E lë i fejuari, var veten 24-vjeçarja
Korçë-Telefonata e shkurtër me të fejuarin që punonte si emigrant në Selanik të Greqisë, e ka shokuar një 24-vjeçare nga fshati Gjonomadh i Korçës dhe e ka nxitur që ajo t’i japë fund jetës pa e përtypur divorcin që ai i ka kërkuar në telefon dhe pse ajo e ka kërkuar për gati një gjysmë ore për t’i marr shpjegime rreth këtij vendimi, i dashuri nuk e ka ngritur celularin, por e ka lënë...
Ngjarja
Telefonata ka qenë tepër e shkurtër dhe e prerë, sipas familjarëve dhe të afërmve të vajzës.Pas telefonatës rrufe që ka bërë dhëndri i ri nga Selaniku i Greqisë se “shiko ndonjë tjetër se me mua nuk ke më punë” 24-vjeçarja Ana Bramkllari ka vënë në dijeni prindërit, ku lajmin e parë ia ka dhënë babit Xhaferrit dhe e ka sqaruar se i fejuari e kishte lënë përgjithmonë. Nga lajmi Ana është tronditur dhe e ka bluar gjithë natën se si do ta kalonte këtë mynxyrë në fshatin e largët prej 24 km nga Korça ku ajo banonte dhe para tre muajsh kishte shpallur fejesën me një djalë nga Tirana. Dhëndri ka qenë me origjinë nga fshatrat e Oparit dhe nga viti 1993 kishte zbritur për të jetuar ne fshatin Sovjan të Korçës, zonë fushore dhe para një viti ai kishte ndërruar konak me familjen e tij dhe banonte ne Tiranaë, ku e motra e viktimës kishte hyre si mblesë, për të fejuar motrën e vogël.
Familjaret
Babai i 24-vjeçares Xhaferri tepër i tronditur nga fatkeqësia që i ka ndodhur shprehet se” pasi vajza është vënë në dijeni nga ish “maskarai” nuk e menduam që nuk kishim të bënim me një miqësi të re dhe të rregullt. Telefonata që ime bijë ka bërë, ka qenë herën e fundit e shkurtër dhe e ka dëshpëruar time bije,por që nuk ma priti mendja se ajo do të flijohej duke varur veten. Për gati një gjysmë nate ka qenë tepër e tronditur dhe shqetësuar megjithëse ne si prind u munduam që ta qetësonim,që ajo ta harronte atë histori. Por…na ndodhi ngjarja.
Vetëflijimi
Për tërë natën 24-vjeçarja e ka kaluar pa gjumë dhe ka qenë nën kujdesin e prindërve, por orët e natës nuk kanë sosur që të ulin dhe qetësojnë vajzën e katërt të Xhaferr Bramkallarit, në fshatin Gjonomadh pas asaj telefonate të bërë nga i fejuari. Kur të dy prindërit të lodhur nga kjo dhimbje janë qetësuar paksa ,vajza ka shkuar në haur dhe ka hequr litarin e mushkës nga samari dhe ka përgatitur këndin për vetëflijim duke e kaluar atë në qafë dhe i ka dhënë fund jetës, por ka qenë babai që ka kontrolluar veprimet e së bijës se a kishte rënë për të fjetur, por kur pa se ajo mungonte në shtratin që flinte që prej 24-vjetësh, ka zgjuar bashkëshorten dhe janë nisur për ta kërkuar. E kanë gjetur hapur derën e haurit dhe janë drejtuar, por kanë parë vajzën të varur, ende me trupin e ngrohtë pa jetë. Ishte ora 5 e 30 e mëngjesit, kur ata kanë gjetur vajzën. Edhe pse janë munduar të japin ndihmën e parë, nuk kanë arritur dhe e kanë dërhuar vajzën në shtëpi për t’i bërë nderimet e fundit.
Krijoni Kontakt