Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria mbështet për herë të parë financiarisht Shoqërinë Civile

    Qeveria mbështet për herë të parë financiarisht Shoqërinë Civile


    - Akordohet në buxhetin e vitit 2008 një fond prej 150 milion lekë për Shoqërinë Civile

    Kryeministri Berisha, tha sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se për herë të parë qeveria përcakton në buxhetin e shtetit një fond të veçantë prej 150 milionë lekë për Shoqërinë Civile.

    “Shoqëria civile është një nga realitetet më pozitive të këtij vendi, është një kontribuuese madhore në proceset demokratike. Ajo deri më sot ka funksionuar duke mos pasur mbështetjen e taksapaguesve të këtij vendi, ndonëse ajo është një pjesë shumë e rëndësishme, një realitet shumë i rëndësishëm, me kontribute reale”, u shpreh Kryeministri.

    Krahas qarqeve Akademike, vijoi Kryeministri, të cilat e kanë fondin e tyre sepse ata janë buxhetorë, “kemi përcaktuar një fond prej 150 milionë lekë për Organizatat e Shoqërisë Civile, në mënyrë që ato ta ndjejnë dhe ta dinë që qeveria është e vetëdijshme, si për kontributin e tyre, ashtu edhe për rolin që ato duhet të luajnë në jetën e vendit”.

    “Organizatat e Shoqërisë Civile i kanë quajtur me të drejtë si kanalet mushkërore të demokracisë”, vijoi Kryeministri.

    Kryeministri theksoi se tashmë në këtë drejtim mbetet për t’u zgjidhur vetëm çështja e shpërndarjes së këtij fondi. Për këtë, autoritetet përkatëse do të nisin një dialog dhe do të jenë ata që do të përcaktojnë rregullat e përdorimit të këtij fondi.

    24/10/2007

    Zyra e Kryeministrit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar mushkerish jan qjq-te mor aman..
    jane shpella ku strehoen e intrigojne horra 120 ftyrash..
    le tja beje transparencen berisha ketyre shoqatave e te shikoc se ne se jan 100 te tilla ne 77 prej tyre merr rroge si antar bordi mutaf nano me andre stefanin.. e erion veliu me erion altin arapin..
    pse o keta duhen financuar..
    ahu..

    c'u be me "kafshaten e gojes"..

    Asaj ti shkoje deri ne fund kryeministri yne jo te dendi me para qj-q-istat qe marrin nga 27 rroga.. plus bizneset qe i kane e plus rrogat si zyrtare te perjetshem..ne cdo qeverri qe nga e mehmet adilit e deri tek e sotmja..

    dhe shembull ishte meksja e ps-se..e mimet me shoqe e shoke..

    tallje me gjynafqaret e vertete.. qe rropaten tash 70 vjet..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Tani qe u zgjidhen hallet e popullit shqiptar natyrisht e kane rradhen dhe ato qe quhet shoqeri civile.Ne ka organizime njerzish ku vegjetojne maskarenj,njerez te pafytyre e batakcinj jane pikerisht keto te vet quajturat shoqeri civile.Por mesa duket me e pafytyre po tregohet qeveria qe do te ndihmoje keto shoqeri cubash.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Miq, o miq, po ndodh cudia
    Paska leke qeveria
    Nuk ka vend ku t'i strehoje
    Lart e posht' do t'i "leshoje"!!!

    Mos kujtoni se do merrni
    Ndonje lek si kocke qeni
    Kane magji ato te shkreta
    Pakesohen nder kuleta.

    Pakesohen nder kuleta
    Se mbushin te tjera xhepa
    Ca fantazma shoqerish
    Hane pese here, do hane dhjetfish!!!
    * * *
    -----------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

Tema të Ngjashme

  1. Komisioni parlamentar "Rama"
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 28-10-2003, 04:39
  2. Opozita, shoqeria civile dhe zgjedhjet lokale
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •