Thashethemi i fundit.
Dorian Bylykbashi mund te rikthehet tek Ekipi i Elbasanit per nje shume marramendese 90.000 (euro)
Thashethemi i fundit.
Dorian Bylykbashi mund te rikthehet tek Ekipi i Elbasanit per nje shume marramendese 90.000 (euro)
Jeta ime, mban emrin e saj..
Postuar mė parė nga ClaY_MorE
DORI NUK VJEN NE ELBASAN MOS SHPRESONI KOT KA FAMILEN E TIJ NE TIRANE DHE JETON ATJE , VAZHDON DHE SHKOLLEN NE TIRANE , AI PO VAJTI MUND TE NDERROJE EKIP MUND TE SHKOJE ME TIRANEN PO NE ELBASAN NUK VJEN . PASTAJ HARRUAT CFARE I BEME KUR LUAJTEM NE TIRANE ME PARTIZANIN NUK I LAME GJE PA THENE DHE TANI E DONI NE ELBASAN JU . AI NUK KA PER TA LENE TIRANEN PER TE LUAJTUR KETU PER 10 MIJE EURO ME SHUME . POR THUAJ TE MBAJME KETA QE KEMI SE DO NA IKIN DHE KETA .
Nuk e kam thene une, thjesht e kam degjuar.Postuar mė parė nga Scorpions_King
Persa i perket shumes thuhet se ai ka kerkuar 90.000 euro nese duam te loze me Elbasanin.
Mos harro qe Champions League te prish mendjen![]()
Jeta ime, mban emrin e saj..
NE DT 11 ELBASANI DO TE LUAJE NDESHJEN E PARE KUNDER AKRANAS (lituani) ky takim po pritet me shume buje ne elbasan , mbas venies se karrigeve ne stadium. ores elekronike , eshte rregulluar dhe ambienti perpara stadiumit ruzhdi bizhuta ,kjo ndeshje po pritet me pa durim dhe nga tifozeria qe ka premtuar se do te beje nje organizim spektakolar per kete ndeshje .
A DO MUNDET TE KALOJE DY TURE EKIPI I ELBASANIT ?
PER ME SHUME NE www.kfelbasani.com
Sulmuesi Skerdi Bejzade thotė se duhet dhėnė maksimumi mė 11 korrik 06-07-2006
Njė nga futbollistėt mė tė rėndėsishėm dhe rezultativė nė radhėt e ekipit tė Elbasanit, sulmuesi Skerdi Bejzade, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se skuadra e tij nuk do ta ketė aspak tė lehtė pėrballjen e parė kundėr Ekranasit pėr Ligėn e Kampioneve. Gjithsesi, "Arusha verdheblu" komenton edhe gjendjen aktuale tė ekipit tė tij, si dhe mundėsitė qė Elbasani ka pėrpara kėtij takimi tė rėndėsishėm. "Mund tė them se faza pėrgatitore e zhvilluar nė Strugė na ka ndihmuar shumė, sidomos nė pėrgatitjet fizike. Dallimi midis dy eipeve tona ėshtė pikėrisht pėrgatitja fizike, por padyshim edhe koha e pushimit qė kemi pasur pas pėrfundimit tė kampionatit na ka shėrbyer," - thekson Skerdi Bejzade. Pėr ish-sulmuesin e Partizanit, sfida me Ekranas pritet tė jetė tepėr e vėshtirė, pasi pėr Bejzaden skuadra kundėrshtare ka njė grup me futbollistė tepėr cilėsorė dhe madje kanė fituar kėtė javė edhe ndaj ekipit tė vendit tė parė nė kampionatin lituanez nė transfertė, duke i shkaktuar humbjen e parė ekipit mė tė fortė, Kaunasit. Ai shprehet se pėr kalimin e turit tė parė duhet shumė punė, madje skuadra e tij duhet tė fitojė bindshėm takimin e parė tė 11 korrikut, pasi ndeshja e parė ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr kalimin e turit. Ndėrkohė qė njė rol tepėr tė madh pa dyshim qė pritet tė luajnė edhe pėrforcimet e fundit, si ato tė Bylykbashit ardhja e Daniel Xhafės nė vijėn e sulmit. Pėr "Arushėn", kėto pėrforcime janė tepėr me vlerė, por ai thekson se nuk i shikon si rivalė afrimet e fundit nė skuadėr, por si njė konkurrencė qė do tė rrisė rezultatet pozitive nė ekipin e tij. "Njė nga anėt tona mė tė forta nė kėtė kompeticion ėshtė pikėrisht forca e grupit. Nga skuadra jonė nuk ėshtė larguar asnjė futbollist. Jemi po ne qė u shpallėm kampionė dhe brenda nesh ekziton njė frymė tepėr pozitive, e cila me siguri qė do tė japė edhe fryte pozitive," - shprehet sulmuesi Bejzade. Por Bejzade ėshtė tepėr optimist pėr kėtė takim, duke theksuar se, pavarėsisht se Ekranasi ka mbi 20 javė qė luan nė kampionatin e vet, kjo nuk do tė thotė se ekipet shqiptare apo Elbasani duhet tė frikėsohet nga kjo skuadėr. "Ne do tė tregojmė se ekipet shqiptare dinė tė pėrballojnė ēdo kundėrshtar nė Ligėn e Kampioneve, pavarėsisht se shpesh kampionati ynė cilėsohet i vogėl nė krahasim me klubet e tjera," - shton goleadori tiranas. Nė vijim tė prononcimit tė tij, sulmuesi Bejzade komenton edhe marrėdhėniet e tij me trajnerin dhe stafin drejtues, duke hedhur poshtė tė gjithė zėrat pėr njė largim tė mundshėm nga Elbasani, ndonėse nuk i pėrjashton kontaktet me klube tė ndryshme. "Kam dy sezone tepėr pozitive me Elbasanin. Njė vit nėnkampion dhe kėtė sezon kampion i Shqipėrisė nuk besoj se do t'i kisha arritur me ekipe tė tjera, kėshtu qė nuk kam ndėr mend tė largohem nga Elbasani. Madje kam njė ngrohtėsi tepėr tė madhe si nga tifozėria, ashtu edhe nga stafi drejtues. Me nė krye trajnerin dhe presidentin tonė Arben Laze, i cili ka meritėn mė tė madhe pėr kėto arritje, ne do tė shkojmė edhe mė tej," - pohon Skerdi Bejzade. Ndėrsa nė lidhje me ofertat qė ai ka, Bejzade pėrfundon: "Tani tė gjithė vėmendjen e kam pėrqendruar nė stėrvitje dhe pėr takimin e parė kundėr Ekranasit, ku dėshira ime ėshtė qė ta nis sėrish me gol sezonin e ri, ashtu siē e mbylla me Shkumbinin. Sigurisht, golat e mi do tė kishim mė shumė vlerė nėse Elbasani kualifikohet nė turin tjetėr. Primare pėr mua ėshtė kualifikimi i ekipit tim dhe mė pas golat, ndėrsa dua tė shtoj se nuk kam pasur kontakte me Vllazninė, pasi kam lexuar nė gazetė pėr njė interesim tė Vllaznisė. Unė jam me shpirt dhe zemėr futbollist i Elbasanit dhe dua qė pas dy sezoneve tė mbyllura me sukses nė ekipin e Elbasanit, tė fitoj edhe njė trofe tė tretė, qė do tė ishte kalimi i turit tė parė dhe tė dytė."
Tifozėt, tė pranishėm edhe nė Lituani
Ende pa u zhvilluar takimi i parė midis Elbasanit dhe Ekranasit pėr Ligėn e Kampioneve, tifozėt elbasanas kanė nisur tė mendojnė pėr tė siguruar biletat pėr takimin e kthimit, qė do tė zhvillohet nė Lituani. Burime pėr "Sportin shqiptar" bėjnė tė ditur se do tė jetė njė grup i madh tifozėsh qė do tė ndjekin ekipin e Elbasanit nė takimin e dytė, por sigurisht qė vėshtirėsia mė e madhe mbetet marrja e vizave nė Ambasadėn Lituaneze nė Tiranė.
Ps: Scorpions King.
Ndėrkohė qė njė rol tepėr tė madh pa dyshim qė pritet tė luajnė edhe pėrforcimet e fundit, si ato tė Bylykbashit ardhja e Daniel Xhafės nė vijėn e sulmit. Pėr "Arushėn", kėto pėrforcime janė tepėr me vlerė, por ai thekson se nuk i shikon si rivalė afrimet e fundit nė skuadėr, por si njė konkurrencė qė do tė rrisė rezultatet pozitive nė ekipin e tij.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Trajneri Ilir Daja thekson "armėn" mė tė fortė tė ekipit kampion 08-07-2006
Elbasani ka kaluar me sukes edhe takimin miqėsor tė zhvilluar ndaj Dinamos, tė fituar 1 0, ndonėse me njė gol nė minutėn e fundit tė takimit. Nė kampin verdheblu mbizotėron njė frymė tepėr pozitive, ku duhet theksuar se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka arritur qė gjatė fazės pėrgatitore tė zhvillojė tri takime miqėsore shumė pozitive, duke pėsuar vetėm njė humbje ndaj Vardarit tė Shkupit. Vlen pėr t'u pėrmendur fakti se forma e futbollistėve ėshtė nė rritje dhe harmonia e grupit ėshtė dhe ēelėsi kryesor i suksesit tė Elbasanit. Nė tė njėjtėn linjė me kėtė qėndron edhe trajneri Daja, i cili nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar" ėshtė shprehur i bindur se forca e ekipit tė tij qėndron te grupi i mbledhur, duke theksuar se ka shumė besim se Elbasani nuk do tė zhgėnjejė nė takimin e javės sė ardhshme. "Kam njė vit qė punoj me kėta futbollistė dhe i njoh mirė, madje mund tė them se jemi po ajo skuadėr qė u shpallėm kampionė dhe kjo falė presidentit Laze dhe pa dyshim dhe futbollistėve, tė cilėt kanė treguar se me kėtė grup qė kemi mund tė shkojmė larg," thekson Ilir Daja. Pėr trajnerin e kampionėve tė Shqipėrisė, pėrballja me Ekranasin ėshtė njė test tepėr i vėshtirė, por nga ana tjetėr ai shton se skuadra e tij ka pėrballė njė tifozėri qė meriton shumė kėtė sezon. "Dua tė theksoj se jemi ende njė skuadėr e fortė dhe me mentalitet fituesi. E them kėtė, pasi tė gjithė futbollistėt mė kanė dhėnė njė besim tė madh me lojėn e tyre gjatė fazės pėrgatitore. Kjo ėshtė vėrejtur edhe nė takimet miqėsore qė kemi zhvilluar," shton Daja. Pėr sa i pėrket kundėrshtarit, ai shton se e njeh shumė pak, por ka parė disa takime nė kasetė dhe thekson se skuadra e tij nuk ka pse tė ndihet inferiore ndaj Ekranasit, teksa shprehet: "Ne kemi objektivat tona, ashtu siē i ka edhe kundėrshtari. Ata e kanė nisur kampionatin mė pėrpara nesh dhe janė nė mesin e tij, por edhe ne jemi nė njė formė mjaft tė mirė, pasi kemi punuar shumė gjatė kėsaj kohe." Megjithatė, pėr trajnerin verdheblu arritja deri kėtu nė majėn e futbollit shqiptar, si dhe pjesėmarrja nė Ligėn e Kampioneve ėshtė historike pėr Elbasanin. "Dua tė pėrgėzoj marrėdhėniet e sinqerta tė presidentit Laze dhe kurrė mė parė nuk kam punuar me njė njeri si ai. Dua tė shtoj se na ka mbėshtetur nė ēdo moment dhe ai e meriton titullin qė skuadra fitoi dhe pa dyshim edhe kalimin e dy tureve," pohon Daja. Bazėn e suksesit tė ekipit tė tij Daja e lidh me disa faktorė, duke mos harruar punėn e mirė tė stafit drejtues me zėvendėstrajnerėt e tij, Gogunja dhe Filja, si dhe me trajnerin e pėrgatitjes atletike Rauf Dimraj, i cili, sipas Dajės, i dha njė tjetėr fytyrė Elbasanit kėtė sezon. Ndėrkohė, trajneri tiranas i verdhebluve shprehet se suksesi i ekipit tė tij ėshtė te grupi i konsoliduar dhe pa dyshim kjo falė njė fryti pozitiv midis tij, stafit drejtues dhe futbollistėve, tė cilėt kanė dhėnė rezultate pozitive gjatė kėtij edicioni. Sa pėr objektivat nė Ligėn e Kampioneve, Ilir Daja shprehet: "Kemi njė skuadėr qė e ka treguar veten se ėshtė e aftė tė pėrballojė ēdo kundėrshtar. Kemi pėrballė njė takim qė me siguri nuk do tė jetė i lehtė, po as i vėshtirė. Njėkohėsisht ardhja e Bylykbashit ėshtė tepėr pozitve, si dhe forma e mirė e futbollistėve aktualė. Nėse dje kundėr Dinamos kishim dy mijė veta qė na ndoqėn nė njė takim miqėsor, tė mos harrojmė se nė kampionat na kanė mbėshtetur 12 mijė tifozė dhe kėtė javė nė takimin e parė do tė na mbėshtesin mė shumė se kaq. Fitorja do tė na qetėsonte tė gjithėve, por sigurisht mė i ėmbėl do tė ishte qė tė siguronim kualifikimin qė nė pėrballjen e parė. Dua ta arrij kėtė objektiv, sepse do tė ishte dhurata mė e mirė pėr presidentin, stafin dhe pa dyshim tifozėrinė tonė pas titullit kampion."
Jeta ime, mban emrin e saj..
ClaY_MorE ok ke te drejte dhe me behet qejfi qe bylykbashi u rikthye ne elbasan
dhe dy dite na ndajne nga sfida e madhe mezi po e presim
GOOOO GOOOO ELBASANI
TIGRAT VERDHE E BLU
kush do vije neser ne elbasan per te pa ndeshjen do jete spektakel po biletat jane pak shtrenjtebejeni men mire po erdhet
TIGRAT VERDHE E BLU
sot ne elbasan luhet ndeshja e pare kunder AKRANAS
nje dite shume e vecante sot ne elbasan ku qe ne oret e para te mengjesit ka filluar te ndjehet entusiazmi i ndeshjes
ne elbasan kane ardhur dhe nje numer i madh tifozesh nga lithuania te cilet do mbeshtesin ekipin e tyre
nje dekor spektakolar pritet te behet sot ne ruzhdi bizhuta nga tifozet vendas
kjo ndeshje pritet me shume ankth ne elbasan te cilet kane per objektiv te kalojne dy fazat e para
URIME ELBASANIT
TIGRAT VERDHE E BLU
Elbasani 1 - 0 Ekranas.
Forca Elbasani.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Krijoni Kontakt