Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    E urreni, apo veteurreheni kur ju thone:"s'te dua me"?

    Te duash eshte nje ndjenje sublime, qe shpesh na ben te kapercejme vetveten, duke lene si leshterik deti ne nje breg vogelsirat e karakterit, te lindura apo te ndrysura tek ne nga kushtet ku jetojme. Dashuria ndaj seksit te kundert, eshte padyshim ushqim, qe e kemi te nevojshem per te pasur nje identitet shume dimensional shpirteror, ose e thene thjesht per te qene njerez. Sakaq graviteti i kundert qe na peshtjellon ne rrethana te caktuara (qofte te prejardhura nga ne, apo qofte individe te cilet i duam) na terheqe drejt nje ndjesie qe quhet urrejtje, kur na thone se:- nuk ju dua me. Natyrisht kur te deklaron nje femer(ose mashkull ne rastin kur ja thote nje femre) se nuk te dua me, do te thote se dikur te ka dashur. Ne kete rast ka dy alternativa: E para, e urreni, pasi mendoni qe s'keni bere asgje mbrapsht qe ta detyroni te dashuren(te dashurin) te mos ju doje. Madje mendoni se dikush tjeter eshte bere shkas qe partneri/ja te zvjerdhet nga ndjenja qe ka per ju dhe kjo ju rrit akoma me shume zemerimin dhe urrejtjen. E dyta, kur degjoni se nuk ju do me, ju bie tavani ne koke dhe kaloni ne vetegjyqesi deri ne veturrejtje, pasi kuptoni se e keni kaluar masen me mbrapshtite qe keni bere. Natyrisht keto jane te alternuara dhe shpesh egoizmi njerezor na ben qe me shume te gjykojme tjetrin apo tjetren dhe te mos kuptojme gabimet tona qe e cuan situaten deri ne ate pike. Po aq sa per hir te dashurise qe kemi per tjetrin(tjetren) na ben te veturrehemi pa te drejte, kur mesojme se nuk na do me.
    Ne kete kontekst do te kisha deshire qe gjithseicili ti beje vetes nje autoradiografi shpirterore dhe psiqike dhe te shkruaje nje histori te tijen se si eshte ndjere ne momentin kur i kane deklaruar se nuk e duan dhe se si ka reaguar ate cast dhe ne vazhdimesi. Them histori te tijen, pasi mendime per urrejtjen dhe veteurrejtjen si fenomen, mund te japim pa dogane ne njerezit e sotem homos sapience. Madje me shume japim mendime sesa veteradiografohemi per ato qe kemi bere. Me pak fjale cfare mbizoteron me shume tek ne kur na preket egoja(qofte me te drejte apo pa te drejte) urrejtja apo veteurrejtja.

  2. #2
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Asnjeren!Thjeshte do isha me e vendosur te gjeja njeriun qe me dashuron.
    S'me ka ndodhur akoma te me thone diēka te tille.Sikur te ndodhte besoj qe do nxirrja force per te vazhduar e krijuar nje lidhje me dike qe vertete me dashuron.

    Nganjehere Adidu,kur i jep dashuri te madhe njerezve s'dine ta vleresojne ndaj s'habitem qe ndodh qe te ta kthejne dhe me nje monedhe te tille.Mos i jep me teepr rendesi se kane njerezit.Gjella me kripe e kripa me karar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 14-06-2007 mė 16:02
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    normale qe asnjeren !!! ceshte kjo te urresh veten se te le tjetra !!! as ate urrej ate as veten !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SaS : 15-06-2007 mė 08:42
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    (Blue_Sky, sorry...!)

    Pergjegje tipike mashkullore.
    Egoiste dhe robotike.

    Flet sikur qeshtjet e ndjenjave jane aritmetike e thjeshte. "Do te isha me i/e vendosur te gjeja njeriun qe me dashuron." E po, s'do ta gjesh! Sepse nje njeri i tille nuk ekziton ai krijohet me ndihmen dhe dashurine tende.
    Logjika jote me thote se njerezit e dashuruar ne ty (deri ne vesh) ekzistojne te vetmuar gjithandej neper bote, dhe tani i vetmi problem qe te ngelet eshte se si ta gjesh ate?

    Pastaj personi qe nuk te ka thene kurre "te dua", s'ka si te thoje "s'te dua me!"

    Ne keto raste, mendoj se njeriu duhet ta marre me shtruar situaten pavaresisht emocioneve te vrullshme qe mund ta kaplojne. Dhe me kryesorja: -te mos kerkoj fajtor!

    Lendimi i egos eshte rezultat i gjerave tjera ne kete lidhje dhe shume pak ka te bej me dashurine. Personi qe te ka dashur nuk mund te te thoje se nuk te dua me pa ndonje shkak qe ate e ben me te palumtur se ty.

    Urrejtja ndaj partnerit qe ta tha kete eshte rezultat i genjeshtres dhe mashtirmit. Nga besimi yt i verber se ai te do pambarimisht pavaresisht se ti ate nuk e do por thjeshte ndihesh mire dhe i/e kompletuar me pranine e tij kur te jete keputur ky film zakonisht rezulton ne vetndeshkim dhe hidherim imploziv. Sepse e kupton sa i/e marre ke qene. Sa egoist/e dhe i/e padenje per dashurine qe te eshte dhuruar me pare pa kursim nga partneri.

    Urrejtja eksplozive ndaj personit qe ta tha nuk te dua me mund te vije vetem si rezultat i zhgenjimit tend ndaj tij kur nje shikim mbrapa te rezulton se cdo gje ka qene e genjeshtert dhe cdo gjest dashurie i menduar ftohte. Kjo ska se si te shnderrohet ne hidherim nga vetes, kjo do te manifestohet si urrejtje e hapur ndaj personit qe keni menduar se ju do.

    Ndonese keto gjera jane shume te koklavitura, dhe cdo element s e rrethane shtese bjen rrezultate shumfish me te komplikuara per t'u gjykuar me drejtesi.

    Por me se keqi ndahen pa asnje dallim gjinie personat qe dashurine te cilen e ndien tjeri ndaj tyre e shfrytezojne si mjat per ta dashuruar me teper veten, te ushqejne egon e tyre te pangopshme ne menyre te njeanshme pambarimisht, dhe sa me shume qe parneri i tyre t'ua shpreh dashurine ata aq me shume ta duan veten.

    Ku te vije momenti i te vertetes, dhe partneri qe e desh aq shume t'ia thote: S'TE DUA ME!

    Do te jete fillimi i fundit te iluzioneve te egoizmit, dhe urrejtja sigurisht se do te jete e pranishme por mbi te gjitha ajo do te jete e rende implozive dhe tejet shpartalluese per te... nga kjo del se,
    megjithate me mire kalon ai qe di te doje se sa ai qe nuk ka dashuruar.

    Ta qash dikend qe ke dashuruar jashte vetes, eshte shume me e lehte se ta qash dashurine ndaj vetes sate perjashta. Sepse keshtu do ta humbesh personin e vetem qe ke dashuruar ne jete.

    Perqafime te ngrohta te gjiteh atyre qe dashurojne dhe dijne te dhurojne dashuri e buzeqeshje ndaj njerezve qe i rrethojne.

    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Analiza te holla te dashurise... ne mungese te saj, sa shume e perflasin njerezit, madje edhe me "ekspertize" deri ne detaje.
    Ne realitet, kur jemi te dashuruar, nuk flasim fare per te, kenaqemi me ndjenjen.

    "Dashuria"- what was that?!

    Per temen, do te pergjigjem nese ndonjehere me ndodh, madje, ndoshta mosha ime (jo aq e re) nuk do te ma lejonte nje gje te tille.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    shume pergjegje e bukur, keni qene ne dashuri ndonjehere?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    ..........
    po
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    edhe heshtja flet...kur flet heshtja dhemb me shum.....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    mos fol me Dorontina!
    se ti vertet ja dike vlerat dashurise!

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    ..........
    po
    Dhe cfare?! Tani mendon se je deziluzionuar, se je pjekur dhe dashuria nuk punon me ne ty?

    -Aspak e vertete!
    Qeshtja eshte se ne nje faze te caktuar te pjekurise njeriu humbe kontaktet dhe intenziteti i njohjes me njerez te rinje, (e aq me pak te lire) sa vie e zvogelohet me teper...

    Por "larg sysh larg mendesh" nuk perben faktin se dashuria ka shtjerruar.

    Kjo me se paku provon mungesen apo zhdukjen e aftesise se individit per te dashururar, realisht kjo flet per nje "izolim" te kushtezuar dhe mungese te kontakteve intenzive e s'provave ne te cilat bie njeriu ne moshe te re gjate shkollimit; -kur fillon te njohesh aq shume njerez qe te pelqejne sa gati-gati nuk arrine te percaktohesh cilin!

    Pse mos pret qe njeriu te dashurohet ne ato pese-gjashte kontakte qe ka me kolegė pune ti?
    Sigurisht qe jo!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sa mund ta urreni dikė..???
    Nga Shkelqesia_E_Tij nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:30
  2. Cilin sport e urreni mė shumė?
    Nga Davius nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 12:11
  3. english course!!!viza f-1!!help me!"!
    Nga axel86 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 11:03
  4. Sa i urreni Lamtumirat?
    Nga KosovaHawaii nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 15:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •