Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Mbi pendimin dhe rrėfimin

    Mbi Pendimin dhe rrėfimin
    Pendimi ka depėrtuar nė ēdo aspekt tė jetės shpirtėrore, sepse kudo nė Kishėn Orthodhokse ku flitet pėr jetėn shpirtėrore, flitet kryesisht pėr pendimin. Madje gjithė jeta shpirtėrore ėshtė njė pendim, d.m.th njė kthim drejt Zotit, njė kthim drejt gjendjes natyrale tė njeriut, njė kthim drejt gjendjes qė ai humbi, ose siē thuhet tek paravolia e Djalit plangprisėsh, njė kthim nė shtėpi. Kthimi nė shtėpi ndodhi ngaqė djali u kujtua dhe pati mall pėr shtėpinė e Atit. Tė paturit mall ėshtė njė nga aspektet kryesore tė pendimit. Askush nuk mund tė vazhdojė rrugėn e kthimit n.q.s ai nuk ka mall pėr vendin ku ai do tė shkojė. Vetėm njė dėshirė e zjarrtė qė nuk mund tė kuptohet kapėrcen tė gjitha pengesat qė hasen rrugės. Cdo njeri ndodhet nė nivel tė ndryshėm malli, dikush bėhet shenjt, dikush jo dhe kėto janė mistere qė nuk mund tė kuptohen dot dhe shpjegohen nė mėnyrė racionale. Megjithatė ne e dimė qė ēdokush ėshtė i pėrgjegjshėm pėr ēdo veprim qė bėn. Cdokush ka brenda tij imazhin e Perėndisė qė do tė thotė ka mundėsinė e mallit pėr t`u kthyer tek Ati. Ajo qė kėrkohet nga jeta shpirtėrore ėshtė pikėrisht tė ringjallet kjo strukturė, tė ringjallet ky lloj vizioni pėr njeriun qė njeriu tė kuptojė sa poshtė ka rėnė, ashtu si dhe djali planprishės qė mendoi: “Nė shtėpinė e tim eti ka bukė dhe pėr shėrbėtorėt ndėrsa unė kėtu po vdes urie”. Kjo histori ėshtė historia tragjike e gjithė njerėzimit madje njė shenjt i madh thotė se kjo ėshtė historia e gjithsecilit prej nesh. Ėshtė historia ime, ėshtė historia juaj, ėshtė historia e cdonjėrit prej nesh. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė historia e djalit plangprishės, ėshtė historia mė e dashur pėr gjithė predikuesit. Sepse ajo ėshtė njė minierė pa fund ku mund tė gjesh gjėra pėr frymėzim. Madje kur ta lexojmė duhet ta lexojmė me lot, nėse realisht do tė ndjejmė diēka nga ajo qė ndjeu djali. Sepse fillimi i pendimit ėshtė keqardhja dhe sė dyti shpresa qė ne jemi bijtė e tė lartit. Kjo ėshtė arsyeja qė shumė shenjtorė thonė qė nėse i jepeni pendimit mos iu jepni dėshpėrimit. Sado larg qė tė kemi shkuar, sado i madh qė tė jetė makati nuk mund ta mundė dot mėshirėn e Perėndisė. Ati gjithmonė po pret. Zoti po vigjėlon pėr shpirtin e gjithsecilit prej nesh. Ai po pret vetėm lėvizjen e parė dhe sa tė shohė lėvizjen e parė do tė vijė Ai tė na kapė prej dore. Problemi ėshtė se ne nuk lėvizim. Tek ne ka zėnė kore dhe nuk hapet prandaj arsyeja qė bėjmė shumė praktika asketike ėshtė qė tė thyejmė kėtė korė. Ai thotė: “Zemrėn e pėrbuzur dhe tė pėrulur Zoti nuk do ta pėrbuzė”. Ajo qė nuk gjendet tek ne ėshtė pikėrisht zemra e thyer. Kur ke njė zemėr tė thyer dhe sensibiliteti i njeriut rritet shumė. Njeriu qė ka njė zemėr tė thyer, d.m.th. njė vrarje tė thellė tė ndėrgjegjjes, ka njė ndershmėri tė madhe shpirtėrore. Ato gjėra qė i dukeshin tė zakonshme, tani nuk i duken mė tė tilla. Madje shumė shenjtorė qė patėn njė pendim tė thellė sapo dėgjoni fjalėn Zot u rridhnin lotė, sepse Krishti pėr ta pėrfaqėsonte dicka tjetėr. Nėse edhe ne do ta kuptonim fjalėn Zot edhe ne do tė ndryshonim, sepse fjala Zot ėshtė bėrė sot fjala mė me pa kuptim nė botė, tė gjithė e pėrdorin dhe nuk ia dinė kuptimin. Vetė fakti qė ne e pėrmendim fjalėn Zot dhe nuk ndryshojmė tregon qė ne nuk ia dimė kuptimin. Nėse realisht ne do tė kuptonim dicka sa herė qė tė pėrdorim fjalėn Zot dicka do tė vinte tek ne. Sa herė qė do tė pėrmendim histori tė ndryshme dicka do tė vinte tek ne, por kjo nuk ndodh sepse ne nuk kemi njė zemėr tė copėtuar ne nuk ndjejmė dhimbjen e thelllė tė largimit. Madje pjesa mė e madhe e jona mendon se ėshtė nė gjendje normale, prandaj dhe kreshma, praktikat asketike u duken anormale. Ata thonė: Pse duhet t’i bėj gjithė kėto, unė nuk kam bėrė asgjė. Me tė vėrtetė gjithėsekush nė sekretin e tij mendon se ėshtė i drejtė. “Nuk kam bėrė asgjė tė keqe, mundohem t’ju bėj tė gjithėve mirė” – kėto janė shprehje qė dėgjohen vazhdimisht. Ndėrsa shenjtorėt nuk e panė nė kėtė formė veten, sepse modeli pėr ta ishte dicka mė e lartė, ata u kujtuan qė ishin bijtė e tė Lartit, ata u kujtuan qė duheshin tė ushqeheshim me ushqimin e ėngjėjve. Ndėrsa ne tani ushqehemi me ndyrėsitė e pasioneve. Gjithsekush qė ėshtė i sinqertė nė shpirtin e tij e kupton kėtė. Dhe kjo ėshtė njė pikė tjetėr kryesore e pendimit: Sinqeriteti i thellė i brendshėm. Sado mund t`u duket e habitshme tė gjithė ne mashtrojmė veten. Tė gjithė ne bėjmė sikur nuk i shohim, ka shumė pak sy tė esėllt. Gjithsekush krijon njė iluzion se ai ėshtė dicka tjetėr nga ai qė ėshtė. Prandaj pendimi mund tė quhet shikin real i gjendjes qė jemi ne, madje askush nuk mund tė qėndrojė i papenduar nėse sheh realisht gjendjen e tij. Nuk ėshtė e lehtė tė shohėsh kėtė sepse dhe Ava Isaku thoshte: “Lum njeriu qė sheh mėkatet e tij”. Tė arrish tė shohėsh kėtė do tė thotė tė kesh kuptuar shumė, tė jesh futur shumė thellė, t’i jesh afruar tė vėrtetės. Sa mė tepėr njeriu i afrohet Zotit, aq mė tepėr e kupton qė ėshtė larg Tij dhe ėshtė mėkatar. Sa mė afėr i afrohesh dritės aq mė tepėr do tė shohėsh gjėrat qė ndodhen nė tė. Ashtu si nė njė dhomė ku gjithcka duket e pastėr, po nėse kalon njė rreze drite do tė shohėsh me mijėra grimca pluhuri. E njėjta gjė ndodh edhe me shpirtin, nėse kalon njė rreze e dritės hyjnore do tė shohėsh brenda tij jo vetėm grimca pluhuri por edhe shumė gjėra tė tjera. Arsyeja qė ne nuk shohim dot do tė thotė se drita hyjnore nuk ndricon dhe ne nuk shohim sepse jemi tė verbėr. Mėnyra se si ne e shohim veten ėshtė njė mėnyrė jo e drejtė. Ndihma qė jep ati shpirtėror ėshtė mėnyra e drejtė pėr tė parė veten tonė. Askush nuk mund tė denigrohet nga e vėtrteta, askush nuk duhet tė trembet nga e vėtrteta. Pjesa mė e madhe e njerėzve jetojnė nė njė iluzion pėr veten e tyre, duke kujtuar atė qė ata nuk janė, sepse tremben tė pohojnė tė vėrtetėn, dhe kjo ėshtė njė krenari e kotė. Kjo ėshtė njė krenari boshe qė ka shkatarruar njerėzimin pėr shekuj me rradhė. Njerėzit mendojnė sikur janė dikushi pa qenė askushi. Shenjtorėt arritėn tė bėhen dikushi pėr vetė faktin qė ata kuptuan qė janė askushi. Ata u rritėn duke u rritur tek Zoti, sepse Zoti jep jetė me bollėk. Gjithshka qė ne duam tė kemi ajo realisht ėshtė, sepse ėshtė dhėnė nga Perėndia, por krenaria jonė na ndalon ta shohim. Nuk mund tė kėte njė pendim n.q.s. ne nuk shohim se kush jemi. Iluzioni qė krijojmė ne pėr veten se jemi dikushi, iluzioni pėr gjithshka tjetėr rrotull rreth nesh sikur ėshtė nė njė formė tjetėr prish gjithė vizionin. E vėrteta ndihon gjithmonė, e nė njė formė tjetėr prish gjithė vizionin e vėrtetė, sepse si mund tė shohėsh tė vėrtetėn kur nuk je nė tė vėrtetėn. Si mund tė shohė dikush kur ėshtė nė errėsirė. Ndihma qė kėrkojmė ne nga jeta shpirtėrore ėshtė qė tė ndricohemi pak, prandaj dhe pagėzimi quhet ndryshe ndricim, sepse nėpėrmjet hirit tė Perėndisėti mund tė shikosh dicka qė nuk mund tė shihet mė parė. Pėr kėtė kėrkon sy tė sinqertė. Sa mė afėr fesė kujton se je, aq mė e vėshtirė ėshtė tė jesh fetar. Mė e vėshtirė pėr t’u bėrė fetar nė kohėn e Krishtit ishin farisenjtė. Tė tjerė si hajduti, imorali vinin shumė lėhtė tek Krishti, kurse farisenjtė qė mendonin se ishin brenda nuk mund tė vinin, sepse ata kishin krijuar njė imazh tė rremė pėr veten e tyre, njė imazh qė ne e krijojmė vazhdimisht. Gjithsekush qė e sheh veten me sy tė sinqertė do tė kuptojė sa shumė hipokrizi ndodhet brenda tij, prandaj dhe lufta shpirtėrore ėshtė njė luftė reale kundėr saj. Shėn Theodhor Studhiti thoshte: “Unė preferoj mė shumė ata qė thonė unė jam mėkatar se sa ata qė thonė kam mėkatuar”. Sepse unė kam mėkatuar ėshtė dicka e kaluar nuk ėshtė njė gjendje reale e tė parit tė vetes. Mėkatar – nuk do tė thotė shkelje e disa rregullave, por edhe njė jetė e jetuar larg Perėndisė. Nėse ne nuk do tė bejmė njė pėrpjekje pėr t’u kthyer nė gjendjen pėr tė cilin njeriu shtė krijuar dhe ėshtė thirur gjithshka tjetėr do tė kthehet nė njė lojė.






    Raporti nėpėrmjet atit shpirtėror dhe birit

    Pa pasur njė sinqeritet nė kėtė lidhje ėshtė shumė e vėshtirė tė vendoset njė raport i drejtė. Le tė ndalemi nė disa cilėsi qė duhet tė ketė ati shpirtėror dhe nė disa cilėsi qė duhet tė ketė biri, sepse kjo ėshtė njė bashkėpunim dhe asnjėherė nuk mund tė bėhet nga njėri. Gjithsekush nga ne mendon se shpėtimi bėhet nė rrugė magjike. Sė pari pėrse quhet atė? Tek Mateu thuhet: “mos i thuaj askujt at, ju keni vetėm njė at”. Kjo ka qenė njė nga argumentat qė grupe tė ndryshme protestante e kanė pėrdorur kundra orthodhoksisė, si pėr priftin ashtu edhe pėr atin shpirtėror. Kisha Orthodhokse njeh vetėm njė at dhe titulli at qė jepet ėshtė pėrsa ata marrin pjesė nė atėsinė e Atit. Ose titulli “mėsues” jepet pėrsa ata marrin pjesė nė mėsueshmėrinė e mėsuesit. Pėr kėtė ne kemi nje evidencė duke filluar nga Klementi i Aleksandrisė, Origjeni etj qė japin kėto shpjegime. Shėn Pavli thotė: “Ju mund tė keni shumė udhėheqės, por keni vetėm njė at” me tė cilin quan vetveten, pėr at qė u Linda nė Zotin. Pėrvec Zotit qė ėshtė njė at real, gjithsekush qė afron njė njeri tek Zoti ėshtė njė at, sepse e lind atė, sepse ndihmon pėr tė lindur. Ashtu sic ndodh nė njė at natyral, nė kuptim mė tė thellė pranė Zotit ėshtė ati, por kjo bėhet nėpėrmjet njė ati natyral, e njėjta gjė ndodh dhe me atin shpirtėror, e cila merr pjesė tek atėsia e atit dhe duhet tė jetė shembull i Atit. Ky ėshtė kuptimi i fjalėve qė thoshte Shėn Ignati: “Konsiderojeni episkopin si Atin, sepse ėshtė pėrfaqsues i atit nėpėrmjet jush, shikojeni atė si mėsuesin tuaj, sepse ėshtė pėrfaqsuesi i mėsuesit, Krishtit. Ashtu si ati i jep jetė gjithckaje, ashtu edhe nėpėrmjet atit shpirtėror rilind gjithēka. Pra ēdo njeri qė ndihmon nė rilindje shpirtėrore bėhet njė at, ky ėshtė kuptimi qė i jep Kisha Orthodhokse atit.
    Njė nga karakteristikat e atit shpirtėror ėshtė ngjashmėria e tij me Zotin, ashtu si Zoti pati dashuri pėr gjithēka dhe dha jetėn e tij nė kryq, kėshtu duhet tė japė dhe ati shpirtėror. Ashti si Ati deshi Birin, kėshtu dhe ati duhet tė dojė birin e tij. Veē tė qėnurit at, ai duhet tė jetė edhe shpirtėror, pra qė tė kujdeset pėr lindjen e bijve nė Krishtin, pėr pėrparimin e tyre ashtu si Shėn Pavli. Ati shpirtėror pėrveē detyrės sė lindjes ka detyrė dhe pėr rritjen shpirtėrore dhe nė njė farė mėnyre ai duhet tė jetė mjeku. Cdo kėshillė dhe ēdo “dėnim” qė jep ati shpirtėror nuk ėshtė nė kuptimin e gjyqit, por nė kuptimin e mjekut. Ashtu si shkojmė tek mjeku kur kemi dhimbje, kėshtu ndodh dhe me atin shpirtėror. Nė shkojmė tek ati shpirtėror jo thjesht si detyrim, por si nevojė e thellė e brendshme, sepse nuk mund tė ecet nė rrugėn e vėshtirė tė kthimit pa pasur njė hartė. Harta ėshtė ligji i Zotit, por pėr tė ecur sipas hartės duhet dikush qė ta njohė mirė atė. Ati shpirtėror ėshtė njė njeri qė e njeh rrugėn e kthimit dhe ka pėrvojė pėr atė dhe mund ta transmetojė atė. Asnjė nga ne nuk mund tė jetė gjykatės i atit. Historia e Kishės ka treguar shumė pėrsa i pėrket lidhjes midis atit shpirtėror dhe birit. Madje ka pasur raste kur ati shpirtėror nuk ka qenė nė nivelin e duhur dhe biri i tij me nėnshtrimin ndaj tij, jo vetėm qė ka shpėtuar veten e tij por edhe atin e tij shpirtėror. Nėnshtrimi dhe bindja jonė ndaj atit shpirtėror ndriēon jo vetėm ne, por edhe atin. Fjala e parė qė thotė ati shpirtėror ėshtė fjala e Zotit, po nėse ndėrhyn mendja njerėzore, gjithcka prishet. Jeta shpirtėrore bėhet nė shpirtin e Shenjtė dhe nuk mund tė jepen pėrkufizime tė njėjta pėr ēdo rast p.sh. dimė qė pėr tė njėjtin rast ati shpirtėror jep kėshilla tė ndryshme nė persona tė ndryshėm. Ai jep atė kėshillė qė ndihmon mė shumė secilin prej nesh.
    Disa cilėsi tė pėrgjithshme tė atit shpirtėror:
    1-Ngjashmėria e tij me Zotin.
    2-Mjek i shpirtrave, qėllimi i tij kryesor ėshtė pėr tė kuruar dhe jo pėr tė dėnuar, ose pėr tė plotėsuar disa kanone pa kuptim. Cdo kurė e tij ėshtė e veēantė si nė mjekėsi, sepse njė kurė qė ėshtė e mirė pėr ty nuk ėshtė e mirė pėr mua.
    3-Ndėrmjetues. Nė kuptimin qė ati shpirtėror duhet tė ndėrmjetojė tė pajtojė shpirtin e tij me Zotin, qė do tė thotė qė tė ndajė me tė gjithēka qė ai ka siē thotė shėn Pavli: “Bani barrėt e njėri-tjetrit”. Pra ēdo betejė shpirtėrore qė ka biri duhet tė luftojė dhe ai bashkė me tė, jo vetėm tė ndėrmjetoje me njė kėshillė, por tė pėrfshihet e gjithė nė betejė bėshkė me birin me anė tė njė lufte tė zjarrtė.
    4-Kėshillues. Nė kuptimin qė nė ēdo aspekt, nė ēdo drejtim, nė ēdo vendim qė duhet tė marrė ai, duhet tė japė njė kėshillė e cila vjen nga pėrvoja personale. Mė e sinqerėtė dhe mė e mirė ėshtė tė thotė nuk e di e le tė lutemi sėbashku qė tė na ndriēojė Perėndia, sepse shpesh herė nga krenaria janė dhėnė kėshilla tė gabuara qė kanė dėmtuar dhe atin dhe birin. Nuk ėshtė turp tė mos dish.
    Turp ėshtė tė gėnjesh dhe tė bėsh sikur e di.
    Njerėzit qė dinė shumė kanė fuqinė tė thonė nuk e di, ndėrsa njerėzit qė kanė zakon tė pėrgjigjen pėr cdo gjė, kanė gabuar. Kur dikush vonon nė dhėnien e kėshillės tregon qė ėshtė mė serioz.
    5-Cdo mėsim dhe ēdo kėshillė qė na jep ta ketė nga pėrvoja.

    Karakteristikat e birit shpirtėror
    Rrėfimi nuk ėshtė vetėm ēėshtje e atit shpirtėror, por kryesisht ėshtė ēėshtja jote personale. Cėshtja e shpėtimit nuk ėshtė vetėm cėshtja e atit shpirtėror, ti vetė duhet tė angazhohesh shpesh nė tė, ti duhet tė jesh mė shumė i interesuar pėr shpėtimin tėnd. Pėrvec besimit qė biri shpirtėror patjetėr qė duhet ta ketė, se nuk kanė kuptim gjithė kėto pa besimin, kėrkohen edhe disa karakteristika tė tjera.
    Sinqeriteti: nė kuptim qė biri nuk duhet tė turpėrohet nga plagėt e tij, duhet tė shpalosė pėrpara mjekut gjithcka qė ai ka. Njėsoj si nė mjekėsi n.q.s. ai qė shkon nuk ia tregon tė gjitha dhimbjet, ėshtė vėshtirė qė t’ia gjesh diagnozėn. Kjo shpesh herė nuk shtė e lehtė, sepse i vjen zor, thotė ēfarė do tė mendoje ai pėr mua, e pengon krenaria. Dhe ne mundohemi t’i tregojmė nė njė formė tė pranueshme, jo se gėnjejmė plotėsisht, por gjysėm. Por kjo gjysėm gėnjeshtre ėshtė gėnjeshtra mė katastrofike, sepse gjysma e vėrtetė ėshtė gėnjeshtra mė e madhe, sepse bėhet e besueshme, sepse njė gėnjeshtėr e gjitha ėshtė vėshtirė tė besohet. Dhe kjo gjė ndodh shpesh herė tek ata qė rrėfehen tė cilėt mendojnė si ta bėjnė gjėnė mė tė pranueshme. Nuk ėshtė e lehtė qė tė jesh krejtėsisht i sinqertė qė tė hapėsh plotėsisht plagėt, sepse kjo kėrkon njė pėrulėsi shumė tė madhe dhe njė kėrkesė pėr shpėtimin. Por nga planet fizike ne e dimė mirė se kur pacienti ėshtė i sėmurė keq nuk ka turp tė tregojė dhe shkakun e sėmundjes nėse realisht ata e kėrkojnė shėrimin ata mund ta bėjnė atė. Problemi qėndron tek ne sepse lufta nuk bėhet seriozisht, por bėhet gjysėm. Dhe rrėfimi dhe shpėtimi dhe tė gjithė gjėrat shikohen gjysėm, nuk ndjehet njė nevoje e thellė e brendshme dhe e domosdoshme pėr shpėtimin, dhe nuk vendoset njė raport i drejtė me atin. Njeriu nuk kėrkon njė at jo thjesht pėr t’u shėruar por pėr tė kėnaqur pasionet dhe egon e tij, dhe gjithmonė at i mirė pėr atė ėshtė ai qė thotė ato gjėra qė do ai, dhe thotė qė ai ėshtė njė atė shumė i mirė sepse mė kupton. Njė njeri qė thotė kėto fjalė do tė thotė qė ai nuk ka gjetur atin qė duhet dhe ai nuk po bėn atė qė duhet. Tek ati shpirtėror nuk duhet tė shkosh pėr tė dėgjuar ato qė do, por tė dėgjosh atė qė ti je nė realitet. Ėshtė sikur tė shkosh tek njė mjek dhe ai tė thotė nuk ke gjė, dhe ti thua ky ėshtė njė mjek i mirė, por nė realitet ky nuk ėshtė njė mjek i mirė. Mė pas do tė kuptosh qė ai nuk ėshtė i mirė, sepse sėmundja ėshtė keqėsuar dhe e njėjta gjė ndodh me birin i cili me kalimin e kohės do tė kuptojė qė at i mirė nuk ėshtė ai i cili thotė ato qė dėshiron biri, por atė qė duhet, atė qė mund tė shėrojė. Kjo ėshtė e vėshtirė, sepse shumė njerėz po t’u thuash tė vėrtetėn tė bėhen armiq. Njerėzit nuk kanė qejf tė dėgjojnė shpesh ēfarė realisht ata janė, nuk kanė dėshirė tė dėgjojnė tė vėrtetėn. Madje kur e dėgjojnė i kap njė inat. Problemi shpirtėror ėshtė njė problem delikat, prandaj duhet njė sinqeritet i madh.
    Askush nuk mund tė kthehet tek Zoti pa njė zemėr tė thyer. Vetėm kur shkon me zemėr tė thyer e tė pėrulur, ai mund tė dėgjojė ato qė thuhen pėr tė. Nuk do t’i vijė turp kur ati t’i thotė kjo ėshtė arsyeja. Sa mė shumė tė jemi tė gėnjyer shpirtėrisht, aq mė shumė revoltohemi kur ati shpirtėror na thotė diēka qė nuk na pėlqen, ose kur thotė diēka qė na tregon ne tė ulėt shpirtėrisht. Nėse revoltohemi tregon se dicka nuk shkon mirė me ne jo me atin. Kur ne pranojmė ato qė thotė ati dhe nuk kundėrshtojmė, tregon qė ne kemi arritur njė pjekje shpirtėrore, kemi arritur njė farė pėrulėsie. Nuk mund ta kurosh dot njė pacient qė nuk do, duhet edhe ai tė bashkėveprojė mė mjekun. Ashtu si ati lufton nė betejė bashkė me tė dhe kjo nuk do tė thotė qė vetėm ati lufton, por ai ėshtė ndihmėsi duhet tė jesh ti ai qė duhet tė luftosh. Madje dhe vetė Zoti kur bėn punė e tij kėrkon dhe bashkėveprimin tonė dhe ne duhet tė kuptojmė qė qėllimi kryesor i shpėtimit ėshtė i joni. Jemi ne ata qė duhet tė jemi mė tė angazhuar nga gjithė tė tjerėt. Beteja shpirtėrore ėshtė njė luftė pėr jetė a vdekje, prandaj kėrkon njė angazhim kaq tė madh, njė sinqeritet dhe sidomos pėrulėsi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Thenie per pendimin

    “Pėrse, o shpirti im, neglizhon pėr veten tėnde? Pėrse nuk ndjen turp tė mėkatosh para Zotit dhe engjėjve tė Tij, ashtu siē ndjen turp para njerėzve? Mjerė unė i gjori, mjerė unė, sepse sikundėr mė vjen turp nga njerėzit nuk mė vjen turp nga Krijuesi dhe Kryezoti im, sepse para njė njeriu nuk mund tė mėkatoj, por pėrdor gjithfarė makinacionesh pėr ta treguar veten tė denjė. Sa i marrė qė jam! Kur qėndroj pėrpara Zotit, mendohem dhe ndjej turp tė them fjalė tė liga. Duke kryer tė keqen nuk trembem nga Zoti, i cili mė shikon. Veēse tek njė njeri, nuk mund t’i them dobėsitė e mia pėr t’i korrigjuar. Mjerė unė, mjerė unė! E njoh skėterrėn dhe nuk dua tė pendohem. Dashuroj Mbretėrinė qiellore, por virtyte nuk kam fituar. Besoj tek Zoti, por vazhdimisht porositė e tij nuk i dėgjoj. E urrej djallin, por nuk pushoj sė vepuari ato qė i pėlqejnė Atij. Kur lutem, pėrtoj dhe jam si i anestizuar. Kur agjėroj krenohem dhe mė tepėr kritikoj tė tjerėt. Kur bėj agripni, kujtoj se diēka po bėj, kėshtu qė agripnia nuk bėhet e vlefshme pėr mua. Do tė doja, o Zot, me lot ta fshij dorėshkrimin e mėkateve tė mia dhe me tė ardhmen e jetės sime tė bėhem i mirėpėlqyer tek Ty, por armiku mė mashtron dhe e lufton shpirtin tim. O Zot, para se tė arrij nė fund dhe tė humbas, mishėromė dhe shpėtomė. (Pjetėr Damaskini)

    “Ku ėshtė pendimi i plotė i cili na bėn tė jemi larg nga ēdo vepėr dhe fjalė e keqe?... Mjerė pėr mua tė gjorin, ēfarė i afrova vetes, jo vetėm me sa mėkatova, por mė tepėr pėr sa nuk desha tė pendohem, sepse nėse pendohesha ashtu si djali Plangprishės, Ati i dhembshur do ta pranonte kthimin tim. Dhe nėse do tė kisha mirėnjohje si tė tagrambledhėsit dhe kritikoja vetėm veten time dhe asnjė tjetėr do tė merrja dhe unė ndjesėn e mėkateve nga Zoti dhe madje mė tepėr, nėse do ta lutja me gjithė zemėr ashtu si ai. Por tani nuk e shikoj veten tė tillė. Prandaj trembem se do tė gjendem ne Ferr bashkė me demonėt dhe nuk do t’i shpėtoj gjykimit tė ardhshėm......
    Deri kur, o shpirti im, do tė kėmbėngulėsh nė faje? Deri kur do ta shamngėsh dhe do ta shtysh pendimin? Ngulite nė mendje gjykimin e ardhshėm dhe thirr drejt Krishtit, Perėndisė: Zemėrnjohės, mėkatova. Dhe para se tė mė dėnosh, mėshiromė. Nė praninė tėnde tė frikshme o Krisht, tė mos dėgjojmė fjalėt: “Nuk ju njoh”, sepse gjithė shpresėn tonė tek ty e varim, pavarėsisht se nuk vepruam sipas urdhėresave tė tua pėr shkak tė neglizhencės sonė. (Pjetėr Damaskini)

    “Vetė mėkati e tėrheq atė qė pendohet drejt Zotit, pasi mė parė ka ndjerė barrėn dhe ndyrėsinė e mėkatit dhe tė manisė sė tij. Veēse atė qė nuk dėshiron tė kthehet drejt pendimit e mban mė tepėr pranė tij, e lidh me pranga tė pazgjidhshme dhe ndez brenda tij mė intesive dhe mė tė forta dėshirat (pasionet) e privimit.
    (Oshėnar Joan Karpathiu)

    “Prandaj Zoti na e fali kėtė jetė kėtu, duke na dhėnė rastin pėr t’u penduar, sepse nė qoftė se nuk do tė ishte kėshtu, sapo njeriu tė mėkatonte do tė duhej t’i hiqej kjo jetė. Sepse cila do tė ishte dobia e saj? Prandaj, dėshpėrimi nuk ka vend aspak tek njerėzit, megjithėse i ligu vazhdimisht ua dikton atyre, jo vetėm atyre qė jetojnė nė indiferencė, por edhe atye qė luftojnė. Meqenėse koha e jetės sonė ėshtė kohė pendimi, fakti qė po jetojmė ėshtė garanci nga Zoti, qw ai qw dwshiron tw kthehet pranw tij”. (Shėn Grigor Pallamai)

    “Cila ėshtė pra, porosia nė fjalėt e Zotit? - Pendimi. Meqenėse u dėbuam nga vendi i jetės hyjnore dhe me tė drejtė u pėrjashtuam nga Parajsa e Zotit, u rrėzuam kėtu nė kėtė humnerė, u dėbuam tė banojmė e tė hamė bashkė me krijesat pa vetėdije, me kafshėt, humbėm ēdo shpresė pėr t’u rikthyer nė Parajsė, atėherė Ai, i cili me drejtėsi e dha kėtė dėnim, me drejtėsi e lejoi tė vijė ai tek ne tani, me njeridashje dhe bujari tw papwrshkruar, me zemėrgjerėsinw e tij pėrdėllyese zbriti pėr hirin tonė dhe erdhi pranė nesh dhe e denjoi tė bėhet i njėjtė me ne, pa mėkat, kėshtu qė me natyrė tė njėjtė me tonėn tė na rimėsojė dhe tė na shpėtojė. Na dha pra, kėshillėn shpėtuese dhe porosinė e pendimit duke na thėnė: “Pendohuni, sepse u afrua Mbretėria e qiejve”. (Mt.1:15) Sepse para trupėzimit tė Fjalės Perėndi, Mbretėria e qiellit ishte shumė larg nga ne, aq sa ėshtė larg qielli nga toka. Por kur Mbreti i qiejve erdhi pranė nesh dhe na fali bashkimin tonė me tė, atėherė Mbretėria e qiejve u afrua pėr tė gjithė.
    (Shėn Grigor Pallamai)

    “Nė jetėn e ardhshme nuk do tė pėrfundojmė nė skėterrė sepse mėkatuam, as do tė gjykohemi pėr kėtė, meqenėse kemi natyrė tė paqėndrueshme (e cila lėkundet herė andej, herė kėtej) dhe pranon shndėrrime e tjetėrsime. Por do tė pėrfundojmė nė skėterrė dhe do tė gjykohemi, sepse ndonėse mėkatuam nuk u penduam, nuk i braktisėm rrugėt e ligėsisė pėr t’u kthyer drejt Zotit, megjithėse e drejta dhe koha e pendimit na u dha”. (Oshėnar Theognosti)

    “Le t’i pėrkushtohemi dhe ne, vėllezėr, veprės sė pendimit.
    Le ta braktisim tė ligun dhe kullotat e tij.
    Le tė ikim larg nga derrat dhe nga lendet me tė cilat ushqehet, domethėnė nga pasionet e neveritura dhe nga ato qė i pėrjetojnė.
    Le tė qėndrojmė larg nga zahireja e keqe, domethėnė nga vesi i keq. Le tė ikim nga vendi i pėsimeve, qė ėshtė: mosbesimi, lakmia dhe mospėrmbajtja, aty ku ka mungesė tė madhe tė mirash dhe pasione mė tė tmerrshme se uria.
    Le tė vrapojmė drejt Atit tė mosprishjes, tė dhuruesit tė jetės, duke ecur nė rrugėn e jetės nėpėrmjet virtyteve, sepse atje do ta gjejmė tė ketė dalė plot me njeridashje, pėr tė na takuar e pėr tė na dhuruar ndjesėn e mėkateve, simbolin e pavdekėsisė, unazėn e trashėgimisė sė ardhme. Kėshtu edhe biri plangprishės, sikundėr na mėsoi Shpėtimtari, pėr aq kohė sa qėndroi nė vendin e largėt, megjithėse e vriste mendjen dhe shprehte fjalėt e pendimit, asnjė tė mirė nuk arriti pėr veten e tij. Por kur i braktisi tė gjitha veprat mėkatare dhe erdhi duke vrapuar drejt Atit, arriti tė pėrfitojė edhe ato tė cilat nuk kishte mundur t’i shpresonte dhe qė atėherė ndenji pranė tij me pėrulėsi, me urtėsi, duke punuar vepra tė mira dhe tė pėlqyera nga Zoti dhe ruante brenda tij tė papėrlyer hirin qw Zoti pwruroi tek ai”.
    (Grigor Pallamai)

    “Pendimi ėshtė traktat me Zotin pėr lindje dhe jetė tė dytė. Pendimi ėshtė blerės i pėrulėsisė. Pendimi ėshtė refuzim i vazhdueshėm dhe i paprerė i ēdo shlodhjeje trupore. Pendimi ėshtė tė kritikosh vazhdimisht vetveten, tė mos pėrkujdesesh pėr asgjė tė kėsaj bote, por tė pėrkujdesesh pa ndėrprerje pėr shpėtimin tėnd. Pendimi ėshtė pėrkujdesje e pandėrprerė pėr shpėtimin tėnd. Pendimi ėshtė bir i shpresės dhe mohim i pesimizmit. I penduar ėshtė ai qė e ndjen veten e tij tė dėnuar, por qė nuk turpėrohet nga dėnimi i tij duke e konsideruar veten pėrgjegjės pėr atė. Pendimi ėshtė pajtim me Zotin, i cili arrihet mė ato vepra bujare, tė cilat janė tė kundėrta me fajet tona. Pendimi ėshtė pastrim i ndėrgjegjes, durim i vullnetshėm pėr tė gjitha trishtimet. I penduar ėshtė ai, i cili krijon pėr veten e tij dėnime tė mėdha e tė pėrshtatshme pėr ndreqjen e tij. Pendim ėshtė shtrėngim i barkut me anėt tė kreshmės. Pendim janė rrahjet e forta tė shpirtit tė cilat shkaktohen nga rėnkimet e zemrės”.
    (Shėn Joan Sinaiti)

    “Pas pagėzimit, pagėzimi mė i madh ėshtė burimi i lotėve, megjithėse ėshtė disi e guximshme ta quajė dikush kėshtu, sepse ai (pagėzimi) ėshtė pastrimi i tė gjitha tė kėqijave qė janė bėrė deri atėherė. Ndėrsa ai (pagėzimi i burimit tė lotėve) ėshtė pastrim i tė gjitha gjėrave qė janė bėrė pas pagėzimit. Pagėzimin e morėm kur ishim foshnja dhe tė gjithė e pėrlyem. Ndėrsa me atė ripastrojmė dhe pagėzimin. Dhe ai nė qoftėse nuk dhurohej me njeridashje tė madhe nga Zoti tek njerėzit do tė ishin me tė vėrtetė tė rrallė ata qė do tė shpėtonin. Rėnkimet e pikėllimet thėrresin drejt Zotit, ndėrsa lotėt qė lindin nga frika ndėrmjetėsojnė pėr ne. Pra, lotėt e dashurisė sė pėrmbishenjtė tregojnė se lutja jonė u bė e pranueshme”.
    (Joan Sinaiti)

    “Pendimi ėshtė porta e cila na nxjerr nga errėsira dhe na fut nė dritė. Ai, pra, qė nuk do tė futet brenda nė dritė, ai nuk kaloi ashtu siē duhet nga dera e pendimit, sepse nė qoftė se kalonte, do tė gjendej i tėri brenda nė dritė. Ai qė nuk pendohet mėkaton pikėrisht pėr kėtė, sepse nuk pendohet. Sepse ai i cili e njeh tė mirėn dhe nuk e bėn, sipas asaj qė thotė Shkrimi i Shenjtė, ai mėkaton pikėrisht pėr atė. Ai qė bėn mėkat ėshtė skllav i tij dhe e urren dritėn dhe nuk vjen drejt dritės pėr tė mos e shfaqur veprat e tij tė liga”.
    (Osh. Simeoni Theologu i Ri)

    “Pendimi ... ėshtė ilaēi i rektifikimeve, zhdukje e paudhėsive, shlyerje e lotėve, guxim pėr t’u shprehur tek Zoti, armė kundėr djallit, thikė qė i pret kokėn tw ligut, shpresė shpėtimi, zhdukje e dėshpėrimit. Ai hap qiellin, na fut nė Parajsė, ai mposht djallin. Prandaj flas vazhdimisht pėr atė, se mendimi qė tė kemi besim tek vetja bėn tė rrėzohemi. Je mėkatar? Mos bjer nė dėshpėrim. Nuk do tė pushoj sė mjekuari mė kėto ilaēe, sepse di mirė sa armė e madhe kundėr djallit ėshtė tė mos dėshpėrohemi.
    Nė qoftė se ke mėkate, mos u dėshpėro. Nuk do tė pushoj sė thėni vazhdimisht kėto. Dhe nė qoftė se ēdo ditė mėkaton, ēdo ditė pendohu...” (Joan Gojarti)

    “Do tė shikosh pendimin e vėrtetė? Dėgjoje pendimin e Petros pasi mohoi Krishtin. Duke treguar rreth kėsaj ngjarjeje, Ungjillori thotė: “dhe pasi doli jashtė qau hidhur”. Prandaj dhe u fal mėkati kaq i madh i tij, sepse u pendua me mėnyrėn qė duhej... U pendua edhe Juda, por shėmtuar, sepse ai u var. U pendua edhe Isaia siē ju thashė. Por ai nuk u pendua, se lotėt e tij nuk ishin lot pendimi, por lot mburrjeje dhe inati, sepse ai qė pendohet nuk duhet tė inatoset, as tė egėrsohet, por tė pėrulet si i pandehur me guxim tė shtruar, si i dėnuar, i cili mund tė shpėtojė vetėm nga mėshira e Perėndisė, se u tregua mosmirėnjohės kundrejt bamirėsit, dhe pėr kėtė ėshtė i padenjė dhe si i tillė ėshtė i denjė pėr dėnime tė mundimshme. Dhe nė qoftė se mendon kėto, nuk do tė inatoset, nuk do tė revoltohet, por do tė mbajė zi, do tė qajė, do tė rėnkojė dhe do tė vajtojė natė e ditė. Ai qė pendohet nuk duhet ta harrojė mėkatin e tij, por gjithmonė duhet t’i lutet Perėndisė tė mos ta kujtojė, por ai vetė tė mos ta harrojė kurrė. Nė qoftė se ne e kujtojmė (mėkatin), Perėndia do ta harrojė. Vetė ne, le ta dėnojmė vetveten. Me kėtė mėnyrė do ta zbutim Gjykatėsin. Sepse mėkati qė rrėfehet bėhet mė i vogėl. Nė qoftė se nuk e rrėfejmė bėhet mė i keq”.
    (Joan Gojarti)

    “Mos ki turp tė futesh pėrsėri nė Kishė. Nėse ke turp kur mėkaton, tė mos kesh turp kur pendohesh. Vėr re se ēfarė tė bėri djalli. Dy gjėra ekzistojnė: mėkati dhe pendimi. Mėkati ėshtė plagė, pendimi ėshtė ilaē. Ashtu siē ndodh nė trup me plagėt dhe barnat, kėshtu ndodh dhe nė shpirt me mėkatet dhe pendimin. Mėkati sjell turpin, ndėrsa pendimi pėrfiton guximin. Mė dėgjo me kujdes tė lutem, qė tė mos ndėrlikosh radhėn e gjėrave dhe tė humbasėsh rrobėn. Ekziston plaga dhe ilaēi. Plaga ėshtė mėkati, ilaēi ėshtė pendimi. Nė plagė ekziston kalbėzimi, nė ilaē pastrimi nga kalbėzimi, nė mėkat turpi, nė mėkat ironia, nė pendim ekziston liria, nė pendim ekziston pastrimi i mėkatit. E vure re kėtė qė tė them? Kėtė rregull Satanai e prishi duke i dhėnė guxim mėkatit dhe turpin pendimit. Nuk do tė pushoj sė folur gjer nė darkė, gjersa tė sqaroj kėtė. Duhet tė pėrmbush premtimin tim. Ėshtė e pamundur tė lagohem nga ky. Ekziston plagė dhe ilaē. Plaga ėshtė kalbėzimi, ilaēi ėshtė pastrimi i kalbėzimit. Mos vallė ekziston nė ilaē kalbėzimi? Mos gjendet mjekimi nė plagė? Ēdonjėra nga kėto a nuk ka rregullin e saj? Apo mos vallė do tė mund tė shkėmbehej njėra drejt kėsaj, dhe tjetra drejt asaj? Aspak”! (Joan Gojarti)

    “Pendimi na u dha si dhuratė e dytė pas dhuratės sė pagėzimit. Dhe unazėn e besimit, tė cilėn e morėm nėpėrmjet pagėzimit dhe e humbėm me mėkatin, e pranojmė pėrsėri me anė tė pendimit. Pendimi ėshtė porta e mėshirės e cila hapet pėr ata qė e kėrkojnė. Nėpėrmjet asaj porte hyjmė drejt mėshirės hyjnore, dhe jashtė asaj porte nuk gjejmė mėshirė. Sepse tė gjithė mėkatuam, sipas Shkrimeve tė Shenjta dhe shfajėsohen falas me hirin e Perėndisė. Pendimi ėshtė hiri i dytė dhe lind nė zemėr nga besimi dhe frika ndaj Perėndisė (Isak Siriani).

    “Thotė pra, (shėn Isak Siriani) se duhet tė njohim ēdo orė, sepse nė ēdo 24 orė, natėn dhe ditėn, na lypset pendimi”. Perceptimi i pendimit ashtu siē mėsuam nga mėnyra e vėrtetė e mėsipėrme ėshtė ky: Lutja e vazhdueshme nė ēdo ēast mbushur me pėrqendrim. Lutje pėr faljen e mėkateve tė sė kaluarės dhe pikėllim pėr dėnimin e pėrjetshėm. Dhe pėrsėri: Pendimi u dha si hir tek njerėzit si hir pas hirit, sepse pendimi ėshtė rilindje e dytė nga Perėndia. Dhe unazėn qė morėm me besimin, e ripranojmė pėrsėri si dhuratė nėpėrmjet pendimit. Pendimi ėshtė porta e mėshirės, e cila ėshtė hapur tek ata qė e kėrkojnė. Nėpėrmjet asaj porte hyjmė nė mėshirėn hyjnore. Larg nga ajo hyrje nuk gjemė mėshirė, sepse tė gjithė mėkatuam, sipas Shkrimeve tė Shenjta dhe, shfajėsohemi falas me hirin e Perėndisė (Rom 3:24). Pendimi ėshtė hiri i dytė, i cili lind nė zemėr nga besimi dhe frika. Frika ėshtė bastuni atėror, i cili na drejton derisa tė arrijmė nė Parajsėn shpirtėrore. Dhe kur tė mbėrrijmė aty, na le dhe vėrtitet pėr tė na ruajtur. Parajsė ėshtė dashuria e Zotit, brenda sė cilės gjendet e plotė esenca e lumturive.
    Dhe pėrsėri, ashtu siē nuk ėshtė e mundur tė kalojė dikush detin e madh pa pasur anije dhe varkė, kėshtu ėshtė e pamundur tė kalojė dikush drejt dashurisė pa patur frikė.
    Pendimi ėshtė anija. Frika ėshtė kapiteni i saj. Dashuria ėshtė porti hyjnor. Na vendos pra, frika mbi anijen e pendimit dhe na kalon detin e kėsaj jete mbushur me ndyrėsi, dhe na sjell nė portin hyjnor, i cili ėshtė dashuria dhe na dejton atje ku mbėrrijnė “tė munduarit dhe tė ngarkuarit” (Mt 11:28), brenda pendimit.
    Dhe kur mbėrrijmė tek dashuria, mbėrritėm tek Perėndia. Dhe rruga jonė u tėrėsua dhe kaluam nė ishullin qė ėshtė pėrtej kėsaj bote, atje ku ėshtė, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė”.
    (Kalisti dhe Ignati Ksanthopuli)

    “Pėrse e pėrmendim ata qė ikin nga jeta e pasioneve dhe mėsuan tė kenė jetė tė pastėr? Sepse Zoti nuk ftoi tė drejtėt, as tė urtėt nė pendim, po jobesimtarėt, abuzuesit dhe fajtorėt.
    Sepse tha: “Nuk erdha tė ftoj nė pendim tė drejtėt, por mėkatarėt” (Mt 9:13). Sepse Ati qiellor dėshiron pendimin e mėkatarit dhe jo dėnimin e tij nė skėterrė (Justin filozofi)

    Si tė pendohemi

    “Ejani tek unė tė gjithė ju qė mundoheni dhe jeni tė ngarkuar, dhe unė do t’ju shlodh” (Mt 11:28).

    “Zoti interesohet shumė mė tepėr pėr shpėtimin tonė”.
    Shėn Joan Gojarti.

    “Asnjė dashnor lakmues nuk dėshiron aq shumė tė dashurėn e tij, sesa Perėndia shpirtin qė kėrkon tė pendohet” ( Shėn Joan Gojarti)

    “Nė qoftė se qė nė fillim do tė donim tė ruanim porositė dhe tė mbeteshim siē u pagėzuam, nuk do tė arrinim nė kaq tė kėqija, as do tė na nevojiteshin mundimet dhe dhimbjet e pendimit. Por pėrsėri, nė qoftė se duam, hiri i dytė i Zotit, domethėnė pendimi mund tė na risjellė nė bukurinė e lashtė.
    Por nė qoftė se nuk kujdesemi as pėr atė atėherė duke dashur ose jo, drejtohemi drejt skėterrės sė pėrjetshme bashkė me demonėt qė nuk pendohen”. (Oshėnar Petro Damaskini)

    “Sa mė tepėr mbajmė brenda nesh shkaqet e pėsimeve dhe me dėshirėn tonė i mbulojmė dhe nuk duam t’i pėrzėmė, aq mė tepėr zmadhohet forca e atyre qė janė kundėr nesh, duke marrė forcė nga vetė ne. Ndėrsa kur me dėshirėn tonė i shkundim nga vetja jonė dhe pastrojmė zemrėn me lotėt e pendimit, atėherė bėhemi pjestarė tė pranisė sė Ngushėllimtarit, shohim Perėndinė brenda dritės sė Tij tė paanė dhe shihemi nga ai” (Nikita Stithati)

    “Krishti ėshtė shpėtimtari i gjithėsisė dhe fali tek njerėzit pendimin i cili i udhėheq ata drejt shpėtimit. Ruajtja e porosive tė Krishtit sjell nė shpirt pastrimin. Pastrimi i shpirtit ėshtė shkėputje nga pėsimet. Shkėputja nga pėsimet lind dashurinė”. (oshėnar Thalasi)

    “Pėr tė ecur mirė nė rrugėn e pendimit, duhet tė fillojmė me kujdesin pėr mendjen. Tė pėrputhim vigjilencėn me pėrulėsinė dhe tė ngjitim kundėrthėnien e arsyetimeve me lutjen, nė mėnyrė qė duke mbajtur si lambadhė tė ndritshme, thirrjen e emrit tė adhuruar e tė shenjtė tė Jisu Krishtit, tė pastrojmė banesėn e zemrės sonė nga ēdo e ligė, ta stolisim me virtyte dhe vazhdimisht ta pastrojmė... ( shėn Isikin Prezviterit)

    “Shumė pikėllohemi pėr mėkatet tona. Por shkaqet qė i provokojnė i pranojmė me kėnaqėsi”. (Shėn Marku Asketi)

    “Njeriu i cili mėkatoi, nuk mund ta shmangė shpagimin, vetėm nė qoftė se e korrigjon fajin e tij, me pendimin qė pėrputhet me tė”. (Marku Asketi)

    “Edhe unė e di qė u penduam me gjithė zemėr. Mos kujton se falen menjėherė mėkatet e tė penduarve? Me siguri, jo. Por duhet qė ai, i cili pendohet tė mundojė shpirtin e tij dhe tė jetė i pėrulur me ēdo veprim tė fortė dhe t’i vijė keq duke ndjerė trishtime tė shumta e tė larmishme. Dhe nė qoftė se i duron me trimėri trishtimet qė do tė vijnė mbi tė, patjetėr do ta pėrdėllejė Ai qė krijoi tė gjitha, do ta pėrforcojė dhe do t’i dhurojė shėrimin”. (Bariu i Hermasit)

    “Ai qė pendohet me tė vėrtetė nuk e shmang mundimin, i cili vjen nga mėkatet e vjetra. Madje me mundimin ai zbutet nga Zoti”.
    (Shė Mark asketi)

    “Herė hidhėrim e dhimbje sundon nė ndjenjat e zemrės sonė nga lotėt qė derdhen, herė ngazėllim e hare. Atėherė kur me pendim tė nxehtė si zjarri pastrohemi nga helmi dhe ndyrėsia e mėkatit, duke pasur natyrisht lotėt e pendimit tė cilėt flakėrohen nga flaka hyjnore, ndjejmė hidhėrime dhe dhimbje duke dalė me rėnkime nga thellėsia e zemrės sonė, sikur tė godasin logjismėn tonė me ēekiē tė rėndė. Dhe kur tė pastrohemi krejt nga lotėt e pendimit dhe tė arrijmė nė lirinė pa pasione, atėhere ngushėllohemi nga Fryma Hyjnore, fitojmė zemėr tė pastėr e tė qetė dhe mbushemi me kėnaqėsi tė papėrshkruar dhe ėmbėlsi nga lotėt gazmore tė paqes” (Osh. Nikita St. Filok. 3, fq. 289).
    “Me lotėt e pendimit vjen nė shpirt dhe pėrulėsia e thellė. Nga prania e pėrulėsisė kuptojmė dhe orgjinalitetin e pendimit
    “Ashtu siē tek i penduari ėshtė e huaj kryelartėsia, kėshtu edhe tek ai qė mėkaton ėshtė e dobėt pėrulėsia” (Osh. Marku)

    “Kur njeriu kujotn vazhdimisht mėkatet e mėpashme tė tij dhe e dėnon vetveten atėhere dhe Zot kujdeset pėr ta lehtėsur nga barra e mėkateve tė tij, sepse gėzohet Preėndia kur njeru qorton vetveten ėq iku larg rrugės sė Zotit. Dhe ajo ėshtė shenjė e pendimit tė vėrtetė” (Isak siriani,

    “Helmi i sė keqes, i cili ėsht hedhur brenda nesh meqenėse ėshtė shumė, do t’i lypsej shumė zjarri pastures i tė lotėve tė pendimit dhe dhimbjet vetėdashėse tė stėrvitjes. Tė pastrohemi nga pėrlyerjet e mėkatit, ose me dhembjet vetėdashėse me ato tė kėqija tė pavullneshme qė na ndodhin. Kur vijnė mė parė dhimbjet e vullnetshme nuk takojmė tė kėqija tė pavullnetshme. Por kur tė parat nuk venė nė lėvizjet brenda nesh pastrimin, ato tė dytat, veprojnė mė me hov pėr rimkėmbjen e bukurisė sė lashtė sepse kėshtu e rregulloi mjeshtri Perėndi” (Sh. Nikita Stithati,

    “Por, nė qoftė se arrin nė lartėsi tė madhe, duhe ttė vesh re se mos edhe ti bie nga neglizhenca dhe mendjemadhėsia... dhe ndoshta nuk do tė mundėsh tė pendohesh, sepse mėkati ėshtė i lehtė akoma dhe pėr ata qė janė shumė tė drejtė. Pendimi veēse nuk ėshtė i lehtė sepse ėshtė pranė edhe vdekja dhe pėrveē saj ėshtė edhe dėshpėrimi” (Petro Damaskini,

    “Mirė ėshtė qė mos bjerė asnjė, ose nė qoftės se bie, tė ndgrihet. Nė qoftė se ndodh tė biem, mirė ėshtė tė mos arrijmė nė dėshpėrim e tė bėhemi tė huaj ndaj njeridashjes sė Perėndisė, sepse edhe Ai mundet, edhe do tė tregojė mėshirėn e tij nė dobėsinė tonė. Vetėm tė mos ikim larg tij, as tė mėrzitemi tė ngacmuar nga porositė e tij, dhe meqenėse nuk mundemi t’i realizojmė, tė tėrhiqemi... por gjithmonė tė vendosim rregull. U rrėzove, ngrihu. Vetėm mjekun tė mos e braktisėsh dhe duke u dėshpėruar bėhesh mė i keq nga ai qė kryen vetėvrasje” (Petro Damaskini).

    “pėrderisa kemi kaq sumė shembuj, le tė mos qėndrojmė mė tek tė kėqijat, as tė dėshpėrohemi pėr pajtimin”. Por le tė themi dhe nė atė qė tha biri Plangprishės: Do tė shkojmė te Ati dhe do t’i afrohemi Zotit, sepse Ai kurrė nuk na flak, por jemi ne ata qė e largojnė atė. Sepse thotė: “Unė jam Zot qė ju afrohem, nuk jam Zot qė qėndron larg”. Dhe me gojėn e tė njėjtit profet, thotė pėrsėri duke i akuzuar ata: A nuk janė mėkatet tuaja ato qė hyjnė ndėrmjet meje dhe jush dhe na ndajnė? Pra, pėrderisa ato janė qė na mbajnė larg nga Zoti, le ta nxjerrim nga mesi gardhin qė na ndan dhe atėhere asgjė nuk do tė na pengojė tė jemi pranė tij” (Joan Gojarti,

    “por nuk duhet tė dėshpėrohemi meqenėse nuk jemi siē duhet. Sigurisht qė ėshtė gjė e keqe, o njeri, qė mėkaton. Por pėrse fajėson Zotin dhe nga padija kujton se Ai ėshtė i dobėt. Mos vallė nuk mundet tė shpėtojė shpiritn tėnd Ai, i cili pėr ty krijoi gjihtė kėtė botė qė shion? N.q.s. pėrsėri ti thua se dhe ky ėshtė gjykimi yt mė i madh, pse s’merr parasysh denjimin e tij qė ai pendohet dhe e pranon pendimin tėnd, ashtu si tė plangprishėsit dhe tė prostitutės. Nė qoftė se as atė nuk mundesh, por nga inercia ke faj dhe teksa nuk do, ki pėrulėsinėe tagrambledhėsit dhe tė ėshtė e mjaftueshme pėr shpėtimin tėnd, sepse ai qė mėkaton pa u penduar dhe nuk dėshpėrohet, nga nevoja e ka veten e tij poshtė gjithė krijeave dhe nuk guxon tė gjykojė ose tė akuzojė njeri tjetėr. Por admiron mė tepėr njeridashjen e Perėndisė dhe bėhet mirėnjohės ndaj bamirsit tė tij dhe shumė tė mira tė tjera mund tė ketė” (Osh. P. Damaskini,

    “para sė gjithash duhet tė luftojmė kundėr frymės sė pikėllimit qė sjell nė shpirtin tonė dėshpėrimin. Atė duhet ta dėbojmė nga zemra jonė, sepse ajo nuk e la Kainin tė pendohet pas vrasjes sė vėllait tė tij. As Judės pas tradhėtisė qė i bėri Zoti. Pra, vetėm atė pikėllim duhet tė stėrvitim, atė qė tė ēon nė pendimine mėkateve tona, dhe i cili bėhet me shpresė mirėsie. Pėr atė tha Apostulli se pikėllimi nga Zoti jep fryte pendimi, i cili udhėheq nė shpėtim, sepse pikėllimi nga Zoti e ushqen shpirtin me shpresėn e pendimit dhe ėshtė plot gėzim. Prandaj e pėrgatit njerun tė punojė mirėsinė me ēdo gtishmėri dhe bindje” Kasia Pomaku, Filokalia 1,fq. 75).

    “pashė shpirtra tė patastėr qė ishin tė dhėnė me mani pas dashurisė trupore. Dhe pashė tė njėjtat shpirtra, ė gjetėn shkas pendimi dhe i shndėrruan ato nė dashuri ndaj Zotit. Dhe pasi e shmangėn menjėherė frikėn, grumbulluan gjithė dashurinė etyre, pa u ngopur, tek Zoti. Prandaj dhe Zoti asaj prostitute tė menēur nuk i tha se u tremb, por qė dashuroi shumė. Kėshtu qė me dashurinė hyjnore mundi tė zbrapsė dashurinė tjetėr” (Joan Sinaiti,

    Frytet e pendimit

    “Bėni vepra tė denja pėr penim” (Luka 3:8).

    “Po ja, o Zot, gjysmėn e gjėsė sime tek po ua jap tė varfėrve dhe ė i kam marrė gjė neriu me pėrdhunė ia kthej, pėr njė katėr”. Dhe atėherė Zoti iu pėrgjigj se: “Sot kjo familje shpėtoi” (Luka 19:5-8).

    “Shikon shumė njerėz nga ata qė janė penduar, qysh atėherė kur u fole dhe u tregove porositė e mia, dhe do tė pendohen akom amė tepėr. Ndėrsa ata qė nuk do tė pendohen, ata e humbėn jetėn e tyre. Por ata qė u penduan u bėnė tė mirė dhe banesa e tyre gjendet brenda tyre. Por ata qė u penduan u bėnė tė mirė dhe banesa e tyre gjendet brenda murevet tė para. Shikon pra, qė pendimi i mėkatarėve ka jetė. Po ata qė nuk pendohen i ndjek vdekja”. (Bariu i Ermasė”, Parabola 6, vėll.3, fq.83).

    “Aty ku ekziston ndarje, pėrēarje, shkėputje dhe zemėrim, atje Perėndia nuk banon. Tė gjithė ata qė pendohen Zoti ifal, nė qoftė se pendohen dhe kthehen nė bashkim me Zotin dhe komunikim me Episkopin. Besoj tek hiri i Jisu Krishtit, i cili do tė zjgidhė ēdo prangė midis jush dhe mėkatit” (Shėn Ignati B.E.P., vėll.2, fq.278).

    “Kujdes pėr veten tėnde, se mos diēka nga ato qė tė ēojnė nė humbje tė largojnė nga dashuria e Zotit. Ruaje zemrėn tėnde dhe mos neglizho duke thėnė se si mund ta ruaj duke qenė njeri mėkatar? Sepse kur njeriu i braktis mėkatet dhe kthehet drejt Zotit, pendimi e rilind dhe e bėn njeri krejt tė ri” (Shėn Isaia

    “Pas mjekimit, mendja jonė ėshtė ajo qė e udhėheq trupin dhe e bėn tė pėrulet. Dhe me kėtė do ė tregojė frytet dhe veprat e pendimit, kėshtu qė ata qė shikojnė me sytė e tyre shpirtėrorė, tė lavdėrojn ėZotn, sepse shikojnė atė qė dje ishte tagrambledhės dhe sot bėhet njeri i Ungjillit.
    Shohim pėrndjekėsin tė bėhet apostull, kusarin tė bėht teolog. Atė qė jetonte me derrat tė bėhe bir i Atit qiellor. Dhe jo vetėm kaq por e sheh tė hartojė brenda tij ngjitje shpirtėrore dh etė marshojė nga lavdia nė lavdi, dhe tė pėrparojė pėrditė e mė mirė.
    Prandaj edhe Zoti u tha njerėzve tė tij: “Le tė ndriēojė kaq shumė drita juaj tek njerėzit, sa duke parė veprat tuaja tė mira, tė lavdėrojnė Atin tuaj qiellor. Kėtė nuk e thotė pėr t’i mėsuar tė krekosur, por pėr tė jetuar sipas dėshirės sė Perndisė. Sepse ashtu si drita tėrheq natyshėm sytė e atyre qė shikojnė ashtu edhe jeta e besimtarve sipas dėshirės sė Perėndisė, tėrheq bashke me sytė edhe mendjen e njerėzve” (shėn Grigor Pallamai

    shėn Marko Asketi: “Hiri, tė cilin e morėm nėpėrmjet pagėzimit... sė pari e zgjon hyjėrisht ndėrgjegjen. Prandaj keqbėrės tė cilėt u penduan, e ngazėllyen Zotin”.

    “Me anė tė pendimit bėhet larja e infeksionit tė veprimeve tė ndyra. Dhe pas saj vijon veprimi i Shpirtit tė Shenjtė, jo thjesht, por nė mėnrė analoge me besimin dhe dėshirėn edhe pėrulėsinė e atyre qė pendohen me gjithė shpirt. Jo vetėm atėherė, por edhe kur marrim ndjesėn e pėrkryer tė mėkateve nga ati shpirtėror. Prandaj ėshtė mirė qė ditė pėr ditė tė pendohemi, sipas porosisė, pasi fjalėt: “Pendohuni, pespe u afrua mbretėria e qiellit”, na tregojnė njė punė tė vazhdueshme dhe tė pandėrprerė pėr t’u penduar
    (Shėn Simeoni Theologu i ri,

    “Prandaj Perėndia, meqenėse ėshtė njeridashės dhe pėrdėllyes, dhe meqenėse do shptimin tonė, vendosi ndėrmjet nesh dhe Atij rrėfimin dhe pendimin, dhe dha pushtet tek ēdo njeri qė dėshiron, ta prapėsojė vetveten nga rėnia. Dhe me kėtė pushtet tė huj nė gjendjen qė ishte para rėnies dhe tė pėrfitojė afrimitet me Zotin dhe tė ndodhet brenda lavdisė sė tij. Dhe jo vetėm kaq, por tė bėhet pėrsėri trashėgimtar i gjithė tė mirave tė cilat na premtoi ai ose edhe mė tepėr, nė qoftė se do tė dojė tė tregojė pendim tė ngrohtė, sepse nė mėnyė analoge me pendim ēdo njeri do tė gjejė edh guximin analog dhe afrimitetin ndaj Zotit. Dhe do ta gjej me vetėdije tė thellė dhe qartėsi, dhe do tė bashėkbisedojė me tė ashtu siē flet njė mik me mikun e tij, dhe do ta shikojė me sytė e tij tė pastėr, tė kristaltė, fytyrė mė fytyrė” (oshėnar Simeoni Theologu i ri.
    “Nė qoftė se dikush e dashuron Perndinė atėherė edhe Perėndia bashkon brend atij dashurinė e vet. Edhe kur ke besim tek Zoti njėherė e pėrgjithmonė, atėherė edhe ai ia shton besimin qiellor dhe bėhet njeri i dyfishtė (tokėsor dhe qiellor). Sa nga gjymtyrėt e tij ia ofron Zotit, ashtu edhe anasjelltas i ofrohen nga Zoti nė shpirt, kėshtu qė tė mundet t’i bėjė tė gjitha pastėr, tė dashurojė dhe tė lutet. Njeriu bėhet i denjė dhe ēmohet... Ėshtė mė i nderuar, guxoj tė them, nga tė gjitha krijesat, jo vetėm nga ato tė dukshme, por edhe tėpadukshme, domethėnėn nga shpirtėrat liturgjikė” (Shėn makario Egjipiani

    “Vraponi nėpėrmjet pendimit nė rrugėn e porosive tė Tij. Vraponi, vraponi pėrderisa koha e ndriēimit hyjnor ekziston akom, para se t’ju arrijė nata e vdekjes dhe tė dorėzohemi nė errėsirėn e pėrjetshme tė skėterės. Vraponi, kėrkoni, trokisni, derisa t’ju hapet porta e Mbretėrisė sė Qiellit dhe ė gjendeni brenda saj krejt, dhe ta fitoni brenda jush” (shėn Simeoni Teologu i ri,

    “Nė qoftė se i kryen ato me ndihmėn e Zotit dhe qėndron pėr njė kohė tė gjatė mbi veprėn e pendimit, atėherė dalngadalė do tė kuptosh mistere mė tė mėdha, tė cilat do t’i mėsosh nga Hiri i Shenjtė dhe do tė dhurohet jo vetėm burim lotėsh, por ehe largim i gjithė pėsimeve, nėpėrmjet veprės sė pendimit. Sepse nė qoftė se kėrkojmė vazhdimisht pendim dhe lutje, dhe nė qoftė se kėrkojmė se cilat janė ato qė na ndihmojnė dhe bashkėveprojnė pėr tė mbajtur zi, pėr tė vajtuar e pėr t’u lutur me shumė dėshirė, por dhe nėse nuk pėrparojmė me asnjė mėnyrė as veten tonė as dėshirėn tonė trupore, atėhere ato shkurtimisht na drejtojnė drejt sukseseve shpirtėrore, pastrimit e apatisė dhe na bėjnė pjesėmarrės tė Shpirtit tė Shenjtė. Dhe jo vetė kaq por na bėjnė tė barabartė me etrit tanė tė mėdhenj shėn Andoni, shėn Sava, shė Efthimi” (shėn Simeon Teologu i ri).

    “Prandaj le tė shpejtojmė vėllezėr qė tani dhe nėpėrmjet pendimit tė kalojmė hyrjen e ngushtė dhe tė shikojmė dritėn brenda tij. Po, ju lutem tė mos trembemi tė trokasim, tė kėrkojmė dhe tė lutemi tė na hapet (porta) dhe tė na jepet, dhe tė dėgjohemi, dhe akoma derisa tė vijmė e tė marrim dritė, dhe le ta mbajmė tė pashuar nė zemrat tona” (Oshėnar Simeon Teologu i ri)

    “Lahuni, pra, (shpirtėrisht) dhe bėhuni tė pastėr” (Isaia 1:16). Nė qoftė se keni humbur bardhėsinė me anė tė mėkatit dhe jeni bėrė tė kuq dhe mė pak tė kuq nga gjaku, zbardhuni dhe bėhuni si dėbora. Nė qoftė se jeni bėrė shumė tė kuq dhe krejtėsisht njerėz tė gjakut, atėherė, arrini qoftė edhe bardhėsinė e flokut, por ama pastrohuni dhe jo vetėm njė herė, por vazhdimisht pastrohuni (nėpėrmjet pendesės). Sepse me asgjė nuk gėzohet Zoti, aq sa me ndreqjen dhe shpėtimin e njeriut pėr hir tė tė cilit bėhet falja dhe pėrkryhet tėrė misteri, qė tė bėhemi si dritėsjellės nė botė dhe tė bėhemi forcė jetike pėr njerėzit e tjerė. Me kėtė mėnyrė, pasi si drita tė pėrkryera tė qėndrojmė pranė dritės sė madhe, tė drejtohemi nė dritėdhėnie e cila rrjedh nga ajo, tė ndriēuar nga drita mė e pastėr dhe mė e fotė e Trinisė sė Shenjtė. (Shwn Grigor Theologu)

Tema tė Ngjashme

  1. Do tiu bie ne mend nje dite kjo qe po ju them.
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2008, 15:24
  2. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  3. Njė dite do t'i kujtoni kėto qė po ju them
    Nga qorri_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  4. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •