Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 106
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e fanatic
    Anëtarësuar
    11-04-2006
    Vendndodhja
    Oher
    Postime
    3
    Jam plotesisht dakord me ato qe i thone Babadimri dhe Shkupi.

    Korpusion ka , bile bile jane te mbytutr deri ne fyt ne korpusion ne USHT, dhe ky eshte kulmi i pislleqeve te Shqipatere. Me e keqja eshte se ja bejne popullit te vet. I shkelin ato ideale per te cilat gjoja se luftuan deri dje (edhe lufta ishte farse, lufte per te fituar pushtet , dominim dhe asgje tjeter per te miren e popullit tone, mjere ne)
    Kurse, per ata komandante qe i permend kY bondi ketu nuk ja vlen as te flasim. Dilni pak neper Tetova edhe pytni se cfare lufte kishte atje. Do tju tregojne qe ishte lufte me marreveshje, "sot do te shtime ne nga pushket dhe neser Ju".
    Te gjithe luftetaret qe supozojme se ishin atje , sot u bene komandante dhe Mafia ekonomike te cilet e sundojne Tetoven dhe trojet te tjera te banuara me shqiptare, vetem per perfitime personale.

    Korpusion ?!?!?! ore a ka drejtesi se kurupsion, as nuk nuk diskutohet fare.

    Hajt Tung dhe kalofshit mire.

    "No heart feelings - that's the reality".

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Kete e them dhe une. Me vjen keq qe ne kete gjendje eshte katandisur arsimi siperor i shqiptareve.
    Niveli i arsimit siperor eshte ulur aq shume saqe studentet me te dobet te mundshem qe kane eksistuar jane bere sot ligjerues qe nuk ka kurrfare sensi .
    Ketoq e po i shkruaj me larte jam ne gjendje per cdo presje ta argumentoj nuk flas nga ineti po flas nga ajo qe po shoh.
    Armiqte e perbetuar te UNiversitetit te Tetoves po edhe ne Shtul qe japin me mesim jane bere sot patriotet me me ze per arsimin shqip.
    Deri dje na diferenconin, na vrisnin, na persekutonin, ma maltretonin, e burgosnin ndersa sot e kane ndruar kemishen jane bere ligjeruar.
    Kjo eshte ajo dhimbja ime qe me bren ndersa shume proefsore, liogjerues , studente te denje qe e kane luftuar kete nomenklature jane jashte objekteve mesimore. ne fakt ndodhi nje gje shume interesante ata qe luftuan epr legalizim kaluan ne ilegalitet ndersa pushteti prej pushteti erdhe prap ne pushtet.
    Kjo eshte gjeja me e tmerrshme qe mundi te na ndodh, e them me dhimbje dhe nga zemra e plasur

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    I forti fiton babadimer e askush nuk ju ka faj atyre intelektualeve te margjinalizuar qe nuk u kycen ne zhvillimet dhe rrinin me pizhama neper shtepi duke shikuar seriale sapuni se bashke me grate e veta.

    Me kujtohet ne 1990 kur isha i kycur ne levizjen gjithashqiptare te njohur si PPD. Shkonim e i lusnim "intelektualet" tane qe te na bashkohen por asnjeri prej tyre nuk pranonte te hyje sepse kalkulonte se cka do te ndodh. Me pas ne kete levizje u kycen intelektualet-biznis profiterat te cilet ne kohe e kuptuan rendesine e te qenurit ne parti dhe beneficionet qe sjell politika.Ngjarjet qe rrodhen pastaj ne fakt i dime te gjithe ne.Me nje fjale qe ne fillim kishte dicka te kalbur brenda levizjes PPD dhe ata qe ne fakt idealistet qe u sakrifikuan, u persekutuan, u rrahen dhe u vrane ne fillim te 90-tave u perjashtuan nga biznis grupet partiake. Politika eshte biznesi me fitimprures ne Ballkan dhe kush e ka kuptuar kete me kohe tani ka inkasuar qindra mijera euro neper bankat zvicerane e gjetiu apo i ka investuar ne patundshmeri. Kush jane keto njerez?Dihet te gjitha ata qe para zgjedhjeve gervallen per komb e ideal per te drejta e prosperitet te popullit deri sa te marrin pushtetin.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    Univerziteti eshte tmerr i Maqedonaseve,
    Cerdhe e Shqiptarise, ku zogjet grumbullohen te fluturojne per ditet dhe vitet qe vijne.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Promovohet gjelltorja e Universitetit te tetoves.

    Lajmi me i gezueshem per te gjithe gurmanet u hap gjelltorja ne kuader te Universitetit te Tetoves.
    Ne vend qe te hapet Akademia shqiptare e shkencave hapet dhe promovohet gjelltorja nje e arritur se jo mahi. Deri kur do te vahzdojme me kete nivel te ulet te patriotizmit qe as femijet d jepit nuk e miratojne

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT)

    Akademik Qosja u prit nga rektori Bexheti

    Tetovë, 8 dhjetor - Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti priti akademik Rexhep Qosjën.
    “Është nder për Universitetin Shtetëror të Tetovës që jeni mësimdhënës i studentëve tanë sepse ne gjithmonë e kemi çmuar dhe vlerësuar punën tuaj si akademik, prandaj ardhja juaj sot këtu është shumë domethënëse për të gjithë ne, dhe na jep kurajo për t’u angazhuar për një universitet nga kanë dal dhe do të dalin kuadro që do të nxisin proceset pozitive në shoqërinë tonë,” tha rektori Bexheti.
    Akademiku Qosja shprehu falënderimet e tij që është ftuar për të qenë mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe shprehu konsideratat e tij për këtë institucion të lartë. Ligjerata e parë që ka qenë e hapur për të gjithë studentët e USHT-së dhe hyrja në sallë e profesor Qosjes është pritur me duartrokitje gjë që nuk ka ndodhur më parë në këtë institucion të lartë arsimor të shqiptarëve në Maqedoni. Në fund të ligjeratës studentët i kanë parashtruar pyetje të ndryshme lidhur me lëndën e Estetikës të cilën e ligëjron akademiku Rexhep Qosja. Ndërsa një studentë shumë i emocionuar nga prezenca e akademikut Qosja i është drejtuar me fjalët “ profesor flm që erdhët në Tetovë, ju paçim kështu të fortë gjithmonë”. Gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në Tetovë akademiku Rexhep Qosja është mirëpritur nga stafi akademik, nga studentët dhe nga ana e udhëheqësisë së rektoratit të USHT-së Ndërsa në sallën ku ka ligjëruar studentët me rastin e ditëlindjes së 70-dhjetë i kanë dhuruar një buqetë me lule.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 09-12-2006 më 13:40

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ardhja e tij eshte e mire se ardhur, por fatkeqsisht ne ate xhungell sic eshte USHT-ja, eshte veshtire te behet dicka e hajrit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Sot ne te gjitha mediat e shkruara ne Maqedoni, Kosove e Shqiperi ka qene top lajm angazhimi si ligjerues i akademikut te mirenjohur shqiptar, Rexhep qosja. Te gjitha mediat e kane mirepritur inkuadrimin e Akademikut Rexhep Qosja dhe e vleresojne si nje hap para te udhehqesise se re te USHT-se. me tone

    Ndersa Agjensia prestigjioze shqiptare Kosovapress ne balline e saj gjate tere dites se djeshme dhe te sotme e ka pasur top lajm angazhimin e akdemikut qosja. me vjen mire qe Universitetit te tetoves po i kthehen akademiketq e kane munguar shume.

  9. #79
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Dhunë ndaj studentëve të USHT-së

    Mbreme (20 dhjetor 2006) ne Qendren Kulturore ne Tetove eshte manifestuar 13 vjetori i themelimit te Univerzitetit te Tetoves.

    Manifestimi shenoi dhune dhe proteste nga paraqitja ne foltore e Kryetarit te Kuvendit Republikan, zotit Lubisha Georgievski, i cili ne Zgjedhjet Presidenciale te vitit 1994 ishte kandidat per President dhe qysh atehere kercenoi "shqipet" me "prerje krahesh".

    Paraqitja e tij shkaktoi nervozizem tek ca studente te cilet e priten me britma dhe fishkellima, pas te ciles nderhyne antaret e Sigurimit personal te Menduh Thacit (sipas deklarates se njerit nga te dhunuarit dhene mbreme televizionit ALSAT-M) qe nxorren nga salla "studentet e rebeluar" dhe i ndeshkuan ata me dhune fizike.

    Ne salle ishin te ftuar te gjithe Ministrat Shqiptare te Qeverise Gruevski nga Partia Demokratike Shqiptare, si dhe antare te larte te kesaj partie e cila (te perkujtojme) kur ne Kuvendin Republikan po votohej ligji per zyrtarizimin e Univerzitetit te Tetoves dhe kthimin e tij ne Univerzitet SHTETEROR te Tetoves, protestonin bashke me VMRO-DPMNE me tenxhere e me bilbila, dhe bojkotuan seancen e votimit te ligjit.

    Protesta eshte e drejte qytetare dhe si e tille duhet shprehur. Mendoj se do mjaftonte largimi nga salla i studenteve qe "prishen qetesine" e te veteftuarve dhe mendoj qe s'pati nevoje qe ndaj tyre te nderhyhej fizikisht.

    Si mendoni ju?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Fillimisht nuk eshte e hijeshme qe ne nje Akademi te tille edhe pse dora ne zemer nje Akademi shume te varfer the ballo qeveritare(VMRO-PDSH) studentet te sillen ne ate menyre. Motivi i reagimit te disave prej tyre ka qene perseri ai partiak (pro BDI) dhe askush nuk kthehet prapa dhe nuk i shikon skenat e dashnise se madhe mes LSDM-se dhe BDI-se te po asaj LSDM e cila fjala vjen ne Gostivar vrau e preu shqiptar. Ne anen tjeter sa ishte BDI-ja ne pushtet USHT-ne e shendrroi ne celule partiake apo ekspoziture e entit per punesim te kuadrove te saj prandaj sic thote ajo e popullit mos ja cel gropen tjetrit se vet ke per te ra ne ate grope.Turp i madh ate qe po e bejne perfaqesuesit e 40 e ca perqind te elektoratit shqiptar ne Maqedoni.(mbase edhe nuk jane 40 perqind sepse se paku nja 20 perqind kutite jane mbush nga vet partite)

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Pr. Dr. Sadi Bexheti vs Hazbi Lika
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 14:08
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Pr. Dr. Sadi Bexheti, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 16:59
  5. Universiteti i Tetovës drejt zyrtarizimit
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •