Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Aleksandėr Xhuvani

    Aleksandėr Xhuvani, studiuesi qė njehsoi gjuhėn letrare shqipe


    Eva Kushova

    Aleksandėr Xhuvani konsiderohet si njė nga figurat mė tė nderuara tė historisė sė shkollės e shkencės shqiptare. Por ashtu si ēdo mendimtar i shquar i asaj kohe, ai ishte gjithashtu dhe veprimtar i njohur shoqėror e politik. Emrin e tij e mban sot Universiteti i Elbasanit, megjithatė pakkush e njeh veprėn e tij nė dobi tė atdheut. Veprimtaria e tij nisi nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare dhe arriti zhvillimin mė tė madh pas ēlirimit.
    Xhuvani ka lindur nė vitin 1880 dhe studimet e larta filologjike i kreu nė Universitetin e Athinės. Dha mėsim nė shkollėn e parė tė mesme kombėtare, nė Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909). Historia dhe pėrparimi i kėsaj shkolle dhe ndihmesa e rėndėsishme qė i dha ajo ngritjes dhe zhvillimit tė arsimit tonė janė tė lidhura ngushtė me veprimtarinė qė shtjelloi ai pėr periudha tė gjata kohe si mėsues dhe si drejtor i saj. Deri nė Kongresin e Lushnjes, mė 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 herė, si pasojė e represionit tė pushtuesve xhonturq. Krahas Xhuvanit, drejtorė tė tjerė tė kėsaj shkolle kanė qenė Luigj Gurakuqi e Sali Ceka, ndėrsa pedagogėt e parė ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj. Por veēanėrisht Xhuvani kreu njė punė tė madhe e shumė tė vlefshme pėr krijimin e pasurimin e letėrsisė mėsimore, pajisi shkollėn me njė sėrė tekstesh, tė gjuhės, tė letėrsisė, tė shkrimeve pedagogjike etj. Ai luftoi pėr njė shkollė kombėtare e laike, pėr pėrmirėsimin e vijueshėm dhe ngritjen e mėtejshme tė saj.
    Pas ēlirimit, Aleksandri dha njė ndihmesė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit (1946-1951), pėr organizimin e drejtimin e jetės shkencore si drejtues i seksionit tė Gjuhės e tė Letėrsisė tė Institutit tė Studimeve tė quajtur mė vonė Instituti i Shkencave (janar 1947- shtator 1953) si dhe anėtar i presidumit tė tij (1947-1957).
    Krahas arsimit, fushė themelore e veprimtarisė sė tij, qe gjuhėsia. Shtjelloi njė veprimtari sistematike, tė shumanshme, tė gjerė e tė frytshme si lėvrues e studiues i gjuhės shqipe. Puna e tij shkencore u karakterizua nga njė vėshtrim i qartė e objektiv i ēėshtjeve, nga njė njohje e gjerė e gjuhės shqipe, e strukturės gramatikore dhe leksikore tė saj, nga lufta kėmbėngulėse pėr njė gjuhė shqipe sa mė tė pastėr, tė pasur e tė paqortueshme, pėr tė ngritur gjithnjė e mė lart pėrpunimin e gjuhės letrare. Nė vitin 1905 Xhuvani shkruante nė njė artikull tė revistės “ALBANIA” tė KONICES se gjuha e vetme letrare duhet t’i ketė bazat nė dialektin e toskėrishtes. Atėherė ishte koha kur gjuha shqipe ishte nė rrezik, dhe grekėt e serbėt nxitonin qė tė hapnin shkolla tė huaja nė tokat shqiptare. Qėllimi i kėsaj ideje tė Xhuvanit sipas tij ishte “shpėtimi i kombit”, pra tė njehsohej gjuha letrare. Ndoshta arsyeja qė ka ndikuar qė Xhuvani tė mbėshtetej te toskėrishtja, sipas njė studiuesi ėshtė se jugu i Shqipėrisė ishte disi mė i zhvilluar dhe njerėzit mė tė etur pėr tė lexuar, ndryshe nga veriu.
    Edhe mė pas, Xhuvani luftoi e punoi pėr njehsimin e gjuhės letrare tė folur e tė shkruar, pėr njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt pėr gjithė popullin shqiptar. Drejtoi hartimin e udhėzuesve tė njėpasnjėshėm drejtshkrimorė (1949, 1951, 1954, 1956) qė zgjeruan gjithnjė e mė shumė rrethin e ēėshtjeve qė ēelėn rrugėn pėr njehsimin e plotė tė drejtshkrimeve tė gjuhės shqipe mė vonė.
    Aleksandėr Xhuvani gjatė gjithė jetės bėri luftė kėmbėngulėse pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe, pėr pasurimin e saj nė bazė tė veēorive e tė ligjeve qė e karakterizojnė. Ky ka qenė filli qė ka pėrshkruar tejembanė gjithė veprimtarinė e tij prej lėvruesi tė gjuhės shqipe. Mė 1956 botoi posaēėrisht librin “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe”. Vetė ai kreu njė punė me vlerė pėr pasurimin e gjuhės sonė letrare, sidomos pėr pėrpunimin e terminologjisė tė mjaft degėve tė dijes sidomos tė gramatikės, tė letėrsisė dhe tė shkencave pedagogjike. Ndihmoi shumė nė veprimtarinė, qė nisi tė shtjellohet nė vendin tonė pas ēlirimit nė fushėn e terminologjisė, drejtoi punėt e para qė u bėnė pėr terminologjinė shkollore. Shtjelloi dhe njė veprimtari kėrkimore tė gjerė e tė frytshme nė fusha tė ndryshme tė gjuhės shqipe. Qe ndėr studiuesit e parė tė fjalėformimit, tė morfologjisė e tė sintaksės. Hartoi punime e studime pėr kategori e ēėshtje tė ndryshme tė gramatikės. Mund tė pėrmenden punimet pėr pjesoren e paskajoren, monografia “parafjalėt”. Hartoi, nė bashkėpunim me Eqrem Ēabejn dy trajtesat “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe (1962), tė cilėt karakterizohen nga vėshtrimi i gjerė, sinkronik e diakronik, nga pasuria e madhe e tė dhėnave, e vėzhgimeve dhe e mendimeve qė pasqyrojnė njohuritė e thella tė Xhuvanit pėr leksikun e gjuhės shqipe e sidomos leksikun popullore.
    Qe njohėsi mė i mirė i visarit leksikor tė gjuhės shqipe. Mblodhi me durim e pasion nga gjuha e popullit shumė fjalė e shprehje, tė cilat u pėrpunuan pas vdekjes sė tij nė formė tė njė fjalori. Bėri njė botim tė dytė tė sistemuar shkencėrisht tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė K. Kristoforidhit (1961) dhe i dha kėtij fjalori njė jetė tė re. Xhuvani dha njė ndihmesė tė vlefshme edhe pėr “Fjalorin e gjuhės shqipe” (1954). Njė ndihmesė tė mirė i ka dhėnė leksikologjisė shqipe dhe teorisė e praktikės sė leksikografisė sonė me shkrime e punime tė ndryshme me artikuj e recensione, ndėr tė cilat mund tė pėrmenden “Kritikė mbi fjalorė tė shqipes” (1934) “Ēėshtja e fjalorit tė gjuhės shqipe” (1957). Nė njė sėrė shkrimesh dha mendime me vlerė pėr ēėshtje tė gramatikės historike e tė leksikologjisė historike tė shqipes. Njė ndihmesė tė vyer u solli ai studimeve pėr letėrsinė tonė, e sidomos pėr letėrsinė e vjetėr dhe arbėreshe me tekstet, antologjitė, artikujt e recensionet qė botoi.
    Aleksandėr Xhuvani punoi tėrė jetėn me dashuri e kėmbėngulje pėr mėkėmbjen e pėrparimin e arsimit kombėtar, pėr lėvrimin e gjuhės shqipe, pėr kulturėn shqiptare. Ai vazhdoi tė mbetet njė figurė e rėndėsishme edhe mė pas duke u zgjedhur anėtar i Asamblesė Kushtetuese (dhjetor 1945), mė tej deputet i Kuvendit Popullor nė njė sėrė legjislaturash, dhe deri nė fund tė jetės ai ishte nėnkryetar i presidiumit tė Kuvendit Popullor gjatė regjimit komunist. Ai u nda nga jeta nė vitin 1961 dhe 19 vite mė pas, pra mė 1980, u botua vėllimi i parė i “Veprave” tė Aleksandėr Xhuvanit me 6 vėllime, nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave. Ky libėr ėshtė njė nga literaturat mė tė vlefshme pėr kėdo qė merret me studimin e gjuhės shqipe.




    06/06/2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:11
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,198
    Postimet nė Bllog
    22
    Shkolla si mbas masės

    Aleksander XHUVANI,

    Nė nji konferencė qė bani disa vjet mė parė profesori i Universitetit tė Gjenevės E. Claparede-i pėrdori at frazė tė sipėrme “L’ecole sur mesure”, pėr tė kallzue nji shkollė si mbas masės sė nxanėsvet, d.m.th. nji t’atillė shkollė, puna e sė cilės t’i pėrshtatet kaq mirė inteligjencės sė nxanėsvet, sikurse i puthiten petkat e tė mbathurat shtatit e kambėvet tė njeriut. Kjo frazė e Claparede-it, e marrė nga ajo konferencė, tė cilėn ai mbasandaj e botoi nė librėz tė veēantė, muer dheun, se u shoshit ky mendim i tij jo vetėm n’Evropė, por edhe n’Amerikė.
    A. Ferriere-i (i njoftun ma nė gjithė botėn pedagogjike pėr punėn e gratshme e tė gjallė nė fushė tė pedagogjisė) botoi nji librėz me titullin e asaj fraze: “L’ecole sur mesure a la mesure du mitre”. (Shkolla me masė si mbas masės sė mėsuesit). Asht nji libėri vogėl prej 162 faqesh, por mjaft interesant, qė meriton tė kėndohet prej mėsuesevet t’onė pėr mendimet e vlerta qė shfaq autori mbi shkollėn e re. Shkolla e vjetėr, ja fillon A. Ferriere-i, pėrveē detyrėvet qė u jep nxanėsvet pėr nė shtėpi, kufizohet me mėsimin e pėrditshėm kolektiv, kurse puna e shkollės sė re, tė shkollės vepruese as aktive, qėndron nė dėshirėn qė u shtie fėmijėvet pėr tė nxanė e pėr t’u marrė gjithėnji me punė. Mirė po kjo dėshirė asht shumė e ndryshme, sikurse edhe fėmijt janė tė ndryshėm ndėrmjet tyne: ēdo fėmij ndryshon prej tjetrit jo vetėm nga fuqitė mendore (nga tė menduemit, nga vėmendja, nga kujtesa, nga gjykimi), por edhe nga karakteri, nga zemra e gėzueshme a e idhnueshme, nga energjija etj. Atėhere si mbas kėtyne ndryshimeve, nji pedagogji e shėndoshė nuk mundet me qenė veēse individuale, d.m.th. e pėrshtaun mbas tipit menduar tė ēdo fėmije. Atėbotė nė nji tė tillė shkollė do tė kemi aqė nxanės, sa edhe mėsues. Ndofta nėn kėt mendim fishket diē e vėrtetė, thotė A. Ferriere-i, po s’duhet ta marrim pikė pėr pikė dhe krejt tė nevojshėm, nė vend tė shumė mėsuesve asht ma mirė me pėrdorė metoda tė ndryshme tė zbatuese si mbas aftėsive tė nxanėsve dhe, ma fort si mbas kuptimit tė njij mėsuesi tė zot. Pra jo nji programė e rrebtė dhe nji orar i premė hollė me mėsime 45 minutash e me pushime 15, por nji programė tė lėvizėshme. Programat e metodat, sikurse paska thanė Paul Lapie-n, nuk janė tjetėr veēse nji udhėheqje pėr mėsuesin, i cili duhet tė ketė liri tė madhe nė zbatimin e tyre. Ēdo mėsues do tė pėrdori metoden e vet tė zbatuese mbi parimet e shkollės aktive.
    Por punėn ma tė madhe nė realizimin e metodės sė shkollės sė re nuk e bajnė aqė programat, sa e ban mėsuesi vetė, mėsuesi i zoti e i zellshėm e me nji gatitje tė mirė theoretike e praktike prej Shkollės Normale. Mėsuesi me personalitetin e tij do tė jetė ai qė do t’i japi shpirt gjithė punės sė shkollės. Regullėn e mbarė e shpirtin e gjallė tė klasės do ta krijojė mėsuesi (f.44). Klasa vlen aqė sa vlen mėsuesi; ndrron mbas ndrrimevet individuale tė mėsuesit, asht e qetė, nervoze, nė qoftė se edhe ai asht i tillė. Kėtu A.F sjell nji shembull tė marrė prej konferencės sė Chevallaz-it, Drejtorit tė Normales sė Lausanne-s: qysh se keni ardhė ju kėtu (i thoshte njė ditė nji nanė nji mėsuesi, qė kishte pak muej, qė kishte ardhė nė katund) fėmijėt e katundit janė ma tė sjellshėm e ma t’urtė. Ai mėsues nuk u ishte ba ndonji herė nxanėsvet mėsime urtie a tė tė sjelluni mirė; por ai vetė me mėnyrėn e tij tė sjelljes, me qėndresėn e tij, me shembellėn e tij i kishte yshtė nxanėsit dhe i kishte vu pėr rrugė tė mirė.
    E tue folė A.F. mbi influencėn e madhe tė personalitetit tė mėsuesit thotė se mėsuesin nuk duhet ta marrim si nji njeri qė zbut e zotnon shtazėt e egra. Zotnimi qė presim sije asht nji zotnim nė pikėpamje shpirtore. Ēdo shkencė psikologjie, ēdo teknikė nuk mjafton qė tė bajmė nji pedagog. Duhet edhe nji gja tjetėr: jeta e mendjes dhe jeta e zemrės. Mėsuesi duhet tė ketė tri cilėsi tė para: shkencėn psikologjike, teknikėn dhe vokacionin. Ma tutje tue folė auktori mbi disa pika e ēashtje tė shkollės tradicionale nė kundėrshtim me tė renė qek punėn e provimevet dhe thotė se kundra provimevet asht folė e shkrue mjaft nga ana e shumė psikologėve e pedagogėve: provimet i ndifin kujtesės sė cekėt, asaj qė i ban nxanėsit me u pėrgjegjė pėrnjiherė disa ēashtjeve tė papritura; bajnė me ēmue e me u dhanė vlerė fėmijėvet tė pajisun me nji zotėsi verbale, e kėta nuk janė gjithunji ma tė mencėmit e ma tė zotėt. Gabimi i provimevet qėndron nė besimin se njeriu ma i zoti asht ai qė mund tė pėrmbajė shumė gjana nė kujtesėn e tij. Nuk duhet ta harrim ata qė nxanė pėrmendesh a verbalistėt, por njerėzit qė shohin kthjellėt e dijnė tė veprojnė (f.63). Nė vend tė provimeve tė shtihen nė pėrdorim testet, e A. Ferriere-i pėrmend testet e Binet-Simon-Terman-it, profilet psikologjike mbas Lasoursky-t a Rossolino-s, testet e auto-kontrollit tė Winnetkės dhe shfaq mendime tė vlefshme mbi pėrdorimin e testevet.
    Sikurse provimet, kėshtu edhe programat e shkollės sė sotshme janė nė kundrėshtim me ato qė kėrkon psikologjija e fėmisė. Kėto programa mėsojnė shumė gjana, dhe shumė shpejt, tue mos marrė para sysh interesat e vėrteta tė nxanėsvet dhe tipat e ndryshme tė tyne. Kėtu A.F. tregon shkurtazi nji plan pune tė shkollės si mbas kuptimit tė pedagogut gjerman Wilhelm Paulsen-it. Si mbas kėtij plani, interesat e fėmisė do tė shtjellohen e do tė shquhen tue u-nisė prej njij grupi a trungu tė gjanavet: prej ngjarjevet e punės sė kohės sė sotshme, degėt e tė cilave do tė shtrihen mbi natyrėn e mbi njerzinė, mbi punėt e kohės e tė vendit. Kėtij shtjellimi t’interesavet duhet t’i pėrgjigjet nji postat pune, qė mund ta quejmė programė: nė kėtė duhet marrė para sysh puna psikologjike: nji rritje e harmonishme e fėmisė deri nė moshė 12 vjetsh. Prej moshės 12 deri 14 asht koha e orientimit profesional dhe e paraushtrimit. Prej moshės 14 vjetsh hyn puna sociologjike, d.m.th tue u damė puna nė grupe shokėsh. Nė punė tė programės duhen veshtrue: 1. degėt teknike (njehsimi, gjuhėt), ku puna duhet tė jetė ma fort individuale, se disa fėmij janė tė ngalėt e disa tė shpejt; 2. interesat: nevojėt e njeriut dhe si mund tė mbushen kėto nė natyrė e nė shoqėni; 3. lavrimi ose kultura e jetės sė ngashėrijavet, lavrimi i tė bukurit ose i sė mirės. Nji programė minimum e detyrshėme pėr tė gjithė subjekte pėr t’u shtjellue prej nxanėsvet, ku do tė duket puna e mėsuesit dhe interesa e nxanėsvet.(f.68).
    Njani auktori pėrmend nji artikull tė pedagogut frang Rene Drithiil, ku thuhen shkurtazi kėto:
    Gabimi ma i parė i gjithė atynevet qė u ngarkuen me hartimin e programeve ka qenė se ata u nisėn gjithunji prej qėllimesh theoretike, pa marrė para sysh as dobinė praktike tė landėvet qė do tė mėsohen, as ato vetė landėt e nevojshme pėr t’u mėsue. Mbas theorisė gjenetike tė Piaget-it e tė A. Ferriere-it, mendėrija dhe interesat e fėmisė vijnė tue u-ndėrrue e tue u-pėrhapė gjithunji, pra, edhe landėt e mėsimit duhet t’i puthiten kėtij ndrrimi tė mėndėsisė sė fėmivet e t’i knaqin interesat e tyne qė janė gjithnduersh. Ajo theori e gjanavet tė nevojshme pėr tė rritshmit qė thotė se fėmija, kur bahet i math, ka nevojė pėr kėto a pėr ata njohni, asht e rrezikshme, se mbas kėsaj duhet tė ngarkohen me shumė landė programat t’ona. Ma e mira asht qė ta fillojmė punėn tue u-nisė prej fėmisė, prej nevojėvet tė tij e prej jetės sė tij tė pėrditshėme.
    Veē kėsaj, nuk asht e mundun qė tė mėsohen tė gjitha, asht nevojė qė tė bahet nji zgjedhjet, nji harrje e landėvet pėr t’u mėsue. Lypset tė flaket ma prej shkollavet verbalizmi dhe tė nxanėt nė mėnyrė tė zgripto; pėr kėt punė duhet tė frymėzohemi prej kėsaj fjale tė Renanit: “Nji ide nuk asht e mirė veēse pėr atė qė e cepik”.
    Si tė zgjidhen landėt pėr t’u-mėsue, tė caktohet metoda e tė mėsuemit. Ma e mira metodė asht ajo e qendrave t’interesės, njė tė cilėn gjithė landėt do tė shtjellohen tue marrė si qendėr nji ēashtje: ushqimin, banesat, stinat, etj.; kjo qendėr mund tė jetė nji problemė e njimendėt pėr t’u zgjidhė (metoda e projekteve): ngrefja e njė ndėrtese, fabrikimi i njij gjaje, nji rindėrtim historik, pse edhe kjo ka do tė mira; medje bashkimi i kėtyne dy metodave asht pėr t’u porositė; po pėr klasat e Fillorevet duhet tė parapėlqehet metoda e qendravet t’interesės.
    Edhe orarėt e shkollavet duhet t’i pėrshtaten psikologjisė sė fėmivet. Me orarėt e damė nė copa shkon dam koha e shkrihet kot fuqija e nxanėvet. Kur caktohen orarėt nė perioda kohėsh pak a shumė ma tė mėdha, tue u-marrė para sysh interesa dhe lodhja e nsanxėsvet, aėtherė mund tė studiohet ma fellė nji objekt e fitimi i dalun soje qėndron ma gjatė nė mend. Kėtu auktori pėrmend disa shkolla tė Gjermanisė, si atė tė Hof-Oberkich-it, tė Odenėald-it (tė cilat u mbyllėn me ardhjen e nacional-socializmit), ku punohej me nji orar tė ndryshėm, si mbas tė qekunavet ma nalt; pėrmendet edhe shkolla e zonjės Boschetti-Alberti nė Agno tė Svicerės, pėr tė cilėn kemi folė nė Didaktikėt (F.156).
    Mbas kėtyneve, nė kaptinėn XI auktori flet mbi metodat e thotė se duhet tė shtiem nė punė metodat e shkollės aktive: mos me marrė para sysh interesėn e zgripto, kėrshėrinė momentale tė fėmijėvet, sikurse thotė pedagogjija e Herbartit, e formullueme prej Zillerit; por tė vėshtorjmė interesat e vėrteta tė fėmijvet; kėtu qėndron qėllimi dhe pika e nisjes sė shkollės aktive.
    Shkolla aktive, thotė auktori, ka 38 vjet qė ka lemė. Le tė mė lejohet, thotė tė pėrmend se mė 1900 kam drejtue klasėn e parė tue e nisė punėn vetėm e vetėm nga interesat e fėmijvet. Ka ndodhė kjo punė nė nji nga shkollat e reja pėrjashta tė Dr. Lietz-it nė Gjermani. Mė kishin ngarkue atėherė me mėsimin e nxanėsvet frangofonė tė moshės 8 deri 14. Ishjem nji mėsues i ri e nuk besojshem se kishjem pėr tė ba punė tė madhe. Porse, mbas nandė mujesh, thotė A.F. kuptova se nxanėsit e mij shumė gjana i dijshin ma mirė se tė tjerė mbas dy vjetsh studimi nė nji shkollė me sistemė tė vjetėr.
    Dy provat e tjera, qė u banė mbasandaj, mė 1907 e mė 1908, prej Montessori-t, e prej Decroly-t, u pėrhapėn me tė madhe nė tanė botėn. Tė dyja kėto nisėn po prej atij parimi i prej interesės sė vėrtetė tė fėmisė, por kanė ba gati e kanė pėrdorė nji teknikė e nji material. Metoda e Montessorit asht pėrhapė ma fort nė Hollandė e n’Ingjilterė; ndoshta kėtu ka tė bajt puna e racės dhe e temperamentit, thotė A. Ferriere-i. Sido qoftė, duhet tė njofim se zulma e pavdekshme qė lidhet me emnin e Montessorit i detyrohet punės qė ajo diti me bashkue nji material ndijash shumė tė logjiktė e tė premė hollė me lirinė qė tė zgjedhi vetė fėmija: nji lidhje e nji bashkim gjenial i dy parimeve qė duhet tė zotnojnė: stėrvitje teknike dhe liri e zgjedhjes.
    E kanė qėrtue metodėn e Montessorit, thotė a., se materiali i saj kushton tepėr dhe asht fort larg prej jetės. Mund tė jetė. Por kėtyneve duhet me iu shtue edhe nji e tretė: materiali i Montessorit pėr fėmij 7 e 8 vjetsh asht shumė “shkolluer”, i shtyn fėmijt nė verbalizėm; dyshoj qė tė jetė pun’ e dobishme tė nxanėt e gramatikės nė kėt moshė. Pėrkundrazi, sa pėr njehsimin, metodat janė tė mira.
    Mbasandej auktori flet shkurtazi mbi metodėn e Decroly-t, mbi ato amerikane, si tė Winnetkės, tė Dalton-it e tė metodės sė projekteve (f.83).

    Botuar mė 1937

  3. #3
    Perfection Maska e Kapriēozja ELB
    Anėtarėsuar
    16-02-2007
    Vendndodhja
    Aty ku s'ta pret menja
    Postime
    72
    Aleksandėr Xhuvani ka lindur nė vitin 1880 dhe studimet e larta filologjike i kreu nė Universitetin e Athinės. Dha mėsim nė shkollėn e parė tė mesme kombėtare, nė Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909). Historia dhe pėrparimi i kėsaj shkolle dhe ndihmesa e rėndėsishme qė i dha ajo ngritjes dhe zhvillimit tė arsimit tonė janė tė lidhura ngushtė me veprimtarinė qė shtjelloi ai pėr periudha tė gjata kohe si mėsues dhe si drejtor i saj. Deri nė Kongresin e Lushnjes, mė 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 herė, si pasojė e represionit tė pushtuesve xhonturq. Krahas Xhuvanit, drejtorė tė tjerė tė kėsaj shkolle kanė qenė Luigj Gurakuqi e Sali Ceka, ndėrsa pedagogėt e parė ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj. Por veēanėrisht Xhuvani kreu njė punė tė madhe e shumė tė vlefshme pėr krijimin e pasurimin e letėrsisė mėsimore, pajisi shkollėn me njė sėrė tekstesh, tė gjuhės, tė letėrsisė, tė shkrimeve pedagogjike etj. Ai luftoi pėr njė shkollė kombėtare e laike, pėr pėrmirėsimin e vijueshėm dhe ngritjen e mėtejshme tė saj.

    Pas ēlirimit, Aleksandri dha njė ndihmesė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e arsimit (1946-1951), pėr organizimin e drejtimin e jetės shkencore si drejtues i seksionit tė Gjuhės e tė Letėrsisė tė Institutit tė Studimeve tė quajtur mė vonė Instituti i Shkencave (janar 1947- shtator 1953) si dhe anėtar i presidumit tė tij (1947-1957).

    Krahas arsimit, fushė themelore e veprimtarisė sė tij, qe gjuhėsia. Shtjelloi njė veprimtari sistematike, tė shumanshme, tė gjerė e tė frytshme si lėvrues e studiues i gjuhės shqipe. Puna e tij shkencore u karakterizua nga njė vėshtrim i qartė e objektiv i ēėshtjeve, nga njė njohje e gjerė e gjuhės shqipe, e strukturės gramatikore dhe leksikore tė saj, nga lufta kėmbėngulėse pėr njė gjuhė shqipe sa mė tė pastėr, tė pasur e tė paqortueshme, pėr tė ngritur gjithnjė e mė lart pėrpunimin e gjuhės letrare. Nė vitin 1905 Xhuvani shkruante nė njė artikull tė revistės “ALBANIA” tė KONICES se gjuha e vetme letrare duhet t’i ketė bazat nė dialektin e toskėrishtes. Atėherė ishte koha kur gjuha shqipe ishte nė rrezik, dhe grekėt e serbėt nxitonin qė tė hapnin shkolla tė huaja nė tokat shqiptare. Qėllimi i kėsaj ideje tė Xhuvanit sipas tij ishte “shpėtimi i kombit”, pra tė njehsohej gjuha letrare. Ndoshta arsyeja qė ka ndikuar qė Xhuvani tė mbėshtetej te toskėrishtja, sipas njė studiuesi ėshtė se jugu i Shqipėrisė ishte disi mė i zhvilluar dhe njerėzit mė tė etur pėr tė lexuar, ndryshe nga veriu. Edhe mė pas, Xhuvani luftoi e punoi pėr njehsimin e gjuhės letrare tė folur e tė shkruar, pėr njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt pėr gjithė popullin shqiptar. Drejtoi hartimin e udhėzuesve tė njėpasnjėshėm drejtshkrimorė (1949, 1951, 1954, 1956) qė zgjeruan gjithnjė e mė shumė rrethin e ēėshtjeve qė ēelėn rrugėn pėr njehsimin e plotė tė drejtshkrimeve tė gjuhės shqipe mė vonė.

    Aleksandėr Xhuvani gjatė gjithė jetės bėri luftė kėmbėngulėse pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe, pėr pasurimin e saj nė bazė tė veēorive e tė ligjeve qė e karakterizojnė. Ky ka qenė filli qė ka pėrshkruar tejembanė gjithė veprimtarinė e tij prej lėvruesi tė gjuhės shqipe. Mė 1956 botoi posaēėrisht librin “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe”. Vetė ai kreu njė punė me vlerė pėr pasurimin e gjuhės sonė letrare, sidomos pėr pėrpunimin e terminologjisė tė mjaft degėve tė dijes sidomos tė gramatikės, tė letėrsisė dhe tė shkencave pedagogjike. Ndihmoi shumė nė veprimtarinė, qė nisi tė shtjellohet nė vendin tonė pas ēlirimit nė fushėn e terminologjisė, drejtoi punėt e para qė u bėnė pėr terminologjinė shkollore. Shtjelloi dhe njė veprimtari kėrkimore tė gjerė e tė frytshme nė fusha tė ndryshme tė gjuhės shqipe. Qe ndėr studiuesit e parė tė fjalėformimit, tė morfologjisė e tė sintaksės. Hartoi punime e studime pėr kategori e ēėshtje tė ndryshme tė gramatikės. Mund tė pėrmenden punimet pėr pjesoren e paskajoren, monografia “parafjalėt”. Hartoi, nė bashkėpunim me Eqrem Ēabejn dy trajtesat “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe (1962), tė cilėt karakterizohen nga vėshtrimi i gjerė, sinkronik e diakronik, nga pasuria e madhe e tė dhėnave, e vėzhgimeve dhe e mendimeve qė pasqyrojnė njohuritė e thella tė Xhuvanit pėr leksikun e gjuhės shqipe e sidomos leksikun popullorė.

    Qe njohėsi mė i mirė i visarit leksikor tė gjuhės shqipe. Mblodhi me durim e pasion nga gjuha e popullit shumė fjalė e shprehje, tė cilat u pėrpunuan pas vdekjes sė tij nė formė tė njė fjalori. Bėri njė botim tė dytė tė sistemuar shkencėrisht tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė K. Kristoforidhit (1961) dhe i dha kėtij fjalori njė jetė tė re. Xhuvani dha njė ndihmesė tė vlefshme edhe pėr “Fjalorin e gjuhės shqipe” (1954). Njė ndihmesė tė mirė i ka dhėnė leksikologjisė shqipe dhe teorisė e praktikės sė leksikografisė sonė me shkrime e punime tė ndryshme me artikuj e recensione, ndėr tė cilat mund tė pėrmenden “Kritikė mbi fjalorė tė shqipes” (1934) “Ēėshtja e fjalorit tė gjuhės shqipe” (1957). Nė njė sėrė shkrimesh dha mendime me vlerė pėr ēėshtje tė gramatikės historike e tė leksikologjisė historike tė shqipes. Njė ndihmesė tė vyer u solli ai studimeve pėr letėrsinė tonė, e sidomos pėr letėrsinė e vjetėr dhe arbėreshe me tekstet, antologjitė, artikujt e recensionet qė botoi.

    Aleksandėr Xhuvani punoi tėrė jetėn me dashuri e kėmbėngulje pėr mėkėmbjen e pėrparimin e arsimit kombėtar, pėr lėvrimin e gjuhės shqipe, pėr kulturėn shqiptare. Ai vazhdoi tė mbetet njė figurė e rėndėsishme edhe mė pas duke u zgjedhur anėtar i Asamblesė Kushtetuese (dhjetor 1945), mė tej deputet i Kuvendit Popullor nė njė sėrė legjislaturash, dhe deri nė fund tė jetės ai ishte nėnkryetar i presidiumit tė Kuvendit Popullor. Ai u nda nga jeta nė vitin 1961 dhe 19 vite mė pas, pra mė 1980, u botua vėllimi i parė i “Veprave” tė Aleksandėr Xhuvanit me 6 vėllime, nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave. Ky libėr ėshtė njė nga literaturat mė tė vlefshme pėr kėdo qė merret me studimin e gjuhės shqipe.


    Marre nga Enciklopedia e Lire : http://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksander_Xhuvani
    SHQIPĖRIA ETNIKE


    E VETMJA ALTERNATIVĖ

Tema tė Ngjashme

  1. Aleksandėr Kondo, kampioni i peshėngritjes shqiptare
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-07-2021, 10:42
  2. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zėvendėson atė tė Fatos Nanos nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  3. Statuja e Aleksandėr Moisiut nė Kavajė
    Nga Raku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 15:01
  4. Gjergj Xhuvani
    Nga marinI nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 13:23
  5. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •