Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Postime
    1

    Kush kërkon ta çojë Shqipërinë në luftë vëllavrasëse?

    Veprimet e koheve te fundit te disa segementeve te poltikes dhe kishes greke jane shume shqetesuese per sigurine dhe paqen ne Shqiperi dhe me gjere. Siguria dhe paqja ne keto momemente per mendim tim rezikohet nga shovinizmi i disa segmenteve te politikes greke, te Kishes Orthdokse Greke dhe kreut te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqiptareve.(KOASH).

    Ne jemi nje komb qe kemi ne perbejre nje popullsi qe beson kryesisht ne tre fe. Megjithese me tre besime te ndryshme fetare gjysherit dhe prinderit tane kane ditur te shmangin konfliketet nderfetare dhe te jetonej ne harmoni, ne dryshim nga shume popuj te tjere te botes, qe kane te njeten perberje fetare si tonen. Historia jo pak here e ka vene popullin shqiptar para provave te veshtira te cilat populi yne ka ditur ti kaloj me suskses. Arma me e forte per ne shqiptaret ne keto prova ka qene qe pavarsisht nga feja te gjithe jane shqiptare dhe si te tille ne jemi ne radhe te pare shqiptare pastaj fetare.

    Keshtu gjate dhjete vjecarit te pare te shekullit te kaluar shqiptaret perballeshin me te njetin rrezik qe perballen edhe sot. Ne nje krah shovinistet greke nepermjet forces dhe propagandes perpiqeshin te indentifikonin popullsine orthodokse ne Shqiperi si popullsi greke, ndersa mbeturinat e perandorise turke nen parullen Dum Babem dhe ne emerin e fese islamike kerkonin zhdukjen e popullsise orthodokse nen pretesksin se ata ishin greke. Ishte populli shqiptar qe me perpjektjet e tij ariti te krijonte Kishen Autoqefale Orthodokse te Shqiptareve me qellim qe te shkeputeshin nga kisha greke qe i indentifikonte orthodokset shqiptare si greke dhe tu tregonte ekstremisteve islamike Turq se orthodokset shqiptare ishin dhe jane shqiptare dhe jo greke.

    Edhe sot kemi te njeten situate. Por mendoj me e rrezikshme se ne ate dhjetvjecar. Ne qofte se ne vitet 1914 egzistonte nje vacum ne kishen shqiptare, vacum qe populli yne e perdori per te krijuar KOASH-in sot ky vakum nuk egziston. Sot KOASH -nepermjet drejtuesit te saj Hieresise se tij Janullatos ( me origjine, kombesi dhe nenshtetesi greke) eshte bere vegel e kesaj politike te rrezikshe per Shqiperine dhe rajonin. Ashtu si atehere edhe sot segmente te caktuara te politikes greke dhe te Kishes Greke i jane kthyer synimeve shoviniste te prishjes se kesaj harmonie, kesaj balance kaq delicate, duke kercenuar keshtu me nje lufte vellavrase brenda Shqiperise dhe me gjere ne rajon. Lufte qe per keto segmente shikohet si mundesi e realizmit te synimeve te tyre shoviniste.

    Shembujt per kete veprimtari shoviniste luftenxitese dhe perpjekjet mbinjerezore te popullit tone per ta shmangur kete lufte jane te shumta. Une do te sjell vetem disa duke menduar me respekt se te tere jemi mire te informuar rreth keaj situate.

    Me 4 Tetor 1998, kur tere komuniteti nderkomtar ishte perfshire ne perpjekjet per te shmangur spastrimin etnik te shqiptareve nga Kosova, kur populli shqiptar i Shqiperise mbeshteti ne menyre te natyrshe vellezerit e tij Kosovare, Hiresia e tij Imzot Janullatos si perfaqsues i orthodokseve shqiptare deklaron gjate nje vizite ne Moske se eshte kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Ky veprim krijoj indinjate te madhe ne radhet e popullit shqiptar. Dhe si gjithmon kishte dhe zera qe indentifikonin veprime te ketij personi me pjesen e popullsise qe ai perfaqson. Qeveria shqiptare dhe parlamenti shqiptar i asaj kohe per te shmangur nje konflikt nderfetar heshti dhe e kaloj ceshtjen pa ndone reagim.

    23 Mars 2007. Perfaqsuesi i nje organizate politike per pakicat greke ne Shqiperi shprehet hapur se Vorio Epiri duhe te jete i pavarur si Kosova. Ne shqiptaret i dime lidhjet e kesaj organizate me segmenet shoviniste te politikes greke dhe Kishes Greke. Dihet qe ceshjta e Kosoves eshte kryekeput ndryshe nga ajo e minorieti grek ne Shqiperi dhe per kete nuk ka nevoje te zgjatem, por ajo qe me shqeteson eshte se ka qarqe te tilla qe kerkojne artificialisht ta fryjne kete ceshtje dhe kerkojne zgjidhje te ketioj problemi artificial ne te njejten menyre si ajo e Kosoves. Shteti shqiptar perseri per t'ju shmangur nje gjakderdheje heshti rreth kesaj deklarate megjithese ajo ishte ne kundershtim te plote me ligjin shqiptar, Ne te njeten kohe policia shqiptare arrestoj dy te rinj qe te indinjuar nga kjo deklarate dogjen ne vende publike flamurin grek

    29 Maj 2007. Nje gazete shqiptare zbulon se ne disa shkolla greke ne Shqiperine e jugut, te financuara keto nga Qeveria Greke, edukojne nxenesit me fryme shoviniste nacionalste greke duke ju mesuar nxenesve se jugu i Shqipersie eshte toke Greke dhe se Shqiperia pa te drejte e ka aneksuar kete toke. Shteti Shqiptar u perpoq ta mbulonte kete te shkelje te ligjit Shqptafr, perseri per ti u shmagur gjakderdhjes, dhe kohet e fundi po perpiqet ne menyre paqesore dhe te bute ta zgjidhe kete problem me nje komisjon te perbashket Greko-Shqiptar.

    Ngarja e fundit qe me detyroj tju shkruaj keto rjeshta eshte ajo e perkujtimit te masakres Came nga shovinistet greke me 1944. Me rastin e pervjetorit te kesaj masakre komuniteti Cam organizoj nje perkujtimore ne te cilen sipas traditesh shqiptare u ftuan dhe drejtuesit e tre feve qe jane ne Shqiperi si perfaqsues fetare te tere populit Shqiptar.( Tradite e krijuar per te ruajtur harmonine fetare ne Shqiperi) Hiresia a tij Imzot Janullatos e refuzon ftesen ne kundershtim me tere deklarat e tij te meparshme per mbrojtjen e harmonise nderfetare Per popullaten shqiptare orthodokse dhe jo orthodokse, karigia bosh e rezervuar per hiresine e tij ne kete aktivitet, ishte nje shuplake e rende. Ky refuzim demtoj shume harmonine nder fetare, ate balancen tejet te komlikuar dhe delikate, qe deri me sot e ka mbajtur Shqiperine qe te mos kthehet ne nje Liban apo Irak te dyte.
    Si keto ka shume shembuj. Qellimi i veprimeve te shovinizmit Grek eshte qe te coj deri ne kufite e fundit durimin tone, me shprese se ne te tejngopur nga ky durim te kryejme ndonje veper jo civile e jo demokratike qe te coj ne vetvrasje te ceshtjes sone kombetare.
    Shqetesohem sot dhe tere duhet te shqetesohemi, kur si rezultat i ketyre veprimeve shoviniste lexojme neper bloge intereneti apo bisedojme me individe qe inentifikojne veprimet e ketyre segmenteve te vecanta shoviniste me popullsine qe ata perfaqsojne. Mendoj se ky koncept eshte jo i verterte dhe i rrezikshem. Orthodoksit shqiptare jane po aq patriote e po aq shqiptare sa edhe tere shqiptaret e tjere sepse jane ne rradhe te pare shqiptare pastaj orthodokse ashtu si Shqiptaret Myslimanet apo ata Katoliket jane se pari Shqiptare dhe pastaj fetare. Populli grek eshte nje popull me tradita, paqedashes, pavarsisht nga politika shoviniste e disa segmenteve te politikes apo kishes greke. Eshte nje popull mikprites qe ka hapur deren e ka pritur vellezerti tane qe nga varferia kane mare rrugen e kurbetit , pavarsisht nga sjelljet kriminale te disa policeve apo qeveritareve greke ndaj vellezerve tane ne Greqi. Ashtu si Hiresia e tij Janullatos mde veprimet e tij nuk perfaqson orthodoksit Shqiptare, as segmenet shoviniste te politikes apo kishes greke nuk perfaqspjne tere popullin grek .Koncepet e kunderta me keto, krijojne nje natyre te favorshme ne te cilen mund te ritet e orgnizohet ekstremi fetar, rezultatet e te cilit i kemi pare ne shume vende te botes.
    Mendoj edhe nje here se ne si populli kemi bere, po bejme e do te bejme, perpjekje mbinjerezore, per te shmangur kete te keqe. Nje aspek qe me bind per kete jane te drejtat qe ju kemi siguaruar pakicave kombetare brenda Shqiperise qe une pa frike se gaboj mund te them se jane nga me te mirat ne tere rajonin e Ballkanit dhe me gjere duke mare parasysh ketu se jemi populli me i varfer ne Evrope. Jam i bindur se ne Shqiptaret edhe kete radhe do te dime tu shmangemi ketyre provokimeve djallezore te shovinizmit grek kudo qe ato shfaqen , ne politiken grek,e ne kishen greke apo dhe ne Kishen tone Orthodokse .
    Do tju drejtohesha per ndihme tere institucioneve nderkombetare qe jane ne Shqiperi, tere ambasadave te huaja te akredituara ne Tirane, te na ndihmojne ne kete pike. Do tju lutesha qe te nderhynin prane qeverise greke qe ajo te ushtroj influencen e saj ndaj elmenteve te politikes Greke dhe te Kishes Greke, qe keto aktivitete shoviniste te minimizohen ne rast se shikohet e pa mundur eleminimi i tyre i plote.
    Mendoj se nderhyrja e tyre do ti sherbene sigurise dhe paqes ne ballkan, siguri dhe paqe per te cilen te gjithe jemi te interesuar.
    Ashtu sic do ti lutesha popullit tim qe interesat e tij kombetare ti mbroj derin ne fitore me rruge paqesore pa u bere preh e ketyre qellimeve djallezore shoviniste qe kerkojne nga ne shqiptaret te vetvrasim ceshtjen tone kombetare.

    Tomi Korca

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    pershendetje,
    Eshte e kuptushme se greku eshte shovenist per shqiptaret, e qasi muti eshte edhe greku janulatos, shovenist numer 1! qka pritet nga ai!!! greki po i udheheq shqiptart ku ku per neve! eshte e kuptushme qe ai kqyre me shkatrrue shqiprin!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PO ajo dihet, kush i furnizoi 200 vullnetaret e Vorioepirit me 200 kallashnikove disa dite para se te sulmohej SHIK-u ne Vlore? Kush ngrinte flamurin grek ne Delvine e Sarande pasi sulmuan bazen detare?? Grupi terrorist i Vorioepirit ne greqi ishte dhe eshte ai qe po organizon komplot ndaj kombit shqiptar.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Historia po na tregon se Shqipëria, që krenohet me autoktoninë, bujarinë, besën, tolerancën… dhe ëndërron akoma të bëhet si gjithë Europa, së shpejti do ketë një numër të konsiderueshëm banorësh me dyshtetësinë e fituar nga vitet e punës në Greqi dhe nga bujaria e shtetit grek për të gjithë ata që duan të jenë “homologë” … historia ka treguar se nuk është vështirë të mbledhësh nja 200 vetë, t’i armatosësh mirë, t’u vësh nga një kryq në qafë, emrin “vorioepirot”, e t’i lëshosh të vrasin e të djegin e të bërtasin se kërkojnë enosis … historia ka treguar se nuk është vështirë të krijosh nja ca neomartirë për të bërë për vete publikun helen… gjithashtu historia ka treguar se nuk është vështirë të mbushësh faqet e gazetave kombëtare e ndërkombëtare me shpifje të të gjitha llojeve…
    Jam i sigurt se drejtuesit e shtetit shqiptar dhe atij grek e njohin mirë historinë, por më duket se po luajnë lojën e disa fanatikëve shumë të rrezikshëm për popujt e tyre… jam i sigurt se popujt nuk do shkojnë pas fanatikëve, por edhe 2-3 vetë të armatosur që vrasin e djegin duke bërtitur për “vorioepirin” do ishin dështim për politikanët, fitore për fanatikët dhe tragjedi për popujt…
    Ndryshuar për herë të fundit nga mal : 06-07-2007 më 09:24

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Kurse une do shtoja se kjo frike e ndonje "lufte nderfetare" eshte me shume ne nivelin Virtual (internet) se sa ne ate real. Ne shqiperi kane halle te tjera njerzit, nuk kane kohe te meren me ato qe thone/bejne Janua apo Kastrioti.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Se pari dua te them se Shqiperine askush nuk do qe ta coje ne lufte vellavrasese, qofte per interesa politikanesh te larte, qofte per interesa mafiozesh, qofte per interesa fetare, qofte per interesat e fqinjeve(pra fqinjet). Te tere keto grupime qe permenda me lart jane te humbur dhe te rrezikuar nga nje lufte vellavrasese ne Shqiperi, sepse ne rradhe te pare jane ata qe humbin. Ne rradhe te dyte, ne rast se shqiptaret konfliktohen mes vetes, rrezja e katastrofes zgjatet duke perfshire ne nje perimeter te stermadh vendet e rajonit. Ne rast se ndodh dhe shpaloset ne aspektin fetar perfshin Turqine, Greqine(kjo e fundit e di mire qe per te eshte katastrofale kjo gje, se mund te krijoje precedent qe Turqit ta sulmoje), Bullgarine( per te mbrojtur pjesen ortodokse te Maqedonise qe pretendon se i perket), Serbine qe do te ngrere flamurin e ortodoksise ne "ndihme" te ortodokseve shqiptare, greke dhe Maqedonas qe rrezikohen nga myslimanet shqiptare. Ne rast se ndodh dhe shpaloset ne aspektin jug veri, krahet politike shqiptare ndahen PS ne Jug dhe PD ne veri(sic u rrezikua te ndodhte ne 97 -ten) dhe serish Turqit do te pozicionohen ne ndihme te veriut meqenese jugu do te doje te gjeje perkrahje tek greket. Njekohesisht Bullgaret do te pozicionohen ne krah te Turqve me qellim qe shqiptaret e maqedonise te ndihmohen nga shteti i tyre Maqedon ne krah te veriut dhe njekohesisht te fitojne cte mundin ne zonen veri - lindore te greqise se bashku me Turqit. Pra te ndajne Thraken, Ebron me pikesynim portin e Kavalles.Ndersa Serbet ne ndihme te Greqise do te sulmojne nga lart per te rimare Kosoven. Pra si te jete vellavrasja shqiptare per motive fetare dhe si per motive jug - veri, rajoni shperthen si nje fuci baruti dhe nuk ka Europe dhe Amerike qe ta ndaloje. Me nje deduksion te thjeshte, sido qe te jete vellavrasja shqiptare, serbet dhe greket e humbasin luften, pasi Europen e bashkuar nuk do ta kene ne krah, sepse do te beje pass, ndersa Amerika ne mos hapur, nen rrogoz do te dale pro Turqise, duke mos lene dhe neutralizuar Rusine te hyje ne konflikt. Pra qarte dhe shkurt do ti thote Rusise qe ne rast se hyn ne lufte ne mbrojtje te Serbise dhe Greqise, ajo do te hyje ne mbrojtje te Turqise. Nuk rrezikon asnje cast Amerika te humbase pozitat e saj, duke mos i dale ne krah xhandarit potencial te lindjes me emrin Turqi, kur dihet hapur se Greqia dhe Serbia as qe duan tja dine per interesat gjeostrategjiko - politike te Amerikes. Po te mos ngaterrohen ne pjesemarrje direkte ne konflikt, Amerika, Europa dhe Rusia, dihet fare mire qe Turqia fiton cdo lloj konflikti te armatosur me potencialin e saj njerezor dhe teknologjik ne ballkan.
    Tere kete skeme, Serbet dhe Greket e dine mire dhe jane te paret qe nuk duan qe ne Shqiperi te filloje nje lufte vellavrasese qofte jug - veri dhe qofte te krishteret me myslimanet. Sipas teje jane Greket dhe Serbet qe pikesepari jane te interesuar te mos konfliktohemi mes vetes - do te thoni ju. Pikerisht jane ata, sepse ne rast se do t'ju interesonte(pra te mendonin se do te dilnin me fitim)e kane shume te thjeshte ta bejne, qofte nepermjet Janullatosit, e qofte me ate meri te dukshme qe shprehin jugoret e shqiperise duke i quajtur maloke te pagdhendur verioret. Ndersa verioret e Shqiperise i quajne te shitur tek greket jugoret dhe te pabese qe duan ti mbajne verioret te ndrydhur ne male dhe te mos i lene te zene rrenje ne Tirane. Historia ka treguar qe fqinjet tane kur kane interes per konflikt dine te ngacmojne dhe te prekin telat tane deri ne ate pike sa te na vene ne lufte me njeri - tjetrin. Deklarata e Bushit dhene andi bejtes se Shqiperine e sheh si nje vend mysliman qe do te jetoje i qete ne trevat e tij, tregon me se qarti se eshte nje paralajmerim per fqinjet qe te mos guxojne te na konfliktojne mes vetes sepse do te humbasin shume me teper. Per here te pare, per ironi te fatit( kryesisht te interesave amerikane ne rajon) kushtet jane krijuar te tilla, qe fqinjet tane qe kane dashur per shekuj te na percajne ndjehen me te sigurte te jemi te bashkuar dhe pa konflikte mes vetes.
    Ajo qe na perket ne eshte unifikimi i jugut me veriun ne situaten e krijuar, pasi ne rast se nuk e bejme, koha kalon dhe po te vije dita qe fqinjeve do t'ju vije per mbare lufta mes nesh do ta ndezin shume lehte. Duhet te shmangim sa me shpejt ndasite fetare dhe jug - veri duke shfrytezuar kushtet e krijuara me qellim qe kur te vije dita qe te duan te shfrytezojne vellavrasjen tone te mos gjejne terren.

  7. #7

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Mos harroni se ne 97 - ten, teksa lufta jug - veri ishte pothuaj e shpallur, nje ekip prej 150 oficeresh te larte Turq vizituan Shqiperine dhe deklaruan se sido qe te ndodhe, ata jane ne krah te ruajtjes se pavaresise se shqiperise me te gjitha format e mundshme dhe te duhura.Kjo ishte nje deklarate e qarte, se edhe ne rast se shqiperia perfshihej ne nje lufte vellavrasese, Turqia nuk do te linte serbine dhe Greqine te perfitonin. U desh kjo vizite dhe deklarate e Turqve e motivuar natyrisht nga amerikanet, qe Greket dhe serbet te ndryshonin kursin e nisur. Komitetet e sheptimit publik nga deklaratat e marshimit drejt veriut qe i jepnin pa dogane me "trimeri" perpara kamerave greke u zbythen dhe filluan te deklarojne se nuk donin nje lufte civile por vetem doreheqjen e Sali Berishes si president, gje qe ai e beri.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Luften vellavrasese e mbjellin mendjet e vogla si puna e Baletave, Myftarajve, Ferrajve, e Tom Korcave me siper, qe injorancen e tyre kerkojne ta shesin per iluminizem dhe urrejtjen per atdhedashuri. Por le te ndalem pak me brockullat qe ciceron vogelushi me lart.

    Veprimet e koheve te fundit te disa segementeve te poltikes dhe kishes greke jane shume shqetesuese per sigurine dhe paqen ne Shqiperi dhe me gjere. Siguria dhe paqja ne keto momemente per mendim tim rezikohet nga shovinizmi i disa segmenteve te politikes greke, te Kishes Orthdokse Greke dhe kreut te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqiptareve.(KOASH).
    E ke fjalen per bashkepunimin e gjere ne shume fusha qe shteti shqiptar ka me shtetin grek? Apo e ke fjalen per lehtesimin e vizave per emigrantet shqiptare ne Greqi qe duan te gezojne e pushojne ne vendlindje kete vere? Apo e ke fjalen per 230 milion kredite e bankave greke per projektin me te madh qe ka njohur ndonjehere shteti shqiptar, rrugen Durres-Kukes? Apo e ke fjalen per rritjen e kontakteve artistike midis artisteve shqiptare e greke qe i leshojne skenat artistike njeri-tjetrit? Apo e ke fjalen per fluksin gjithmone ne rritje te turisteve greke qe vizitojne "gogolin" Shqiperi per here te pare ne jeten e tyre e ngelen te impresionuar e shokuar me ate realitetin shqiptar qe gjeten?!

    Sa per Kishen Orthodhokse Greke, kur Hiresia e Tij Kryepeshkopi Anastas hap gojen e flet, gjithe besimtaret orthodhokse greke e gjithe besimtaret e krishtere ne bote (jo detyrimisht orthodhokse) i vene veshin dhe e degjojne e lexojne me ende se eshte nje nga teologet me ne ze dhe nje nga misionaret me te suksesshem te shekullit te XX.

    E kam fjalen per ate Kryepeshkopin Anastas qe e nderon nje bote e tere, e jo per ate "grekun e qelbur" qe e gjen ne faqet e gazetave shqiptare qe mbareshtrojne injorancen e pakufizuar.

    Keshtu gjate dhjete vjecarit te pare te shekullit te kaluar shqiptaret perballeshin me te njetin rrezik qe perballen edhe sot. Ne nje krah shovinistet greke nepermjet forces dhe propagandes perpiqeshin te indentifikonin popullsine orthodokse ne Shqiperi si popullsi greke, ndersa mbeturinat e perandorise turke nen parullen Dum Babem dhe ne emerin e fese islamike kerkonin zhdukjen e popullsise orthodokse nen pretesksin se ata ishin greke. Ishte populli shqiptar qe me perpjektjet e tij ariti te krijonte Kishen Autoqefale Orthodokse te Shqiptareve me qellim qe te shkeputeshin nga kisha greke qe i indentifikonte orthodokset shqiptare si greke dhe tu tregonte ekstremisteve islamike Turq se orthodokset shqiptare ishin dhe jane shqiptare dhe jo greke.
    Gjate dhjetevjecarit te pare te shekullit te kaluar, shqiptaret nuk perballeshin me "shovinizmin grek", por me pushtimin otoman qe mbante ende te capetuar e te ndare nje popull te tere ne 4 vilajete, duke i mohuar edhe ate me elementaren, mesimin e gjuhes ametare shqip. Ashtu sic burra si Ismail Bej Vlora ne fund te atij dhjetevjecarit te pare shpallin pavaresine nga Turqia, qe deshmonte jo vetem aspiraten e popullit shqiptar per te jetuar i lire, por edhe aspiraten tjeter per tu pranuar si nje popull e nje shtet me te drejta te plota nga fqinjet e nga mbare bota.

    Te vetmit qe luftonin greket ne fillimet e shekullit te XX ishte nje burre me emrin Esat Pashe Toptani qe kerkonte te behej mbret i shqiptareve, dhe nje pinjoll i nje familje bejleresh ne jug te vendit qe e kish emrin Faik Konica, qe braktisi Ameriken e u kthye ne Atdhe per te bashkepunuar me Esat Toptanin ne dem te qeverise se pare demokratike te Vlores, udhehequr nga Ismail Bej Vlora, nga ai "grekofili" sic e quante Konica.

    Me 4 Tetor 1998, kur tere komuniteti nderkomtar ishte perfshire ne perpjekjet per te shmangur spastrimin etnik te shqiptareve nga Kosova, kur populli shqiptar i Shqiperise mbeshteti ne menyre te natyrshe vellezerit e tij Kosovare, Hiresia e tij Imzot Janullatos si perfaqsues i orthodokseve shqiptare deklaron gjate nje vizite ne Moske se eshte kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Ky veprim krijoj indinjate te madhe ne radhet e popullit shqiptar. Dhe si gjithmon kishte dhe zera qe indentifikonin veprime te ketij personi me pjesen e popullsise qe ai perfaqson. Qeveria shqiptare dhe parlamenti shqiptar i asaj kohe per te shmangur nje konflikt nderfetar heshti dhe e kaloj ceshtjen pa ndone reagim.
    Nje prift eshte kunder luftes dhe kjo eshte hata e madhe? Edhe Papa i Romes u shpeh hapur dhe publikisht kunder luftes ne Irak, por asnje burre me mend nuk guxoi qe ta akuzoje Papen e Romes si mbeshtetes i Sadam Huseinit dhe si anti-amerikan. E di pse? Sepse feja e Krishtere nuk predikon luften, predikon kthimin e faqes tjeter. Por nje injorant si puna tende, dhe fatkeqesisht si ty ka plot, nuk arrin te kuptoje kaq gje pasi per ju bota eshte bardh e zi.

    Po per apelin e ndihmave qe ai Kryepeshkopi Anastas beri ne mbare boten orthodhokse, opinioni publik i se ciles ishte solidarizuar me palen serbe e jo me shqiptare, a e zure ne goje? Po ato $12 milion qe KOASH harxhoi ne vitin 1999 per tu ardhur ne ndihme atyre 500 000 refugjateve shqiptareve nga Kosova, a i zure zotrote ne goje? Po per ato qindra gra shtazena, femije jetime, pleq e plaka qe u strehuan ne kampin e refugjateve te ngritur nga Kisha, kampi me i kompletuar dhe qe qendroi i hapur me gjate se gjithe te tjeret, a i zure ne goje? A e falenderove ndonjehere zotrote KOASH dhe kreun e saj per kete perkujdesje dhe ndihme ne oret me te veshtira te popullit shqiptar? Sigurisht qe jo, pasi keshtu do te dilte ne drite e verteta, e do te dilte qe ai "greku" Janullatos paska bere me shume per kombin shqiptare se sa ju qe mburreni e mbaheni me fjale si shqiptare te vertete!

    23 Mars 2007. Perfaqsuesi i nje organizate politike per pakicat greke ne Shqiperi shprehet hapur se Vorio Epiri duhe te jete i pavarur si Kosova. Ne shqiptaret i dime lidhjet e kesaj organizate me segmenet shoviniste te politikes greke dhe Kishes Greke. Dihet qe ceshjta e Kosoves eshte kryekeput ndryshe nga ajo e minorieti grek ne Shqiperi dhe per kete nuk ka nevoje te zgjatem, por ajo qe me shqeteson eshte se ka qarqe te tilla qe kerkojne artificialisht ta fryjne kete ceshtje dhe kerkojne zgjidhje te ketioj problemi artificial ne te njejten menyre si ajo e Kosoves. Shteti shqiptar perseri per t'ju shmangur nje gjakderdheje heshti rreth kesaj deklarate megjithese ajo ishte ne kundershtim te plote me ligjin shqiptar, Ne te njeten kohe policia shqiptare arrestoj dy te rinj qe te indinjuar nga kjo deklarate dogjen ne vende publike flamurin grek
    Cila ishte arsyeja qe shqiptaret ne Kosove u ngriten me arme ne dore per te mbrojtur lirite dhe te drejtat e tyre si njerez? Shtypja e rregjimit te Sllobodan Milloshevicit. Cila eshte arsyeja qe minoriteti grek del ne Shqiperi me deklarata te tilla? Eshte injoranca dhe intoleranca qe njerez si puna tende tregojne me gisht ndaj pakicave kombetare greke. Nese ti nuk do ti tregoje me gisht si tradhetare e si armiq, por do ti respektoje si shtetas shqiptare me kombesi greke, edhe ata do te respektonin ty dhe minoriteti grek qe jeton ne Shqiperi nuk do te binte pre e ekstremisteve greke.

    Minoritet jane pasuri kombetare pasi sherbejne si ura midis popujve.

    29 Maj 2007. Nje gazete shqiptare zbulon se ne disa shkolla greke ne Shqiperine e jugut, te financuara keto nga Qeveria Greke, edukojne nxenesit me fryme shoviniste nacionalste greke duke ju mesuar nxenesve se jugu i Shqipersie eshte toke Greke dhe se Shqiperia pa te drejte e ka aneksuar kete toke. Shteti Shqiptar u perpoq ta mbulonte kete te shkelje te ligjit Shqptafr, perseri per ti u shmagur gjakderdhjes, dhe kohet e fundi po perpiqet ne menyre paqesore dhe te bute ta zgjidhe kete problem me nje komisjon te perbashket Greko-Shqiptar.
    Nuk ishte Gazeta e Duces qe i zbuloi shkollat greke ne Korce, ishte ministria e arsimit shqiptare ajo qe licensoi shkollen greke ashtu sic ka licensuar edhe dy kolegje turke ne Tirane dhe nje universitet katolik italian. Dhe shkolla greke ne Korce nuk financohet nga shteti grek por nga organizata jo-fitimprurese greke qe u vijne ne ndihme minoritareve greke.

    Ngarja e fundit qe me detyroj tju shkruaj keto rjeshta eshte ajo e perkujtimit te masakres Came nga shovinistet greke me 1944. Me rastin e pervjetorit te kesaj masakre komuniteti Cam organizoj nje perkujtimore ne te cilen sipas traditesh shqiptare u ftuan dhe drejtuesit e tre feve qe jane ne Shqiperi si perfaqsues fetare te tere populit Shqiptar.( Tradite e krijuar per te ruajtur harmonine fetare ne Shqiperi) Hiresia a tij Imzot Janullatos e refuzon ftesen ne kundershtim me tere deklarat e tij te meparshme per mbrojtjen e harmonise nderfetare Per popullaten shqiptare orthodokse dhe jo orthodokse, karigia bosh e rezervuar per hiresine e tij ne kete aktivitet, ishte nje shuplake e rende. Ky refuzim demtoj shume harmonine nder fetare, ate balancen tejet te komlikuar dhe delikate, qe deri me sot e ka mbajtur Shqiperine qe te mos kthehet ne nje Liban apo Irak te dyte.
    Pergjigjia qe camet moren nga Sinodi i Shenjte i KOASH eshte nje leksion i madh per organizatat politike came qe bene kerkesen, ashtu sic eshte perben nje leksion te madh per te gjithe kreret e tjere te institucioneve fetare ne vend, dhe per gjithe shqiptaret te medhenje e te vegjel. KOASH nuk ben "meshe pershpirtje" neper hotele por ne Kishe e ne varreza dhe kreret e KOASH nuk marrin urdhera nga parti politike dhe deputete, por vetem nga Perendia.

    Nga nje ane e akuzojme Kryepeshkopin Anastas se merret me politike "shoviniste greke" dhe nga ana tjeter e akuzojme se perse nuk mori pjese ne mitingun politik te mbajtur nga camet ne nje hotel ne Tirane. Them miting, pasi une nuk e di se cfare "meshe" mbajti Kryemyftiu i komunitetit mysliman, Kryegjyshi i Kryegjykates bektashie dhe monsignori i katolikeve ne Hotel Tirana!!!

    Apo he mo ce, hajde bejme me faj Kryepeshkopin Anastas edhe per injorancen tone fetare!

    Do tju drejtohesha per ndihme tere institucioneve nderkombetare qe jane ne Shqiperi, tere ambasadave te huaja te akredituara ne Tirane, te na ndihmojne ne kete pike. Do tju lutesha qe te nderhynin prane qeverise greke qe ajo te ushtroj influencen e saj ndaj elmenteve te politikes Greke dhe te Kishes Greke, qe keto aktivitete shoviniste te minimizohen ne rast se shikohet e pa mundur eleminimi i tyre i plote.
    A vdeksha une per ty qe te kane rene mbi shpatulla hallet e kombit!!! Kane vdekur kreret e institucioneve shteterore shqiptare ne Tirane e Prishtine qe na i dole ti per zot Shqiperise?!

    PO ajo dihet, kush i furnizoi 200 vullnetaret e Vorioepirit me 200 kallashnikove disa dite para se te sulmohej SHIK-u ne Vlore? Kush ngrinte flamurin grek ne Delvine e Sarande pasi sulmuan bazen detare?? Grupi terrorist i Vorioepirit ne greqi ishte dhe eshte ai qe po organizon komplot ndaj kombit shqiptar.
    Kush ishte minoritar grek, Zan Caushi, Luiza Hoxha apo Gjoleke Malaj? Apo e ke me te lehte te besh me faj greke edhe kur zjarrvenesit e shtetit shqiptare, ato komitetet e shkaterrimit drejtoheshin nga vete shqiptaret me udhezimet e krahut te majte politik shqiptar?! Ne Sheshin e Flamurit ne Vlore u ngriten tre gishtat e Milloshevicit!!!

    Rrini shtrember e flisni drejt e jo rrini drejt e flisni shtrember!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-07-2007 më 20:52

  10. #10
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga adidu
    Mos harroni se ne 97 - ten, teksa lufta jug - veri ishte pothuaj e shpallur, nje ekip prej 150 oficeresh te larte Turq vizituan Shqiperine dhe deklaruan se sido qe te ndodhe, ata jane ne krah te ruajtjes se pavaresise se shqiperise me te gjitha format e mundshme dhe te duhura.Kjo ishte nje deklarate e qarte, se edhe ne rast se shqiperia perfshihej ne nje lufte vellavrasese, Turqia nuk do te linte serbine dhe Greqine te perfitonin. U desh kjo vizite dhe deklarate e Turqve e motivuar natyrisht nga amerikanet, qe Greket dhe serbet te ndryshonin kursin e nisur. Komitetet e sheptimit publik nga deklaratat e marshimit drejt veriut qe i jepnin pa dogane me "trimeri" perpara kamerave greke u zbythen dhe filluan te deklarojne se nuk donin nje lufte civile por vetem doreheqjen e Sali Berishes si president, gje qe ai e beri.
    Mua me cudit fakti se si interpretohen keto legjendat e 97! Ku e ke degjuar ti zoteri kete deklaraten se Jugu po marshonte drejt Veriut? A i ke trute ne koke ti? Apo ja keput edhe ti si kau peles! Sa vjec je ti zoteri se ndoshta i ke me te degjuar keto meselet me Jug edhe me Veri!
    Jugu u ngrit ne revolte per te kerkuar ate qe qeverria diktatoriale e asaj kohe ja vodhi me pa te drejte, kur ne Jug ekzekutoheshin nga SHIK i asaj kohe qytetare qe kerkonin parate e tyre te vjedhura presidenti vetshpallej Perandor i Shqiperise. Jugu u ngrit ashtu sic u ngrit kunder Romakve, kunder Grekeve, kunder Osmaneve, (ose Bin Laden-eve te tu) kunder Italianeve ne 39 kunder Nazisteve dhe kunder ca monstrave si puna jote qe do te vjellesh vrer ketu
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 05:39
  5. Për Shqipërinë
    Nga onchesmos në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2002, 20:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •