Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Trend i ri nga rinia shqiptare: "Tė ndryshohet gjuha shqipe!"

    Tani mė disa vite nėpėr mediat shqiptare nė Kosovė dhe Maqedoni, nė emisionet rinore, revistat, stripet vėrehet shkelja e standardeve dhe strukturės sė gjuhės shqipe. Tė tilla janė emisionet: “Op op njeri” nė RTV 21, “Amezing be njeri” nė Radiotelevizionin Kosovės, “Vera e smutė” nė TV Era nė Shkup, “Crazy girls” nė TVM, nga tė cilat, dy tė fundit kanė ndėrprerė transmetimin e shumė emisione tė tjera dhe revista, ku pėrdoret zhargoni i rrugės. Emisionet e tilla, sipas gjuhėtarėve, ndikojnė nė mėnyrė negative nė formimin e rinisė, njėherėsh e transformojnė dhe e ndryshojnė gjuhėn shqipe, dalėngadalė. Sipas pėrgjegjėsve tė emisioneve tė tilla, kjo bėhet pėr tė qenė mė afėr rinisė, pėr tė qenė nė hap me kohėn dhe pėr tė bėrė emisione mė argėtuese.

    “Pėr edukim janė shkollat, universitetet, ndėrsa televizioni ėshtė vetėm pėr argėtim. Emisioni “Amezing be njeri” ėshtė shumė mė i mirė sa i pėrket gjuhės, sesa emisionet tjera qė funksionojnė nė kėtė mėnyrė”, thotė pėr “Lajm” pėrgjegjėsi i emisioneve rinore nė Radiotelevizionin e Kosovės, Burim Berisha.Ai thotė se kėto emisione kanė pėr qėllim edhe tė shprehurit lirshėm, pėr tė komunikuar mė mirė me gjeneratat e reja.

    Asllan Hamiti, profesor i fonetikės dhe fonologjisė nė Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare nė Shkup thotė se gjatė emetimit tė emisioneve, shpeshherė hetohen thyerje tė normės letrare pėr shkaqe tė ndryshme, kurse shkaku kryesor i moszbatimit tė normave letrare ėshtė ndikimi i gjuhės dialektore te folėsit dhe ndikimi i gjuhėve tė huaja etj. Mė tej, ai shton: “Shqiptarėt sot janė njė komb qė kanė njė histori, njė kulturė dhe gjuhė standarde, prandaj pėr hir tė kėtyre faktorėve, tė gjithė shqiptarėt duhet tė bėjnė pėrpjekje pėr zbatimin e normave letrare.”

    Magjistri i gjuhės shqipe, Zekirija Ibrahimi, thotė se nuk guxon tė shkelet struktura e gjuhės shqipe, pasi qė nė kėtė mėnyrė shqiptarėt dhe gjuha shqipe bėhen joserioze para tė tjerėve. “Nuk ėshtė vetėm shkolla qė ndihmon nė mėsimin e gjuhės. Janė edhe mediat ato qė duhet t’ua mėsojnė tė rinjve gjuhėn. Nuk kemi nevojė tė shpikim gjuhė tė re. Rinia duhet ta mėsojė gjuhėn shqipe, e jo gjuha shqipe ta mėsojė rininė”, thotė Zekirija Ibrahimi. Cenimi i gjuhės shqipe, sipas Ibrahimit, ėshtė njė hap shumė i gabuar i mediave, sepse ato duhet tė ndihmojnė nė formimin e tė rinjve si individė, dhe ēdo shkelje e gjuhės letrare shqipe ndikon nė rininė dhe transformimin e gjuhės qė e flasin tė rinjtė. Disa gjuhėtarė janė tė mendimit se, edhe pse emisionet e tilla duken atraktive pėr publikun, veēanėrisht pėr tė rinjtė, nuk duhet tė preferohen pėr rininė shqiptare, e cila, sipas tyre, duhet tė mėsojė gjuhėn e vet letrare. Gjuha e njėsuar shqipe flitet nga rreth gjashtė milionė shqiptarė dhe ėshtė e bazuar nė dialektin toskė. Debatet sa i pėrket pėrdorimit apo jo tė gjuhės sė njėsuar shqipe janė zhvendosur edhe nė nivele mė tė larta akademike.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Degradim asht kjo, as gja ma teper.
    Fjala po asht po dhe si t'a ndyshojsh ti pėr qefin tand, asht marrėzi.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •