Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    Miratimi i buxhetit ne parlament

    Durim Hushi, deputet

    Diskutim ne Séance Plenare per Buxhetin e Vitit 2007

    Te nderuar kolege.
    Lidhur me nenin 2 te projektligjit "Per buxhetin e vitit 2007", nen I cili lidhet kryesisht me shpenzimet deshiroj te jap keto mendime, sugjerime e verejtje.
    Se pari, konstatoj me keqardhje se Bashkia Elbasan por dhe Komuna Labinot Fushe e Elbasanit, perkatesisht, perfitojne fonde buxhetore per vitin 2007 vetem 5% me shume se ne vitin 2006. Kjo rritje eshte shume me e ulet sesa mesatarja e rritjes se buxhetit ne shkalle vendi per vitin 2007. Dhe tregon qartazi se Elbasani nuk eshte prioritet I qeverisjes Berisha per vitin 2007.
    Se dyti, vertet shqetesuese, ka te beje me faktin se nuk eshte parashikuar asnje shpenzim per banoret e fshatit Godolesh te Komunes Labinot Fushe, shtepite e te cileve mbeten jasht perdorimit qe nga fillimi I vitit 2005 per shkak te rreshqitjeve te tokes nga shirat.
    Theksoj se Qeveria duhej te parashikonte ndihma per keta banore, ne perputhje me ligjin dhe VKM ne fuqi.
    Se treti, shpreh keqardhjen qe Buxheti 2007 nuk mori parasyshe nismen ligjore te deputeteve qe nga Nendori 2005, per uljen e moshes se daljes ne pension te metalurgeve, kimisteve dhe artisteve te cirkut apo operas dhe baletit. Buxheti duhej te kish parashikuar 300 miljon leke shtese shpenzime per kete kategori njerezish, perfaqesues te komuniteteve vertet ne nevoje.
    Se fundi, ne perputhje me nenin 2 te projektligjit, konstatoj gjithnje me keqardhje se per Elbasanin nuk ka asnje projekt financiar per mbrojtjen apo uljen e shkalles se ndotjes se mjedisit, megjithese Elbasani mbetet kampion I ndotjes ne Shqiperi, megjithese Ministria e linjes do te shperndaje goxha fonde gjate vitit 2007.
    Faleminderit.

    Tirane,me 27.11.2006

    Me respekt ,Durim Hushi, deputet I Elbasanit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    miratimi i buxhetit

    Durim Hushi, Deputet


    Ne vend te Diskutimit per P/Buxhetin 2007 ne Parim, dt 13.11.2006


    Sot Parlamenti u ndodh ne nej situate vertet skandaloze, qesharake e te paprecedente. Me shumice votash mbledhja e kryetareve ka vendosur qe diskutimet per projekbuxhetin ne seance plenare, te behen me kohe te kufizuar.Per te kuptuar me qarte, na kane caktuar 1 ore per grupin e PS-s ku kerkoojne te diskutojne 28 vete. Ose akoma me qarte, kam ne dispozicion vetem 2 minuta per te diskutuar per buxhetin e vitit 2007 nderkohe qe diskutova plot 10 minuta per buxhetin suplementar te vitit 2006.
    Ne keto kushte nuk mund te diskutoj.

    Mbeta pa diskutuar per kompensimin e te perndjekurve politike te kohes se monizmit, te cileve buxheti 2007 u ka planifikuar 4 miljon $. Kur do te kemi nje pergjigje se kur perfundon kompensimi i plote i te perndjekurve politike nese ecim me kete ritem kompensimi vjetor. Per te konceptuar nese duhej te ish me shume apo me pak vlefta e ardhur nga Qeveria.
    Nuk munda te diskutoj as per ish pronaret te cileve buxheti u ka akorduar 5 miljon $. Kur perfundon kompensimi ne vlere i ish pronareve me kete ritem vjetor?
    Me thene te drejten nuk jam as ish i persekutuar politik e as ish pronar trojesh. Por jane shume njerez te interesuar te marrin pergjigjen e atyre dy pyetjeve. Dy prej tyre jane fqinjet e mij. Njeri, ish i burgosur politik, ka lene gruan e femijet ne Amerike e ka ardhur ne Elbasan perkohesisht sa te marre vleften qe i takon nga ky shperblim.Tjetri eshte,ish pronar dhe familje e persekutuar, per pak sa nuk e la djalin e madh pa shkolle te larte vetem se nuk kishte me se te paguante. Si ata jane me mijra qe presin.
    A do sqarohen ndonjehere keta njerez se kur eshte ne gjendje qeveria t’i kompensoje? Me kete ritem kompensimi, psh 5 miljon $ ne vit, vetem ish pronaret e jugut te Shqiperise duan rreth 2 mije vjet te kompensohen. Sepse ata kane paraqitur studim sipas te cilit rezulton jo me pak se 10 miljard $ vlefta e kompensimit te pronave te tyre. 2000 vjet! Po e gjithe Shqiperia?
    Kur do te njihet ndonjehere Kuvendi me strategjine e kesaj qeverie per keto dy probleme kaq te medhenj jo vetem per ato dy grupe interesi por per te gjithe shqiptaret?

    Nuk munda te diskutoj as per te njohur aresyet pse Qeveria nuk miratonte nje p/ligj te ardhur prej mese nje viti ne Kuvend. I cili kish te bente me nje propozim per uljen e moshes se pensionit te punonjesve te sektoreve te industrise kimike dhe metalurgjike, por edhe disa artisteve si balerine, artiste cirku, kengetare te operas, etj.
    Sa eshte mundesia te jete gjalle ne moshen 65 vjec nje metalurg, nje kimist? Me vjen keq qe detyrohem te bej nje pyetje te tille publikisht. Por ky eshte shansi i fundit per ta! U kerkoj falje qe po flas kaq hapur per nje ceshtje kaq te dhimbeshme.
    A mund te kendoje nje kengetar operash, a mund te luaje cirk nje artist cirku, a mund te vallzoje nje balerin apo balerine pasi kane mbushur moshen 50-55 vjeē?
    Pse pra nuk miratohet p/ligji I inicuar nga nje grup deputetesh ku kam nderin te jem dhe une? Vetem 3 miljon $ kerkohen ne vit per ta, nderkohe qe eshte mjaft ofenduese qe qeveria sjell shkresa ne Kuvend sipas te cilave nuk mund te miratohet inisiativa sepse nuk ishte shoqeruar me fature financiare.
    Ēfare I kemi kerkuar ne fund te fundit qeverise?- Jo me shume se ta shtojme edhe 0.05% armaten e pensionisteve si dhe nje shpenzim buxhetor qe shton vetem 0.04% fondin buxhetor vjetor per sigurimet shendetsore.
    Megjithese shpresojme akoma qe qeveria ta miratoje kete shtese perderisa p/buxheti nuk eshte shqyrtuar nen per nen.

    Nuk munda te diskutoj as per Elbasanin. Nuk kam kuptuar dot, nuk m’u dha as pergjigje se c’vend ze Elbasani ne kete projektbuxhet, aq me teper se qeveria shprehet ne Relacionin shoqerues qe shperndarja e fondeve ne vitin 2007 kish per kriter edhe uljen e nivelit te varferise. Dhe dihet se Elbasani eshte zyrtarisht njolle e zeze ne te ashtuquajturen Harte e Varferise ne Shqiperi.
    Deshiroja t’u kujtoj kolegeve te mazhorances dhe qeveritareve, se:
    -Elbasani eshte qyteti i dyte pas Shkodres me numurin me te madh te familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike nga buxheti i shtetit.
    -3300 familje ne ndihme ekonomike, 1427 persona me aftesi te kufizuar qe perfitojne Pagese Paaftesie, 1612 invalide punes qe perfitojne gjithashtu Ndihme Ekonomike nga shteti, jane shifra vertet sensibilizuese.
    -Gadi 1/3 e familjeve zyrtarisht te varfera ne qytet jane familje me ngjyre, me etni egjiptiane dhe rome, te cileve qeveria u ka premtuar jo pak.
    -Ne qytetin me 120 mije banore, 22 mije vete dolen te papune pas viteve 1990, nderkohe qe vetem 10% e tyre eshte sistemuar ne pune. Rreth 32% e forcave te afta per pune jane te papune. Shume kane punuar ne sektorin kimi-metalurgji, prandaj insistojme per p/ligjin per te cilin fola.
    -Sipas te dhenave te besueshme 16% e familjeve ne Elbasan konsiderohen “shume te varfer”, rreth 30 % konsiderohen te varfer, rreth 51% jo te varfer e 3% relativisht te begate.
    Ose sipas qendrimit zyrtar te Bashkise ku drejtojne demokratet, 45 % e familjeve elbasanase konsiderohet “nen mesatare”, 47 % ne “nivel mesatar”, 8% “mbi nivelin mesatar”.
    Desha t’u kujtoj atyre edhe se prej 13 vjetesh nga 16 gjithsej ne pluralizem, qytetin e Elbasanit e drejtojne demokratet. Te cilet kane guximin te flasin jo per nivele varferie por per nivele te varferise se tejskajshme te banoreve te qytetit.

    Desha te shfaq mendimin tim se Varferia ne qytet ulet duke ulur papunesine, ndersa papunesia ulet duke krijuar ne radhe te pare kushte per vetepunesim. Ajo nuk ulet as duke premtuar kopshte industriale e as duke ndertuar grataciela shume prej te cilave me financime te dyshimta.
    Ndersa qeveria argumenton financimin e projekteve te integruara, ne nuk kuptojme pse eshte nderprere financimi i ndertimit te tre unazave veriore te qytetit. Brenda tre vjetesh, Bashkia socialiste e mbeshtetur nga qeveria socialiste, ka ndertuar mbi 60% te unazave. Qe kur PD erdhi ne fuqi ne Elbasan eshte nderprere zhvillimi i pjeses verilindore te qytetit, jane bllokuar atje te gjitha nderhyrjet ne infrastrukture, te cilat kane impakt te padiskutueshem ne jeten sociale e ekonomike te krejt qytetit.
    Ende nuk kuptojme pse Elbasani eshte i vetmi qytet ne Shqiperi pa unaze urbane. Siē nuk kuptojme pse Kryetari i sotem i Bashkise hedh parate ne te njejtat rruge, saktesisht ne te njejtat rruge, ku gjashte vjet me pare i hidhte, gjithashtu ne vitin e fundit te mandatit, ish Kryetari demokrat i asaj kohe i te njejtes Bashki. I cili sic dihet megjithate humbi.
    Kam kerkuar formalisht te financohet nga ky buxhet perfundimi i njeres nga tre unazat veriore te qytetit, pergjate te cilave mund te vetepunesohen qindra familje te varfera elbasanasve.
    Elbasani nuk ka nevoje per grataciela te cilat projektohen vetem nga nje njeri prane kryetarit te bashkise, nuk ka nevoje vetem per pallate shumekatesh qe ndertohen ne shumice prej nje personi tjeter gjithashtu fare prane kryetarit te bashkise, ndersa ky i fundit eshte zot i vertete i qytetit qe miraton vetem sipas qejfit e interesit leje e sheshe ndertimi, perndryshe te le nen meshiren e memes natyre sic eshte rasti i pallateve 21 e 22 ne qender te Elbasanit.

    Do te doja te diskutoja edhe per Godoleshin, nje nga fshatrat me te goditur. Ky projekt nuk parashikon asnje lek per demet financiare te shkaktuara nga fatkeqesite natyrore. Nje vit me pare e ca me shume, kisha diskutuar ne seance plenare per domosdoshmerine e financimit te demeve te shkaktuara nga shirat ne kete fshat te komunes Labinot Fushe. Shume prej kolegeve te mij ne ate kohe nuk e quajten me vend , kur atehere propozova qe Qeveria Berisha te ndihmonte jo vetem amerikanet e demtuar nga uragani Ketrin por edhe banoret e Godoleshit ku 60 shtepi ishin deklaruar te pabanueshme jo nga une por nga profesionistet e instituteve studimore shteterore. Sot pra pas nje viti, ndersa qeveria shqiptare dhuroi mbi 300 mije $ per te demtuarit amerikane, eshte i dyti buxhet qe ajo miraton dhe ku per te demtuarit shqiptare nga Godoleshi nuk jep asnje lek. Pse? Sigurisht qe do te insistoj ditet e mepastajme qe te akordohen fondet perkatese, rreth 300 mije $ qe mjaftojne per te akomoduar familjet e demtuara ne territoret e shtuara ne iventarin e Komunes per kete qellim.

    Se fundi, nuk mund te mos evidentoj se ky projekt nuk mbeshtet financiarisht Mitingun Nderkombetar te Teatrove qe zhvillohet cdo fund viti ne Elbasan. Qe kete vit u dhane shenjat se Ministria e linjes nuk deshironte qe ne Elbasan te vazhdoje te zhvillohet kjo shfaqje e jashtzakoneshme e cila sot ka krijuar traditen e saj ne kete qytet. Projekbuxheti 2007 konfirmon perfundimisht mungesen e deshires se qeverise qe Elbasani te vazhdoje te jete nje pike afrimi e kontakti per teatrin rajonal.



    D.Hushi
    Deputet

    Tirane,me 13.11.2006

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Postime
    2
    ju lutem kini pak respekt sidomos kur flitet per koloset si zoti berisha ju injorant dhe idiot te prir nga mendime e ide te vjetruar socialiste

Tema tė Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. "Llogari speciale" ilegale jashte buxhetit 2006
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 01:22
  3. Rrėzohet mocioni i opozitės pėr Topallin nė parlament me 70 vota
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54
  4. Afat mbi deficitin e buxhetit te Greqise
    Nga Veshtrusja nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •