Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    IN MEMORIAM: Ate Zef Valentini S.J.

    Pėrkujtojmė Atė Zef Valentinin S. J. nė 27 vjetorin e vdekjes






    Atė Zef Valentini lindi nė Padovė mė 1 korrik 1900. U diplomua pėr filozofi nė vitin 1924 dhe mė pas pėr teologji nė vitin 1928. Ishte vetėm 20 vjeē, kur shkoi pėr herė tė parė nė Shqipėri si misionar jezuit. Ndėrmjet viteve 1922-1932 ishte mėsues nė Kolegjen e mirėnjohur Saveriane tė Shkodrės, prandaj vepra e tij e parė, shkruar shqip e italisht, titullohet “Kolegja Saveriane ndėr 50 vjetėt e para 1877/“78-1927/“28”.

    Mė pas Atė Valentini shkroi biografinė e Garcia Moreno-s dhe nisi njė sėrė pėrkthimesh tė autorėve tė njohur botėrorė nė gjuhėn shqipe. Paralelisht u muar me studime historike dhe letrare. Nga viti 1932 deri mė 1943 drejtoi revistat e jezuitėve “Lajmtari i Zemrės sė Krishtit” dhe “LEKA”.

    Nė fund tė vitit 1943 At Zef Valentini u largua nga Shqipėria pėr nė Itali, ku drejtoi revistėn “Letture” dhe nisi tė botojė shumė tekste mbi Shqipėrinė. Nė vitin 1955 ishte nė krye tė Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Palermos, ku themeloi dhe drejtoi “Qendrėn ndėrkombėtare tė studimeve shqiptare”. Vdiq nė Palermo mė 16 nėntor 1979.

    Pėr kontributin e madh qė dha si njeri kulture e si bari shpirtrash nė Shqipėri, e kujtojmė sot me nderim tė thellė, duke cituar fjalėt qė tha pėr tė Papa Pali VI mė 25 prill 1968, me rastin e festimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut nė Romė: “Shqiptarė! Duajeni Atė Zef Valentinin, se ai ju do me zemėr. Ēmojeni, se ai punon pa pushim pėr t’i bėrė tė njohura para botės vlerat tuaja shpirtėrore dhe artistike. Ai ėshtė juaji, sepse i ka dhuruar ēėshtjes suaj mendjen e zemrėn e vet”.

    Disa nga veprat e Atė Zef Valentinit:
    “Kolegja Saveriane ndėr 50 vjetėt e para 1877/“78-1927/“28”;
    “Biografi e Garcia Moreno-s”;
    “Polieucte” e Kornejt (pėrkthim);
    “Sauli” i Alfieri-t (pėrkthim)
    “Studim mbi hakmarrjen historike tė shqiptarėve” (Bashkautor me Fulvio Cordinjanon);
    “Kronologji mbi historinė e Shqipėrisė nga viti 313 e deri nė shekullin XIII”;
    “E drejta e komunitetit nė traditėn juridike shqiptare” (1956);
    “Ligji i maleve shqiptare 1880-1932” (1969);
    “E drejta juridike shqiptare”;
    “Akte shqiptaro-veneciane tė shekujve XIV-XV”;
    Revista “Letture” (themeluar prej tij nė vitin 1946-n nė Itali);
    “Shkodra dhe poeti i saj” (ese pėr Ernest Koliqin);
    “Fishta” (studim pėr Gjergj Fishtėn), nė tė cilin jezuiti Valentini e quan franēeskanin Atė Fishta: “Homeri shqiptar, poet i madh kombėtar e njė nga poetėt epikė mė tė mėdhenjtė nė botė”.


    Kujtojmė se vetėm nė revistėn e njohur tė Ernest Koliqit “Shźjzat”, botoi mbi njėqind artikuj e studime, qė japin ndihmesėn e vet nė tė gjitha fushat e kulturės.

    Atė Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen mė mirė se njė shqiptar dhe bėri pėr kulturėn e vėrtetė shqiptare, atė qė pak shqiptarė e kanė bėrė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Morali i pares

    Zef VALENTINI,

    Asht nji problem moral qi nuk ka pasė trazue aspak moralistat e moēėm e moralistat mjes-kohtarė, pse nuk ishte atėherė nji problem por nji rasė fort e fjesht aplikimi tė parimevet ma temelore; po mjerisht nuk trazoj nė temel as moralistat modern, jo pse nuk paraqet tė vshtira as nė kohė t'onė, por pse bota e jone materjale nuk desht me pėvetė mbi ket problem tė ri ata idealista qi quhen me nji hije tė let hironije "moralista" ase "filozof". E kėshtu moralistat u gjetėn pėrpara nji fakti tė kryem, e pėrpara faktit tė kryem me responsabilitete tė panjoftuna e me rrjedhime tė frigshme, s'tė bahet m'u tallė nė kėrkesė tė fajevet shkaktore, por pragmatisht t'epet me pranue faktet e kryeme e me kerkue nji adaptim.
    Qe problemi: cillat janė, jo vetėm parimet, por edhe rregullat e drejtsis morale qi do tė drejtojnė kursin ose qarkullimin e pares.
    Shka asht parja? Esencjalisht asht nji mjet tregtije per me letsue trampin. Motit kush delte me nji panajir pėr me ble nji lopė, merrte me vedi po e xam nja gjashtė berre per me ja lshue shoqit nė vend tė lopes: qė trampi i fjesht ose trampi nė natyrė.
    Rregullat e kėsaj tregti ne djep, janė - sė pakut nė teori - fort tė fjeshta e tė kjarta, madje asht vetėm nji rregull: Aqualitas dati et acepti in quo est iustitia commutativa: drejtsija e trampit pėrmbahet nė barasim tė gjas sė dorzueme me gjan e marrun; un jam nieri nji kambe me ty, e e kam kurrnji tė drejtė me pasunue vedin me dam t'andin, prandej, nė marrsha dishka prej tejet, kam detyrė me ta ta me nji send qi tė jet i vlerenjinjishėm per ty..
    Porse trampi i fjeshtė ka pasė edhe aj ato zorimet e veta nė lamė praktike.
    Nji zotim moral: si mund tė krahazohet p.sh. vjeftja e barrės sė grunit me atė tė nji petku? Janė dy soje tepėr tė ndryshme! Nuk kan nji masė tė perbashktė, e prandej llogarija pėr me ēue nė vend egzigencat e asaj iustitia commutativa na del nji aplikim i kaperthyem i nji rregulle teper tė fjeshtė.
    Nji zorim teknik ose tė thuesh logjistik: mė lypet nji mall; asht e dijtun, do tė trazohem me shkue nė panajit e me kthye tuj bartė mallin e blem; po pse me u trazue dy herėsh, tuj ba nji rrugė me mall t'em e nji tjetėr me mallin e ri?
    Do tė kėrkoj pra nji mall qi mund tė baret let, por qi tė ket vleftė tė madhe sa me muejtė m'u ndrrue me ēdo mall tjetėr ma tė randė, e me kaq letsova vshtirsin teknike; por kur edhe tė gjith shitsat bijnė nė godi me mue nė tė njoftun tė vlerės sė mallit tė vogėl, kemi gjete nji masė tė perbashktė e tė gjithmbarshme pėr tė krahazue jo vetem mailnat per edhe punėt e shėrbimet e ndryshme, kemi ba nji hap tė mirė pėr tė zgidhun tė ēastjes morale.
    Tė marrim, pėr shembull njė mall tė vogėl por fort tė ēmuem, nji metal tė bukur e tė lakmuem prej tė gjithvet: arin.
    Ket, mund e marr me vedi kudo, edhe me nji sasi mjeft tė madhe; n'anė tjeter te gjith e njofin e e pranojnė ket soj malli; sejcilli shitės thotė: un me ket ar qi me paraqitet mund tė marr njaq mall sa i dorzoj atij qi m'ep arin, edhe dishka ma tepėr pėr shpėrblim tė tė bartunit e tė mundit; shitsat pėrgjithsisht per me krahazue mallnat e ndryshem, arsyetojnė: misri vin sa nji masė ari, orizi sa dy, prandej nė dorzosha nji barrė oriz mund tė lypi dy barrė miseėr. Qe letsimi i qarkullimit tregtar, caktimi i ēmimevet, masa temelore e perbashktė e vlerės sė mallnavet, llogarit e fjeshtsueme, zgidhja e problemit moral e letsueme.
    Porse ari mund tė falsifikohet, zakonisht perzihet pak a shum me metal tjetėr ma tė dobėt, nuk mund tė shkojė nieri me terezi nė dorė per me peshue arm ēas per cas.
    Lypet kėtu ndėrhymja e auktoritetit civil tė garantojė setcillin se interresi i tij s'ka pėr tė psue gja tuj pranue pėrdorimin e arit nė vend tė mallnavet nė natyrė.
    Auktoriteti publik ka me i vue vulėn e vet arit tė vėrtetė me nji dishmi tė peshės e tė sasis sė tė pėrziemit; ma tepėr edhe ka me e marrė vetė nė dorė gjith punėn e qarkullimit t'arit, e ka me qitė monedha, copė ari tė vertetė, sasije e tė pėrziemi tė caktuem, tė vulosuna nė gjith syprinėn mos tė mundet kush me i limue.
    Tregtija, pose kollajsimit teknik e qetsis morale, fiton sigurimin.
    Drejtsis sė trampit i shtohet drejts distributive, qi communium distributiva est secundum quadam proportionalitatem, qi siguron dobit e sė mirės sė perbashktė nė marrdhanie shoqnore, tė dame mbas sė drejtės tė sejcillit.
    Edhe deri kėtu ecė puna ujė, se mjeft kjartas shifet aplikimi i rregullės sė drejtsis me nji lamė kaq tė fjeshtė, e shifet edhe kollajsimi i masės sė njinjishme e tė sigurueme.
    Por shka se nė shekullin e XIII parja qi kishte kenė deri atherė nji unitet mase me vlerė reale e prandej tė caktueme, nisi e u ba nji masė konvencjonale e prandej e luejshme e e pasigurtė. Filipi i Bukur, Mbret i Francės, tuj pa se shteti i qet monedhat, shteti asht aj qi u a cakton vlerėn e i qet kundrejt nji shpėrblimi pėrkatsė, mendoj se shteti mundet edhe me qitė monedha me nji vlerė t'ultė por me nji nitull tė naltė aq sa me xjerrė fitim tė madh, pa damtue sensibilisht privatėt, shkurt me qitė zyrtarisht pare kalipe, tuj u zotnue me i shndrrue ma vonė me ar tė vėrtetė.
    Njimend, deri sa kufizohet qarkullimi i parevet "kallpe" zyrtare mbrenda kufivet tė shtetit qi i ka qitė, e deri sa ajo qeverri gzon besimin e nėshtetasvet si e zoja me mbajtė obligimet qi merr me ket soj kambjali, privatet nuk damtohen sensibilisht.
    Por bani e desht, po e xam, nji manifakrurjer mudashnash prej Lionit me pague nji produktor lombard, qe se produktori lombard nuk don me diejtė gja per ato pare kallpe e s'pranon por veē ar tė vėrtetė; nė pranoftė pare tė Filipit, i pranon vetem me nji zbritje, tė vogėl o tė madhe, nė ēmim titulluer tė tyne, si mbas besimit qi i ep fuqis financjare tė Filipit te Bukur. gjithnji tregtarėt e mbrendshem deri diku pushojnė qetsisht me pare tė Filipit ndėr kanaveta, por kur shofin se Filipi i ka shprazė arkat e shtetit ndėr lufta, atėherė nuk u xanė ma besė parevet tė tija, edhe i ēmojnė vetem 50% tė vlerės titullore tė tyne, po kje se kujtojnė se Filipi asht i zoti me pague vetėm 50% atij qi ja kthen pėr me pasė ar tė vėrtetė; i ēmojnė 30% o ma pak, po kje se kujtojnė se vetėm aq asht i zoti me pague.
    Me ket shembull e me ata qi e muernė mbrapa nė Francė e njeti, nisi me hie nė qarkullim tė pares nji padrejtsi distributive, kah vlera e monedhes nuk kje ktej e mbrapa e sigurtė, por e luejshme nalt a poshtė simbas gjendjes sė ditės; hini edhe nji padrejtsi komutative kah shteti merrte nji mall a nji shėrbim e e shpėrblete me monedhe vlere, tash a vonė, ma t'ultė.
    Nė kaq nder bankjerė e tregtarė muer tė hapun edhe zakoni izraelit i "lettere di cambio" ose i kambjalevet. Qysh motit, izraelitėt ishin kenė shpėrda nė tė tanė botėn rromake e barbare, e tuj njoftė mirė se edhe tė bartunit e pares s'artė kishte ato rreziqet e zorimet e veta - si mund t'a barti un nji miljon florinna prej Kordove nė Trebizondė e nė Makao, pa ndeshė kund nė kusarė? - kishin zakonin me i shkrue nji tregtari tjetėr fisi tė vet e ky late ēmimin n'emėn tė shoqit, tuj dijtė se shoqi mandej kish per tė muejtė e per tė dashtė me e rimborsue.
    Asht e dijtun, rimborsimi mund u bate edhe sa vjet ma vonė; prandej izraeliti kordovas, pa pasė ar n'arke tė vet muejtte me porosite mundash nė Makao tuj u pshtetė nė kredi d.m.th. nė besim qi i epte bashkvllau i atjeshem: mbasandej paret, tuj shitė, hijshin n'arkė, e qe se filloj nji tregti e nji fitim, pa fond tjetėr posė besimit e pa monedhe tjetėr posė letret.
    Si muer tė hapun ky zakon edhe jasht vllaznis izraelite, nder te gjith tregtarėt qi kishin korrespondenta e ortakė, xuni fill sistemi financjar i kredis ose i besimit. Sistem i bukur, nė kje besa njimend besė sikur ndėr tregtarė tė moēėm t'Amerikes Jugore, qi nė vend tė nji obligacjoni zhgulshin nji qyrne mjekrre e dorzojshin, e kreditori e diejte se ajo qyme nuk do tė mbette nė dorė, pse gjithshka bajshin por borxhin s'e leshin vjerrėt. Sistem i dobishėm, pse epte kollajsim tė madh e mundsi zhvillimi tė madh nė tregti. Por edhe sistem i rrezikshem fort po kje se ulet moraliteti e besa hahet, a por edhe vetėm po kje se e shtje nė pune ket sistem nji andrratar qi lshohet nė sypermarrje te parealizueshme.
    Ktu, nė fund tė fundit, jemi gjithmonė nė lamė drejtsije komutative, me nji element karakterizues tė ri: besa e urtila.
    Po sistemi i kambit ose i kredis qi prandej ishte vetėm nji vegėl nė dorė tė nji tregtari i cilli ndrrote pėrnjimend mallna - grune, peihurna, dru, specje etj. - me ar, na duel mandej tė thuesh nė vedi, kshtu pėrnjiheri na duel pėrpara nji soj tregtari tė ri, i cilli mundet tashti me ba tregti tuj ndrrue ar me letra, ose edhe vetem letra me letra: Bankjeri.
    Banka paraqitet si nji institut i cilli don me kollajsue tregtin tuj i hjekė tregtarit kujdesin e tė bartunit tė monedhės: banka merr ar ktu, dėrgon nji letėr atje lerg, e bankjeri i atjeshėm paguen me ar ose sido t'interresuemin. Banka i ep tregtarit qi niset e s'mundet me marrė me vedi nji kuintal ar, nji letėr, e tregtari tuj ra nė ēdo qytet, me at letėr nė dorė xjerrė prej bankavet tė bashklidhuna paret qi i lypen.
    Kshtu bankjeri "sensim sine sensu" ja xuni vendin shtetit si emisjonar valute: shteti qet monedha ari, masė tė njoftun e mjet tregtie; bankjeri qet letra, vlerė tė njoftun e mjet tregtije; madje shteti vetė, tuj pa dobit publike e fitimet qi mund t'i sjellė financės sė qeveris nji institut i tillė, bahet aj vetė bankjer e qet kartė-monedhat. Mun vetė monedha nuk asht ma nji copė ari me nji titull qi t'i pėrgjegji vjeftjes reale tė sajė, por tė shumėn asht nji "bon pour..", vyen per aq, por s'e ka nė vetvedi at vjeftje.
    Shtohet kollajsija por njikambe edhe pasegurimi: parja ēohet e ulet ditė pėr ditė. Bankjeri Botschild vj.1815 e din se bota pret nji luftė rrenuese e cilla do t'a vorfnoje arkėn shtetnore inglize; rrin e soditė luftimin e Ėaterloo-s; teksa fiton gjenerali ingliz, vrapon n'Ingliterrė, blen pėr nji kurrgjasend kartė-monedhat prej popullit qi ende s'din gja pėr fitim, e gjithnji dron hehe se kur po jet me nji copė letėr nė dorė nė vend tė parevet; mbas pak orėsh pėrhapet lajmi i fitimit ingliz, rash Ingliterra e ka pasunin tė sigurueme; Rotschild shet shtrejt letrat e blemun lir. Aj bahet mbret i financės, njiqindmi familje kan ra nė skam.
    Jo vetėm ēdo luftė, por edhe ēdo lajm lufte i hapun prej spekulatorvet bje me vedi kso katastrofesh; e jo vetėm veprimi i spekulatorvet, por edhe veprimi qėllim-drejtė i qeverrinavet kundrejt qarkullimit tė pares. Qeverrija mendon: a t'a la qarkullimin nė dorė tė fatit? E kam lane nė dorė tė spekulatorvet, o pak sė pakut me nji babilonie tė rrezikshme; a t'a ēoj nelt tash vjeftjen e pares s'onė? Por industrinat e mija kan pėr t'u mbyllė me dam tė puntorvet, t'industrjalvet e tė tregtarvet, pse tė huejt s'donė me ble mė nji vend ku parja asht tepėr e nelte; a t'a uli poshtė? Ata qi kan pasė pare, mbesin tė vorfnuem, pse pėrpara me njiqindmi privati mund tė blejte nji shpi, tash s'mund tė paguej as qiran e shpis ku asht. Si me ja ba?
    Tė kishte mbetė sistemi i kredis i kufizuem mbrenda caqevet tė fondit real t'arit o spakut tė pasuninavet tjera reale, ēashtja morale ishte kenė zgidhė vetveriu mbas parimevet tė drejtsis komutative e distributive e tė beses. Ēashtja praktike nuk kishte le kurr, pose pak rasavet tė mashtrimit, pėr t'u parapritė me anė tė nji kontrolli, e pėr t'u ndreqė, nė rasė shpėrdorimi, me anė tė gjykarores.
    Si u hap tronditja edhe nė lamė tė fondevet tė shpresueme - tuj kenė shpresa, e sidomos shpresa e spekulatorit e e aventurjerit, nji gja tepėr e rrejshme - jo vetėm prishi qarkullimin e pares sė burimit privat, por edhe ngrehi mbas vedi financjerė qeverritare, me qėllime tė papėrlyeme a jo, por sakt me shikim tepėr tė shkurtė.
    Jo vetėm lypen nė qarkullimin e parevet drejtsija komutative e drejtsija distributive, besa e urtija, por aj shikim i largėt, qi ndėr shkenca morale u quejt me nji emen kompendjoz latin: "si" morale, "po kjo se"... moral, me fjalė tjera "kondita morale"
    Po kje se baj sot nji veprim, tash pėr tash tė padamshėm, do tė parashifet se ma vonė shum tjerė kan me marrė shkas me veprue mbas shembullės s'eme. Ndoshta aj veprimi i jem nuk asht moralisht i keq nė vetvedi, por me e lejue atė asht njinji si me ēile shtegun, me dam tė madh, pėr sa e sa rasa tjera. Prandej, po kje se lejohet veprimi i parė, lejohet nji dam i madh; shka nuk mund tė pranohet.
    Po kje se un tregtar, bankjer a shtet, shof se nji sistem monedhar, si tė pėrhapet, ka me trandė tė drejtėn komuntarive a distributive, besėn e urtin, do tė baj flue interresin e vogėl tė tashėm, per me pshtue vedin, bankėn, aventorėt, shtetin, nierzimin prej nji katastrofe.
    Por mjerisht shekujt e kaluem nuk kjenė aq larg-shikjuesa tė interresit tė vėrtetė, e shekullit t'onė i mbet tash barra me ju shmangė trimnisht tė gjitha atyne sistemeve tepėr artificjale qi lejojnė abuzimet e besės, mun edhe damtimin e tė pafajvet. A kemi me u kthye nė sistem tė trampit tė fjeshtė - integral jo sakt, se a teper i mėrzitshėm e impraktik, por ndohare ndėr marrdhanie ndėrkombtare -? a por kemi me u kthye me nji bazė ari o me nji bazė tė vlerėnjinjishme? a kemi me sendergjue nji sistem tė tij ma tė natyrshėm se tė tashmit? Nuk mund t'a parashofim.
    Shka mund tė shofim kjartas asht veē nevoja e pamohueshme e urgjente e nji stabilizimi tė sigurtė tė nji uniteti tė masės sė viernavet, nevoja e nji segurimi te shkėmbimit, nevoja sidomos e asnjė garanci mbi te gjitha garancinat qi asht rivlefsimi i vlernavet morale, rimbkambja e moralitetit.
    Zhdukja e moralitetit, me pesė degėt e veta: drejtsija komutative, drejtsija distributive, besa, urtija, "si" morale, bani tė pakenuna mjetet ma te sigurtat, sikur bazėn e arit e garancin e shtetit; rimbkambja e moralitetit ka me i kthye botės segurin e luizimin.

    Botuar mė 1933

Tema tė Ngjashme

  1. Shen Valentini
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-02-2012, 19:49
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Shėn Valentini njė mitologji apo thjesht biznes!!!!
    Nga YaSmiN nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 13:29
  4. At Zef Valentini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:01
  5. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •