Thirrje e ipeshkvijve maronitė pėr pajtimin kombėtar nė Liban



(07.12.06)

Nė Liban vazhdojnė tensionet politike. Opozita filosiriane dhe lėvizja hezbollah kanė organizuar njė manifestim tjetėr pėr tė dielėn, kundėr qeverisė sė Fuad Siniorės. Ndėrkaq, ipeshkvijtė maronitė kėrkojnė me ēdo kusht paqtimin e vendit. Kėshtu shprehet ipeshkvi maronit i Biblosit imzot Békara Raji:

Nuk shohim zgjidhje tjetėr pėrveē kthimit tek institucionet kushtetuese, e nėnkuptojmė kėtu parlamentin, i cili duhet tė zgjidhė krizėn qeveritare. Nuk mund tua lemė manifestimeve nė sheshe zgjidhjen e problemeve tona. Duhet vepruar nėpėrmjet institucioneve. Kjo ėshtė thirrja jonė. Manifestimet shėrbejnė pėr tė shprehur opinione, nė kuadrin e demokracisė; por zgjidhjet gjenden vetėm nėpėrmjet institucioneve.

Pas luftės ndėrmjet hezbollahėve dhe Izraelit, duket si reale mundėsia e njė lufte civile…

Kemi frikė se vjen njė luftė civile. Kemi frikė se vjen njė luftė ndėrmjet sunitėve dhe shiitėve, si pasojė e konfliktit nė Irak. E kemi bėrė kėtė thirrje, sepse nėse manifestimet do tė vazhdojnė, ekziston rreziku i njė ndeshjeje ndėrmjet sunitėve dhe shiitėve.