Postuar mė parė nga E.T.
Ke lexon e degjon e ti, ky nuk eshte tifoz.
Postuar mė parė nga E.T.
Ke lexon e degjon e ti, ky nuk eshte tifoz.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Tifozet mund te kene mijera arsye qe e cojne ne renie numrin e tyre ne shkallet e stadiumit.Postuar mė parė nga Tulipani Zi
Edhe pse nuk jam nga ata Tifoze Elbasanas te cilet vrapojne ne shkallet e stadiumit apo shkojne qytet me qytet. Elbasani gjithnje i ka pasur tifozet e tij ne shkallet e stadiumit edhe kur ka qene ne Kategorine A. Shpresojme te mos ndodhe dicka e tille.Postuar mė parė nga Tulipani Zi
Largimi i lojtareve titullare krijoi nje boshllek te madh ne ekip. Nuk eshte me Elbasani i vjetshem apo i 2 viteve me pare. Tifozet kane humbur besimin tek skuadra e tyre. Mgjth mendoj se Superliga do vije ne nje pike kulminante ku do kete me shume rivalitet mes skuadrave, kjo mbase zgjon edhe tifozet te cilet jane te pergjumur.
Jeta ime, mban emrin e saj..
de facto keshtu eshte sic thua ti.por duhet te jete ndryshe.sidoqofte epr momentin skemi fuqi ta ndryshojme.Postuar mė parė nga Tulipani Zi
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Postuar mė parė nga ClaY_MorE
Nuk jam Tifoz Sepse them qe Elbasani o kot fare jo Elbasani po Te gjith jan kot fare dallavere hesapi , Ska ma Futboll si dikur qe lushin lojtaret me shpirt nime ka vetem Bisnes iku koha e futbollit ne kete bote dallaveresh.
ClaY_MorE ti ku e shikon kur lun Elbasani ne web hahahaah
Kur shifte BaBa Elbasanin ClaY_MorE luante me pafka naper rrugicat e lagjes![]()
Vertete titulli i temes i drejtohet tifozeve te Elbasanit, por kjo per faktin se ne dy sezonet e shkuara ata perbenin nje perjashtim nga norma e tifozit shqiptar. Kete vit duket se qenkan kthyer "ne fis" si gjithe te tjeret. Ja nje artikull qe e trajton idene e braktisjes se kampionatit shqiptar nga shume kende.
Marre nga Tema
Braktisja e madhe e kampionatit
Nga: BESNIK DIZDARI
Me pėrfundimin pardje tė ndeshjes ApoloniaKastrioti 2-3, java 9 e Kampionatit tė 68-tė Kombėtar zyrtar tė Shqipėrisė shėnoi njė rreshtim joshės pėr njė garė, e cila nga jashtė duket se mund tė shpėrthejė. Epėrsia e SK Tiranės me 4 pikė mbi kundėrshtarin mė tė afėrt, qė i takon tė jetė Teuta e Durrėsit ėshtė ndoshta i vetmi ndryshim i madh nė renditjen e njė kampionati nė tė cilin rikthimi nė Ligėn 1 i Kastriotit, Flamurtarit dhe Apolonisė, tė renditura nė tri vendet e fundit, duket se zbehet tejet si risi. Pėrfundimet e javės sė 9-tė, qė veēohen me dy fitore gati dramatike tė jashtėfushės, ajo e SK Tiranės 2-1 nė Kavajė dhe ajo e Kastriotit 3-2 nė Fier, me plot katėr skuadra qė nuk shėnojnė, me njė barazim tė pafjalė midis Partizanit dhe Vllaznisė, me vetėm tri 0 ende tė paprishura (dy tė moshumbjeve tė SK Tiranės dhe Teutės dhe njė tė mosbarazimeve tė Dinamos), shto kėtu njė fitore tė minutės 93 tė Dinamos ndaj Flamurtarit, pėrmbledhin njė shpresė, gjithnjė nė dukje tė jashtme, pėr njė kampionat plot ngjarje. Pa harruar mandej se plot 6 skuadra, Teuta (17 pikė), KS Elbasani (16), Partizani (15), Vllaznia (14), Luftėtari (13), Dinamo (12) vijnė njėra mbas tjetrės pėrmes njė shkallėzimi njėpikėsh, ēka mund ti bėjė tė gjitha tė jenė nė garė pėr vendin e dytė dhe vetėm pėrkohėsisht. Nė brendėsi kampionati vuan, jo thjesht pėr shkak tė tri vendeve tė fundit tė tė sapoardhurve, qė me pėrjashtim tė Kastriotit tė Krujės me nė krye trajnerin Haxhia qė befason, nuk shfaqin rritje shpresuese, (kujto lojėrat e pafat tė Apolonisė). Mbi gjithēka pėr shkak tė njė aritmije qė shihet mė tepėr nė varfėrinė e lojėrave, tejet tė copėzuara, pa shumė shpirt dhe pa ambicjen e fuqishme qė kėrkon futbolli i sotėm. Ndėrsa duket njė rikthim i sigurtė mėtimi i SK Tiranės dhe i Teutės, dėshirė pėr qėndresė i KS Elbasanit dhe njė pasion mė tepėr te Vllaznia, njė kėrkim pėr kthesė te Dinamo dhe qetėsi dinake e 13 pikėve pėr Luftėtarin e sapoardhur, kampionati nuk tė lė shkas pėr komente entuziaste. Pėrjashto rastin e lojtarit-trajner, Redi Jupi tė Dinamos, rast unikal i 50 viteve tė fundit nė Kampionatin e Shqipėrisė. I fundit trajner-lojtar nė kampionat ka qenė po njė dinamovit: Zihni Gjinali i paharrueshėm, mė 1956. Kėsisoj, kampionati, mė fort tė duket i braktisur sesa i mirėseradhun.
E ka braktisė Kombėtarja
Kampionatin Kombėtar tė Shqipėrisė e ka braktisė Kombėtarja e Shqipėrisė.
Nė kuptimin qė Kampionati Kombėtar i Futbollit nė Shqipėri po e shkėput gjithnjė e mė fort lidhjen e tij me Kombėtaren e vet, ndonėse pėrfaqėsueset shqiptare tė NEN21, NEN19, NEN17 detyrimisht lindin mu prej Kampionatit Shqiptar. Nėn drejtimin e ri vėrehet se nga tė 20 lojtarėt e aktivizuar nė tri ndeshjet e para tė Kupės sė Evropės, vetėm 11 lojtarė kanė lindur nga Kampionati Kombėtar i Shqipėrisė. Ndėrkohė qė edhe pėrsa i pėrket formimit tė tyre nė kėtė kampionat, nuk mund tė pėrfshijmė as Aliajn, as Skelėn, as Lalėn, as Taren e deri diku, as edhe Haxhin. Shifra 11, madje duket tejet e dyshimtė nė vėrtetėsinė e saj, kur mendon se te kjo 11 na ēojnė sidomos Devi Muka e Nevil Dede, tė cilėt edhe pse bėnė njė ndeshje mjaft tė mirė kundėr Holandės, ende mbeten periodikė nė Kombėtare ose plotėsues tė mungesave, si nė rastin e ndeshjes nė fjalė, asaj nė Amsterdam Arena. Kėshtu, nė kėto tri ndeshje tė para tė rangut kualifikues evropianobotėror, vėrejmė se sunduesit e Kombėtares janė Dallku e Hasi, me nga 270 minuta lojė tė dy, tė lindur si futbollistė jashtė Kampionatit Shqiptar si dhe Tare e Haxhi, po nga 270 minuta tė plota, po kurrsesi tė formuar nė Kampionatin Shqiptar. Pa hyrė nė hollėsira tė mirėfillta analitike, mund tė themi me bindje tė plotė se Kampionati Kombėtar i Futbollit ėshtė braktisur nga Kombėtarja. Edhe kėrkimet e mėdha qė po bėhen pėr tė zbuluar talente shqiptarė, jo te ky Kampionat, por nė Evropė, ēka natyrisht ėshtė njė gjė e mirė, janė edhe mė provuese tė dukurisė se*Kombėtarja e ka braktisur Kampionatin Kombėtar. Kjo, jo pėr faj tė saj dhe as pėr mungesė tė talenteve nė skuadrat e tij, por ngaqė nė Kampionatin Shqiptar nuk gjen futbollistė tė formuar. Ėshtė pėr tė dhėnė alarmin dhe kurrsesi pėr tu marrė me praninė e shumė futbollistėve shqiptarė tė Kosovės nė Kombėtaren e Shqipėrisė, prani qė i bėn nder, jo vetėm futbollit si disiplinė teknike sportive, por historisė, shqiptarisė, kombit. E shėnojmė kėte se ėshtė e rėndė kur vėren se deri nė mjedisin e shtypit papritmas shfaqet edhe njė kundėrKosovė!*
E ka braktisė publiku
Kampionatin Kombėtar tė Shqipėrisė e ka braktisė publiku.
Tė shtunėn nė mbrėmje, nė ndeshjen e famshme Partizani-Vllaznia nuk ishin as 2000 shikues dhe mesatarja e ndeshjeve tė viteve tė fundit nė stadiumet shqiptare nuk shkon pėrtej kėsaj shifre tė 2000 shikuesve. Nė kronikat televizive tė mbrėmjes, ajo qė tė bėn pėrshtypje janė thjesht tribunat bosh, madje njė boshėsi e jashtėzakonshme, tronditėse, braktisėse. Shqiptarėt nuk shkojnė mė nė stadium pėr Kampionatin Kombėtar dhe ajo qė ėshtė edhe mė tronditėse, klubet shqiptare nuk marrin tė ardhura nga ndeshjet e tyre. Ndėrkaq, po kaq tronditėse ėshtė se askush nuk merakoset pėr kėtė braktisje tė Kampionatit Kombėtar dhe askush nė Shqipėri nuk bėn njė sondazh pėr kėte braktisje; askush nuk ka njė studim; askush nuk ka tė dhėna zyrtare tė sakta sesa vetė shkojnė nė stadium. Shqipėria, siē e kemi thėnė gjithmonė ėshtė i vetmi vend qė nuk deklaron ēdo javė sesa bileta shiten nė ndeshjet! Askush nuk flet! Me keqardhje kemi mbėrritur deri aty sa pėrafėrsisht, gjithnjė simbas studimit tonė relativ, tė guxojmė tė mbrojmė hipotezėn se para luftės, Kampionatin Kombėtar e kanė ndjekur mesatarisht mbi 2000 shikues pėr ndeshje, ndėrsa sot, ndoshta mė pak Natyrisht qė nė Shqipėrinė e sotme nuk mund tė kėrkosh, tė paktėn tash pėr tash, qė nė ndeshjet e Kampionatit Kombėtar tė vijnė mesatarisht 6686 shikues pėr ndeshje, siē ndodhi nė stinėn 1985-86, shifėr qė doli mbas studimit tė autorit tė kėtyre radhėve, shifėr qė bėri bujė dhe qė i dha Shqipėrisė vendin e parė nė Evropė pėr ndjekjen e ndeshjeve tė Kampionatit Kombėtar pėr frymė tė popullsisė. Kėtė shifėr gjigande nuk e mėtojmė sot, sepse deri diku, ajo vinte edhe prej varfėrisė sė jetės shpirtėrore-kulturore tė shqiptarėve tė izoluar si askush, tė cilėt kohėn e lirė mund ta kalonin ose nė stadium, ose nė teatėr apo me ndonjė film shqiptar dhe vetėm kaq. Por qė tė zbresim te 1000-1500 shikues pėr ndeshje, kjo natyrisht ėshtė njė braktisje tronditėse! Cilat janė shkaqet e kėsaj ikjeje tė shekullit XXI tė shqiptarėve prej Kampionatit tė tyre Kombėtar? Niveli i ulėt po e po, shto kėtu nxitjen e njė publiciteti tė dobėt tė Kampionatit si dhe*organizimin vendnumėro tė tij dhe mbi tė gjitha, daljen mė nė pah, mbi Kampionatin Kombėtar, tė Kampionateve Kombėtare tė Shteteve tė Huaja, qė ka mbėrritur everestin e pasionit, madje deri nė afėr 40 ndeshje tė huaja nė transmetime tė drejtpėrdrejta televizive nė javė pėr rininė e njė kombi, ende me mangėsi tė theksuara nė formimin kombėtar (nacionalist) atdhetar (patriotik), doemos kthehet nė shkatėrrues tė plotė tė tėrheqjes dhe dashurisė pėr Kampionatin Kombėtar nė Shqipėri. Kur dihet se Shqipėria nuk ėshtė Gjermani, ku gjithashtu ka ēdo javė 40 ndeshje tė huaja nė TV, por asnjė gjerman nuk boshatis stadiumet e tij pėr to dhe jo vetėm nė Gjermani
E ka braktisė qytetaria
Kampionatin Kombėtar e ka braktisė qytetaria.
Me kėtė nėnkuptojmė ndjenjėn e tė pėrfaqėsuarit*qytetar apo krahinor, qoftė dhe simbolik tė skuadrės sė futbollit, prej ku rrjedh humbja e identifikimit shpirtėror tė qytetarit edhe me skuadrėn e tij tė futbollit tė qytetit apo krahinės sė tij. Kohėt e fundit, kampionati ka humbur kėsisoj, edhe publikun e Shkodrės, kur rrezikon tė humbė edhe publikun tė sapopėrftuar tė Elbasanit tė stinės qė shkoi. Shihni edhe njė herė tribunat e boshatisura. Shihni fotot qė botohen nė gazeta, ku nė sfond tė futbollistėve shihen vetėm tribuna tė boshatisura. Njerėzit nuk e ndiejnė mė skuadrėn e qytetit tė tyre si pėrfaqėsuese e botės sė brendshme shpirtėrore tė tyre dhe as tė historikes sė traditės sė tyre, nė kuptimin e njė pasioni identifikimi qytetar apo dhe tė njė stili qytetar. Kampionatin e ka braktisė Durrėsi e Vlora, Tirana e Kavaja, Gjirokastra e Lushnja, Berati e Korēa. Ėshtė vėrtet e ēuditshme se si ėshtė e mundur qė edhe pse ka fituar 6 nga 10 kampionatet e fundit, skuadra e dėgjuar, zyrtarisht 22 herė Kampione e Shqipėrisė, Sporktlub Tirana, kurrsesi nuk ndiqet mė tepėr se mesatarisht 2000-2500 shikues pėr ndeshje, pra mė pak nga ēka ėshtė ndjekur nė vitet 30. Kėtu kemi mbėrritur dhe dihet qė mungesa e publikut ėshtė mė e rėndėsishme nė radhė tė parė pėr financat e varfėra tė klubit shqiptar, por ėshtė po kaq e rėndėsishme pėr rritjen dhe formimin e futbollistėve tė mirė dhe me personalitet. Sot futbollistėt e Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė nuk ndihen tė turpėruar pėr nivelin e dobėt nė ndeshje, sepse ndaj kėtij niveli, askush nuk proteston mė pėr shkak se nuk ka kush tė protestojė ngaqė tribunat janė bosh. E tha bukur njė tifoz shkodran tė shtunėn nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa: Ta kishte humbur Bejzade nė vitet 80 golin, ashtu siē e humbi tė shtunėn ndaj Partizanit, nuk do tė dilte e pakta njė njė javė nėpėr Shkodėr. Sot natyrisht qė ai mund tė dalė i qetė e ti bijė pash mė pash Shkodrės, sepse rastin e humbur prej tij nuk e kanė pa as nja njėqind tifoza tė Vllaznisė. Kampionatin e ka braktisė publiku, sepse ky nuk ėshtė mė pjesė e kėtij Kampionati. Ėshtė pjesė e Kampionatit tė Serie A tė Italisė, tė Bundesligės sė Gjermanisė, tė Premiership tė Anglisė, tė Liganacional Spanjės, tė Ligės sė Francės e tė sdimė se kujt. Baste, baste, baste dhe vetėm baste dhe pėr bastet radio e televizione, gazeta*e mjedise buēasin njėqind herė mė fort sesa pėr Kampionatin Kombėtar tė Shqipėrisė. Mjerim i mendėsisė sė kulturės sportive nė Shqipėri, qė doemos lidhet edhe me varfėrinė e familjes shqiptare, e cila shpreson se te bastet e futbollit mund tė pėrmirėsojė jetėn e vet. Me ndonjė pėrjashtim, - mė thoshte njė gazetar i vjetėr i LEquipe, - loteritė sportive zakonisht lulėzojnė vetėm nė vendet e varfėra.*Kampionatin Kombėtar ndėr ne, pėrveē tė tjerave, publiku shqiptar e ka braktisė edhe sepse nė stadium ai nuk gjen asnjė tėrheqje tė nivelit tė lartė kulturor pėr ta ndierė veten vėrtet pjesė e njė mjedisi kulturor. Ndoshta edhe nė kėtė duhet gjetur shkaku i braktisjes nė masė tė intelektualėve pėr Kampionatin Kombėtar, tė cilėt as vijnė nė stadium dhe as lexojnė gazetat sportive! Bėni njė sondazh po tė doni, prej ku rrjedhin mandej edhe sharjet mė tė papranueshme nė kor qė vijnė prej atyre pak tribunave tė mbushura dhe me njė fjalor qė nuk ka qenė kurrė i pranishėm nė stadiumet shqiptare. Edhe kjo ėshtė po aq tronditėse.
E ka braktisė publiciteti*
Kampionatin Kombėtar e ka braktisė edhe ai qė po e quajmė publiciteti i kampionatit. Kjo duket paradoksale, kur kujton se asnjėherė Shqipėria nuk ka patur pesė gazeta tė pėrditshme sportive, duke zėnė vendin e parė nė botė nė kėtė tregues. Mirėpo, nėse dikush njė ditėn na e gjen njė gazetė sportive shqiptare, qoftė dhe tė njė numri tė vetėm, pra edhe tė njė dite tė vetme, qė tė ketė mė shumė se 40 pėr qind tė faqeve tė saj pėr sportin shqiptar, do ti pėrulemi. Njė koleg i ri na tha: Nuk kemi sport, e po tė mos jetė loteria dhe futbolli ndėrkombėtar televiziv nė Shqipėri, gazeta mbyllet. Mund tė jetė kėshtu. Po a mund tė vazhdojė gjatė kėshtu?... Tash pėr tash e rėndėsishme ėshtė se Kampionati Kombėtar ėshtė braktisė prej publicitetit si kulturė e llojit nė Shqipėri, madje nė tė gjitha kahet. Pėrshembull, Shqipėria ėshtė nė javėn e 9-tė Kampionatit tė saj Kombėtar, po Televizioni Shqiptar, qė tash e parė i thotė vetes publik, nuk organizon rubrikėn e tij sportive qė ėshtė rubrika mė e vjetėr e tij! Ndėrsa nė shtyp, rrallė herė, e pakta pėr 25 vjetėt e fundit, nuk ka ndodhur qė Kampionati Kombėtar tė jetė trajtuar me kaq mangėsi si sot dhe e gjitha kjo nuk tė duket se ėshtė thjesht punė stili. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė po humb komentin sportiv, komentin historik, kronikal, problematik, pėrshkrues dhe rrėfyes pėr Kampionatin Kombėtar, komentin e themeluar qysh nė vitet 30 prej Anton Mazrrekut, babait tė gazetarisė sportive, siē e thonė shpesh sot gazetarė tė caktuar me falsitet , sepse mund tė mos i kenė lexuar asnjė shkrim e tė mos i kenė dėgjuar as edhe njė radiokronikė tė vetme. Me keqardhje shėnojmė ndėrkaq, se mbas pėrpjekjeve plot pasion qė brezi ynė bėri, sidomos nė vitet 70 dhe 80, pėr ta formuar komentatorin e ditės pėr futbollin, nė kėto vite gjithēka u shkatėrrua. Shabllonizmi i pasqyrimit tė Kampionatit Kombėtar, njė dembelizėm i papamė pėr tė shkruar, shto kėtu mangėsitė nė njohjen e gjuhės shqipe, mungesėn e stilit, inkompetencėn apo mosnjohjen e futbollit si sport, si histori, si kulturė, si pasion shpirtėror apo civil dhe nė fund tė fundit, si lėndė pėr tė shkruar bukur e me stil, pėrbėjnė gjithė larminė e kėsaj rėnieje apo braktisjeje tė atij qė i thamė publiciteti i kampionatit. Rrezikon tė kthehet nė mėrzi edhe ajo mė elementarja: skeda e njė ndeshjeje, ku ngatėrrohet rreshtimi, ku mungojnė lojtarė (nė vend tė 11 ka 10 e bile edhe 9 ndonjėherė), ku shpesh mungojnė lojtarėt e ndėrruar, minuta e daljes jashtė tė lojtarit tė dėnuar, apo deri te ngatėrrimi i shkrimit tė emrave, sidomos tė lojtarėve tė huaj, kombėsia e tė cilėve ėshtė njė shpikje shqiptare: afrikanė! (E pra Afrika ka shtete kombėtare dhe secili prej tyre ka njė emėr tė pėrveēėm) dhe madje duke u fyer ēdo javė ata, teksa shtypi, radio e televizionet rėndom i quajnė lojtarė me ngjyrė! Racizėm i pastėr gazetarie! Kampionatit i mungon gati pėrherė njė gjykim teknik i javės. I mungon lidhja historike me tė kaluarėn, ēka na ka ēuar edhe kėtu te thėnia: Historia fillon me mua.*Duke pyetur njė ditė nė stadium, njė gazetar tė ri tė futbollit se, a kishte dėgjuar ndonjėherė pėr Qamil Telitin, qė nė Shqipėri i kanė thėnė Telit Kavaja, ai mbeti krejt i habitur, e dukej sikur po i flisnim pėr njė prehistori, jo pėr histori shqiptare tė shekullit tė fundit, qė lidhet me tė vetmin titull tė Kampionit tė Ballkanit, tė fituar prej kėtij Qamil Telitit me shokė. Evropa ėshtė diēka tjetėr ndėrkaq. Kėto javė Universiteti La Sapienza i Romės, pėr kėtė vit universitar ka pėrfshirė lėndėn e re tė Gjeografisė sė Futbollit! Ėshtė njė kurs universitar qė do ta studiojė futbollin si njė dukuri, jo vetėm tekniko-sportive, por edhe tė vėshtrimit socialo-ekonomik e mediatik. Merret me mend qė ne nuk kemi pėrēik tė mbėrrijmė deri kėtu. Ne nuk kemi pėrēik tė mbėrrijmė as te gjetja e pėrbėrjeve tė skuadrave nė tribunėn e shtypit para ndeshjes dhe kurrnjėherė tė mbėrrijmė te njė botim modest (fletpalosje) pėr ndeshjen e radhės. Nė Shqipėri, siē e kemi trajtuar gjatė, po merr fund edhe radiokronika e futbollit, e cila ka kohė qė nuk mund tė quhet mė e tillė dhe ajo ēka bie nė sy mė tepėr nė te, nuk ėshtė ndeshja, rezultati, goli, minuta, episodi, por emri i atij qė transmeton ndeshjen, pėrmendja e emrit tė tė cilit gjatė transmetimit, nė vendet moderne ndalohet me rregullore. Ngaqė protagonisti nuk ėshtė ai, por futbollisti qė luan e interpreton. Kampionatin e ka braktisur publiciteti, sepse asnjė ndeshje e tij nuk transmetohet nė Televizionin Shqiptar qė ėshtė publik, edhe pse pėr kėtė transmetim atij i jep pėrparėsi vetė ligji ende nė fuqi. Pėrveē tė tjerave, meqė ėshtė i rangut kombėtar dhe i vetmi qė shihet nė gjithė Shqipėrinė.
E ka braktisė FSHF-ja
Kampionatin Kombėtar nė Shqipėri e ka braktisė FSHF-ja. E futėm nė thonjėza, sepse nuk ėshtė e lehtė tė thuash qė kampionatin e ka braktisė ai qė e organizon, qė ėshtė Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e drejton atė, cakton kalendarėt, pėrtėrin fushat e stadiumeve, cakton gjyqtarėt, ēon vėzhguesit, delegatėt, hedh shortin, merret me sigurinė, bėn strukturėn e kampionatit, dėnon, pėrjashton, federon, lėviz lojtarėt, miraton trajnerėt, skuadrat, ndan ligat, prodhon rregulloret, lėviz, federon, ēfedereron dhe miraton shkarkimin e 6 trajnerėve brenda vetėm 8 javėve tė Kampionatit 2006-07 dhe dėnon fusha ndeshjesh, ku hyjnė pėrfaqėsues tė nderuar tė publikut, duke kėrcėnuar pa mėshirė gati javė pėr javė gjyqtarėt e futbollit! Tė gjitha kėto i bėn Federata Shqiptare e Futbollit e themeluar mė 1929 ose mė 1930, e pranuar nė FIFA mė 1932 dhe nė UEFA mė 1954. Kėsisoj, kurrsesi nuk mund tė thuhet se FSHF-ja e ka braktisur kampionatin. Mund tė thuhet pra nė thojza se vėrtet qė ajo e ka braktisur. FSHF-ja e ka braktisė Kampionatin Kombėtar tė Futbollit, pėrderisa asaj i ka ikur kombėtarja prej kėtij kampionatit, pėrderisa i ėshtė larguar publiku prej kėtij kampionati, pėrderisa ia ka braktisė qytetaria kampionatin, pėrderisa nuk ka publicitet kampionati. Kėshtu, pėrderisa Federata Shqiptare e Futbollit nuk i zotėron kėta katėr tregues tė ekzistencės sė vėrtetė tė njė Kampionati Kombėtar tė Futbollit, atėherė jemi tė detyruar tė pranojmė se Kampionatin Kombėtar tė Futbollit e ka braktisė edhe vetė Federata Shqiptare e Futbollit dhe nėse do ta pyesnim atė, pėrse*kombėtarja po i largohet aq fort Kampionatit Kombėtar, pėrse publiku i ka ikur Kampionatit Kombėtar, pėrse nuk ka publicitet Kampionati Kombėtar, pėrsa qytetaria nuk e njeh mė skuadrėn e qytetit tė saj si pėrfaqėsuese shpirtėrore tė traditės dhe kulturės sė saj, nuk besojmė se Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė nė gjendje tė pėrgjigjet dhe jo vetėm me shkrim, sepse pėr kėtė ajo sot e kėsaj dite nuk ka paraqitur ndokund as studimin mė tė rėndomtė, por nuk mund tė pėrgjigjet as me gojė, sepse do ti merrej goja.
Kjo qė iu treguam ishte braktisja e madhe e Kampionatit Kombėtar tė Futbollit nė Shqipėri.*
Do tė takohemi nė rubrikat e ardhshme tė TemASport.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Te stadiumi e kisha shtepine une, disa metra larg, tek pallatet e para perballe. Specifikisht, pallati i verdhe ne forme L-je ne te djathte te stadiumit e prap se prap vetem nja dy here vajta ne stadium per sa kohe rrojta atje (dhe ne te dyja rastet s'e ndoqa lojen se shkoja qe te me blinin akullore, thana, dhe manaferra). Te tjeret vinin nga fundi i botes per te ardhur aty. Kisha dhe nje kusheri qe sterviteshe aty por tani e ka lene futbollin. Aty mblidheshin te shkretet djem kur i conin ne ushtri si kope, te gjithe te veshur ne uniforma te erreta. Qanin nenat, perqafoheshin, qanin akoma me shume, e ne i shihnim nga ballkoni turmat e erreta... dhe e vetmja gje qe dilte nga ai sfond gri/jeshile e erret ishin shamite e bardha te nenave. C'pamje e depresionuar.
Me pelqeu artikulli i Besnik Dizdarit (s'lexojme me artikuj te tille ne Shqip). I shpjegon mire shume prej arsyet -- mungesa e publicitetit, i publikut, etj.. Eshte profesion pa respekt (ta kam llafnė, respekt nga njerezia ne pergjithesi, jo se eshte profesion i ulet), nderkohe qe ketu ne Amerike per cdo skuader kane tifoze inkurajues e te sterbetuar. Ne s'e kemi kete lloj kulture, dicka qe i "ftoh" talentet e reja. Ketu ku ti gjejne talentet e rinj, neper shkolla, neper loja, kurse atje... eh, ke te kene ndo nje teacher's pet te ndo nje tranjeri. Ne kohen e Enverit kane qene me te displinuar gjerat (jo vetem lojtaret). Im ate si sportist mundi te siguronte buken e gojes pa u rene prinderve ne qafe. Sa shpesh ndodh kjo me te rinjte e sotem ne Shqiperi? Ku u jepet kjo mundesi?
- Leila (nuk e di pse me ndryshojne accountin 100 here ne dite).
Mire se vini ne zonen e TiGrave VERDH E BLU.
Neper fushėn krejt jeshil
Dalin djemtė portokalli
Qe te gjithė jemi me ju
Forca djema verdh e blu.
Duam gol, ne duam gol
Elbasani loz futboll
duam fitore, ju mos u ndani
ne therrasim Elbasani
Lulet tona janė pėr ju
Elbasani verdh e blu
Ne s'na tremb dot askerkush
Zemrat tona janė ne fushe.
Duam gol, ne duam gol
Elbasani loz futboll
duam fitore, ju mos u ndani
ne therrasim Elbasani
Ne prej jush duam fitore
Duam fitore veē fitore
Para djema me koken lartė
Si selvite e Namazgjase.
Duam gol, ne duam gol
Elbasani loz futboll
duam fitore, ju mos u ndani
ne therrasim Elbasani
Jeta ime, mban emrin e saj..
Kodi PHP:
1 27.08.2006 17:00 'Elbasani' - Tirana 2 : 2
2 10.09.2006 15:00 Shkumbini - 'Elbasani' 3 : 0
3 16.09.2006 15:00 'Elbasani' - Flamurtari 2 : 1
4 23.09.2006 15:00 'Elbasani' - Kastrioti 1 : 0
5 01.10.2006 14:00 Vllaznia - 'Elbasani' 2 : 0
6 14.10.2006 14:00 'Elbasani' - Dinamo 1 : 0
7 18.10.2006 14:00 Partizani - 'Elbasani' 0 : 1
8 21.10.2006 14:00 'Elbasani' - Apolonia 2 : 0
9 28.10.2006 14:00 Teuta - 'Elbasani' 1 : 0
10 05.11.2006 13:30 'Elbasani' - Luftėtari 1 : 0
11 11.11.2006 13:30 Besa - 'Elbasani' 2 : 2
12 18.11.2006 17:30 Tirana - 'Elbasani' 2 : 0
13 26.11.2006 13:30 'Elbasani' - Shkumbini 2 : 0
14 02.12.2006 13:30 Flamurtari - 'Elbasan' 0 : 2
15 09.12.2006 13:30 Kastrioti - 'Elbasan' - : -
16 16.12.2006 13:30 'Elbasani' - Vllaznia - : -
17 23.12.2006 13:30 Dinamo - 'Elbasani' - : -
18 03.02.2007 13:30 'Elbasani' - Partizani - : -
19 10.02.2007 13:30 Apolonia - 'Elbasani' - : -
20 17.02.2007 13:30 'Elbasani' - Teuta - : -
21 23.02.2007 13:30 Luftėtari - 'Elbasani' - : -
22 03.03.2007 14:00 'Elbasani' - Besa - : -
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 04-12-2006 mė 16:24
Jeta ime, mban emrin e saj..
Kastrioti-Elbasani 1-0
Kastroti: Skuadėr e Krujės apo Kabulit? - 9/12/2006
Se pari stadium i thencin; duhet thene qe terreni sportiv vetem i tille nuk mund te quhet. Nje fushe qe mund te mbillet vetem me patate.
Se dyti, shkallet qe rrethonin fushen ishin ne rrenim total dhe per kete "tribune", tifozeve elbasanas i eshte dashur te paguajne 5000 leke te vjetra. Dua ta "falenderoj" Kastriotin dhe "mikpritjen" e tyre "bujare" qe i diskriminuan elbasanllinjte duke i bere te paguanin cmimin e kripur te biletes, nderkohe qe krutaneve u kerkohej te paguanin vetem 2000 leke te vjetra, dhe me sa konstatova 90% u lejuan te futen pa bilete. E theksova kete fakt, pasi ne cdo stadium ku ne kemi qene jashte Elbasanit, te pakten na eshte rezervuar nje kend per te ndjekur ndeshjen, por pa u perzier me tifozet vendas, sic ndodhi sot ne Kruje. Por per kete as qe mund te flitej ne "Kabul" (me falni desha te thoja Kruje). Rreshtim ne formacion luftimi i nje numri te madh forcash policore ne pjesen ku qendronin ata pak tifoze elbasanas qe me guxim mbanin ne qafe shallin dhe simbolet e Elbasanit. Gjithe kohet tifozet e Elbasanit jane provokuar nga tifozet Krutane dhe policia qe ishte ne rolin e ultrasve te Krujes. Na kane share me gjithe fjalorin e "pasur" te kesaj treve.
Dua te pershendes tifozerine e Elbasanit qe sharjeve ne kor te Krutaneve dhe qendrimit "dashamires" te policise iu pergjigj me duartrokitje dhe sarkazem. Ne raste te tilla jua shperblefshim!
Kthehemi e te flasim tani per ndeshjen e luajtur ne fushe. Me vinte tmerresisht keq tek shihja futbollistet se si terhiqeshin zvarre ne mocalin e Krujes. Ne fillim te pjeses se pare dy gabime foshnjerake te mbrojtjes sone, nje nga te cilet na kushton golin. Nje top i hedhur pa pretendime nga krutanet ne zone, nxirret nga Leci gabimisht ne korrner. Goditje nga kendi, nje rremuje ne zonen e portierit dhe aty Ziambo s'e ka te veshtire te shenoje golin e vetem te ndeshjes, qe i dha fitoren "Kabulit".
Pas golit, nuk u pa me asgje qe t'i ngjasoje futbollit. Kartona te verdh e te kuq per Elbasanin, te shara te bollshme nga tifozet krutane, policet dhe futbollistet e Krujes. Vonesa te stergjatura loje, topa qe hidheshin jasht fushe ne gardhet e kasolleve qe rrethonin stadiumin, lojtare krutane qe sapo i prekje pak rrezoheshin dhe kerkonin barrelen qe t'i nxirrte nga fusha.
Te kthehemi e te flasim Sopianin,mbathjet e tė cilit ngjasonin me bibilinat e fėmijėve(mė poshtė ju shpjegojmė arsyen) . Arbitrim te tille zor se do kemi rast te shikojme perseri. Dy kartona te verdhe per Sinen, qe konvertohen ne te kuq ne minuten e 26, te pjeses pare. Direkt karton i kuq per Mehmetajn ne fillim te pjese dyte, pas nje perplasje me nje lojtar te Krujes. Stojku gjithashtu ndeshkohet me karton. Lojtaret e tjere qe moren te verdha. Elbasani edhe pse luajti me 8 futbolliste kunder 14 te Kabulit, (perfshire dhe arbitrat) rrezikoi disa here porten e Krujes, ndersa keta "keshjellaret" sic i quan Shqarri, as qe tentuan t'i afrohen portes se Kotorrit. Nje kuriozitet; portieri krutan disa here pyet tifozet se edhe sa minuta duhet qe te mbyllet ndeshja, megjithese si ju thashe me lart, Elbasani luante me 8 futbollistė.
Pas ndeshjes
Ne pritje per te nxjerre makinen nga xhungla dhe kaosi qe rrethonte stadiumin e Kabulit, mesova rastesisht nga disa tifoze krutane, qe Sopiani ishte kercenuar me jete nga Presidenti dhe Deputeti i Krujes nqs ndeshja nuk do fitohej nga Kruja. Ne fakt dicka te tille e degjova edhe para fillimit te ndeshjes nga disa police krutane ne kafene, por nuk i dhashe rendesi, pasi mendova qe do ishte thashethem policesh tifoze. Por nisur nga arbitrimi i Sopianit dhe ajo cka u pa ne fushe, ka shume mundesi qe kjo histori te jete e vertete dhe mund te jete e shoqeruar pse jo me ndonje dhurate "simbolike" te sponsorizuar me bujari nga presidenti i Krujes dhe ndonje Donator nga Kryeqyteti
Kastrioti-Elbasani 1-0
Kastroti: Skuadėr e Krujės apo Kabulit? - 9/12/2006
Se pari stadium i thencin; duhet thene qe terreni sportiv vetem i tille nuk mund te quhet. Nje fushe qe mund te mbillet vetem me patate.
Se dyti, shkallet qe rrethonin fushen ishin ne rrenim total dhe per kete "tribune", tifozeve elbasanas i eshte dashur te paguajne 5000 leke te vjetra. Dua ta "falenderoj" Kastriotin dhe "mikpritjen" e tyre "bujare" qe i diskriminuan elbasanllinjte duke i bere te paguanin cmimin e kripur te biletes, nderkohe qe krutaneve u kerkohej te paguanin vetem 2000 leke te vjetra, dhe me sa konstatova 90% u lejuan te futen pa bilete. E theksova kete fakt, pasi ne cdo stadium ku ne kemi qene jashte Elbasanit, te pakten na eshte rezervuar nje kend per te ndjekur ndeshjen, por pa u perzier me tifozet vendas, sic ndodhi sot ne Kruje. Por per kete as qe mund te flitej ne "Kabul" (me falni desha te thoja Kruje). Rreshtim ne formacion luftimi i nje numri te madh forcash policore ne pjesen ku qendronin ata pak tifoze elbasanas qe me guxim mbanin ne qafe shallin dhe simbolet e Elbasanit. Gjithe kohet tifozet e Elbasanit jane provokuar nga tifozet Krutane dhe policia qe ishte ne rolin e ultrasve te Krujes. Na kane share me gjithe fjalorin e "pasur" te kesaj treve.
Dua te pershendes tifozerine e Elbasanit qe sharjeve ne kor te Krutaneve dhe qendrimit "dashamires" te policise iu pergjigj me duartrokitje dhe sarkazem. Ne raste te tilla jua shperblefshim!
Kthehemi e te flasim tani per ndeshjen e luajtur ne ”fushe”. Me vinte tmerresisht keq tek shihja futbollistet se si terhiqeshin zvarre ne mocalin e Krujes. Ne fillim te pjeses se pare dy gabime foshnjerake te mbrojtjes sone, nje nga te cilet na kushton golin. Nje top i hedhur pa pretendime nga krutanet ne zone, nxirret nga Leci gabimisht ne korrner. Goditje nga kendi, nje rremuje ne zonen e portierit dhe aty Ziambo s'e ka te veshtire te shenoje golin e vetem te ndeshjes, qe i dha fitoren "Kabulit".
Pas golit, nuk u pa me asgje qe t'i ngjasoje futbollit. Kartona te verdh e te kuq per Elbasanin, te shara te bollshme nga tifozet krutane, policet dhe futbollistet e Krujes. Vonesa te stergjatura loje, topa qe hidheshin jasht fushe ne gardhet e kasolleve qe rrethonin stadiumin, lojtare krutane qe sapo i prekje pak rrezoheshin dhe kerkonin barrelen qe t'i nxirrte nga fusha.
Te kthehemi e te flasim Sopianin,mbathjet e tė cilit ngjasonin me bibilinat e fėmijėve(mė poshtė ju shpjegojmė arsyen) . Arbitrim te tille zor se do kemi rast te shikojme perseri. Dy kartona te verdhe per Sinen, qe konvertohen ne te kuq ne minuten e 26, te pjeses pare. Direkt karton i kuq per Mehmetajn ne fillim te pjese dyte, pas nje perplasje me nje “lojtar” te Krujes. Stojku gjithashtu ndeshkohet me karton. Lojtaret e tjere qe moren te verdha. Elbasani edhe pse luajti me 8 futbolliste kunder 14 te Kabulit, (perfshire dhe arbitrat) rrezikoi disa here porten e Krujes, ndersa keta "keshjellaret" sic i quan Shqarri, as qe tentuan t'i afrohen portes se Kotorrit. Nje kuriozitet; portieri krutan disa here pyet tifozet se edhe sa minuta duhet qe te mbyllet ndeshja, megjithese si ju thashe me lart, Elbasani luante me 8 futbollistė.
Pas ndeshjes
Ne pritje per te nxjerre makinen nga xhungla dhe kaosi qe rrethonte stadiumin e Kabulit, mesova rastesisht nga disa tifoze krutane, qe Sopiani ishte kercenuar me jete nga Presidenti dhe Deputeti i Krujes nqs ndeshja nuk do fitohej nga Kruja. Ne fakt dicka te tille e degjova edhe para fillimit te ndeshjes nga disa police krutane ne kafene, por nuk i dhashe rendesi, pasi mendova qe do ishte thashethem policesh tifoze. Por nisur nga arbitrimi i Sopianit dhe ajo cka u pa ne fushe, ka shume mundesi qe kjo histori te jete e vertete dhe mund te jete e shoqeruar pse jo me ndonje dhurate "simbolike" te sponsorizuar me bujari nga presidenti i Krujes dhe ndonje Donator nga Kryeqyteti
__________________
Krijoni Kontakt