Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14

Tema: Shėn Jozefi

  1. #1
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    Shėn Jozefi

    ...........Zoti me ju, te dashur besimtar Katolik.....

    ja pra mbasi ky muaj eshte i SHEN JOZEFIT...dhe festimi i tij festohet met 19.03, te diellen...kam deshir qe tia kushtojme ket tem, eshte e vertet qe eshte nji nder shejtrit qe i dua me shum...
    Bibla nuk flet shum mbi jeten e tij, por me gezon nese ju si te Krishter mundeni te flaseni diqka mbi ket shejt kaq te madh dhe te pervuajtur...

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE, ME NDERIME....

    ( URIME FESTEN E SHEN. JOZEFIT...DHE URIME DITEN E BABIT,BASHKSHORTRAVE,...AI ĒOFTE SHEMBULLI I JUAJ NE ĒDO MOMENT TE JETES SUAJ).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xixe xixellonja : 10-03-2006 mė 13:19
    "Dashuria e vertetė dhe e sinqertė nuk shuhėt kurrė"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2006
    Postime
    25
    Shejti Jozef si ju e quni baba i bashkshorteve, festohet dy her ne famullit tona afer Gjakoves. Ky SHEJT nuk ka folur me fjal por me vepra, titujt e fitur nga Kisha nga shejtit tjer qe e kishin si mbrojtes jan te shumte.
    Pasqyra e durimit.
    Dashamir i vobektesis.
    Shembulli i puntorve.
    Krytari i familjes se shejt
    Mbrojtesi i vrigjeres.
    Kujdestari i Krishtit.
    Stolia e jetes shtepiake.
    Pasqyra e durimit.
    Sh. Jozef krejt i drejt.
    SH.....KREJT I PASTER.
    s.....KREJT I URTE.

    T e rrahur prej gjitha aneve prej vujtjeve te kesaj bote nen hije tende po ngasim o ngushellusi yne shejti, Jozef qe te na behesh krah fuqind tende. Mos na e dal ndimen tende prej se larti qe mundemi te luftojm kunder territ te zi qe ka shprenda armiku ne kete bote. Qe me ndimen tende te mundemi te jetojm shejterisht duke ber vepra te mir e te vdesim shejterisht e te fitojm lumturin e pasosur ne qjell.
    Ketu lutje e keto tituj qe mu kujtuan ne kete moment, jan te paket per kete shejt te madhe, ky ishte ndermjetesusi, rruga, mesimi per mija shejter tjer qe, me ndimen e ti me mesimet e ti te durimit e urtesis pra te shembullit te jetes se ti dhe lutjeve te ti , ja arriten te behehn shejter.
    Ky shejt dhe shum tjer ka jetuar ne kohen kur ka qen Jezusi dhe sipas planit te Zotit kur Jezusi filloj veprimtarin e ti, edhe vet shen Gjon pagezusi nuk predikoj, kemi fjalet e ti, KY DUHET TE NGRITET E UNE TE ZVOGELOHEM.
    Nuk eshte kan nevoja qe derisa sa Krishti ishte aty te ben ndonje shejt mrekulli ose te predikoj sepse te gjitha i kishte kryr Krishti.
    Kemi ne bibel prej she. Palit, DHURATAT E SHPIRTIT SHEJT JAN TE NDRYSHME....
    Sh. Jozefi e kishte nje dhurat tjeter nje misjon tjeter bashke me she. Marin dhe kete e kryen per mrekulli.
    Sikur ky shejt te jet ne kete koh mesiguri se dote edhe predikonte dhe dote bente edhe mrekullira, sepse dote ishte e kerkuar nga aj, por ne kohen e Krishtit jo.
    Kjo eshte edhe arsyja se pse shum shejter qe ne kohen e tyre kan qen vetem dhe jan ber shum te njouhur, e qe ky shejt Jozefi eshte nje nder me te medhenjet.
    Harrova se une jam nje prej tyre.............

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga xixe xixellonja
    ...........Zoti me ju, te dashur besimtar Katolik.....

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE, ME NDERIME....

    ( URIME FESTEN E SHEN. JOZEFIT...DHE URIME DITEN E BABIT,BASHKSHORTRAVE,...AI ĒOFTE SHEMBULLI I JUAJ NE ĒDO MOMENT TE JETES SUAJ).
    Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė!
    (Mt 1; 18/25)


    Maria, ishte e fejuara e Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė pėr virtyt tė Shpirtit Shenjtė. Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas.

    Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjell i Zotit dhe i tha:


    ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē'ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Shpirtit tė Shenjtė. Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do t'i vėsh emrin Jezus, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre''. E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė: ''Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"''.

    Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siē e kishte urdhėruar engjėlli i Zotit dhe e mori pranė vetės gruan e tij; e pa pasur marėdhėnie martesore me tė, ajo lindi djalin, tė cilit ja ngjiti emrin Jezus.


    toni77

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga xixe xixellonja
    ...........Zoti me ju, te dashur besimtar Katolik.....

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE, ME NDERIME....

    ( URIME FESTEN E SHEN. JOZEFIT...DHE URIME DITEN E BABIT,BASHKSHORTRAVE,...AI ĒOFTE SHEMBULLI I JUAJ NE ĒDO MOMENT TE JETES SUAJ).
    Sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit!
    (Lk 2; 1/15)



    Nė atė kohė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė botės. Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė. Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet.

    Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit, pėr t'u regjistruar bashkė me Marinė, fatin e vet, qė ishte shtatzėnė.


    Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė. Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė bu jtinė nuk kishte vend pėr ta.


    toni77

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga xixe xixellonja
    ...........Zoti me ju, te dashur besimtar Katolik.....

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE, ME NDERIME....

    ( URIME FESTEN E SHEN. JOZEFIT...DHE URIME DITEN E BABIT,BASHKSHORTRAVE,...AI ĒOFTE SHEMBULLI I JUAJ NE ĒDO MOMENT TE JETES SUAJ).

    Engjėlli i Zotit iu shfaq nė ėndėrr Jozefit!
    (Mat 2; 13-23)


    Tani pasi u nisėn Dijetarėt, ja njė engjėll i Zotit iu shfaq nė ėndėrr Jozefit dhe i tha: "Ēohu, merr fėmijėn dhe nėnėn e tij dhe ik nė Egjipt, dhe rri aty deri sa tė tė lajmėroj, sepse Herodi do ta kėrkojė fėmijėn pėr ta vrarė".

    Jozefi, pra, u zgjua, mori fėmijėn dhe nėnėn e tij natėn dhe iku nė Egjipt. Dhe qėndroi aty deri sa vdiq Herodi, qė tė pėrmbushet ē`ishte thėnė nga Zoti me anė tė profetit:
    "E thirra birin tim nga Egjipti".

    Atėherė Herodi, duke parė se dijetarėt e kishin mashtruar, u zemėrua fort dhe urdhėroi tė vriten tė gjithė fėmijėt meshkuj qė ishin nė Bethlehem dhe nė tėrė rrethinėn e tij, nga dy vjeē e poshtė, Atėherė u pėrmbush ajo qė ishte thėnė nėpėrmjet profetit Jeremi qė thotė:
    "Nė Ramė u dėgjua njė klithmė, njė vaje njė qarje dhe gjėmė e madhe; Rakela vajton bijtė e saj dhe nuk pranon tė ngushėllohet, sepse ata nuk janė mė".

    Pasi vdiq Herodi, ja njė engjėll i Zotit i shfaqet nė ėndėrr Jozefit nė Egjipt, dhe i thotė: "Ēohu, merr fėmijėn dhe nėnėn e tij dhe shko nė vendin e Izraelit, sepse ata qė donin ta vrisnin fėmijėn kanė vdekur".

    Dhe ai u ēua, mori fėmijėn dhe nėnėn e tij dhe shkoi nė vendin e Izraelit; por, kur dėgjoi se Arkelau mbretėronte nė Judė nė vend tė Herodit, atit tė tij, pati frikė tė shkojė atje. Dhe, mbasi u udhėzua nga Hyji nė ėndėrr, iku nė krahinėn e Galilesė, dhe, mbasi arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė quhej Nazaret, qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga profetėt: "Ai do tė quhet Nazareas".


    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-03-2006 mė 21:37

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga xixe xixellonja
    ...........Zoti me ju, te dashur besimtar Katolik.....

    PERSHENDETJE TE GJITHEVE, ME NDERIME....

    ( URIME FESTEN E SHEN. JOZEFIT...DHE URIME DITEN E BABIT,BASHKSHORTRAVE,...AI ĒOFTE SHEMBULLI I JUAJ NE ĒDO MOMENT TE JETES SUAJ).

    Familja Shenjte!

    Sa herė qė festojmė festėn e Familjes shenjte, kujtojmė edhe familjet tona tė cilat duhen tė jenė nė shėrbim tė plot tė Zotit dhe njėri tjetrit.

    Familja shenjte ėshtė shembull se ēfarė duhet tė jemi nė pėrditshmėri.



    Kush e pėrbėn Familjen Shenjte?

    Shėn Jozefi, i cili sipas Shkrimit Shenjtė ishte njeri i drejtė. Mbi tė, nė Bibel nuk shkruhet mė shumė se pos kėtyre se u cituan mė parė. Me rėndėsi ėshtė tė thuhet se ai vihet nė shėrbim tė Zotit.

    Nuk heziton por e merr tė fejuarėn e vet Marinė dhe pėrkushtohet pėr tė dhe Foshnja qė do tė lind pėr virtyt tė Shpirtit Shenjtė.


    Shėn Jozefi ishte Krytari dhe kujdestari i familjes se shejt. Ishte mbrojtesi i vrigjeres Mari por dhe i nderit tė saj sepse nė Bibel thuhet; "Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas". Mbi tė gjitha ai bėri gjithēka qė e urdhėroi Zoti. Jozefi ishte kujdestari i Krishtit.


    Pos tė tjerave; Shėn Jozefi ishte me profesion zdrukthėtar, punonte nė heshtje dhe jetonte nė pėrvujtėri.

    Zonja e bekuar, ishte njė vajzė nga Nazareti. Ajo po ashtu pranoi qė tė bėhet vullnesa e Zotit. Pranoi qė ta lindė Shėlbuesin. Zemra e saj i dinė vuajtjet dhe kryqet qė pėrjeton kur janė tė pėrjashtuar nė ēastin mė tė rėndėsishėm tė jetės para lindjes, pastaj ikja nė Egjipt, kthimi, vuajtjet tė cilat pėrjeton Biri i saj dhe Zoti ynė Jezu Krishti. Por ajo nuk dorėzohet para kėtyre sfidave, i bartė me vullnet, mbi tė gjitha me dashuri dhe pėr dashuri ndaj mbarė njerėzimit. Ajo edhe pas vdekjes dhe ngjalljes sė Jezu Krishtit, mbetet e pėrkushtuar pėr shėlbim tė njerėzve, qėndron me apostuj.

    Ndėrsa pėr Jezu Krishtin do tė na flasin vet ditėt qė i festojmė. Edhe natyra dhe tė gjitha gjėrat qė shohim rreth nesh na pėrkujtojnė ngjarjen e madhe tė Krishtlindjes.

    Lindja e mrekullueshme e Birit tė Zotit pėr Shėlbimin e njerėzve. Nė kėtė mėnyrė ndėrsa nė njė anė shprehet lavdia dhe dashuria e Zotit ndaj nesh, nė anėn tjetėr Zoti solidarizohet me ne. Ai hynė nė historinė njerėzore dhe tokėsore pėr t`i dhėnė kuptim jetės, botės, pėr ta mėsuar njerėzimin pėr ligjin e dashurisė dhe tė faljes. Kėshtu Jezu Krishti ndėrron faqen e tokės.

    Kisha katolike tash e dy mijė vite nderon Jozefin dhe Marinė, mėson atė qė predikoi Jezusi Zot. Nė kėtė ditė duhet tė kujtojmė familjen si vatėr e edukimit, rritjes dhe kishės sė parė, nė tė cilėn duhet tė mbretėroj Ligji i Zotit.

    Mund tė themi lirisht se sot familja po e humb kuptimin. Pėr fat tė keq njerėzit dėshirojnė tė jetojnė tė lirė, tė mos martohen, apo tė mos lindin fėmijė, sepse fėmija bėhet barrė dhe prish planin e bashkėshortėve tė cilėt kanė plane tjera. Apo dukuria jo morale e tė martuarve tė gjinisė sė njėjtė, tė cilėt pėr fat tė keq iu lejohet me ligj martesa dhe adoptimi i fėmijėve duke e zhvlerėsuar rolin e nėnės dhe tė babait ēfarė e parashikoi dhe planifikoi vet Zoti krijimin e botės: “shtohuni dhe mbusheni tokėn....”

    Krejt kjo na bėn tė tmerrohemi pėr ligjet e reja tė cilat gradualisht po ja humbin kuptimin familjes, po ia humbin kuptimin e lumturisė njerėzore. Thuhet fjali e vjetėr: “e mjerė ajo shtėpi pa pleq dhe fėmijė.” Sot nė familje mungojnė pleqtė tė cilėt ndoshta nuk i do askush dhe janė tė lėnė anash, mungojnė edhe fėmijėt qė nuk iu lejojnė tė lindin. Nė kėtė mėnyrė shtrohet pyetja:

    ku ėshtė ardhmėria e njerėzimit? Ēfarė do tė jetė bota nė tė ardhmen?

    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-03-2006 mė 22:03

  7. #7
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    mirdita te gjitheve.........

    ................ju falenderoj per mendimet e juaja...mbi ket shejt aē te rendesishem per kishen tone, por edhe per mua, met vertet e dua shum...( eshte meshkulli i pare ne jeten time qe u dashurova krejtsisht ne te ne menyr shpirtrore, siq e ceku dhe Varfnjaku eshte nji shejt qe nuk ka folur me fjal por me vepra...dhe per ket e adhuroj ... ).
    pershendetje dhe ēdo te mir e dashura shoqeri e art, Zoti me ju.
    "Dashuria e vertetė dhe e sinqertė nuk shuhėt kurrė"

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    1 Maj: Shen Jozefi Punetor

    Sot, mė 1 Maj, kujtojmė mėsimin e Benediktit XVI

    "Puna tė shėrbejė pėr tė mirėn e njeriut e tė shoqėrisė, por mos tė kthehet nė idhull"



    ( 01 .05.06 )

    Sot Kisha kremtoi Shėn Jozefin punėtor, festė e cila na kujton fjalėt qė i ka kushtuar Benedikti XVI punės dhe punėtorėve.
    Dje, gjatė lutjes sė Mbretėreshės Qiellore, Papa kujtoi se sot, mė 1 maj, Kisha katolike kremton Shėn Jozefin Punėtor. E qė nga fillimi i papnisė sė tij, Ati i Shenjtė ka prekur disa herė problemet qė lidhen me botėn e punės
    Sapo u zgjodh papė, Benedikti XVI u radhit menjėherė pėrkrah punėtorėve, duke e quajtur veten “ njė punėtor i thjeshtė e i pėrvuajtur nė vreshtin e Zotit”. Mė 1 maj 2005, pikėrisht para njė viti, doli pėr herė tė parė nė dritaren e studios sė tij private pėr tė thėnė lutjen e Mbretėreshės Qiellore, tė cilėn ia kushtoi krejtėsisht botės sė punės, duke uruar qė punėtorėve, e sidomos tė rinjve, tė mos u mungojė kurrė puna si dhe qė kushtet e punės ta respektojnė gjithnjė mė shumė dinjitetin e njeriut. Mė 27 janarin e kaluar, duke pritur nė audiencė Shoqatat e Krishtera tė Punėtorėve Italianė (ACLI) me rastin e 60-vjetorit tė themelimit, Ati i Shenjtė kujtoi se vetėm demokracia mund tė garantojė barazi dhe tė drejta pėr tė gjithė, pa harruar se demokracia pa vlera, kthehet lehtėsisht nė totalitarizėm tė hapur ose tė maskuar, siē vijon tė na dėshmojė historia. Papėt – theksoi Benedikti XVI - e kanė kujtuar gjithnjė pėrmasėn njerėzore tė veprimtarisė punonjėse, pa harruar se kurorėzimi i mėsimit biblik mbi punėn, ėshtė urdhėrimi i pushimit. Prandaj tė kėrkosh qė e diela tė mos barazohet me ditėt tjera, ėshtė njė kėrkesė qytetarie. Ati i Shenjtė foli edhe pėr humanizmin e mundit tė pėrditshėm, duke ripohuar se “ njeriu ėshtė masa e dinjitetit tė punės”:
    “Nga pėrparėsia e valencės etike tė punės sė njeriut, burojnė pėrparėsi tė tjera: pėrparėsia e njeriut mbi punėn, e punės mbi kapitalin, e karakterit universal tė tė mirave materiale e shpirtėrore mbi tė drejtėn e pronėsisė private, pėrparėsia e qenies mbi pasjen”.
    Mė 4 marsin e kaluar, duke takuar anėtarėt e Bashkimit tė Sipėrmarrėsve tė Krishterė, Papa kujtoi se ėshtė e nevojshme t’i kushtohet vėmendje situatave mė tė vėshtira, duke pohuar se i krishteri ėshtė i thirrur tė kėrkojė gjithnjė drejtėsinė, por pa harruar vendin qė zė dashuria nė shpirtin tij, gjė qė shtyn pėrtej kufijve tė vetė drejtėsisė. Mė pas Benedikti XVI u ndal tek “Karta e Vlerave” e sipėrmarrėsve tė rinj katolikė:
    “Posaēėrisht ēmova mendimin pėr tė vlerėsuar ēdo njeri duke u nisur nga aftėsitė e nga ajo qė mund tė japė, sipas talenteve tė tij e duke refuzuar ēdo formė shfrytėzimi; ashtu si edhe njohjen e rėndėsisė sė familjes e tė pėrgjegjėsisė personale. Bėhet fjalė pėr vlera tė cilat pėr fat tė keq, edhe pėr shkak tė vėshtirėsive aktuale ekonomike, janė nė rrezik e mund edhe tė mos ndiqen nga sipėrmarrėsit, tė cilėve u mungon fryma e shėndoshė morale”.
    Mė 19 marsin e kaluar, nė Solemnitetin e Shėn Jozefit, Papa kryesoi Meshėn pėr punėtorėt duke i ftuar tė shenjtėrohen pėrmes punės, sepse nuk mjafton vetėm aftėsimi, ndonėse i nevojshėm, teknik e profesional, pėr ta realizuar plotėsisht vetveten si individ e si anėtar i shoqėrisė:
    “Puna ka rėndėsi tė dorės sė parė pėr realizimin e njeriut e pėr zhvillimin e shoqėrisė dhe, pėr kėtė arsye, duhet tė organizohet e tė kryhet gjithnjė nė kushte qė e respektojnė plotėsisht dinjitetin e njeriut dhe qė i shėrbejnė sė mirės sė pėrbashkėt. Njėkohėsisht ėshtė e domosdoshme qė njeriu tė mos bėhet shėrbėtor i punės, mos ta kthejė nė idhull, duke pretenduar tė gjejė nė tė kuptimin e fundit tė jetės”. Kėshtu u shpreh Benedikti XVI dhe i ftoi tė gjithė punėtorėt tė ndjekin shembullin e Pajtorit tė tyre, Shėn Jozefit.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Bota kremtoi 1 Majin duke menduar per persona qe jane papune




    1 maji u kremtua nė tė gjithė botėn: tė shumta manifestimet pėr festėn e punėtorėve, ndėrsa mbetet i lartė numri botėror i tė papunėve, tė cilėt nė fund tė vitit 2005 kanė arritur nė 191, 8 milionė.
    Janė, pra, 191, 8 milionė njerėz tė papunė nė mbarė botėn, sipas statistikave tė fundit tė Zyrės Ndėrkombėtare tė Punės pėr vitin 2005. Numri ėshtė rritur me 2, 2 milion vetė nė krahasim me vitin e mėparshėm e, ajo qė tė shqetėson mė tepėr, ėshtė se shumica e tė papunėve janė tė rinj tė moshės 15 deri nė 24 vjeē. Ndėrmjet zonave mė tė rrezikuara nga papunėsia, vendet e para i zėnė Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ku vitin e kaluar ėshtė regjistruar njė pėrqindje papunėsie e barabartė me 13, 3%. Mė pozitiv ėshtė bilanēi nė zonat e zhvilluara tė Bashkimit Evropian, ku pėrqindja e tė papunėve nė vitin 2004 ishte 7, 1% , nė 2005-ėn, 6, 7%. Ky ėshtė kuadri i kėtij 1 maji, qė u kremtua kudo me manifestime tė njerėzve tė punės. E themeluar nė vitin 1889, nė kujtim tė 11 njerėzve tė vdekur nė Ēikago tri vjet para kėsaj date, gjatė njė manifestimi me rastin e 1 majit, festa e punėtorėve tashmė ėshtė bėrė universale.
    Ndėrmjet festimeve kryesore, kujtojmė sfidėn e punėtorėve tė Kamboxhias, qė parakaluan me mijėra nėpėr rrugėt e Pnom Penit, duke iu pėrgjigjur kėshtu me rebelim, vendimit tė qeverisė pėr tė ndaluar ēdo lloj manifestimi. Para se tė ndaloheshin nga policia, pėrballė Parlamentit, manifestuesit, shumica punėtorė tė industrisė tekstile, parashtruan kėrkesat e tute pėr rritjen e pagės dhe pakėsimin e orėve tė punės.
    Tė njėjtat kėrkesa ishin nė qendėr tė vėmendjes edhe nė manifestimet nė Tailandė, ku mijėra punėtorė dolėn nė rrugėt e Bangkokut pėr tė kėrkuar rritjen 25% tė pagave mė tė ulta. Ndėrmjet tyre u radhitėn edhe mijėra fėmijė, qė protestuan kundėr punės tė tė miturve, plagė e vėrtetė shoqėrore nė kėtė vend.
    Xhakartė tė Indonezisė, mė se 21 mijė policė ishin tė pranishėm nė manifestimin e organizuar nga sindikatat kundėr njė emendamenti ligjor tė vitit 2003 qė heq tė drejtėn e kompensimit nė rast pushimi nga puna.
    Filipine, e kryesisht nė Manilė, punėtorėt kėrkuan mė shumė siguri nė vendet e punės dhe shprehėn pakėnaqėsinė kundėr presidentes Gloria Arroio, sė cilės i kėrkuan tė japė dorėheqjen.
    Japoni, ku qeveria nuk e ka njohur kurrė 1 majin si festė, vetėm disa sindikata tė vogla u pėrpoqėn ta pėrkujtojnė ditėn e punėtorėve, ndėrsa pikėrisht sot u pėrhap lajmi se kolosi i telekomunikacionit NTT ka hedhur nė gjyq Ministrinė e Punės. Nė qėndėr tė procesit: prerja e pensioneve pėr 140 punėtorė.
    E akoma: gjatė manifestimit nėpėr rrugėt Kuala Lumpurit nė Malejzi, vend ku vetėm gjatė vitit 2005 janė pushuar nga puna 16 mijė vetė, punėtorėt kėrkuan nga qeveria t’i japė fund korrupsionit nė Administratėn Publike, tė hartojė ligjin mbi pagėn mė tė ultė dhe tė ndalojė abuzimet nė pėrdorimin e emigrantėve si krah i lirė pune.
    Po kalojmė nė Rusi, e pikėrisht nė Moskė, ku sot paradite rreth 25 mijė veprimtarė sindikalistė manifestuan para monumentit tė Leninit duke kėrkuar njė shtet shoqėror mė tė fortė.
    Ndėrkaq nė zonat e luftės, si nė Bagdad, ku ekziston rreziku i atentateve, manifestimet u ndaluan. Megjithatė presidenti Xhelal Talabani ripohoi “se rendi i ri do t’ua garantojė tė gjithėve dinjitetin e punės”.
    Protesta pati edhe nė Palestinė, ku Bashkimi i Sindikatave denoncoi vendimin e sotėm tė qeverisė sė Jeruzalemit pėr tė ndaluar hyrjen e punėtorėve palestinezė nė nė Izrael, nga frika se ndėrmjet manifestuesve mund tė fshiheshin edhe terroristė vetėvrasės.
    E, mė nė fund, arrijmė nė Evropė: kėtė vit 1 maji pėrkon me heqjen e disa pengesave pėr qarkullimin e lirė tė punėtorėve nė Finlandė, Spanjė e Portugali dhe me progresin drejt njė tregu pune mė tė hapur. Kėtė e kujton, nė njė dokument, Konfederata e Sindikatave tė 25 vendeve tė BE-sė, duke saktėsuar se 2006-ta ėshtė viti i mobilizimit tė punėtorėve, qė kėrkojnė mbrojtje mė tė mirė shoqėrore, 1 maji ėshtė dita nė tė cilėn sindikalistėt e botės mbarė manifestojnė solidaritetin dhe impenjimin e tyre nė favor tė luftės aktuale pėr progresin shoqėror dhe pėr krijimin e kushteve tė pėrshtatshme tė jetės e tė punės pėr tė gjithė – komentoi Xhon Monks, sekretar i pėrgjithshėm i Konfederatės.

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Sot festa e Shėn Jozefit!

    Sot festa e Shėn Jozefit, fati i sė Lumes Virgjėr Mari, Pajtor i Kishės universale
    .



    Mė 19 mars bashkėsia kishtare kremton Shėn Jozefin, fat i Virgjėrės Mari e Pajtor i Kishės universale. Sipas traditės, nė festėn e atit tė adoptuar tė Jezusit, kremtohet edhe festa e prinderirve.

    Shėn Jozefi ishte njeri i drejtė, zbatues i ligjit, me profesion marangoz, qė vuajti dramėn e amėsisė sė mistershme hyjnore tė Marisė. I lajmėruar nga Zoti nė ėndėrr, Jozefi e pranoi me fe planin e Hyjit. 40 ditė pas lindjes sė Jezusit, Jozefi me Marinė e ēuan foshnjėn Hyjnore nė Jeruzalem pėr ta paraqitur nė tempull e atje takuan plakun Simeon, i cili parafoli njė ardhmėri tė vėshtirė e tė mistershme pėr kėtė fėmijė.

    Jozefi e dėgjoi dhe i besoi pėrsėri Zotit. Kur Jezusi mbushi 12 vjet, prindėrit e morėn me vete nė shtegtim drejt Jeruzalemit; e ja se nė kthim e sipėr, pa i njoftuar, Jezusi u ndalua nė qytet. E ėma e pyeti pse ua kishte shkaktuar kėtė pakėnaqėsi e Jezusi u dha njė pėrgjigje qė as Maria e as Jozefi nuk e kuptuan. E Jozefi uli kokėn e u bind. Ky pra ėshtė Shėn Jozefi: njė besimtar qė e ka lėshuar plotėsisht vetveten nė duart e Zotit.

    Nganjėherė tė krijohet pėrshtypja se figura e Shėn Jozefit mbetet paksa e fshehur nė hagjiografinė klasike.

    Pėr Shėn Jozefin Ungjijtė dokumentojnė vetėm heshtjen e kjo po, ėshtė e jashtėzakonshme. Nėnshtrim absolut para vullnetit tė Zotit, lėshim i plotė i vetvetes nė dorėn e Zotit, bindje absolute pėrballė planit hyjnor tė shėlbimit, edhe nė gjėrat mė tė natyrshmet, siē ėshtė dėshira e atėsisė natyrore. Nė kėtė Jozefi ishte plotėsisht heroik e gati gati i parapriu pėrgjigjes “Po, o Atė!” qė do tė jepte Jezusi.

    Koncili II i Vatikanit ia ka kushtuar kapitullin V tė Kushtetutės mbi Kishėn ku flitet pėr thirrjen e tė gjithė tė pagėzuarve pėr tė ecur nė rrugėn e shenjtėrisė. E Papa Gjon Pali II, nė Letrėn apostolike Tertio Millennio adveniente, propozoi njė punė baritore tė zakonshme pėr promovimin e shenjtėrisė. Me fjalėn shenjtėri nėnkuptonte dhuratėn pėr tė jetuar ēdo ditė si bij tė Zotit, duke bėrė vullnetin e Atit. Shėn Jozefi jetoi pikėrisht kėshtu. E jetoi me besnikėri tė jashtėzakonshme jetėn e zakonshme qė i kishte caktuar Zoti.

    Prinderit e sotėm mund tė nxjerrin shumė mėsime nga figura e Shenjtit. Duhet tė mėsojnė sidomos se bijtė janė dhuratė e madhe e Zotit, se duhen dashur e nuk duhen zotėruar. Kanė nevojė absolute pėr ndihmė gjatė rritjes, por gjithnjė duke respektuar lidhjen e tyre me Zotin e me vullnetin e Tij. Nė njė farė pike, Jozefi zhduket: ndėr Ungjijtė mbetet vetėm Jezusi. Kjo ėshtė edhe metafora e atit qė pak nga pak u jep bijve pavarėsinė. Madje, duhet t’i ndihmojė qė kjo pavarėsi tė arrihet sa mė mirė qė tė jetė e mundur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 mė 18:12
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2021, 12:13
  2. Kush ishin Shėn Gjergji Shėn Marku dhe Shėn Mitri
    Nga dardani8 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 08:51
  3. 22 Qershor: Shen Paolini - Shen Gjon Fisher e Shen Tomas More
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 01:26
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •