Close
Faqja 17 prej 48 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 480
  1. #161
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Plasin polemikat midis Sulmuesit Skerdi Bejzade dhe Trajnerit Ilir Daja.

    Bejzade: Daja, ky trajner-kukull!

    Habia mė e madhe pėr publikun elbasanas dhe dashamirėsit e futbollit tė kėtij qyteti ka qenė mosaktivizimi i sulmuesit tė njohur Skerdi Bejzade, i cili ėshtė larguar para ndeshjes me Ekranasin, sapo ka marrė vesh se nuk do tė aktivizohet si titullar. Duke dashur qė ekipi tė fitojė nė Ligėn e Kampionėve, Bejzade ėshtė larguar nė mėnyrėn mė tė qetė, edhe pse nga brenda ziente. Kjo, pasi nuk ka kuptuar pse nuk ndodhej nė 11 shen e parė tė skuadrės. Mė parė ka qenė mbrojtėsi i kombėtares, Tefik Osmani, qė pati deklaruar se trajneri Daja nuk ka autoritetin e duhur, pastaj ishte Bledar Devolli dhe Sokol Ishka, ndėrsa sė fundi ėshtė Skerdi Bejzade, i cili e thotė hapur qė trajneri i Elbasanit ka qenė veēse njė "kukull" nė stolin kampion, pavarėsisht se meritat i kanė shkuar atij. Bejzade, nė intervistėn dhėnė pėr "Sportin shqiptar", tregon arsyet e largimit, mbėshtetjen qė i ka dhėnė Ilir Dajės, por qė ai e shpėrdoroi, dhe mjaft gjėra tė tjera pėr mėnyrėn e drejtimit joprofesional tė trajnerit.

    * Pse u larguat nga stoli para fillimit tė ndeshjes me Ekranasin?

    Sapo mora vesh qė nuk do tė luaja qė nga fillimi, u mėrzita shumė, madje e kam pėrmbajtur shumė veten. Nuk e kuptova pse, pasi isha stėrvitur shumė pėr atė ditė dhe isha aktivizuar gjithmonė si titullar. Nėse trajneri do tė kishte dhėnė ndonjė arsye, qoftė taktike, apo qoftė sipas mendimit tė tij, qė unė nuk e meritoj vendin e titullarit, le tė ma thoshte nė sy. Po tė vepronte kėshtu, nuk do tė isha mėrzitur. Mendoj se kaq e meritoja, por ai nuk u tregua burrė. Kam dy vjet qė aktivizohem me Elbasanin dhe kam luajtur gjithmonė si titullar.

    * Ju mendoni se trajneri Daja kishte ndonjė inat me ju?

    Nuk e di arsyen, le ta tregojė ai. Trajneri, qė kur ishim nė fazėn pėrgatitore, zihej me lojtarė tė ndryshėm. Nė Strugė kam ikur dy ditėt e fundit pėr arsye familjare. Unė tė paktėn isha me leje, por kishte tė tjerė qė merrnin ēantat dhe as e pyesnin fare kur iknin.

    * Jeni i inatosur akoma nga kjo?

    Mė shumė se pėr vete, dua qė trajneri Daja t'ua bėjė publik tė tjerėve, sidomos tifozėve elbasanas, pėrse nuk mė aktivizoi mua. Edhe gjatė kampionatit, atij formacionin ia kanė bėrė tė tjerėt. Tė aktivizohesh pėr dy vjet rresht si titullar dhe vjen njė ditė kur e sheh veten jashtė, natyrisht qė mėrzitesh. Daja tregoi karakterin e dobėt tė tij, duke qenė vetėm njė kukull nė krye tė ekipit, qė merr udhėzime nga tė tjerėt, duke ia bėrė edhe lojtarėt formacionin. Ai edhe nė stėrvitje shpesh zihej me lojtarėt dhe nuk e kishte autoritetin e duhur. "Kukulla-trajner" do tė ketė marrė ndonjė udhėzim, prandaj veproi ashtu.

    * A mendoni se mund tė bashkoheni sėrish me Elbasanin pas kėsaj?

    Nuk e besoj. Mė vjen keq pėr grupin dhe pėr tifozėrinė, pasi ata meritojnė mė shumė. Nė Lituani as qė bėhet fjalė tė shkoj.

    Sipas deklaratave tė mėparshme tė Dajės, ai mund tė largohet pas "champions" it.

    * Nėse presidenti Laze do tė kėmbėngulte pėr ju, si do tė vepronit?

    Nuk mund tė bėj shumė parashikime. Tė mos harrojė Daja se ishte ai grup i Elbasanit qė i dha kėtė emėr qė ka sot. Ai ka pasur mbėshtetjen tonė edhe atėherė kur ėshtė diskutuar pėr ta hequr nga drejtimi i ekipit. Nėse presidenti kėrkon tė flasė, atėherė unė natyrisht qė do tė ulem tė sqarohem me tė.


    * Po ndeshjen e patė dhe ēfarė mendimi keni pėr kualifikimin?

    Po, e pashė. Ekranasi ishte ekip i dobėt, i nivelit tė Skėnderbeut, nėse do ta krahasonim me ndonjė ekip tė kampionatit tonė. Elbasani ka shumė shanse pėr t'u kualifikuar dhe ia uroj me gjithė zemėr. Po tė isha nė fushė, e them me bindje qė do tė kisha shėnuar dhe rezultati do tė ishte mė i thellė, pasi me atė portier dhe mbrojtje qė kishin ata, mund tė shėnoja disa gola. Megjithatė, "kukulla" zgjodhi qė unė tė mos isha nė fushė, sepse ėshtė trajner i madh dhe fiton edhe pa mua.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #162
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Daja: Kemi hedhur njė hap pėr kualifikimin

    Pa dyshim qė njeriu qė ndihet mė i ēliruar pas atij goli tė shėnuar nga Stojku ėshtė trajneri Ilir Daja, i cili duhet theksuar se ka meritėn e madhe qė Elbasani arriti tė fitonte me rezultatin 1 0, kjo edhe falė skemave tė tij, si dhe zėvendėsimeve qė ai keu me tepėr sukses, qė nė fund patėn anėn e tyre tepėr pozitive, pasi sollėn edhe fitoren. Daja ėshtė shprehur tepėr i kėnaqur nga kjo fitore, duke theksuar se kjo ėshtė njė meritė e gjithė ekipit. "Ne dominuam tė gjithė. Nga mėnyra se si u zhvillua loja, mund edhe tė kishim fituar mė thellė. Disavantazhi ynė ishte se ne nuk e njihnim kundėrshtarin, por e njohėm atė gjatė lojės dhe kėshtu, duke u nisur nga ky aspekt, mund tė them se skuadra arriti tė dalė deri diku nė lojėn e saj dhe kjo mė ka gėzuar pa masė," thekson trajeri i kampionėve, i cili pa dyshim qė nuk lė pa pėrmendur kėtu punėn dhe seriozitetin e tė gjithė futbollistėve nė fushėn e blertė. "Timonieri" i verdhebluve shton se skuadra e tij, pėrveēse krijoi njė volum tepėr tė madh loje, arriti tė shfaqet pėrpara portės mike shumė herė rrezikshėm. "Shumė herė nė disa raste mund tė shėnonim, ku kėtu pėrmend edhe rastin nė fund tė Osjes, i cili nuk arriti tė inkuadronte portėn dhe Elbasani mund ta kishte dyfishuar rezultatin e takimit. Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė se me takimin e fituar kemi hedhur njė hap pėrpara, pavarėsisht se janė edhe 90 minuta tė tjera pėr t'u luajtur dhe priten tė jenė tepėr vendimtare pėr kualifikimin. Mund tė theksoj gjithashtu se duhet vlerėsuar edhe ekipi kundėrshtar. Shanset pėr t'u kualifikuar janė tepėr tė mėdha dhe besoj se Elbasani e ka vetė nė dorė kualifikimin pėr nė turin e dytė. Gjithashtu, dua tė pėrmend kėtu lojėn e mirė tė Bylykbashit dhe Xhafės, tė cilėt u pėrshtatėn mjaft mirė me grupin. Futja nė lojė e Xhafės solli dhe ndryshimin e rezultatit, pasi nė fushė Xhafa tregoi se ėshtė njė futbollist me shumė vlera. Loja nė mesfushė e Bylykbashit, por edhe e futbollistėve tė tjerė, tregoi se nė ekipin e Elbasanit dėshira pėr tė fituar ėshtė tepėr e madhe. Tani na duhet tė punojmė shumė gjatė kėsaj kohe, qė nė takimin e kthimit tė jemi mė tė qartė dhe pa dyshim duke korrigjuar gabimet qė kemi bėrė nė takimin e parė. Do tė shkojmė nė Lituani pėr t'u kualifikuar dhe shanset pėr kualifikim i quaj shumė tė mėdha. Do tė ishim tė qetė nėse do tė kishim dyfishuar, por edhe me njė gol plus mendoj se ėshtė shumė mirė, pasi duke njohur mirė kundėrshtarin nė takimin e parė dhe duke punuar gjatė kėsaj kohe, do tė arrijmė tė pėrballojmė me sukses edhe sfidėn e dytė, ku objektivi kryesor do tė jetė kalimi i turit. Falėnderoj edhe tifozėt e zjarrtė verdheblu. Ata janė mbėshtetja jonė mė e madhe dhe fitorja u takon atyre, por edhe presidentin Laze, i cili ka meritėn mė tė madhe qė Elbasani sot luan nė Ligėn e Kampioneve," pėrfundon trajneri i Elbasanit, Ilir Daja.


    Laze, presidenti qė ndihet krenar

    Presidenti Arben Laze ka mbetur tepėr i kėnaqur nga fitorja e ekipit tė tij nė takimin e parė dhe ka uruar futbollistėt pėr kėtė fitore, ndonėse minimale, e cila hap shpresat pėr kualifikim pėr nė turin e dytė. "Unė e kam shprehur dėshirėn time se do tė luajmė me Dinamon e Zagrebit dhe pėr kėtė kam tepėr besim te skuadra ime. Elbasani e meritoi fitoren dhe nė fushė ka qenė dominant pėr tė gjitha minutat. Nga ana tjetėr, nuk duhet tė harrojmė se kishim pėrballė njė kundėrshtar shumė tė mirė, i cili na vuri nė disa raste nė vėshtirėsi, por gjithsesi Elbasani i ka tė gjitha mundėsitė pėr t'u kualifikuar nė takimin e kthimit," shprehet presidenti Laze.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #163
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Dorian Bylykbashi: Elbasani e pret me qetėsi ndeshjen e kthimit

    Dorian Bylykbashi mendon se Elbasani, me golin e shėnuar, i ka hapur rrugė kualifikimit pėr nė turin e dytė. "Mendoj se Elbasani zhvilloi njė ndeshje shumė pozitive, ku krijuam shumė raste pėr shėnim dhe kontrolluam plotėsisht lojėn gjatė 90 minutave. Mund tė them se na mungoi disi fati, pasi takimi mund tė kishte pėrfunduar edhe me dy, apo tre gola nė avantazh, ēka do na kishte dhėnė shumė mundėsi qė takimin e kthimit ta luanin formalisht. Gjithsesi, me kėtė fitore kemi bėrė njė hap tepėr tė rėndėsishėm nė Ligėn e Kampioneve. Kishim pėrballė njė kundėrshtar qė nuk e njihnim dhe arritėm qė gjatė lojės tė mėsonim dobėsitė dhe anėt pozitive tė kundėrshtarit, kėshtu qė personalisht jam tepėr optimist pėr kualifikimin, pasi Elbasani ėshtė i gatshėm tė shėnojė edhe nė takimin e kthimit. Tani na duhet tė qėndrojmė me "kėmbė nė tokė" dhe tė punojmė shumė, pėr tė qenė sa mė nė formė nga ana fizike pėr takimin e kthimit nė Lituani," - shprehet Dorian Bylykbashi, i cili u aktivizua qė nga minuta e parė e takimit. Mė pas ai shton se ėshtė munduar tė japė maksimumin e mundshėm, teksa thotė: "Unė isha pėrgatitur pėr tė qenė titullar, por kjo ėshtė njė zgjedhje e trajnerit. Pėr mua fjala e tij ėshtė ligj dhe duhet respektuar nė maksimum. Pėr kėtė dua tė falėnderoj trajnerin Daja pėr besimin qė ka ndaj meje, gjithashtu edhe tifozėrinė e zjarrtė tė Elbasanit, si dhe presidentin Laze, qė mė dha mundėsinė tė kthehem te skuadra ime e zemrės, Elbasani." Por Bylykbashi shton gjithashtu se skuadra e tij, me paraqitjen qė bėri nė takimin e parė, tregoi se ka njė grup futbollistėsh tepėr cilėsorė, qė dinė tė zgjidhin edhe situata tė vėshtira. "Jo vetėm futbollistėt titullarė, por edhe ata qė e nisėn nga stoli treguan se janė njė forcė tepėr e madhe pėr ekipin. Loja e Xhafės dhe e Stojkut, qė shėnoi, ishin pėrgjigjet mė tė mira pėr kėdo qė mendon se Elbasani nuk ka mundėsi pėr tė kaluar turin e parė. Kjo tregon qartė se Elbasani edhe stolin e ka cilėsor. E ardhmja e Elbasanit nė Ligėn e Kampioneve ėshtė pozitive. Nė takimin e kthimit do tė shkojmė me njė gol avantazh, qė nuk ėshtė shumė, por mendoj se do na shėrbejė pėr tė bėrė diēka. Kam besim se do tė shėnojmė gol dhe kjo do na e lehtėsojė mė shumė kualifikimin pėr nė turin e dytė. Kur pėrpara ke dy shkallė pėr tė ngjitur, unė nė fillim mendoj se si tė kaloj shkallėn e parė dhe pastaj tė mendoj pėr tė dytėn, kėshtu qė Elbasani mendjen e ka tek Ekranasi dhe mė pas pėr Dinamon e Zagrebit, pasi mendoj se koha ėshtė e mjaftueshme pėr tė menduar pėr turin e dytė," - pėrfundon futbollisti i afruar sė fundi tek Elbasani, Dorian Bylykbashi.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #164
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Lajme News: Skerdi Bejzade largohet nga ekipi Verdheblu.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Ekranas - Elbasani 1-0 ht
    hajde se ka akoma 45 minuta
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    minuta e 55 dhe 2-0 per Ekranas
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    di gje se kush kanal e jep?

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    Ekranas- Elbasani 3-0
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  9. #169
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga il_padrino
    Ekranas- Elbasani 3-0
    E dhieu dhe Elbasani. Ky ekip duhet ta kalonte kete turn se i kishte mundesite!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  10. #170
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25
    E dhieu dhe Elbasani. Ky ekip duhet ta kalonte kete turn se i kishte mundesite!
    Pergjigjen e keni ketu

Faqja 17 prej 48 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •