Ti thuash edhe nje individi te vetem qe nuk ke shkolle e je i paedukuar (edhe nese eshte e vertete kjo) eshte dicka shume fyese e ofenduese e lere me ti thuash nje rajoni apo nje populli te tere kete. Njeriu duhet te kete pak miresjellje dhe ti kontrolloj fjalet e jo ti leshoje ato sikur lopa bajgen.
Kosova eshte fakt qe nuk ka pasur univerzitet te vetin, ne gjuhe shqipe, deri ne vitin 1970, por kjo nuk dtth. qe kosovaret nuk kane mbaruar shkolla te larta para kesaj kohe, e edhe Shqiperia nuk ka pasur univerzitet deri me 1950. Nuk ka pasur univerzitet ne ish-Jugosllavi (Univerziteti i Lubjanes, Zagrebit, Beogradit, Sarajeves, etj.) qe nuk ka pasur minimum dhjetra e shume prej tyre edhe qindra studente shqiptare nga Kosova e Maqedonia ne cdo kohe para se te fillonte UP punen, e bile edhe pas hapjes se UP-se. Poashtu, edhe ne shumicen absolute te univerziteteve europiane. Pokeshtu, kemi pasur edhe qindra e qindra profesore shqiptare nga Kosova e Maqedonia ne shume prej univerziteteve me te medha ish-jugosllave por edhe europiane e amerikane.
Pas hapjes se UP, sidomos ne vitet e 80-ta, ka pasur me mijera studente te huaj, sidomos greke per shkak te afersise gjeografike, dhe ne ato kohe gumonte Prishtina me studenta greke e te huaj, bile paten hap edhe nje restoran ne Prishtine afer qendres univerzitare.
Sa per menyren si e ka quajtur Rexhep Qosja popullin e vet qe nuk i dha voten, une per vete ne rradhe te pare nuk besoj ta kete quajtur ashtu, por edhe nese e zeme se eshte e vertete ajo, ka qene vetem nje moment deshperimi i tij, dhe ne ato momente, njeriu shpesh nuk e kontrollon veten. Keshtu kemi edhe Gjergj Fishten para 100 vitesh kur thote:
"Le ta dije gjithe bota mbare
se Gjergj Fishta nuk o ma shqiptar"
Mirepo, Gjergj Fishta jo vetem qe ka qene shqiptar por ka qene nje nga shqiptaret me te medhej te te gjitha koherave dhe nje nga patriotet me te medhej te te gjitha koherave, dhe ka punuar deri ne frymen e fundit te jetes se tij per kombin tone.
Adem Demaci ka pasur arsyet e tij per mos nenshkrimin e Marreveshjes se Rambujes. Ai eshte njeri i lire dhe ka mendimet e tij te lira, dhe ka plotesisht te drejten ti shpreh ato edhe publikisht, jemi ne demokraci tani, secili ka te drejte te mendoje cfaredo qe deshiron ai, e bile edhe ti shpreh ato publikisht ne cdo moment e cdo kohe. Kosova sikur gjithe vendet tjera, ka nje diverzitet ne menyren e te menduarit e te logjikuarit, dhe kjo eshte nje gje shume demokratike dhe progresive.
Luftetaret e lirise e kane djeg ate flamur me mendimin qe ai flamur eshte i Rugoves e jo i flamur i lashte i joni, flamur i Skenderbeut. Keta luftetar kane vdekur e jane sakatuar per flamurin tone zyrtar kombetar, prandaj nuk eshte i lehte cdo ndryshim apo nderrim qe mund te behet ne te. Eshte fakt qe ketu luftetaret kane gabuar, natyrisht, sikur qe kane gabuar edhe vet institucionet tona te asaj kohe, qe u nguten ne venien ne perdorim te atij flamuri, mirepo njeriu i gjalle gabon, te gjithe njerezit gabojne nganjehere, e edhe keta kane gabuar.
Ti Albo per Albin Kurtin e adoleshentet e tij, je kurrkushi hic, se i njoh edhe personalisht nje pjese te madhe te tyre. Kam lexuar shkrimet e tyre, i kam pare ne emisione te ndryshme televizive, kam ndejtur me ta ne kafene e restorane te ndryshme e biseduar per probleme te ndryshme, e poashtu kam lexuar edhe disa shkrime tuat ketu ne forum. Ti per ta je nje zero, kurrkushi hic. Normalisht, ne protesta paqesore qytetare, ne cdo vend te botes, nganjehere situata del paksa prej kontrolli, dhe kjo eshte me shume se normale. Protestat paqesore e grupeve te ndryshme qytetare si shprehje e pakenaqesise ndaj punes se institucioneve eshte nje nga mjetet me themelore te nje demokracie moderne, dhe nese keto nuk lejohen dhe jane te gabueshme, atehere as qe mund te flitet per demokraci se realisht nuk ka demokraci.
Krijoni Kontakt