Ky eshte flamuri i madh i Elbasanit qe kur hapet ky kundershtaret tone rrijne ne hije.Si puna spartaneve qe rrinin nen hijen e shigjetave te perseve![]()
Ky eshte flamuri i madh i Elbasanit qe kur hapet ky kundershtaret tone rrijne ne hije.Si puna spartaneve qe rrinin nen hijen e shigjetave te perseve![]()
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)
Keto jane djemte e Elbasanit rruges per ne ndeshje![]()
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)
Tifoizet e perqendruar totlisht ne ndeshje![]()
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)
Para 3Vjetesh Shikoni Se Cfar Benin Ultrasit Verdheblu
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ChAoS_DrAgOn : 19-04-2008 mė 16:09
Verdh E Blu 4ever
Kjo eshte tifozeria jone e zjarrte ne stadium![]()
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)
Para 3Vjetesh Shikoni Se Cfar Benin Ultrasit Verdheblu
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ChAoS_DrAgOn : 19-04-2008 mė 16:09
Verdh E Blu 4ever
Te jesh Tifoz/e eshte nje gje qe lind natyrshem ne zemren tende, lind ne femijeri kur ndoshta nuk e kupton aq mire sportin nuk e kupton se cfare do te thote te lozesh futboll, por dashurohesh (nuk flitet per dashuri sentimentale ) me nje lojtar me lojen qe ai ben, dashurohesh me ngjyrat e asaj fanelle qe ai vesh, dashurohesh me ngjyrat e qytetit tend te dashur, Elbasan. Degjon ndeshjen nga radio e vjeter "Iliria" dhe je e kenaqur kur ajo skuader fiton dhe pse nuk mund te bertasesh nuk mund ta shprehesh kete qe ndien se jeton ne nje vend ku tifozet femra nuk ekzistojne, sepse eshte nje shoqeri ku maskilismi eshte ne lulezimin e tij, por askush s'te ndalon ta shikosh ne shtepi ne televizorin bardhe e zi dhe me vone me ngjyra te shikosh nje skuader qe quhej LABINOTI .
E shikon me prinderit t'u dhe kur ti bertet me te madhe shikon babin qe qesh dhe mamin qe thote: "Shko e bej ndonje pune nuk eshte sporti per femra", por ti nuk ngrihesh, sepse babi s'te len, ai do nje shok qe te shofi kete ndeshje dhe ti je ne ato momente nje cun per ate ..
LABINOTI ajo skuader fantastike e perbere nga lojtare fantastike qe shumicen i ke komshi i shikon ne lagje jane idhujt e tu dhe te pershendesin cdo dite dhe pse te duket cudi qe nje lojtar me cilesi te tilla te pershendesi ty pa e ditur ate cka ti ndjene per te. sot lojtare qe jane sa cereku i tyre hiqen si DIVA duke qene nje hic.
Shikon te djelave babin qe iken te shofi ndeshjen vellezerit dhe ty te vjen inat qe s'te marrin me vete, por e di qe kjo s'mund te ndodhi lagja boshatiset dhe ti del ne ballkon dhe degjon me ankth te ndiesh thirrjet ne stadium. Ndonjehere djemte e lagjes vijne te gezuar nga nje ndeshje e fituar, por edhe te merzitur nga nje ndeshje e humbur dhe pse jane te kenaqur me lojen e lojtareve qe kane dhene maksimunin ne fushe.
Nuk dyshon ne shitje blerje ndeshjesh, nuk ekzistojne, sepse ne rradhe te pare jane cuant e lagjes tende dhe i njef mire ne rradhe te dyte jane lojtare qe duan Labinotitn qyqetin e tyre dhe qytetin tend.
Shikon rruges tek iken ne shkolle cdo mengjes Gogunjen, ate qe eshte legjenda e futbollit, njeriun fjale pak, por te respektushem. Shikon Lashin(Frederik Jorgaqin) sa here qe shkon te blesh buke tek buzeqesh (te njejten buzeqeshje qe ka tani ndoshta mes engjejve ne PARAJSE ). Shikon dhe me vete thua: "Jam krenare qe jam me Labinotin ".
Ate vit Labinoti fiton kampionatin dhe festa ne qytetin tim s'kishte te mbaruar dhe ne duhet te ndeshemi me nje skuader te Danimarkes nuk eshte i rendesishme rezultati sesi do te dali e rendesishme qe ne qytetin tim do te vije nje skuader e huaj ... e kalojne vite cdo gje trasformohet ne Shqiperi dhe ti ndryshon jeta jote ka bere ndryshime, por nje gje nuk ka ndryshuar; dashuria per sportin per skuadren tende.
Nga Shqiperia per vite nuk ke lajme per keto ngjyra verdheblu, sepse ke shqetesime me te medha, por nje dite.... kur shqetesimet tua po fillojne te mbarojne te bejne nje dhurate te bukur teksa shikon brenda nje kostum verdhe e blu me ngjyrat e qytetit tende.
Nuk i permban dot lotet, sepse per babin tend ti nuk kishe ndryshuar kishe ngelur ajo vajza e vogel qe mceftas degjoje ndeshjen ishte nje kostum fantastik gjeja me e bukur qe kisha marre si dhurat ate kohe me kishe sjelle dhe nje llastik flokesh verdhe e blu dhe pse floke une skisha me ate kohe.... por tani qe jane rritur e kam ne koke llastikun verdheblu.
Ishte dhe nje shall verdhe e blu ku me shkronja te medha ishta shkruar ELBASANI nje shall te tille qe qendron mbas makines time dhe pse jetoj ne nje vend ku nuk asnje nuk e njeh Elbasanin, por e rendesisshme eshte qe une Elbasanin e kam me vete ne zemer si cdo njeri nga ne qe eshte emigrant.
...Kalojne muaj dhe ne nje forum ku hyj nje djale me emrin "Arsen " me tregon se ekziston nje forum ku jane mbledhur "Tigrat Verdheblu" e flasin per skuadren tone te zemres, kam pak ndrojtje sepse mendoj se ndoshta ato djem s'do jene shume te kenaqur te kene midis tyre nje vajze, por jam gabuar.
Per ato une isha nje "tifoze nderi " isha "Ahmet Shqarri " dhe isha e lumtur qe me ne fund mund te flisja per skuadren e qytetit tone me keto djeme te cilet kane dhene edhe zemren per skuadren e tyre.
Por si per cudi nuk eshte me ajo deshira per te folur per kete skuader, sepse ajo skuader keto lojtar e kane bere kete vit qe gjyrat verdhe e blu te mos jene ne lartesine e duhur .
Kane bere kete vit qe ne cdo ndeshje te mos mendohet per fitore per loje te bukur te lojtareve tane, por vetem mendon "a e kane shitur apo jo ndeshjen ?" dhe kjo eshte gjeja me e ulet per nje tifoze te shikoje qytetin e tij ngjyrat e tij nen akuze.
Mendon se ndoshta nuk eshte e vertet qe endrra jote qe te shofesh nje skuader qe lufton per titull, per kupe nuk do te ngelet enderr do realizohet, por nga java ne jave shikon zgenjim mbas zhgenjimi turperim mbas turperimi.
Atehere mendon se a ja vlen te besh tifozllek per kete skuader a e meriton ajo nje gje te tille?
Dhe s'te ngel gje tjeter, por nje thirrje qe del nga merzitja, trishtimi, deluzioni, qe ke; Ju lutem ju lojtare qe vishni ngjyrat verdhe e blu mos prishni ate endrren e gjithe atyre qe jane te dashuruar me ngjyrat verdhe e blu qe kur ishin femije.
Ju lutemi mos na poshteroni endrrrat e femijerise, mos na shitni qytetin dhe ngjyrat e shenjta verdheblu, por na ktheni ne vendin qe ne e meritojme, sepse ju nje dite do ikni ne nje skuader tjeter, ndoshta s'do t'ju bie nder mend kjo skuader, por ajo vajza qe ndiqte sportin mceftas familjes, ajo vajza qe e ndjek me aq pasion sot e kesaj dite Elbasanin dhe perpiqet qe t'ja "injektoje" ne gjak dhe njerezve te tjere qe ka rreth saj, keto ngjyra per ate do te mbeten gjithmone te shenjta, gjithmone ne zemren time do te jete nje "Tiger Verdheblu si per te me kujtuar dashurine time per keto ngjyra dhe duke me shoqeruar ne cdo vend ku jeta e veshtire do te me detyroje te qendroje.
Ju lutem na lini te enderrojme endrren e femijerise, ELBASANI KAMPION.
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)
Pamje Nga Stadjumi `Ruzhdi Bizhuta`
Verdh E Blu 4ever
Duket se tifozeria i ka dhene fund ndjekjes se ndeshjeve te ekipit te Elbasanit.Natyrisht shkaqet e kesaj ftohje tashme dihen ndersa pasojat e saj nuk u moren per baze nga lojtaret mercenare qe perfaqesojne ekipin tone te zemres dhe jo vetem kaq por asgje nuk do ta qetesonte kete situate deri sa kampionati te arrinte ne piken e finishit.Padyshim qe kjo tifozeri e mrekullueshme nuk e meriton kete zhgenjim por ja qe realiteti eshte me transparent se asnjehere tjeter duke treguar punen serioze dhe disiplinen e klubit.Nese kjo tifozeri i ka qendruar besnik ekipit edhe ne ditet me te veshtira kete e ka bere vetem per dashurine qe kane per emrin qe mban ekipi dhe jo per te pare lojen e protagonisteve amator.Mund te na thoni ju drejtues te kf Elbasanit se ku duhen vendosur pikat mbi "I".
e kuptojme fare mire pergjigjen tuaj e cila nuk vlen asgje,me mire se kushdo flasin faktet.Ku jane premtimet boshe qe ju karakterizuan per nje kohe te gjate duke mbajtur ndezur shpresat e kesaj tifozerie,ku jane shkaktaret e humbjeve,ku jane gjobitjet dhe masat "made in extremis".Tashme te gjithe jane te ndergjegjshem qe ju nuk vleni me per asgje.Por plaga me e rende qe i keni hapur kesaj tifozerie vjen nga njollosja qe i keni bere ELBASANIT qe cdo ultras do te jepte gjithcka per te mbajtur te paprekshem kete emer.Besoj se "ultrasit verdheblu" jane treguar me shume transparent sesa duhet duke ju lene ju drejtues te kuptoni arsyet tona qe sjellin kete "divorc" me ekipin deri ne fund te sezonit.Harrojeni togfjaleshin "kerkojme perkrahjen tuaj" sepse nuk do t'ju pergjigjemi. "lotet e tifozerise verdheblu humbjes se turpit ndaj Tiranes me 9-te futbollist asnje nuk ju pergjigj, kerkeses se tyre per te dal autoret e vertet te atij turpi hasen me nje heshtje naive e cila meriton BOJKOT dhe nje stadium te boshatisur. Mbasni ne stadium ata tifoz "besnike" qe udhezoni neper fushe se ju "duan" me shume se ne ULTRASIT.
Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)
Krijoni Kontakt