Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Shumica e të tjerëve, shumë më të mirë se ne

    Shumica e të tjerëve, shumë më të mirë se ne



    Nga Bashkim Kopliku

    Hë mo, se edhe të tjerët kështu janë,” është justifikimi që dëgjon rëndom në bisedat tona, të shqiptarëve të fillimit të shekullit të XXI-të. Kur thua, p.sh.: “sa i vjedhim votat ne!” atë përgjigje merr. Por merr të njëjtën përgjigje edhe kur thua: “sa rryshfete që paguajmë”, apo: “sa vrasje që kemi!” etj.etj. Po ndalojmë tek rryshfetet dhe edhe tek vrasjet, sepse kuptohen më lehtë se sa keq jemi ne, dhe sa shumë më mirë janë të tjerët—sa do të shkruajmë vlejnë edhe për vjedhjen e votave etj.

    Nuk mjafton të thuash se edhe në vendet e tjera ka rryshfete, apo se edhe në vendet e tjera vriten njerëz, sepse vetëm me këto fjalë nuk ke thënë gjë fare, ... po nuk e përcaktove se sa jemi rryshfetxhinjë ne e sa janë ata, apo sa jemi vrasës ne e sa janë ata. Është si të quash njësoj të sëmurë, edhe Andrean edhe Gjergjin, pavarësisht se Gjergji ka thjeshtë një grip, kurse Andrea i shkretë ka kancer. Siç do t’ia futnim kot, në këtë rastin e Andreas dhe Gjergjit, po ashtu mund t’ia futnim kot po u krahasuam ne me të tjerët, pa shqyrtuar paraprakisht se sa e si!
    Le të sqarojmë se sa jemi rryshfetxhinjë ne, në krahasim me të tjerët. Po i referohemi të dhënave të një studimi të vitit 2006, të “Transparency International”. Në këtë studim, shumë njerëzve veç e veç, në 62 vende, u është bërë e njëjta pyetje: “Gjatë 12 muajve të kaluara, a ke paguar rryshfet ti, ose ndonjë person i shtëpisë tënde?” Kësaj pyetje iu përgjigjën “po”, 66% e shqiptarëve të pyetur, kurse, nga të tjerët, iu përgjigjën “po” vetëm 1% e banorëve të pyetur të Singaporit, apo të Finlandës, Suedisë, Zvicrës, apo vetëm 2% e banorëve të pyetur të Koresë së Jugut, Tajvanit, Turqisë, Austrisë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Islandës, Norvegjisë, Holandës, Portogalisë, Spanjës, Anglisë, Amerikës së Veriut etj. Po ja si i janë përgjigjur po kësaj pyetjeje, komshinjtë tanë. Në Maqedoni, u përgjigjën “po” vetëm 9%, në Kosovë 12%, në Serbi e në Mal të Zi 13%, dhe në Greqi 17%. Po a ka ndonjë vend që është më keq se ne në rryshfete? Me siguri që ka, por në 62 vendet e studiuar, ne jemi kampjonët, na afrohet vetëm Kameruni me 57% që janë përgjigjur “po”! Pra e kuptoni se si mund t’ia futim kot nëse themi se “edhe të tjerët njësoj japin rryshfete”.
    Po sa jemi vrasës ne, në krahasim me të tjerët? Po i referohemi një studimi për vitin 2003. Në bazë të këtij studimi, ne zëmë vendin e pestë në Botë, për vrasjet për çdo 100 000 banorë. Kështu, ne i bie të kemi mesatarisht 28 vrasje në vit për 100 000 banorë. Për vrasjet, ka vetëm 4 vende që janë më keq se ne. Kështu në Kolumbi ka 84 vrasje në vit për çdo 100 000 banorë. Por mos të fryhemi se jemi mirë, se ka vende që kanë me dhjetra herë më pak vrasje se ne. Kështu p.sh. Sllovenia, ka vetëm 0,7 vrasje (pra mesatarisht më pak se 1 vrasje) në vit për çdo 100 000 banorë. Por edhe në Amerikë (SHBA), që nga filmat policeskë të krijohet përshtypja se atje bëhet nami, numri i vrasjeve në vit për 100 000 banorë është 5,7 vetë—nja 5 herë më pak se tek ne—shumë më mirë, apo jo! Pra, nuk duhet të themi, “hë mo se edhe të tjerët janë vrasës”—ka vrasës e vrasës!
    Në fund, një këshillë praktike për të kuptuar të dhënat nga vende të ndryshme. Sa herë të dëgjoni lajme e të dhëna nga bota, merrni parasysh popullsinë e vendit përkatës. Kështu p.sh., nëse dëgjoni se “në Amerikë u vranë vjet 15 000 vetë”, dhe se “në Shqipëri u vranë “vetëm” 800 vetë”, mos u ngutni të thoni: “e sheh sa pak në Shqipëri!” Për të krahasuar të dhënat e Shqipërisë, me ato të Amerikës, ato të Amerikës duhet t’i pjestoni me rreth 100 (raporti i popullsisë së Amerikës, 300 milion, me të Shqipërisë, rreth 3 milionë). Pra, 15 000 vetë të vrarë në Amerikë, pjestuar me 100, bëjnë 150 vetë, konvertuar sikur popullsia e Amerikës të ishte sa e jona. Pra, që të jemi më mirë se Amerika, duhet që në shqipëri të ishin vrarë vetëm 150 vetë, e jo 800 vetë, sa ç’thanë se janë vrarë. Çdo njëri prej nesh, shqipove, që e ka mbaruar klasën e katërt fillore, mund t’i bëjë këto lloj llogaritjesh: mjafton të mos ketë qejf të gënjejë veten, apo të mashtrojë shokun.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    me te vertet prej kaosit te lere nga berisha e deri sot gati 10 vite a ka statistika sa njeri eshte vra,me doket me shume se ne luften e Kosoves

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  3. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26
  4. Ligjet e Marfit (dhe te tjerëve)
    Nga Lisi në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 11:20
  5. Qka u deshirojme te tjereve na ndodhe neve
    Nga Pelasgian në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 09:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •