Kundrimi i misterit tė Zojės sė Papėrlyer
- Intervistė me kryeipeshkvin Komastri -
Nė fillim tė Kohės sė Ardhjes, para Krishtlindjes, Kisha na fton tė kundrojmė misterin e Marisė sė zėnė pa mėkat tė rrjedhshėm. Imzot Angjelo Komastrin shpjegon rolin e Virgjėrės Mari nė rrugėn e shėlbimit, natėn e solemnitetit tė Zojės sė Papėrlyer.
Pėrgjigje: - Sigurisht Maria ėshtė rruga historike qė ndoqi Zoti pėr tė hyrė nė botė. Nė se kujtojmė tregimin mbi Lajmėrimin e Zojės, na ēudit njė fakt: Shėn Luka ungjilltar me saktėsi tė plotė e me pėrpikmėri tė jashtzakonshme, thotė: Engjėlli Gabriel u dėrgua nga Hyji. Ky plotės vepruesi ėshtė vėrtetė si njė bubullimė, e kush thotė se mariologjia ėshtė shpikje e mėvonshme e Kishės katolike, pėrgenjeshtrohet menjėherė nga Ungjilli. Mariologjia lind njėherėsh me Ungjillin e lind sepse Hyji kėrkon bashkėpunim; e Maria ėshtė bashkėpunimi mė i bukur qė Zoti ka mundur tė gjejė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit. Engjėlli Gabriel u dėrgua nga Hyji: Kisha kujton se rruga historike qė ndoqi Hyji pėr tė hyrė nė botė, ėshtė rruga e Marisė, atėherė e rijeton kėtė rrugė, e rimendon, e rimediton, pėr tė mėsuar nga Maria stilin e pohimit tė saj, tė bashkėpunimit tė saj me Zotin. Maria ėshtė krijesė e jashtzakonshme, sepse liria e saj nuk dėshton, si dėshtojnė shumė liri; liria e saj ia hap plotėsisht portat Hyjit nė nėnshtrimin qė ēliron, nė dėgjesėn qė tė bėn tė pjekur, nė bindjen qė tė bėn tė lumtur, prandaj Maria thotė: Ja shėrbėtorja e Zotit, u bėftė mbi mua si ėshtė fjala jote. E kjo Ja shėrbėtorja e Tėnzot ėshtė pika qėndrore e mbarė historisė sė njerėzimit e me tė lidhemi tė gjithė e tė gjithė kemi nevojė tė rikthehemi tek kjo Ja shėrbėtorja Tėnzot, pėr ta pėrsėritur edhe ne kėtė shprehje, pėr tė thėnė edhe ne po. E kėtė mund tė na e mėsojė mė mirė se kushdo Maria, qė ėshtė mėsuese feje.
Shkelqėsi, nė kėtė kohė pritjeje, si tė pėrgatitemi pėr Lindjen e Krishtit, sė bashku me Marinė?
Pėrgjigje: - Duhet tė pėrshkojmė, sė bashku me Marinė, rrugėn e Betlehemit. Kur Maria vihet pėr udhė, sigurisht lėshohet plotėsisht nė dorė tė Zotit. Ndoshta mund ti ketė bėrė vetes pyetjet: ēmė duhet ky udhėtim? E si mund ta nxjerr nė dritė foshnjen larg nga shtėpia? Ē mund tė mė ndodhė e, sidomos, ē mund ti ndodhė foshnjes? Por sigurisht Maria i ėshtė pėrgjigjur menjėherė kėtyre pyetjeve bėrė vetvetes me tė njėjtat fjalė, qė ia tha Engjėllit: Ja, shėrbėtorja e Tėnzot, jam gati tė shkoj ku tė duash. Ne duhet tė ulemi nė bankat e shkollės sė Marisė, pėr ta bėrė pėrsėri rrugėn e Betelehemit. E kemi shumė nevojė ta bėjmė kėtė, sepse sot, posaēėrisht nė shoqėrinė perėndimore, vlejnė vetėm dy pushtete: pushteti i parasė e pushteti i suksesit, dy demonė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, dy gėnjeshtra, dy mashtrime kolosale. E dimė se vlen vetėm Zoti: ėshtė mėsimi i Krishtlindjes. E pėr ta pėrvetėsuar kėtė mėsim, Maria ėshtė mėsuesja mė e mirė; nė sa rruga qė pėrshkuan Maria me Jozefin ėshtė ajo qė Kisha na e propozon edhe neve nė Kohėn e Ardhjes, nė mėnyrė qė nga viti nė vit, ti afrohemi sa mė pranė misterit tė Betlehemit dhe tė mbushemi plot me dritėn e tij, aq sa ta dėgjojmė edhe ne kėngėn e Engjėjve: Lumni Zotit nė lartėsitė qiellore e paqe nė tokė njerėzve qė ai i do.
Krijoni Kontakt