edhe hafije po beheni ju pdk-ja..
i spiunuat shoket.. e aak-se..
sic duket ramushi spo ju bindet juve..
edhe hafije po beheni ju pdk-ja..
i spiunuat shoket.. e aak-se..
sic duket ramushi spo ju bindet juve..
Brari per ti hek armet nga kontrabandistet e kriminelet koka keq sipas teje a!!!!!!!!!!!!!!
Per paralajmrimin qe z. Thaçi e ka ba me pare po e citoi: “Parapolitika që dirigjon qeverinë e Kosovës ka vënë në funksion edhe maskat që i organizon dhe i vendos nëpër rrugë të Kosovës për të kërcënuar procesin dhe për të dërguar imazh të keq për Kosovën”, tha Thaçi.
edhe kjo koka hafi sipas teje a!!!!!!!!!!
ja burr nuk ka njeri qe te bjen ne fije ty
po lidhe dikun pelen o brari se nuk shkon tan jeten jo keshtu jo ashtu jo i thash jo me tha jo i mire jo i keq
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Publikohen informacionet shtesë rreth armatimit të gjetur në Shtuticë
Shërbimi Policor i Kosovës ka publikuar informacionet shtesë rreth armatimit të gjetur në Shtuticë. “Gjatë kësaj bastisje janë gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit si: 116 copa granata artilerie si dhe granata antitank me dhe pa fragmente të kal 75 mm;dy armë automatike (mitrolez)të kalibrit 7.62 PKT; një top pa dridhje të kalibrit 75 mm; 2 granata dore së bashku me mbajtëse të armatimit (gjoksore); një sasi e uniformave ushtarake; disa maska kundër helmit; mbi 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.”, Bëhet e ditur në njoftim.
“Ky armatim është gjetur në shtëpi dhe objekte përcjellëse, ndërsa dy furgona (kombi) janë konfiskuar si prova materiale. Me urdhër të prokurorit këta tre persona mbahen në paraburgim. I tërë operacioni ka përfunduar sot rreth orës 02:00, ndërsa hetimet në lidhje me këtë rast janë duke u zhvilluar edhe më tutje” thuhet në njoftimin i cili përmban edhe informacionin se njoftimi për rastin ishte bërë për “kontrabandim me armë”.
RTK 21/12/2006 14:31:54
-------------------------------------------------------------------
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kryetari Thaçi: Statusi politik i Kosovës nuk zgjidhet drejt duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar atë
21.12.2006
Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e artikuloi shefi i këtij grupi z.Jakup Krasniqi, është vendosur që në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës të diskutohet për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Kjo kërkesë është aktualizuar pas arrestimit për vepra kriminale të dy zyrtarëve të lartë të partisë që udhëheq qeverinë e Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët njëkohësisht janë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.
“Statusi politik i Kosovës zgjidhet drejt, zgjidhet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me zotimin e politikës kosovare, jo duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar atë. Prandaj, dihet adresa politike e të keqes në Kosovë”
- tha mes tjerash kryetari i PDK-së z.Hashim Thaçi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në fjalën e tij, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi ka ritheksuar se “tri janë çështjet kryesore që i hapin rrugë suksesit për statusin politik të Kosovës: stabiliteti, uniteti ynë i qëndrueshëm politik dhe gjithëqytetar dhe partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare. Nëse i implemetojmë me sukses këto çështje në këta muaj, do të kemi sukses edhe në zgjidhjen e statusit. Nëse dështojmë në këto prioritete, do të dështojmë apo do të kemi një status të padëshiruar. Por, unë jam i bindur që do të kemi sukses”.
“Statusi politik i Kosovës zgjidhet drejt, zgjidhet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me zotimin e politikës kosovare, jo duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar atë. Prandaj, dihet adresa politike e të keqes në Kosovë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: kërkohet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar në Kuvendin e Kosovës për çëshjtjen e sigurisë së përgjithshme në vend, ku do të jenë edhe autoritetet tjera qeverisëse. Asgjë nuk është e izoluar në zhvillimet rreth gjendjes së sigurisë në vend” – theksoi lideri i PDK-së z.Thaçi.
Në diskutim morën pjesë edhe anëtari i kryesisë së Kuvendit nga radhët e PDK-së z.Xhavit Haliti, nënkryetari i PDK-së z.Hajredin Kuçi, si dhe deputetë tjerë nga opozita demokratike e Kosovës, me diskutimet e të cilëve kërkohej argumentueshëm dhënia e përgjegjësisë politike të qeverisë së Kosovës rreth implikimit të zyrtarëve të saj në vepra kriminale, veprime këto që po dokumentohen edhe me arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë të AAK-së, e cila po vazhdon ta keqqeveris Kosovën, në këto momente vendimtare për fatin e vendit dhe qytetarëve tanë.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Prishtinë, 21 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 15:48
“Askush nuk mund të thotë më se qeveria dhe ministritë nuk janë të përfshirë në maska, krim të organizuar dhe bën bartjen e armëve nëpër Kosovë”, tha Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, duke pyetur se kundër kujt mbahen ato armë. Ministri Selmanaj tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe nuk mban përgjegjësi për arrestimet e të dyshuarve për përfshirje në veprimtari kriminale. “Pse të jem përgjegjës, derisa ngjarja është zhvilluar jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës? Ku dimë ne se çka ka ndodhur, derisa kemi qenë duke punuar tërë ditën dhe s’kemi pasur kurrfarë informacionesh”, ka thenë Selmanaj.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Postuar më parë nga DYDRINAS
Spiuni mbetet spiun ,ska aty çka tjetër .
Hashimi është mashkull që është ritur nën ritin e spiunimit familjar ( ky ishte ai ishte , ky tha ai tha , ky shkoi ai erdhi e tjera e tjera ) , se është djalë i polarit ( rojës së fushave të Brojës ) .
Hashimi,sikur të ishte gjallë dulla , do ishte fatosi dhe pioneri më i devotshëm i tij dhe në fund dihet që dua do e dekapitonte siç dekapitoi sa e sa të devotshëm të tij ,të tjerë .
Në Kosovë përdoret një fjalë domethënëse :- '' Çka piqet nuk koriqet '' ,e poashtu edhe thënia kineze '' Çka pjell maca , han minj ''zen ven të posaçëm për këtë veprimtari spiunllëku të pdk-istëve të kosovës e gjegjësisht Hashimit ( përndryshe këlyshët e këlyshit të dullës , me rrënjë të politikës nga Kreta greke ) .
Hashimi dhe skota e tij është produkt i LPK-istëve ,që është pjellë e si prindërve të sigurimit të dullës dhe udb-ësë së dollancit të ish jugosllavisë .
Spiunimin këta e kanë në gjenet e tyre të infuzuar nga këta shërbime famëkeqe për shqiptarët .
Këta krijesa janë në gjendje që të bëjnë gjithçka ( shesin dhe tradhëtojnë edhe familjen ,vetëm e vetëm për përfitim personal ) .
Hashimi , është ai që spiunoi Akd. Dacin dikur tek ndërkombëtarët për '' Muralet '' e Kuvendit të Kosovës , po ai Hashim është ai që spiunon sot drenicasit e vet tek ndërkombëtarët ,vetëm përse janë të një krahu tjetër politik e jo të tij ( ashtu siç spiunoi edhe Adem Jasharin dikur tek sërbët dhe sot mundohet të përfiton poltikisht nga tragjedia e tij familjare ) .
E gjëthë këte e bën ,për tiu lëpirë b-thën si sërbëve ( në bisedimet e Vienës ) ,si ndërkombëtarëve ,për një çikë pushtet .
Nëse pyet populli ,siç është pyetur deri më sot , Hashimi ka për të vdekur pa me iu realizuar dëshira - kryeministër i Kosovës .
Poshtë spiunët !
ky lartpamesi moti e ka dit se çka po ndodh ne Ksove
Para-politika që dirigjon Qeverinë e Kosovës, ka vënë në funksion edhe maskat, të cilat po dalin në rrugë për të kërcënuar procesin, por edhe për t’i krijuar një imazh të keq Kosovës para botës, tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Postuar më parë nga Llapi
Ky , hashim lopar spiuni , deri tani ka mbetur gjallë ( sipas rrugës së dullës ) vetëm duke iu hëngër kokat shokëve të vetë më të ngushtë duke filluar prej tek gazetari Ali Ukaj , Luan Haradinaj, Fatmir Limës e tjerë e tjerë e deri tek ky i fundit gjenerali Naim Bazaj .
Mandej o Llap , këtë ''Lajm '' të '' Kosovapreshit '' që e ke postuar në temën '' Arrestohen zyrtarë të AAK-së të zënë në flagrancë me maska dhe të armatosur '' të hapur nga rpt-ja , ishte dashur që ta postosh këtu ( edhe këtu ) , që ta kuptojnë forumistët e tjerë se , përse Ramush Haradinaj menjëherë e ka përjashtuar nga partia e vetë këtë far Gjeneral Naim Bazajn .
Pra ,shul shqip i bjen që , ky farë gjenerali drenicak Naim Bazaj , ia paska pasur me hile Ramushit .
Eh i ka mësuar shum mirrë dulla këlyshët e tyre për të marë Kalanë nga mrenda - startegji greke e mbetur që nga lufta e Trojës ( Kali i Drujtë ) .
Nuk ngrihet m-uti me shkop o llapo : Analfabetin , injorantin jo gjeneral ta bësh ,por edhe gjeneral simo me e bërë do e lejon vetën që tjetër kush me e tërhek për hunde ( ky farë Naimi ka shkollë ,por sigur duket paska shkuar vetëm si turist në shkollë ) .
Ju rroftë spiunllëku i trashëguar nga vlaznim bashkimi i shkijeve .
Poshtë spiunët .
Nostradamus Thaqi!!
me daten 8 akuzon qeverin se perdor maskat neper rruge
e me daten 21 arrestohen dy ish-veterane te luftes ne AAK se jane te `dyshuarit`e atyre qe dalin me maska neper rruge.
Edhe,cka eshte me e keqja ata te dy jane Drenas!!
A nuk i "kendon" Thaqi trimave t`Drenices aa?Si behet kjo pune!
Pse nuk prek askush koken pak, e te konkludoj se kjo e tera nuk eshte asgje tjeter perpos perpeqi i Thaqit &Jakupit&Sorres dhe atyre
qe deshirojne me `vet-vendos`se kush do haj mishin e pjekur e kush do e haje ashtu me gjake,te papjekur!
Pse nuk ngriten ne kembe keta veteranet e luftes kunder kesaj akuze te padrejte e te rrejshme
ashtu siq bene per veteranet e tjere,per Limen,per hamomin e hyren kur akuzoheshin per vrasjen e shqiptareve?
A nuk i bie edhe kesaj here hijee rende UÇK-es aaa?
Pse kesaj here rrahin shuplaka Thaqistat,te gezuar si femiu kur i sjell babadimri dhurata
Te gjithe keta,qe ne keto momente kerkojne doreheqjen e kesaj qeverije
ata,siq i quen Brari ,kanibalet/vampiar e nates ,te gjithe
jane KUNDER PA`VRASIS SE KOSOVES.Me falni ,deshta me thane PAMVARSIS SE KOSOVES.
PIKE
Edhe topi nuk e luen.
Mir fole DriniM,po kujt ,kujt me i fol?!
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 22-12-2006 më 06:12
INSTITUCIONET DËNUAN AKTIVITETET E PALIGJSHME TË GRUMBULLIMIT TË ARMATIMIT
Zijadin Gashi, Prishtinë
Opozita e ka akuzuar edhe sot qeverinë e Kosovës se zyrtarë të saj qëndrojnë prapa disa grupeve kriminale dhe maskave të paraqitura në pjesë të caktuara të Kosovës. Këto akuza opozita i ka shprehur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi që policia dje ka arrestuar 3 persona, tek të cilët është gjetur sasi e konsiderueshme armatimi i llojeve të ndryshme. Për njërin prej këtyre tre personave është konfirmuar se është këshilltar i Ministrit të Punës Ibrahim Selmanaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Mirëpo përkundër këtij fakti, Selmanaj tha se nuk e ndien veten fajtor dhe nuk ka ndërmend të jap dorëheqje.
“Pse të jem përgjegjës përderisa ngjarja është zhvilluar jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës”, tha Selmanaj.
Selmanaj tha se ai nuk ishte në dijeni për përfshirjen e zyrtarëve të ministrisë së tij në aktivitete të tilla, të paligjshme.
“Çfarë dijenie, ne punojmë tërë ditën dhe nuk kam pas kurrfarë dijeni për atë që ndodhi”, pohoi ministri Selmanaj.
Mirëpo arrestimi i këshilltarëve të ministrit Selmanaj dhe kapja e një sasie të konsiderueshme të armatimit, ka nxitur reagimin e opozitës në Kuvend.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi ka kërkuar që Kuvendi të shtrojë urgjentisht për debat situatën e sigurisë dhe t’i ftojë kryeministrin dhe ministrin e rendit që të raportojnë për gjendjen aktuale, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi tha se dihet edhe adresa prej nga po destabilizohet Kosova. Thaçi tha se veprime të tilla dëmtojnë edhe procesin e statusit të Kosovës.
“Statusi politik i Kosovës zgjidhet drejt, zgjidhet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me zotimin tonë të politikes, jo duke e toleruar të keqen, por duke e luftuar. Prandaj, dihet adresa politike e të keqes në Kosovë, qëndrimi ynë është shumë i qartë, kërkohet një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar në Parlamentin e Kosovës ku do të jenë dhe autoritetet qeverisëse”, tha Thaçi.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, kryeministri Agim Çeku tha se i dënonte këto veprime kriminale, por ai kërkoi që para se të shkohet me veprime të tjera, qoftë edhe ndëshkime në qeverinë e tij, duhet të priten dhe rezultatet e hetimeve nga organet përkatëse:
“Unë, edhe si kryeministër edhe si qytetar i Kosovës, ndihem shumë i brengosur për atë që ka ndodhur dje, por ajo është kryer nga individët dhe ata janë kriminelë dhe kjo nuk është kryer nga asnjë subjekt politik dhe as nga qeveria, distancohem plotësisht nga ky akt”, theksoi Çeku.
Kryeministri ka premtuar se do të ndërmerren masa sqaruese dhe pastaj do të mendohet për veprimet e ardhshme politike.
Deputetët e opozitës e kanë akuzuar qeverinë duke thënë se veturat në të cilat është gjendur armatimi kanë qenë të ministrive kosovare. Por zëdhënësi i SHPK-s, Veton Elshani e ka mohuar një gjë të tillë. Ndryshe deputetët vendosën që ky rast, por edhe situata e përgjithshëm e sigurisë të shqyrtohen në një seancë të veçantë plenare, në një afat sa më të shpejtë.
europa e lire
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt