Close
Faqja 46 prej 48 FillimFillim ... 364445464748 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 480
  1. #451
    Verdheblu 4ever Maska e ChAoS_DrAgOn
    Anėtarėsuar
    17-01-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    177

    Imagjinata e nje tifozi!

    Imagjinata e nje tifozi!


    20/7/2008 |

    Ja po kalon dhe ky muaj e do te filloje perseri kampionati dhe une perseri do shikoje te luaje nepermjet televizorit skuadra e qytetit tim skuadra e zemres time Elbasani.
    Elbasani..... eh sa vite u bene qe jam larg teje sa vite u bene qe nuk zgjohem me ne ate shtrat ne ate shtepi ne ate lagje ...me syte plot lot e me imagjinaten time vij tek i pershkruaj ato rruge ndiej mbi fytyren mbi flok mbi buze eren e ftohte te Krastes ndiej profunin e luleve dhe ndiej cdo gje .
    Por imagjinata ime kete mbasdite korriku nuk eshte ajo qe bej cdo here qe shkon te gjeje endrrat qe ka lene ne Elbasan imagjinata ime sot vjen drejt e ne ...Rushdi Bizhuta dhe ja per nje cast une imagjinoj ..... hapen dyert e stadiumit dhe shikoj nje stadium plot e perplot ku valeviten ne ajer qindra e mijra flamuj verdhe e blu shikoj shkallet e ketij stadiumi (qe kam me shume se 20 vjet qe nuk hyj qe kur benin lojrat kur ishim ne shkolle )mbushur me te rinj femija me burra e gra .
    Rrotulloj syte neper stadium dhe habitem nga ajo qe shikoj nje qytet qe feston perpara fillimit te ndeshjes nen ritmin e kenges "NE DUAM GOL NE DUAM GOL".Ne fushen e blerte qendrojne 11 lojtaret tane(te gjesh emrat e tyre eshte si te gjesh gjilperen ne kashte se akoma se di se kush jane me saktesi ) sheh ne syte e tyre krenarine qe kane veshur kete bluze verdhe e blu ne syte e tyre shikon deshiren e madhe qe ti dhurojne perseri ketij qyteti ketyre tifozeve titullin qe ato presin .
    Shef ne syte e tyre shpirtin e sakrifices qe ato bejne cdo ndeshje jane keto lojtare krenaria jone jane idhujt tane jane ato qe do na japin kenaqesine e te qenit perseri ne majen e Shqiperise ...
    Syte e mi shkojne ne kurven e tigrave dhe me syte e mi dalloj tigrat verdhe e blu jane shume me flamujt ne dore e shallet ne qafe bertasin kendojne ,midis tyre dalloj fytyrat e djemve te forumit e miqve te mi qe me bejne shoqeri ne forum emrat e tyre jane emrat e cdo djali elbasanlli dhe midis tyre shikoj dhe disa vajza jane tifozet e qytetit tim .
    Sa gjalleri ka midis tyre sa te gezuar jane dhe padashur syte me mbushen me lot kur mendoj sesa sakrifica bejne ato per te qene ne kete stadium per te ndjekur kete skuader ngajeher lejne punen ,lejne shkollen nganjeher ndihen vetem kur duhet e vejne banderolat dhe kur nuk i len as rehat polizia por lodhja merzitja trishtimi i tyre kalon shpejt kur skuadra ka fitore .
    Ne mes tigrave ka nje atmosfere te mrekullueshme sepse ato jane ne rradhe te pare djem te mrekullueshme jane vellezerit tane .
    Rrotulloj syte dhe lexoj banderualot keto banderuloa jane krenaria jone sepse i kam pare ne cdo stadium ku kemi lozur dhe pse nuk ka qene e lehte per tigrat verdhe e blu por e kemi bere per ti treguar kundershtareve qe ne jemi qe tigrat jane kudo .
    Shikoj ne kete stadium presidentin qe me blerjet e tij ka bere qe kjo skuader te arrije rezultate te mira shikoj organet e pushtetit qe bejne cdo gje me te lehte e japin nje ndihme te madhe skuadres,tifozeve shikoj mediat qe me shkrimet e tyre kane ngritur lart emrin e kesaj skuadre shikoj albitrat qe ne cdo ndeshje tregojne se cdo skuader eshte e barabarte per ato shikoj..... ne nej cep shikoj emigrante elbasanllinj arsenin me tigrat e Romes ,cenin nga Usa ,4ever,bernin,mistrecen e shume e shume te tjere syte e tyre arrij ti shikoj plot lumturi por zerin jo sepse jane t emocionur qe mbas kaq vitesh jane ne stadium ...
    Me syte e mendjes ne tribune shikoj 11 engjej disa nga keto engjej jane ne toke dikush eshte ne qiell por dhe atje ai mbron skuadren time disa i njoh disa jo por ngjyrat e tyre jane ato te Labinotit jane lojtaret e kesaj skuadre ne vite.Ato lojtare qe kane bere qe ky qytet te krenohet e ti quaje "cunat e tij "shikoj qe bisedojne me qetesi pa inat pa cmire e ne syte e tyre ka gezim ndoshta jane te lumtur qe vendin e tyre e ka zene dikush tjeter jane te lumtur sepse e dine qe kjo skuader keto ngjyra bejne te rrahin fort zemrat verdhe e blu ne cdo cep te globit .
    Shikoj ... me syte e mendjes shikoj qe ne kete stadium cdo gje eshte prefekte per fillim e ketij kampionati per fillimin e kesaj ndeshje ngelet vetem vershellima e .....
    Per nje cast imaginata ime mbaron dhe une kthehem ne realitetin e hidhur larg qyteti tim larg ketij stadiumi larg kesaj ndeshje por e kenaqur nga kjo enderr sepse per disa sekonda imagjinova dicka qe askush nuk mund te ma marre .Imagjinova ate qe cdo tifoz verdhe e blu do te donte te ndothte kete vit imagjinova nje moment magjik te ketij sezoni te skuadres tone .Thone qe endrrat behen realitet sa do te doja qe nje pjese e kesaj endrre te behej realitet te behej per qytetin tim per tifozet verdhe e blu por te behej dhe pak per mua ..

    kfelbasani.com
    Verdh E Blu 4ever

  2. #452
    Verdheblu 4ever Maska e ChAoS_DrAgOn
    Anėtarėsuar
    17-01-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    177

    Shehi firmos per Elbasanin, edhe Mehmetaj!

    Shehi firmos per Elbasanin, edhe Mehmetaj!


    21/7/2008 |

    Portieri Orges Shehi me ne fund ka firmosur per skuadren verdheblu. Pas bisedimeve te vazhdueshme mes tij dhe presidentit Laze, marreveshja eshte arritur. Shehi eshte nje nga portieret me te mire te kampionatit tone kombetar ne keto vitet e fundit. Ne CV-ne e tij eshte aktivizuar me skuadra te njohura te Shqiperise si Vllaznia, Teuta, Partizani. Me Shehin ne porte tashme Elbasani ka fituar siguri dhe tifozeria verdheblu duhet te jete me e qete, pasi porta verdheblu eshte ne duar te sigurta.

    -Mbrojtesi Armand Mehmetaj eshte pjese e verdhebluve edhe per nje sezon. Pas takimit me presidentin verdheblu gjithcka eshte zgjidhur me konsensus mes paleve.

    kfelbasani.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Verdh E Blu 4ever

  3. #453
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga ChAoS_DrAgOn Lexo Postimin
    Elbasani, vjen Bakalli, priten dhe ardhje te reja

    Diten e djeshme me skuadren verdheblu eshte afruar dhe nje futbolliste me eksperiecne ne kampionatin shqiptar si Engert Bakalli, i cili ne te kaluaren eshte aktivizuar dhe fanellat e Dinamos dhe Tiranes. Bakalli mund te luaje si mbrojtes i majte, po ashtu edhe mesfushore i majte dhe shkaterrues. Gjate diteve ne vazhdim pritet qe ne kampin verdheblu te kete dhe afrime te reja


    kfelbasani.com
    Tani qe morem Bakallin dhe Shehun do ta fitojme me siguri kampionatin !

    Une cuditem si drejtuesit e Elbasanit nuk vune mend per lojtare te tipit Merkoci ,Patushi etj...

  4. #454
    Verdheblu 4ever Maska e ChAoS_DrAgOn
    Anėtarėsuar
    17-01-2008
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    177

    Alo Superlige, na prit! Rikthehemi si ne kohet e vjetra...

    Alo Superlige, na prit! Rikthehemi si ne kohet e vjetra...!


    Tashme skuadra e Elbasanit duket se po rikthehet edhe njehere fuqishem ne superligen shqiptare me afrimet e fundit te presidentit Arben Laze. Normalisht pas fitimit te titullit kampion ne sezonin 2005-2006 skuadra verdheblu ka pasur nje kurbe te ulur te rezultateve ne dy sezonet vijuese 2006-07 dhe 2007-08 duke mos kapur as edhe nje vend ne kupat europiane. Gjithsesi, tashme e gjithe tifozeria verdheblu ka filluar te enderroje nje stadium te tejmbushur. Duket se pas qetesise gati 2-vjecare qe kishte perfshire stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", i cili per hire te se vertetes nuk eshte ngjitur asnjehere ne shkallen e duhur pas fitimit te titullit kampion. Rikthimi i fundit i mbrojtesit Endri Vrapi duket se ka ndezur zemrat e tifozerise verdheblu, por edhe afrimet e lojtareve te tjere cilesore. Endri Vrapi ka qene gjithmone beniamini i tifozerise verdheblu per ate cfare ka dhene me skuadren e Elbasanit dhe pavaresisht faktit se ai ka luajtur ne skuadra te tjera si Teuta dhe Tirana, asnjehere nuk eshte harruar nga fansat verdheblu. Tifozeria verdheblu sot me shume se kurre shpreson ne fitimin e titullit kampion. Ne fakt, nese titulli kampion do te kishte “goje” pas asaj feste madheshtore dhe te papare ne Shqiperi, ai do te kerkonte vete te vinte dhe njehere ne Elbasan, aty ku sigurisht pritet me mire se ne cdo vend tjeter. Te gjithe kujtojne festen madheshtore te zhvilluar ne qytetin verdheblu ne diten e fitimit te titullit kampion nga ana e skuadres se Elbasanit. Ne nje skuader kampione sigurisht elementet duhet te nderthuren dhe perkrahja e tifozerise duhet te jete ne krahun e skuadres duke bere keshtu qe kundershtaret te dridhen dhe mediat te komentojne: Erdhen "Huliganet verdheblu”, ata qe me te vertete e dashurojne futbollin dhe mbushin stadiumet shqiptare, ata qe me te vertete jane besnike deri ne vdekje pas skuadres se tyre, ata qe nuk ndalen ne bore, bresher, shi apo djall e dreq. Ata qe ne fund te fundit, ne keto dy vite "mungese", jane futur si vullkani nen toke, dhe pritet te shperthejne nga momenti ne moment. Edhe njehere ne kete sezon do te vertetohet skuadra dhe tifozeria qe do t'i japin tonin kampionatit shqiptar, pasi ne keto dy vite gjendje kome, me te vertete qe ka pasur nevoje per nje ringjalje, nje jete te re me nuanca verdheblu. Shifrat flasin vete; numri me i madh i tifozeve qe ka qene ne nje ndeshje futbolli gjate 2 sezoneve te fundit ne stadiumet shqiptare duke ju referuar shifrave ka qene i njejte me ate qe e shoqeronin Elbasanin ne stervitje gjate sezonit 2005-2006. Ditet e "arta" ne Elbasan do te rikthehen shume shpejt dhe ardhjet e reja ne kampin verdheblu me futbolliste kualitativ, "cicerimat" e para te tifozeve verdheblu per nje rikthim te fuqishem ne stadium, nuk jane asgje tjeter vecse nje mesazh per futbollin shqiptar: Alo Superlige, na prit! Po rikthehemi si ne kohet e vjetra...!
    Verdh E Blu 4ever

  5. #455
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kete vit jane rikthyer vertet do ta ndjej mungesen e keteij viti
    do me vije shume keq qe nuk do mundem ta shoh elbasanin ne shkallet e stadiumit

    Forca Tigrat Verdhe e Blu .

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Eshte ndeshja e trete e kampionatin shqipetar dhe ne"Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit do te zbresin ne tapetin e blerte 2 skuadra Elbasani dhe Bylysi i ngjitur ne superiore. Pas javes se pare te premieres ne "Ruzhdi Bizhuta" ku perballe Elbasani kishte skuadren e Apolonise nuk mundi dot te fitonte perballe nje kundershtari, icili u ngjite ne superiore te shtunen do te kete nje tjeter skuader te ngjitur ne superiore, e cila eshte dhe ne fundin e tabeles me zero pike.
    Pas javes se dyte ku Elbasani fitoi ne transerften e veshtire te Vlores kesaj radhe verdheblute e tranjerit Josa kane nje tjeter detyre te mundin ne shtepine e tyre para tifozerise verdheblu ballshiotet duke mare dhe fitoren e pare ne kete kampionat ne shtepi.

    ELBASAN LARGOJE EUFORINE DHE MENDO PER NDESHJEN E RADHES. CUNA VERDHEBLU (KESHTU DO T'JU QUAJME DERI SA TE MBARONI KONTRATEN)RESPEKTOJENI DHE NDEROJENI FANELLEN VERDHEBLU ASHTU SIC JU RESPEKTOJE NE TIFOZET JU SI LOJTARE.

    GEZONI KETE TIFOZERI QE DO TJU MBESHTESI. "FITORJA" ESHTE DETYRA JUAJ NE "RUZHDI BIZHUTA"

    TIGRAT VERDHEBLU JANE GJITHMONE ME JU NE STADIUM PER TU MBESHTETUR.

  7. #457
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Elbasani ka siguruar fitoren e dyte ne javen e trete te kampionatit ndaj Bylisit te Ballshit. "Heroi" eshte po i njejti, i cili shenoi edhe ne ndeshjen e Vlores, pran Eriol Merxha. Ashtu sic kishte premtuar dhe per tifozat se do te kthehej ai i meparshmi, serish Merxha ka bere "bum" duke shenuar dhe golin e 2 personal ne kampionat. Takimi eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare dhe deri ne fund rezultati ka mbetur i pandryshuar. Pas kesaj humbjeje trajneri i Bylisit, Faruk Sejdini eshte larguar nga stoli i ballshioteve. Tashme verdheblute se bashku me skuadren e Tiranes udheheqin superligen me 7 pike (2 fitore dhe nje barazim secila). Takimin e ardhshem skuadra e drejtuar nga Mirel Josa do ta zhvilloje ne kryqytet ndaj kampiones ne fuqi te Dinamos.

    Elbasani:
    Osmani, Beqiri, Lako, Sheta, Vrapi, Merxha, Hyshmeri ( 82 Bakalli), Ahmataj, Balic ( 67 Kazanova), Abazaj, Xhafa ( Kacollja 90).
    Trajner: Mirel Josa

    Bylis:
    Egbo, Kapaj, Besha ( 45 Driza) , Kapaj, Neves, Nenaj (21 Idrizi 59 Kabore), E.Dalipi, Hodo, Ujkani, Kule, K.Dalipi ,Bakiu.
    Trajner: Faruk Sejdini


    Shėnues: 35 Merxha


    Gjyqtarė: E.Dobi, F.Elezi, E.Miho ( Durrės).

    Kartona tė verdhė: Abazaj, Hodo.

  8. #458
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    foto nga ndeshja Elbasani 1-0 Bylis
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #459
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Klasifikimi i Superliges pas javes se 3


    1. Vllaznia 7 pike
    2. Tirana 7 pike
    1. Elbasani 7 pike
    4. Shkumbini 6 pike
    5. Dinamo 5 pike
    6. Apolonia 4 pike
    7. Besa 4 pike
    8. Flamurtari 3 pike
    9. Partizani 3 pike
    10. Lushnja 3 pike
    11. Teuta 1 pike
    12. Bylis 0 pike

  10. #460
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    o kingo, qenka ba firm e fuqishme kurumi



    skan faji qe ankohet portjeri qe thot porta o celik fare
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •