Close
Faqja 19 prej 48 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 480
  1. #181
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412

    Ku u zhduken Elbasanllinjte?

    Me fitoren e Superliges, Elbasani vjet na dhuroi disa caste te bukura (varet nga perspektiva) si adhurues te futbollit Shqiptar. Eshte risi gjithmone kur nje ekip nga rrethet (jo Shkodra) fiton titullin.

    Ajo cka me pelqeu me shume mua ishte numri shume i mash i tifozeve ne shkallet e Ruzhdi Bizhutes si dhe kontigjenti shume i madh i tifozeve Elbasanllinj ne ndeshjet jashte.

    Fatkeqesisht Elbasani nuk duket se ka gje ne vije sivjet sidomos me ikjen e shtylles se mbrojtjes, Nevil Dede. Por fatkeqesia me e madhe, ashtu sic u parashikua ne forum prej disave, eshte se u zhduken edhe tifozet nga Ruzhdi Bizhuta.

    A do kthehen me Elbasanllinjte ne stadium nqs nuk jane pretendente apo perkrahja qe u dha vjet ishte nje anomali dhe do perseritet vetem kur Elbasani te jete pretendent per titull? A do kthehet Elbasani ne nje "Durres" qe e harroi Teuten kur ra nga maja e futbollit Shqiptar?

    Pyetja e fundit eshte ku jane Elbasanllinjte e Forumit?
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Pas ndeshjeve te Champions League ku Elbasani u eliminua nga Lituanezet e Ekranasit me rezultatin e pergjithshem 3-1, disa nga titullaret e padiskutueshem te kampioneve u larguan. Mbrojtja thuajse ngeli boshe me largimin e Vrapit, Dedes dhe Abraham. Sulmi po ashtu me largimin e Nores, Qorrit, Bejzades. Ne mesfushe u larguan Kuci e Devolli. Kjo e la Elbasanin te pashprese per te garuar me ekipet e tjera te Superliges per fitimin e titullit. Duke pare gjendjen e skuadres se tyre pas humbjes 3-0 me Shkumbinin. Tifozet e braktisen skuadren e tyre, pasi eshte bere tradite ne Shqiperi qe kur nuk e fiton dot kampionatin apo kur nuk rrezikon te biesh nga kategoria, nuk meriton mbeshtetje. Ndaj dhe Dinamo ka gjithesej 5 tifoza bashke me puntoret e fushes, dhe Teuta e ka falas hyrjen ne stadium. Ka vetem nje titull, vetem nje ekip mund ta fitoje. Le te mbushet pra stadiumi kur luan Tirana e Partizani, Shkumbini e Kastrioti, dhe ndeshjet e tjera te luhen per statistike. Futbolli luhet per tifozet, presidentet paguajne rrogat e lojtareve per tifozet, se kur do ta kuptojne Shqiptaret ende spo merret vesh. Elbasani u kthye ne nje nga ekipet e shumta te Kampionatit Shqiptar, qe pas ngjitjes ne maje filloi renien e lire drejt fundit dhe u braktis nga Tifozeria e mrekullueshme qe doli persiper problemeve te pafundme te tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 06-10-2006 mė 08:41

  3. #183
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Futbolli luhet per tifozet, presidentet paguajne rrogat e lojtareve per tifozet, se kur do ta kuptojne Shqiptaret ende spo merret vesh.
    Per fat t'keq futbolli luhej per tifozet po me globalizimin dhe komercializmin e lojes futbolli nuk luhet me per tifozet por per pronaret qe e shohin klubin si nje mjet fitimi.

    Raste te pastra jane blerja e Manchester-it nga familja Glazer, nje familje Amerikane qe nuk ka lidhje fare me futbollin po e pa klubin si nje asset te nenvleresuar. Po ashtu blerja e Chelsea-t nga Abramovich qe e pa klubin si nje menyre per te fituar imunitet nga Putin-i qe po i fuste ne burg me rradhe gjithe miliarderet post-komuniste.

    Ne Salzburg dhe ne NYC kompania Red Bull bleu ekipet vendase dhe ua nderroi emrin ne Red Bull, nje veprim teresisht komercialisht. As nuk duhet diskutuar fare per G-14 dhe planet e tyre per Superligen Evropiane.

    Si perfundim futbolli eshte bere thjesht nje mjet biznesi dhe marketingu. Tifozet jane thjesht nje garniture.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #184
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    E T e ka fjalen qe presidentet paguajn lojtaret per tifozet pra qe te kete me teper tifoze dhe te fitojne kjo eshte normale se nuk do paguaj ai per te bere qef neve nese ska fitim.kjo sjell qe presidenti po spati tifoze terhiqet se ska leverdi.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  5. #185
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga miki_al2001
    E T e ka fjalen qe presidentet paguajn lojtaret per tifozet pra qe te kete me teper tifoze dhe te fitojne kjo eshte normale se nuk do paguaj ai per te bere qef neve nese ska fitim.kjo sjell qe presidenti po spati tifoze terhiqet se ska leverdi.
    Ne ate aspekt ke shume te drejte po realiteti Shqiptar me ben te mendoj ndryshe. Si shpjegohet rasti i Elbasanit ku parate u shpenzuan, kampionatin e fituan dhe tifozet prape e braktisen skuadren? Si ben para nje ekip si Dinamo me tifozeri pothuajse zero? Tirana, ekipi qe shpenzon me shume para ne Shqiperi, rreth $1.2 milione ne vit, nuk besoj se ato pare i ben mbrapsht nga tifozet dhe sponsoret.

    Dmth del qe tifozeria nuk eshte dhe aq e rendesishme sa ne tifozet duam te mendojme. Per klubet tona me e rendessishme eshte dalja ne Evrope dhe ndodnje pisllik qe behet me bastet.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nuk eshte plotesisht e vertete ajo qe ke thene me siper Tulipani Zi. Futbolli luhet per tifozet, sepse pa ta nuk ka mjet fitimi. Nese do ishin stadiumet bosh ndeshja sdo te kishte vlere. Jane tifozet ata qe e zbukurojne nje ndeshje futbolli. Nese nuk e ndjek askush Presidentet sdo merrnin leke nga shitja e biletave, futbollistet sdo paguheshin me ato shuma marramendese, dhe nuk do ti njihte njeri kur te dilnin ne rruge. Nese nuk do kishte tifoze nuk do kishte komercializim sepse nuk ka kompani qe te rekalmoje produktin e saj aty ku ska njeri ta shofi, apo e kam gabim?

    Kjo per futbollin jashte Shqiperise. Brenda saj gjithcka eshte krejt ndryshe. Futbolli vertet luhet per tifozet si kudo, por ata jane te pa rendesishem ketu. Nuk i behet vone nje presidenti nese ka 10 apo 10 mije tifoze ne stadium. Ketu ska president qe del me fitim. Te gjithe vec shpenzojne leke. Disa prej tyre marrin nje pjese mbrapsht, nese luajne ne kompeticionet nderkombetare, duke shitur ndonje ndeshje sic e the ti Tulipan. P.SH. Meqe ti je tifoz me Partizanin po te them se nese presidenti Albert Xhani do te kishte degjuar tifozerine e tij, do kishte ikur ktu e kater vjet para. Tifozet nuk e ndiejne veten te rendesishem ketu ne Shqiperi ndaj dhe ju duket se nuk kane peshe. Duhet vete pak organizim dhe atehere vertet do shohin se cfare "pushteti" ka nje tifoz ne lojen e futbollit.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Pyetja e fundit eshte ku jane Elbasanllinjte e Forumit?

    Ja ktu midis virtualit jemi ca ke ba ti mir ajde pra shnet ,

    Kampjonati u mor me Pare qe ne fillim te sezotin pa fillu mir kte vit Elbasani ka ik piramid ska Pare !!!

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    I pari tifoz Elbasanas qe po shikoj te pranoje ate qe ishte e qarte si kristal, ishte vendos ta merrte Elbasani kampionatin qe ne fillim.

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kjo teme me teper se vecanerisht per elbasanllinjte, duhet ta kete emrin "Ku u zhduken tifozet shqiptare?". Duam apo sduam ne, futbolli shqiptar se ka arritur akoma ate nivel ku stadiumet te mbushen per ekipet e mesit te tabeles. (Me ckemi lexuar kshu nga larg) vjet Korca ishte nje shembull shume pozitiv po halli qe u detyrua te zbriste ne kategori te dyte. Vetem patriotizmi lokalist eshte pak per te mbush stadiumet. Tifozlleku konsistent nuk vjen nga detyrimet e patriotizmit lokalist po nga niveli i emocionit qe dhuron futbolli qe luhet ne fushat tona qe nga ana tjeter lidhet drejtperdrejte me cilesine e futbollit qe luhet. Gjithashtu mendoj se kjo periudha pas-komunizem 1990 e tutje e ka demtuar shume tifozerine e futbollit shqiptar, kur per 16 vjet me rradhe perqindja e ndjekjes se futbollit vendas eshte e paperfillshme me ate te futbollit evropian, mjafton te shikosh bastet (e verteta, jo ato te tipit filan ndeshje do dale kaq me aq) qe luhen.

    Cfare pret kur
    1. 90% e kombetares per shume vjet me rradhe perbehet nga futbolliste te kampionateve te huaja (bile shumica te kategorive te dyta e te trate),
    2. niveli i kampionatit shqiptar eshte poshte atij lituanez apo maqedonas(mgjths si kombetare mund te jemi me lart),
    3. pislleqet qe jane bere e vazhdojne te behen neper bastore si per ndeshjet e kampionatit si per ato te kupave te Evropes jane skandaloze,
    4. ekipet zinxhir jane thuajse inekzistente, rrjedhimisht cilesia e lojtareve te rinj eshte domosdo shume e dobet
    5. mentaliteti i dhunes se ekipeve vendase vetem sa eshte rritur dhe legjitimuar,
    6. federata me teper e sheh futbollin si mjet perfitimi per hesapet e veta sesa ti dale per zot qe te garantoje mbarevajtjen, drejtesine dhe ne fund te fundit cilesine,
    7. them se ka nje negative feedback mes numrit te tifozeve ne stadium dhe interesit ne pergjithesi per futbolline vendas nga njera ane dhe interesit te firmave serioze per te sponsorizuar ekipet e ndryshme: pak tifoze => pak sponsore serioze => pak kapital per futbollin vendas => pak cilesi => pak tifoze dhe rrethi vicioz perseritet. Psh, ne dy vende qe kam qene une, Turqi dhe Angli po sidomos ne Turqi kjo ishte akoma e dukshme pakkujt i interesonte ligat evropiane apo CL, keto transmetohen falas ne kanalet analoge, kurse kampionati vendas per shkak te interesit te publikur transmetohet me abonim nga kanalet numerike.

    Keto vetem sa te shtojne dyshimin se aktualisht interesi i publikut dhe rrjedhimisht numri i tifozeve pak rendesi kane per klubet tona para pazareve te pista qe te ne arrijne vetem ne trajten e thashethemeve. Ne rradhe te pare te ne duhet bere nje revolucion ne federate (apo nga federata), nje hetim per cdo pazar te perfolur, vendosja e rregullave te qarta te lojes duke mos toleruar asnje lloj dhune, dhe joshja e sa me shume firmave te fuqishme si sponsor.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #190
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Nese nuk do kishte tifoze nuk do kishte komercializim sepse nuk ka kompani qe te rekalmoje produktin e saj aty ku ska njeri ta shofi, apo e kam gabim?
    Kjo eshte absolutisht e vertet po me popullaritetin qe gezon futbolli si sporti #1 ne Evrope dhe Bote vitet e fundit tifozeve nuk u vihet me aq rendesi, pasi tifozet jane te "droguar" dhe pronaret e kuptuan se si do qe ta trajtojne klubin tifozet prape aty do jene. Rendesi tani i kushothet markentingut, sponsorave, kontratave televizive dhe kompeticioneve Europiane.

    P.Sh. Klube Si Juventusi dhe Monako kane qene shume te suksesshem pavaresisht se kane vuajtur gjithmone per tifoze.

    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    P.SH. Meqe ti je tifoz me Partizanin po te them se nese presidenti Albert Xhani do te kishte degjuar tifozerine e tij, do kishte ikur ktu e kater vjet para.
    Tifozerine ne internet? Me sa di une nuk ka dale asnje parulle kunder Xhanit ne stadium biles ne krahun e tifozeve te Partizanit ka nje parrulle "Albert Xhani, Partizani" qe eshte idiotesia me e madhe qe mund te kem pare ndonjehere ne historine e tifozerive. Ajo parulle duket qarte qe eshte e sponsorizuar nga Xhani dhe eshte tregues e nje tifozeri qe eshte vegel e presidentit. Turp.


    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Kjo teme me teper se vecanerisht per elbasanllinjte, duhet ta kete emrin "Ku u zhduken tifozet shqiptare?"
    Ke te drejte po une u kapa me Elbasanllinjte pasi shume prej jo-Elbasanllinjve ketu e parashikuan nje gje te tille qe vjet dhe tifozeria Elbasanase ishte vertete impresionuese si ne Ruzhdi Bizhuta edhe jashte.
    "Renia" e tifozerise Elbasanase eshte testament i gjendjes se hidhur te futbollit tone.


    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Ne rradhe te pare te ne duhet bere nje revolucion ne federate (apo nga federata), nje hetim per cdo pazar te perfolur, vendosja e rregullave te qarta te lojes duke mos toleruar asnje lloj dhune, dhe joshja e sa me shume firmave te fuqishme si sponsor.
    Arsyet qe ke sjelle ketu jane shume llogjike dhe revolucioni ne federate duhet bere patjeter. Peshku qelbet nga koka dhe koka e FSHF-se kuterbon me keq se nje qen i ngordhur.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

Faqja 19 prej 48 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •