-VII-
LAVDIA E PRIFTËRISË

Puna e priftërisë kryhet në tokë, por ajo renditet midis ligjeve qiellore. Kjo është e vërtetë sepse asnjë njeri, as ëngjëll dhe as kryeëngjëll, as ndonjë fuqi tjetër e krijuar, por vetë Parakliti urdhëroi këtë trashëgimni, dhe i bindi njerëzit që për sa kohë të ishin në tokë të përfaqësonin pushtetin e ëngjëjve. Prandaj prifti duhet të jetë aq i pastër sikur të ishte në qiell, mes këtyre fuqive.
Simbolet që ekzistonin përpara pushtetit të lavdisë ishin të frikshme dhe respektnxitëse p.sh., këmbanat, shegët, gurët në përkrenare, gurët në kurorë, rroba e gjatë, kurora e artë, e Shenjta e të Shenjtave, qetësia e thellë nga brenda. Po n.q.s. marrim parasysh pushtetin e lavdisë, do të shohim se këto simbole të frikshme dhe respektnxitëse s’janë azgjë para tij. Thënia për ligjin është e vërtetë edhe këtu : “Sepse çka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikpamje, për shkak të asaj lavdie që e shkakton çdo masë”1.
Kur shikoni zotin të sakrifikuar dhe shtrirë përpara jush dhe Priftin e lartë duke qëndruar mbi të e duke u lutur, dhe të gjithë ata që marrin pjesë të çmuar nga ai gjak i shenjtë, mund të mendoni se jeni akoma mes njerëzve në tokë? A nuk ju duket se njëherë keni kaluar në qiell, dhe pasi keni larguar nga shpirti juaj çdo mendim njerëzor, a nuk shikoni përreth me shpirt të zhveshur dhe mendje të pastër gjëra qiellore? Oh, çfarë mrekullie! Oh, mirësia dhe dashuria e Zotit për njerëzit! Ai që ulet aty lart me Atin është në atë moment në duart tona, dhe u jepet të gjithë atyre që duan ta takojnë dhe përqafojnë – gjë të cilën të gjithë e bëjnë me sytë e tyre. A mendoni se kjo gjë mund të përçmohet? Apo se kjo është diçka mbi të cilën çdokush mund të ishte superior?
Do të donit ndonj mrekulli tjetër që tu tregonte madhështinë e kësaj pune të shenjtë? Imagjinoni me sytë e mendjes, n.q.s. mundeni, Elian dhe turmën e madhe përreth tij dhe therores që ndodhet në altar.
Gjithë të tjerat janë akoma në qetësi të thellë. Vetëm provë nga qielli. Kjo është e mrekullueshme; dhe do të shikoni, profeti lutet. Papritur zjarri bie; jo vetëm gjëra të mrekullueshme, por gjëra që tejkalojnë çdo tmerr, përzjerë me çudi, konfuzion. Pastaj kjo hyri nga kjo skenë tek ritet tona. Prifti qëndron aty duke zbritur poshtë, jo zjarr, por Shpirti i Shenjtë. Dhe ai ofron lutje të gjatë, jo sepse disa flakë nga lart mund të konsumojnë therore, por që lavdia të bëhet mbi të përmes asaj lutjeje, t’i ndriçojë shpirtet e të gjithëve, dhe t’i bëjë ata të duken më të ndritshëm sesa argjëndi i rafinuar në zjarr. A mund njeri, jo aq budalla e anormal, ta përçmojë këtë rrit kaq respektnxitës? A nuk e dini se asnjë qënje njerëzore nuk mund t’i rezistojë atij zjarri sakrifikues, dhe që të gjithë do të ishin shkatëruar komplet, po të mos kishin qënë ndihma e fuqishme e Lavdisë së Zotit?
Çdo kush që merr parasysh se çdo të thotë të mundesh, në gjëndjen e tij njerëzore akoma i përbërë nga mish e gjak, të arrish atë Qënje të bekuar dhe tepër të pastër, do ta shikojë shumë qartë sa i madh është nderi që lavdia e Shpirtit i ka dhuruar priftërinjve.Nëpërmjet tyre realizohet kjo punë, dhe një punë tjeter jo më e paktë se kjo është mbajtja e vëtetë e dinjitetit dhe shpëtimit tonë.
Sepse banuesit e tokës, duke pasur jetën në këtë botë, janë ngarkuar me kujdestarinë e gjërave qiellore dhe kanë marrë një autoritet të cilin Zoti s’ua ka dhënë as ëngjëjve dhe as kryeëngjëjve. Dhe as nuk ju tha atyre.. “Me të vërtetë ju them se gjithë gjërat që do të keni lidhur mbi tokë, do të jenë të lidhura dhe në qiell; dhe të gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë, do të jenë të zgjidhura edhe në qiell”2.. Ata që janë zotër mbi tokë kanë me të vërtetë fuqinë për të lidhur, por vetëm trupa njerëzorë. Por kjo lidhje prek vetë shpirtin dhe anon nëpërmjet qiellit. Atë që priftërinjtë e bëjnë në tokë, Zoti i nënshkruan lart në qiell. Pronari vërteton vendimet e skllevërve të tij. Në të vërtetë ai s’ju ka dhënë azgjë më pak sesa gjithë autoritetin qiellor. Sepse ai thotë, “Kujt do t’ia falni mëkatet do ti jenë të falura, kujto do t’ia mbani, do t’i jenë mbajtur”3.. A ka autoritet më të math se ky? “Sepse Ati nuk gjykon asnjëherë, por gjithë gjyqin ia dha Birit.”4. Por shikoj se Biri na ka dorëzuar atyre të gjithën. Sepse ata janë ngritur në këtë privilegj sikur ata të ishin çuar tashmë në qiell e sikur e kishin kalur natyrën njerëzore dhe ishin liruar nga pasionet tona. Përsëri nëse një mbret i jep të drejtën njërit prej njerëzve të tij të burgosin ose lirojnë përsëri sipas dëshirës ai njeri është i adhuruar dhe të gjithë e kanë zili. Por, megjithëse prifti ka marrë nga Zoti një autoritet aq më të madh se ai, pra qielli është më i shtrenjtë se toka dhe shpirtet më të shtrinjtë se trupi, disa njerëz mund të mendojnë se ai ka marrë një nder kaq të papërfillshëm saqë ata mund të imagjinojnë ndonjë që u është besuar ai dhe e kanë përçmuar këtë dhuratë. Zot na shpëto nga një çmënduri e tillë! Sepse është me të vërtetë diçka e çmendur të përçmosh këtë punë të madhe pa të cilën ne s’mund të marrim shpëtimin apo premtimet e mira të Zotit. Sepse nëse një njeri “në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”5. dhe “Po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij nuk keni jetën në veten tuaj”6. dhe të gjithë këto gjëra s’mund të bëhen përveçse me duart e tij të Shenjta, (d.m.th. të priftit) si mundet njeri, pa ndihmën e tyre, t’i shpëtojë zjarrit të Gehenasë apo të fitojë kurorën e tij? Ata janë të vetmit-ata dhe asnjë tjetër-që u është ngarkuar punë shpirtërore dhe janë të përgjegjshëm për lindjen që vjen nëpërmjet pagëzimit. Nëpërmjet tyre ne veshim Krishtin dhe bashkohemi me Birin e Zotit dhe bëhemi gjymtyrë të bindura të asaj koke të bekuar. Kështu ata do të jenë jo vetëm më të frikësur se drejtuesit dhe mbretërit, por më të nderuar dhe se etërit. Sepse etërit na bënë ne “nga gjaku dhe nga vullneti i mishit”; por ata janë të përgjegjshëm për lindjen tonë nga Zoti, lindja e dytë e bekuar emancipimi ynë i vërtetë, adoptimi përsa i përket lavdisë.
Priftërinjtë e Çifutve kishin autoritet për të kuruar lebrozën e trupit, ose më mirë jo për të kuruar lebrozën e trupit , ose më mirë jo për ta kuruar atë por vetëm për të vërtetuar kurën. Dhe ju e dini çfarë rivaliteti ekzistonte për priftërinë atëherë. Por priftërinjtë tanë kanë marrë autoritetin jo për lebrozën e trupit por për papastërtinë e shpirtit, dhe jo vetëm për të treguar kurën, por për ta kuruar në të vërtetë atë. Kështu që njerëzit që i përçmojnë ata janë shumë më të keq se satani dhe kompania e tij dhe meritojnë më shumë dënim. Sepse ata megjithëse quajnë të një cilësi që s’u përkiste të paktën kishin një konsideratë të mrekullueshme për atë, siç e treguam dhe duke dëshiruar kaq shumë. Por njerëzit për të cilët po flasim kanë bërë të kundërtën në një kohë kur priftëria ka qënë kaq i zbukuruar e në rritje. Prandaj krenaria e tyre është më e madhe. Në vlersimin e përçmin nuk ka krahasim midis përvetsimit të një nderi që nuk të përketë dhe ndriçimin me anë të tij. Midis njërës dhe tjetrës ekziston gjithë ndryshimin midis adhurimit dhe përçmimit. Kush do të ishte kaq mendje lehtë sa të bënte dritë[ndriçonte ]me këtë bekim të madhë? Asnjë do të thosha unë, përveç viktimave të ndonjë ndikimi djallzor. Por të kthehemi te çështja nga e cila u largova, Zoti u ka dhënë fuqi pushtet më të madhë priftërinjve sesa pridërve natyral, jo vetëm për ndëshkim por edhe për ndihmë. Ndryshimi midis këtyre të dyjave është aq i madh sa midis jetës së tanishme dhe të ardhshme. Pridërit na sjellin në këtë jetë; priftërinjtë në jetën që vjen. Prindërit nuk e ndalojnë dot vdekjen trupore as nuk e shmagin dot rënien e sëmundjes; priftërinjtë shpesh e kanë shpëtuar shpirtin e sëmurë dhe gati për të vdekur, duke bërë ndëshkimin me të butë për disa, dhe duke i ndaluar të tjerët nga vuajtja prej tij, jo vetëm nëpërmjetë udhëzimive dhe paralajmërimëve, por edhe duke i ushqyer ato me lutje. Ata kanë autoritet ti ndalojnë mëkatet, jo vetëm kur na bëjnë ne të rigjenerohemi, por edhe më pas. “A është i sëmurë ndonjëri nga ju” le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit, dhe lutja e besimit do ta shpëtoj të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse bërë mëkate, ato do ti falen7. Përsëri. pridërit e tyre natyror nuk mund ti ndimojnë bijtë e tyre nëse ata kanë telashe më të dukshme dhe të pushtetshmen, por priftërinjtë shpesh e kanë qetsuar inatin e vetë Zotit, për të mos thënë gjë për drejtuesit dhe mbretërit. A do të guxoj njeri të më akuzoj akoma për arrogancë pas kësaj? Mendoj se pas kësaj që kam thënë, një respekt i tillë do të mbushë mëndjen e dëgjuesve të mi saqë ata s’mund të akuzojnë më për mashtrim apo supozime, ato që e shmangin këtë nder, por vetëm ata që e kërkojnë për vete dhe janë vendosur ta marrin për vehte


-VIII-
Vështërsia e priftërisë

Nëse është e vërtetë se ata që u besohet qeverisja qytetare i shkatërrojnë qytetet e tyre dhe gjithashtu shkatrrojnë veten, me përjashtim të rasteve kur janë të zgjuar e të kujdesshëm, çfarë mund të themi për njeriun puna e të cilit është të zbukurojë nusen e Krishtit? Si mendini ju, sa fuqi në vetvete dhe nga lart i duket atij për t’ju shmangur dështimit të plotë?
Asnjë se donte Krishtin sa e donte Pavli; asnjë s’u tregua më serioz i sinqëritetit se ai; asnjëherë nuk i dha më shumë lavdi. Megjithatë për gjithë këtë ai kaloi përmes frikës dhe dridhjes për atoritetin e tij, për ata që ishin nën të. Ai thotë “Por druaj se, ashtu si gjarpri e gënjeu Evën me dinakrinë e tij, kështu edhe mëndja e juaj mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit”1. Dhe përsëri “Edhe unë kamë qënë tek ju me dobësi, me frikë dhe drithmëri të madhe”2. Megjithatë ai ishte një njeri që kishte qënë “i rrëmbyer deri në të tretin qiell”3 dhe dëgjoi “fjalë të patregueshme”4 dhe duroi “rrezik për vdekje”5 çdo ditë që jetoi pas bashkëbisedimit të tij. Ai ishte një njeri që s’donte të përdorte të drejtën që i ishte dhënë nga Krishti në rast se ndonjë nga besimtarët do të ofendohej.6
Nëse, atëherë, dukush që bëri më shumë nga sa ishte urdhëruar nga zoti dhe asnjëherë nuk synonte për ndonjë avantazh për veten e vet, por vetëm për ata që ishin nën drejtimine tij, ishte gjithmonë në frikë, sepse gjithmonë kishte parasysh madhështinë dhe përgjegjësisë së tij. Çfarë do të bëhet me ne, që shpesh synojmë për avantazhet tonë dhe kështu jo vetëm që s’bënjë më shumë nga ç’na ka urdhëruar Zoti, shumë herë thyejmë porositë e tij? “Kush është i dobët; thotë ai, që të mos jem dhe unë kush është skandalizuar dhe unë të mos përlëvdohem”.7 Kështu duhet të jetë një prift; ose më mirë, jo tamam ashtu, sepse kjo është shumë pak ose asgjë në krahasim me atë që do të them unë.
Dhe çfarë është ajo? “Sepse do të doja, “thtë ai të isha vetë i mallkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit.”8
Nëse dikush mund ta thotë atë: nëse dikush ka një shpirt të mundshëm për këtë lutje, ai duhet të fajësohet nëse i shmanget priftërisë. Por gjithkush që është jashtë aitj standarti sikurse dhe unë, meriton urrejtje, jo për shmangien por për pranimin e saj.
Nëse do të ishte çështja për zgjedhjen e dikujt gjeneral, dhe të përgjegjshmit për dhënien e nderit do të nxirnin një zdrukthëtar apo një këpucar ose ndonjë zanaçi tjetër të këtij lloji, dhe të përpiqeshim ta vendosnim në krye të ushtrisë, unë nuk dota përgëzoja atë të shkretë për mospërpjekjen për ta nxjerrë vetëm nga shkatërrimi i pashmangshëm.
Eshtë e mjaftueshme të quhesh thjesht “Bari i shpirtrave dhe ta ndërmarësh këtë punë megjithatë sido që të jetë, pa rezike, dhe në fajësoni po deshët për pseudolavdi (lavdiboshe). Po, nëse në të kundërt, njeriu që pranon këtë përgjegjësi ka nevojë për zgjuarsi të madhe edhe para zgjuarsisë, lavdinë e Perëndisë në masë të mirë, dhe karakter i drejtë, jetë e pastër, dhe më shumë se mirësi njerëzore, atëherë mos e kurseni faljen tuaj për mua sepse nuk dua të mallkoj veten pa shkak ose arsye.
Supozoni dikush solli një anije të madhe tregëtare me tonazh të lartë, e kompletuar mirë me rrema dhe e ngarkuar me mall të vlefshëm, dhe më vuri mua në timon dhe më tha të kaloja Detin Egje apo Mesdhe, do t’i kundërshtoja që në fjalët e para. Dhe nëse dikush do të më pyeste përse, do t’i thosha, “Të shpëtoj anijen nga mbytja!”. Nëse është vetëm paraja që është në rrezik, dhe rreziku ishte në më të shumtën për vdekje trupore, asnjë s’do fajësonte një njeri për kujdesin për çka vjen përpara, por kur fati i përmbytjes është të biesh, jo në det, por në humnerën e zfarri, dhe çfarë i pret ata nuk është vdekja që ndan shpirtin nga trupi, por vdekja që gjithashtu të çon në ndërshkim të përjetshëm, do të inatoseshit me mua dhe do të më urrenit që s’u hodha me kokë në një rrezik të tillë? Ju lutem, ju falem të mos më urreni e di sesa i dobët dhe i vogël është shpirti im. E di rëndësinë dhe vështirësinë e madhe e asaj detyre. Dallgë më të mëdha e trondisin shpirtin e priftit sesa stuhia që shqetëson detin. Para së gjithash është shkëmbi i frikshëm i lavdisë boshe, më i rëndësishëm se shkëmbi i sirenës për të cilën poetët tregojnë përalla të mrekullueshme. Shumë kanë pasur fuqi ta kalojnë këtë shkëmb dhe kanë pasur fuqi ta kalojnë këtë shkëmb dhe kanë shpëtuar pa probleme. Por për mua ai është aq i rrezikshëm sa dhe tani, që asnjë detyrim s’më shtyn drejt majës së tij, nuk mund të mos ndikohem nga kjo gjë e tmershme. Nëse dikush do ma kishte besuar këtë përgjegjësi, ai s’do kishte bërë gjë tjetër më shumë sesa do më lidhte duart pas kurrizit dhe do më çonte para bishave të egra që jetonin në atë shkëmb, që të më copëtonin çdo ditë. Dhe cilat janë ato bishat? Inati, dëshpaërim, zilia, mashtrimi, kundërshtimi, akuzimet, gënjeshtra, hipokrizia, intriga, mallkimi ndaj atyre që s’kanë bërë asgjë të keqe, kënaqësia ndaj një sjelljeje të pahijshme me priftërinjtë e tjerë, dëshpërim për suksesine tyre, dëshira për lavdërime, lakmia për të qënë i preferuar (e cila më shumë se çdo gjë tjetër e çon shpirtin njerëzor në shkatërrim), mësim sa për t’u kënaqur, lutej të kopjuara, e të pandershme, përçmi për të varfërit, servilizëm ndaj të pasurve, ndere absurde dhe forcave të dëmshme që vënë në rezik dhënësin ashtu si edhe marrësin, frikë servilizmi që është e përshtatshme vetëm për më të ulëtin e skllevërve, kufizim në të folurin e qartë, shumë pretendime dhe jo përulje e vërtetë, dështim në kritika e qortime, ose, për më shumë të bësh kështu jashtë arsyes me të përulurit ( t’i kritikosh) ndërkohë që asnjë s’guxon as të lagë buzët përkundrejt atyre që kanë fuqi. Gjithë këto bisha dhe në mos më shumë rriten në atë shkëmb. Dhe njerëzit që kapen njëherë nga ato nuk mund t’i rezistojnë skllavërisë që i bën ata t’i bëjnë e t’i ribëjnë ato, edhe të kënaqin gratë e gjëra që s’mund të përmenden.
Ligji Hyjnor nuk i përfshinte gratë në këtë pushtet, po ato forërisht hynë, çdo gjë e vëjnë me ndërmjetës, ato kanë kaq fuqi sa të caktojnë apo dhe të heqin pritërinj sipas dëshirës. Nga e prapta (mund ta shihni sa e vërtetë është proverbi) “ndjekësit drejtojnë udhëheqësit” – shumë keq, nëse ishin gra, pra ato janë gra, dhe pikërisht ato të vilave s’u lejohet të japin mësim. A thashë “të japin mësim”? Shën Pavli nuk i lejonte ato as edhe të flisnin në Kishë. Por kanë dëgjuar të thuhet se ato kanë fituar aq liri fjale saqë ehe qortojnë peshkopët në Kisha dhe i kritikojnë ata më ashpër sesa pronarët kritikojnë skllevërit e tyre.
Po mos mendoni se po i sjell këto gjykime kundër gjithë klerikëve. Janë shumë ata që u kanë shpëtuar këtyre ngatërresave, - me të vërtetë më shumë sesa ata që janë mpleksur me to. Dhe nuk guxoj të fajësoj detyrën e priftërisë për këto të këqija. Zot mos lejo që të jem kaq budalla! Të zgjuarit nuk fajësojnë thikën për vrasjen, as verën për dehjen, as fuqinë për mosrespektin, as kurajon për pakujdesinë, moskokëçarjen. Jo; ata fajësojnë njeriun që i përdor në mënyrë të gabuar dhuratat e zotit dhe dënojnë atë për ato. Detyra e priftërisë shumë mirë mund të na akuzojë ne për mos përdorim të drejtë. Jemi vetë ne që, kemi njollosur njollë pas njolle, duke ia besuar vjerëzve të thjeshtë. Dhe ata e pranojnë me zjarr –farë u ofrohet, pa parë njëherë shpirtet e tyre ose pa parë seriozitetin e çështjes. Dhe kure ushtrojnë këtë pushtet, sytë e tyre verbohen nga mungesa e eksperienvës dhe i mbushin kishat që u janë besuar me njëmijë e një telashe.
Kjo ishte tamam ajo që më ka ndodhur mua vetëm se Zoti më shpëtoi menjëherë nga këto rreziqe, për mëshirë të Kishës së Tij dhe shpitit tim. Më thoni, ku e kanë burimin të gjitha çrregullsitë në Kisha? Mendoj se burimi i vetëm është në mënyrën e pakujdesshme e ordinere sipas së cilës zgjidhen dhe emërohen klerikët. Sepse drejtuesi duhet të jetë pjesëtari më i fortë, në mënyrën që të jetë në gjëndje të kontrollojë frytin e keq që përparon nga pjesa tjetër e trupit dhe t’i rregullojnë ato në mënyrë të drejtë. Por nëse ai është vetë i dobët, ai s’mund t’i ndalojë ato goditje infektive, dhe bëhet më i dobët seç është nga natyra, dhe shkatërron pjesën tjetër të trupit bashkë me veten e vet. Për të ndaluar ndodhjen e kësaj në shembullin e tanishëm, Zoti më ka mbajtur të sigurtë me kategorinë e “këmbëve” ku unë e kisha vendin që në fillim.


Karakteri dhe tundimet e një Peshkopi.

Ka edhe shumë cilësi të tjera, përveç atyre që kam përmendur, që duhet t’i ketë një prift e që unë s’i kam.
E para është, ai duhet ta pastrojë tërësisht shpirtin e tij nga ambicja pëar detyrë. Sepse nëse tërhiqet nga detyra, kur ta marrë atë “do t’i hedhë benzinë zjarrit” dhe duke qënë i udhëhequr nga ambicia ai do tolerojë çdo gjë të keqe për të qënë i sigurt edhe duke u servilosur ose duke u nënështruar trajtimeve të pavlefshme e të ulëta, ose duke hartuar shumë. Po e lë mënjanë, nga frika se mos them gjëra që s’ia vlen të përmenden, fakti se disa njerëz, nga kënaqësia për këtë detyrë i kanë mbushur kishat me vrasje dhe i kanë ndarë qytetet në grupe rivale.
Mendoj se rruga e drejtë është të kesh një vlerësim të përshtatshëm për këtë detyrë, të mos presësh gjykimen e të tjerëve nëse ke bërë një mëkat që s’e lejon të vednosësh në atë detyrë, të mos presësh gjykimin e të tjerëve nëse ke bërë një mëkat që se lejon të vendosesh në atë detyrë, por ta paraprish atë e të largohesh vetënga kjo detyrë. Ndoshta në këtë mënyrë do të nxisë mëshirën e Pernëdisë. Por nëse u ngjitët në një post për të cilin nik është i përshtatshëm, ai e privon vehten nga çdo lloj faljeje dhe e provokon më shumë inatin e Perëndisë duke bërë një gabim të dytë e më të rëndë. Po asnjë s’do të ishte i kënaqur duke bërë kështu, sepse ekziston në të vëtetë një tundim i tmershëm për të dëshmuar një nder të tillë. Dhe duke thënë kështu unë nuk e kundërshtoj Shën Pavlin, por jam dakort plotësisht me atë që thotë ai. Cilat janë fjalët e tij? “kjo fjalë është e sigurtë: N.q.s. dikush dëshiron të bëhet peshkop dëshiron një punë të mirë.”1 doja të thoja se është e tmerrshme të dëshirosh dhe jo punën, por autoritetin dhe pushtetin e plotë.
Mendoj se njeriu duhet të heqë nga mendja këtë ambicje me kujdesin më të madh dhe mos ta lërë vehten e tij të drejtuar nga kjo ambicje as edhe për një çast, në mënyrë që të veprojë gjithmonë me liri.
Sepse nëse ai nuk dëshiron të marrë formë në një pozicion të tillë autoriteti, as nuk do ta rezikojë humbjen e tij. Dhe nëse ai nuk ka frikë për këtë, mund të veprojë gjithmonë me lirinë që karakterizon njerëzit e krishterë. Por ata që kanë frikë dhe i tmerohen largimit prej kësaj detyre vuajnë një skllavëri të hidhur plot me të këqija dhe shpesh nuk e ndalojnë dot ofendimin që i bëjnë njeriut dhe Perëndisë.
Por shpirti nuk duhet të jetë në një gjëndje të tillë. Asht sikurse në luftë shikojmë se ushtarët që kanë moralin lart luftojnë me zjarr e bien si trima ashtu edhe ata që kanë ardhur në këtë administratë duhet të jenë gati si për t’u emëruar në këtë detyrë ashtu dhe pët t’u liruar nga ajo, si u ka hije të krishterëve, duke ditur se një zbritje largim i tillë nga detyra të çon në fitoren e një kurore jo më të paktë sesa vetë detyra.
Sepse nëse atij i bëhet një gjë e tillë nga dikush tjetër sepse ai nuk i nënshtrohet asgjëje që është e parealizueshme dhe e pavleshme për pozitën e tij, ai fiton një ndëshkimi më të madh për ata që me pa të drejtë e heqin nga detyra, dhe një shpërblim më të madh për veten. “Lum ju” thotë Zoti ynë, kur do t’ju shajnë dhe to t’ju përndjekin dhe duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush.2 Kjo është e vërtetë edhe kur dikush pushohet nga puna e nga njerëz të rangut të tij, si nga zilia dhe për të kënaqur të tjerët apo nga urrejtja e ndonjë motiv tjetër i gabuar. Por kur ai trajtohet në mënyrë të tillë nga armiqtë e tij, nuk mendoj se duhet ndonjë argument për të treguar se çfarë nderi i bëjnë atij me ligësinë e tyre. Kështu duhet të jemi plotësisht të kujdesshëm kundrejt ambicies dhe të shikojmë veten me kujdes që të mos lemë asnjë shkëndijë të saj të shpërthejë së ndonjë vend të padukshëm. Ka shumë për të dëshiruar te ata që kanë qenë të lirë më parë nga ky infektimi të cilët duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë ta shmangin dhe kur marrin përsipër këtë detyrë. Por nëse dikush ushqen brenda vehtes këtë bishë të egër e të tmerrshme para se të marrë detyrë, nuk mund të thuhet se në çfarë furrnaltë e ka hedhur veten ai, pasi e ka marrë atë detyrë. Për sa më përket mua dhe mos mendoni se unë mund t’iu gënjej për vetëvlerësim, e kam këtë ambicie në shkallë shumë të lartë. Dhe ky fakt, po aq sa dhe shkaqet e tjera, më alarmuan dhe më nxitin të largohem ashtu siç bëra. Sepse ashtu si dhe dashuruesit e një njeriu human durojnë një tronditje të tmerrshme pasioni për aq kohë sa janë pranë objekteve të dashurisë së tyre, por e largojnë eksitimin kur largohen aq sa munden nga atë të cilët duan; ashtu edhe ata që dështojnë në këtë detyrë u duket e keqja e patolerueshme kur janë pranë saj; por e shuajnë dëshirën bashkë me pritjen, porsa heqin dorë nga shpresa.
Kjo, pra, ishte nëj arsye e fortë, edhe dhe nëse ishte fare e vetme, do të kishte qenë e mjaftueshme për të larguar mua nga ky dinjitet. Megjithatë, në të vërtetë ekziston dhe një arsye tjetër po aq e fortë. Cila është ajo? Prifti duhet të jetë serioz i ndjeshëm e i kujdesshëm dhe duhet të ketë një mijë sy për të parë në çdo drejtim, sepse ai nuk jeton vetëm për veten e tij por për një shumicë njerëzish. Por unë jam i ngathët i shkujdesur dhe aspak i mjaftueshëm për shpëtimin tim, ashtu si do ta pranonit dhe ju, megjithë se shumica prej jush do t’i fshihte fajet e mia për hatër të dashurisë.
Mos më flisni tani për Kreshmë, vigjilencë dhe fjetje në tokë dhe disiplina të tjera trupore. E dini dhe sesa i metë jam dhe në to. Por nëse unë do t’i rregulloja me kujdes këto ushtrime, përsëti ato do të ishin të pamjaftueshme për të më pasuar mua për këtë përgjegjësi, ndërkohë që ngathtësia ekzistonte akoma. Atëherë do të ishim një ndihmë e madhe për dikë të mbyllur në vetvete dhe që kujdeset vetëm për shpirtin e tij. Por kur dikush tërhiqet nga kjo shimicë njerëzish, dhe trashëgon gjithë kujdesjet vetjake të atyre që janë nën kontrollin e tij, çfarqë ndihme të vleshme mund të japin praktika të tilla për përmirësimin e tyre, përveç se në rastet kur ai zotëron një shpirt të shëndetshëm? Mos u çudisni nëse për veç këtij durimi unë u jap një ekzemplar tjetër force shpirtërore. Mund të shohim se përçmimi për ushqimin, pijet, dhe krevat të rehatshëm vjen shumë lehtë të disa, veçanërisht të natyra më të pasofistikuara të rritur në atë mënyrë që nga fëmijëria, por edhe në shumë të tjerë. Sepse përbërja trupore si dhe praktika e zbusin ashpërsinë e këtyre ushtrimeve. Por nuk ka shumë, në të vërtetë vetëm një a dy tek-tuk, që mund të durojnë ofendimin, durimin, gjuhën banale dhe ngacmimet nga ata që janë më poshtë, të thëna drejtuara në mënyrë formale, si dhe ankesat e bëra enkas nga udhëheqësit e të udhëhequrit. Shikoni njerëz që janë të zotët në praktikat asketike aq shumë të dhënë pas tyre saqë bëhen më të egër se kafshët e egra. Duhet t’i largojmë këta njerëz sidomos nga kufijtë e priftërisë. Sepse nuk do t’i bëhej dëm jetës së thjeshtë të kishës nëse një klerik do ta vdiste veten për bukë/nga uria, as edhe nëse ecte zbathur. Por një temperament inatçor i shkakton dëme të mëdhaja si atyre që e zotërojnë ashtu edhe komshijve të tij. Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t’i nështrohet gjyqit.3 Ashtu si kurse dëshiruesi i lavdisë boshe i shton benzinë sjarrit kur s’e kontrollon dot veten kur është vetëm apo me të tjerë, po shumë shpejt shpërtyhen në pasion, është si një bishë e egër e gënjyer nga turma përreth, kur i besohet drejtimi i një bashkësie të tërë. Ai vetë s’mund të ketë paqe dhe shpërndan të keqen në masë të njerëzit që janë nën kujdesin e tij.
Asgjë nuk e ndot pastërtinë e mendjes dhe ndjeshmërinë e shqisave aq shumë sa një tëmperament i padrejtrueshëm që ndryshon egësisht në mënyrë anormale. Shkrimi thotë “Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, pa fjalë therëse e nxit zemërimin.”4 Sepse syri i shpirtit erësohet, ashtu si në një betejë nate, dhe s’e dallon dot mikun nga armiku apo të pavlefshmen nga e vlefshmja. Ai i trajton të gjithë sipas radhës njëlloj (dhe pse disa pasoja të keqe vijnë pas);duke pranuar në mënyrë të shkujhdesur çdo pasojë për të dhënë kënaqësi shpirtit, dhe nëse kjo do të thotë një telash i madh. Sepse një temterament i ndezur është njëlloj kënaqësie, dhe ai e tiranizon shpirtin më rëndshëm sesa kënaqësia, duke prishur plotësisht gjithë gjendjen e tij të shëndetshme. Ai i shtyn njerëzit shumë lehtë në ofendime, në urrejtje e armiqësi të kota, dhe gjithmonë i shtyn ata të gabojnë me dëshirë duke i nxitur të thonë i bëjnë shumë gjërë të tjera po aq të këqija. Sepse shpirti zhduket me ritmin e fortë të pasionit dhe s’ka asnjë bazament për të a mbështetur fuqinë e tij dhe t’i bëjë ballë një goditjeje të tillë.
Vasili: Nuk mund ta duroj dot më shtirjen tënde. Kush e di më mirë se unë sa i lirë je nga kjo sëmundje?(Fja.15.1)
Joani: Atëherë, shoh i dashur pse dëshiron të më tërheqësh pranë turrës së druve dhe të gënjesh bishën që po fle? A nuk e di se liria ime nga ky gabim nuk është falë mirësisë time të lindur, por nga dëshira për të pushuar? Është gjë e mirë për këdo që në këto kushte (mos të themi për këto që ka rënë në humnerën e ankthve të rënda) të mbetet vetëm ose të mbajë shoqëri me një apo dy shokë, dhe këhstu arrin të shmangë ndezjen nga pasioni. Sepse ndryshe, ai nuk tërheq vetëm veten e tij por dhe shumë të tjerë me vete në buzë të shkatërimit, dhe i bën ata më të shkujdesur për arritjen e një karakteri më të butë. Sepse masa e njerëzve nën udhëheqje, janë në shumicën e rasteve të prirur për të parë karakterin e udhëheqësve të tyre si shembull, dhe të bëhen dhe vetë si ata. Si mund dikush të ndalojë shpërthimet, nëse dhe vetë është pasionant? Cili njeri i zakonshëm do të donte të mësonte vetë përmbajtjen kur shikon udhëheqësin e tij gjaknxehtë?
Mangësitë e priftit s’mund të fshihen. Përkundrazi, dhe më e kota merret vesh shpejt. Atleti më i dobët mund ta mbajë sekret dobësinë e tij për aq kohë sa është në shtëpi dhe nuk konkurron me asnjë, por kur ai shfaqet në garë, shumë shpejt ajo tregohet. Kështu ndodh dhe me të tjerët: ata që jetojnë një jetë të qetë e pasive e kanë vetminë e tyre si mbulesë për gatimet vetjake; por kur shfaqet në jetë publike janë të detyriar ta zhveshin qetësinë si një rrobë dhe t’i tregojnë të gjithëve shpirtin e zhveshur nëpërmjet lëvizjeve të jashtme. Ashtu sikurse prej veprimeve të mira të tyre përfitojnë shumë dhe në të njëjtën kohë ato bëhen sfidë, ashtu edhe gabimet e tyre i bëjnë të tjerët të shkujdesur në kërkimin e virtytit, dhe inkurajojnë ata ta shmangin punën e vështirë për gjërat që ia vlejnë. Prandaj bukuria e shpirtit të tij duhet të shkëlqejë përreth në mënyrë që t’i gëzojë dhe ndriçojë shpirtet e atyre që shikojnë.
Mëkatet e njerërëzve të zakonshëm bëhen në errësirë, se të thuash, dhe shkatërrojnë vetëm ata që i bëjnë ato. Por kur një njeri bëhet i famshëm dhe është i njohur nga shumë, veprat e keqe të tij shkaktojnë plagë te të gjithë. Ata i bëjnë të prapambeturit akoma më dembelë në përpjekjet e tyre për të mirën, dhe i çojnë në dëshpërim ata që duan të përmirësohen. Përveç kësaj, gabimet e të parëndësishmit, edhe kur bëhen në publik, nuk dëmtojnë asnjë seriozisht. Por ata që janë vendosur në majë të këtij nderimi vetëm që tërheqin vëmendjen e gjithkujt; më tepër se kaq, sado të papërfillshme të jenë gabimet, këto gjëra të vogla u duken të mëdha të tjerëve, pasi të gjithë e masin mëkatin jo nga masa e gabimit po nga pozita e mëkatuesit.
Prifti duhet të armatoset me armë çeliku-seriozitet i madh dhe ndjeshmëri konstante jete dhe ai duhet të vëzhgojë në çdo drejtim, në mënyrë që asnjë tëmos i gjejë pikë të zhveshur e të pambrojtur e t’i japë goditje për vdekje. Sepse të gjithë rrinë rreth tij gati për ta plagosur dhe për ta rrëzuar përtokë, jo vetëm armiqtë e tij, por dhe shumë prej atyre që bëjnë sikur e duan. Prandaj duhet të zgjedhim shpirte ashtu si hijeshie, e Zotit dikur i provoi trupat e shenjtorëve në furrnaltën e Babilonisë.
Ushqimi i këtij zjarri nuk janë degët, por diçka akoma më e keqe se kjo. Ata nuk janë të ekspozuar ndaj zjarrit material, por flakët gjithëpërfshirëse të urrejtjes i rrethojnë ata, që ngrihen përreth i godasin dhe kërkojnë jetën e tyre më shumë sesa zjarri jetët e atyre të rinjve. Kur ata gjejnë gjurmën më të vogël të rrënojave, e zaptojnë dhe djegin pjesën e prishur, ndërsa gjithë pjesa tjetër e ndërtesës, dhe pse më e ndritshme se rrezet e diellit, digjet dhe nxihet komplet nga zjarri.
Për aq kohë sa jeta e priftit është e rregullt në çdo pikë të veçantë, intrigat e tyre nuk e lëndojnë. Por nëse ai anashkalon ndonjë detaj të vogël, siç është e mundshme për një qënie njerëzore në udhërimin e saj përmes oqeanit të valëzuar të jetës, të gjithë veprat e mira të tij janë të pavleshme për ta lejuar t’i shpëtojë fjalëve të akuzuesve të tij. Ai gabim i vogël i mbetet si hije gjatë gjithë jetës sëtij. Të gjithë duan ta gjykojnë priftin, jo si një njeri prej mishi, jo si një qënie njerëzore, por si një ëngjëll i lirë prej dobësive të të tjerëve.
Të gjithë e kanë frikë e i servilosen tiranit për sa kohë ai ka fuqinë, sepse s’mund ta pushojnë dot. Por kur e shohin që fuqia e tij po rrëzohet, ata që sapo ishin miqtë e tij e zhveshin sjelljen hipokrite dhe bëhen armiqtë e tij. Kur ata i kanë zbuluar gjithë dobësitë e tij, i vërsulen dhe e rrëzojnë nga pushteti. Kështu ndodh dhe me priftërinjtë. Ata që sapo i janë servilosur dhe e kanë dashur kur ishte në fuqi, sapo kanë gjetur mudnësinë më të vogël, bëjnë planë me zjarr si ta pushojnë, jo vetëm si tiran, por si diçka më e keqe se kjo. Po ashtu, si ka frikë tirani nga bodigardi (trupëroja) e tij, ashtu dhe ai u tmerrohet gjithë komshijve dhe kolegëve të tij. Sepse njerëzit e tjerë nuk e dëshirojnë aq shumë pushtetin e tiranit, as mbi të gjitha, nuk e shohin mirë punën e tij, ashtu si njohin këta njerëz punën e priftit. Duke qenë aq pranë tij, ata i mësojnë përpara të tjerëve se çfarë gabimesh mund të ndodhin. Nëse ata bëjnë deklarata të rreme për të. Shumë lehtë mund të fitojnë kredi, dhe nëse ata ekzagjerojnë gabimet, e bëjnë viktimë të vëzhgimeve të tyre. Sepse thirrja e famshme e Apostullit është kthyer në: “Dhe nëse vuan një pjesëtar, të gjithë të tjerët vuajnë, kurse po të nderohet një pjesëtar, të gjithë pjesëtarët gëzohen bashkë me të.”5 Përveçse kur me vetëvendosje ndonjë mund t’i mbijetojë gjithë kësaj.
Atëherë po më dërgoni drejt kësaj lufte të tmerrëshme! A e gjykuat mjaftueshëm shpirtin tim për një betejë të tillë të ndëshkuar e të ngjeshur? Ku e gjetët informacionin dhe nga kush nëse e zbuloi Perëndia më tregoni orakullin dhe unë do të bindem. Por nëse s’e bëni dot këtë dhe po më gjykoni sipas opinionit njerëzor, atëherë mos e mashtroni më veten. Sepse ju duhet të më besoni dhe as një tjetër për vehten time, përderisa asnjë nga njerëzit nuk i njeh gjërat e njeriut, “përveç se fryma e njeriut që është në të”.6
Mendoj se me këto argumenta duhet t’ju kem bindur tani, nëse jo më parë, se do t’i kisha bërë si veten time dhe ata që më zgjodhën qesharakë po të pranoja këtë detyrë dhe se duhet të isha kthyer përsëri në rrugën e jetës në të cilën jam tani, por pas një çmimi të lartë. Sepse nuk është vetëm keqdashja, por diçka më e keqe se ajo ambicia për detyrë që zakonisht e mbledh shumicën e njerëzve kundër atij që e zotëron këtë detyrë. Dhe ashtu si djemtë cmiranjosë nuk i urojnë etërvet të tyre jetë të gjatë, në atë mënyrë edhe kur disa nga këta njerëz shikojnë se dikush po e mban detyrën e priftit për një kohë të gjatë, mezi presin ta rrëzojnë atë, sikur zor se do ishte e drejtë ta vrisnin atë. Sepse ata janë të gjithë ambiciozë për ta zëvendësuar atë dhe secili pret që detyra t’i caktohet atij.

Tundimet e mësuesit

U kam dhënë prova të mjaftueshme të eksperiencës që i duhet një mësuesi për të luftuar për të vërtetën. Por kam dhe diçka tjetër për të shtuar te kjo, një shkak, i rreziqeve të patreguara, në një farë mënyre nuk do t’ia vija dhe aq shumë fajin kësaj gjëje sa atyre që nuk dinë ta përdorin atë tamam siç duhet; kur ajo është në duart e një njeriu të sinqertë dhe të mirë, ajo të çon drejt shpëtimit dhe shumë përfitimeve. Dhe çfarë është ajo? Ajo është puna madhështore që bëhet për predikimet që bëhen në publik për besimtarët.
Në radhë të parë, shumë prej tyre që janë në pushtet refuzojnë t’i trajtojnë predikuesit si mësuesit e tyre. Ato ngrihen mbi statusin e dishepujve dhe pranojnë atë të telespektatorit që gjykon fjalimet e shenjta. Në rastin e tyre, publiku ndahet në dy pjesë, dhe disa mbajnë anën e një folësi dhe të tjerët mbajnë anën (mbështesin) e tjetrit. Kështu pra në kishë ata ndajnë dhe bëhen partizanë, disa të këtij predikuesi, disa të atij, duke dëgjuar me pëlqim apo me mos pëlqim fjalët e tyre. Dhe kjo nuk është e vetmja vështirësi; gjendet dhe një tjetër jo më pak e rëndësishme. Në se ndodh që një predikues ndërthur me fjalët e tij punët më të mira të të tjerëve, ai bie në një fatkeqësi akoma më të madhe se sa një hajdut i zakonshëm. Dhe shpesh kur ai nuk merr asgjë hua ai do të përjetojë në dyshim fatin e një njeriu të dënuar për një krim të rëndë. Por përse duhet të përmendim punën e të tjerëve? Ai nuk lejohet që të përsëris shumë shpesh punët e tij. Shumë njerëz e dëgjojnë zokonisht një predikues për kënaqësi, jo për të përfituar si pjestarrët e jurisë që do të gjykojnë një film apo koncert. Fuqia e rrjedhshmërisë (së të folurit) të cilën ne sapo e kundërshtuam, është më shumë e domosdoshme në kishë sesa në një debat të profesorëve të retorikës kundër njëri-tjetrit. Gjithashtu, këtu një njeri ka nevojë më shumë për një mendje të ndritur sesa për një shpirt të vogël timin, nëse ai do të rregullojë, ta çojë në rrugë të mbarë këtë kënaqësi të çrregullt dhe të papërfitueshme të njerëzve të zakonshëm, dhe ta drejtojë vëmëndjen e tyre drejt diçkaje më të rëndësishme, atëherë njerzit e kishës do ta ndjekin dhe do ta respektojnë, por jo se ai do të udhëhiqet nga dëshirat e tyre. Do të ishte e pamundur të fitojë këtë forcë pa pasur këto dy cilësi: ndjenja e lavdërimit për Zotin dhe forca e rrjedhshmërisë. Nëse mungon njëra, tjetra që mbetet s’mund të fuksionojë për shkak të mungesës së tjetrës. Nëse një predikues do të përçmojë lavdërimin e Zotit, mësimdhënia e tij nuk do të jetë gjithnjë me hir, indrequr me kripë, ai është i përçmuar nga njerëzit, dhe nuk do të përfitojë asgjë nga shprehia e tij sublime (e mirë). Dhe n.q.s. ai këtë gjë do ta tregojë shumë mirë, por është skllav i duartrokitjeve, përsëri i njëjti rrezik do ta kërcënojë si atë ashtu dhe njerëzit sepse me pasionin që ka për lavdërimin e Zotit, ai ka për qëllim të flasë më shumë për kënaqësi sesa për përfitimin e dëgjuesve të tij. Njeriu tek i cili nuk kanë efekt pritjet madhështore (duartrokitjet), i paaftë në predikim, nuk mund t’i japë kënaqësi njerëzve; por njerzit nuk mund as të përfitojnë më shumë nga ai, sepse ai nuk di çfarë të thotë. Po e njëjta gjë ndodh dhe me atë që ka dëshirë të japë fjalime lavdërimi për Zotin, ai mund të ketë aftësinë për të përmisuar sjelljen e njerëzve por ai zgjedh duke na dhënë asgjë tjetër veçse argëtimit. Ky është çmimi që ai paguan për duartrokitje madhështore. Atëherë, drejtuesi më i mirë duhet të jetë i fortë në të dy cilësitë, të ndalojë anullimin e njërës për shkak të tjetrës. Kur ai çohet në këmbë përpara besimrarëve duke thënë fjalë që do të thumbonin të pavëmendëshmit, por nëse ai më vonë do të bëjë ndonjë gabim dhe do të ndalojë dhe ndihet ngushtë ndërsa kërkon fjalët, gjëja e mirë që u arrit do të zhduket menjëherë. Ata që s’janë dakord, të irrituar nga fjalët e tij, dhe të paaftë për ta dëmtuar në një mënyrë tjetër, qeshin me paaftësinë e tij duke maskuar kështu turpin e tyre. Kështu, si një udhëheqës i mirë i karrocës me kalë, predikuesi duhet t’ë ketë arritur një përsosmëri në të dyja cilësitë, me qëllim që të jetë i aftë për t’i përdorur të dyja siç duhet. Vetëm kur ai vetë të jetë i përsosur në sytë e çdonjërit, do të jetë i aftë, megjithë autoritetin që dëshiron, të ndëshkojë apo falë të gjithë ata që janë nën përgjegjesinë e tij. Por deri atë herë nuk do të jetë e lehtë.
Por kjo shprehi sublime nuk duhet të vihet në përdorim vetëm për ndjenjën-dëshirën e duartrokitjes ajo duhet të shkoj dhe më thellë n.q.s. në të kundërt nuk duam të humbasim përfitimin e saj. Çfarë tjetër duhet ai të përçmojë? Mashtrimin dhe zilinë. Mënyra më e mirë nuk është as të tregosh frikë dhe shqetësim për ofendimin e drejtuar gabimisht (sepse presidenti duhet të tolerojë kritikën pabazë) as thjeshtë ta injorosh (mos përfillësh) atë. Ne duhet të përpiqemi të shuajmë kritikat menjëherë, edhe nëse ato nuk janë të vërteta dhe janë të drejtuara për ne nga njerëz kaq të thjeshtë. Asgjë nuk do ta zmadhonte një raport të mirë apo të keq aq shumë sa një turmë e padisiplinuar. Duke qënë të mësuar të dëgjojnë dhe flasin në një mënyrë jo duke kritikuar, ata flasin të nxituar për çdo gjë që u ndodh pa marrë parrasysh të vërtetën. Kështu ne duhet ta kemi në konsideratë numrin e njerëzve, të mundohemi t’i largojmë dyshimet e këqija duke i bindur akuzusit tanë sado të paarsyeshëm mund të jenë ata. Ne s’mund të lëmë asgjë paprovuar që mund të shkatërojë një raport të keq. Por nëse s’kemi më ç’të bëjmë, kritikuesit tanë nuk do të binden, ateherë më së fundi kthehemi te përçmimi. Për këdo që do të arrijë poshtërimin më të tilla gjëra, nuk do të fitojë asgjë të mirë apo të admirueshme. Sepse humbja e shpresës dhe shqetësimi i vazhdueshëm kanë një fuqi të tmerrshme për të tharë shpirtin nga çdo ndjenjë dhe ta bëjë atë dukshëm të pafuqishme. Prifti duhet t’i trajtojë ato që ai i udhëheq ashtu si i trajton babai fëmjët e vegjël. Ne nuk shqetësohemi nga ofendimet, të shtënat me pëllëmbë, apo lotët e fëmijëvë; as nuk mendojmë shumë për qeshjen apo aprovimin e tyre. Kështu pra me këta njërëz, ne nuk duhet as të gëzohemi shumë me lavdërimine tyre për Zotin, por as të dëshpërohemi nga çensura e tyre, kur i marrim këto gjëra prej tyre jo në kohën e duhur. Miku im kjo gjë nuk është e lehtë, bile mendoj dhe e pamundur. Nuk dimë se ka ndonjë që mos t’i ketë pëlqyer/shijuar lavdërimi ndaj Zotit. Sigurisht që ka qejf ta dëgjojë atë nëse e shijon/e kënaq. Dhe nëse do ta dëgjojë, nuk mund ta ndalojë dhimbjen dhe dëshpërimi që do ndiej nëse e humbet atë. Njerzit që janë të pasur e kanë të vështirë të jetonë në varfëri, dhe ata që janë mësuar në luks, nuk mund të durojnë dot jetën e thjeshtë. Gjithashtu njerzit që janë të dashuruar pas duartrokitjeve, i ndjejnë shpirtrat e tyre të uritur jo vetëm kur kritikohen papritur/rastësisht por edhe kur dështojnë për të qënë gjithmonë të lavdëruar. Kjo gjë ndodh zakonisht kur ata janë rritur me duartrokitje ose kur shikojnë që të tjerët lavdërohen.
Çfarë vështirësish dhe shqetësimesh mendoni se mundet një njeri të durojë nëse ai i hyn predikimeve me një ambicje të tillë për duartrokitje. Deti kurrë s’është pa valë; as dhe shpirti i tij s’mund të jetë pa dhimbje e trishim. Një njeri edhe pse ka një talent/forcë të madhe si folës (të cilin zor se e gjen) ai prapë i vazhdon përpjekjet e tij të vazhdueshme. Sepse arti i të folurit vjen nga instruksionet (mësimet) dhe jo nga natyra, prandaj edhe nëse një njeri arrin kulmin e perfeksionit në të, në qoftë se nuk kultivon forcën e tij me ushtrime dhe aplikime të vazhdueshme, ai mund ta humbasë atë. Kështu të talentuarit kanë edhe më shumë punë të vështirë sesa të paafët. Pasi dënimi për neglizhencë nuk është i njëjtë për të dy, por ndryshon në bazë të arritjeve të tyre. Asnjë nuk do të qortonte një të paaftë nëse ai nuk do nxirrte asgjë në shesh. Nëse të talentuarit nuk do të arrijnë të japin atë çka çdo njeri pret prej tyre, atëhere ankime do të ken nga mbas tyre nga të gjithë njerëzit. Përveç kësaj i paafti mund të fitojë nderime/lavdërime për arritje të vogla, por edhe për të tjerët po ashtu, ata do të humbasin jo vetëm lavdërimin por do të kenë një sërë kritikësh, nëse përpjekjet e tyre nuk do të jenë të kënaqshme dhe të shkëlqyeshme.
Për shkak se besimtarët nuk gjykojnë më shumë predikimin sesa reputacionin e predikuesit, kur dikush ia kalon kujtdo tjetër në fjalim, atëherë atij i duhet mbi të gjitha një kujdes shumë i madh .Ndonjë herë nuk i lejohet të mos ketë suksese/eksperienca të zakonshem kjo e gjithë pjesës tjetër të njerëzimit. Në rast të kundërt, nëse predikimet e tij nuk do të arrijnë atë çka pritet nga ai, ai do të largojet nga altari si një viktimë e ankimeve dhe talljeve të panumërta. Asnjë nuk e mendo se një moment depresioni, dhimbjeje, shqetësimi apo në shumë raste nervozizmi mund të mjegullojë qartësinë e mendjes së tij duke penguar që puna e tij të dalë e pastër; pra shkurt, duke qënë njeri, ai jo gjithmonë do të jetë i sukseshëm apo ai nuk mund të arrijë gjithmonë të njëjtin standart (nivel) por natyralisht do të bëjë shumë gabime dhe padyshim do të bjerë nën nivelin e tij real të aftësisë. Por njerzit nuk kanë dëshirë t’i pranojnë këto faktorë sikur të ishin ulur aty për të gjykuar një ëngjëll. Megjithatë kështu e kanë njerëzit, nuk i vënë re arritjet e komshinjve sa do shumë apo madhështore të jen, por nëse njëdifekt del në pah, sado i zakonshëm apo sado që ka kohë që ka ndodhur, vihet re menjëherë, pas të cilit ata kapen, dhe që kurrë s’harrohet. Kështu një gabim edhe pse i vogël e i parëndësishëm bënë që të bjerë lavdia e shumë arritjeve të mira.
E shikon pra mik i dashur, se folësi i aftë ka më shumë nevojë për një aplikim të kujdesshëm, dhe jo vetëm kaq, por për më shumë tolerancë se të gjithë ata që kam përmendur deri tani. Pasi shumë njerëz e sulmojnë atë pa shkak. Ata e urrejnë atë pa ndonjë shkak, vetëm për popullaritetin universal. Dhe ai duhet të durojë zilinë e tyre të hidhur me qetësi. Përdesisa ata nuk mbulojnë dhe nuk e fshehin këtë urrejtje me të cilën kënaqen pa shkak, e mbushin atë me ofendime dhe ankime, dhe gjëra të pavërteta të dhëna fshehtazi, dhe me keqdashje haptazi. Dhe shpirti s’mund ta ndalë dhimbjen dhe shqetësimin që për shkak të këtyre gjërave që fillojnë të jetojnë te ai. Ata nuk e sulmojnë atë vetëm me përpjekjet e tyre por edhe me anën e të tjerëve. Zakonisht gjejmë një njeri që nuk ka aftësi për të folur dhe e mbushim me lavdësime dhe e admirojmë më shumë se ç’meriton. Disa këtë e bëjnë vetëm me injorancë dhe të tjerë me injoncë dhe zili së bashku për të shkatërruar kështu reputacionin e folësit të mirë, dhe jo për të pasur admirim për një që s’e meriton. Dhe ky njeri me mendje të ndritur duhet të luftojë jo vetëm kundër këtij kundërshtari por shpesh edhe kundër injorancës (mosdijes) së një bashkësie të tërë. Sepse është e pamundur që besimtarët të jenë të tërë me cilësitë nga më të mirat apo njerëz të njohur; zakonisht ndodh që pjesa më e madhe e kishës janë njerëz të paditur. Pjesa tjetër janë superiorë ndaj tyre por ata kanë shumë më pak njerëz me aftësi kritike sesa mazhoranca (pjesa më e madhe) ka, apo zor se kanë patur një diskriminim të vërtetë ata një apo dy që kanë qënë prezent. Dhe kështu është bërë e paevitueshme që një folës më shumë i aftë të marrë më pak duartrokitje, dhe ndonjëherë të largohet pa ndjonjë shenjë aprovimi. Ai duhet t’i përballojë me një shpirt të pastër e të ndritur këto ngjarje të mira e të këqija, të fali ata që opinioni apo mendimi u vjen nga padituria, t’i vijë keq për ata që mbajnë një qëndrim të tillë nga zilia, si krijesa të pakëndëshme për të cilat ndjen keqardhje, dhe mos ta lejojë atë të mendojë se ka pak forcë. Se nëse një piktor shumëi talentuar i cili ua kalonte të tjerëve për nga aftësitë, do të shikonte që pikturën e tij të cilëm ai e kish pikturuar me aq kujdes, ta tallinin njerëz që janë të paditur në fushën e artit, ai nuk duhet të dëshpërohet as ta shikonte pikturën si një pikturë të varfër për shkak të mendimit të një të padituri; dhe për më tepër ta konsidetojë një vepër me të vërtetë të varfër,të bukur e tërheqëse sepse kështu e mendoi dhe e admiroi i padituri.
Le të lëmë mjeshtrin më të mirë të gjykojë punën e tij të dorës, dhe le ti radhisim punët e tij sipas bukurisë apo dobësisë (varfërisë) kur ky të jetë vendimi i mëndjes së vet personit që i ka krijuar ato. Por le të mos ta marrim në konsideratë mendimin nga paaftësia apo mendimin e paqëndrueshëm. Po ashtu njeriu që ka pranuar punën e mësuesit nuk duhet t’i kushtojë dhe aq rëndësi lavdërimit të të tjerëve, sa t’i shkaktojë dëshpërim. Kur ai krijon për kënaqësinë e Zotit predikime (dhe le të jetë ky vetëm rregulli dhe niveli i tij i oratorisë së mirë në predikime dhe jo duartrokitje apo lavdërime) dhe nëse ai aprovohet nga njerëzit, s’duhet ta refuzojë lavdërimin e tyre. Por nëse dëgjuesit e tij nuk aprovojnë atë, ai s’duhet as ta kërkojë as të dëshpërohet për këtë. Do të ishte një inkurajim i mjaftueshëm për përpjekjet e tij, dhe një gjë akoma më e mirë nëse ndërgjegja e tij do t’i tregonte se ai po organizon dhe rregullon mësimdhënien e tij që të kënaq Zotin. Në të vërtetë as përpjekjet e tij të mëdha as forca e tij nuk do të ishtin të vlefshme nëse te ai do të mbizotëronte dëshira për lavdërim të pamerituar. Duke mos qënë në gjëndje të durojë kritikën e pa logjikshme të masës, shpirti i tij do humbasë kujdesjen dhe rëndësinë për predikimin. Kështu një predikues duhet mbi të gjitha të mësohet të përçmojë lavdërimin. Sepse pa këtë, nuk do të ishte e njaftueshme njohuria mbi teknikën e të folurit për të siguruar një fjalim të fuqishëm.
Edhe nëse mendoni të shikoni me kujdes njeriun që nuk e ka talentin e rrjedhshmërisë, do të zbuloni se dhe ai ka po aq nevojë për të përçmuar lavdërimin. Nëse ai e lë veten të dominohet nga opinioni/mendimi i shumë njerëzve, ai padyshim do të bëjë shumë gabime. Duke mos pasur aftësinë që t’ua arrijë predikuesve të shquar në rrjedhshmëri, ai nuk do të hezitojë të kamplomentoja kundra tyre, t’i këtë zili, t’i kritikojë pa shkak, dhe tu shkaktojë shumë gjëra të tjera të pakëndëshme. Ai do bënte gjithçka, dhe shpirtin e tij do sakrifikonte, vetëm e vetëm që reputacioni/fama e tyre të binte në nivelin e tij të parëndësishëm, të ulët. Përveç kësaj, do të linte punën e shumtë, pasi shpirtin e tij e ka pushuar një lloj ftohtësie. Sepse njafton për ta dekurajuar një njeri që nuk e përçmon lavdërimin dhe për ta bërë atë një dembel të madh, kur ai punon shumë dhe fiton shumë pak lavdërime. Kur një fermer punon një tokë të shkretë dhe është i detyruar të kultivojë një tokë shkëmbëre, ai e lë menjëherë punën e tij nëse nuk ka më entuziazëm për punën e tij ose shtyhet nga frika e urisë.
Nëse ata që mund të predikojnë me një forcë të madhe kanë nevojë për praktikë për të mbajtur talentin e tyre, po ato që nuk kanë asnjë gjë në dorë por që kanë nevojë për praktikë predikimi tashmë duke predikuar? Sa vështirësi, pasiguri mendore, shqetësim duhet të durojë ai që të jetë në gjendje të krijojë pak burime nga shumë punë. Dhe nëse ndonjë nga kolegët e rangut inferior do t’ia kalojë atij në një punë të veçantë, ai me të vërtetë që ka nevojë për një frymëzim Hyjnorë që të ndalojë pushtimin e tij nga zilia apo të ndalojë dëshpërimin. Nuk kërkon ndonjë karakter të zakonshëm (dhe sigurisht jo një si timin) por një prej hekuri, që një njeriu të rangut superior t’ia kalojë një inferior dhe që ai të durojë atë me dinjitet. Eksperienca do të jetë e durueshme nëse njeriu që ua kalon është i respektueshëm dhe modest. Por nëse ai është i ashpër, mburravec dhe shumë krevar, ai që ishte superior do të lutet për të vdekur çdo ditë, jeta e tij do të ishte e pakëndëshme nga mosrespektimi, tallja mbrapa krahëve të tij, shpesh nga ulja e autoritetit, duke menduar kështu se ai i ka të gjitha. Dhe rivali i tij do ti ketë këto të sigurta, pasi njerëzit e lejojnë atë të thotë ç’të dojë, të ketë interes të ngrohtë nga shumica për të, dhe admirim nga ata që janë nën kontrollin e tij.
Ose e dini ju ç’pasion për oratorinë tërheq tani të krishterët? A e dini ju se adhuruesit e saj respektohen më shumë se kushdo tjetër, jo vetëm nga të jashtmit por edhe nga besimtarët? Atëherë si mund ta durojë dhimbjen e rëndë që i shkakton një njeriu, pritja e predikimit të tij me një qetësi boshe dhe me ndjenja mërzitjeje nga dëgjuesit e tij që mezi presin të mbarojë predikimi si të ishte një çlirim pas lodhjes; ndërsa predikimin e dikujt tjetër e dëgjojnë me kuriozitet megjithëse i gjatë, dhe u vjen keq kur vjen fundi dhe mërziten kur ai vendos të mos thotë më gjë?
Ndoshta kjo mund t’u duket një problem i vogël dhe i parëndësishëm pasi nuk keni eksperiencë/ por ajo mjafton për të vrarë entuziazmin dhe paralizojë energjinë shpirtërore, nëse një njeri nuk e zhvesh vetveten nga çdo pasion njerëzor,dhe mëson të jetojë si shpirtrat e ndarë nga trupi te të cilët nuk jeton zilia, apo krenaria e madhe apo ndonjë sëmundje tjetër e këtij lloji. Nëse do të gjendej ndonjë njeri që të nënshtrojë këtë monstër të pakapshme, të pafitueshme, të egër (nën kuptoj)? të presë kokat e tij të shumtaose të pengojë rritjen e tyre së bashku, ai do të vëjë këto sulme të dështojnë lehtësisht dhe të shijojë një pushim të qetë hyjnor. Por nëse ai nuk e ka liruar vetveten nga ai, shpirti i tij do të përfshihet në një luftë plot intriga, në një pasiguri të vazhdueshme, në aktivitetin plot zhurmë, energji të dëshpërimit dhe të çdo ndjenje tjetër. Pse duhet që t’i rradhis gjithë vështirësitë të cilat asnjë s’mund ti përshkuajë apo kuptojë pa eksperiencë personale?


Nevoja për pastërti të shpirtit

Kaq shumë për këtë botë. Por çfarë do të bëjmë kur momenti që ne duhet të japim llogari për çfarë kemi bërë, të vijë? Dënimi atëhere s’do të jetë vetëm turpi; dënimi i përjetshëm na pret. S’mund të rri pa përmendur këtu një pjesë që e kam përmendur dhe më parë.“Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtrat tuaj, si ata që duhet të japin llogari”. Frika e këtij kërcënimi e shqetëson vazhdimisht shpirtin tim, por ai që di të skandalizojë një prej këture të vegjëlve që besojnë të unë, do të jetë më mirë për atë t’i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit; dhe kur më kaloni kështu kundër vëllezërve, duke plagosur ndërgjegjen e tyre të dobët, ju mëkatoni kundër Krishtit: cili do të jetë fati dhe dënimi atyre që shkatërrojnë që janë jo një apo dy apo tre, por njerëz të shumtë? Ata nuk mund të shfajsohen për mos përvojë, apo të shpëtojnë prej mosdijes, apo të detyruar të kërkojnë të falur. Do të ishte më mirë që një njeri pa ndonjë përgjegjësi në detyrë, ta përdorë këtë kërkim faljeje për mëkatet e tij nëse do të ishte e mundur, sesa udhëheqësit e tyre ta ërdornin atë, për mëkatet e njerëzve të tjerë. Sepse ai përgjegjësia e të cilit është të korrigjojë padijen e të tjerëve dhe t’i paralajmërojë kur konflikti me fjallin të jetë afër, nuk do të jetë nëgjendje ta përdorë padijen për të kërkuar të falur ose për këtë “Nuk e dëgjova alarmin” ose “Nuk e dija se po vinte konflikti”. Siç thotë dhe Ezekiel “Bir njeriu, të jam caktuar si roje për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t’i lajmërosh nga ana ime. Edhe nëse viktimat do të jenë jo më shumë se një, dënimi i tij nuk anullohet. “por në rast se sogjetari sheh shpatën që po vjen” thotë Ezekiel dhe nuk i bie borisë për të paralajmëruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vehte ndonje prej tyre, ky do të çohet tutje për shkak të paudhësisë së tij, por për gjakun e tij do t’i kërkojë llogari sogjetarit.”
Mjaft më shtyre drejt këtyre dënimeve të pahevitueshme. Sepse po flasim për virtyte egjëllore dhe jo për urdhra apo mbretëri ushtarake. Sepse shpirti i priftit duhet të jetë më i pastër se rrezet e diellit, që Shpirti i Shenjtë mos ta lërë atë të shkretë, dhe që ai të jetë në gjendje të thotë “Unë u ktyqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, por Krishti rron në mua”
Edhe heremitët që jetonin në shkretëtirë, larg qytetit, tregtisë dhe tërheqjes së vëmendjes që ato shkaktojnë, edhe pse vazdimisht përjetojnë parajsë dhe det të qetë, nuk duan të kenë atë siguri jetese, por shtojnë mbrojtje të tjera të panumërta, dhe kudo e kufizojnë vehten e tyre. Me qëllim që t’i afrohen Zotit me sinqeritet edhe pastërti të pastër me aq mundësi sa ka njeriu ata kujdesen që të jenë të saktë në gjithçka që thonë dhe që bëjnë. Për sa aftësi dhe forcë mendoni se ka nevojë një prift që ta bëjë atë që ta mbajë shpirtin të painfektuar dhe bukurinë shpirtërore të padëmtuar? Ai ka nevojë për më shumë pastërti se ata. Dhe përderisa ai ka më shumë nevojë, ai është pre e më shumë tundimeve, të cilat mund ta shkatërrojnë atë nëse ai bën që shpirti i tij mos t’i pranojë duke praktikuar mohim dhe disiplinë të rreptë vazhdimisht. Ka shumë që e shqetësojnë shpirtin e tij-në qoftë se nuk i është tharë dëshira për kontrollin të vetvetes-fytyrat e bukura, lëvizjet tërheqëse, një ecje me delikatesë, sytë e lyera, mollza të lyera, stile të komplikuara flokësh, flokët e krera, rroba të shtrenjta, bizhuteri floriri, parfume me erë të mirë, dhe të gjitha intrigat e zemrës.
Nuk ëhtë çudi që një burrë të tërhiqet nga këto gjëra. Por çfarë është komplet e çuditëshme dhe konfuze është fakti se me të kundërtat e tyre gjithashtu djalli mund të gadasë e shkatërrojë shpirtin e njerëzve. Më parë disa njerëz që u shpëtuan këtyre kurtheve ranë në disa kurthe të tjera kaq të ndryshme. Edhe një pamje jo e rregullt, flokë të palara, rroba të papastra, ftyrë të e pa lyer, sjellje e thjeshtë, gjuhë pa art, një ecje epamësuar, një zë natyral, një jetë të varfër, një jetë të përçmuar të pambrojtur, të vetmuar, mund të vëjë atë që e shikon në fillim t’i vijë keq e pastaj të bjerë poshtë si njeri. Shumë që i kanë shpëtuar kurthit të parë, që kishte të bënte me zbukurimë florir, parfume dhe rroba, dhe të tjera, të ndryshme dhe duhe t’i nënshtrohen dhe dënimit pas vdekjes.
Konfuzioni do të lind në mendjen e atij që e shikon si pasurinë dhe varfërinë, që lyhet apo ka një pamje të çrregullt, me mënyra origjinale ose jo, shkurt të gjitha ato që kam përmendur, dhe lufta do ta kërcënojë kudo. Pra ku do ta gjejë paqen, qetësinë me gjithë këto kurthe që e rrethojnë? Ç’vend për t’u fshehur do të gjejë, nuk kuptojë me këtë vetëm për t’i shpëtuar kapjes (sepse kjo nuk është dhe aq e vështirë) por për mos ta shqetësuar mendjen me mendimet që mund të shkaktojnë një numër të keqiash. Ato të prezantuara nga femrat shkatërrojnë mujskujt e kontrollit, dhe shpesh i shkatërrojnë ato të gjitha, kur një njetri nuk di si të kontrollojë vazhdimisht tundime të tilla të padukshme. Sa për ndetimet/respektimet e burrave në se çdo njeri nuk i merr ato me dinjitet të madh, ai bie në kurthin e dy ndjenjave të kundërta nga shpirti i servilizmit të sotëm dhe nga mburrja e çmendur. Ai është i detyruar të jetë nën urdhrat e atyre që duket se e respektojnë por që janë superior ndaj tij, dhe ky ndjehet superior ndaj vëllezërve në Krisht për shkak të nderimeve të padronëve të tij, duke rënë kështu në greminën e arrogancës.
Unë thjesht i përmenda këto probleme; por asnjë s’mund t’i kuptojë ato pa një eksperiencë të vetën, pa i provuar vetë ato. Sepse nuk janë vetëm këto tundime por të tjera gjithashtu, më të shumta e më të rrezikshme se këto që i sulmojnë njerzit kur janë në kulmin e jetës së tyre. Çdo njeri që e ka qejf vetminë ka imunitet ndaj këtyre; ose nëse një imagjinatë (fantazi) keqbërëse do t’i sugjeronte atij disa ide të tilla, kjo fantazi do të ishte e dobët dhe e lehtë për t’ushuar sepse nuk ka lëndë djegëse rezervë për zjarrin që ushqehet me pamjen nga bora e jashtëme. Dhe murgu ka frikë për veten e tij: ose nëse do të merrte përgjegjësinë për të tjerët i detyruar, ata janë prapë më pak se ata në kisha, dhe u sjellin kujdestarëve të tyrë shqetësime shumë të vogla jo vetëm se janë më pak por gjithashtu se janë të lirë nga aktivitetet e botës së jashtme dhe s’kanë ç’të bëjnë me fëmijë apo gjëra tjera të këtij lloji. Kjo i bën ata që të jenë të bindur, që t’i binden drejtuesit të tyre dhe që të kenë një shtëpi të përbashkët kështu që një njeri mund ti shikojë dhe ti korrigjojë dështimet e tyre mekujdes; dhe kjo gjë-kontrolli i vazhdueshëm i drejtuesit-kontribon mjaftueshëm të virtyti i tyre. Por ata që janë nën autoritetin e priftit janë të lidhur me shqetësimet e botës së jahstme, dhe kjo i bën ata më të dobët në kryerjen e detyrave shpirtërore. Prandaj drejtuesi duhet të mbellë fidanë çdo ditë,kështu me anë të persëritjes, fjala e mësimdhënies do të kapet shpejt nga ata që e dëgjojnë. Sepse pasuria e tepërt, pushteti i madh, dembelizmi që vjen nga luksi dhe shumë gjëra të tjera mbysin fidanët që janë mbjellë. Shpesh rritja e dendur e gjembave nuk lejon që as në tokë mos të bjerë ajo që është mbjellë. Dhe shpesh e kundërta e këtyre-shumë vuajtje, varfëri, ofendime të vazhdueshme, dhe shqetësime të tjera të këtij lloji-dobësojnë shqetësimin e njerëzve për gjërat e Zotit. As edhe një pjesë e vogël e mëkateve nuk dihen nga priftësinjtë. Si mund të jetë ndryshe, kur ata nuknjohin pjesën më të madhe as si pamje?
Këto janë vështirësitë e përgjegjësive të tyre kundrejt njerëzve. Këto vështirësi nuk do të ishin asgjë po ti krahasonim me ato të detyrës ndaj Zotit, përderisa për këtë kërkohet një kujdes më i madh. Ç’njeri duhet të jetë dikush që është ambasador i një qyteti-jo, jo vetëm i një qyteti; i gjithë botës-dhe i lutet Zotit të ketë mëshirë për mëkatet e të gjithë njerëzve, jo vetëm për ata që jetojnë por edhe për ata që kanë vdekur? Edhe besimi i Moisiut apo i Elias nuk mendoj se mjafton për përfundimin e këtij diskutimi. Ai i afrohet Zotit si të ishte i përgjegjshëm për botën, si të ishte ati i tërë njerëzve, duke u lutur që të pushojë lufta kudo, që të mbarojnë rrëmujat, duke u lutur për paqe e zhvillim, çlirim të menjëhershëm nga të gjitha sëmundjet, të një apo shumë personave, që kërcënojnë çdo njeri. Ai duhet t’ua kalojë të gjithë atyre që përfaqëson në të ghjitha cilësitë, si një me autoritet duhet medoemos t’ua kalojë atyre që janë nën kotollin e tij. Por kur ai përmend Shpirtin e Shenjtë dhe afron një sakrifikim të tmerrshëm dhe kur vazhdon të flasë për drejtuesin e të gjithëve, më thoni ku duhet ta rendisim? Çfarë besimi dhe pastërtie duhet t’i kërkojmë atij? Mendoni sesa të pastërta duhet të jenë duart që administrjnë këto gjëra, sa e shenjtë gjuha që shqipton këto fjalë. Duhet që kushdo të ketë shpirt më të pastër e më të shenjtë se një që duhet të mirëpres këtë Shpirt të madh? Në atë moment, engjëjt shoqërojnë priftin, dhe i gjithë podiumi dhe kisha janë të mbushur me fuqi hujnore për nderin e Atij që shtrihet atje.
Ritet që ndiqen në atë moment mjaftojnë për ta treguar këtë. Por gjithashtu kam dëgjuar dikë që e lidh me historinë që pason. Një burrë i moshuar dhe i respektuar, i cili shihte shpesh vizione, i tregoi atij se ishte i privilegjuar që e kishte parë atë. Në atë moment, me aftësinë e tij, papritur kishte parë, disa endjëjt me rraso të dnritëshme, që kishin rrethuar altarin dhe ulnin kokat e tyre si ushtarët që përkulen para mbretit të tyre. Unë personalisht e besoj historinë. Dhe dikush tjetër më tregoi, jo thoshte them por si një njeri që ishte lejuar të shihte dhe dëgjonte atë, se në momentet e fundit, njerëzit që i kanë përjetuar misteret me një ndërjgegje të pastër, se para se të vdesin, një truprojë engjëjsh i nderon për atë që kanë marrë, për atë që kanë përjetuar.
Nuk keni frikë që po sillni një shpirt si timin në një ceremoni solemne dhe që po bëni prift një njeri të veshur me rroba të papastra të cili Krishti vetë e përzuri nga shoqëria e miqve?
Shpirti i priftit duhet të ndriçojë si drita që ndiçon botën; por shpirti im është në errësirë kur shpalos atë me anë të ndërgjegjes keqbërëse, që e fsheh gjithmonë vetveten dhe që s’mund ta shoh në sy Zotin. Priftërinjtë janë kripa e tokës. Por kush mund ta tolerojë budallallëkun dhe padijen time të plotë përveç jush me respektin tuaj të zakonshëm të tepruar për mua? Një prift duhet të jetë jo vetëm i pafajshëm, siç i shkon një të zgjedhuri kaq të lartë si prifti, por edhe i pjekur dhe me një eksperiencë të gjerë. Ai duhet të jetë në dijeni të problemeve të zakonshme si çdo njeri tjetër që jeton në mes të tyre, dhe për më shumë duhet të jetë larg atyre më shuëm se sa murgjërit që jetojnë në mal.
Përderisa ai duhet të përzihet me njerëz që janë të martuar dhe që kanë fëmijë, që mbajnë shërbëtorë, kanë pasuri të madhe, marrin pjesë në jetëm publike, kanë pozitë të lartë, ai duhet të jetë i gjithëanshëm. Them të gjithëanshëm-por nuk nënkuptoj një sharlatan, dredharak, apo hipokrit; por absolutisht i hapur dhe i sinqertë, i aftë për t’u përulur për qëllimin e mirë, kur ta kërkon situata, dhe të jetë i butë apo i ashpër. Është e pamundur t’i trajtosh të gjithë njerëzit njësoj, ashtu siç dot ë ishte e pamundur për doktorin që t’i kuronte pacientënt njësoj apo si për kapitenin e anijes që të dinte vetëm një mënyrë për të luftuar erërat. Kjo anije që kërcënohet nga stuhira të vazhdueshme; dhe këto stuhi sulmojnë jo vetëm nga jahtë por kanë hyrë dhe brenda. Të gyja kërkohem, përulja e madhe dhe rreptësia e madhe. Të gjitha këto metoda të dnryshme kanë në qendër: lavdinë e Zotit dhe përmisimi i Kishës.

Pushteti i fjalës

Kërkesa jonë e tanishme nuk është për çështje si gruri dhe elbi, apo qetë e delet, apo ndonjë gjë tjetër të këtij lloji. Ajo ka të bëjë me vetë Trupin e Jisuit. Sepse Kisha e Krishtit është vetë Trupi i Krishtit, sipas Shën Pavlit1, «dhe njeriu të cilit i është besuar ajo duhet ta mbajë në shëndet të përkryer e bukuri të jashtëzakonshme,» duke mos ndalur kurrë vigjilencën për të parandaluar qoftë edhe njollën apo rrudhën më të vogël apo gabime të tjera të këtij lloji që të mos prishë hijeshinë dhe dashurinë e saj. Me pak fjalë, ai duhet ta bëjë atë të vleshme, aq sa mundësi pushteti njerëzor, për atë kokë të pastër e të bekuar pronë e të cilës është.
Njerëzit që duan të mbajnë trupin në formë kanë nevojë për doktorë, drejtues dhe për një dietë të kujdesshme si dhe ushtrime të vazhdueshme e një sasi kujdesjesh të tjera. Sepse neglizhimi i një detaji të vogël në këto gjëra çrregullon e prish gjithë planin. Atëherë ç’mund të themi për ata puna e të cilëve është të kujdesen për këtë Trup i cili nuk duhet të luftojë kundër mishit dhe gjakut, por kundër fuqive të papara? Si mund ta mbajnë ata pa njolla e të shëndoshë, veten në qoftë zotërojnë zgjuarsi mbinjerëzore dhe e kuptojnë plotësisht trajtimin e duhur për shpirtin? Apo a nuk u duket dhe juve se ky Trup është i prekshëm nga më shumë sëmundje e goditje sesa mishi ynë, dhe infektohet më shpejt e kurohet më ngadalë? Doktorët që merren me trupin e njeriut kanë zbuluar një tërësi ilaçesh dhe lloje të ndryshme për të sëmurët. Dhe karakteri i klimës më vete shpesh është i mjaftueshëm për të ruajtur shëndetin e pacientit. Dhe ndonjëherë një periudhë gjumi tamam në kohën e duhur e liron doktorin nga rreziku. Por në rastin tonë s’ka asgjë të tillë tek e cila mund të mbështetemi. Kur janë thënë e bërë të gjitha, mbetet vetëm një mënyrë dhe vetëm një metodë trajtimi e mundshme, dhe ajo ëhtë t’i mësosh të tjerët me fjalë goje. Ky është mjeti më i mirë, dieta më e mira e klima më e mirë. Ajo zë vendin e ilaçit, dizinfektantit dhe kirurgut. Pra të gjithë të tjerat janë të kota. Nëpërmjet asaj ne rrisim energjinë e shpirtit ose pakësojmë infeksionin. Ne heqim pjesët e tepërta dhe vëmë ato që mungojnë, dhe, me pak fjali gjithshka që bën mirë për shëndetin e shpirtit.
Duke zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme jetese, ju mund të nxiteni për zhvillim nga shembulli i drejt tjetër; por kur shpirti vuan nga një doktrinë e rreme, fjalët janë një nevojë urgjente, jo vetëm përsigurinë e pjesëtarëve të Kishës, por gjithashtu për t’i bërë ballë sulmeve të të jashtmëve. Nëse mbani sëpatën e Shpirtit dhe mburojën e besimit aq vendosmërisht saqë mund të bëni mrekullira dhe të mbyllni gojët e të pacipëve me ogure; ju s’do të keni nevojë për ndihmën e fjalës, ose më mirë do thosha se dhe atëherë fjala s’do të ishte e kotë, por shumë e domosdoshme. Sepse Shën Pavli e përdorte atë, megjithëse ai bënte mrekullira kudo me shënjat që bënte. Një apostolik tjetër na nxit t’i kushtojmë vëmendje kësaj fuqie, duke thënë. “Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje”2. Mbi të gjitha, ata ishin të gjithë dakort t’ia vesonit dhe shokëve të tij kujdesin për vejushat për asnjë arsye më tepër sesa për faktin që ata t’ia dedikonin veten pushtetit të fjalës. Sigurisht që s’duhet të jemi aq të paduruar për të, nëse kemi burimin e mrekullive. Por përderisa nuk ka mbetur më shumë se një gjurmë nga fuqia e saj, dhe akoma disa armiq këmbëngulës na godasin përreth, mbetet e domosdoshme për ne të armatosemi me këtë mbrojtje, të shmangim goditjet nga predhat e armiqve tanë e t’i godasim ata me tonat.
Prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes që fjala e Krishtit të gjejë vend mirë brenda nesh. Sepse përgatitja jonë nuk është vetëm kundër një lloj sulmi. Kjo luftë jonë merr forma të ndryshme dhe bëhet nga armiq të shumtë. Ata nuk përdorin të gjithë armë të njëjta dhe nuk janë stërvitur në mënyrë të njëtë për të na goditur ne. Gjithkush që merr përsipër të luftojë me ta duhet t’i dijë artet e të gjithëve. Ai duhet të jetë shigjetar e mundës në të njëjtën kohë, kalorës e këmbësor, ushtar privat e gjeneral, oficer kalorësie e oficer këmbësorie, marinar e inxhinier. Në një luftë në ushtri secilit i jepet një detyrë e veçntë dhe ai e përzë sulmuesin në po atë mënyrë të veçantë. Por në luftën tonë s’është kështu. Derisa njeriu që ka ndërmend të fitojë të kuptojë çdo aspekt të artit, djalli e di se si t’i paraqesë agjentët e tij në pikën e vetme të neglizhuar dhe kështu e grabit tufën. Por ai tronditet kur sheh se Bariu e ka në dorë gjithë tufën dhe i kupton mirë rengjet e tij.
Kështuqë duhet të armatosemi mirë në çdo pikë. Për sa kohë një qytet është i rrethuar me mure rreth e qark, ai tallet me ata që e rrethojnë dhe është në siguri të plotë. Por sapo në mur krijohet një e çarë, jo më e madhe se një portë, rrethimi s’i bën më punë dhe pse gjithë pjesa tjetër mbetet e sigurt. Kështu ndodh dhe me qytetin e Zotit. Për sa kohë zgjuarsia dhe mprehtësia e Bariut e rrethojnë atë si mur përreth, gjithë mënyrat e armikut përfundojnë me turp e qesharake dhe banorët mbeten të paprekur; por kur dikush arrin të thyejë një pjesë të kësaj mbrojtjeje, dhe pse s’arrin ta shkatërrojë të gjithën, që nga ai moment i gjithë qyteti është i shkatërruar nga ajo pjesë. Çfarë do të bëhej nëse çifutët do ta vidhnin Kishën ndërkohë që ajo lufton në mënyrë të sukseshme kundër grekëve? Ose nëse ajo i ka të dy këta nën drejtim, por plaçkitet nga Manikinët? Ose pasi ia kanë dalë mbanë edhe kësaj, përbërësit e «sestimi» së do të thernin delet që ishin në vathë? A ësthë e nevojshme t’i numëroj gjithë herezitë e djallit? Por në qoftë se Bariu nuk di si t’i refuzojë të gjithë këto tamam, ujku mund të hyjë vetëm nga njëra prej tyre i përlan shumicën e deleve.
Në rastin e ushtarëve, duhet të jemi të bindur gjithmonë se fitorja apo mundja varet nga ato që rrinë e luftojnë. Por në rastin tonë kjo është shumë ndryshe. Shpesh beteja kundër të tjerëve u siguron fitore njerëzve që nuk hyjnë në të dhe të duronin mundimin e saj, por qëndronin duke mos bërë asgjë. Dhe nëse dikush bie mbi shpatën e vet për shkak të mos eksperiencës së gjerë në këto konflikte, ai bëhet objekt talljeje për miqtë e për armiqtë.
Do të përpiqem t’ua shpjegoj këtë me një shembull. Ata që pranojnë gjepurat e mësuara nga Valentinus dhe Marcion, dhe të gjithë ata që janë infektuar nga sëmundja e tyre, e refuzojnë ligjin që Perëndia i dha Moisiut nga kanuni i shkrimit të shenjtë. Nga ana tjetër çifutët e mbanin atë me aq respekt saqë përpiqeshin ta merrnin të gjithin me kokëfortësi, në kudnërshtim me vullnetin e Zotit, megjithëse rrethanat i pengonin. Por Kisha e Zotit, duke shmangur të dyja ekstremet, ndjek një drejtim të mesëm,dhe as nuk e lë veten të nënshtrohet nga pozita e saj, as nuk i lejon njerëzit t’i ulin vlerat, por e lavdërojnë atë, megjithëse ajo është pezulluar sepse ishte në shërbim në kohën e vet. Këhtu çdokush që ka ndërmend t’i kundërshtojë të dyja këto palë duhet ta kuptojë këtë balancim. Nëse ai dëshiron t’u mësojë çifutëve se janë jashtë mode duke u mbajtur fort pas legjislacionit të tyre të vjetër, dhe fillon papushuar t’ia ulë vlerat atij, ai i ndihmon heretikët që duan ta shkatërrojnë atë. Por nëse, në vendosmërinë e tij të heshtë për këtë grup, ai lavdëron ligjin në mënyrë të ekzagjeruar dhe e adhuron sikur ai të ishte i domosdoshëm në kohën tonë, ai u hap gojë çifutëve.
Përsëri, ata që janë ndikuar nga budallallëku i Savellaisit apo nga çmenduritë e Ariosit në të dyja rastet janë larguar nga besimi i vërtetë duke shkuar në ekstreme. Të dyja këto palë kanë emrin të krishterë, por nëse shikoni doktrinat e tyre do të shihni se grupi i parë s’është më i mirë se çifutët me ndryshim të emrit, ndërsa të tjerët kanë një ngjashmëri të madhe me herezinë e Pavlit nga Samosata; dhe të dyja janë përtej të vërtetës. Atëherë, ka rrezik të madhe në rastet të tilla, dhe rruga është e drejtë dhe e ngushtë, me pjerrësi të menjëhershme nga të dyja anët. Ka çdo lloj arsye për ta pasur frikë atë, ndërkohë që përpiqemi të godisni një armik, do të goditeni nga tjetri. Nëse dikush thotë se Kryezoti është një, Sakellius i jep formë tjetër kësaj shprehjeje menjëherë, për të favorizuar budallallëkun e tij, nëse, në anën e tjetër, dikush bën një dallim dhe thotë se Ati është një , dhe Biri një tjetër, dhe Shpirti e Shenjtë tjetër. Këtu çohet Ariosi, duke e kthyer dallimin e këtyre personave në një ndryshim substancë. Ne duhet të përpiqemi ta shmangim këtë ngatërrim që i mungon respekti për Zoti nga të një pale dhe ndarjen e çmendur të palës tjetër duke rrëfyer se krye Zoti Ati e Biri dhe Shpirti të Shenjtë është një, po duke shtuar se janë 3 persona. Sepse në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të mbrojmë veten tonë nga sulmet e të dyjave.
Mund t’ju tregoj dhe shumë beteja të tjera nga të cilat s’do shkëputeshin dot lehtë sepse do t’iu kushtonin një ndjenjë faji e dëshpërimi të madh, vetëm në qoftë se do të luftonit me kurajë e me kujdes. Ka nevojë të përmend dhe spekullimet pa baza të vetë njerëzve tanë? Ato janë aq të shumta sa edhe sulmet nga jashtë, dhe i shkaktojnë mësuesit edhe në shumë telashe. Disa njerëz, nga kurioziteti i pamasë, duan të shpjegojnë pa baza e në mënyrë të papërgjegjëshme doktrina që nuk sjellin ndonjë përfitim atyre që i kuptojnë ato, ose që janë aktualisht të pakuptueshme. Të tjerë therrasin në në ndihmë Zotin për gjykimet etij dhe përpiqen të masin thellësinë e madhe. Sepse psalmisti thotë: “Gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe.”3 Do të shikoni se shumë pak janë të interesuar thellësisht për besimin dhe sjelljen, por shumica i shikojnë këto teori të detajuara dhe zbulojnë pyetje për të cilat s’ka përgjigje dhe zbulimi i të cilave rrit inatin e Perëndisë. Sepse kur përpiqemi të mësojmë gjëra të cilat vetë Zoti s’donte që ne t’i dinim, ne s’do të kemi kurrë sikse, si do mundeshim, kundër vullnetin të Perëndisë? –Dhe nuk dot të fitojmë as gjë nga zbulimet përveç rrezikut tonë.
Por, kur dikush e përdor autoritetin për t’u mbyllur gojën njerëzve që ndjekin këto enigma, ai do të njihet për arrogancë dhe injorancë. Këhtu që edhe këtu presidenti duhet të ketë takt të madh që të largojë njerëzit nga spekullimet e papërshtatëshme dhe për t’i shpëtuar kritikave që kam përmendur unë. Për gjithë këto çështje asnjë ndihmë tjetër nuk na është dhënë përveç fjalës. Dhe nëse dikush është primar nga kjo fuqi, shpirtet e atyre që janë nën të (dua të them më të dobëtit dhe spekulativët) nuk do të jenë më mirë sesa anijet e goditura nga stuhia në det. Kështu që prifti duhet të bëjë gjithë sa mundet për të fituar këtë fuqi.
Vasili: Atëherë pse ishte Pavli aq entuziast për të fituar perfeksion në këtë cilësi? Ai nuk ka turp nga varfëria e tij në të folur, “Dhe megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.”4 Dhe ai e thotë këtë kur ju shkruan korintasve që adhuroheshin për elokuencën e tyre dhe krenoheshin me të.
Johani: Ky është tamam shfajësimi që ka shkatëruar shumicën e njerëzve dhe i ka bërë më formalë rreth doktrinës së vërtetë. Duke mos qenë në gjendje të shqyrtojnë me kujdes thellësinë e mendjes së Apostullit apo të kuptojnë fjalët e tij, ata kanë shpenzuar gjithë kohë e tyre duke pohuar me kokë e duke hapur gojën për gjumë, dhe duke vlerësuar jo formën e padijes që pranon Pavli, por një formë nga e cila asnjë njeri nën qiell s’ka qenë ndonjëherë i lirë.
Por le të qëndrojë hy pohim tani për tani. Ndërkohë unë them: le të supozojmë se si s’ishte ekspert në këtë cilësi, siç mendojnë ata; ç’lidhje ka kjo me argumentin e tanishëm? Ai kishte një fuqi më të madhe se e folura, një fuqi që ishte në gjendje të jepte rezultate më të mëdha. Thjesht nga prezenca e tij, dhe pa asnjë fjalë, ai tmerronte djajtë. Nëse njerëzit e sotëm do të bashkonin gjithë fuqitë e tyre, ata s’do të mundeshin me asnjë sasi lutjesh e lotësh të bënin as aq sa dikur bënin shamitë e dorës të Pavlit. Pavli ngrinte të vdekurit me lutjet e tij dhe bënte mrekulli të tilla saqë shikohej si Zot dhe nga ata që s’ishin fetarë. Dhe para se ta linte këtë jetë u mendua të ishte i vlefshëm për në qiellin e tretë dhe të dëgjonte gjëra që s’janë të ligjshme për t’u dëgjuar nga lloji njerëzor. Por sa për njerëzit e sotëm-dhe s’dua të them ndonjë gjë të pahijëshme e të ashpër: me të vërtetë jo, sepse nuk po flas që t’i qortoj ata, por vetëm me ngazëllim, si mund ta shmangin ata tronditjen kur krahasohen me një njeri kaq të madh? Sepse nëse i anashkalojmë mrekullitë e tij dhe vijmë te jeta e shenjtorit e shikojmë sjelljen e tij engjëllore, do të shohim atletin e krishterë edhe këtu konkurues më shumë sesa në mrekullitë e tij. Ka nevojë të përmend seriozitetin e tij, durimin, rreziqet e vazhdueshme, kujdesin e përhershëm, shqetësimin e tij të pafund për kishat, keqardhjen për të dobëtit, shqetësimet e tij të shumta, persekutimet e tij të pa para ndonjëherë, vdekjet e tij të përditëshme? Cili vend në botë, cili kontinent apo det nuk mori vesh për përpjekjet e këtij njeriu të drejtë edhe shkretëtira e njohu atë dhe shpesh e strehoi kur ai ishte në rrezik. Ai duroi çdo lloj intrige. Ai fitoi çdo lloj fitoreje. Por përpjekjet e tij nuk pushuan kurrë, por as edhe nuk pushuan së kurorëzuari.
Por nuk e di si po ia lejoj vetes që ta ofendoj atë. Sepse arritjet e tij tejkalojnë çdo lloj përshkrimi; sigurisht që e kalojnë përshkrimin tim po aq sa oratorët e praktikuan më kalojnë mua. Megjithatë për derisa shenjtori nuk do të më gjykojë nga rezultatet po nga qëllimet, nuk do të ndaloj derisa të të kem thënë një fakt që është po aq mbi ato që kam thënë ashtu si dhe ai është mbi çdo njeri tjetër. Dhe çfarë është ky fakt? Pas gjithë këtyre arritjeve pas fitimit të ndereve pa mumër. Ai lutej që të shkonte në ferr dhe të vuante ndëshkim të përjetëshëm, në mënyrë që çifutët, që shpesh e kishin gjuajtur me gurë dhe kishin bërë ç’ishte e mundur për ta marë, të mund të shpëtoheshin e të vinin te Krishti. Kisha e dëshironte Krishtin ashtu si ai.-Nëse mund ta quajmë me të vërtetë dëshirim dhe jo me një emër më të fortë. A mundemi, atëherë, të vazhdojmë të krahasojmë vetet tona me të, kur kujtojmë hijeshinë e madhe që ai mori nga lart dhe virtytin e madh që ai shpaloste në vetvete? Çfarë gjëje mund të jetë më e qartë se kjo?
Tani do të përiqen të tregoj gjithashtu se, përveç gjithë kësaj, ai nuk ishte joekspert në të folur; asthu siç mendojnë këta njerëz. Sepse ata nuk ia japin titullin thjesht njërit i cili është i paditur në theksimin e detajeve të vogla të retorikave të të pafeve, por gjithashtu atij që nuk kupton si të luftojë për doktrinën e së vërtetës. Dhe ata janë në rregull. Por Pavli nuk tha që nuk ishte ekspert në të dyja këto cilësi; vetëm në të parën. Për të vednosur këtë fakt ai bëri me kujdes dallimin duke thënë se ai ishte “joekspert në ligjeratë, por jo në njohuri.” Tani nëse do të isha duke vënë në dyshim pastërtinë e Izaktatit dhe madhështinë e Demosdenës dhe dinjitetin e thusiditit dhe Sublimitetine Platos, do të ishte e drejtë të më vinit përballë dëshmisë së Pavlit. Por në fakt po i anashkaloj të gjitha ato cilësi dhe zbukurimet e tëpërta të shkrimtarëve paganë. Nuk e marr në konsideratë theksin dhe stilin. Le të jetë theksi i një njeriu i vargër dhe përbërja fjalore e thjeshtë e pa art, por ai të jetë ekspert në njohurinë dhe deklaratat e kujdesshme të doktrinës. Dhe mos e lini atë të privojë shenjtorin (për të mbuluar ngathtësinë e vet) nga vilësia e tij më e madhe dhe kryesorja e pohimeve të tij për lavdërimin.
Më thoni, si i mundi ai çifutët që ndodheshin në Damask, kur nuk i kishte filluar akoma mrekullitë e tij? Si i kundërshtoi Grekët? Pse u dërgua në Rarsus? Ai nuk ndodhi kjo sepse ai ekzistonte gjithkund fuqishëm me anë të fjalëve të tij, dhe i dërgonte ato aq larg saqë ato u provokuan për ta vrarë,duke mos qenë në gjendje të duronte humbjen e tyre? Atëherë ai s’kishte filluar akoma të bënte mrekullira dhe asnjë s’mund të thoshte se turmat e mendonin të mrekullueshëm për shkak të famës së mrekullive të tij apo se njerëzit që e kundërshtonin ishin përmbysur nga fama e tij. Sepse në atë kohë fuqia e tij e vetme ishte ajo e të folurit. Si i kundërshtoi ai me me ata që përpiqeshin të jetonin si çifutë në Antioki?6 Ai nuk e ndoqi Areopagitin, i cili i përkiste po atij qyteti superstiveoz7, bashkë me gruan e tij vetëm për shkak të fjalëve të tij? Si na ai ra nga drijtarja? A nuk ndodhi kjo sepse ai ishte futur në të thella deri në mesnatë në fjalët e mësimit të tij? Çfarë ndodhi me Selanikun dhge Korinthin? Po në Efes dhe Romë? A nuk kaloi ai ditë e netë të tëra në vazhdimësi duke shpërnarë Shkrimet? A ka nevojë të përmendim debatet e tij me Epikuseanët dhe Stoikët? Nëse do të doja t’i tregoja do të kishte një zgjatje të tepërt. Por kur ai në mënyrë të dukshme përdorte shumë argumentin, si para se të fillonte mrekullitë e tij dhe pasi i kishte filluar ato, si mund ta quajë njeri të paaftë në të folur njeriun i cili fitoi adhurimin e të gjithëve mbi të gjitha me atë të debareve të tij dhe ligjëratave në publik? Pse e likaomianët menduan se ai ishte Hermesi? Ideja se ai dhe Barnba ishin zotër ishte si meritë e mrekullive të tyre; por ideja se ai ishte Hermesi ishte si meritë e elokuencës së tij dhe jo mrekullive. Ne çfarë gjërash i kalonte Shën Pavli Apostujve të tjerë? Dhe si ndodhi që në gjithë botën ai është në gojën e të gjithëve? Ç’ndodh që, jo thjesht midis nesh, por midis çifutëve dhe grekëve gjithashtu, ai adhurohet më shumë se çdo njeri tjetër? A nuk është kjo për shkak të përsosmërisë së letrave të tij? Nëpërmjet kësaj ai ka ndihmuar dhe do të ndihmojë dhe, për sa kohë të ekzistojë rraca njerëzore, nuk do të ndalojë së ndihmuari besimplotët, jo vetëm ata të kohës së tij por që nga ajo ditë të gjithë që dotë besojnë deri në ardhjen e Krishtit. Sepse shkrimet e tij fortësojnë kishat në gjithë botën si mur çeliku. Dhe taniai qëndron midis desh si kampion i ndritur, duke rrëzuar imagjinatat dhe çdo gjë të lartë që lavdërohet kundër njohurisë së Zotit. Ai i bën të gjitha këto me anë të Shkrimeve të mrekullueshme që na ka lënë ne, plot me mençuri hyjnore.
Shkrimet e tij nuk janë të vlefshme për ne vetëm për refuzimin e doktrinave të rreme dhe vendosjen e të vërtetave, por ato na ndihmojnë shumë, gjithashtu dhe në të jetuarit një jetë të mirë. Sepse me anë të përdorimit të tyre dhe sot presidentët edukojnë dhe udhëzojnë Virgjirinë e pastër të cilën vetë Pavli e mbështeti si Krishti, dhe e drejtoi në bukurinë shpirtërore. Me anë të tyre ata gjithashtu largojnë sëmundjet që e sulmojnë atë, dhe ruajnë shëndetin e mirë që ka ajo. E tillë është cilësia dhe fuqia e ilaçeve që ky njeri na ka lanë ne, njeri i cili ishte i ngadaltë në të folur!
Ata që i përdorin ato shpesh ua dinë vlerën.
Këto fakte janë të mjaftueshme për të treguar se ai pati mundime të mëdha në këtë pjesë të punës së tij. Por dëgjoni gjithashtu se çfarë u thotë ai dishepujve të tij në një letër: “Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë”8: dhe përsëri “sepse shërbërori i zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit e i durueshëm.”9 Dhe më tej ai thotë. “Por ti që ndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove, dhe se që nga fëmijëria i njeh shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jisu”10 dhe përsëri “I gjithë Shkirimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”11 Dhe dëgjoni çfarë shton ai në udhëzimet e tij për Titon rreth emërimit të peshkopëve: “Sepse peshkopi si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhenë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm, por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur, që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjendje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë e bindë ata që kundërshtojnë.”12 Si mund atëherë, nëse ai është jo ekspert në të folur, siç thonë, do të jetë në gjendje të bindë kundërshtarët dhe të mbyllë gojët e tyre? Dhe pse duhet gjithkush t’u kushtohet leximit dhe shkrimeve, nëse është e rregullt t’i mirëpresësh të tillë njerëz, jo ekspertë? Kjo e gjitha është një pretendim e justifikim dhe një pretekst për shkujdesje dhe përtaci.
Vasili: por kjo përgjegjësi u është dhënë priftërinjve.
Joani: Mirë, argumenti ynë pikërisht tani është për priftërinjtë. Por të mësoni se ai i jep ato dhe për ata që janë nën mbukqyrje, dëgjoni ca kështilla që ai ia jep të tjerëve në një letër tjetër: “Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet”13 dhe përsëri “Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hur, i ndrejqur me kripë, që të dini si duhet t’i përgjigjeni gjithsecilit.14 Dhe komanda të jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur15 iu dha të gjithëve njëlloj. Duke iu shkruar Thesalonikasve, Pavli thotë: “Ngushëlloni njeri-tjetrin dhe ndërtoni njeri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni”16. Por kur flet për priftërinjtë ai thotë: “Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në Kishë, le të nderohen dyfish sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim”17, sepse ky është qëllimi përfundimtar i mësimeve të tyre: të udhëheqin dishepujt e tyre, si me ato që bëjnë dhe me ato që thonë, në rrugën e asaj jete të bekuar që urdhëroi Krishti. Vetëm shembulli nuk është udhëzim i mjaftueshëm. Dhe ky pohim s’është i mimi, por i vetë Shpëtimtarit. Sepse ai thotë: “Ai që do t;i veri në praktikë dhe do t’ua mësojë të tjerëve do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve”18. Tani, nëse të vësh në praktikë do të ishte e njëjtë me t’ua mësosh të tjerëve, fjala e dytë do të ishte e tepërt. Do të kishte qenë e mjaftueshme të thuhej “Ai që do t’i verë në praktikë.” Por në fakt duke i dalluar këto të dyja ai tregon se shembulli është diçka dhe udhëzimi diçka tjetër, dhe se secila kërkon tjetrën për përfitim të përkryer.
A ju kujtohet se çfarë vegla e zgjedhur19 e Krishtit u tha pleqve të Efesit? Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhe, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.”20 Pse duheshin atje lotët dhe paralajmërimi me gjalë, kur jeta e Apostullit shkëlqente aq shumë? Për mbajtjen e porosive jeta e tij e shenjtë mund të jetë një ndihmë e madhe për ne-megjithëse dhe këtu nuk do të thosha se shembulli vetëm mund të arrijë gjithshka. Por kur kemi konlikt në çështjet e doktrinës dhe gjithë luftuesit mbështeten në të njëjtat shkrime, çfarë peshe do të mbante jeta e tij atëherë? Çfarë vlere kanë punët e shumta të një njeriu, kur pas gjithë përpjekjeve të tij ai bie në herezi për shkak të mungesës së theksuar të eksperiencës dhe shkëputet nga trupi i Kishës, si, me sa di, më kanë bërë shumë? Çfarë ndihme në fakt, sjell përpjekja e tij papushum?asnjë lloj ndihme ne fakt, ja më shumë sesa një besim ishënsoshë i kombinuar me një jetë të tjerët duhet të ketë eksperiencë në këto konflikte doktrinave. Sepse megjithëse ai vetë është i sigurt dhe nuk lëndohet nga kundërshtarët e vet, ata nuk fajësojnë paaftësinë e tij për humbjen, por doktrinën e tij të pashëndetshme. Kështu nga mungesa e eksperiencës së një njeriu gjithë bashkësia përfundon në shkatërim të plotë. Megjithëse ata mund të mos bashkohen me armikun, përsëri ata mund të vazhdojnë të dyshojnë, ndërkohë që më parë ishin të bindur në vetvete. Atyre me të cilët konsultoheshin me besim të patundur nuk mund t’ju drejtohen më me të njejtën siguri. Një stuhi e tillë i pushton shpirtet e tyre për shkak të humbjes së mësuesit të e tyre të cilin armiku e çon të fundit në shkatërrim. Çfarë shkatërrimi i tmerrshëm, çfarë zjarr djegës shtohet në kokën e atij njeriu të shkatërruar për secilin nga këto shpirte që digjen, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë, përderisa ju të gjithë e dini shumë mirë.
A është kjo për shkak të arrogancës, të lavdisë boshe, nëse unë do të refuzoja të isha shkaku i ndëshkimit të përjetshëm të shumë njerëzve dhe të siguroja për vete një dënim akoma më të ashpër se ai që më pret mua tani në botën tjetër? Kush mund të thotë kështu? Asnjë, vetëm në qoftë se ai do të donte t bënte vërejtje kritike dhe të spekullonte mbi fatkeqësitë e një tjetri.
__________________________________________________ ___________________________________________

Lavdia e priftërisë.
1. 2 Kori. 3:10
2. Mat.18:18
3. Joan 20:23
4. Joan. 5:22
5. Joan. 3:5
6. Joan. 6:53
7. Jak. 5:14-15

Vështirësia e priftërisë.
1. 2 Kor. 11:3
2. 1 Kor. 2:3
3. 2 Kor. 12:2
4. 2 Kor. 11:23
5. 1 Kor. 9:12
6. 2 Kor. 11:29
7. Rom. 9:3
8. 1 Kor. 14:34

Karakteri dhe tundimet e një Peshkopi.
1. 1 Tim. 3:1
2. Mat. 5:11-12
3. Mat. 5:22
4. Fja. 15:1
5. Kol. 12:26
6. 1 Kor. 2:11

Pushteti i Fjalës.
1. Kol. 1:24
2. 1 Pjetri.3:15
3. Psal. 36:6
4. 2 Kor. 11:6
5. Gal. 2:11
6. Vep. 17:34
7. 1 Tim. 4:13
8. 2 Tim. 2:24
9. 2 Tim. 3:14-15
10. 2 Tim. 3:16-17
11. Titi. 1:7-9
12. Kol. 3:16
13. Kol. 4:6
14. 1 Pjet. 3:15
15. 1 Thes. 5:11
16. 1 Timo. 5:17
17. Mat. 5:12
18. Vep. 9:15
19. Vep. 20:31