E vropės si tė pa ftuar, nga nevoja pėr tė mbijetuar njė jetė mė tė mirė! Por kjo nuk do tė thotė qė tė shfrytezohet ky rast! Pėr t'i shfrytėzuar kėta tė pa fatė, siē po ndodhė nė vėndin me emigrimin mė tė madh tė shqiptareve ,qė populli i tij vetė e ka provuar dhe e di ē'ėshtė emigrimi! Ka qėnė interesi i dyanshem ekonomik, e mė tepėr i vendit pritės, qė shqiptarėt tė jenė tė pranishėm nė ē'do gurė themeli, tė lagur me djersėn e me gjakun e tyre.
    Nuk janė pak, 550 shqiptarė tė aksidentuar vetėm nė sektorin e ndėrtimit, qė dergjen pa as njė ndihmė e shpresė, nė kurriz tė familjeve tė tyre tė varfėra! As edhe pak ,15-16 vjet qėndrimi nė Greqi e sotė nuk denjohet tė jepet njė leje qendrimi e rregullt!
    Organizatat apo shoqatat e ndryshme shqipėtare ,qė janė krijuar kudo nė botė, por nė veēanti nė vėndet pritėse me fluks mė tė madh shqiptar, siē ėshtė Greqia, si dhe mjaft intelektualė tė ndershėm janė pėrpiekur tė krijojnė imazhin e dashurisė dhe miqėsisė midis dy popujve e vendeve tona.Ato kanė ndikuar jo pakė pėr njohjen e perlave kulturore tė dy popujve e vendeve ku ato veprojnė, Kanė shėrbyer si ura tė lidhjes sė miqėsisė midis tyre.Mirėpo zėri i tyre jo sa duhet ėshtė dėgjuar.Problemet e tyre nuk janė pėrfillur nė veēanti nga vendi pritės e pastaj nga shteti i ynė.
    Vėllezėr e motra ! Kush nga ne emigrantėt kėrkon dhe ėshtė i qetė ta kalojė jetėn larg vatanit e njerėzve tė zemrės? Tė boshatiset nga ėndėrrat e fėminisė e tė katandiset nė njė rini tė vyshkur?
    Kush ??
    Prandaj ne kėrkojmė njė zėri qė, emigrantėt shqiptar kudo qė ndodhen por nė veēanti nė Greqi, tė mos privohen nga as njė e drejtė qė buron nga ligji themelor,Kushtetuta Republikės sė Shqipėrisė dhe karta e tė drejtave tė njeriut .
    -- Kėrkojmė pėr rastin e Greqisė:
    1 - Legalizim pa as njė kushtė tė shqiptarėve qė kanė mbi njė dekadė e gjysėm nė Greqi .
    2 - Tė hiqet ndėrvarija e rinovimit tė lejes sė qėndrimit nga ekzistenca e njė numuri tė caktuar ensimash, me pėrjashtim tė atyre qė nevoiten pėr librezėn shendetėsore.
    3 - Tė hiqet kushti pėr tė ardhurat nė lidhje me bashkimin familjar.
    4 - Asnjė pengesė pėr ata qė kėrkojnė ushtrim tė aktivitetit tė pa varur.
    5 - T'u jepet nėnshtetėsia Greke fėmijėve qė lindin nė Greqi.
    6 - Tė ndalohet deportimi apo marrja e masave kundėr emigrantėve tė mitur.
    7 - Fėmijėt e emigrantėve qė studiojnė nė Greqi, apo perfundojnė studimet nė sistemin arsimor grek, tė perfitojnė automatikisht leje qėndrimi me afat tė pa kufizuar.
    8 -Tė mos privohen nga asistenca sociale (Epidhoma) studentėt e emigrantėve si deri mė sotė.
    9 - Tė zbatohet konventa pėrkatėse e Keshillit tė Ervopės, pėr ushtrimin e sė drejtės pėr t'u zgjedhur, e pėr tė zgjedhur pėr pushtetin lokal, e tė tjera probleme qė parashikojnė organizmat e Bashkimit Evropian pėr tė drejtat e njeriut.
    10 - Fėmijėt Shqiptarė nuk duhet tė privohen nga mėsimi i gjuhes shqipe si deri mė sotė .Nė shkollat greke, komuniteteve t'u jepet e drejta e dy apo mė shumė orėve nė javė e mesimit tė gjuhės sė tyre .
    Prandaj ēdo emigrant shqiptar ka tė drejtė tė protestoi me tėrė forcėn e shpirtit, pėr mungesėn e dorės sė ngrohtė tė shtetit ndaj emigrantėve Shqiptarė,pėr keqėsimin e kushteve nė kėtė njė dekadė e gjysėm.
    Sotė mė shumė se kurrė ka ardhur koha t'u themi njė herė e pėrgjithmonė ndal, bėmave tė kėqia pėr Shqiperinė e shqiptarėt kudo qė janė.
    Edhe ne si pjesė e njė populli tė dalė nga portat e dhimbjeve tė mėdha, kėrkojmė tė stolisim atė qė ėndėrron njerzimi nė kėtė mijėvjeēar tė ri,lirinė dhe demokracinė.
    Shkatėrrimi mė i madh vjen atėherė kur, gjėrat serioze nuk merren seriozishtė.

    Lidhja e Shoqatave tė Emigrantėve Shqipėtar nė Greqi

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •