Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 70
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Ti thuash edhe nje individi te vetem qe nuk ke shkolle e je i paedukuar (edhe nese eshte e vertete kjo) eshte dicka shume fyese e ofenduese e lere me ti thuash nje rajoni apo nje populli te tere kete. Njeriu duhet te kete pak miresjellje dhe ti kontrolloj fjalet e jo ti leshoje ato sikur lopa bajgen.

    Kosova eshte fakt qe nuk ka pasur univerzitet te vetin, ne gjuhe shqipe, deri ne vitin 1970, por kjo nuk dtth. qe kosovaret nuk kane mbaruar shkolla te larta para kesaj kohe, e edhe Shqiperia nuk ka pasur univerzitet deri me 1950. Nuk ka pasur univerzitet ne ish-Jugosllavi (Univerziteti i Lubjanes, Zagrebit, Beogradit, Sarajeves, etj.) qe nuk ka pasur minimum dhjetra e shume prej tyre edhe qindra studente shqiptare nga Kosova e Maqedonia ne cdo kohe para se te fillonte UP punen, e bile edhe pas hapjes se UP-se. Poashtu, edhe ne shumicen absolute te univerziteteve europiane. Pokeshtu, kemi pasur edhe qindra e qindra profesore shqiptare nga Kosova e Maqedonia ne shume prej univerziteteve me te medha ish-jugosllave por edhe europiane e amerikane.

    Pas hapjes se UP, sidomos ne vitet e 80-ta, ka pasur me mijera studente te huaj, sidomos greke per shkak te afersise gjeografike, dhe ne ato kohe gumonte Prishtina me studenta greke e te huaj, bile paten hap edhe nje restoran ne Prishtine afer qendres univerzitare.


    Sa per menyren si e ka quajtur Rexhep Qosja popullin e vet qe nuk i dha voten, une per vete ne rradhe te pare nuk besoj ta kete quajtur ashtu, por edhe nese e zeme se eshte e vertete ajo, ka qene vetem nje moment deshperimi i tij, dhe ne ato momente, njeriu shpesh nuk e kontrollon veten. Keshtu kemi edhe Gjergj Fishten para 100 vitesh kur thote:

    "Le ta dije gjithe bota mbare
    se Gjergj Fishta nuk o ma shqiptar"

    Mirepo, Gjergj Fishta jo vetem qe ka qene shqiptar por ka qene nje nga shqiptaret me te medhej te te gjitha koherave dhe nje nga patriotet me te medhej te te gjitha koherave, dhe ka punuar deri ne frymen e fundit te jetes se tij per kombin tone.

    Adem Demaci ka pasur arsyet e tij per mos nenshkrimin e Marreveshjes se Rambujes. Ai eshte njeri i lire dhe ka mendimet e tij te lira, dhe ka plotesisht te drejten ti shpreh ato edhe publikisht, jemi ne demokraci tani, secili ka te drejte te mendoje cfaredo qe deshiron ai, e bile edhe ti shpreh ato publikisht ne cdo moment e cdo kohe. Kosova sikur gjithe vendet tjera, ka nje diverzitet ne menyren e te menduarit e te logjikuarit, dhe kjo eshte nje gje shume demokratike dhe progresive.

    Luftetaret e lirise e kane djeg ate flamur me mendimin qe ai flamur eshte i Rugoves e jo i flamur i lashte i joni, flamur i Skenderbeut. Keta luftetar kane vdekur e jane sakatuar per flamurin tone zyrtar kombetar, prandaj nuk eshte i lehte cdo ndryshim apo nderrim qe mund te behet ne te. Eshte fakt qe ketu luftetaret kane gabuar, natyrisht, sikur qe kane gabuar edhe vet institucionet tona te asaj kohe, qe u nguten ne venien ne perdorim te atij flamuri, mirepo njeriu i gjalle gabon, te gjithe njerezit gabojne nganjehere, e edhe keta kane gabuar.

    Ti Albo per Albin Kurtin e adoleshentet e tij, je kurrkushi hic, se i njoh edhe personalisht nje pjese te madhe te tyre. Kam lexuar shkrimet e tyre, i kam pare ne emisione te ndryshme televizive, kam ndejtur me ta ne kafene e restorane te ndryshme e biseduar per probleme te ndryshme, e poashtu kam lexuar edhe disa shkrime tuat ketu ne forum. Ti per ta je nje zero, kurrkushi hic. Normalisht, ne protesta paqesore qytetare, ne cdo vend te botes, nganjehere situata del paksa prej kontrolli, dhe kjo eshte me shume se normale. Protestat paqesore e grupeve te ndryshme qytetare si shprehje e pakenaqesise ndaj punes se institucioneve eshte nje nga mjetet me themelore te nje demokracie moderne, dhe nese keto nuk lejohen dhe jane te gabueshme, atehere as qe mund te flitet per demokraci se realisht nuk ka demokraci.

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Flet per kuantitetin apo kualitetin e shkollimit ne gjuhen shqipe ?
    Pak me heret e mohove shkollimin ne gjuhen shqipe ne Kosove .
    Ne fakt, reagimi yt eshte shembulli me i mire qe ne shqip po komunikojme e shqip nuk po merremi vesh. Une te flas per ate realitetin qe shqiptaret nga Shqiperia dhe shqiptaret nga Kosova e kane te veshtire edhe komunikimin ne gjuhen shqipe, ti me flet per universitetin e Prishtines. Ose nuk kemi mesuar te lexojme e shkruajme shqip nga i njejti abetar, ose kemi nje disnivel te madh ne arsimimin ne gjuhen shqipe midis Shqiperise e Kosoves. Dhe une mendoj se problemi kryesor eshte ky i dyti, pa harruar edhe rrethanat historike ne te cilat ishte Kosova ne shekullin e kaluar.

    Dhe ne asnje vend une nuk kam mohuar shkollimin ne gjuhen shqipe te shqiptareve ne Kosove, por kam thene qe thjeshte duke debatuar me shqiptare nga Kosova ne kete forum te bie ne sy qe ka nje numer te madh te tyre qe nuk njohin as rregullat elementare te drejtshkrimit te gjuhes shqipe qe te le te kuptosh se nuk kane patur mundesine qe te arsimohen sic duhet ne gjuhen shqipe.

    Kjo nuk do te thote qe nuk dine te shkruajne shqip, kjo nuk do te thote qe nuk kane dashur te arsimohen ne shqip, kjo nuk eshte as fyerje, ky eshte vetem nje obzervim i dukshme i nje problemi qe pret zgjidhje. Pasi sa here ke dy krahina me popullsi te njejte qe kane aspirata per te jetuar bashke, ai hapi me elementar qe e ben te mundur kete bashkim eshte pikerisht komunikimi ne gjuhen shqipe, mesimi i femijeve me nje abetar shqip, aplikimi i te njejtit programi mesimor per te gjitha shkallet e mesimdhenies.

    Nese ju e shihni kete si ofeze, ky eshte problemi juaj e jo i imi. Une nuk jam nga ata shqiptare kapadahij qe i bejne qejfin vetes duke menduar se duke mohuar ekzistencen e nje problemi, ai do te iki vetvetiu. Une jam nga ata shqiptare qe kur shikoj nje problem, e denoncoj dhe pranoj si te tille, bile mendoj edhe per rrugezgjidhje. Ky eshte dallimi midis kendveshtrimit te atyre qe e marrin bashkimin si te falur e rene nga qielli, dhe ata qe punojne per te zgjidhur ato pengesa qe e bejne bashkimin te pamundur.

    Dhe kete e dhashe si shembullin me elementar te dallimeve te mprehta qe ekzistojne midis shqiptareve ne te dy anet e kufirit, dallime qe Hyseni me lart as nuk i merr parasysh pasi eshte duke akuzuar Kadarene, UNMIK, NATO Evropen, qe i prishen "enderren e Shqiperise Etnike". Pra sipas tij, keta njerez e institucione jane pengesat e bashkimit, e jo ato dallimet midis shoqerive ne te dy anet e kufirit.

    Albo

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    ata si kan me e bo bashkimin Shqiptar nuk kan me e bo me shkrime ||| as Hyseni nuk munet mi bashku Shqiptarte me shkrime e as Kadare nuk munet mi da Shqiptarte me shkrime |||

    Hyseni e mer naj asht t'bute ftyrse per kto shkrime e Kadare shihet se ka met tuj lpi ashta t'bute n'te njejten kohe tuj u munu me u kallxu sa ma botnor - i pa fe e tash edhe i pa komb ||| po bota - per fat t'keq (sinqerisht) - nuk e ka mrri vetdijen njerzore t'Kadarese ||| Francezi e knon "la marseillase"-n e Kadareja i bjen ashtit t'Francezit si me kon tuj ra fyllit |||

    kush bon dallime ner Shqiptar nuk i sheh Shqiptarte me sy t'mire ||| sa per arsim ||| n'Kosove profesorat i kan mledh nxansat jashta shkolle n'natyre - sa ma lerg pej serbve e tradhtarve - e jau kan lexu Gjergj Fishten ||| e do e kan psu vecse kan pas libra si t'Fishtes ||||

    persi do pej juve kini le tosk munet me ndodh se nashta e kini ma lete me e shkru gjuhen letrare ||| vec ni pytje po jau boj si me e bind edhe veten ju si jini t'rrejtun se e dini Shqipen ma mire se gegte ||| rreshtoni mnyrat e foljeve? |||

    gegte n'pergjithsi e kuptojne e e flasin edhe tosknishten ||| po do pej ju toskeve si dini vec me qortu duhet me ju ardhe marre si as nuk munohi me e kuptu gegnishten |||

    mnyren e shkrimit tem merne si ni t'mire si po jau boj atyne si jon t'interesum me u mar vesh Shqiptarte ||| ton Shqiptarte dijne gjuhe t'huja e mire osht me e dite mas pari gjuhen e t'vetve - t'gegve |||

    bashkimi osht n'rruge t'mare po ju doni me i pa t'kqijat ||| kqyrni cka osht arrite mrena ni kohe shume t'shkurte si osht merite e ton Shqiptarve ||| me ndihmese t'Tiranës osht themelu Universiteti i Prishtinës ||| e pej Tirane e Prishtine u themelu Universiteti i Tetovës |||

    Kadarete e Hysenat le ti lpin ashtat e bute t'Francezve e t'Turqve |
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga skipetar

    persi do pej juve kini le tosk munet me ndodh se nashta e kini ma lete me e shkru gjuhen letrare ||| vec ni pytje po jau boj si me e bind edhe veten ju si jini t'rrejtun se e dini Shqipen ma mire se gegte ||| rreshtoni mnyrat e foljeve? |||

    gegte n'pergjithsi e kuptojne e e flasin edhe tosknishten ||| po do pej ju toskeve si dini vec me qortu duhet me ju ardhe marre si as nuk munohi me e kuptu gegnishten |||

    mnyren e shkrimit tem merne si ni t'mire si po jau boj atyne si jon t'interesum me u mar vesh Shqiptarte ||| ton Shqiptarte dijne gjuhe t'huja e mire osht me e dite mas pari gjuhen e t'vetve - t'gegve |||
    |
    Ne te gjitha kombet dhe shtetet e botes ekzistojne dialekte........por gjuha e te shkruarit eshte vetem nje..gjuha zyrtare....
    Zbatimi i nje gjuhe te vetme zyrtare nuk behet per arsye egoizmi apo dominimi,por per te komunikuar njerezit me lirshem dhe me mire me njeri-tjetrin..d.m.th te kuptohen me mire......pra ti rezistosh gjuhes zyrtare, tregon apati ndaj komunikimit me te tjeret..kjo ndodh vetem me kombin shqiptare...(kete apati e shikojme ne realitetin e perditshem shqiptare)...
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Kritiku duhet te thote vetem te verteten. Mirepo, me pare, kete te vertete duhet ta njohe mire.
    Renardi


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dhe ne asnje vend une nuk kam mohuar shkollimin ne gjuhen shqipe te shqiptareve ne Kosove, Albo
    Alb,tani me shtyne me ti citu fjalet tuja para dy dite:
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dallimi kryesor eshte se une kam patur fatin te shkollohem 12 vjet ne shkollen shqipe, kurse ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur kete fat. Une kam mesuar historine shqiptare dhe vargjet e gjithe rilindasve ne bankat e shkolles, ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur ate fat. Albo
    Albo
    Nuk kuptoj pse je aq prepotent ne bisede dhe gjithhere kerkon te
    mbetesh mbret i bisedes?!

    ...
    Te hyj ne debat me ty,me ngjane se jam futur ne banjo te nxehte.Habitem,si dhe nga e merr tere kete guxim te manipulosh me cdo teme kesisoji?As teologet qe predikojne ne kishe, as oratoret ne parlament, as profesoret ne shkolle nuk kane aq guxim tu kundervejne te gjithe atyre qe ngrejne doren te thone: -Une mendoj ndryshe nga ti!

    Ti preke dy pika ne te cilat ma terheqe vemendjen dhe mu deshte te reagoj:
    Shkollimin ne gjuhen shqipe dhe tolerancen ndaj minoriteteve!
    Po.U pajtova plotesishte me mendimin tende dhene Hysenit qe shan Kadaren e NATON.Hapi syt e lexo dy here,po pate nevoje,e kujdes kur kthen pergjegje.Askush nuk te ep ty te drejte ta kthesh repliken time andej nga ty te behet qejfi,pa argumente.Me nji fjale,kujdes,mos ma shtrembero biseden se ma fyen inteligjencen.

    Te bie mire te me ndegjosh me kujdes kur flas per Kosoven,se ti mund te kesh lexuar per te,po jo perjetuar .Ti ndoshta je i gatshem te besh vetekritike, por me kusht qe askush te pajtohet me ty lidhur me kete,dhe anasjelltas.

    Gjithashtu Alb i dashur,ti mund te vezullosh ne bukurshkrim,po jo gjithhere edhe ne kuptimin e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 05-01-2007 më 06:36
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Dialektet jane pasuri e nje gjuhe dhe sic e thote edhe nje fjale e urte e vjeter "sa me mire te dish gjuhen tuaj (me gjithe dialektet e saj), aq me mire e me lehte do ti mesosh gjuhet e huaja". Shkrimi edhe ne gegnisht, vetem se e pasuron gjuhen e shkruar shqipe, sepse ne fund te fundit kemi me shume menyra te te shprehurit e te shkruarit. Po te mos e shkruajme edhe gegnishten nganjehere, gegnishtja do zhduket si dialekt i shkruar, dhe pastaj do kemi probleme serioze ne leximin e shume perlave te letersise shqiptare duke filluar nga dokumentet e para te shkruara ne gjuhen shqipe si Formula e Pagezimit, Meshari i Gjon Buzukut, Pjeter Budin, Pjeter Bogdanin, Kanunin e Leke Dukagjinit nga Shtjefen Gjecovi, e deri tek Gjergj Fishta (ish-kandidat per Nobel ne letersi) etj.

    Kur une si gege kam arritur te mesoj jo vetem toskerishten por shume nendialekte lokale te krahinave te ndryshme shqiptare, e me to edhe anglishten, gjermanishten, frangjishten, etj. gjuhe te huaja, e kur tosket arrijne gjithe kohen te mesojne gjuhe te huaja te ndryshme, pse te mos mesojne tosket edhe gegen. Cfare te keqe ka nga mesimi i gegnishtes? Asnje hic fare, vetem se ua lehteson komunikimin me bashkekombasit gege dhe jua mundeson leximin e gjithe atyre veprave qe i permenda me larte.

    Une shpesh per vete, kam qejf ti degjoj dhe edhe te flas dialektet e ndryshme te gjuhes shqipe, edhe pse jam prishtinas shpesh me merr malli ta degjoj psh. dialektin tetovar te shqipes Xhi bone mer taj? Qilloja teshtaj se majr e kam edhe une, e keshtu edhe dialektet tjera te gjuhes sime. Poashtu, gezohem shume kur psh. me toske qe banojne ne Prishtine tani, flas ne dialektin prishtinas. Mesimi i dialekteve dhe te folmeve lokale te krahinave te ndryshme shqiptare, vetem se me ka ndihmuar ne kontaktet qe kam pasur me shqiptare nga keto krahina, duke me lehtesuar komunikimin, duke me lehtesuar zgjerimin e shoqerise me njerez te ketyre krahinave etj. etj.

  7. #47
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mos e njollosni figurën kombëtare!

    Tanimë jemi mësuar të dëgjojmë akuza dhe sulme nga më të ashprat ndaj shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Si zakonisht, sulmet orkestrohen kur afrohet shpallja e çmimit “Nobel” ose me rastin e deklaratave të shkrimtarit të shquar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, që kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme, siç është rasti i fundit i domosdoshmërisë së hapjes së dosjeve. Fatkeqësisht, kësaj here sulmet tejkaluan normat morale dhe njerëzore, të cilat janë të dënueshme edhe nga kodi etik, profesional dhe privat. Të mohosh hapjen e dosjeve të prindërve dhe të fillosh hapjen e dosjeve të fëmijëve është jo vetëm hakmarrje, por edhe më se e turpshme, ashtu siç janë të turpshme përpjekjet, që mundohen t’i lajnë krimet e diktaturës komuniste, duke ia veshur ato edhe shkrimtarit, i cili tashmë për dekada të tëra ka bërë shpërthimin e kufijve, afirmimin e vlerave kulturore shqiptare në të gjitha gjuhët e botës. Shihet qartas se në mungesë të fakteve këta mashtrues të historisë nuk zgjedhin mjete as parime deri te hakmarrja ndaj fëmijëve, duke shfrytëzuar fatkeqësitë e aventurave të tyre rinore.

    Vlen të ceket me këtë rast se nuk e mbrojmë Kadarenë e familjen e tij, ata nuk kanë nevojë për mbrojtje, por këtu në mënyrë të pacipë shkelet një parim njerëzor dhe kombëtar, me të cilën u krenuam para vetes dhe botës! Ç’ndodh me ne?

    Ju lutemi, të mos e njollosim figurën tonë kombëtare!

    Ky reagim është nënshkruar nga intelektualët: Ali Podrimja, Luan Mulliqi, Rexhep Ferri, Rupert Neudeck, Basri Çapriqi, Beqë Cufaj, Verena Nolte, Avni Spahiu, Baton Haxhiu dhe Nezir Sefaj
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Por edhe perfaqesimi, ne nje te ardhme ne europen e bashkuar,me dy shtete shqiptare eshte me i leverdiseshem se me nje shtet te vetem....


    Kjo firma jote eshte korekt
    por shqiptaret nuk kane asnje
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Mos ngaterro burrat me adoleshentet. Adem Jashari nuk e derdhi gjakun e tij pasi i hanin briret apo e kish qejf luften, e derdhi gjakun e tij pasi nuk donte qe femijet, niperit e mbesat e tij te rriteshin te shtypur ashtu sic u rrit ai vete. Kjo ishte sakrifica e tij per lirine e brezave te rinj te Kosoves, kjo ishte sakrifica e tij per mbare popullin e Kosoves. Dhe nese ai do te ishte gjalle sot, ai do tu shtrengonte doren te gjithe forcave te NATO qe bejne te mundur qe ata femijet e Kosoves te mos perjetojne me tmerret e luftes.

    Nuk krahasohet Adem Jashari me nje adoleshent si Albin Kurti qe papjekurine e tij e deshmon duke sulmuar institucionet e vetme qe garantojne sigurine dhe lirine e mbare Kosoves.



    Cdo shqiptar qe hakmerret i deshmon vetes, shqiptareve te tjere dhe mbare botes, qe ne shqiptaret nuk jemi me te mire se ata serbet qe bota e qyteteruar ndali ne 1999. Deri para 7 vjetesh ishin serbet ata qe kishin nen kontroll Kosoven dhe barra e pergjegjesise perpara opinionit nderkombetar mbi ate qe ndodhte ne Kosove binte mbi rregjimin serb. Tani, per gjithcka qe ndodh ne Kosove, barra e pergjegjesise bie mbi ne shqiptaret.

    Bota e qyteteruar nuk ka investuar 1 dekade kohe, mijera njerez e miliona dollare ne Kosove per ti dhene nje shans ciklit te hakemarrjes, por per ti dhene nje shans shuarrjes se konfliktit dhe paqes. Kush justifikon dhunen nderetnike eshte duke hedhur poshte ndihmen dhe vete misionin nderkombetar ne Kosove.



    Problemet e Shqiperise, sado te shumta e te mprehta qofshin, jane vetem 1/100 e problemeve qe ka hasur, po has e do te hasi Kosova. Shteti i Republikes se Shqiperise ka nje eksperience 94 vjecare kurse shteti i Kosoves ende nuk ka marre timonin ne dore.

    Albo
    Ku din ti per punet e albinit aj eshte vetem vegla e dikujt te nacionalisteve shqptar
    qe eshte ne qeveri por nuk guxon te del vet dhe e shtyn albinin
    aj ka k..qe dhe nese duhet do flijohet me mire si Ndjeri Ademi
    mos paragjykoni
    o popull durim se do te mesoni krejt me vone
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •