Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Sot Kisha katolike përkujtoi Shën...!

    6 dhjetor, Kisha katolike kremton Nata e Shën Kollit



    Fama e Shenjtit është universale: dokumentohet nga Kishat e veprat e artit, institucionet e traditat e lidhura me emrin e tij. E, megjithatë, të dhënat për jetën e Shën Kollit janë të pakta. Ka mundësi të ketë lindur në Pàtara të Liçies, në Azinë e Vogël (Turqia e sotme), e pastaj të jetë zgjedhur ipeshkëv i Mirës, po në Liçie. Nikolla vdiq më 6 dhjetor të një viti të panjohur. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shekullin VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij nisën të organizohen shtegtime. Shumë shkrime në greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantino-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në Jug të Italisë. Por më se shtatë shekuj pas vdekjes së tij, kur Pulia e Italisë u pushtua nga normanët, Nikolla i Mirës u bë Nikolla i Barit. Shtatëdhjetë e dy marinarë barezë, pasi zbarkuan në Azinë e Vogël, të pushtuar nga turqit, arritën tek varri i Shën Kollit, ia morën me nderim të thellë eshtrat dhe, më 9 maj 1087, u kthyen në Bari, të pritur me triumf: Shenjti u shpall menjëherë Pajtor i qytetit. Më 29 shtator të vitit 1089, pas një qëndrimi të shkurtër në një kishë të qytetit, reliket e Shenjtit u vendosën përfundimisht në kriptën e përgatitur pranë bazilikës që u ngrit mbi to. Do të ishte vetë papa Urbani II që do t’i vendoste reliket në lter. Në fund të shekullit XX bazilika, që Papa Piu XII ia besoi dominikanëve, u kthye në vend takimi ndërmjet Kishave të Lindjes e të Përendimit dhe në seli të Institutit të teologjisë ekumenike “Shën Nikolla”.

    Sipas gojëdhënave, Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie. Pothuajse çdo gjest të tij gojëdhëna e kthen në mrekulli: shpëton mrekullisht tre zyrtarë nga vdekja, e mbron Mirën nga thatësira, qetëson një stuhi të tmerrshme në det, ngjall së vdekuri tre fëmijë të mbytur, e mrekulli të tjera, të cilat kujtohen edhe në këngën tradicionale që shqiptarët e këndojnë sërisht natën e festës së Shenjtit, me devocion të jashtzakonshëm, nën dritën e qiriut të trashë, ndezur për nder të tij. E, gjithnjë sipas traditës, natën e festës, piqet edhe “ferliku i Shën Kollit”, ose flijohet një gjel. Shumë ndër shqiptarët katolikë e ortodoksë mbajnë emrin Nikollë emër që ka marrë një mori trajtash si: Lec, Kolec, Kolë, Nikolin, Koli, Kolin e Lin. Edhe ndër trojet shqiptare Shenjtit të mrekullive i janë kushtuar disa Kisha. Po kujtojmë vetëm Kishën e Shën Nëkollit në lagjen Rus të Shkodrës, shkatërruar nga komunistët e rindërtuar përsëri – një mrekulli e re kjo e Shenjtit; një Kishë tjetër e njohur kushtuar Shenjtit ngrihet në Velezhë të Kosovës, që e ka edhe pajtor.

    Shën Kolli njihet menjëherë në ikonografi, sepse mban në dorë shkopin baritor dhe tri kuleta – siç quhen në këngën shqiptare kushtuar Shenjtit, të trija plot me monedha ari, që do të shërbenin për pajën e tri vajzave të varfra.

    Shenjti është pajtor i fëmijëve, i djemëve e vajzave të reja, i nxënësve, i farmacistëve, i detarëve, i peshkatarëve, i profumierëve. Emri Nikolla vjen nga greqishtja e do të thotë fitimtar i popullit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-04-2010 më 15:39

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    7 Dhjetor: Shen Ambrozi

    Përkujtojmë Shën Ambrozin, ipeshkëv e dijetar i Kishës






    I jashtzakonshëm fati i Ambrozit, i cili u emërua ipeshkëv para se të pagëzohej.

    I lindur në vitin 339 në Treviri, qytet i Galisë, Ambrozi ndoqi familjen e tij në Romë, ku kreu studimet në retorikë e gojtari. Si u bë avokat e më pas prokuror, rreth vitit 370 u emërua qeveritar i Liguries dhe Emilies në Itali. Më pas u transferua përfundimisht në Milano. Këtu, ndërsa merrte pjesë në zgjedhjen e ipeshkvit të ri të qytetit, duke u përpjekur të zgjidhë mosmarrëveshjet që kishin lindur në bashkësinë e krishterë ndërmjet arianëve e katolikëve, mbajti një fjalim aq të fuqishëm e aq të përshpirtshëm, sa u vendos menjëherë të zgjidhej ai vetë ipeshkëv. Në fillim nuk pranoi, por më pas, nën udhëheqjen shpirtërore të meshtarit Simpliçiani, u përgatit për pagëzim. Në të vërtetë kishte vendosur prej kohe të bëhej i krishterë, sepse tek krishterimi kishte gjetur të vërtetën dhe qëllimin e vetë jetës së tij. Ia dhuroi të gjitha pasuritë Kishës dhe bëri kushtin e virgjërisë. Me shembullin e shkëlqyer të jetës e me fjalën e tij të frymëzuar, ktheu në fenë e krishterë shumë njerëz, ndërmjet të cilëve, edhe Shën Augustinin.

    Ai që thoshte: “Ku është Pjetri, atje është Kisha”, vdiq më 4 prill të vitit 397 e u varros në bazilikën që mban emrin e tij, në Milano, qytet i cili e zgjodhi Pajtor, së bashku me Shën Karl Borromeun. Konsiderohet si atë i liturgjisë ambroziane, që përdoret nga Kisha e Milanos.

    Me jetën dhe veprat e shumta liturgjike, komentarët mbi Shkrimin Shenjt e shkrimet me karakter asketiko-moral, ai mbetet simbol i lirisë e i pajtimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 07-12-2006 më 21:33

  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    11 Dhjetor: Shen Damasi

    Duke shfletuar kalendarin liturgjik të 11 dhjetorit, përkujtojmë Shën Damasin, Papë.






    Emri grek Damas, me histori shumë të lashtë, sepse e gjejmë që në Iliadën e Homerit, të kujton edhe katakombet romake, sepse papa i shekullit V me këtë emër qe zbuluesi e arkeologu më i njohur i kohës.Ruajti, studioi e mbrojti qytetin e të vdekurve që shtrihet poshë Romës të të gjallëve.

    Spanjoll me origjinë, lindur në Romë në vitin 305, Damasi qe i pari papë që mori këtë emër, me të cilin mbajti Tiarën nga viti 366 deri më 384. Pikërisht në kohën e tij falë lirisë së dhënë nga Kostandini, të krishterët i braktisën vendet e fshehta të kultit, prej nga i mbartën edhe relike e martirëve, për t’i vendosur në bazilikat e kishat e reja që nisën të ndërtoheshin. Kështu për katakombet u krijua rreziku i braktisjes e i shkatërrimit të plotë. Po Papa largapamës e ruajti traditën e nderimit të katakombeve, duke i mbrojtur nga rreziku i shkatërrimit.

    Kujtojmë edhe se me porosinë dhe përkrahjen e tij, Shën Jeronimi Iliras, emëruar nga Papa si sekretar i posaçëm papnor, përktheu në latinisht variantin e ri të Shkrimit Shenjt, që njihet me emrin "Vulgata". Është përkthim i pashoq, që u bëri ballë shekujve e që edhe sot e kësaj dite mbetet tekst bazë për të gjithë Biblistët. Vdiq në moshën e shtyrë, 80 vjeç e, pas varrimit të përkohshëm në Rrugën Romake Ardeatina, reliket e tij u mbartën në Kishën romake të Shën Lorencit ne Damask.

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Kanga e Shën Nëkollit



    Sa punë të mëdhaja e mrekulli
    Qi ka bâ Shejti Shën Nkollë,
    Difton qiella me lumni
    E gjithë bota s’pranë tue folë.
    Lundërtari tue vozitë
    e skamnori që lypë bukë,
    kangë e lavde s’rrinë pa qitë;
    Si shtegtari që ban rrugë.
    Si i pasë, si ai që s’ka,
    N’pasët ndoj smundje a çdo idhnim,
    Fill te i lumi pa ia dá
    N’ ujë t’ Shën Nëkollit gjenë shërim.
    Qysh se leu n’ kët botë ky fmí,
    Kje si hylli që shkelxen,
    Kje si drita tanë mirsí
    Gjindja u mbushen me gazmend.
    Ai kje i pastër si bilur,
    I dha trupit të madh shtërngim
    E n’e prende e n’e merkurr
    gji nuk merr, ban agjinim.
    Tue u rritë me shumë urtí,
    Shpejt e ngjiten prindja në shkollë;
    E nji të madhe mrekullí
    Hin e ban Shejti Shën Nëkollë.
    Kur prej shkollës po kthente n’ shpí
    Hasë nji grue që ish’ tue dekë
    E ky djalë plot me dashtëní
    tue i bâ kryq prej dekës e hjekë.
    Adeodati, djalë dishiri,
    Kje grabitë e çue në mergim
    E i Shën Nëkolli prej Misiri
    Për ajrí e çon në lirim.
    Tri kuleta janë dërgue
    Ndër tri vajza mbetun shkret,
    Prej dritorjet shkon me i çue,
    E ato me nderë i qet.
    Tre fmí të mbytun prej mizorit,
    Shtî n’ nji sheke copë e grimë,
    I ktheu në jetë pa kurrfarë zorit
    I Shën Nëkolli me ‘i bekim.
    Fushë e male, tokë e dét,
    Uj e zjarm e diell e hanë,
    Sa fuqí mbi dekë e jetë
    Ka Shën Nëkolli, diftue e kanë.
    Dridhet ferri prej idhnimit,
    Kur Shën Nëkolli n’ ball flakron,
    Hikë shejtani pre tmerimit
    Kur i k’shteni ndihmë kërkon.
    Por nji të madhe porosí
    O i Shën Nëkollë, nji të madhe nderë
    Na fal t’ gjithve si dhantí
    Ndore tande t’ jemë përherë.
    E n’at ditë që të jetë shenjue
    Prej kso jete na me u hjekë,
    Ndore tande kjoshim lshue
    Ku gjithmonë na kjeme pshtetë.
    O i Shën Nëkollë plot me dashtní,
    Shpirtënt tonë ti na i kujtò,
    Prap po të bâjmë ket porosi:
    ti n’at’ jetë të gjith na pshtò!
    Marrë nga ‘Katekizmi i Kishës katolike’



    (Botue nën kujdesin e Ipeshkvisë së Pultit, Pult 1995)

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    12 Dhjetor: Shen Gjovana Shantal

    Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Gjovanën Shantal


    Zhane Fransua Fremiò lindi në Dizhon të Francës më 1572. Mbiemrin e ri e mori pas martesës me baronin Shantal. Zoti e bekoi ketë martesë me shtatë fëmijë. Si mbeti shumë shpejt e vejë, Gjovana ia besoi veten Zemrës së Krishtit, duke e shkruar emrin e Zotit në kraharorin e vet, pranë zemrës, me hekur të skuqur.

    Nën udhëheqjen shpirtërore të Shën Françeskut të Sales, themeloi bashkëvëllazërinë e Vizitës së Virgjërës Mari tek Shën Elizabeta. Vdiq në kuvendin që kishte ngritur vetë, në Moulë të Borgonjës, më 13 dhjetor 1641.

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    13 Dhjetor: Shen Lucia

    Duke shfletuar kalendarin e 13 dhjetorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Luçinë



    Jemi në fillimin e shekullit IV të epokës së krishterë. Një vajzë e re sirakuziane, me emrin Luçia, shoqëron nënën e sëmurë në Katania të Italisë për të marrë pjesë në përkujtimin e martirizimit të Shën Ages. Gjunjëzohen së bashku mbi varrin e martires dhe luten për shërimin e të sëmurës. Luçia bie në një dremitje të thellë. I duket, si në ëndërr, Agia virgjër e i thotë: "Luçí, motra ime, pse ma kërkon mua atë që e ke fituar vetë? Ja, për hir të fesë sate, jot ëmë është shëruar. Ashtu si Krishti lumnoi nëpërmjet meje qytetin e Katanies, ashtu do të të lumnojë nëpër ty qytetin e Sirakuzës, sepsè me virgjërinë tënde i ke përgatitur një banesë të këndshme Zotit”. Kur vajza u zgjua nga gjumi, mrekullia ishte kryer. E ajo vendosi t'ia kushtonte gjithë jetën Zotit!

    Kujtojmë se Shën Luçia është shumë e nderuar nga populli shqiptar, që i ka ngritur që kur një katedrale në qytetin bregdetar të Durrësit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2005
    Postime
    177
    te lumte,edhe dje festume ditelindjen dhe emrin sepse i ka ne nji dite shoqja ime Luçia.

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Data 13 dhjetori ne Sudi eshte date qe shenohet dhe festohet per nderin e Lucies nga Sirakuza. Kjo behet ne shkolla, ne vende te punes dhe vende tjere. Vajza te veshura si ne fotografi, kendojne kenge per Lucine dhe per krishtlindjen. Poashtu shpallen konkurse ku cdo komune e zgjedh "Lucien e vitit" , ku pastaj shkojne ne nje gare ne nivel shteti dhe aty zgjedhet "Lucia sudeze" per cdo vit. Kam menduar se kjo eshte tipike per Suedine!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 14-12-2006 më 12:33
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    14 Dhjetor: Shen Gjoni i Kryqit

    Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Gjonin e Kryqit



    Duhet të ketë lindur rreth vitit 1540 në Fontiveros, pranë Avilës, në Spanjë. Ishte ende i mitur, kur i vdiq i jati. S’ ëmës iu desh të lëvizte nga një vend në tjetrin për të fituar bukën e gojës, duke marrë kudo me vete edhe jetimin. Me gjithë kushtet tepër të vështira të jetesës. Gjoni filloi të ndjekë shkollën, por u detyrua edhe të punonte, për të lehtësuar barrën e rëndë që peshonte mbi supe të nënës. Si fitoi pjekurinë, vendosi t’ia kushtonte gjithë jetën Zotit. Për ta realizuar këtë dëshirë, në sa ishte në Medinë, vendosi të vishte zhgunin e karmelitanëve. Ishte viti 1567. Nisi kështu për të rruga e meshtarisë: më 1567, pasi kishte kryer studimet e filozofisë dhe të teologjisë në Salamankë, universitet spanjoll me famë i kohës, u shugurua meshtar.

    Në të njëjtin vit u takua me Shën Terezën e Jezusit, e cila sapo kishte marrë nga eprori i përgjithshëm lejën për themelimin e dy kuvendeve të karmelitanëve kundrues, të cilët më pas u quajtën “të zbathur”, me qëllim që t’u ndihmonin rregulltareve në shtëpitë që drejtonte. Më 28 nëntor 1568 Gjoni u bë anëtar i grupit të reformatorëve të Durelos, duke e ndryshuar emrin nga Gjoni i Shën Matisë në Gjoni i Kryqit. Kreu më pas detyra të shumta e të ndryshme: ndërmjet tjerash, qe rrëfyes e drejtues i kuvendit të Zotit të Mishëruar në Avila. Gjatë punës për reformën, u dëbua nga kuvendi. Më pas u ngarkua gabimisht me një faj që nuk e kishte bërë e kaloi tetë muaj në burg. E pikërisht kur ishte i mbyllur në burg, shkroi pjesën më të madhe të poezive të tij lirike, që u bënë shpejt pronë e thesarit të kulturës botërore, duke u radhitur ndërmjet kryeveprave më të njohura të lirikës.

    Iu desh, pra, të mbarte kryqin, që u bë pjesë e pandarë e emrit të tij. E ishin pikërisht vuajtjet, që e ndihmuan të zbulonte misterin e Kryqit dhe të ecte në rrugën e kundrimit më të lartë e të jetës mistike. Etapat e kësaj jete i përshkroi në veprat e teologjisë shpirtërore, të cilën Kisha e konsideron si doktrinë të sigurtë për të gjithë besimtarët e saj.

    Ja disa nga titujt: “Ngjitja në malin e Karmelit”; “Nata e errët e shpirtit”; “Këngë shpirtërore”, “Flakë e gjallë dashurie”. Ai e pa thelbin e Kishës në bashkimin e saj jetik me Krishtin, i cili është përherë i pranishëm e veprues në Kishë Gjoni i Kryqit vdiq në moshën 49 vjeçare ndërmjet 13 e 14 dhjetorit të vitit 1591 në Ubedë.

  10. #10
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    15 Dhjetor: Shen Valeri

    Sot Kisha katolike përkujtoi dy shenjtorë me emrin Valer



    Njëri ishte ipeshkëv i Trevirit, tjetri i Ravenës, në Itali.

    Koha kur jetoi Shën Valeri, ipeshkëv i Trevirit, nuk është shumë e qartë. Sipas gojëdhënës, qe nxënës i Shën Pjetrit, i cili e pati dërguar në Treviri. Aty Shenjti ktheu në fenë e Krishtit turma të tëra paganësh e bëri disa mrekulli, ndërmjet të cilave, ngjalljen prej së vdekuri të një shoku të misionit, të cilin e preku me shkopin që i kishte dhënë Princi i Apostujve. Vdiq më 29 janar të vitit 88. Reliket e tij ruhen në Kishën e Shën Matisë së Trevirit. Ndërsa Shën Valeri i Ravenës luftoi për mbrojtjen e të vërtetave të Kishës kundër herezisë ariane dhe vdiq më 15 mars të vitit 810.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 6 dhjetor - Shën Nikolla i Mirës së Likisë
    Nga Manulaki në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 07-12-2024, 02:55
  2. Onufri, ikonografi më i madh shqiptar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Niko NIKOLLA, "Arabaja me katër rrota dhe me tri klasë"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 16:14
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •