Close
Faqja 23 prej 48 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 480
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    C'do na sjelle ky vit ?

    Dje paradite ne zyren e presidentit Arben Laze ka mberritur sic ishte parashikuar trajneri i ardhshem i Elbasanit Edmond Gezdari. Timonieri i ri verdheblu eshte shprehur se nuk jam menduar 2 here kur behet fjale per nje president si Laze qe ka investuar shume per futbollin shqiptar. Nderkohe qe ka falenderuar dhe Deliun per punen e bere duke u shprehur se nuk eshte faj i tij per rezultatet e Elbasanit. Nderkohe qe Filja do te jete asistenti i tij dhe trajneri i portjereve do te jete serisht Bujar Gogunja duke bere nje rrokad me Dostin, i cili ka marr drejtimin e te rinjve te Elbasanit. Ndersa presidenti Laze ka deklaruar se tek Elbasani nuk mundet te qendrojne disa lojtare qe fusha e futbollit iu duket si teater kukullash. Gezdari ka premtuar se me merkaton e janarit Elbasani do te shkoj patjeter ne UEFA. Por, ne anen tjeter presidenti Laze eshte i mendimit se Elbasani mundet te shpallet serisht kampion edhe pse distanca me kryesuesit e Tiranes eshte 11-te pike.
    Duhet te shohim ditet ne vazhdim merkaton qe do te zhvilloi Elbasani dhe per te pare nese Deliu ka qene defekti i vetem i verdhebluve. Por, gjasat me nje trajner plot eksperience si Gezdari jane qe Elbasani te kete nje progres te konsiderueshem ne rezultatet e tij, pasi ky trajner me pare ka drejtuar skuadra si Partizani, Teuta dhe Lushnja, gjithashtu ka edhe nje eksperience te konsiderueshme me grup moshat e kombetareve Shqiptare. Nderkohe qe Deliu eshte emeruar nga presidenti Laze si krye trajneri i grup moshave ne Elbasan.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Nallbani: Pėrmes Elbasanit dua kombėtaren

    Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", mesfushori kosovar i Elbasanit, Ilir Nallbani, shprehet se nėpėrmjet Elbasanit do tė arrijė ekipin kombėtar tė Shqipėrisė. Me njė eksperiencė tė madhe jashtė vendit, ku ka luajtur me disa ekipe, si nė Hungari, Suedi, Izrael dhe Kosovė, Nallbani pėr herė tė parė luan nė kategorinė superiore. Ja ēfarė thotė ai mė shumė nė fjalėt e tij:
    Nallbani, mė nė fund jeni federuar me Elbasanin...
    Kam kohė qė stėrvitem me ekipin, qė nė tetor, dhe mendoj se tashmė e njoh ambientin, mentalitetin e Elbasanit, i cili ėshtė munduar qė gjatė kėtyre dy fazave tė japė maksimumin e tij. Mezi po pres qė tė jem nė fushė si titullar. Kam besim se Elbasani do tė mė japė atė qė kėrkoj nė karrierėn time.
    Cila ėshtė ajo?
    Pa dyshim, tė vishem kuqezi. Dua qė me paraqitjen time nė kėtė vit tek Elbasani tė fitoj njė vend, nėse e meritoj, kuptohet, nė ekipin kombėtar tė Shqipėrisė. Elbasani e ka treguar mė sė miri qė ėshtė njė ekip qė nxjerr futbollistė pėr nė kombėtare dhe shembulli mė pikant ėshtė ai i Dallkut, qė ka ardhur nga Kosova.
    Ēfarė opinioni keni pėr Elbasanin, i cili ndodhet nė vendin e pestė?
    Unė i kam ndjekur pothuajse tė gjitha ndeshjet e Elbasanit qė nga tetori dhe kam vėnė re se nė disa takime nuk ka humbur pėr faj tė tij. Gjithsesi, ka momente qė nė futboll duhet tė shohėsh punėn dhe jo justifikimet. Mendoj se nė tri ndeshjet e fundit Elbasani pėsoi njė "shock" psikologjik.
    Presidenti Laze po bėn pėrforcime me futbollistė tė elitės nė Shqipėri. Keni frikė nga konkurrenca?
    Po, jam nė dijeni dhe ardhja e Patushit nė mesfushė do tė na japė shumė krahė, pasi kam dėgjuar se ėshtė futbollist cilėsor dhe me eksperiencė. Nėse vijnė dhe ata qė janė pėrmendur, mendoj se do tė jemi njė nga skuadrat mė tė forta. Unė nuk kam frikė nga konkurrenca, madje shpreh bindjen qė kjo konkurrencė do tė mė japė atė qė dua unė.
    Mendoni se ekipi mund tė pretendojė pėr titull?
    Me kėto pėrforcime, nė qoftė se do tė ishim ende nė kupė, mund t'i kishim fituar tė dy. Kampionati ėshtė i gjatė dhe pėrballjet do tė jenė jo tė lehta si pėr ne, ashtu edhe pėr kundėrshtarėt. Unė mendoj se titulli po na pret, duhet tė shkojmė ne te titulli.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    "Japim Bejzaden, duam Sinėn e Kaēin!"

    Ēėshtja "Bejzade" duket se nuk do tė ketė fund derisa tė mbarojė merkatoja. Nė fillim ishte Partizani ai qė kėrkonte shėrbimin e tij me ēdo kusht, ndėrsa tani ėshtė Elbasani qė ėshtė hedhur nė ofensivė pėr tė marrė shėrbimet e kėtij lojtari. Bisedimet mes dy presidentėve kanė kohė qė kanė nisur pėr kėtė problem dhe, nėse nė ditėt e fundit tė dhjetorit pėrgjigjja e Fushajt ka qenė e prerė dhe negative, tashmė gjėrat duket se kanė marrė rrjedhė tjetėr. Nė skenė ka dalė njė shifėr prej 50 mijė eurosh, apo dollarėsh, e pasaktėsuar ende, e cila ėshtė kėrkuar nga ana e presidentit tė Vllaznisė pėr ta lėnė tė lirė Bejzaden dhe homologu i tij elbasanas ėshtė gati tė bėjė "marrėzinė" e radhės, pas marrjes sė Patushit. Laze ėshtė shprehur i gatshėm ta paguajė kėtė shumė tė lartė vetėm e vetėm qė "Arusha" tė bėhet sėrish verdheblu. Kundėr kėsaj lėvizjeje nuk ėshtė as lojtari dhe kjo gjė i shton mundėsitė e realizimit tė njė kalimi tė tillė, gjithnjė nėse paguhet kjo shumė parash. Por gjėrat gjatė ditės sė djeshme duket se kanė marrė rrjedhė tjetėr, gjithsesi nė tė njėjtėn linjė, atė tė kalimit tė Bejzades tek Elbasani. Tashmė drejtuesit e Vllaznisė nuk do tė kėrkojnė mė para pėr ta lėnė tė lirė kėtė lojtar, por pėr "kokėn" e tij duan dy tė tilla, aktualisht pjesė e skuadrės verdheblu. Bėhet fjalė pėr Sinėn e Kaēin, tė cilėt preferohen nė radhėt e kuqebluve. Pėr tė parin trajneri Josa ka kohė qė ka nisur kontaktet me tė dhe dy ditė mė parė ėshtė shprehur se e mirėpret ish lojtarin e tij te Tirana tė vijė edhe te Vllaznia, nėse zgjidh kontratėn qė ka aktualisht me elbasanasit. Ndėrsa pėr Kaēin natyrisht qė nuk ėshtė nevoja pėr shumė komente, sepse ėshtė rritur te kjo skuadėr. Njė kėrkesė e tillė pėr ta ndėrruar Bejzaden me Sinėn e Kaēin tashmė duket se ėshtė realitet dhe ēdo gjė ėshtė nė dorė tė presidentit tė Elbasanit, Arben Laze. Ai duhet tė vendosė nėse e do vėrtet nė skuadrėn e tij Bejzaden apo jo. Dhe nėse pėr tė ėshtė gati tė sakrifikojė shumė gjėra, njė shkėmbim i tillė mund tė bėhet realitet. Vetė Bejzade, dje pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se ėshtė i gatshėm pėr ēdo lėvizje, por fati i tij ėshtė nė dorėn e presidentėve. Ai do tė jetė sot nė Shkodėr, por ende nuk dihet nėse do tė niset drejt Malit tė Zi me ekipin e Vllaznisė. "Po, unė nesėr (sot) do tė jem nė Shkodėr, por ende nuk e di nėse do tė nisem drejt Malit tė Zi apo jo. Kjo sepse mė parė do tė bisedoj kokė mė kokė me presidentin Fushaj dhe, nėse ai ėshtė i gatshėm pėr tė mė lėnė tė lirė pėr shumėn e 50 mijė dollarėve qė ka kėrkuar, atėherė mund tė shkoj tek Elbasani, nėse presidenti i tij e paguan vėrtet kėtė shumė, siē dhe ka thėnė. Po ashtu, di qė ekziston edhe njė kėrkesė pėr tė shkėmbyer lojtarė mes dy skuadrave, megjithatė unė jam nė pritje se ēfarė do tė ndodhė. Fati im ėshtė nė duar tė presidentėve, nuk kam pse them se dua tė iki, apo dua tė rri. Nėse njėri vendos tė mė largojė pėr njė shumė tė caktuar parash, jam gati tė shkoj te tjetri qė paguan pėr tė mė pasur nė skuadrėn e tij," ka thėnė Bejzade. E ndėrsa shkėmbimi i Bejzades me Sinėn e Kaēin ėshtė njė mundėsi e madhe tė realizohet, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, megjithatė dje nuk ka pasur shumė dėshirė tė flasė nė lidhje me kėtė ēėshtje, duke thėnė se ajo ėshtė ekzagjeruar shumė. Nga ana tjetėr, edhe Albert Kaēi, lojtari i pėrfolur pėr tė qenė pjesė nė kėtė shkėmbim, ėshtė shprehur se nė radhė tė parė nuk ka dijeni pėr njė gjė tė tillė. E dyta pastaj, sipas tij, mundėsitė pėr tė lėvizur drejt Shkodrės pėr tė janė shumė tė vogla, pasi ėshtė edhe student nė Universitetin e Elbasanit. Megjithatė, nė futboll ēdo ditė e mė tepėr po bėhet realitet thėnia: Kurrė mos thuaj kurrė!

  4. #224

    Smile Elbasani

    Cuna do ishte mire po te kishit nje Elbasan si vjet por kjo e shifni qe eshte e pamundur un vetem ju uroj fat
    What Goes Around, Comes Around

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga _B_r_U_n_O_
    Cuna do ishte mire po te kishit nje Elbasan si vjet por kjo e shifni qe eshte e pamundur un vetem ju uroj fat
    asgje nuk eshte e pamundur .

  6. #226

    Post Sina: Ky Elbasan po funksionon mirė.

    Mbrojtėsi tiranas i verdhebluve thotė se pas pėrforcimeve dhe fazės pėrgatitore ekipi do tė jetė ndryshe.


    Elbasani vazhdon pėrgatitjet nė Malin e Zi, ku futbollistėt kampionė ēdo ditė zhvillojnė dy seance stėrvitore nė ditė. Ndėrkohė qė nuk ka asnjė ndryshim nga grupi i futbollistėve qė nisėn fazėn pėrgatitore. Ndonėse drejtuesit verdheblu janė shprehur se do tė vazhdojnė merkaton, deri tani nė kampin e Elbasanit nuk ka pasur ndonjė ardhje tė re. Ndėrkohė, njė nga futbollistėt titullarė tė Elbasanit, tiranasi Elvis Sina, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", ėshtė shprehur se ndihet tepėr mirė nė akomodimin e Elbasanit nė Hercegnovi. Sina thekson se deri tani ekipi i tij po ecėn mirė dhe ka hedhur poshtė nė mėnyrė kategorike zėrat qė e shohin atė nė njė skuadėr tjetėr. "Nė gazeta kam lexuar se do tė shkoj te Shkodra, apo ku ta di unė nė ekipe tė tjera. Unė kam njė kontratė me Elbasanin dhe do ta vazhdoj ta respektoj kėtė marrėveshje. Deri tani drejtuesit e Elbasanit janė sjellė shumė korrektė me mua, kėshtu qė nuk ka arsye pse tė largohem, apo tė mendoj "divorcin" nga Elbasani," shprehet Elvis Sina. Gjithsesi, pėr momentin kampionėt janė tė fokusuar vetėm nė stėrvitje dhe duket se merkaton e kanė lėnė nė dorėn e dytė. Vetėm ardhja e Tikos mund tė thuhet deri tani, ndonėse drejtuesit premtojnė se shumė shpejt do tė vijnė edhe dy futbollistė tė tjerė, njė sulmues dhe njė mbrojtės. Sina shton se Elbasani deri diku ėshtė i kompletuar, ndonėse nuk e fsheh dėshirėn pėr tė pasur sa mė shumė futbollistė cilėsorė nė ekipin ku luan. "Kemi ndryshuar dhe po ecim nė rrugėn e duhur, pasi nuk jemi si nė gjysmėn e parė tė kampionatit, ku kishim disa mangėsi, pasi s'kishim futbollistė qė tė bėnin diferencėn, por kėtė mė mirė do ta tregojnė ndeshjet e kampionatit dhe qė nė takimin e parė nė shkurt na pret nė fushėn tonė njė pėrballje tepėr e fortė, si ajo ndaj Partizanit," thekson mbrojtėsi i verdhebluve. Ndėrkohė qė nė rezidencėn e Elbasanit janė akomoduar edhe dy ekipe tė tjera, vetė Sina shton se nuk pėrjashtohet mundėsia pėr zhvillimin e ndonjė ndeshjeje miqėsore me kėta dy ekipe, teksa thotė: "Normale qė nė tė tilla raste miqėsoret janė tepėr tė domosdoshme. Mendoj sesa mė shumė takime miqėsore tė zhvillojmė, aq mė shumė kemi pėr tė pėrmirėsuar. Elbasani nuk ka nevojė vetėm pėr stėrvitje, por edhe pėr ndeshje, kėshtu qė do tė mundohemi t'i shfrytėzojmė nė maksimum kėto mundėsi, pasi edhe njė javė do tė qėndrojmė kėtu dhe mė pas, nė javėn e fundit, do tė stėrvitemi nė Elbasan." Elvis Sina shpreh edhe dėshirėn pėr t'u shpallur kampion, pavarėsisht se ėshtė shumė e vėshtirė. Pėrderisa pranova tė jem pjesė e Elbasanit, sigurisht qė e kisha menduar fitimin e titullit, kėshtu qė ne do tė luftojmė pėr tė fituar diēka. Edhe pse jemi larg nga vendi i parė, kjo nuk do tė thotė qė mundėsitė pėr t'u shpallur sėrish kampion janė tė ndaluara, pėrkundrazi, kemi shanse tė mėdha me pėrforcimet qė kemi bėrė gjatė merkatos sė dimrit," pėrfundon mbrojtėsi i Elbasanit.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #227

    Post Elbasani

    Kampionėt, stėrvitje edhe nė palestėr
    Elbasani ka vijuar normalisht stėrvitjen edhe gjatė ditės sė djeshme. Kampionėt kanė zhvilluar stėrvitjen e paradites nė palestėr, ndėrsa pasdite i janė drejtuar fushės sportive. Nė ndryshim me kushtet e Ulqinit, Nė Hercegnovi kushtet janė shumė mė tė mira dhe nuk ka amulli, pasi vetėm tri ekipe po stėrviten aktualisht. Siē duket, presidenti Laze ka menduar tė shpenzojė pak mė shumė, por stėrvitja tė jetė nė kushte optimale dhe pa shqetėsime.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Filja: Elbasani e ka mentalitetin e kampionit

    Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", zėvendėstrajneri i Elbasanit, Ilirjan Filja, ėshtė shprehur se ekipi i tij mund tė shpallet sėrish kampion i Shqipėrisė, pavarėsisht se Tirana ėshtė shkėputur nga verdheblutė. Filja komenton edhe ecurinė e fazės pėrgatitore nė Malin e Zi, konsolidimin e grupit dhe pėrshtatjen e tė ardhurve nė merkaton e fundit.
    Keni njė javė nė Malin e Zi dhe nuk keni gjetur njė kundėrshtar pėr miqėsore. Pse?
    Nuk ka asgjė pėr t'u ēuditur. Ekipe ka plot, por deri tani stafi drejtues, me nė krye trajnerin tonė Gėzdari, e ka parė tė arsyeshme tė pėrqėndrohemi totalisht te stėrvitja. Nuk ka se si tė mendojmė pėr miqėsore, kur nė fillim duhet tė shikonim gjendjen e futbollistėve tė rinj qė kanė ardhur gjatė kėsaj merkatoje. Por edhe ndeshjet miqėsore i kemi planifikuar.
    Elbasani nė merkato nuk ėshtė se ka bėrė shumė blerje. Do tė ketė tė tjera afrime?
    Unė dua tė shtoj dy gjėra pėr merkaton, se afrimet e Patushit dhe Periēit bashkė me Tikon vlejnė shumė. Mund tė them se Elbasani e ka shfrytėzuar nė maksimim merkaton. Gjithashtu kemi afruar edhe dy futbollistė nga Kosova, Nallbanin, qė do tė jetė lider i mesfushės, dhe mbrojtėsin Papuci, i cili ka premisa pėr tė ardhmen. Por gjithsesi, merkatoja nuk ėshtė mbyllur ende, kėshtu qė Elbasani ka kohė pėr tė menduar edhe pėr kėtė gjė.
    Objektivi do tė jetė Kupa UEFA, apo besoni ende te titulli?
    Elbasani ka njė ekip qė tashmė e ka fituar mentalitetin e kampionit. Kemi tre vite radhazi qė jemi mėsuar me trysninė e tė qenit i pari, kėshtu qė edhe grupi i futbollistėve qė kemi afruar ka eksperiecnė pėr tė luftuar deri nė momentin e fundit. Sigurisht qė Kupa UEFA ėshtė njė objektiv i rėndėsishėm, por edhe titulli kampion mund tė arrihet.
    Kur do ta zhvilloni takimin e parė miqėsor?
    Kėtė javė me siguri qė do tė zhvillojmė edhe takimin e parė miqėsor. Jemi nė kontakte me kampionen e Malit tė Zi, kėshtu qė kėtė javė Elbasani do tė tregojė mė sė miri edhe vlerat e tij nė njė ndeshje miqėsore. Forma e futbollistėve tė Elbasanit ėshtė tepėr e mirė, kėshtu qė jam optimist se edhe nė miqėsore djemtė tanė do tė tregojnė tė njėjtat vlera.
    Nė media janė pėrhapur fjalė se Laze po synon sėrish Bejzaden, pasi sulmuesi francez qė u fol kohė mė parė duket se nuk do tė vijė. Besoni se do tė rikthehet "Arusha"?
    Kėto janė fjalė merkatoje. Bejzade ėshtė njė futbollist i rėndėsishėm pėr ēdo ekip. Dėshira jonė ėshtė qė ta kemi sėrish nė grup, por kjo nuk varet nga ne. Pastaj me merkaton merret presidenti Laze, nuk mund tė them asgjė mė tepėr. Ne si staf do ta presim me krahėhapur Skerdin nė qoftė se rikthehet.

  9. #229
    Mbrojtėsi i kampionėve tregon stėrvitjen e dy ditėve tė para nė Hercegnovi tė Malit tė Zi 18-01-2007 Osmani: Pėrforcimet e kanė ndryshuar Elbasanin




    Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar" nė linjė telefonike nga Mali i Zi, mbrojtėsi shtatlartė i Elbasanit, Tefik Osmani, ėshtė shprehur se grumbullimi jashtė vendit deri tani i ka bėrė mirė Elbasanit. Osmani shton se kampionėt po pėrgatiten pėr takimet e para miqėsore, qė nė ditėt nė vijim do tė jenė tė shumta.
    - Si po shkojnė ditėt e para nė Hercegnovi?
    - Deri tani shkėlqyeshėm, pėr vetė faktin se klima ėshtė shumė e mirė dhe mbi tė gjitha kushtet janė tepėr tė mira, si nė hotel, ashtu dhe nė fushėn ku stėrvitemi. Kemi dy ditė kėtu dhe mendoj se e kemi nisur me kėmbėm e mbarė stėrvitjen. Ēdo ditė zhvillojmė dy seanca stėrvitore tepėr intensive, qė tė jemi tė gatshėm pėr fundjavė, ku mund tė zhvillojmė edhe ndonjė miqėsore.
    - Me grupin janė bashkuar dhe Tiko me Periēin. Si duket gjendja e tyre?
    - Unė mund tė them nė tėrėsi se deri tani asnjė futbollist i Elbasanit nuk ka shfaqur probleme dhe pėr kėtė mė vjen mirė. Tiko ėshtė njė sulmues me eksperiencė dhe vlerat e tij njihen nga tė gjithė. Qė tė dy janė pėrshtatur shpejt me grupin. Janė dy futbollistė qė kanė sjellė ekuilibra nė ekipin tonė.
    - Do tė zhvillojė Elbasani ndonjė takim miqėsor nė ditėt nė vijim?
    - Pa dyshim qė po. Mendoj se deri nė fundjavė do tė stėrvitemi maksimalisht dhe mė pas do tė testojmė veten nė njė ndeshje miqėsore. Nė hotelin ku rrimė ne ėshtė akomoduar edhe njė ekip i kategorisė sė parė tė Serbisė, si dhe i Malit tė Zi. Mund tė zhvillojmė shumė shpejt miqėsore me kėto dy skuadra.
    - Ardhja e Tikos nė skuadėr e ka mbyllur merkaton e Elbasanit?
    - Unė mendoj se pėrforcimet e fundit na kanė ndrushuar shumė, por pėr sa i pėrket merkatos, nuk jam unė ai qė bėj llogaritė. Mund tė them sesa mė shumė futbollistė tė vijnė, aq mė mirė do tė jetė pėr Elbasanin. Na pret pėrpara njė vit i vėshtirė, por qė nė fund mund tė dalim me sukses.
    - A keni pasur oferta nga ekipe shqiptare nė merkaton e janarit?
    - Sigurisht qė po, por nuk mund tė them emra. Por ka njė gjė, unė jam futbollist i Elbasanit deri nė fund tė sezonit dhe nuk do tė joshesha nga asnjė ofertė kėtė vit, deri nė fund tė pėrfundimit tė kontratės. Me merkaton qė Elbasani ka bėrė, ėshtė pretendent pėr titullin kampion, kėshtu qė unė s'kam pse tė ndėrroj ekip, kur titullin e kam nė dorė.

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e arsen09
    Anėtarėsuar
    26-06-2006
    Postime
    8
    Une jam tiger verdhe e blu perkrah cunat per te fitu.

    ELBASAN O ELBASAN DO I CAJME RRJETET TAMAM.


    Ckemi tigra si jeni?

    Urime dhe vecse urime.

Faqja 23 prej 48 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •