Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Eshtrat e Nënë Terezës, kthim në Shqipëri

    Një muze për Nënë Terezën, brenda Muzeut Historik Kombëtar. Dje në ambientet e MHK-së u zhvillua një takim me përfaqësues të qeverisë, komuniteteve fetare, komunitetit të biznesit dhe përfaqësive ndërkombëtare, për ngritjen e një muzeu kushtuar një prej figurave më të shquara të kombit shqiptar, Agnese Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës. Takimi i djeshëm, ku merrte pjesë edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, do të shërbejë për thithjen e fondeve, por edhe për lidhjen e një marrëveshjeve konsensuale, pasi bëhet fjalë për një muze, i cili do ketë karakter ndërkombëtar. Gjithashtu, duke pasur parasysh faktin që Nënë Tereza, edhe pse është shpallur “Nderi i Kombit” i përkiste fesë katolike, dhe për të shmangur çdo keqkuptim, u pa e udhës që të gjendej mirëkuptimi nga të gjitha komunitetet fetare. “Muzeu është ideuar të ndërtohet me një bashkëpunim ndërkombëtar, duke respektuar misionin universal human të Nënë Terezës, e cila gjithashtu ishte me të vërtetë një shenjtore e dialogut njerëzor”, - u shpreh drejtori i MHK-së, Beqir Meta.

    Ndërsa për ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj, “nisma për të ngritur Pavionin muzeal të Nënë Terezës brenda Muzeut Kombetar është një ngjarje me simbolikë të veçantë. Është fillimi i rikthimit të saj të plotë në tokën amtare dhe shenjë e qartë e njejësimit të kombit tonë më të. Një falenderim të veçantë meritojnë Rajoni i Puljas, Ambasada Italiane në Tiranë, si dhe shoqata “Maratona e popujve” për mbështetjen që premtojnë t’i bëjnë këtij projekti ambicioz”. Drejtori i Muzeut, i cili ka hedhur idenë e ngritjes së një pavijoni të veçantë për Nënë Terezën, që në fillim të ardhjes së tij në krye të MHK-së, thotë se pas arritjes së marrëveshjes konsensuale, do vijojë puna për hartimin e projektidesë dhe ngritjes së grupit të punës, që do të përbëhet kryesisht nga specialistë shqiptarë e italianë, por edhe zviceranë e gjermanë.

    Më tej do vijojë faza e mbledhjeve të objekteve që do ekspozohen në muze, si sende personale të Nënë Terezës, fotografi, CD, dokumente, etj. “Duhet të shohim se sa e suksesshme do të jetë kjo ekspeditë, për të folur më tej për fondin që do kërkojë ngritja e muzeut”, - thotë Meta. Sipas tij, kjo ekspeditë do shtrihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Vatikan, në Misionin e Shenjtë të Motrave të Nënë Terezës në Kalkutë të Indisë, si edhe në Amerikë e Londër, ku janë vendosur kontakte e ka sinjale për ekzistencën e dokumenteve e të dhënave të tjera. Meta thotë se mendohet që muzeu të shtrihet në një hapësirë prej 200-300 metra katrorë, e cila do të ndahet në disa minipavijone. Një syresh do të ketë relike dhe fotografi, një tjetër do të jetë një sallë videoprojeksioni, ku të shfaqen materiale filmike nga jeta e Nënë Terezës.

    Gjithashtu një kënd i veçantë do t’i kushtohet veprave të artit për Nënë Terezën. Do jenë jo vetëm punime të artistëve tanë, por edhe të huaj, që u frymëzuan nga humanistja shqiptare. “Ne jemi të ndërgjegjshëm se realizimi i kësaj nisme është sa i rëndësishëm aq edhe i vështirë. Por, ne ju garantojmë, se do të punojmë me përkushtim për realizimin e këtij muzeu dhe kemi bindjen, se pas dy vjetësh do të mblidhemi sërish këtu, për ta përuruar atë”, - premtoi Meta gjatë takimit të djeshëm. Ndërsa kryeministri Berisha, pasi falenderoi për nismën tha se “duhet të bëj përkujdesje që ky pavion të ndërtohet me një mjeshtëri të madhe. Duhet të jeni të sigurtë se ajo nuk do të na jepte leje po të ishte gjallë. Ndaj dhe duke patur parasysh këtë moment, le të ndërtohet diçka e cila të reflektojë madhështinë e saj shpirtërore, që qëndronte në tolerancën, në dashurinë”.

    Kthimi nga Kalkuta

    Ngritja e pavijonit është vetëm një nga përpjekjet për të nderuar emrin e Nënë terezës. Dje kryeministri Sali Berisha tha se do të bëhen përpjekje edhe për sjelljen e eshtrave të saj në Tiranë. “Nisma për ngritjen e muzeut është shumë e rëndësishme. Po kaq të rëndësishme duhet të jenë përpjekjet tona për të bërë që trupi i saj, shpirti i saj, të prehet pranë nënës që e lindi, që e rriti, që e mbrujti me ato virtyte të mëdha që u shndërruan në forcën e jashtëzakonshme të shpirtit të saj të madh”, - tha Berisha. Nënë Tereza u nda nga jeta në 5 shtator të vitit 1997. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë vend shtegtimi e lutjeje për njerëz të besimeve të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Ndërsa eshtrat e nënës dhe motrës së saj prehen në Tiranë.

    Alma Mile
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Beqir Meta tregon projektin për shenjtoren shqiptare

    "Po negociojmë kthimin e eshtrave të Nënë Terezës”

    Në 300 metra katror do të ekspozohen të gjitha objektet e Nënë Terezës, dokumente, fotografi, relike, monumente, piktura e sende vetjake të shenjtores.

    Kaq është menduar paraprakisht për projektin më të ri, pavijonin kushtuar shenjtores shqiptare të prezantuar dje në Muzeun Historik Kombëtar nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Brenda dy vitesh do të ndërtohet një pavijon që do të përmbledhë të gjitha objektet që kanë lidhje me Nënë Terezës në muze. Gjithashtu, sipas Berishës, një tjetër ide është edhe kthimi i eshtrave në tokën shqiptare, gjë e cila padyshim kërkon punë të madhe. “Nisma për ngritjen e muzeut është një nisëm tepër e rëndësishme; po kaq të rëndësishme duhet të jenë edhe përpjekjet tona për të bërë që eshtrat, shpirti i saj të prehen pranë nënës që e lindi, që e rriti, që e mbrujti me ato virtyte të mëdha që u shndërruan në forcën e jashtëzakonshme të shpirtit të saj të madh në Shqipëri”, u shpreh kryeministri Berisha. Ndërkohë ministri i Kulturës, Bujar Leskaj, e ka cilësuar ngritjen e pavijonit muzeor të Nënë Terezës si një ngjarje me simbolikë të veçantë. “Ajo është fillimi i rikthimit të saj në tokën amtare dhe shenjë e qartë e funksionimit të ligjësive dhe të njësimit të kombit tonë më të”, shprehet ai. Por cilat janë mundësitë e kthimit të eshtrave në Tiranë, çfarë rrugësh do të ndiqen, cilat lidhje do të shfrytëzohen, cili është projekti për pavijonin dhe ç’objekte të Nënë Terezës posedojmë ne në muze. Të gjitha përgjigjet i shpjegon drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Beqir Meta, në një intervistë.

    Kur do të nisin punimet për projektin e ri kushtuar Nënë Terezës?
    Punimet për realizimin e pavijonit të Nënë Terezës do të nisin që ditën e nesërme (sot), ku fillimisht do të bëjmë kërkimin dhe mbledhjen e të gjitha materialeve që ekzistojnë për shenjtoren e madhe si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj dhe më pas do të nisim me skicimin e tij. Krahas kësaj do të shfrytëzojmë dhe të gjitha kontaktet e mundësitë që kemi për t’u lidhur me institucionet jashtë vendit, për të siguruar përveç objekteve të nevojshme edhe ndonjë mbështetje financiare.

    Çfarë objektesh do të përfshihen në këtë pavijon?
    Përveç dokumenteve, relikeve, fotografive dhe të gjitha videove filmike që ekzistojnë për Nënë Terezën, ne kemi menduar gjithashtu që në këtë pavijon të përfshihen edhe të gjitha veprat monumentale të saj, qofshin këto skulptura apo piktura, origjinale apo kopje të riprodhuara të tyre.

    Ku është menduar të ngrihet ky pavijon, kush do ta projektojë dhe çfarë hapësire do të zërë?
    Pavijoni mendohet të ngrihet në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, megjithatë për të nuk është vendosur asgjë konkrete, pasi duhet të shohim edhe dy a tri zgjidhje të tjera. Këtij pavijoni do t’i kushtohen rreth 300 metra katror, por kjo është në varësi të objekteve. E rëndësishme është që fillimisht të nisë puna për mbledhjen dhe grumbullimin e objekteve të saj. Ndërsa përsa i përket projektit, i cili në këtë rast është ndërkombëtar, sigurisht do të projektohet nga arkitektë të huaj, veçse tani për tani nuk mund të themi asgjë konkrete.

    Kryeministri Berisha mes të tjerash përmendi edhe mundësinë e kthimit të eshtrave të shenjtores në Shqipëri. Sa mundësi ka për këtë gjë?
    Asgjë nuk është e pamundur, por kjo kërkon sigurisht një marrëveshje të madhe. Megjithatë unë nuk mund të them që s’do të ishte mirë që eshtrat e saj të preheshin në tokën mëmë, pranë familjarëve të saj, krahas pavijonit të ndërtuar enkas për të në Shqipëri. Kjo do ishte mundësi reflektimi dhe do të ishte pozitive për ne. Megjithatë unë dua të them se ne fillimisht do të nisim procedurat me Vatikanin ku do të paraqesim projektin tonë, pastaj të njëjtën gjë do të bëjmë dhe me misionarët në Kalkuta për të siguruar objekte vetjake të shenjtores. Ndërsa përsa i përket eshtrave, nuk di të them më shumë. Një nga mundësitë tona është të flasim personalisht me kryekardinalin e Vatikanit, që konsiderohet si kryeministri i vendit.

    Sa kohë duhet për realizimin e këtij projekti?
    Për realizimin e këtij pavijoni do të duhen një vit e gjysmë apo dy vjet. Megjithëkëtë për kohën ekzakte nuk mund të flasim me siguri, pasi ka procedura të cilat nuk janë të thjeshta për ndërtimin e një muzeu ndërkombëtar për Nënë Terezën.

    Çfarë objektesh depozitoni aktualisht për shenjtoren?
    Dua të them se janë shumë pak. Gati dhjetë objekte, ku disa janë fotografi, piktura, disa dokumente...

    Anila Mema
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Do ishte shume mire re riktheheshin gjerat e saj ne vendin e saj. Vertet shumica e punes te saj eshte bere ne Calcutta te Indise por ajo eshte Shqipetare dhe na perket neve ai nder.
    Gjithsesi jam e sigurt qe nuk do jete vendi i vetem ne bote qe do ket dicka per te pasi eshte figure e larte dhe e paharrueshme per veprat e saj.

    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Amaneti i Nene Tereze-s ka qene qe varri i saj te jete ne Kalkute cdo diskutim eshte i kote ne kete teme.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Per veprat edhe per nje figure si Nene Tereza do ishte nje nder per ne Shqiptaret te kishim dicka qe ka te beji me te.Veprat e nje njeriu me nje kulture edhe personalitet te larte si ne Shqiperi po ashtu edhe ne bote do ishte me mire te ishin ne vendlindjen e saj po ashtu edhe qe akoma me shume qe eshte Shqipetare.

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Mos valle do ishte me mire qe eshtrat e Nene Terezes do prehen ne qytetin e saj te Lindjes?! Ajo eshte shkupjane! Apo do ishte me mire te varroset afer kishes katolike te Letnices ne qytetin e Vitise ne Kosove, ku ajo "morri thirrjen" per t'i sherbyer njerezimit?!?

    Gjithsesi, s'me pengon fare edhe sikur te sillej ne Shqiperi. Eshte bije e shqiptarise, para se gjithash.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Iniciative shume e pelqyer .

    Do i vie radha qe te behet nje perkujtimore edhe ne Viti e Shkupë, mirepo njehere pasi qe Shqiperia ka kryeqendren me milon banore atehere eshte me e arsyeshme se aty do vijne vizitor nga e tere bota e pastaje ata vizitor nje dite do te udhetojne edhe ne drejtim te Shkupit e te Vitisë në kosoven e lirë.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Amaneti i Nene Tereze-s ka qene qe varri i saj te jete ne Kalkute cdo diskutim eshte i kote ne kete teme.
    ballisto do ti une gjithemone pajtohem me mendim tat

  9. #9
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Nese ajo ka kerkuar ate, ajo duhet bere.
    Po te ishte dikush normal dhe jo i famshem qe kerkonte ne "Will" cfare donte te behej, familja duhet ta krynte kete gje.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Perpara se te sjellin eshtrat e Nen Terezes ne Shqiperi te nxiret shtatorja e saj nga aneksi i Universitetit te Tiranes ku e kane mcef

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •