"Invazioni” rus ne Ballkan dhe Mali i Zi
E Marte, 05 Dhjetor 2006
NGA Nikolas WOOD
Ky vend nuk ka pare asnjehere dicka te ngjashme me Hotel “Splendid”. Per me teper se 1 km e gjysme, ky kompleks suitash luksoze, pishina dhe dyqane te vendosura pergjate bregdetit Adriatik, duke iu ofruar nje luks te pakrahasueshem per ata qe mund t’ia lejojne vetes kete. Por ashtu si shume prej investimeve te realizuara me perkrahjen e ruseve qe jane derdhur ne kete vend te vogel, kompleksi ka fituar nje reputacion me pak te lavdishem.
Tre bomba kane shperthyer gjate ndertimit te hotelit. Oficeri i policise qe po hetonte shperthimet u vra. Kur u hap hoteli ne shtator, te ftuarit ishin cuar me autobus nen veshtrimin e vemendshem te rojeve te sigurise. Ne dy-tre vitet e fundit, qindra ruse kane vershuar ne Malin e Zi, duke blere pjese te gjera toke pergjate bregdetit te mrekullueshem te Adriatikut per te ndertuar hotele te tipit “Splendid”. Me ne brendesi te vendit ata kane blere kuotat me te medha te aksioneve ne sektorin industrial te vendit. Parate kane ndihmuar ne nxitjen e nje bumi ne blerjen e pasurive te patundshme dhe kane dhene parate kesh, aq te nevojshme per industrine e semure.
Por fluksi i kapitaleve ruse eshte duke shtyre shume vete qe te shtrojne pyetjen lidhur me impaktin e tyre ne kete komb te vogel me vetem 650.000 banore, i cili ka tashme reputacionin si nje prej shteteve me te korruptuar dhe te zoteruar nga mafia ne Ballkan. Shqetesimet kane ardhur nga natyra e fshehte e shume marreveshjeve, duke ngritur pyetje mbi origjinen e financimeve te tyre dhe shuma te medha te parave qe jane perfshire ne to – kryesisht te paguara ne kesh. “Ceshtja eshte, Kush e di se cfare po ndodh?”, thote Ranko Krivokapic, Kryetari i Parlamentit dhe udheheqesi i socialdemokrateve, nje prej dy partive me te medha ne koalicionin qeverises. “Te kujt jane keto fonde?”, pyet ai. “Kush e di.”
Ne veshtrim te pare, Mali i Zi eshte deklaruar pro-Perendimor. Vetem 9 muaj me pare, republika votoi ne nje referendum per t’i dhene fund unionit me Serbine fqinje, duke copetuar te gjithe ate qe kishte mbetur nga ish-Jugosllavia. Shteti i ri i pavarur ka bere anetaresimin ne NATO, si dhe ne Bashkimin Evropian si prioritetet e tij direkte.
Kryeministri i Malit te Zi, Zeljko Sturanovic – i cili mori kete post ne tetor nga Milo Gjukanovici, udheheqesi me jetegjatesine me te madhe politike ne Ballkan – deklaroi se deshiron te shpetoje vendin nga grupet e krimit te organizuar, qe e kane dominuan ate gjate shperberjes se Jugosllavise. Por lideret e qeverise dhe te opozites tani jane njelloj te shqetesuar se parate ruse mund te perbejne nje pengese per reformat aq te nevojshem ekonomike dhe ndryshimet politike dhe te frenojne aspiratat e Malit te Zi per lidhje me te ngushta me Evropen dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti rus Vladimir Putin ka vleresuar kohet e fundit, se investimet ruse atje arrijne ne 2 miliard USD, afersisht ekuivalentin e prodhimit ekonomik te Malit te Zi per 1 vit. Por mund te kete akoma me teper: zyrtaret qeveritare thone se shume prej ndermarrjeve jane kanalizuar permes kompanive ne vende te treta.
Nga gjiri i Kotorrit ne Tivat, pjesa me e bukur e bregdetit te Malit te Zi, zerat ruse tani mund te degjohen ne limanet, plazhet dhe kafete. Tabelat per shitjen e pasurive te patundshme jane shkruar ne rusisht dhe anglisht. Klientet irlandeze dhe britanike ia kalojne ne numer ruseve, te thone ketu sekseret e shitblerjes se pasurive, por jane ruset ata – shume prej te cileve duke punuar me partneret malazeze – te cilet kane blere me shumice pronat me te gjera dhe me te vlefshme.
“Interesante eshte se ata jane ne gjendje te vijne ketu duke patur me vete 4, 5 ose 6 milion euro ne kesh, mesa duket pa asnje forme te kontrollit zyrtar”, thote Maria Vukovic, nje ish-avokate komunale ne Budva, nje qytet piktoresk bregdetar ku jane bere investime te rendesishme ruse. Vukovic tani punon si nje konsulente legale per ceshtjet e shit-blerjes se pasurive te patundshme. “Cdo dite ne degjojme se Mali i Zi deshiron te behet pjese e BE-se”, shtoi ajo, “por ky lloj biznesi nuk eshte prove se ne jemi duke ecur ne rrugen e drejte”.
Nderkohe qe investimet ruse po zhvillohen, Moska eshte perpjekur qe te siguroje me shume influence politike. Ne gusht, Ministri rus i emergjencave civile, Sergei Shoigu, paralajmeroi ne nje interviste me nje gazete malazeze se marredheniet midis dy vendeve do te demtoheshin, neqoftese Mali i Zi do te vazhdoje drejt anetaresimit ne NATO. Muajin e kaluar, Gjukanovic u takua me Putinin ne qytetin turistik te Detit te Zi, Soci, dhe diskutoi mundesine e arritjes se nje marreveshjeje ushtarako-teknike.
Nebojsha Medojevic, nje lider i opozites, tha se malazezet e ndiejne se bizneset ruse kane pak interes ne respektimin e ligjeve qe kane filluar te perforcohet ne ate qe akoma eshte nje shtet shume i dobet. “Une nuk kam asgje kunder ruseve”, vazhdoi ai, “vetem cmimet e tyre, fondet ilegale, nderhyrjet shteterore ne media dhe keshtu me radhe”.
Historianet ketu nxjerrin ne pah se Mali i Zi ka luajtur nje rol ekuilibrimi midis Lindjes dhe Perendimit per qindra vjet. Ne pjesen me te madhe te shekujve 18 dhe 19, Mali i Zi, i cili fitoi pavaresine ne 1878, perpara se ta humbiste ate ne perfundim te Luftes se Pare Boterore – ishte nje aleat i Perandorise Austro-Hungareze. Ne ate periudhe, principata e vogel u kthye nga Rusia, nje vend partner i sllaveve kristiane ortodokse, per te financuar borxhet e tij dhe per te blere arme. Familjet mbreterore te dy vendeve ishin lidhur gjithashtu midis tyre me lidhje martese.
Tashme, ne shekullin e 21-te, pas vitesh stanjacioni si pasoje e luftes dhe sanksioneve ne vitet 1990', shume zyrtare qeveritare thone se investimet ruse jane celesi i ringjalljes ekonomike. Krivokapic thote se kompanite ruse jane shume me te gatshme nga bizneset perendimore per te investuar ketu per shkak te ndryshueshem politik te Malit te Zi. Larg bregdetit, ruset jane duke dominuar ne blerjen e industrive shteterore nga qeveria me anen e marreveshjeve te cilat kane terhequr kritikat nga grupet opozitare.
Ne 2005, kompania ruse RUSAL, prodhuesi i dyte i aluminit ne bote, u be aksionarja kryesore ne Kombinatin Aluminium te Podgorices, nje uzine shkrirjeje. Marreveshja perfshinte kuota te perbashketa ne nje central termoelektrik, nje miniere boksidi dhe nje miniere qymyri, te cilat se bashku konsiderohen se japin rreth gjysmen e te ardhurave nga eksporti te Malit te Zi. RUSAL ishte e vetmja kompani qe hyri ne negociata me qeverine, e cila e klasifikoi kontraten si nje sekret biznesi.
Ne 2004, fonderia kryesore e celikut ne Malin e Zi, Zeljezara Niksici, iu shit “Midland Resources”, i cili eshte ne pronesi ruse, por i regjistruar ne Britani. Kjo kontrate gjithashtu eshte klasifikuar si sekret. Fabrika me pas ishte marre ne dorezim nga qeveria, dhe me pas iu shit nje kompanie britanike.
“INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE”
Gazeta Korrieri
P.S. Nuk eshte cudi qe pas disa dekadave ne te jemi fqinje me Rusine!
Krijoni Kontakt