Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 106
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Ja cka deklaruan ne Pervjetorin e 12-te te USHT-se

    12 vjet perpjekje per Arsimim
    Universiteti Shteteror i Tetoves (1994-2006...)

    Fadil Sulejmani rektor i pare i Universitetit Shteteror te Tetoves
    ”Ta ruajme Universitetin si syte e ballit”
    Universiteti i Tetoves tashme po i mbush
    12 vjet te veprimtarise se tij pedagogjike, mesimore, shkencore dhe po luan nje rol me rendesi ne edukimin dhe krijimin e kuadrove shqiptare ne Maqedoni, te cilet kuadro do te sigurojne nje zhvillim te gjithanshem kulturor, shkencor dhe mesimor te shqiptereve ne kete vend. Dhe sot ka disa mijera studente ka pedagogoge, ka objektet e veta universitare dhe po perparon cdo dite e me teper . Apeloj te te gjithe te rinjte dhe te rejat tona qe ta ruajne kete universitet si syte e ballit, te mesojme se vetem me mesim mund te shkojme perpara me shkence, e dituri.


    Milazim Fejziu kryetar i pare i Senatit te USHT
    “Roli im ka qene i qarte, Universiteti te mbijetoje”
    Themelimi i Universitetit ishte shume i madherishem dhe roli im si kryetar i senatit dhe i senatit atehere ka qene qe ky universitet te mbijetoje t’i perballoje te gjitha sfidat qe i dilnin para dhe mundesishte te arrije deri ne aktin e fundit ate te legalizimit nga shteti. Kurse sot roli i Senatit sot do te duhej te ishte qe ai ta fus universitetin ne trendet dhe reformat e universiteteve evropiane


    Remzi Nesimi ish rektor i USHT-se
    “Universiteti i Tetoves paraqet rilindje te vertete kombetare”
    Edhe hapja e Universitetit te Tetoves paraqet nje rilindje te vertete ketu te ne.Ajo qe na gezon me shume eshte pjesemarja e madhe e femrave qe dikur ka qene ender per ne. Mesazhi im do te ishte qe ta kultivojme kete institucion dhe tempull te diturise qe ne te ardhmen te korim suksese sa me te medha ne fushat e kultures, arsimit dhe te shkences


    Ramiz Abdyli ish rektor i USHT-se
    ”Opcioni im mbetet qe Universiteti te kaloje ne Shkup”
    Kur mu ofrua posti i rektorit kisha synim reformimin e Universitetit, kthimin e te gjithe pedagogeve te larguar nga ish rektori, reformimin rrenjesor, kalimin e shumices se fakulteteve ne Shkup ose te Universitetit mundesisht per te luajtur rolin gjeostrategjik ne kryeqytetin e Dardanise. Duhet te jetesohet ky opcion. Mendoj se edhe partia ne pushtet eshte duke e zbatuar kete me themelimin e Institutit albanologjik ”Pjeter Bogdani”ne Shkup sic po flitet . Shpresoj se do te kaloje edhe ndonje fakultet atje ne Shkup dhe do te jetesohet kjo pjese e programit tim



    Nexhmedin Beadini ish rektor i USHT-se
    “Me rastin e zyrtarizmit Universiteti u formesua”
    Universiteti i Tetoves kaloi disa faza shume te rendsishme gjate gjithe historise se tij dhe gjate gjithe periudhe kesaj ne mund ti potencojme tre faza te rendesishme. E para eshte se Universiteti qe nga themelimi ne 17 dhjetor 1994 dhe deri ne periudhen e zyrtarimit kaloi nje periudhe shume te renedsishme njekohesisht dhe shume te veshtire. Po aq e rendesishme eshte periudha e dyte pas zytarizmit te Universitetit sepse me aktin e zyrtarizmit Universiteti u formesua dhe e mori teresine e nje universiteti shteteror. Periudha e trete eshte periudha e konsolimidt te Universitetit duke pretenduar per nje universitet te integruar, per nje universitet te reformuar, per nje universitet modern. Prandaj uroj qe ne te ardhmen qe ky universitet te prosperoje drejt shtigjeve te diturise



    Lutfi Istrefi kryetar i Senatit te USHT-se
    “Universiteti i Tetoves i fitoi te gjitha te drejtat”
    Si institucion shteteror, Universiteti I Tetoves me kete akt i fitoi te gjitha te drejtat qe te jete i barabarte me universitet tjera ne Maqedoni dhe ne duhet te bejme hapa sa me te shpejte per ta stabilizuar punen per te qene ne hap me universitete tjera.


    Gadaf Izeiri USSH-se
    “Ne Universitet kultivohet dija”
    Universiteti Shteteror i Tetoves per mua eshte nje universitet i hapur ku kultivohet dije dhe ku ka konkurence.

    Kushtrim Ahmeti US USHT-se
    “Ne besojme ne te ardhmen”Ne studentet e Universitetit Shteteror te Tetoves besojne ne te ardhmen e sigurte te ketij institucioni.

    Jetmir Sejfuli USSHM-se
    ”Ne jemi per reforma e kuadro profesionale”Ne jemi per reforma ne Universitetin Shteteror te Tetoves, jemi per kuadro profesionale dhe kerkojme qe te gjithe studentet te jene te barabarte pavaresisht se nga vijne ata.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Aktivitetet e fundit te Universitetit Shteteror te Tetoves

    REKTORI BEXHETI VIZITON UNIVERSITETIN E VJENËS

    VJENË, 25 JANAR- Ne vazhden e aktiviteteve te projektit QUALIMUM (Menaxhimi Cilesor ne Universitet e Maqedonise) qe po zhvillohen ne universitetet evropiane, rektori i Universitetit Shteteror te Tetoves, prof. dr. Sadi Bexheti do te beje nje vizite ne Universitetin Teknik ne Vjene.
    Ne delegacionin e ketij projekti, ndodhen edhe perfaqesues nga universitetet tjera te vendit, si ato te Universitetit Shen Kirili dhe Metodi, Universiteti i Evropes Juglindore, Universiteti Kliment Ohridski, Fraunhofer Institut i Universitetit te Stuttgartit, Technishe Universitat Wien, pastaj zevendesministri i Arsimit, Jovan Lazarov dhe Ofelija Hristovska.
    Projekti ka per qellim ndertimin e Sistemit per menaxhimin e cilesise ne Rektoratet e Universiteteve ne Maqedoni, identifikimin dhe unifikimin e proceseve ne suaza te Rektorateve te Universiteteve ne baze te standardeve te percaktuara prej Asociacionit te Universiteteve Evropiane (EUA).
    Rektori Bexheti ne takimin e Universitetit te Vjenes pritet te diskutoje per vizionin dhe ndertimin e kultures per cilesi ne Universitetin Shteteror te Tetoves, si dhe per ngritjen e bashkepunimit te ngushte ne mes Rektorateve. Gjithashtu, ai gjate kesaj vizite do te kembeje pervoja te partner Universiteteve ne projektin e ngritjes te sistemit te sigurimit dhe menaxhimit te kualitetit.




    Delegacioni i Fakultetit Juridik i USHT-së takim me deputet të ccgjerman

    Bundestag - GJERMANI , 25 JANAR- Nje grup punues i Fakultetit Juridik te Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), te cilin e udheheq dekani i ketij fakulteti, Doc. dr. Mersim Maksuti, dhe asistentet Mr. Fatmire Lumani dhe Arta Bilalli, dy javet e fundit te ketij muaji po realizojne nje vizite pune ne “Free” Universitetin e Berlinit dhe ne Parlamentin gjerman (Deutscher Budenstag).
    nje nga takimet me te rendesishme te kesaj vizite ka qene ajo ne Parlamentin Gjerman ne Berlin, me deputetin e ketij parlamenti, njeheresh edhe nenkryetar i Partise Social Demokrate, Walter Kolbow.


    Studentë të USHT-së në konferencën e Javës Evropiane të Ejndhovenit

    TETOVË, 26 JANAR- Në Holandë më 26-30 mars të këtij viti do të mbahet Java Evropiane e Ejndhovenit, ku pritet të marrin pjesë shumë përfaqësues të universiteteve evropiane, ndër të cilat edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT). Këtë universitet do ta përfaqësojnë dy studentë të Unionit të studentëve, të cilët në një konkurrencë të madhe pas konkursit të shpallur, fituan vendin mes disa universiteteve evropiane.
    Në këtë konferencë katër ditëshe në Eindhoven, që do të mbahet me moton “Evolucioni evropian”, pritet të ligjërojnë Gerard Kleisterlee, përfaqësues i “Philips Electronic” dhe Kyle Scott, zv/drejtor i Misionit të SHBA-së në OSBE, ndërsa tema do të jetë “Nga e kaluara e ndarë për të ardhmen e bashkuar”.


    USHT-ja me projekte konkrete me Akademinë Diplomatike të Vjenës

    TETOVË, 25 JANAR-Një delegacion i Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), priti ne nje takim prof.dr.Michel Cullin perfaqesues i Akademise Diplomatike te Vjenes dhe nenkryetar i Fondacionit “Europa de la Memoire”.
    Perfaqesuesi i Akademise Diplomatike te Vjenes shprehu konsideratat e tij per USHT-ne dhe ofroi bashkepunim konkret ne mes Akademise Diplomatike te Vjenes dhe USHT-se. Konkretisht ofroi hapjen e nje departamenti te diplomacise, gjuhes frenge dhe ne ngritjen e nje departamenti te arteve dhe mediave.
    ”Kam ardhur ketu qe t’ju sjell pershendetjet me te sinqerta dhe t’u ofroj bashkepunim konkret ne mes nesh. Ne jemi te gatshem qe ne keto drejtime te ndihmojme konkretisht si me financa ashtu edhe me kuader adekuat per t’i ngrit keto departamente qe mendoj se jane te rendesishme per ju” tha ne mes tjerash Cullin.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Aktivitetet e fundit te Universitetit Shteteror te Tetoves

    REKTORI SADI BEXHETI MYSAFIR
    I UNIVERSITETIT TË SHTUTGARTIT


    Në Universitetin e Shtutgartit të Gjermanisë po qëndron në një vizitë rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti.
    Vizita e rektorit të USHT-së Sadi Bexheti në Universitetin e Shtutgartit bëhet në kuadër të Projektit për unifikimin e proceseve në katër Universitetet e Maqedonisë. Pritet që rektori Bexheti në Shtutgart të marrë certifikatën “Iso 9001”.
    Gjatë vizitës që po bën në kuadër të Projektit “Tempus” me emërtim QUALIMUM (Quality Management at Universities in Macedonia), rektori u takua me prorektorin për strukturim organizativ të Universitetit të Shtutgardit, prof. Weigand. Me këtë rast, ai u informua për zhvillimin e procesit mësimor në këtë universitet dhe për mundësinë e një bashkëpunimi ndëruniversitar.
    Rektori Sadi Bexheti, shfrytëzoi rastin për të prezantuar USHT-në dhe vizionin e tij për këtë institucion të lartë arsimor të shqiptarëve në Maqedoni. Ai u angazhua për një intensifikim të bashkëpunimit me universitetet gjermane, si dhe për shkëmbimin e kuadrove dhe studentëve të këtyre dy institucioneve të larta arsimore.


    BEXHETI DO TE MARE PJESE NE SEMINARIN NDERKOMBATER EVROPIAN

    TETOVË, 18 JANARË- Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti, në fillim të shkurtit të këtij viti do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar të universiteteve evropiane. Në seminarin që do të mbahet më 1 e 2 shkurt të vitit 2007, do të marrin pjesë 350 pjesëmarrës nga ministritë arsimore dhe universitetet evropiane, të vendeve të ndryshme si Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, Angli, Spanjë, Finlandë, Danimarkë, Zvicër, Austri, Lituani, Greqi etj., ndërsa rektori i USHT-së do ta përfaqësojë Maqedoninë në këtë takim të nivelit evropian.

    Në këtë seminar ndërkombëtar të universiteteve evropiane pritet të ligjërojnë emra te njohur të jetës politike dhe arsimore evropiane në fusha të ndryshme, si zhvillimet e fundit në arsimin sipëror, reformat e arsimit të lartë në Evropë, perspektivat e reja në bashkëpunimin transatlantik, rregulloret dhe programet evropiane në arsimin e lartë etj.



    Etem Iseini mbrojti tezën e doktoratës

    TETOVË, 18 JANAR- Prorektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Mr.Etem Iseini, të enjten, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës në temën: “Mjedisi si faktor kyç në strategjinë e zhvillimit të NVM-ve me vështrim të posaçëm të NVM-ve në Maqedoninë Perëndimore”.
    Kandidati Etem Iseini para të pranishmëve dhe Komisionit në përbërje: Prof.dr Ibrahim Kuka, Prof.dr. Muhamet Mustafa dhe Prof.dr Blerim Ramosaj mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës. Komisioni pas elaborimit të disertacionit nga ana e kandidatit Mr.Etem Iseini i parashtroi pyetje të ndryshme lidhur me temën, të cilave me sukses iu përgjigj kandidati.
    Tema “Mjedisi si faktor kyç në strategjinë e zhvillimit të NVM-ve me vështrim të posaçëm të NVM-ve në Maqedoninë perëndimore” zgjoi interesim të veçantë te të pranishmit dhe iu parashtruan pyetje nga publiku dhe stafi akademik i mbledhur në këtë mbrojte të disertacionit të doktoraturës.
    Kandidati Etem Iseini, në veçanti, u ndal në çështjet që kanë të bëjnë me aspektet teorike dhe juridike te NVM-ve, në karakteristikat e marrjes së vendimeve, në klasifikimin e mjedisit të largët, në përparësitë e NVM-ve për zhvillimin ekonomik, në karakteristikat e mjedisit të sigurtë etj.
    Më pas Komisioni u tërhoq për të marrë vendim dhe shpalli në bazë të Statutit të Universitetit të Prishtinës se Etem Iseinit i jepet titulli Doktor i shkencave në lëminë e ekonomisë.
    Në këtë mbrojtje të disertacionit të doktoraturës ishin mbledhur akdemikë, profesorë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.


    Rektori Sadi Bexheti priti në një takim protokollar James Pettiferin

    TETOVË, 22 JANAR - Në një takim protokollar rektori i USHT-së prof.dr.Sadi Bexheti e priti analistin e njohur britanik për cështje ballkanike James Pettifer.
    ektori Bexheti në fjalën e tij përshëndetëse e falemnderoi James Pettiferin për objektivitetin e tij që nga dita e parë e themelimit të USHT-së dhe angazhimin për afirmimin e këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni.
    Më pas rektori Bexheti pati rastin që James Pettiferin ta shëtisë nëpër ambientet e USHT-së dhe ta njohë drejtëpërsërdrejti me kushtet e punës së këtij institucioni. Do të mundohemi tha Bexheti që studentëve tanë tu mundësojmë kushte edhe më të mira për mësim dhe punë të përditshme universitare. Shpresojmë që së shpejti USHT-ja do të bëhet me kampusin e vetë universitar.
    Në anën tjetër James Pettifer shprehu kënaqësinë e tij për progresin e arritur në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga dita e themelimit deri më tani. E kam parë USHT-në në kushte të rënda pune dje ndërsa sot po e gjej të formësuar dhe të zyrtarizuar. Është shumë e rëndësishme që ky insititucion i rëndësishmë arsimor të hapërojë para dhe nga këtu të dalin kuadro konkurrente dhe të denja. Gëzohem që USHT-ja ka ecur para tha në fjalën e tij James pettifer. Në fund të diskutimit të tij James Pettifer e falemnderoi rektorin Sadi Bexheti për ftesën që ia ka bërë për të qenë ligjërues i USHT-së.
    Është nder dhe kënaqësi që lekcionet e mia ti mbaj në Universitetin e Tetovës tha Pettifer.
    Më pastaj u ra dakord që analisti britanik James Pettifer të fillojë në semestrin e dytë me dhënien e ligjeratave të tij në lëminë e historisë edhe ku është i specializuar ndërsa ligjeratat e tij do të jenë të hapura për ti dëgjuar të interesuarit.

    Profesor Arburim Iseni shembull i reformave në USHT

    TETOVË, 23 JANAR - Mr.sc.Arburim Iseni, profesor i Gjuhës dhe Gramatikës Angleze në Universitetin Shtetëror të Tetovës, që prej vitit të kaluar u shërben studentëve të tij të Universitetit Shtetëror të Tetovës me një webfaqe personale dedikuar të gjitha aktiviteteve, ligjëratave, ushtrimeve që ai drejton në këtë Universitet.
    Profesori i nderuar tani më ka krijuar një lehtësim shtesë për studentët e vet, ku ata mund të marrin informata të sakta dhe të shpejta në webfaqen e tij www.arburimiseni.com.
    Gjithashtu, studentët mund të gjejnë informacione lidhur me rezultatet e provimeve të mbajtura nga Arburim Iseni, si dhe të gjitha aktivitetet e studentëve, punimet e tyre seminarike, planprogramet e lëndëve ku aty janë të theksuara detyrat dhe detyrimet e studentëve, përshkrimi i lëndës, qëllimet dhe objektivat e lëndës, kriteriumi i notimit, etj.
    “Në kohën kur shumë nga profesorët tanë nuk e dinë se çka është kompjuteri apo çka është e-maili, profesori Arburim Iseni ka një webfaqe ku ne tani mund t’i shikojmë rezultatet tona të provimeve dhe t’i dërgojmë punimet tona seminarike, ku edhe ai na përgjigjet nëse duhet ndryshuar apo korrigjuar ato më mirë” thotë studenti i Fakultetit të Edukatës Fizike Bujamin Zeqiri.
    Studentja e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Arteve, programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Mimoza nga Struga, thotë se: “Kjo webfaqe me ka ndihmuar që nga shtëpia të kontaktoj me profesorin lidhur me përgatitjen e provimit pasi që jam studente me korrespodencë dhe nuk isha e sigurt se cilat mësime duhet mësuar për në provim. Me të dëgjuar prej disa studentëve se profesori ka një webfaqe personale dedikuar enkas për studentët e vet, të njëjtën e vizitova dhe aty e pashë adresën elektronike të tij, e kontaktova me e-mail dhe e konsultova për literaturën dhe mësimet të cilët duhej përgatitur për provim. Kjo më ndihmoi mua shumë dhe sipas mendimit tim, kjo iniciativë e profesorit është një hap drejt avancimit të arsimit tonë të lartë sipas standardeve të larta ku këtë duhet ta marrin si shembull gjithë profesorët tjerë.”
    Profesori Arburim Iseni tha: “Këtë webfaqe e krijuam duke e ditur se tani ne i takojmë kohës moderne dhe bëjmë një jetë dinamike, duke e parë edhe teknologjinë se si po përparon, andaj, duhet që patjetër edhe ne t’i përshtatemi këtij realiteti dhe të jemi sa më fleksibil, transparent, efektiv dhe sa më të afërt me studentët tanë, dhe mu për këtë qëllim edhe e krijuam një webfaqe të këtillë.”
    Në webfaqen e tij personale, ju mund të gjeni një biografi të plotë të profesorit, që jo çdo kush e bënë një hap të tillë, keni një forum dedikuar gjuhës angleze ku studentët aty mund të mësojnë më shumë, po aty studentët mund t’i shohin datat e provimeve, mund të pyesin për çdo paqartësi lidhur me lëndët, gjithashtu ata kanë mundësinë edhe të kritikojnë lidhur me mësimdhënien e profesorit dhe për çdo kritikë tjetër, si p.sh., ligjërimit të tij, sjelljes, dhe kriteriumit që ai ka gjatë provimeve me studentët, etj.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2007
    Postime
    10

    Prorektori i USHT-se Etem Iseini takon rektorin e UP-se Enver Hasanin

    Prorektori i USHT-së Etem Iseni takon rektorin e UP-së Enver Hasanin

    Thellimi i bashkëpunimit në funksion të fitimit të dijes

    PRISHTINË, 1 SHKURT - Në kuadër të një vizite zyrtare në Prishtinë, prorektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Etem Iseni, realizoi një takim me rektorin e Universitetit të Prishtinës (UP), Enver Hasani, dhe prorektorin Luan Ahma.
    Në këtë takim u bisedua për format e bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës. Mes tjerash në këtë takim u tha se komunikimi, këmbimi i kuadrove, vlerave dhe studentëve duhet të intensifikohet gjithnjë e më shumë
    Prorektori i USHT-së Etem Iseni u shpreh se Universiteti i Tetovës gjithnjë ka qenë i hapur dhe i interesuar që të bashkëpunojë me Universitetin e Prishtinës. “Shumë kuadro tona janë shkolluar në Kosovë dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës”, tha prorektori Iseni duke shtuar se “në kuadër të bashkëpunimit rajonal ne duhet t’i intensifikojmë bashkëpunimin me ju dhe të këmbejmë ide, vlera dhe projekte që janë në interes të ngritjes dhe cilësisë arsimore të institucioneve tona”, nënvizon prorektori i USHT-së Etem Iseni.
    “Nëse nuk ka angazhim për një arsim sipëror kualitativ atëherë nuk arsyetohet prezenca e tij në këto institucione. Ne kemi shumë nevojë për thellim të bashkëpunimit dhe në këtë vijë edhe të krijimit të kushteve të studentëve që të mund të komunikojnë lirshëm, të këmbejnë ide dhe projekte të cilat do të ishin në funksion të fitimit të dijeve të reja ndëruniversitare”, përfundon Etem Iseni, prorektor i USHT-së.


    Zyra per informim pran USHT-se

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2007
    Postime
    10

    Sllovenia mbështet studentët e USHT-së

    Sllovenia mbështet studentët e USHT-së

    TETOVË, 7 SHKURT- Një delegacion katër anëtarësh i Unionit të Studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USUSHT), u kthye të martën nga Sllovenia pas një vizite katër ditore që u realizua me ftesë të Unionit të Studentëve të Universitetit të Lubjanës. Delegacioni përbëhej nga Kushtrim Ahmeti, kryetar, Zulqufli Zenuni, nënkryetar, Korab Mushkolaj sekretar dhe Sadik Jashari, anëtar i Kryesisë.
    Siç informoi kryetari, Kushtrim Ahmeti, gjatë qëndrimit disa ditësh në Slloveni janë realizuar disa takime të rëndësishme, për të cilat është arritur edhe marrëveshje bashkëpunimi. “Sllovenia është vend i BE-së dhe një bashkëpunim i tillë do të ishte një lehtësim për studentët tanë”, u shpreh Ahmeti.
    Projekti “Libri i zi për vizat”, që planifikohet te realizohet nga Unioni i Studentëve të Sllovenisë, do t’i përmblidhte të gjitha përvojat e këqija të studentëve gjatë marrjes së vizave për vendet që nuk janë anëtare të Këshillit Evropian (KE). Në këtë drejtim USS kërkon ndihmë nga USUSHT në përkrahje të këtij projekti. Gjithashtu, u arrit marrëveshje që të aplikohet së bashku një projekt të mobilitetit të studentëve, ku parashihet edhe shkëmbim i përvojave të studentëve.
    Gjatë ditëve të qëndrimit të USUSHT-së në Lubjanë të Sllovenisë, delegacioni ka marrë pjesë në prezantimin e strukturës së Unionit të Studentëve të Sllovenisë (USS), ku për punën e organizatës kanë folur Jerner Shtromajer, sekretar i Unionit Kombëtar të Sllovenisë dhe Klemen Miklaviç, përfaqësues i USS. Një prezantim po ashtu ka mbajtur edhe Unioni i Studentëve të Universitetit të Lubjanës, pastaj prezantime kanë mbajtur edhe zyrat në kuadër të unionit të studentëve që në vete mund të quheshin ministri të unionit.


    Zyra per informim e USHT- se

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2007
    Postime
    10

    Delegacioni i USHT-së optimist për bashkpunim me Universitetin "Ilira" Prishtinë

    Delegacioni i USHT-së optimist për bashkpunim me Universitetin "Ilira"

    Delegacioni i USHT-së optimist për bashkpunim me Universitetin "Ilira" Prishtinë

    PRISHTINË, 7 SHKURT- Një Delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) i udhëhequr nga dekani i Fakultetit Juridik prof. dr. Mersim Maksuti, si dhe kryetari i USSHM-së Jetmir Sejfuli, morën pjesë në prezantimet virtuale të studentëve të Universitetit Mbretëror “Iliria”, që u mbajt në ambientet e hotelit “Grand” në Prishtinë.
    Në këtë prezantim u fol për format dhe mënyrat e ngritjes së cilësisë së procesit mësimor me metoda të avancuara. Delegacioni i USHT-së bisedoi me profesorë të shumtë, për praktikat amerikane që ata kanë filluar t’i zbatojnë në procesin edukativo-arsimor, si dhe morën pjesë në punimet që kishin përgatitur studentët bashkë me profesorët e këtij institucioni arsimor.
    Në kuadër të këtij aktiviteti delegacioni i USHT-së u takua me rektorin e Universitetit Mbretëror “Iliria”, prof. dr. Mixhait Reçin, ku u diskutua për mundësitë e komunikimit më të mirë përmes projekteve konkrete në mes këtyre dy universiteteve.
    U arrit pajtueshmëri që në një të ardhme të afërt të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në mes USHT-së dhe Universitetit Mbretëror “Iliria” të Prishtinës.
    Rektori Mixhait Reçi i bëri një ftesë rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës prof. dr. Sadi Bexheti që të vizitojë këtë universitet të suksesshëm privat në Prishtinë, ku edhe do të nënshkruhej edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes këtyre dy universiteteve.



    Zyra pёr informim e USHT-sё

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2007
    Postime
    10

    Rektori Bexheti ne Universitetin e Shtutgartit

    08.02.07 - Rektori Bexheti ne Universitetin e Shtutgartit


    Sipas Zyres per informim te UT, nje delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës i udhëhequr nga rektori prof.dr. Sadi Bexheti, po qëndron, në një vizitë pune në Universitetin Politeknik të Shtutgartit në Gjermani. Ky projekt është mundësuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe HRC-ja. Grupi prej tetë studentëve nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, të cilët janë në prag të diplomimit, po punojnë në punimet e tyre hulumtuese në ambientet e prodhuesit gjigant gjerman Mercedes. Studentët janë të shoqëruar nga profesorët për ta realizuar aktivitetin e tyre në praktikë.
    Studentët e dalluar të Universiteti Shtetëror i Tetovës, tash e tutje semestrin e tyre të fundit do ta ndjekin në këtë universitet gjerman. Ndërkaq, për studentët e tjerë do të organizohen kurse intensive të gjuhës gjermane.
    Delegacioni i Univerisiteti Shtetëror të Tetovës, njofton se po bisedohet intensivisht me Universitetin Politeknik të Shtutgardit për një bashkëpunim afatgjatë në shkëmbim të profesorëve, studentëve, të ideve dhe projekteve të rëndësishme për USHT-në. Po ashtu, ky delegacion është në negociata për t’iu siguruar studentëve të dalluar mundësinë që studimet master t’i vazhdojnë te ky universitet prestigjioz gjerman





    Zyra pёr informim e USHT-sё

  8. #98
    i/e regjistuar Maska e Cipiripi
    Anëtarësuar
    27-03-2008
    Vendndodhja
    Çair
    Postime
    90

    Magjistrat e UT-së “në vend numëro”

    Procesi për legalizimin e studimeve të shkallës së tretë të Universitetit të Tetovës (UT) assesi të sheh dritën e përfundimit, katër vjet pas nxjerrjes së Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). Legalizimi i titujve të magjistraturës, vazhdon të mbetet në fazën e kontrollimit të dosjeve të kandidatëve. Situata “në vend numëro”, përveç se i ka shqetësuar kandidatët, i ka bërë edhe pesimistë, pasi thonë se nuk është bërë gjë dhe nuk është realizuar asnjë prej premtimeve të dhëna. “Pa e parë diplomën me sytë e mi nuk mund të besoj, sepse ka tri vjet që premtimet po përsëriten në të njëjtën pikë”, thotë Lirim Ziba, kryetar i Këshillit nismëtarë për verifikimin e magjistraturave të historisë. Ai tha se gjëja e vetme që u ka mbetur është shpresa edhe pse pohon që zvarritja e nostrifikimit të magjistraturave i ka dëmtuar si profesionalisht ashtu edhe në karrierë.
    Në UT mendohet se studimet e shkallës së tretë, i kanë kryer 15 magjistra të historisë, kurse disa dhjetëra të tjerë ishin në mes të studimeve, në kohën e transformimit të UT-së në USHT. Në të gjitha drejtimet që kanë pasur studime të shkallës së tretë, supozohet të jenë rreth 45 kandidatë që kanë mbrojtur tezat, pjesa më e madhe në drejtimet e gjuhës dhe historisë. Për historianin Skënder Asani, zvarritja e nostrifikimit të magjistraturave, të UT-së, është e pajustifikueshme, sidomos prej vitit 2007. Në vitin 2006, në USHT arsyetoheshin me mungesën e mbështetjes ligjore, vëren ai. “Mirëpo, në vitin 2007, u miratua një ligj i cili e mundësonte legalizimin e titujve të magjistraturës të UT-së”, thotë Asani, ndërsa e quan të pajustifikueshëm mos legalizimin e magjistraturave të historisë deri në këtë kohë. Në gjithë këtë zvarritje, sipas tij, ka një tendencë për të eliminuar konkurrencën mes shkencëtarëve shqiptarë. “Po ti kishim të legalizuara magjistraturat, nuk ka dyshim se neve do të ishim një konkurrencë e fortë e atyre profesorëve dhe shkencëtarëve që kanë zënë vende punë qoftë në katedrën e historisë në USHT qoftë në Institutin ‘Pjetër Bogdani’ në Shkup”, pohon Asani.
    Në USHT, shprehen optimistë se verifikimi i magjistraturave, do të kryhet së shpejti. “Shumë shpejt do të merr fund edhe ko punë”, tha Vebi Xhemaili, anëtarë i komisionit të brendshëm të USHT-së për kontrollimin e dosjeve të kandidatëve magjistra të historisë. Komisioni tha Xhemaili, ka kontrolluar vetëm një pjesë të dosjeve, kurse pasi të kontrollohen të gjitha do të përgatitet edhe lista me emrin e atyre kandidatëve, magjistraturat e të cilëve do të duhet t’i verifikojë Komisioni tjetër, i përbërë nga përfaqësues të MASH-it, USHT-së dhe Universitetit të Shkupit. “Kështu deklaronin në muajin janar, kështu vitin e kaluar”, vëren Ziba, duke shtuar se po të ishte te kontrolli, procesi do te kishte mbaruar për 150 e jo vetëm për 15 dosje.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-02-2008
    Postime
    3
    Mos efendoni njeri tjetrin kote..jemi ne ata qe duhet mesuar nje here e pergjithmone politikanet tane te "dashur" se premtimi i dhene gjate fushates se zgjedhjeve, ka peshen e vet, dhe nuk jemi te gatshem me dekada te plota,te genjehemi me premtime te kota..Kete leksion duhet dhene perfaqesuesve tane qe garojne per pushtet! Ne jemi qenie te gjalla,frymojme,mendojme,votojme,na premtoni..pra mbani premtimet qe jepni,se askush su detyron te premtoni gje,vete e beni kete !

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2009
    Postime
    1

    Post

    haahha
    fakulteti shteteror
    eshte nje nga fakultetet besoj me te dobta
    qe mban UNIVERSI

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Pr. Dr. Sadi Bexheti vs Hazbi Lika
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 14:08
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Pr. Dr. Sadi Bexheti, kandidat për kryetar të komunës së Tetovës
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 16:59
  5. Universiteti i Tetovës drejt zyrtarizimit
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •