Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anëtarësuar
    06-10-2004
    Postime
    203

    Emigrantët shqiptarë, të mashtruarit e llotarisë spanjolle

    Thjesht do te doja tju thoja du gjera mbi legalizimin e emigranteve ne Spanje...
    Ato te cilet kane hure para Qershorit te ketij viti 2004,do te paisen me dokumentin e duhur...
    Por duke siguruar nje kontrate pune 6 mujore e duhet te jesh e padronuar aty lu banon..Do te thote emri yt te jete i rregjistruar si banues i qytetit perkates....
    Tju them te drejten une ne Dhjetor mbush dy vjet ketu qe jetoj,e pata teper te veshtire ne fillim jo per arsye racizmi por situatat e jetes gjuhate cilen nu e njihja pershtatja e zakoneve qe mund te them se kemi gjera te perbashketa me kete race....Jam paisur me dokumenta gje e cila me kushtoi kohe e nerva madje ne vere isha me pushime ne Tirane u kenaqa...
    Jam sistemuar me pune recepsioniste ne nje hotel,fare te lehte nuk e pata pasi aty vura re pak racizem ne kuptimin e fjales qe kishin inat qe si nj e huaj te zinte kete vend pune por ia arrita qellimit..Si do te thoni juve????Me qetesi pune e dukate tregova veten time dhe perfaqesoj Shqipetart ne kete rast e ndihem krenare mund te them qe ne kete qytet jam e vetmja keshty qe do te jap maximumin qe imazhi i shipetareve te mari ngjyre tjeter dhe nuk ndihem aspak inferiore...
    Ju pershendes te gjitheve kudo qe jeni...

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Përveç grekëve, një kompani e huaj spanjolle përpiqet të vjelë mundin dhe djersën e shqiptarëve

    Emigrantët shqiptarë, të mashtruarit e llotarisë spanjolle

    Altin Metaj

    “Të pasur” janë zgjuar një numër i madh emigrantësh shqiptarë në Athinë. Dhe jo pak, por me shuma që fillojnë nga 500 – 950 mijë dollarë. “Fati të vjen andej nga se pret”, - thotë një fjalë e urtë popullore, dhe ashtu ka ndodhur në të vërtetë. “Fati” u ka ardhur nga Spanja, vend që disa prej tyre i kanë dëgjuar vetëm emrin.
    Shumë emigranë kanë ngelur të habitur teksa kanë parë poshtë derës së shtëpivë të tyre një zarf të fryrë me të dhënat e tyre të sakta, por që nuk përmban të dhënat e atij që e dërgon. Sipër zarfit vetëm nga vula e postës kupton se letra vjen nga Spanja. Një letër brenda zarfit të uron, pasi sipas saj je fitues i Llotarisë Popullore Europiane dhe fiton jo pak, por 950 mijë dollarë. Ti mund të mos e dish ekzistencën e kësaj llotarie dhe mund të mos kesh dërguar fare të dhënat e tua atje, por pak rëndësi ka, ti je fitues. Dhe jo fitues çfarëdo, por fitues ndërmjet miliona njerëzve në të gjithë globin. Shuma që fiton është vetëm një pjesë e 7 milionë dollarëve që do t’u ndahet edhe fituesve të tjerë të së njëjtës kategori.
    Sipas organizatorëve të Llotarisë Ndërkombëtare që të marrësh shumën fituese duhet të dërgosh një shumë, e cila duhet të jetë 1% e shumës që ke fituar- dmth nëse ke fituar 900 mijë dollarë të kërkohet të dërgosh 9 mijë dollarë (ose euro- në varësi të valutës së kërkuar). Emigrantët nuk duken të shqetësuar nga kjo lloj llotarie, ajo që i shqetëson disa prej tyre është shfrytëzimi i të dhënave të tyre personale për lojëra të tilla. Sot me zarfe, nesër me kushedi çfarë - dyshon një pjesë e madhe e tyre.
    Congratulations! Je fitues!
    Ndriçim Sharra është një nga emigrantët e shumtë “fitues” të llotarisë spanjolle. “Nuk e di ku e gjetën adresën time pasi personalisht nuk kam aplikuar në asnjë lloj llotarie, as unë, asnjë nga pjesëtarët e familjes time”,- thotë Sharra duke shtuar se edhe disa të njohurve të tij nga Shqipëria u ka ardhur i njëjti zarf. Sipas dokumenteve të ardhura më 29 gusht të 2004 në Spanjë ishte zhvilluar një llotari nga INTL. LOTTO COMMISSION në të cilën emri i tij i koduar në numrin 025-11464992-740, ishte shpallur fitues në kategorinë e dytë. Dokumenti është firmosur nga Don Francisco Munoz, i cili sillet të jetë menaxher i përgjithshëm i Llotarisë Nacionale.
    Por ajo që të bën të dyshosh është se përse zarfi nuk mban adresën e dërguesit, por thjesht adresën e marrësit.
    “Letra e parë thoshte se kam fituar 500 mijë euro dhe se urgjentisht duhet të hapja një numër llogarie dhe të dërgoja të dhënat e mia në mënyrë që të ecte procesi i marrjes së lekëve”,- thotë Sharra. Dërgoi një faks me të dhënat e tij dhe numrin e llogarisë në një bankë greke dhe vendosi të komunikonte direkt me organizatorët. “U kërkova adresën e plotë dhe u thashë se do të shkoja vetë në Spanjë që t’i merrja lekët, por më thanë se një gjë e tillë ndalohej nga organizatorët e llotarisë”,- tregon Sharra për “Shekullin”.
    Zarfi Nr. 2
    Duke parë interesimin e Sharrës organizatorët tregohen “zemërgjerë”. Merr një letër të dytë të firmosur nga një farë Miguel Philippe, president i llotarisë, i cili i “uronte edhe një herë fitoren”, këtë herë të një shume gati të dyfishuar në 900 mijë euro, dhe kjo pasi disa nga fituesit u vonuan në procesin e marrjes së lekëve dhe shuma iu nda fituesve të interesuar. Më tej presidenti i llotarisë i shpjegonte se për të marrë këtë shumë duhet të dërgonte 1% të shumës, pra 9 mijë euro në mënyrë që të zhbllokohej llogaria dhe firma të paguante taksat e duhura ndaj shtetit spanjoll.
    Për koincidencë “Presidenti” Philippe i shpjegonte se “nuk mund të merren lekët direkt nga personi pasi kjo bie ndesh me rregullat e lojës dhe që të merren lekët duhej që fituesi të dërgonte fotokopje të pasaportës, numrin e llogarisë dhe sigurisht 1% të shumës, duke i kujtuar se këto “duhen brenda një kohë të shkurtër, pasi firma IBERO PROMOTIN KOMPANY do të jetë e detyruar të fshijë emrin tënd nga lista e fituesve”.
    Nuk dihet deri tani nëse “organizatorët” kanë mundur t’u japin lekët “fituesve” të tyre. Një gjë është e sigurt se ky është një mashtrim i madh, i përgatitur kryesisht për emigrantët shqiptarë në Greqi. Prandaj larg nga “fate” të tilla, pasi jo vetëm fati vjen andej nga s’e pret. Altin Metaj

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    27

    suerte

    Bueno,campeona ,suerte por el puesto de trabajo que has conseguido. Se que hace mucho tiempo de eso y los saludos llegan terde, pero ya sabes mejor tarde que nunca. Bueno,que, sigues trabajando en lo mismo o has cambiado el curro?
    Si es asi que sea por mejor.
    Yo tambien,como tu ,me siento agusto y contento con mi trabajo y lo que es importante me siento agusto conmigo mismo. Dentro de poco me dan la nacionalidad y eso ,parece que no, pero mejora mi situacion.
    Oye me tengo que ir asi que te deseo lo mejor. Un saludo sincero de tu compatriota.

  4. #4
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    ..........pershendetje te gjithve....

    ...............met vertet me vjen keq per ata qe kan probleme me lidhje me dokumenta ne Spanje, sepse eshte mjaft veshtir sidomos tash qe jan duke ardhur pa pra prej Afrikes dhe Amerikes Latine....met vertet une pata fat te mir po ne fillim i regullova pa kurfar problemi.
    Por kush nuk e ka ket fat e ka shum veshtir, por pyetja dhe problemi eshte tek Espanjollet qe jan shum Racista dhe pa kultur normale, keta posa nisen ta qojn koken dhe per ket arsye nuk dijn as te hecin si duhet, ne kohen e luftes civile ne Spanje ne vitin 36 keta kan qen te vdekur urie, ka qen nji shtet nder me te varferat ne Europ, por tashti ja nisen te marrin pakez frym dhe ja po ja nxajn te tjerve, e kjo eshte arsyeja qe ju duhet nji koh e mir te ken nji edukat te duhur sikurse Franca, Italia, Gjermania, etj...

    Mendimi i im mbi spanjen dhe Espanjollet eshte qe nuk me pelqen fare, as Spanja dhe as Spanjollet fare, perpos gjuhes qe me pelqen shum...(e tash me pak siq po shifet Spanja u mbush me te Amerikes latine, te pa kurfar kulture porsi shtazet, te keqi, te vegjel, te trash, per gerdi...KUR I SHOF RRUGES ME VJEN TE QES`PERQAFE)...


    çdo te mir dhe kalofeshi sado pak mjaftushem se mir nuk di se a do te keni mundesi........
    pershendetje nga Madridi.
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Përveç grekëve, një kompani e huaj spanjolle përpiqet të vjelë mundin dhe djersën e shqiptarëve

    Emigrantët shqiptarë, të mashtruarit e llotarisë spanjolle

    Altin Metaj

    “Të pasur” janë zgjuar një numër i madh emigrantësh shqiptarë në Athinë. Dhe jo pak, por me shuma që fillojnë nga 500 – 950 mijë dollarë. “Fati të vjen andej nga se pret”, - thotë një fjalë e urtë popullore, dhe ashtu ka ndodhur në të vërtetë. “Fati” u ka ardhur nga Spanja, vend që disa prej tyre i kanë dëgjuar vetëm emrin.
    Shumë emigranë kanë ngelur të habitur teksa kanë parë poshtë derës së shtëpivë të tyre një zarf të fryrë me të dhënat e tyre të sakta, por që nuk përmban të dhënat e atij që e dërgon. Sipër zarfit vetëm nga vula e postës kupton se letra vjen nga Spanja. Një letër brenda zarfit të uron, pasi sipas saj je fitues i Llotarisë Popullore Europiane dhe fiton jo pak, por 950 mijë dollarë. Ti mund të mos e dish ekzistencën e kësaj llotarie dhe mund të mos kesh dërguar fare të dhënat e tua atje, por pak rëndësi ka, ti je fitues. Dhe jo fitues çfarëdo, por fitues ndërmjet miliona njerëzve në të gjithë globin. Shuma që fiton është vetëm një pjesë e 7 milionë dollarëve që do t’u ndahet edhe fituesve të tjerë të së njëjtës kategori.
    Sipas organizatorëve të Llotarisë Ndërkombëtare që të marrësh shumën fituese duhet të dërgosh një shumë, e cila duhet të jetë 1% e shumës që ke fituar- dmth nëse ke fituar 900 mijë dollarë të kërkohet të dërgosh 9 mijë dollarë (ose euro- në varësi të valutës së kërkuar). Emigrantët nuk duken të shqetësuar nga kjo lloj llotarie, ajo që i shqetëson disa prej tyre është shfrytëzimi i të dhënave të tyre personale për lojëra të tilla. Sot me zarfe, nesër me kushedi çfarë - dyshon një pjesë e madhe e tyre.
    Congratulations! Je fitues!
    Ndriçim Sharra është një nga emigrantët e shumtë “fitues” të llotarisë spanjolle. “Nuk e di ku e gjetën adresën time pasi personalisht nuk kam aplikuar në asnjë lloj llotarie, as unë, asnjë nga pjesëtarët e familjes time”,- thotë Sharra duke shtuar se edhe disa të njohurve të tij nga Shqipëria u ka ardhur i njëjti zarf. Sipas dokumenteve të ardhura më 29 gusht të 2004 në Spanjë ishte zhvilluar një llotari nga INTL. LOTTO COMMISSION në të cilën emri i tij i koduar në numrin 025-11464992-740, ishte shpallur fitues në kategorinë e dytë. Dokumenti është firmosur nga Don Francisco Munoz, i cili sillet të jetë menaxher i përgjithshëm i Llotarisë Nacionale.
    Por ajo që të bën të dyshosh është se përse zarfi nuk mban adresën e dërguesit, por thjesht adresën e marrësit.
    “Letra e parë thoshte se kam fituar 500 mijë euro dhe se urgjentisht duhet të hapja një numër llogarie dhe të dërgoja të dhënat e mia në mënyrë që të ecte procesi i marrjes së lekëve”,- thotë Sharra. Dërgoi një faks me të dhënat e tij dhe numrin e llogarisë në një bankë greke dhe vendosi të komunikonte direkt me organizatorët. “U kërkova adresën e plotë dhe u thashë se do të shkoja vetë në Spanjë që t’i merrja lekët, por më thanë se një gjë e tillë ndalohej nga organizatorët e llotarisë”,- tregon Sharra për “Shekullin”.
    Zarfi Nr. 2
    Duke parë interesimin e Sharrës organizatorët tregohen “zemërgjerë”. Merr një letër të dytë të firmosur nga një farë Miguel Philippe, president i llotarisë, i cili i “uronte edhe një herë fitoren”, këtë herë të një shume gati të dyfishuar në 900 mijë euro, dhe kjo pasi disa nga fituesit u vonuan në procesin e marrjes së lekëve dhe shuma iu nda fituesve të interesuar. Më tej presidenti i llotarisë i shpjegonte se për të marrë këtë shumë duhet të dërgonte 1% të shumës, pra 9 mijë euro në mënyrë që të zhbllokohej llogaria dhe firma të paguante taksat e duhura ndaj shtetit spanjoll.
    Për koincidencë “Presidenti” Philippe i shpjegonte se “nuk mund të merren lekët direkt nga personi pasi kjo bie ndesh me rregullat e lojës dhe që të merren lekët duhej që fituesi të dërgonte fotokopje të pasaportës, numrin e llogarisë dhe sigurisht 1% të shumës, duke i kujtuar se këto “duhen brenda një kohë të shkurtër, pasi firma IBERO PROMOTIN KOMPANY do të jetë e detyruar të fshijë emrin tënd nga lista e fituesve”.
    Nuk dihet deri tani nëse “organizatorët” kanë mundur t’u japin lekët “fituesve” të tyre. Një gjë është e sigurt se ky është një mashtrim i madh, i përgatitur kryesisht për emigrantët shqiptarë në Greqi. Prandaj larg nga “fate” të tilla, pasi jo vetëm fati vjen andej nga s’e pret. Altin Metaj
    Eshte e vertete, dhe origjinali i kesaj letre me ka ardhur edhe mua ne Itali. mashtrime perfundimisht. une sipas tyre kisha fituar 680.000 euro hahhahhh .

  6. #6
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Nuk te fal njeri me mijera leke, euro a dollare sot.

    Jane te gjitha mashtrime ato letra apo emaile qe thone se keni fituar nje shume parash. Un per vete asnjehere nuk ju pergjigjem emaileve qe thone se ke fituar dicka. Ndonjehere keto lloj emailesh vijne dhe me viruse.

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •