Te lumte docka!!Postuar më parë nga BlackEagle
Thenie mese kuptim plote keto me larte, Ju pershendes juve Akili.
Desha te shtoj se njeriut s'mund t'ja gjesh fundin kollaj, jo me kote thoene se njeriu s'njihet gjat nje jete te tere.
Mund te ndodhi dhe e kunderta e asaj qe ndodh shpesh ne ditet e perditshme, mund te ndodh dhe qe nje femer apo nje mashkull te jene te virgjer deri ne momentin e marteses, por qe te kthehen ne " ****" mbas saje, dhe kjo do ishte me e keqa mendoj une.
Te jemi pak realist, dhe te mendojme se nuk po jetojme ne shqiperine e viteve 1800, kur burri e shihte gruan per here te pare vetem kur ia sillnin ne shtepi me duvak ne koke.
E shkuara e nje njeriu varet nga shum faktore, dhe nese do te jesh i sigurte per te ardhmen, ben mire qe ti analizosh te shkuarat si tenden dhe te tije ne menyren me te sakte te mundshme, te mendosh si ka menuar bashkshorti ne kohen qe ngjarjet kane rrjedhur, te mendosh se si ai apo ajo jane ndier.
S'mund ta quash njeri te keq dike qe dikur dashuroi me shpirt, dhe qe pati mardhenie seksuale me njeriun qe dashuroi, por qe per nje arsye apo nje tjeter gjerat u lane ne mes.
Te vdesesh nuk eshte gje e re per jeten, te jetosh, nuk eshte gje e re gjithashtu.
Respekte.
Krijoni Kontakt