Nje dite pas konstituimit te Senatit, u zgjodhen edhe organet tjera te UT-se: Nexhbedin Beadimi rektor, Serafim Tomovski dhe Ismail Ameti, rektore
- Sivjet jane pranuar 1.550 brucoshe.-Jane respektuar te gjitha kriteret universitare e akademike per sigurimin e kuadrit te duhur.-Mesimi do te zhvillohet ne disa objekte dhe behen perpjekje maksimale per sigurimin e lokalit te mjaftueshem.
Tetove, 29 shtator.-Ne lokalet e rektoratit te Universitetit te trete te Tetoves, dy udheheqesit e porsazgjedhur te ketij institucioni te shkollimit te larte ne gjuhen shqipe, rektori Prof.Dr.Nexhbedin Beadini (i emeruar me propozimin unanim te te gjitha fakulteteve ne mbledhjen e sotme te pare te Senatit,
ku u zgjodhen edhe dy prorektoret Prof.Dr. Serafim Tomovski per financat dhe Prof. Dr. Ismail Ameti per procesin arsimor) dhe kryetari i Senatit Prof. Dr Lutfi Istrefi, dhane nje konference per mjetet e informacionit, ku gazetaret u njohen me te gjitha
pregatitjet per startimin procesit mesimor me 4 tetor ne ora 10,00.
Nexhbedin Beadini beri nje retrospektive rreth punes ne formimin e te gjitha organeve te UT-se. Ai tha se ”komisioni ame i perbere nga profesore universitare
shtateanetaresh, nga marsi i ketij viti ka mbajtur mbi 20 mbledhje me qellim qe te behen te gjitha parapergatitjet per fillimin e vitit te ri akademik 2004-2005. Ky komision beri zgjedhjen e kuadrit qe do te angazhohet ne procesin mesimor, te profesoreve dhe te bashkepunetoreve. Per cdo kandidat ka qene I formuar komision recenzues, qe te behet nje perzgjedhje e drejte dhe me kete rast iu jemi
perkushtuar permbushjes se parimeve universitare dhe kritereve akademike, me qellim qe keta zgjedhje te jene te drejta dhe i kemi pranuar ato kuadro qe e kane
kaluar recensionin pozitivisht dhe kane kaluar nepermjet komisionit ame. Segmenti tjeter ka te beje me konkursin e studenteve dhe kemi pasur tre afate.
Per kete vit akademik do te pranojme 1.550 studente. Jemi angazhuar edhe per sigurimin e segmentit hapesinor, ku jemi perpjekur qe per secilin fakultet
te sigurojme hapesira te bollshme, si ne aspektin hapesinor, e poashtu ne ate materialo-teknik. Ceshtja tjeter ka te beje edhe me ekipimin e administrates dhe
ne si komision ame kemi dhene raport me te gjere per punen e bere para ministrise se arsimit(deri ne daten e djeshme), kur edhe u konstitua Senati. Si kryetar u
zgjodh Prof. Dr.Lutfi Istrefi. Si pike e vecante ishte edhe miratimi i Statutit te UT-se si shteteror dhe tash me, jane permbushur te gjitha parametrat per te filluar me pune te mbare per vitin e ri akademik 2004-2005. Kjo na mundeson qe ne, te henen e ardhshme, me 4 tetor ne ora 10,00, t'i presim brucoshet ne menyre solemne.''
Ndersa Lutfi Istrefi, informoi per mbledhjen e djeshme konstituive te Senatit te UT-se ne lokalet e Ministrise se arsimit, ku jane shqyrtuar disa pika te ndryshme sipas standardeve qe kane te bejne me verifikimet e ndryshme. Pika kryesore ishin konstituimi i Senatit te UT-se dhe zgjedhja e kryetarit te Senatit, eshte aprovuar Statuti i UT-se si akt ligjor dhe prej dje ky universitet e ka
statutin e vete, sipas te cilit do te rregullohen marredheniet ne kete universitet i bazuar ne Ligjin per arsimin e larte dhe Ligjin per Universitetin e Tetoves. Pika e fundit ka qene ne mbledhjen e pare te Senatit hapja e procedures per zgjedhjen e rektorit te Universitetit te Tetoves, per te cilin vend fushata parazgjedhore ka zgjatur gjate gjithe muajit shtator kur jane dhene propozimet nga ana e fakulteteve dhe nga ana e keshillave te ndryshme mesimore brenda UT-se. Nga te gjitha keta subjekte ishte propozuar vetem Nexhbedin Beadini, si kandidat i vetem per vendin e rektorit, i cilin edhe u zgjodh ne mbledhjen e pare qe sot e mbajti Senati ne lokalet e UTse ne perberje te plote. Ai eshte rektor i pare i UT-se i themeluar n e baze te Ligjit per arsimin e larte dhe te Ligjit per UT-ne. Ne kete mbledhje, si prorektor per ceshtjet e financave eshte zgjedhur Prof. Dr. Serafim Tomovski, ndersa per ceshtjet e barevajtjes se procesit mesimor Prof.Dr.Ismail Ameti.
Me kete rast, zyrtaret e pare te UT-se dhane edhe informacione me te hollesihme rreth pergatitjeve te tjera qe kane te bejne per sigurimin e kushteve maksimale per fillimin e procesit mesimor qe do te zhvillohet ne disa objekte ekzistuese, disa te tjere qe do te aftesohen ne nderkohe etj. Gjithashtu u tha se jane pranuar edhe 120 mesimdhenes bashkepunetore, nga te cilet 20 jane maqedonas dhe ata do te mbajen mesim ne gjuhen maqedonase, pasi ashtu parashihet me proceduren e Ligjit per arsim te larte. Ne edhe deritash kemi pasur mesimdhenes qe mesimin e kane zhvilluar ne gjuhen maqedonase dhe ne kete drejtim do te punojme konform parashikimeve ligjore, -u tha me kete rast. Gazetaret u njohen edhe me biografite e shkurtera te kryetarit te Senatit Prof. Dr. Lutfi Istrefi, i lindur Struge ne vitin 1945 dhe te rektorit Nexhbedin Beadini, i lindur ne vitin 1964 ne fshatin Kamnjan te Tetoves.
Nga:
E.Shala
Krijoni Kontakt