Close
Faqja 6 prej 48 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 480
  1. #51
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Klevis Dalipi: Elbasani, i dėnuar tė fitojė nė Korēė


    Elbasanit do tė zhvillojė njė lojė tepėr pozitive, pavarėsisht se tashmė tė gjithė e njohim ekipin korēar, sidomos nė fushėn e vet. Elbasani, nė ēdo fushė tė Shqipėrisė, luan pėr tri pikė, pasi ėshtė skuadėr qė gjithmonė kur futet nė fushė objektiv ka tri pikėt dhe jo mė kot ėshtė edhe kryesues i kėtij kampionati. Pra, jemi tė dėnuar tė fitojmė nė Korēė, pasi ēdo rezultat tjetėr do tė na i komplikonte gjėrat pėr sa i pėrket kampionatit," - shprehet Klevis Dalipi. Ndėrkohė, sulmuesi qė shpesh gjatė kėtij sezoni ka qenė edhe zėvendėsues nė radhėt e ekipit tė tij tė lindjes, shton se Elbasani nuk do ta lėshojė vendin e parė, madje gabimi i bėrė me Dinamon do tė korrigjohet shumė shpejt. "Unė nuk kam dėshirė tė flas pėr kundėrshtarėt, por tė gjithė janė kundėr nesh, sidomos rivalėt tanė, Tirana dhe Partizani, tė cilėt kanė kohė qė kanė nisur luftėn e hapur mediatike ndaj ekipit tė Elbasanit. Ne kemi futbollistė qė nė fushė bėjnė diferencėn, po kėshtu kam besim se skuadra e Elbasanit do tė dalė e fituar nga pėrballja e sotme me Skėnderbeun. Ekipi ėshtė nė trysni, por kam besim se kolegėt do ta kalojnė kėtė moment. Nė fakt, edhe trajneri ka punuar shumė nga ana psikologjike, duke na pėrmendur shpesh faktin qė tė shohim punėn tonė," - shton Klevis Dalipi, i cili ėshtė aktivizuar mė parė edhe nė kampionatin portugez. Ndėrkohė, "bomberi" i verdhebluve thekson se Elbasani do ta pėrfundojė sezonin nė vendin e parė. "Jo vetėm qė do tė luftojmė qė nė tė gjitha takimet e mbetura tė marrim tri pikėt, por mund t'ju them se mezi po pres tė pėrballem me Partizanin dhe Tiranėn, ku me asnjė mėdyshje mund tė shtoj se Elbasani do t'ua tregojė vendin nė takimet e drejtpėrdrejta kėtyre dy skuadrave. Objektivi i Elbasanit ėshtė edhe fitimi i Kupės sė Shqipėrisė. Vllaznia ėshtė njė skuadėr shumė e fortė. Do tė mė pėlqente Tirana apo Dinamo, pasi janė edhe rivalėt tanė nė kampionat, por tė pėrballesh me Vllazninė ėshtė gjithmonė njė kėnaqėsi, pasi futbolli shkodran ėshtė tepėr i bukur. Po kėshtu, edhe publiku ėshtė i veēantė. Besoj se do ta kėnaqim Shkodrėn me futbollin tonė," - pėrfundon sulmuesi i Elbasanit, Klevis Dalipi.


    Verdheblutė, qysh dje nė qytetin e Korēės

    Ekipi i Elbasanit, pasi ka zhvilluar stėrvitjen e fundit ditėn e djeshme, rreth orės 15:00 ėshtė nisur menjėherė nė drejtim tė qytetit juglindor tė Korēės, ku ėshtė akomoduar qė nė mbrėmjen e djeshme. Sot skuadra do tė tė jetė plotėsisht e gatshme, pasi nuk ka asnjė tė dėmtuar, apo tė skualifikuar. Kujtojmė qė ndeshja e fazės sė dytė nė Korēė ka pėrfunduar me fitoren e vendėsve.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #52
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Elbasani nėn presion, Tirana nė sulm

    Skėnderbeu Elbasani 0-0

    Skėnderbeu: Mustafa, Mėrtiri, Lako, Rustemi (Ballēo 12', Ngjela 63'), Ēajku, Agolli, Aniuita, Devolli (Hasalla 88'), Roxher, Osui, Arbri. Trajner: A.Canaj.

    Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede, Vrapi, Abraham, Nora (Kaēi 60'), Ēapja, Osja, Qorri, Bejzade (Stojku 69'), K.Dalipi. Trajner: I.Daja.


    Gjyqtarė: S.Ēekaj (Laē), A.Lamēe (Patos), E.Biēaku (Librazhd)

    Kartonė tė verdhė: Devolli, Agolli, Lako
    Karton i kuq: Rustemi (nė stol)


    "Radiografia"

    13' Rasti i parė u pėrket korēarėve. Roxher, pas njė pasimi nga mesfusha korēare, gjuan nė hyrje tė zonės, por topi pėrfundon mbi traun e portės.
    14' 22' Asnjė rast pėr t'u shėnuar gjatė kėtyre minutave, pasi tė dy skuadrat mė shumė kanė qarkulluar topin nė mesin e fushės.
    23' Qorri pėr miqtė zgjon Mustafėn, teksa gjuan, por topi pėrfundon mbi tra.
    25' Roxher kėrkon tė rrezikojė, por topi i gjuajtur nga 20 metra pėrfundon jashtė.
    27' Agolli provon nga larg, por pėrsėri jashtė kuadratit.
    32' Moment i rrezikshėm nė portėn korēare. Mes Qorrit dhe Bejzades brenda zonės korēare tregohet mė i shpejtė Mustafa, qė largon rrezikun.
    35' Arbri shėrben nga e djathta e sulmit korēar pėr tek Aniuita, qė gjuan me kokė, por pret Kotorri.
    37' Rast ideal pėr Elbasanin. Qorri kroson nga njė kėndore, ku Bejzade kėrcen mbi tė gjithė mbrojtėsit vendės, por topi pėrfundon jashtė kuadratit.
    45' Arbri nxjerr tė lirė Devollin pėrpara portės mike, ku gjuan, por grushton nė mėnyrė tė shkėlqyer portieri Kotorri, qė shmang njė gol mė se tė sigurt.
    51' Pas njė kundėrzbritjeje tė shpejtė tė korēarėve, Devolli gjuan nga larg dhe topi pėrplaset aty ku bashkohen dy shtyllat pingule nė krahun e djathtė tė Kotorrit.
    62' Elbasanasit trondisin vendėsit. Dalipi pason pėr te Bejzade, qė me tė djathtėn e tij gjuan dhe vetėm shtylla e majtė e Mustafės shpėton Skėnderbeun.
    72' Dalipi i vetėm kalon gjithė mbrojtjen korēare dhe i vetėm pėrballė Mustafės gjuan dhe fati ėshtė me Skėnderbeun, pasi topi prek shtyllėn e majtė.
    81' Gabim i mbrojtjes elbasanase. Aniuita del i vetėm pėrballė Kotorrit dhe vetėm kėmbėt e portierit elbasanas shpėtojnė njė gol tė sigurt.
    82' Kundėrpėrgjigje e menjėhershme e miqve. Dede gjuan me kokė dhe pret portieri i Skėnderbeut.
    83' Pėrsėri janė miqtė, ku Kaēi me gjuajtjen e tij kalon edhe Mustafėn, por mbrojtėsi i fundit Mėrtiri largon rrezikun.
    86' Dede gjuan me roveshatė mbi traun e portės korēare.
    90' Rasti i fundit i takimit u takon pėrsėri miqve, qė ushtrojnė presion nė portėn korēare. Qorri gjuan i vetėm dhe pret nė mėnyrė tė shkėlqyer Mustafa.

    Komenti

    Pas vėrshėllimės sė fundit dje nė Korēė nga gjyqtari Sokol Ēekaj, barazimi i takimit ka bėrė qė tė buzėqeshin vendėsit dhe tė "qajnė" miqtė nga Elbasani, qė edhe pse vazhdojnė tė kryesojnė, tani e ndiejnė mė shumė se asnjėherė tjetėr afrimin e Tiranės, qė fitoi nė Lushnjė ndaj Besės. Nė fakt, kur Tirana po shėnonte nė "Roza Haxhiu", i gjithė stoli e miqve nė Korēė ėshtė ngritur nė kėmbė, duke u bėrė thirrje futbollistėve qė tė hidhen nė sulm, por futbollistėt nė fushėn e blertė nuk kishin se ēfarė tė bėnin mė shumė, pasi korēarėt kanė zhvilluar njė tjetėr ndeshje tė mirė nė fushėn e tyre. Tri shtylla (dy pėr miqtė dhe njė pėr korēarėt), shumė raste pėr shėnim dhe njė lojė me ritėm nga tė dy skuadrat kanė qenė momentet mė tė bukura tė 90-minutėshit tė luajtur dje nė Korēė. Ndeshja do tė fillonte e qetė dhe tė dy skuadrat, pėr minuta tė tėra, do tė luanin mė shumė nė mesin e fushės, pasi njė gabim do t'i kushtonte shtrenjtė si Skėnderbeut, ashtu edhe Elbasanit, qė kishte mbėrritur me synimin e vetėm, tri pikėt. Nė kėtė 45-minutėsh tė parė, mė shumė herė do tė rrezikonin portėn vendėsit, qė me anė tė Roxherit, Agollit, Arbrit dhe Devollit, pėr pak sa nuk e kaluan ekipin e tyre nė avantazh. Nga ana e miqve, vetėm Bejzade dhe Qorri kanė qenė tė vetmit iniciatorė tė sulmit elbasanas. Pjesa e dytė do tė ishte edhe mė e bukur dhe dhuroi mė shumė ritėm nga tė dy skuadrat. Qė nė fillim Skėnderbeu ka tronditur traversėn me anė tė Devollit, ndėrkohė qė pėr miqtė Bejzade dhe Devolli do tė bėnin tė njėjtėn gjė, duke treguar se tė dy ekipet ishin tė destinuara tė ndanin nga njė pikė. Edhe pse Canaj dhe Daja kanė bėrė disa herė lėvizjet e tyre taktike nė fushė, asgjė mė shumė se nga njė pikė. Madje nė 10 minutat e fundit Elbasani kaloi nė sulm edhe Deden, qė sė bashku me Stojkun dhe Dalipin nuk arritėn tė "pėrshėndesnin" qoftė edhe njė herė rrjetėn e Mustafės, qė vazhdon tė jetė nė njė formė tė mirė sportive. Sidoqoftė, pas vėrshėllimės sė fundit tė Ēekajt, gjithēka e bardhė nė Korēė dhe pasi kryesuesit kanė mėsuar se Tirana ka fituar, kjo i ka hidhėruar sė tepėrmi. "Hija" Tiranė tani i ėshtė i shfaqur mė shumė se kurrė pranė kėtij Elbasani, qė kryesonte me shumė pikė pėr javė me radhė, por tani ndodhet vetėm tri pikė larg kryeqytetasve. Nga ana tjetėr, duhet tė flasim edhe pėr meritat qė ka skuadra korēare, e cila nė fushėn e vet duket se do tė ngelet deri nė fund e pathyeshme. Kur duhen edhe 540 minuta deri nė fund tė kėsaj superlige, ēdo gjė tani ėshtė vėnė nė diskutim pėr titullin kampion. Elbasani vėrtet e ka "qarė" atė barazim tė djeshėm nė Korēė, por duhet thėnė se nė fazėn e dytė mbėshtetej mė shumė nga sportdashėsit, ndėrkohė qė dje numri i tyre nė Korēė nuk i kalonte shifrėn 200. Ndėrkohė, Skėnderbeu me kėtė pikė tė marrė ėshtė ngjitur nė kuotėn e 36 pikėve, duke barazuar Vllazninė dhe vazhdon t'i largohet edhe mė shumė rrezikut tė fundit tė tabelės. Kėtė tė shtunė, Skėnderbeu do tė luajė njė ndeshje tjetėr tė vėshtirė, pasi do tė udhėtojė tė pėrballet me Partizanin, por duhet pėrmendur se pas dy javėsh do tė udhėtojė edhe Tirana drejt Korēės, aty ku tė gjitha ekipeve tė kėsaj superlige "parajsa" u ėshtė dukur vėrtet "ferr".

    Deklarojnė:

    Agim Canaj, trajner i Skėnderbeut:

    "Barazimi ishte rezultati mė i drejtė i 90 minutave tė takimit tė sotėm (dje). Tė dy skuadrat, si Elbasani, ashtu edhe ne, e kėrkuan fitoren, por gjithēka u mbyll e bardhė. Ishte njė ndeshje me shumė raste nga tė dy skuadrat dhe pėr ne nė fund tė fundit ishte njė barazim me shumė vlera. Tė dy ekipet do ta dėshironin shumė fitoren, por ja qė ndodh qė njė ndeshje e tillė tė dalė edhe barazim. Tani duhet tė shikojmė pėrpara, pasi kemi edhe gjashtė ndeshje tė tjera pėr tė luajtur dhe vetėm pas disa ditėsh duhet tė luajmė nė Tiranė me Partizanin, njė ndeshje tjetėr e vėshtirė."

    Ilir Daja, trajner i Skėnderbeut:

    "Nė radhė tė parė, do tė thoja qė jam shumė i kėnaqur nga loja e ekipit tim. Fati nuk ishte me ne sot (dje). Si nė mbrojtje, ashtu edhe nė sulm, luajtėm shumė mirė dhe vetėm goli na mungoi nė finalizimin e aksioneve tė shumta qė bėmė nė portėn korēare. Kemi ndeshje tė tjera tė vėshtira pėrpara, ashtu si edhe rivalėt, prandaj them se do ta ruajmė diferencėn deri nė fund dhe pa diskutim qė Elbasani do tė kėrkojė vetėm titullin. Mė vjen keq qė nga Korēa dolėm pa tri pikė."



    Tė veēanta:

    Ish futbollisti i Elbasanit, nė dy fazat e para tė superligės, Bledar Devolli, dje pėr herė tė parė ka mbajtur shiritin e kapitenit tė Skėnderbeut.

    Nė minutėn e 11-tė, menjėherė pas dėmtimit, Rustemi ėshtė dėrguar me ambulancė nė spital, teksa ka hedhur nė allēi krahun e majtė. Por nė fund tė ndeshjes ai ėshtė kthyer dhe ėshtė ndėshkuar me kartonin e kuq, edhe pse ishte nė stol.

    Vetėm 200 sportdashės nga Elbasani nė takimin e djeshėm, ndėrkohė qė numri i tė pranishėmve nė stadium e kalonte shifrėn 6 mijė.
    Canaj dhe Daja e kanė ndjekur gjithė 90-minutėshin nė kėmbė, por trajneri i Skėnderbeut nuk e ka respektuar shumė herė vijėn e lejuar, ashtu siē nuk e ka respektuar disa herė edhe Daja.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #53
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kaēi: Mbaruan ditėt e zeza pėr Elbasanin

    "Elbasani nuk ėshtė nė krizė, por thjesht i ka munguar fati, asgjė mė tepėr se kaq." Kėto janė fjalėt e sulmuesit shkodran tė verdhebluve, Albert Kaēi, i cili nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se Elbasani meritonte mė shumė se njė pikė nė takimin e zhvilluar me Skėnderbeun. "Mendoj se ky ėshtė thjesht njė moment i vėshtirė psikologjik, i cili do tė kalojė shumė shpejt," - shprehet Kaēi. Shkodrani, qė ka ardhur nė merkaton e janarit nė radhėt e ekipit tė verdhebluve, thotė se Elbasani ėshtė sėrish i pari dhe kjo mjafton pėr momentin. "Jemi nė vendin e parė dhe sigurisht qė skuadra jonė do tė reagojė, duke filluar nga kjo javė me Teutėn. Ndėrkohė, nė kampin e verdhebluve ende nuk ėshtė kapėrdirė pika e marrė nė Korēė, duke parė qė distanca me Tiranėn tashmė ėshtė ngushtuar vetėm nė tri pikė, por tani besoj se pėrfunduan ditėt e zeza tė ekipit tonė," - shton Albert Kaēi, duke theksuar se fitoret do tė jenė rresht deri nė fund. "Kemi zhvilluar njė lojė shumė tė mirė me Skėnderbeun, ku goditėm tri shtylla. Ndonjėherė nė futboll nuk ėshtė e thėnė tė luash mirė dhe tė fitosh, pasi fati tė vihet kundėr dhe nuk ke ēfarė bėn. Reagimi i Elbasanit do tė vijė qė nė takimin kundėr Teutės. Thjesht ne duhet tė pėrqendrohemi dhe mos e marrim si tragjedi. E thashė, jemi nė vendin e parė dhe duhet ta shfrytėzojmė kėtė epėrsi tė lehtė. E di qė faktori psikologjik nuk ėshtė ai mė i miri, por me njė fitore me durrsakėt, jam i bindur qė ekipi do tė ēlirohet sėrish dhe do tė jenė rivalėt pastaj qė do tė bllokohen," - analizon Kaēi gjendjen e verdhebluve. Por shtatshkurtri shkodran nuk harron tė komentojė edhe gjashtė takimet e mbetura, ku pa dyshim tė gjitha kanė vlerė. "Na duhet tė punojmė shumė pėr tė marrė maksimumin e mundshėm nė tė gjitha ndeshjet e mbetura. Jam i bindur se skuadra jonė do t'i fitojė tė gjitha ndeshjet dhe kėtė keni pėr ta parė tė gjithė. Sa pėr rivalen mė tė afėrt, Tiranėn, mund tė them se Elbasani nuk e ka mendjen te Tirana, pasi ne shohim punėn tonė. Nėse i fitojmė tė gjitha ndeshjet e mbetura, do tė mendojmė me Tiranėn nė ndeshjen direkte, por kampionėt e dinė shumė se ēfarė u kemi bėrė kėta dy vjet. Unė e shoh Elbasanin kampion jo vetėm pse kemi kryesuar qė nga fillimi i sezonit, por futbollistėt janė tepėr tė fortė dhe pa dyshim qė kemi njė skuadėr qė gjatė kėtyre javėve nuk ka reshtur drejt vendit tė parė. Elbasani nuk duhet tė gabojė mė, por tė kthehet te fitorja, duke filluar nga kjo javė me Teutėn dhe mė pas tė mendojė pėr dy ndeshjet e ardhshme, me Lushnjėn dhe Vllazninė nė transfertė," - pėrfundon Albert Kaēi, sulmuesi i Elbasanit, qė aktivizohet pėr tė dytin sezon rresht te verdheblutė.


    Tifozėt: Verdheblu, nuk ju braktisim!

    Shoqata e tifozėve tė Elbasanit, edhe pse ekipi i tyre nė dy ndeshjet e fundit nuk ėshtė paraqitur ashtu siē duhet, ka dalė me njė deklaratė, ku thuhet se futbollistėt verdheblu do tė mbėshteten maksimalisht pėr ndeshjet e mbetura, si brenda, ashtu edhe jashtė. Kjo pėrkrahje vjen pikėrisht nė momentin e duhur pėr ekipin e Elbasanit, pasi morali ka rėnė disi te lojtarėt.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #54
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Elbasani rigjen fitoren, fundos Teutėn

    Elbasani - Teuta 2-0
    Shėnues: Ēapja 45', Kotorri 81' (11-m)

    Elbasani: Kotorri, Dede, Brahja, Vrapi, Abraham, Nora (Kaēi 30'), Ēapja, Osja, Qorri, Bejzade (Stojku 60'), K.Dalipi (Rizvanolli 69'). Trajner: I.Daja.

    Teuta: Kapllani, Zėre, Duro, Kapaj, Pashaj, Buna, Babamusta (Jakupi 51'), Buna, Mancaku, Zėre, Gjondeda (Hodo 55'), Xhihani, Kovaē (Ziambo 65').


    Gjyqtarė: T.Latifi (Gjirokastėr), A.Molla, E.Doda (Laē)

    Kartonė tė verdhė: Buna, Mancaku, Abraham

    "Radiografia"

    2'- Bejzade tenton portėn, duke goditur fuqishėm, por pret portieri Kapllani.
    7'- Kundėrsulm i shpejtė pėr Elbasanin me anė tė Qorrit, por pret me mjeshtėri Kapllani, pas njė goditjeje tė Norės.
    21'- Mancaku gjuan jashtė zone, por Kotorri nė pozicion tė vėshtirė pret.
    28'- Godet Vrapi me tė djathtėn, por jashtė.
    34'- Kaēi i sapofutur tenton portėn, por Kapllani ėshtė nė pozicion.
    45'- Kaēi pason nė zonė pėr mesfushorin Ēapja, i cili godet fuqishėm, duke shėnuar. 1 0 pėr Elbasanin.
    59'- Bejzade kalon dy kundėrshtarė, gjuan tokazi, por topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule.
    62'- Qorri, pasi manovron nė zonė me tė majtėn, godet portėn, por Kapllani bėn mrekullinė, duke e devijuar topin nė goditje kėndi.
    72'- Kaēi godet jashtė zone, por topi kalon mbi traun e portės sė mbrojtur nga portieri mik.
    80'- Stojku gjuan brenda zonės, topi ndalet me dorė nga Zėre dhe 11-metėrsh pėr Elbasanin. Gjuan portieri Kotorri dhe shėnon. 2-0 pėr Elbasanin.
    84'- Kėtė herė tenton portėn Rizvanolli, por goditja e tij ndalet nga njė mbrojtės.
    88'- Stojku gjuan fuqishėm, por Kapllani shpėton portėn e tij nga njė gol mė se i sigurt.


    Komenti

    Elbasani ka fituar duke marė kėshtu tri pikė tepėr tė rėndėsishme pėrballė njė Teute, e cila vinte me pretendime nė fushėn e verdhebluve. Por duhet theksuar se pėr Teutėn resistenca ka qenė tepėr e madhe deri nė fundin e pjesės sė parė, por ajo qė skuadrės sė Ferkos i mungoi ishte se futbollistėt miq nuk tentuan nė asnjė rast portėn e mbrojtur nga Kotorri. Elbasani ka luajtur deri diku njė ndeshje jo shumė pozitive, pasi nė fushė verdheblutė nuk ėshtė se kanė dhėnė maksimumin e mundshėm, ku duhet theksuar se skuadra mike e Teutės kishte njė vendosje tepėr tė mirė nė prapavijė. Megjithatė, pėr ekipin e drejtuar nga Daja sulmet nė drejtim tė portės mike do tė ishin tė shumta. Nora, Bejzade dhe Qorri u shfaqėn disa herė rrezikshėm nė portėn e Kapllanit, i cili duhet theksuar se ka qenė vendimtar nė sfidėn e sotme ndaj Elbasanit nė shumė raste, ku rezultati mund tė kishte qenė edhe mė i thellė. Por minutat e pjesės sė parė nuk ishin shumė tė mira pėr verdheblutė, tė cilėt edhe pse krijuan volum loje, nuk po shėnonin. Do tė vinte minuta e fundit e pjesės sė parė, kur mesfushori energjik Ēapja do tė shėnonte nė portėn e paprekur deri nė kėto minuta tė kapitenit tė Teutės, Xhevahir Kapllani. Pas njė topi tė dhėnė nė zonė nga Abraham, Ēapja ka pėrshėndetur rrjetėn nė fundin e pjesės sė parė. Pjesa e dytė do tė niste pėrsėri me vrull pėr Elbasanin, por edhe pse rastet nuk do tė mungonin pėrpara portės sė Kapllanit, futbollistėt verdheblu nuk arrinin tė shėnonin. Minutat lėviznin dhe Elbasani shpesh kėrkonte tė dyfishonte rezultatin, ndonėse skuadra mike e Teutės mbrohej mirė. Por kjo nuk mjaftoi, pasi nė minutėn e 81-tė tė takimit ekipi i Dajės fitoi njė penallti, pas njė prekjeje tė topit me dorė brenda zonės. Nga pika e bardhė e penalltisė vrapon Kotorri, i cili nuk gabon, duke shėnuar golin e dytė. Duhet theksuar se goli i Kotorrit ėshtė i pari nė karrierėn e tij si futbollist, edhe pse nga pika e bardhė e penalltisė. Minutat e mbetura do tė flisnin totalisht pėr ekipin e Elbasanit, ku loja tashmė ishte pėrqendruar nė zonėn e Teutės. Nė fund Elbasani ruan distancėn me Tiranėn dhe javėn e ardhshme do tė ketė njė transfertė pėrballė Lushnjės. Teorikisht duket njė ndeshje e lehtė pėr kryesuesit, por loja e mirė e lushnjarėve nga java nė javė tė bėn tė mendosh ndryshe. Prandaj verdheblutė do ta vlerėsojnė shumė kėtė takim. Por Elbasani, para se tė shkojė nė Lushnjė, tė mėrkurėn do tė udhėtojė pėr nė Shkodėr, pasi do tė ndeshet nė gjysmėfinale me ekipin e Vllaznisė. Elbasani kėrkon ta fitojė edhe kėtė trofe, prandaj do tė mundohet qė nė "Loro Boriēi" tė marrė njė rezultat sa mė premtues. Ndėrkohė, pėr ekipin e Teutės tashmė vėshtirėsohet akoma mė shumė qėndrimi nė superiore. Javėn e ardhshme Teuta do tė presė Partizanin, njė ndeshje tjetėr e vėshtirė, por tashmė ėshtė e dėnuar tė fitojė patjetėr.


    Deklarojnė:

    Ilir Daja, trajner i Elbasanit:

    "Mendoj se skuadra zhvilloi njė lojė pozitive. Mund tė them se ishte njė ndeshje e vėshtirė, pasi edhe Teuta kėrkonte tri pikėt medoemos. Megjithatė, jam tepėr i kėnaqur nga loja e ekipit tim. Na duhet tė mendojmė dhe tė punojmė pėr takimin e kėsaj jave, por pa harruar se do tė luajmė edhe nė kupė me Vllazninė. Theksoj se do tė kemi njė transfertė tepėr tė vėshtirė nė Lushnjė."

    Alfred Ferko, trajner i Teutės:

    "Skuadra luajti mirė, krijuam disa raste, por na mungoi njeriu-gol. Mund tė them se pjesa e parė ishte shumė e mirė pėr ekipin tonė, deri nė ēastin e fundit, kur edhe u ndėshkuam nga njė pakujdesi e vogėl nė mbrojtje. Megjithatė, ne shpresojmė dhe do tė luftojmė deri nė fund. Sa pėr gjykimin, mund tė them qė tė gjykojnė sėrish si sot gjyqtarėt tanė."



    Tė veēanta:

    - Dy presidentėt Arben Laze dhe Edmond Hasanbelliu e kanė ndjekur sė bashku kėtė takim. Nė pėrballjen me Teutėn duhet theksuar se numri i spektatorėve ka qenė i pakėt, rreth 3500, ndėrsa nė pjesėn e dytė shkallėt e "Ruzhdi Bizhutės" janė mbushur.

    - Ajo qė ėshtė pėr t'u theksuar ėshtė fakti se nė kėtė ndeshje ka shėnuar gol portieri Kotorri, i cili deri tani ishte i vetmi futbollist i Elbasanit qė nuk kishte shėnuar nė kėtė sezon.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #55
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Ish-kapiteni i verdhebluve, Gentian Stojku, mendon se jo gjithēka varet nga ndeshja direkte


    Stojku: Elbasani s'ka frikė asnjė rival



    Elbasani tashmė ėshtė pėrqendruar te sifda e parė e gjysmėfinales sė kupės me Vllazninė nė transfertė. Ndėrkohė qė pas fitores me Teutėn nė kampin verdheblu tė gjithė janė tepėr optimist pas dy barazimeve me Dinamon dhe Skėnderbeun. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", sulmuesi i njohur elbasanas Gentian Stojku ėshtė shprehur tepėr optimist pėr ekipin e tij.

    "Mund tė them se skuadra tashmė i ka lėnė pas rezultatet e fundit jo shumė pozitive, por dua tė shtoj se tashmė Elbasani ėshtė nė rrugėn e duhur. Tri pikėt e marra me Teutėn treguan qartė nė fushė njė Elbasan dominant, por edhe tepėr agresiv, ēka do tė thotė se pėr ekipin tonė tashmė ėshtė kthyer qetėsia dhe fitoret nuk do tė mungojnė deri nė fund," - shprehet Stojku.

    Ndėrkohė pėr ish-kapitenin Stojku, Elbasani duhet tė mendojė pėr tė marrė pikėt e mundshme nė ēdo takim deri nė fund tė sezonit.

    "Siē e thashė edhe mė lart, skuadra duhet tė tregohet e matur. Nuk ka mė gabime pėr ekipin tonė, pasi distanca ėshtė vetėm tri pikė. Mund tė them se jemi tė parėt dhe nuk kemi frikė asnjė kundėrshtar," - shton Stojku.

    Mė poshtė Stojku, qė shpesh gjatė kėtij sezoni ka luajtur edhe nė vijėn e mbrojtjes, thekson se skuadra e tij do tė kėrkojė maksimumin edhe nė kupė.

    "Pėrderisa jemi nė gjysmėfinale, kjo do tė thotė se Elbasani i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė shkuar deri nė finale. Sigurisht qė kemi pėrballė njė Vllazni me ambicie nė kupė, por kjo nuk do tė thotė se Elbasani do tė lėshojė, pasi ne kemi objektivat tona," - analizon Stojku.

    Gjithsesi, Gentian Stojku flet mė shumė pėr takimet e mbetura tė kampionatit:

    "Tė gjitha ndeshjet janė tė njė rėndėsie tepėr tė madhe. Pėr Elbasanin ēdo ndeshje do tė ketė vlerėsim maksimal. Ajo qė mua mė ngroh shumė ėshtė se skuadra ka njė mentalitet fituesi dhe kėtė javė me Lushnjėn objektivi i vetėm do tė jetė marrja e tri pikėve, pasi nuk ka rrugė tjetėr. Nuk besoj se titulli do tė varet nga ndeshja direkte, pasi ne i kemi tė gjitha mundėsitė qė t'i fitojmė tė tėra takimet, duke pritur ndonjė gabim tė Tiranės. Jemi nė vendin e parė qė nga fillimi i sezonit dhe nuk mendoj se Elbasanit i mungon gjė, pasi skuadra ėshtė nė njė top-formė."

    Stojku thotė nė fund se pėr ekipin e tij nuk do tė ketė mė hapa tė gabuar.

    "Jemi nė rrugė tė mbarė dhe luftojmė nė dy fronte. Mendoj se ky Elbasan ėshtė i gatshėm pėr t'u pėrballuar me ēdo kundėrshtar dhe unė i pėrmbahem asaj qė kam thėnė edhe mė parė, se Elbasanin nuk do ta ndalė askush pėr tė fituar titullin kampion. Kėtė sezon jemi shumė pranė dhe pėr Elbasanin gjithēka do tė bėhet edhe mė e lehtė nėse arrijmė t'i fitojmė dy ndeshjet nė transfertė, me Lushnjėn dhe Vllazninė," - pėrfundon Gentian Stojku, ish-kapiteni i Elbasanit.



    Vrapi, mungesa e sigurt ndaj Lushnjės

    Mbrojtėsi i njohur i verdhebluve, Endri Vrapi, nuk do tė luajė nė transfertėn me Lushnjėn. Vrapi nė sfidėn me Teutėn ėshtė ndėshkuar me kartonin e tretė tė verdhė dhe tashmė do tė qėndrojė jashtė formacionit tė Dajės, pėr tė qenė i gatshėm pėr sfidėn me Vllazninė po nė trasfertė pas dy javėsh. Kujtojmė qė Vrapi ėshtė njė nga lojtarėt titullarė tė ekipit dhe nė mbrojtje trajneri Daja nuk ėshtė se ka shumė alternativa.


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  6. #56
    ElBaSanLLiU PeR JeTe Maska e KiNgu_Elb
    Anėtarėsuar
    09-10-2005
    Vendndodhja
    elbasani
    Postime
    109

    Vllaznia-Elbasani

    nje koment te shkurter per ndeshjen e neserme nuk ka asnje kompromist midis elbasanit edhe vllaznis ashtu si mendojne skuadrat e tjera qe kan dhen nje deklarat per shtyp si kur do ket kompromist midis elbasanit edhe vllaznis gje qe nuk duhet besuar po nejse te tjeret le te flasin nga zilija nga qe elbasani ka dy vjet qe shkelqen mos harrojne se tirana vjet e mori kupen si puna juves me albiter gje qe kete vit se ka arritur dot qe keshtu mos e sgjas shum ja lejm fushes se gjelber i uroj futbollisteve te elbasanit qe te na kanaqin sa do pak du ke bere nje ndeshje te bukur, urime djema edhe me nje rezulatat pozitiv


    komente te shkurtera per keto dy skuadra
    Ēdo Gje Mbaron Aty Ku Ka Filluar

  7. #57
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

  8. #58
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Ft Lushnja 2 - 4 Elbasani

    Ft Skenderbeu 1-0 Tirana

    6 pike diferenca

    Kampionet Jemi Ne

  9. #59
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Elbasani fiton bindshėm nė “Roza Haxhiu” me Lushnjėn (4-2). Bejzade “hart-trick” nė pokerin verdheblu. Nė Skėnderbeu-Tirana, vendos Liēi nė tė 57’. Kampionėt nė fuqi, Tirana, tani janė -6 pikė nga Elbasani kur duhen edhe katėr javė.

    Lushnja-Elbasani 2-4

    Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjė

    0-1, Qorri 5’; 0-2, Bejzade 15’, 1-2, Kuli 30’; 1-3 Bejzade 68’; 2-3, Ēela 83’; 2-4 Bejzade 85’



    Nga Franc Hoxha



    Elbasani, hodhi sot njė hap tė madh “gjashtėpikėsh” kundrejt Tiranės sė vendit tė dytė, pas fitores sė rendėsishme kundėr Lushnjės sė vendit tė fundit. Nė njė “Roza Haxhiu” tė ndjekur prej gati 1 mijė tifozėsh verdheblu, formacioni i Dajės shpartalloi 4-2 verdhjeshilėt e Banos. Heroi i ndeshjes ishte “Arusha” Skerdi Bejzade, i cili me tri golat e tij hipotekoi fitoren e ēmuar tė Elbasanit, tri gola qė e ngjitėn sulmuesin tiranas nė kuotėn e 11 golave gjatė kėtij sezoni.

    Pėr ekipin e Dajės, i pari shėnoi Qorri pas pesė minutash lojė (goli i tij i katėrt sezonal), dhe pas dhjetė minutash, Bejzade dyfishoi rezultatin. Kavajasi Kuli qė luan pėr Lushnjėn shkurtoi diferencėn nė minutė e 30 duke mbyllur dhe pjesėn e parė 2-1 nė tė mirė tė Elbasanit. Kuli arriti nė kuotėn e katėr golave. Nė pjesėn e dytė, ėshtė sėrish Bejzade qė nė minutėn e 68 e ēon rezultatin nė 3-1. Edhe pse Lushnja, reagoi me anė tė njė eurogoli tė Gentian Ēelės nė minutėn e 83 (3-2), goli i dytė i tij nė kėtė sezon, Skerdi Bejzade, kryegoleadori i Elbasanit nė kėtė sezon shėnoi pas dy minutash golin e katėrt nė tė 85’. Fitorja e Elbasanit e kombinuar edhe me humbjen e Tiranės nė Korēė, i jep njė siguri mė tė madhe, se nė fund tė sezonit, Daja do tė ēojė pas 21 vjetėsh trofeun e dytė nė Elbasan.



    Statistika “flash”

    Lushnja

    - Humbja me Elbasanin (2-4) ishte humbja e 19 e Lushnjės nė kampionat dhe e 7 nė shtėpi.

    - Lushnja me 4 golat e pėsuar e ēoi numrin nė 53, ekipi qė ka pėsuar mė shumė gola, ndėrsa ata tė shėnuarit nė 20 (-33 gola).

    - Kuli me golin e shėnuar u ngjit nė kuotėn e 4 golave.

    - Ēela me golin e shėnuar u ngjit nė kuotėn e 2 golave.

    Elbasani

    - Fitorja me Lushnjėn (4-2) ishte fitorja e 19 e Elbasanit nė kampionat dhe e 9 nė transfertė.

    - Elbasani me 4 golat e shėnuar e ēoi numrin nė 42, ndėrsa ata tė pėsuarit nė 16 (+26 gola).

    - Elbasani ishte i vetmi ekip qė fitoi jashtė shtėpisė nė Javėn e 32 tė Superligės.

    - Bejzade me tri gola e shėnuar u ngjit nė kuotėn e 11 golave. Ky ishte trigolėshi i parė i tij, pas dy golave tė shėnuar kundėr Shkumbinit (2-1). Bejzade ka shėnuar vetem njė gol me penallti.
    - Qorri me golin e shėnuar u ngjit nė kuotėn e 4 golave.

  10. #60
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    go Go Elbasani Forca Cuna Mos U Ndani.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 6 prej 48 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •