Drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi, thotė se ekipi sheh vetėm pėrpara
Nė kampin verdheblu tashmė ka nisur tė mendohet seriozisht pėr takimin mė tė rėndėsishėm tė kėsaj jave, atė kundėr Partizanit nė transfertė. Nga tė gjithė kjo mund tė quhet ndeshja e vitit pėr tė dy ekipet, duke parė qė nė dy ndeshjet e para skuadra e Starovės ka fituar dhe mbi tė gjitha kjo ndeshje pritet tė jetė vendimtare nė rrugėn pėr titullin kampion. Artin Kovaēi, pavarėsisht ngjarjeve qė mund tė sjellė kjo javė, e sheh ekipin e tij gjithmonė nė krye, ndėrsa Partizanin pas Elbasanit.
- Elbasani kryeson me 6 pikė nga Partizani...
- Ky ėshtė sukses i ekipit qė ka zhvilluar njė ndeshje nga mė tė mirat ndaj Vllaznisė. Sigurisht qė edhe Lushnja na dha njė dorė tė mirė pėr t'u shkėputur me atė barazim, por tė mos harrojmė se ka ende shumė ndeshje pėrpara. Megjithatė, fakti qė jemi dy ndeshje larg tė tjerėve sigurisht qė na qetėson, sidomos kėtė javė, kur do tė kemi pėrballė Partizanin, njė rival direkt pėr titullin kampion.
- Pas Partizanit do tė luani nė shtėpi me Tiranėn, njė tjetėr rivale e drejtpėrdrejtė...
- Eshtė e vėrtetė qė kemi tri ndeshje shumė tė vėshtira, pasi unė fus edhe Shkumbinin nė javėn e fundit tė fazės sė tretė. Janė njė barrikadė qė duhet kaluar me qetėsi dhe punė nga ana jonė. Elbasani nuk i trembet askujt. Sa pėr rivalėt, mendoj se ata duhet tė vijnė pas nesh. Nėse arrijmė njė fitore me Partizanin, mendoj se titulli mund tė marrė rrugėn drejt Elbasanit. Dhe unė kam besim dhe u bėj thirrje futbollistėve tė shpallen kampionė me dinjitet, pra duhet tė mposhtim si Partizanin, ashtu dhe Tiranėn.
- Nė fazėn e dytė Partizani ju ka turpėruar nė fushėn tuaj...
- Unė do t'ju kujtoj njė fakt. Njė vit mė parė Elbasani nuk u mposht nė asnjė ndeshje nga Tirana, por nė fund u renditėm nė vendin e dytė. Pra, ajo qė ne i detyrohemi publikut tonė ėshtė qė nė fund tė sezonit tė shpallemi kampionė, por mendoj se fitorja me Partizanin pėr tė gjithė ekipin tashmė ėshtė njė detyrim pėr t'u mbyllur gojėn rivalėve tanė dhe kam besim qė nuk do tė ketė rezultat tjetėr.
- Ndėrkohė janė shtuar zėra se me Elbasanin mund tė bashkohen tre futbollistė tė njohur tė kombėtares...
- Nuk mund tė them asgjė pėr momentin, pasi asgjė nuk ėshtė pėrfundimtare, por sigurisht qė stafi drejtues ėshtė nė tratativa prej disa kohėsh me kėta tre futbollistė, emrat e tė cilėve pėr momentin nuk mund t'i them. Mendoj se Elbasani edhe me kėtė grup e ka treguar veten se ėshtė i zoti tė kryesojė dhe tė shpallet kampion.
- Cilin mendoni rival kryesor deri nė fund tė sezonit?
- Elbasani duhet tė shikojė vetėm punėn e tij dhe nė ēdo ndeshje tė marrė tri pikėt. Personalisht Dinamo ėshtė njė skuadėr e frikshme, ndonėse pėr momentin nuk ėshtė shumė lart. Megjithatė, Tirana gjithmonė mbetet rivalja kryesore, pasi ka kualitete brenda grupit. Siē e thashė edhe mė lart, skuadra jonė nuk duhet tė bėjė llogaritė e tė tjerėve. Prandaj futbollistėt e Elbasanit duhet qė kėtė javė me Partizanin tė shkėputen sa mė shumė.
Elbasani, gati tri blerje tė fuqishme
Edhe pse ka javė qė nė ambientin sportiv tė Elbasanit flitet gjithnjė e mė tepėr pėr afrimet e dy futbollistėve tė ekipit kombėtar, Osmani dhe Shkėmbi, dje pasdite zėrat pėr afrimin e tyre deri nė fund tė sezonit me verdheblutė janė pėrforcuar edhe mė shumė. Burime tė sigurta pranė presidencės pėr "Sportin shqiptar" kanė konfirmuar se Tefik Osmani dhe Blendi Shkėmbi janė shumė pranė arritjes sė njė marrėveshjeje me verdheblutė, ndėrkohė qė, pėrveē kėtyre dy futbollistėve, bėhet e ditur se me Elbasanin do tė bashkohet edhe shkodrani Albert Kaēi, i cili aktualisht aktivizohet nė ligėn e dytė zvicerane dhe njė vit mė parė ėshtė shpallur nėnkampion me Elbasanin. Pėr trajnerin Ilir Daja tė tre kėta lojtarė janė tepėr tė domosdoshėm, duke parė qė nė pėrfundim tė dy fazave tė para tiranasi ka theksuar se skuadra e tij ka shumė nevojė pėr dy mesfushorė tepėr cilėsorė dhe Shkėmbi sė bashku me Kaēin janė ata qė mund tė drejtojnė mesfushėn e verdhebluve.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
Krijoni Kontakt