Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Me ni fjal ne te shqipris na paska hum rruga ne oborr?


    Nejse ju i keni kriju kto menime se shqiptret e kosoves jan te prapambetur ose shpellar sic e tha terthorazi Darius pavarsisht se u munu me e mcef.

    po un per vete kam ma shum te perbashkta me ni kosovar sesa me ni tosk.
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 03-01-2007 më 03:20

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Citim Postuar më parë nga derjansi
    Edhe un jam shum ndryshe nga ni permetar, qofte ne mentalitet qofte ne zakone. Mos do te thot se nuk duhet te jemi bashke?
    Kjo "per te qene bashke" eshte deshire apo realitet?! Apo do ta besh realitet me fjale ate deshiren, sic ben Hyseni me lart?

    Cdo fshat e qytet i Shqiperise e Kosoves ka mentalitet e zakone ndryshe, por nuk eshte ky dallimi kryesor. Dallimi kryesor eshte se une kam patur fatin te shkollohem 12 vjet ne shkollen shqipe, kurse ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur kete fat. Une kam mesuar historine shqiptare dhe vargjet e gjithe rilindasve ne bankat e shkolles, ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur ate fat. Une jam rritur ne nje shoqeri te mirenjohur boterisht per harmoni fetare te komuniteteve te ndryshme fetare, kurse ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka idene as te besimeve te tjera as te nevojes se tolerances. Une jam rritur duke respektuar minoritetet e ndryshme etnike qe jetojne ne Shqiperi, kurse ai bashkemoshatari im eshte rritur duke u ushqyer me urrejtjen per cdo gje te huaj jo-shqiptare.....etj...etj.

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe ka plot shqiptare qe jane shume te zene duke ndertuar "Shqiperine Etnike" ne mendjen e tyre, por nuk kane kohe qe te merren me arsimimin e brezave te rinj te shqiptareve ne Kosove ne gjuhen shqipe!


    dakort pra me shpjegoni ti ose akili mentalitetin europian

    dhe pse ne e paskemi po shqiptaret e kosoves nuk e paskan?
    Ne opinionin publik brenda kufijve te Republikes se Shqiperise, ne keto 15 vjetet e pluralizmit, ne asnje moment, asnje burre shteti, asnje politikan, apo akademik nuk e ka vene ne medyshje orientimin perendimor politik te vendit. Kurse ne Kosove, ka njerez te kallepit te Hysenit, te Qoses, te Demacit, te Albin Kurtit, qe nuk duan ti japin kohe procesit te demokratizimit te vendit, por duan te rindezin flaket e shuhura, duan te shohin lufte deri ne piken e fundit te gjakut, duan te shohin nje "clirim te Kosoves nga UNMIK e forcat e NATO", dhe per arritur kete qellim u vene flaken kishave shekullore, bejne thirrje per debimin e pakicave nga Kosova, bejne protesta te dhunshme kunder institucioneve demokratike ne vend apo kunder vete administrates se UNMIK dhe forcave te NATO. Dhe kjo nuk deshmon vetem nje disnivel politik midis Prishtines e Tiranes zyrtare, por kjo ne vetvete deshmon nje disnivel ne vetedijen kombetare midis dy popujve qe jane zhvilluar ne kushte te ndryshme historike dhe politike, kjo deshmon anti-vlerat evropiane.

    Teksa shqiptaret ne Shqiperi jane ne unison persa i perket kerkeses se anetaresise se tyre ne BE dhe pranojne standartet dhe kushtet e vena nga komuniteti nderkombetar, tek shqiptaret ne Kosove orientimi politik evropian eshte ende nje ceshtje e debatueshme qe ngelet qe ta vertetoje koha.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2007 më 03:51

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    eh mor Albo turp per kto kosovaret si puna e kti albinit ose Adem Jasharit qe dun me luftu deri ne pik te funit te gjakut per lirine dhe te drejtat e tyne.

    turp per kto kosovaret qe nuk respektojn dhe dun me shpirt minoritetin e vuajtur serb ne kosove, se me than te drejten nuk u kan ra ne qafe kosovarve hic.

    Edhe ne shqiptaret e shqiperis i kemi pranu dhe zbatu te gjitha kushtet dhe standartet europiane, kemi nivelin e korrupsionit ma te ulet ne bote, krimi as nuk ekzisto fare ne shqiperi, skemi lan standart pa plotsu

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo..

    Ne Kosove eshte bere Letersi me shum se ne Shqiperi..ne kuptimin e letersise ne shkolla.. dhe konkretisht mbi shkrimtaret shqiptare..
    Megjithate lus RTP-ne qe te tregoje se cilet shkrimtare jan permendur ne antologjine e Letersise ne gjimnazet Kosovare..
    e kam fjalen per vitet 1970-1980 ku kishte nje fare stabiliteti ne arsimin shqip ne Kosove..
    Gjithashtu dhe libri shqip ne ate periudhe ka qene shum i larmishem.. shum me shume se ne Shqiperi..
    Mos flasim pastaj ku RILINDJA nisi botimin e Serise se shkrimtareve shqiptare me seriozitet e plotshmeri..pa ate .. censurimin enveroist qe ishte e detyruar te zbatonte Shqiperia..
    Nejse po me duket se nuk u ka munguar libri shqip..

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    eh mor Albo turp per kto kosovaret si puna e kti albinit ose Adem Jasharit qe dun me luftu deri ne pik te funit te gjakut per lirine dhe te drejtat e tyne.
    Mos ngaterro burrat me adoleshentet. Adem Jashari nuk e derdhi gjakun e tij pasi i hanin briret apo e kish qejf luften, e derdhi gjakun e tij pasi nuk donte qe femijet, niperit e mbesat e tij te rriteshin te shtypur ashtu sic u rrit ai vete. Kjo ishte sakrifica e tij per lirine e brezave te rinj te Kosoves, kjo ishte sakrifica e tij per mbare popullin e Kosoves. Dhe nese ai do te ishte gjalle sot, ai do tu shtrengonte doren te gjithe forcave te NATO qe bejne te mundur qe ata femijet e Kosoves te mos perjetojne me tmerret e luftes.

    Nuk krahasohet Adem Jashari me nje adoleshent si Albin Kurti qe papjekurine e tij e deshmon duke sulmuar institucionet e vetme qe garantojne sigurine dhe lirine e mbare Kosoves.

    turp per kto kosovaret qe nuk respektojn dhe dun me shpirt minoritetin e vuajtur serb ne kosove, se me than te drejten nuk u kan ra ne qafe kosovarve hic.
    Cdo shqiptar qe hakmerret i deshmon vetes, shqiptareve te tjere dhe mbare botes, qe ne shqiptaret nuk jemi me te mire se ata serbet qe bota e qyteteruar ndali ne 1999. Deri para 7 vjetesh ishin serbet ata qe kishin nen kontroll Kosoven dhe barra e pergjegjesise perpara opinionit nderkombetar mbi ate qe ndodhte ne Kosove binte mbi rregjimin serb. Tani, per gjithcka qe ndodh ne Kosove, barra e pergjegjesise bie mbi ne shqiptaret.

    Bota e qyteteruar nuk ka investuar 1 dekade kohe, mijera njerez e miliona dollare ne Kosove per ti dhene nje shans ciklit te hakemarrjes, por per ti dhene nje shans shuarrjes se konfliktit dhe paqes. Kush justifikon dhunen nderetnike eshte duke hedhur poshte ndihmen dhe vete misionin nderkombetar ne Kosove.

    Edhe ne shqiptaret e shqiperis i kemi pranu dhe zbatu te gjitha kushtet dhe standartet europiane, kemi nivelin e korrupsionit ma te ulet ne bote, krimi as nuk ekzisto fare ne shqiperi, skemi lan standart pa plotsu
    Problemet e Shqiperise, sado te shumta e te mprehta qofshin, jane vetem 1/100 e problemeve qe ka hasur, po has e do te hasi Kosova. Shteti i Republikes se Shqiperise ka nje eksperience 94 vjecare kurse shteti i Kosoves ende nuk ka marre timonin ne dore.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-01-2007 më 04:51

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ca eksperience mor albo pash zotin?

    po ne duhet te na vi turp se ca qeverisjesh ka pas shteti shqiptar njona ma e keqe se tjetra, eksperiencen vec ti po e shef se mu te gjith fillestar me duken

    dhe sa per punen e nderkombetarve ne kosove qe po e terheqin at status zvarre zvarre, un akoma nuk va kam pa te miren.

    si ka munsi mali i zi me ni popullsi 600000 banorshe sa 1/3 e kosoves iu dha pamvarsia sa hap e myll sy kurse kosova ka 8 vjet. Edhe mali i zi ka ni popullsi prej 100000 shqiptaresh dhe nja 50000 boshnjakesh po nuk pash naj kusht nga europa aty un.

    nejse se me duket se jemi jasht teme
    per mu ksuhdo qe meno se shqiparia nuk duhet te bashkohet sepse shqiptaret e shqiperis jan me europiane se shqiptaret e kosoves esht i verber,

  7. #27
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dallimi kryesor eshte se une kam patur fatin te shkollohem 12 vjet ne shkollen shqipe, kurse ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur kete fat.
    NGJASHMËRIA KRYESORE ËSHTË SE QE 50 VITE KEMI MËSUAR TË NJËJTËN GJUHË NË SHKOLLA

    A Ake pasur ne dore planprogramin e shkollave të kosoves ndonjhere?
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 03-01-2007 më 06:37

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kjo "per te qene bashke" eshte deshire apo realitet?! Apo do ta besh realitet me fjale ate deshiren, sic ben Hyseni me lart?
    Cdo fshat e qytet i Shqiperise e Kosoves ka mentalitet e zakone ndryshe, por nuk eshte ky dallimi kryesor. Dallimi kryesor eshte se une kam patur fatin te shkollohem 12 vjet ne shkollen shqipe, kurse ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur kete fat.
    Albo
    Kur te lexova,gadi-gadi me binde...Ne jemi te prirur te besojme gjithcka qe thuhet, sidomos kur ajo thuhet bukur .

    Per gjuhen dhe letersin shqipetare ne Kosove:

    Nuk di cfar moshe ke,po nese i takon kohes se plakut tim,ateher pajtohem ne nje pike me ty kur thua se ai nuk ka pas fatin te shkollohet ne gjuhen amtare.
    Themelimi i Universitetit te Prishtines ne nentor te vitit 1969,ishte nje ngjarje historike per popullin e Kosoves dhe sidomos per kombin shqiptar.Ne perberje te Universitetit te Prishtines te posathemeluar ishin keto fakultete : Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekesise.

    Une kam mesuar historine shqiptare dhe vargjet e gjithe rilindasve ne bankat e shkolles, ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka patur ate fat.
    Ne Kosove kemi filluar te mesojme qe nga doreshkrimet e vjetra te Gjon Buzukut e deri te Jul Variboba duke vazhduar me periudhen e rilindjes kombetare,periudhen e pavarsis kombetare,periudhen e realizmit socialist dhe letersis bashkohore.

    Po,ka pas raste e raste kur ne librat e gjuhes dhe letersis shqipe jane neglizhuar shume poezi me fryme patriotike sidomos mbas demostratave te vitti 1981.
    Ta marre nje shembull: Ne garat federale te recitatoreve te ish-Jugosllavis anulohej vendi i pare i fituar,vetem e vetem pse autori i vjershes ishte shqiptar Shqiperie,Milloshe Gjergj Nikolla !
    E rendesishmja ishte kjo ,ajo letersi shqiptare shfletohej ne bankat shkollore dhe blehej ne librarin e Kosoves.
    Une jam rritur ne nje shoqeri te mirenjohur boterisht per harmoni fetare te komuniteteve te ndryshme fetare, kurse ai bashkemoshatari im ne Kosove nuk e ka idene as te besimeve te tjera as te nevojes se tolerances.
    Çfar thua ore?Mos ma ngaterro Shqiperin me Britanin,Austrin apo Francen.Mos se ma lujte kapakun e kres.

    Harmonija fetare ne Kosove,ish-Jugosllavi ka qene shembulli i Evropes!Nuk e marre shembull sot Kosoven(se maca e guca ngriti folen aty),po deri para kluftes ne Kosove shqiptari ka festue naten e krishtlindjes,ka festue naten e vitit te ri,ka festue bajramin,ka festue naten e katergjergjave,ka festue "gjurgjevdanin",ka festue hashuret,ka festue... e cka nuk ka festue?

    Ti ma merr shembull tolerancen ne Shqiperi ne krye me Enverin?
    Absurde....

    Une jam rritur duke respektuar minoritetet e ndryshme etnike qe jetojne ne Shqiperi, kurse ai bashkemoshatari im eshte rritur duke u ushqyer me urrejtjen per cdo gje te huaj jo-shqiptare.....etj...etj.
    Me trego lum Albo dicka:

    -Kane pas minoritetet tuaja programe ne televizionin shqiptare ne gjuhen e tyre?
    -I ipnin ata lajmet ne radio e televizion ?
    -Juve u flisnit atyre ne gjuhen e tyre?...

    Ne,XXL-at Tolerante, apo koktulat e ish jugosllavis,pra kosovaret e benim kete.
    Hapnim programin ne gjuhen shqipe,serbokroate,turke,anglunipe(rome),mandej kur prezentonim artistin ,prap i pshtynim fletat e prej fillimit iu hynim rend,gjitha gjuheve,blla,blla...Mos te flas per gazeta,shkolla,shtypjen e dokumentacioneve,etj,etj...

    Ne Kosove minoritetet i kane pas te gjitha privilegjet e mundura,biles nr i studenteve asnjeher nuk plotesohej aty,derisa nr i shqiptareve plotesohej shpejt e studentet e tjere ngeleshin nje vit duke prit rend.Ne univerzitet silleshin profesor me name nga Beogradi,enkas per ta.Mandej punesimi ne te shumten e rasteve eshte bere 50/50 me shqiptaret.Padrejtesi e madhe kjo ,po "toleranca"kerkonte atebote nje "nevoje"te tille.

    Privilegjet e tyre,tuj fillue me shkollimin bazik e deri te ai univerzitare ka qene aq i madhe sa qe te bej be se cdo njeri prej tyre sot,kudo qofte ne Serbi e gjetiu,qan me lote per ato kohera parajse qe i paten ne Kosove.

    O Albo,harrove kapituj te shkruare ne historin kosovare se vendet me te mira ne Kosove ua paten ofruar MINORITETEVE.Shih rrafshin e Kosoves.Te gjithe jane serb....
    Kolonizimi i Kosoves eshte bere shume ashper.Perpos nr te madhe qe kemi ne figurat statistikore ne krye me natalitetin ne ish-Jugosllavin,tjeter per asgje nuk kemi qene te privilegjuar.Asnje te drejte me shume se minoriteti nuk kemi pas.
    Ka raste kur shtepin dhe oborrin e shqiptarit e kane nda ne dyshe dhe kane sjell shkaun aty.Mgjth.shqiptari ,zemermadhi,zemerkali,i shprehte mirserdhje ne gjuhen e shkaut...

    -Mos ke ndegjue se dikush nga minoritaret kane fol gjuhen shqipe?
    -Jo pra.(ndoshta 1 ne 20.000).Ne mbledhjet e punes per hire te nje minoritari ,e gjithe tavolina fliste serbishte!
    Kesaj a nuk i thone respekt per minoritarin?

    Sa ironike...me plas zemra kur i kujtoj keto paradoksa..

    Sikur mos t`kishim qene kaq xxl tolerante,apo shul`shqip ka budallenje nga toleranca,ndoshta kurre nuk do te vinte ketu ngjarja, ku erdhi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 03-01-2007 më 07:41
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #29
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Te afirmosh te dukshmen,
    Albo

    I dukshem si nje ndertese e larte 100 kateshe e vene ne flake. Edhe i verberi mund te degjoj zhurmen te pakten.

    Eh, Kosovaret e shkrete, s'ka shprese per ne. Eshte ne interes te Shqiperise mos te terheq zvarre Kosove si pengese, si ngarkese te panevojshme e te demshme.

    Ne Kosove mungon koncensusi mbi gjerat elementare.

    Nejse, koha sheron cdo gje.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2006
    Postime
    27
    Normalisht qe ka disa dallime ne mentalitetin e shqiptareve te Shqiperise londineze dhe shqiptareve te Kosoves si pasoje e jetes ne sisteme te ndryshme administrative dhe kemi disa dallime edhe ne mes shqiptareve te krahinave te ndryshme shqiptare si te gjithe popujt e tjere te lashte te botes. Mirepo, ne prape jemi i njejti komb. Nje shqiptar nga Peshkopia e Shqiperise eshte me i afert ne mentalitet, zakone, etj. me nje shqiptar nga Dibra e Maqedonise se sa me nje shqiptar nga Saranda apo edhe nga Tirana, sikur qe shqiptari nga Dibra e Maqedonise eshte me i afert me ate nga Peshkopia se sa me shqiptaret e Shkupit apo Struges se Maqedonise. Poashtu, edhe shqiptari nga Korca e Pogradeci me shqiptarin nga Struga, Ohri, Manastiri etj. Ashtu edhe shqiptari nga Tropoja (Tropoja eshte malesia e qytetit te Gjakoves) me shqiptarin nga Gjakova, shqiptari nga Kukesi me shqiptarin nga Prizreni, apo shqiptari nga Shkodra me shqiptarin nga Ulqini. Mirepo, ne prape jemi i njejti komb.

    Sa i perket menyres se jeteses ne Kosove, si kosovar qe jam, une kam qene ne shume vende ne Europe e Amerike, e edhe ne Shqiperi, por une nuk shoh ndonje dallim esencial. Pastaj ne Kosove kemi shume martesa me te huaj, jane me qindra e mijera 50-70 vjecar (kryesisht burra) qe jane martuar vecanerisht me gra kroate, sllovene, boshnjake, e bile edhe serbe e malazeze, hic mos te shkojme me larg, edhe vet kryeministri i sotem kosovar Agim Ceku ka gruan kroate, se tek te rinjte e sotem kemi martesa te panumerta, pothuajse nuk ka familje qe nuk e ka sepaku nje martese me te huaj, vetem ne familjen time ka disa martesa te huaja, (kryesisht meshkujt tane) kryesisht me gra gjermane, por edhe tjera si franceze, polake, ceke, italiane, zvicrane, etj.

    Edhe kosovaret, ne pergjithesi kane vizion europian per te ardhmen e tyre, por ai dallon paksa nga shqiptaret e Shqiperise, eshte me i perafert me vizionin kroat ne disa nuanca. Perderisa tek shqiptaret e Shqiperise deri tani e ardhmja europiane ka qene mbi cdo gje tjeter (saqe cdo fjale e Bashkimit Europian per Shqiperine, ka qene urdher e Bibel per shqiptaret e Shqiperise), tek shqiptaret e Kosoves sikur edhe tek kroatet nuk ka qene e njejta gje. Vlen ta theksojme ketu faktin se mbi 60% e kroateve deri para nje viti kane qene kunder futjes ne BE, kurse edhe sot diku rreth 40% e tyre jane kunder. Perkunder kesaj, Kroacia ka marre shume me shume ndihma nga Bashkimi Europiane se Shqiperia deri me tani. Edhe Kosova ka disa nuanca te vizionit europian te kroateve sepse kosovaret, ne pergjithesi, per disa gjera nuk ja varin as Bashkimit Europian, sidomos kur vihen ne pyetje disa te drejta themelore e interesa themelore jetike, keshtu jane edhe gjithe kombet tjera europiane. Mirepo, edhe vet EU me shume e respekton dhe ndihmon me shume ate qe ka nje doze krenarie e respekti per veten e vet, qe ka disa parime te paprekshme, qe mbron te drejtat e tij, se sa nje servil te skllavizuar deri ne ekstrem.

    Per Albin Kurtin, mjafton ta permend vetem nje shembull te vogel, ne nje leksion te nje profesori amerikan te gazetarise (qe kishte qene ne seminare te gazetarise ne Ballkan, duke perfshire edhe Kosoven ketu) ne nje nga univerzitet me prestigjioze amerikane, ky profesor perdor si shembull te protestes moderne qytetare menyren dhe kreativitetin e Albinit ne organizimin e protestave qytetare. Po te dalesh ne kafenete dhe restoranet me luksoze te Prishtines dhe Kosoves ne pergjithesi, pothuajse nuk ka dite qe nuk sheh kryeadministratoret e UNMIKut (amerikani Steven Schook, gjermani Ryker, deri dje danezi Petersen etj.)bashke me Albin Kurtin ne nje tavoline duke biseduar e qeshur bashke, edhe pse ata e dijne me mire se disa ketu per protestat e organizuara prej tij kunder UNMIK-ut dhe opinionet e tij per UNMIK-un ne pergjithesi. Mirepo edhe te huajt e edhe gjithkush, respekton me shume ata qe kane respekt e krenari per vetveten e tyre, qe dijne te mbrojne te drejtat e tyre, se sa servilat e skllavizuar. Edhe pse nuk pajtohem ne disa pika me Albinin, ai eshte nje nga intelektualet me te mencur te shqiptareve jo vetem ne Kosove, dhe shume nga ju ketu, nuk do arrini te beheni as sa 5% e Albinit sikur edhe shtate jetera te keni. Dhe une i gezohem faktit qe kemi nje levizje te fuqishme te organizuar si kjo e Albinit.

    Per temen, bashkimi i shqiptareve natyrisht qe do behet, por per momentin nuk jane kushtet per ta bere nje gje te tille bazuar ne rrethanat dhe konjukturat politike nderkombetare, mirepo ne nje te ardhme te afert, mendoj qe bashkimi i shqiptareve eshte i pashmangshem dhe i domosdoshem. Sot per sot, duhet te fokusohemi ne berjen sa me te shpejt te Kosoves shtet te pavarur e sovran.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardaniaRock : 03-01-2007 më 09:18

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •