ate per blerjen e ndeshjesh se paskeni ven ?
ate per blerjen e ndeshjesh se paskeni ven ?
Lidhjet personale mund ti vendosėsh nė profil jo nė firmė. Stafi i forumit.
Ja po e vej une qe mos ti ngelet hatri ketij me lart.
____________________________________
Sporti Shqiptar, 22-03-2006
Presidenti i Besės, Nexhat Bizhdili, lėshon bombėn: Kryesuesit po u telefonojnė lojtarėve tė mi pėr kompromis
Bizhdili: Elbasani tenton tė blejė ndeshjen
Feriz Ferizaj
Duket se 9 ndeshjet e mbetura tė superligės do tė jenė vėrtet "intrigė dhe dashuri", siē paralajmėronte dje nė njė shkrim tė saj gazeta "Sporti shqiptar". Pra, duket se na pret njė fazė e katėrt me "luftė" shumėplanėshe tė skuadrave pėr tė arritur objektivat e sezonit. Me tė gjitha mėnyrat, nė fushėn e blertė, por edhe jashtė saj, pas kuintave, ndeshjet e mbetura tė kampionatit duket se do tė jenė pa dyshim njė lojė stėrkėmbėshash. Dhe kėtė e ka provuar i pari presidenti i Besės sė Kavajės, Nexhat Bizhdili, i cili publikisht kėrkon t'i dalė sė keqes pėrpara. I porsakthyer nga njė vizitė jashtė shtetit, Bizhdili thotė se ėshtė pėrballur me njė shqetėsim tė pazakontė tė futbollistėve tė tij. Disa nga titullarėt e Besės, sapo ėshtė kthyer pranė ekipit, e kanė vėnė nė dijeni pėr tentativat e Elbasanit pėr tė blerė ndeshjen e radhės nė kampionat, qė do tė luhet nė fundjavė nė Kavajė. Njė fakt i tillė e ka detyruar presidentin Bizhdili t'u bėjė thirrje publike drejtuesve dhe lojtarėve tė Elbasanit qė tė mos merren me tė tilla gjėra, pasi ato nuk pinė ujė te Besa. Madje Bizhdili shton mė tej, duke thėnė se skuadra qė financon nuk shitet kurrsesi, siē mund tė mendojė ndokush. Duke dashur ta pėrcjellė kėtė shqetėsim tė tij pėrmes gazetės mė tė madhe sportive nė Shqipėri, "Sporti shqiptar", presidenti i Besės, Nexhat Bizhdili, shprehet: "Ē'ėshtė e vėrteta, sapo jam kthyer nga njė vizitė qė bėra jashtė shtetit dhe kėrkova tė takohem me drejtuesit dhe futbollistėt e skuadrės sime. Por, para se tė mė flisnin pėr fitoren e thellė 6-0 ndaj Lushnjės, apo pėr ndonjė problem qė mund t'u ketė dalė rrugės, lojtarė dhe drejtues tė skuadrės mė vunė nė dijeni pėr telefonatat dhe kėrkesat e disa futbollistėve tė Elbasanit, tė cilėt kishin kėrkuar marrėveshje paraprake pėr t'u lėnė ndeshjen e radhės. Futbollistėt e mi mė thanė se disa titullarė tė Elbasanit, emrat e tė cilėve nuk po i bėj publikė pėr arsye etike, u kanė telefonuar, duke u kėrkuar lėnien e ndeshjes nė kėmbim tė pėrfitimeve financiare, shuma tė cilat janė vėrtet tė konsiderueshme, sipas premtimeve. Natyrisht, kjo mė erdhi si bombė, prandaj vendosa qė pėrmes gazetės suaj t'u bėj thirrje publike drejtuesve tė Elbasanit, qė patjetėr qėndrojnė pas futbollistėve tė tyre, qė kanė bėrė rolin e ndėrmjetėsit nė kėtė tentativė pėr tė blerė ndeshjen me Besėn, se e kanė tė kotė. U them drejtuesve dhe futbollistėve tė Elbasanit se Besa nuk shitet kurrsesi. I paralajmėroj tė mos merren mė kėto gjėra, pasi nuk do t'u ecė me Besėn. Tė tilla mėnyra pėr ta fituar ndeshjen jashtė fushės sė blertė nuk shkojnė nė Kavajė, sepse Besa nuk ėshtė ekip lagjesh, por e denjė pėr tė mundur ēdo kundėrshtar tė superligės, ashtu siē e ka bėrė nė kėtė sezon. I kėshilloj kolegėt e mi tė Elbasanit t'i bėjnė llogaritė pėr tė fituar nė fushėn e lojės, nėse kanė mundėsi, ndryshe do tė dalin duarbosh nga ndeshja me Besėn."
I pyetur se kujt i janė bėrė ofertat financiare nė kėmbim tė shitjes sė ndeshjes, apo nga kush janė bėrė, presidenti i Besės, Nexhat Bizhdili shton: "Me sa u informova nga stafi drejtues i skuadrės sime dhe nga futbollistėt, pothuajse tė gjithėve u kanė mbėrritur nė telefon apo ndonjėrit edhe drejtpėrdrejt oferta tė tilla, tė cilat janė bėrė nga lojtarė tė Elbasanit." Interesimit tonė, nėse kėto oferta janė bėrė nga drejtues apo lojtarė tė Elbasanit, Bizhdili i pėrgjigjet: "Presidenca e Elbasanit nuk del vetė nė skenė, sepse nuk ka arsye ta bėjė kėtė, pasi po ta bėjė, e shkrij fare, filloj investigimin pastaj. Ata kanė dėrguar sportistėt e vet pėr t'u bėrė oferta kolegėve tė tyre tė Besės. Nuk po pėrmend emra, sepse nuk ėshtė etike pėr mua, por, e pėrsėris, po ua them publikisht drejtuesve dhe futbollistėve tė Elbasanit se kėto gjėra nuk shkojnė te Besa. Ata tė mos tentojnė mė, siē kanė bėrė kėto dy ditė, qė tė blejnė lojtarė tė Besės, me qėllim qė tė arrijnė objektivin e tyre nė Kavajė, pasi ēdo gjė do t'u shkojė dėm. Pėr sa u takon shumave financiare qė u janė afruar futbollistėve tė mi, nuk mund tė flas me siguri, por mund tė them se bėhet fjalė pėr shuma tė konsiderueshme." Mė tej, i pyetur nėse do tė jetė nė gjendje t'i kontrollojė futbollistėt e Besės, qė tė mos joshen nga tė tilla oferta financiare, qė, sipas tij, vijnė nga kampi elbasanas, Bizhdili nėnvizon: "Absolutisht jam i bindur dhe i sigurt qė nuk do tė arrijė njeri t'i blejė futbollistėt e Besės, pasi ata i paguaj unė. Pėr kėtė flas me 1000 pėr qind. Shitjen e lojtarėve tė Besės as e ēoj nėpėr mend. Elbasani tė gjejė ndonjė ekip tjetėr pėr ta blerė, por Kavajėn absolutisht jo. Nuk ėshtė puna se do t'i kontrolloj unė pėr tė mos u bėrė pjesė e tė tilla lojėrave, por besimi qė kam tek i gjithė stafi i Besės dhe te lojtarėt e mi mė bėn tė them se Elbasani nuk do tė ēajė dot nė Kavajė nė kėtė mėnyrė. Me kėtė rast, i them Elbasanit qė do ta ketė shumė tė vėshtirė tė marrė pikė nė Kavajė, pasi ne kemi synimet tona. Besa ėshtė njė skuadėr qė luan futboll vetėm nė fushėn e lojės dhe pikėrisht aty ka treguar se di tė fitojė. Tė njėjtėn gjė do tė synojmė tė bėjmė edhe tė shtunėn ndaj Elbasanit. Dhe pėr kėtė po pėrgatitemi seriozisht."
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Uroj qe mos te kete ndonje te vertete te deklaratat e e presidentit te Beses dhe te jete thjesht smire, loje e paramenduar kunder Elbasanit, dhe/ose veprim parandalues i tipit "per te qene brenda". Sidoqofte duke dit gjendjen e kampionatit tone ku pazaret e ketij lloji nuk jane denuar ndonjehere po jane bere diten me diell, asgje nuk perjashtohet. Gjithashtu rrethanat e Kavajes jane te pershtatshme per nje pazar: Besa pak a shume ka siguruar vendin e peste, maksimumi mund te levize me +/- 1 vend ne renditje. Dmth as nuk rrezikohet per renie nga kategoria as nuk mundesi per te dale ne Evrope. Por te pakten mendoj qe pas ketij alarmi eshte shume me e vogel mundesia e realizimit te ndonje pazari te mundshem. Ishalla Elbasani me zotesine e tij do e fshije serine me Kavajen per kete sezon.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 22-03-2006 mė 10:49
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Mgjths gjendja ne kampin e Elbasanit eshte optimiste, mua me duket se asgje nuk ka per tu percaktuar para tre javeve te fundit ku Elbasani, Partizani dhe Tirana do ndeshen me njeri tjetrin (qofsha i gabuar). Sepse ne gjashte javet e para, Elbasani ka kater ndeshje jashte, dy brenda kurse Tirana me Partizanin kane kater ndeshje brenda dhe dy jashte. Dhe Elbasani, sidomos fazen e trete, ka treguar se le shume pike jashte fushes:
1-1 me Dinamon
0-0 me Durresin
0-2 me Partizanin
1-1 me Peqinin
Me kete kalendar nuk eshte aspak e cuditshme qe diferenca nga +6 te ulet ndjeshem, aq sa perfundimi te percaktohet nga tre javet e fundit, bile si objektiv une them se do jete pozitiv nese arrijme ne +3 ne tre javet e fundit. Kete here nga kater ndeshjet qe kemi jashte (Kavaje, Lushnje, Shkoder, Korce) nuk mjafton thjesht barazimi por duhet te pakten dhe dy fitore.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 22-03-2006 mė 11:11
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Postuar mė parė nga partizani
Ja tek e ke me larte. Pse ai miku nuk permendi emra ? apo thjesht perseri sulme Elbasanit sic filluan ti benin njerhere e nje kohe pse Elbasani luante te djelen e te tjerat te premte e te shtune.
Jane thjesht sulme per te percare apo sjell konflikte ne klub.
Deri me sot nuk ka ndodhur nje gje e tille kshu qe skeni pse merakoseni.
Jeta ime, mban emrin e saj..
Elbasani kampion !!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 22-03-2006 mė 16:02
Ish-kapiteni i verdhebluve, Gentian Stojku, ėshtė i bindur nė suksesin e kėtij sezoni
Elbasani ka marrė vetėm njė pikė nė derbin me Shkumbinin, por qė pas javės sė 27-tė, ose mė saktė pas pėrfundimit tė fazės sė tretė, skuadra e drejtuar nga Daja tashmė kryeson sėrish me 6 pikė mė shumė se vendi i dytė, Partizani. Ndėrkohė, skuadra e Elbasanit, nė takimin e zhvilluar nė Peqin, arriti qė tė mos pėsojė humbje nė transfertė, madje me dy mungesa kryesore, si Nora dhe Qorri. Ekipi ka qenė i suksesshėm falė njė skeme tė re nga trajneri Daja, ku nė fushė ka aktivizuar qė nga minuta e parė ish-kapitenin Gentian Stojku, i cili e ka bėrė mė sė miri detyrėn e tij, duke qenė kėshtu njė nga futbollistėt mė tė mirė tė Elbasanit. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", Gentian Stojku shprehet se skuadra e tij tashmė ka hedhur njė hap tė rėndėsishėm pėr titullin kampion, madje ish-kapiteni i njohur i Elbasanit, qė gjatė kėtij sezoni, ndonėse ėshtė aktivizuar shumė pak me fanellėn e skuadrės sė tij, ka shtuar se Elbasani, me barazimin nė Peqin, duhet tė mendojė pėr tė mos pėsuar asnjė humbje nė transfertė.
"Elbasani kryeson qė prej 27 javėsh kėtė kampionat dhe do tė ishte fatale pėr ekipin tonė nėse nė fund nuk kurorėzohemi. Unė kam besim te kjo skuadėr, e cila gjatė kėtij sezoni nė ēdo fushė e ka treguar veten," - shprehet Stojku. Mė poshtė, futbollisti qė ka luajtur si titullar nė qendėr tė mbrojtjes nė fazėn e dytė kundėr Besės, pasi mungonte kapiteni Dede, thekson se takimi me kavajasit ėshtė tepėr i vėshtirė. Sipas Stojkut, Besa nuk ėshtė e pakalueshme.
"Pėrderisa jemi nė vendin e parė, do tė thotė se jemi mė tė fortė se ēdo skuadėr, pasi kemi marrė shumė pikė tė vleshme, sidomos nė transfertė. Edhe kundėr Besės kemi fituar nė fazėn e dytė dhe nuk ka asnjė dyshim qė Elbasani tė mos fitojė nė kėtė takim. Jemi nė rrugė tė mbarė dhe kemi kryesuar qė nga fillimi i sezonit. Do tė ishte fatale pėr ekipin tonė nėse nuk arrijmė tė fitojmė titullin kampion. Na duhet tė qėndrojmė "me kėmbė nė tokė" deri nė fund, pasi janė edhe 27 pikė nė lojė. Nėse arrijmė tė jemi tė qėndrueshėm, me siguri Elbasani do tė shpallet kampion," - shton Stojku.
Pėr sa u pėrket rivalėve pėr titull, Stojku shprehet se Elbasani nė radhė tė parė duhet tė pėrqendrohet nė ndeshjet e tij. "Nėse bėjmė detyrėn nė ēdo ndeshje, pak rėndėsi kanė se ēfarė bėjnė ekipet rivale. Pėr mua, ēdo skuadėr ka objektivat e veta, prandaj superliga ėshtė bėrė shumė interesante, pasi lufta pėr titull dhe mbijetesa ėshtė forcuar sė tepėrmi, - shton Stojku. - Nė karrierėn time kam luajtur edhe me skuadra tė tjera, por karriera ime ėshtė e lidhur ngushtė me ekipin e Elbasanit dhe kėtė sezon shpresoj qė tė gjithė tė shpallemi kampionė. Sa pėr minutat e pakta qė kam zhvilluar, them se do tė vazhdoj tė stėrvitem ēdo ditė me pėrkushtim dhe do tė jem gjithmonė i gatshėm pėr Elbasanin. Eshtė trajneri ai qė duhet tė vendosė," - pėrfundon Gentian Stojku, i cili pėr Elbasanin e tij luan nė ēdo sektor tė fushės.
Verdheblutė, sot ndeshje kontrolli
Skuadra e Elbasanit ėshtė duke vijuar normalisht stėrvitjen pėr takimin e kėsaj jave nė trasfertė me Besėn. Daja i ka tė gjithė futbollistėt e gatshėm dhe sot ekipi i Elbasanit do tė zhvillojė njė ndeshje kontrolli pėrpara takimit tė sė shtunės. Pėr momentin tė gjithė janė tė gatshėm, por pritet qė tė pėrfundojė java stėrvitore, nė mėnyrė qė tė mos ketė tė dėmtuar.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
.........................
Miki merr cel dhe mbasi kėrkon nėpėrmjet shoqėrisė,gjen "rastėsisht" nr e Altin Rakllit.Postuar mė parė nga Dr Rieux
lol
Miki - O Altino mrama plako
Raklli - Mirmbrema
Miki - Qysh tkam byrayer ?
Raklli - Me fal por spo te njoh se cili je ...
Miki - Ha mer si bon ky..po Endri Vrapi jam mer jahu (lol)
Raklli - Oooo po... po nga ma gjete nr ...??!!
Miki - Ehhh aman,nuk e ke ngju qe kush kerkon gjen...
Raklli - Ha ha..
Miki - Qysh ke qene ti njehere,mesa pashe kishe be nje eurogol kunder lushnjareve...komplimente
Raklli - Faliminers (lol) po them tju ngjis dhe juve nje kete jave...
Miki - Ahh meqe me dole ktu..pikerisht per ndeshjen e te shtunes tkam marr dhe une.
Raklli - Dmth...
Miki - Ha mer shi ban...ti e di qe ne jemi kaq afer titullit.Kemi Partizanin qe na ndjek kama kames,dhe ngaqe ndeshja kunder jush eshte nje shume decisive dhe e veshtire,menduam ketu me nje grup shokesh mos na ndihmon pak...
Raklli - Une..??!! Si mund tju ndihmoj?
Miki - Ehhhh...ka shume mundesi si,po ja prsh po bisedoja dje me Lazen..E njeh Lazen eee??
Raklli - E si jo..
Miki - E po thosha qe po bisedoja dje me Benin,dhe ne nje moment me thote qe ka deshire te te beje dhurate nje qyp... (lol)
Raklli - Qyp..??!! (nuk ēuditet pėr dhuratė..lol)
Miki - Po po qyp...sigurisht jo me mjaltė...por me gjera qė mund tė shkėlqejnė..
Raklli - Edhe llamarina shkėlqen...(lol)
Miki - Do ti shikosh vetė...ne duam qė ti e vija ofensive e juaj tė mos jepni 100 %
Raklli - .......(heshtje..)
Miki - Hė ktu je ?! Apo tė tė le tė mendohesh ?
Raklii - Jo mer jo ska problem...
Miki - Hė..
Raklli - Dėrgoi tė falat e mia Benit dhe thuji tė mos bėhet merak...qypin do vi ta marr personalisht javės tjetėr nė Elbasan e ta pijmė njė kafe...
Miki - Je njish...flm shumė...
Raklli - Asgjė..
Miki - Hajt se flasim tė shtunėn...
Raklli - Dhe mbas tė shtunės se do vij tė pij atė kafen nė Elbasan...
Miki - Ahh ok.Hajt shnet
Raklli - Shnet plako
*Emrat e marrė si shembuj janė zgjedhur rastėsisht dhe nuk kanė tė bėjnė aspak me situatėn karagjoze nė fjalė.
Ja e shikoni se si mund tė blihet njė ndeshje!!!
Ja mu ngrit mua (ideja) dhe thashė tė ble nja dy ndeshje pėr hesap tė Elbasanit.Dhe ngre tel,prezantohem si tjetėkush dhe flas me njė lojtar tė shquar tė Kombėtares sonė dhe qė Besa ka nderin ta ketė pėrsėri nė gjirin e saj.Ju lexuat dhe mė lart se si e bleva me njė qyp... lol![]()
Kėshtu sipas kėtij robit (z.Nexhat Bizhdili) ēdokush mund tė marrė tel e tė bėjė pislliqe nė emėr tė Sk.Elbasanit,por ngrihet pyetja.A ka ky exemplar prova konkrete qė merr guximin e bėn akuza tė tilla publike e skandaloze..?!
Kjo pyetje sikur nuk shkon pasi individė tė tillė tė papėrgjegjshėm nuk dinė se ēdo tė thotė ecuri pozitive e bazuar nė investime serioze dhe pėrkrahje pa kushte tė tifozerisė mė tė zjarrtė vitet e fundit nė mbarė Shqipėrinė.Le ti verė gishtin kokės ky karagjoz,tė respektojė nė rradhė tė parė sportdashėsin kavajs dhe tė mos bėhet lodėr e tė tjerėve....
Dhe sė fundi : Ne tifozėt verdh e blu i kėrkojmė Presidentin tė sė respektuarės Besės sė Kavajės qė tė vėrtetojė akuzat e bėra,dhe eventualisht tja paraqesė organeve kompetente pėr zhvillimin e procedurave juridike pėrkatėse.Nė rast tė kundėrt kėrkojmė tė mos bėjė mė gam gam si ndonjė curvickė e keqe,e mos hedhi baltė mbi njė ekip qė ka vėrtetuar qė ėshtė ekipi mė i pastėr moralisht nė gjithė vorbullėn e pislliqeve tė futbollit shqiptar.
Verdh e Blu
.........................
Laze: S'kam folur me askėnd, jo mė me Bizhdilin
"Mė vjen sinqerisht keq kur e kam mėsuar njė deklaratė tė tillė. Unė kam pasur shumė miqėsi me presidentin e Besės dhe jam habitur nga njė gjė e tillė. Sa pėr dijeni tė tė gjithėve, unė kam disa ditė qė ndodhem nė Maqedoni dhe tani nė kėtė momente po ndjek ndeshjen Shkėndija-Vardar. Le tė mė thotė, qoftė Bizhdili, qoftė ndonjė tjetėr, nėse ka pasur ndonjė telefonatė prej meje, apo tė kem ēuar ndonjėrin nė emrin tim nė Kavajė. Unė as me ndonjė anėtar tė ekipit nuk kam komunikuar, pasi kam pasur punėt e mia. Unė e di pėrse bėhen kėto gjėra, pėr tė na thyer moralisht dhe pėr ta njollosur emrin e Elbasanit. Tashmė jemi mėsuar me gjėra tė tilla, prandaj i bėj thirrje ekipit qė tė pėrkushtohet edhe mė shumė, pėr t'i treguar jo vetėm Kavajės, por gjithė Shqipėrisė se do tė shpallemi kampionė me meritė." Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr "Sportin shqiptar" presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i cili sė bashku me ortakun Ēėrraga po ndiqnin nė Maqedoni njė ndeshje futbolli. Tė dy financuesit e Elbasanit po vėzhgojnė njė mesfushor me tipare sulmuese tė Vardarit, me tė cilin kanė lidhur njė parakontratė.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
.........................
Krijoni Kontakt